Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    QELLIMI final i jetes.

    Cili eshte qellimi final i jetes?
    Shpesh here ja u kam drejtuar kete pyetje njerzve te ndryshem, dhe po keshtu pergjigjet kane qene nga me te ndryshmet. Dhe duhet thene se, te gjithe njerezit ne pergjithesi preokupohen per gjerat qe kane te bejne me jeten e tyre te perditshme, pra thjesht nje shikim ne kendveshtrimin njerzor. Dikush si qellim final te jetes se tij vendos berjen e nje shkolle ne perendim, dikush tjeter familjen, dikush lavdine dhe pasurimin e tij, e kshtu me radhe. Por te gjitha qellimet njerzore per njeriun, jane thjesht si lulezimi i barit, qe ne vjeshte vyshket e ne dimer humbet.
    - A mund te kete kutpim jeta pa pasur nje qellim ne te?
    Perpjekjet e njeriut per te ndryshuar rjedhen e jetes se tij, jane te ndryshme. Ai perpiqet gjithmone te ndryshoje rjedhen e ejtes, duke e kthyer ate ne funksion te deshirave te tij. Por jo gjithmone mundesite dhe aftesite jane te mjaftueshme per te bere nje gje te tille. Dikush realizon qellimet dhe deshriat e tij, ndersa dikush bije pre e tyre. Dikush mer zhginjim dhe dikush enderon por gjithsesi vete jeta ne thelb te vet ka nje qellim , te cilen njeriut i duhet jo vetem ta zbuloje, por ta realizoje.
    A ka njeriu aftesi dhe fuqi qe te njohe dhe te realizoje qellmin me madhor te jetes se tij? Kjo eshte pyetje qe i drejtohet gjithkujt, pavaresisht pozites dhe realtietit qe ai ze ne shoqerine e kesaj bote. Vertet qellimet e njeriut kane si objeksion realizimine e deshriave dhe endrave te tij , te cilat gjithmone kane te bejne me te ardhmen e tij.
    Bibla na deshmon se, njeriu eshte i PAFUQISHEM per te njohur qellimin final te jetes se tij, nese vete Krijuesi nuk ja zbulon. Vete Zoti Krisht erdhi per te na zbuluar ploteisht QELLIMIN final te jetes sone mbi dhe. Thelbi i ketij QELLIMI eshte pikerisht te njohim dhe te pranojme Krijuesin Zotin Perendi, i cili na krijoi per te pasur nje bashkesi te perjetshme me te.
    Adami dhe Eva, ishin pikerisht ata qe shkaktuan humbjen e ketij QELLIMI te jetes. Mosbindja e tyre, hoqi njehere e pergjithmone birerine tone tek Ati i dashur Perendi . Por nese ne e humben kete bireri, Ati yne i dashur permes hirit te tij na dha nje Rruge te re, ne te cilen cdo kush prej nesh do te mund te njohe dhe te realizoje qellim e jetes se tij, shpetmin e shpirtit.
    Ne bibel ka plot shembuj, permes te cilave Jezusi na zbulon plotesisht, se cili eshte QEELIMI fondamental i jetes sone ketu ne toke. Nese ndalemi konkretisht tek historia e Martes dhe MAries, dy motrave te Elazarit, do te shohim konkretisht se si JEzusi na zbulon ne menyre te qarte, qellimin fondamental te jetes sone.
    Pasi Jezusi hyri ne shtepine e dy motrave Martes dhe Maries, Maria qe ishte dhe motra me e vogel, u ul tek kembete e JEzusit dhe po digjonte fjalet e Jezusit. Ndersa motra me e madhe Marta, ishte duke u mare me punet e shtepise. Marta kur pa se motra e saj nuk po e ndihmonte aspak ne punet e shumta te shtepise, i tha JEzusit: Zot, motra ime nuk po me ndihmon qe te sherbej. dhe Jezusi i tha: Marte ti po shqetesoshesh dhe po kujdesesh per shume gjera. Nje gje eshte e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pikerisht pjesen me te mire , qe asaj nuk do ti hiqet asnjehere.
    Ne keto fjale te Jezusit shohim se, Ai i shpalli dhe i zbuloj Martes dhe Maries ( dhe gjithe njerzimit mbare) se, cili duhet te jete QELLIMI fondamental i jetes sone mbi dhe. Jezusi nuk i quan te pavlefshme punet dhe sherbesat familjare, por Ai na deshmon fuqishem dhe na tregon ,se, cila eshte gjeja me e rendesishme per te cilen kemi ardhur dhe jetojeme ne kete bote. Shikoni fjalet e JEzusit drejtuar Martes. Ai tha: "Maria zgjodhi pjesen me te mire.." Pra JEzusi e vlereson punen e MArtes, e cila duhej te sherbente ne shtepi sepse ishte dhe motra me e madhe. Por Jezusi deshmon se cila eshte pjesa me e MIRE e gjithe te te mirave. Dhe me e MIRa e te mirave eshte Jeta e perjetshme ne Atin. Nese Qellimet dhe deshirat tona, nuk kane ne thelb te tyre kete te "MIRE", ato kthehen ne nje kotesi, dhe Solomoni i quan ato: "Kotesia e kotesive" .
    Po keshtu kemi dhe nje rast tjeter, ku Jezusi perseri ne menyre te qarte na zbulon Qellimin final te jetes sone. Kjo eshte pikerisht biseda e Tij me te riun pasanik.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    I riu pasanik deshironte te njihte qellimin final te jetes se tij, ai kerkonte qe te trashegonte jeten e perjetshme. Pra gjithesesi qellimi i tij final ishte, te njihte rrugen e verte per ne qiell. Jezusi pasi e digjoi kete te ri pasanik, i shpalli atij drejt ungjillin e shpetimit, duke i treguar konkretisht dy gjera: mohimin e vetvetes, dhe ndjekjen qe ai duhet ti bente Krishtit. Pikerisht keto ishin dy gjera teper te veshtira per kete pasanik. Ai kerkonte te hynte ne jete te perjetshme, por ne asnje menyre nuk kerkonte te hiqte dore prej qellimit te tij ne kete bote. I gjithe qellimi i tij ishte, pasuria e botes. Pikerisht njeriu i botes e ka te veshtire te permbushe qellimin final te jetes se tij, marjen e jetes se perjetshme. Ai mbeshtetet tek ajo "pasuri" qe zoteron ne kete bote, dhe keshtu nuk arin te kuptoje se rruget e Perendise jane te ndryshme nga ato te njeriut. Shembull perseri me klasik e gjeme edhe tek Djali plangprishes. Persa kohe qe ai u mbeshtet ne PASURINE e tij, e kishte te pamundur qe te kutponte se cili ishte qellimi me fondamental ijetes se tij. Por cfare ndodhi? Kur ai mbeti ne mes te kater rrugeve, para tij u shfaq lavdia dhe miresia e Atit te tij te dashur. Ai deshmoi dhe doli ne konkluzionin se, ne shtepine e Atit tij, USHQIMI nuk mbaron asnjehere. Vetem pasi ne kemi arritur te njohim dhe te pranojme Perendine, e kuptojme se "pasuria" e kesaj bote dhe gjithshka e saj, eshte ZHVLEFTESUAR. Nje kenge e bukur e krishtere thote:
    Ktheni syte nga JEzusi
    dhe gjithshka e kesja bote do te venitet..
    Le te shohim tani ndertuesin qe nderoti HAMBARIN e madh. Luk:12:13.
    Ne kete shembelltyre JEzusi na tregon ne menyre konkretet se cdo te thote te humbasesh QELLIMIN FINAL te JETES. Ky pasnaik, thote JEzusi, pasi pa se te korrat e tij ishin kaq te shumta, vendosi te prishte te gjithe "hambaret" dhe ne vent te tyre te ndertonte nje te MADH. "HAMBARI i madh"tek njeriu eshte zemra e tij, ne te cilen nuk ka vend per Perendine. Njeriu nen mekat gjate gjithe jetes se tij, perpiqet te ndertoje kete HAMBAR te LAKMISe se tij, duke prishur gjithshka te mire. Ai duke ndertuar kete HAMBAR kaq te madh, i heq te gjitha mundesite vetes se tij per te njohur Perendine, dhe keshtu ne zemer te tij nuk ka vend per Krijuesin. Perndia nuk mund te banoje ne nje "HAMBAR" ( zemer) te tille, e cila eshte e mbushur me LAKMI dhe fitimet e pista te kesja bote mekatare.
    Ne fund Perendia i tha ketij pasaniku: "O i mare( njeri pa diturine e Perendise), kete nate do te kerkoj prej teje shpirtin tend, te gjitha ato qe ndertove te kujt do te jene? "
    A e kini meduar ndonjehere kete varg te bibles? A nuk e dini se gjithshaka qe kini ndertuar ne kete bote, nuk eshte gje tjeter vecse nje hic, dhe ajo nje dite do te mund te kthehet ne demin tuaj( flas per jo besimtaret)?
    Shikoni ne Shqiperi se si politikanet dhe qeveritaret po ndertojne HAMBARIN e MADH. Ata nuk e kane shkuar aspak ne mendjen e tyre, se gjithshka qe ata po ndertojne eshte ne te keqe te tyre. Per ata, ky eshte i gjithe qellimi i jetes, por Perendia thote: I MARE, kete nate do te kerkoj jeten tende, dhe gjithshka qe ke ndertuar ne lakmi, do te coje ne kolas (ferr).
    Le te vijme tek nje tjeter shembull ne bibel, tek Zakeu.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Zakeu ishte nje kryetar i tagrambledhesve. Ne bible na tregohet se, Zakeu ishte nje njeri shume i korruptuar dhe deshironte fitimin e piste. Pra qellimi i jetes se tij ishte, te pasurohej me cdo lloj menyre. Por cfare ndodhi me pas me zakeun? Zakeu vendosi te njohe Jezusin e Nazaretit. Ai kishte digjuar shume gjera per te, dhe keshtu vendosi ta njohe personalisht Zotin Jezus. Ketu shohim se Zakeu kishte filluar te mendonte rreth jetes se tij, si dhe kishte arritur ne konkluzionin se, rrendja pas pasurise dhe lakmive te botes, nuk ishin qellimi final i jetes se tij. Te njohesh Jezusin do te thote, te njohesh thelbin e jetes, pasi Ai eshte vete Jeta e perjetshme. Ardhja ne Krishtin, eshte ardhja ne vete jeten e Perjetshme. Une jam Jeta , tha Jezusi. Pra nese Jezusi eshte vete Jeta, atehere: si mund te njohe thelbin e Jetes, ai i cili nuk ka erdhur tek Krishti?
    Zakeu filloi rrugen drejt Jezusit, ai eci pa u ndalur deri sa arrit te shohe, te njohe dhe te pranoje Jezusin si te vetmin shpetmitar te jetes se tij. Me pranimin qe Zakeu i beri Jezusit, ai arrit te njohe dhe te pranoje qellimin fondamental te jetes se tij. Ai hoqi dore nga deshira per pasuri, dhe keshtu kuptoi se deshirat e tij lakmitare, nuk lejonin qe ai te shihte dhe te njihte qellimin e tij ne kete jete tokesore. Por, kur arriti Zakeu ne kete konkluzion? Ai arriti vetem atehere, kur i hapi zemren Jezusit dhe e pranoi ate si te vetmin Zot e Shpetimtar te jetes se tij.
    Ne na eshte dhene qe te jetojme vetem njehere ne kete bote, por nese ne nuk arijme te njohim qellimin e jetes sone, per te cilin dhe jemi krijuar, ne kemi humbur plotesisht jeten e Perjetshme. Nese do ta shohim te gjithe jeten tone, ajo i ngajn nje VEPRE, te cilen ne e ndertojme gjate cdo dite te jetes sone. Por cili eshte perfundimi? Pikerisht gjithesecili duhet te mendoje per kete perfudnim. Vitet kalojne dhe FUNDI afrohet, por, ne cfare perfundimi na nxjer VERPA jone? Te ndertosh dicka gjithmone ke parasysh tri gjera: Se pari eshte, QELLIMI. Se dyti eshte, FRUTI. Se treti eshte, PERFUDNIMI. Pikerisht ketu kemi ardhur ne ceshtjen me te rendesishme te kesaj teme. Nese pergjate jetes suaj, jeni munduar te ndertoni nje VEPER e cila ne thelb te vet ka vetem boten, ju kini humbur jeten e Perjetshme. Per kete JEzusi tha: Nese dikush kerkon te fitoje jeten e tij, do ta HUMBASE ate. Dhe nese dikush e humbet ate per mua, do ta FITOJE. Keto fjale te Jezusit, jane disi te pa pranueshme per llogjiken e mishit( njeriut). Por Jezusi tregon se, askush nuk mund ta fitoje dot jeten e tij, permes perjekjeve te tij. Vepra qe mund te beje njeriu pergjate gjithe jetes se tij ne kete bote, e shumta gje qe ai mund te fitoje eshte thjesht nje jetese me e mire, dhe ketu mbaron gjithshka. Pra ne jemi te pafte te fitojme jeten e Perjetshme. Zakeu e pranoi kete fakt te jetes se tij. Ai ishte i pasur, dhe kishte nje pushte mbi te tjeret. Pra ai bente nje jete te mire dhe ne kamje, por: a ishte ky qellimi fondamental i jetes se tij? Zakeu pranoi te hedhe te gjitha keto, pasi me ato "gjera" ai nuk mund te fitonte dote jeten e tij. Perse? Sepse lufta per te fituar JEten e perjetshme, fillon me mundjen e mekatit dhe vdekejs.
    Apostulli Pal na deshmon nje fakt tjeter, i cili eshte shume fondamental ne qellimin e jetes sone te krishtere. Ai ju deshmon korinthasve qellimin e jetes se tij. Ai ben nje rezyme te plote rreth jetes dhe personit te tij. Ai flet per jeten e tij fetare nen religjion, duke numuruar te gjitha te mirat qe ai perfitonte nga pushteti dhe emri qe gezonte ne Izrael. Por kur une njoha Krishtin, thote Pali, te gjitha keto gjera i quajta nje PLEH, ne menyre qe te fitoj Krishtin. Pra permes njohjes dhe beses ne KRishtin Jezus, Pali ju tregon korinthasve, QELLIMIN e tjete se tij.
    Kur Jeusi hyn ne jeten tone, vete jeta jone mer kuptimin e vertete. Ne jo vetem qe shohim te sigurt drejt te ardhmes, por kemi hyre dhe jemi bere pjese e jetes se perjetshme. Shikoni apsotullin Pal. Ai e quajti pleh te gjithe jeten e tej nen religjion, kjo, sepse ne kemi nevoje per vete jeten Zotin Krisht, dhe jo per gjerat e perkosheshme.
    Ka plot te krishtere, te cilet si qellim te jetes se tyre kane religjionin dhe fanatizmin e tyre fetar. Pali na jep nje deshmi te gjalle ku thote: " Ate jete qe jetoj tani, e jetoj ne besen e Krishtit."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 03-11-2004 mė 22:58

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    qellimi final i jetes? thjesht me nje fjale: EGZISTENCA!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Le te citojme perseri fjalet e Palit i cili thote: Ate jete qe jetoj tani, e jetoj ne besen e Krishtit. Apsotulli Pal na tregon ne menyre konkrete qellimin me fondamental te jetes se tij nen Krisht. Kur ne pranojme Krishtin si te vetemin Zot te JEtes sone, cdo qellim i jetes tone mbetet vetem Krishti. Kjo nuk do te thote se ne kemi hequr dore nga jeta dhe problemet jetesore te kesaj bote. NE nuk jemi kthyer ne snobista, ku ne kete bote nuk mund te na interesoje me asgje. Perkundrazi, ne jemi kthyer ne nje prove e gjalle per boten, duke kontribuar ne te pikerisht per gjerat e perjetshme, te cilat i perkasin Perendsie. Nese qendrojme tek fjalet e Palit, ai e deshmon qarte se, jeta e tij e mepasme ne kete bote, ka nje qellim tjeter dhe e ndryshme krahasuar nga ajo e meparshme. Une, thote Pali, tani jetoj nen bese te KRishtit. Pra qe ne casti qe ne pranojme JEzusin si te vetmin shpetimtar te jetes sone, ne jo vetem qe kemi shpetuar nga vdekja e perjetshme por kemi arritur te njohim qellimin fondamental te jetes dhe ekzistences sone ne kete bote. Duke jetuar nen bese te KRishtit, ne i deshmojme botes qellimin e Perendise permes vepres se Krishtit ne kryq. Askush nuk duhet ta nenvleftesoje dhe ta quaje te kote aktivitetin dhe kontributin e tij te krishtere, ne kete bote. Ju jeni thirrur per nje qellim te Perendise qe jo vetem te shpetoheni ne Krishtin Jezus, por permes jush te deshmohet qellimi i Perendise, i cili ne thelb ka shpetmin e krjeses nga mekati dhe vdekja. Neqofte se une si i krishtere e menjanoj kontributin tim, duke mos e quajtur te rendesishem ne kete bote, une nuk jam duke bere te mundur qellimin e Perendsie per te cilin dhe jam thirur.
    Njehere dikush me pyeti dhe me tha: Cfare mendon ti per Eremitet. Sic dihet Eremitet jane ate njerez, te cilet qendronin te izoluar nga bota, dhe perpiqeshin te vuanin te qenit e tyre mekater, si nje veper shlyese para Perendise. Se pari dua te them se, nuk kam qellim te gjykoj veprimet e tyre dhe doktrinat ne te cilat ata mbeshteten. Pervoja apsotulike si dhe fjala e Perendise na tregon se, gjithshka perfundoi ne kryq. Fjalet e fundit te JEzusit ishin: "U KRYE". Pas ketij casti, nuk ka me DENIM dhe VUJAJTE per shkak te mekatit, tek ata qe pranojne dhe besojne Zotin Krisht. Askush nuk mund ti heqe apo ti shtoje ndonje "GJE" Vepres shpetuese qe Krishti beri per ne ne kryq. Te pranosh Krishtin si shpetimtar te jetes tende, do te thote qe paga e mekatit te jete paguar plotesisht. Atehere cfare pagese me mbetet akoma?JEzusi e pagoi borxhin tone ne kryq, dhe borxhi shkakton VUAJTJE tek borxhliu, per faktin se borxhliu ishte i pazoti ta paguante ate. Por kur borxhi yne u pagua tek Perendia prej vete Zotit tone Jezus Krisht, atehere: A duhet te vuaj akoma mospagimin tim?
    NE jemi thirur per nje qellim te caktuar te Perendsie, ku ne thelb eshte: te deshmojme Krishtin dhe vepren shperblyese qe ai beri konkretisht ne vete jeten tone, si nje fakt i gjalle dhe i perjetuar nga secili prej nesh. Por nese une si i krishtere vecohem nga bota qe me rrethon, dhe mbyllem ne nje "kulle", ku eshte kontributi im per te cilin Krishti me thirri? Nese une nuk ndjej GEZIM nga CLIRIMI qe JEzusi me dha, si mund te pranoj jeten e eremitit ( gjithmone flas ate cka une perejtoj personalisht me Krishtin)? Jeta apostulike eshte nje shembull i gjalle per cdo te krishtere. Nese shihni Palin, ai per asnje cast nuk ju kthye vetmise, dhe te ishte i kenaqur vetem me marjen e shpetimit. Perkundrazi ai u ngrit dhe dole ne mbare boten per te shpallur VEPREN qe Krishti beri konkretisht ne te. Tashme, thote Pali, ky eshte i vetmi qellim fondamental i jetes sime, prandaj dhe ate jete qe e jetoj tani, e jetoj nen besen e Krishtit. Pali doli para gjykatores se Cezarit, ai duroi gjithato lloj vuajtesh, burgimesh, rrahjesh, perndjekjesh, perbuzjesh, varferirash dhe uri, por, perse? Ai ishte thirur per nje QELLIM te caktuar te Perendise, dhe ky qellim nuk ishte vetem marja e jetes se perjetshme, por ishte permbushja e vullnetit te Zotit. Ju do te vuani per shkak te emrit tim, ju tha Jezusi apostujve. Permbushja e vullnetit te Zotit prej te krishterit, kalon permes vuajtjesh. Duhet thene se Perendia asnjeher nuk kenaqet me vuajten tone. Pra vuajtja nuk eshte nje "dicka" qe Zoti e pregatit posacerisht per ne. Perkundrazi Perendia per ne pregatiti Bekimin, Paqen, Miresine, Hirin e tij meshirplote e plot te tjera si keto. Zoti na ka mbushur me Miresi dhe me Hir, me Fuqi dhe Dashuri, ne menyre qe ne te Durojme Vuajtjen, te cilen bota naj shkakton per shkak te emrit te Krishtit. Krishti erdhi te tregoje Miresi, te jape Miresi, dhe dha Miresi, por ne kete bote te mbrapshte dhe meaktare, gjeti vuajtje dhe perndjekje . Pra Perendia ka pregatitur per ne Vetem MIRESI, te cilen edhe e tregoi, por edhe e dha me ane te Krishtit. NE vuajme per faktin se Mireisa e Perendise nuk gjen vend ne kete bote mekatare. Bota cdo dite perpiqet te kryqezoje miresine e Perendise, si dhe ata qe shapllin dhe japin kete Miresi, qe ne rastin konkret jane bijte e Perendsie. Prandija dhe JEzusi ju tha apsotujve te tij se, do te vuani ne bote per shkak te emrit tim.
    Te dashur besimtare te krishter, permbushni Qellimin e Perendise per te cilin dhe jeni thirrur dhe jeni perzgjedhur. Mos e nevleftesoni asnjehere veten tuaj dhe kontributin tuaj ne Krishtin Jezus. Nuk ka vepra te medha dhe vepra te vogla, te krishter te medhenj dhe te krishter te vegjel, para Perendise. Ne trupin tuaj kontributi i cdo "pjese" te trupit, qofte e madhe apo e vogel, qofte e rendesishme apo e parendesishme, eshte jetike dhe i sherben shendetit. Mos u perpiqni te vleresoni kontributin tuaj ne Krisht, kalsifikuar ne vepra te medha apo te vogla, ne vuajtje te medha apo te vogla. Vepra jone me e madhe eshte, Krishti ne zemer. Vuajtja jone me e madhe eshte Gezimi ne zemer. Pra le te ecim nen Krisht, dhe ate jete qe jetojme tani le ta jetojme ne besen e Krishtit.
    Zoti ju bekofte me paqen e tij, dhe tju jape force per te permbushjur Qellimin e Tij. Vellai juaj ne Krisht, Deshmuesi

  6. #6
    100% Fierake Maska e ~BoOtYlIcIoUs~
    Anėtarėsuar
    15-10-2004
    Vendndodhja
    Wit U Boo
    Postime
    103
    ashtu si tha i pakapshem me lart se nuk e lexova dot te gjithe!

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Qellimi final i jetes eshte ai i vete ADAMIT: aspirimi per te shfronezuar Perendine e zevendesimin e tij me Adamin.

    [autori i Zanafilles e thote qarte qe ata u perjashtuan nga Edeni pasi po te hanin frutin e jetes te perjetshme do beheshin ZOTA dhe medoemos rivale. Zoti i Abrahamit Isakut e Jakobit eshte teper xheloz]

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. Qellimi i jetes
    Nga skerdi nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-06-2008, 15:45
  3. Kryeministri Berisha niset sot ne Irak. Qellimi, vizite kontigjetit shqiptar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2005, 14:08
  4. Qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 07:17
  5. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •