Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Cfare Arriti Opozita me Shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem?

    TIRANE (25 Prill) (RASH/BalkanWeb

    Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dekretin e Presidentit Rexhep Meidani pėr shkarkimin e ish-kryeprokurorit Arben Rakipi. Pas argumentimeve qė anėtarėt e kėsaj Gjykate i kanė bėrė kėrkesės sė paraqitur nga Arben Rakipi, si dhe reagimet e pėrfaqėsuesve tė Presidencės, Gjykata vendosi, qė tė shfuqizojė vendimin e Meidanit.

    Tani janė pranuar pretendimet e ish-kryeprokurorit Rakipi , i cili nė materialet e pėrgatitura shprehej, se nuk i ishtė dhėnė e drejta pėr t'u mbrojtur nga akuzat e bėra ndaj tij. Gjithashtu Rakipi ka pretenduar, se atij nuk i ėshtė dhėnė e drejta pėr tė folur si nė Parlament ashtu edhe para Meidanit. Gjatė dhėnies sė vendimit kreu i Kushtetueses Fehmi Abdiu ka shpjeguar, se tė gjitha procedurat e ndjekura nga Parlamenti kanė qenė tė parregullta dhe pėr kėtė arsye me ligj parashikohet edhe shfuqizimi i vendimit pėr shkarkimin e Rakipit.

    Gjykata ndėrkohė ka filluar rishikimin nga e para e kėtyre procedurave nga ana e Presidentit dhe e Kuvendit.
    __________________________________________________ __

    Komenti Im :

    Pervec peshtjellimit institucional dhe paralizes se organit te akuzes, asgje tjeter?

    Perse opozita dhe nje pjese e pozites e bene kete? Cfare fituan? Cfare fshihet prapa kesaj "manovre"?

    Nuk eshte thjesht nje fitorje si e Pirros.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    prova teknike

    U dashka kurs tremujor ne Nassa me mesu kete forumin e ri.

    Urime forumit !

    Kam frik me prek kto butonat se mos ndizet ndoj motorr pa dashje..

    A jeni mire ju politikanet??

    Ju uroj cdo te mire!

  3. #3
    Me shkarkimin e Rakipit opozita:

    1. Cliroi institucionin e akuzes nga diktati i mafies ne pushtet
    2. Thelloi krizen ne partine socialiste
    3. Krijoi precedentin per shkarkime te reja ne te ardhmen
    4. Aktivizoi presidentin e fjetur Mejdani ne politike
    5. Peshkoi Abdiun dhe Kushtetuese qe eshte vene ne sherbim te mafies dhe klanit Nano.

    Kush e ka rradhen per tu shkarkuar tani, Klosi apo Abdiu?


    Te gjitha keto jane pjese e levizjes "toilet flush" pasi politika shqiptare ka vite qe po bie ere te keqe. Dikush duhet ta pastroje ate m.. te madh, dhe kete detyre jo fort te hijshme e ka opozita shqiptare.

  4. #4
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Per mendimin tim me heqjen e Rakipit Opozita thjesht ka hequr nje njeri "te ndershem dhe per kete nuk ka njeri qe ma nderron mendjen" por te pafuqishem per te vendosur dhe per te vene rregull. xhanem ku te lene keto dhelprat si pune e Nanos. (Ah opozita ka fituar vetem nje gje te madhe ne kete rast se ka hequr si zedhenes Ardian Vishen, komunist i lindur dhe kane vene Agim Nezen, demokrat i thekur lol

  5. #5
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    " 1. Cliroi institucionin e akuzes nga diktati i mafies ne pushtet
    2. Thelloi krizen ne partine socialiste "


    I beson me te vertete keto?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bravo Shanoni

    Na erdhi dhe nji vajz tjeter ne kto gerxhet e politikes.. urime..

    Ka lezet kur "kuvendon Marta me gra.."...se u bem si klub gjyetaresh ktu..vec meshkuj..lol.

    Tani lirohet dhe Eni me Diten pak nga ngarkesa se atyre u binte krejt puna me bo kafe per krejt ne politikanet..
    Tash ka ardh Bursa, Eda, Shanoni dhe dikush ve xhezven dikush lan filxhanat e ne burrat vazhdojm llaka llaka si gjithon..
    ..ka lezet apo jo..Si ne Ishull te lezhes te oxhaku..

    Si thua RED.

  7. #7
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Brari kam nje jete te tere qe me rrem me politike dhe thashe se mos duke ik nga shqiperia do me ike dhe qejfi po kot e kam se sme rrihet mua hajt me meqe qenkam si puna e veshkes mes dhjamit po rri e po mbytem ketu lol

  8. #8
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    se tani e pashe kete shkrimin tend

    :n Braro :n

    si ore te bejme ne kafet ???? ncuq, gjithe keto ēuna ketu ne vend qe te ngriheni ju nga vendi e te shkundeni te na servirni neve gocave, na duhet perseri ne te veme perpareset e puneve dhe ne furum

    -------
    le te kthehem paksa tek tema e alumnit,
    per mua opozita ka arritur vetem nje gje, te ngaterroje me keq ate lemshin e quajtur politike shqiptare, qe nuk dihet nga i ka fijet..... dhe te beje akoma me ēorbe mendjet tona...

    ndoshta pritet ndonje krize nga kjo bėmė e re, ne mes te unitetit te PS,por zorr se mund te arrihet kjo,pasi socialistet e kuq komuniste,nje gje e dine ta bejne mire, d.m.th. te mbajne freret e pushtetit mire,kur i hipin kalit Shqiperi....

  9. #9
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Eni mire e ke ti pse mos na i bejne cunat kafet neve e te nambajne me kimet. pastaj une e kam kafen si droge po ku eshte lezeti nese e bej vete

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    www.revistaklan.com
    Fundi i trepolaritetit
    nga Andi Bejtja

    Socialistet shqiptare u bene serish bllok ne mesjave, per te mbrojtur ne Parlament shefin e Sherbimit Sekret, pas me shume se disa muajsh konflikti. Votimi kundra rezolutes se Berishes me rreth 70 vota, deshmoi nje unitet qe nuk pritej, aq me teper kur dihet qe Fatos Klosi nuk gezon simpatine e gjithe fraksioneve dhe individeve brenda PS-se. Edhe kryeministri Pandeli Majko e shfaqi hapur gezimin e tij roze kur iu drejtua Berishes me fjalet "ti nuk munde te na percaje". Keto fjale deshmojne qarte se qellimi i seances parlamentare nuk ishte gjykimi i punes se Klosit, por thjesht, nga njera ane ruatja e unitetit dhe nga ana tjeter percarja.

    Ajo cka ndodhi te enjten ne mbremje ne parlament mund te quhet me plot gojen fundi i trepolaritetit. Tashme socialistet nuk jane me dy pole. Ne fakt ata kishin dhene shenja qe me votimin ndaj Servet Pellumbin se i kishin mbyllur hesapet me njeri- tjetrin dhe se do zgjidhnin problemet ashtu sic ishte shprehur Nano disa kohe me pare, brenda gardhit. Ndoshta, cka po ndodh tani, nuk eshte gje tjeter vecse reflektimi i Paktit te paqarte Nano- Meta, te inicuar rreth nje muaj me pare. Por, ajo qe me shume se gjithcka tjeter i mbajti socialistet te bashkuar dhe shpetoi dhe shefin e sherbimit sekret Fatos Klosi, ishte precedenti Rakipi.

    E ashtuquajtura "ceshtja Rakipi" i kushtoi jo pak socialisteve dhe politikes shqiptare ne pergjithesi. Duket se te gjitha palet nuk i kishin bere llogarite mire. Se pari, "aleanca fluide" parlamentare midis grupimit te ish kryeministrit Meta dhe Berishes, ngjalli pakenaqesi te medha ne elektoratin socialist, elektorat i cili me shume se pro Nano apo pro Mete eshte anti Berishe. Kjo alenace u perserit dhe disa here te tjera duke sjelle mosmiratimin e disa ligjeve ne parlament ashtu sikurse edhe nje dekret te Presidentit Mejdani, i cili heshturazi ishte rreshtuar nga ana e Metes. Neqoftese socialistet do te vazhdonin pafundesisht me kete aleance, nuk do te kishin bere gje tjeter vecse do te kishin shkaterruar vetveten, pavaresisht se mund te lartesonin Nanon me grupimin e tij.

    Kthimi i kesaj ceshtjeje nga ana e Gjykates Kushtetuese, jo vetem i kushtoi karrigen nje kryeparlamentari (Dokles), por solli dhe nje perplasje te pazakonte mes Parlamentetit dhe Gjykates, duke lene akoma disa boshlleqe qe mund te tejkalohen vetem me dy doreheqje, ate te Dokles dhe ate te Rakipit. Pas "Precedentit Rakipi", socialistet e kishn pothuajse te pamundur te krijonin nje precedent tjeter me emrin Klosi, aq me teper kur zerat nga baza jane shtuar duke nenvizuar se socialistet po i shkaterrojne vete institucionet qe ndertuan. Gjithashtu, ne rastin e Klosit gjithcka behej akoma me e veshtire, pasi kishte qene pikerisht Fatos Klosi disa kohe me pare, qe me nje iniciative personale kishte afruar Meten me Nanon.

    Nderkohe opozita me ne krye Berishen fill pas shkarkimit te kryeprokurorit Rakipi kaloi ne delir duke shpresuar se trepolariteti do te zgjaste pa fund dhe se mund te bashkepunonte pafundesisht here me njerin pol roze, here me tjetrin per te shkaterruar "armaten e kuqe". Ne fakt, po ta shikosh problemin nga ditet e sotme dhe po te besh nje analize me te holle, mund te dalesh kollaj ne perfundimin se Berisha kishte vetem nje rruge per te percare socialistet: te linte kryeprokurorin Rakipi ne detyre, qe te hapte ato ceshtje qe Fatos Nano kishte porositur. Hapja e kartave brenda PS-se, ne menyre te njeanshme, jo vetem do ta linte skenen trepolare, por mund ta bente dhe 7 dhe 8 polare duke e ashpersuar luften ne infinit. Ndoshta kjo gje Berishes nuk i ka shkuar kurre ne mendje, ashtu sikurse sa me i ashper behet ai, socialistet aq me shume behen bashke. Trepolariteti zgjati shume pak.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    dy llafe

    Nuk kam kohe te lexoj ckeni shkruar juve lart por do them dy fjale per shkarkimin e Rakipit.

    Rakipin nuk e shkarkoj SALIU por Ilir Meta me Spartak Brahon.
    Pse e shkarkoj META me Brahon kapter Rakipin??
    Sepse Rakipi ju turr me urdher te Tosit Portit te Durresit ku grupi META-BRAHO ngarkojn e shkarkojne cdo dite Droge, Nafte e cdo gje tjeter qe nxjerr miljona dollare.
    Pse Saliu ju bashkangjit Meta-Brahos ne kte pune nuk e marr vesh as une e as PD-ja qe eshte mesuar te shkoje si karroca Dylit mbrapa Sali trushkulurit.
    Saliu e provoj te shkarkoj Klosin por e pa se Klosit nuk ja luan asnji fije floku.
    Eshte rasti per te marre mesime.
    Mesimi kryesor eshte se ...servilizmi ndaj Limprehtit nuk e nxorri Saliun kerkund.
    Ai ngeli me gisht ne goje.

    Saliu nuk duhej te hynte ne zgjedhjet e fundit parlamentare.
    Atij dhe PD-se i falet hyrja ne zgjedhjet e Pas-rebelizmit sepse ja kishin vene dy kembet ne nji kepuce por jo hyrja ne zgjedhjet per parlamentin e Dushkut.
    Cdo gafe paguhet shtrenjte.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    "Shqetesues shkarkimi i Rakipit"

    Skot Karlson, drejtor per Evropen Qendrore e Lindore ne Qendren e Nismave Ligjore ne SHBA dhe nje hartuesit e Kushtetutes, komenton vendimet e fundit te Gjykates Kushtetuese per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem

    Vendimi me i fundit i Gjykates Kushtetuese mbi rastin e Prokurorit te Pergjithshem te shkarkuar nga Parlamenti, u kritikua, si nga Presidenti, ashtu dhe nga kryetari i Parlamentit, i cili dha doreheqjen ne shenje proteste. Ju jeni njohes i mire i Kushtetues se Shqiperise, pasi keni punuar per hartimin e saj. A mendoni se nderhyrja dhe vendimi i saj ne kete rast jane ne perputhje me kompetencat qe i jep Kushtetuta?

    Me dy vendimet e fundit, 75 dhe 76, Gjykata Kushtetuese po afirmon veten si nje mbrojtese e forte e Kushtetutes dhe disa neneve te Kushtetutes qe i mbeshtesin ata. Por me duket se ceshtjet jane me te nderlikuara nga sa i ka krijuar ato shtypi. Nese i hidhet nje sy mendimit te pakices ne vendim (te atyre qe ishin kunder vendimit), duket se ne Shqiperi ka nje debat ligjor mbi juridiksionin e kesaj gjykate dhe kjo eshte nje ceshtje qe i takon ta vendosin autoritetet shqiptare. Mendimi im eshte se perfundimi i ketij debati do te jete i rendesishem. Me dy vendimet e fundit duket se Gjykata Kushtetuese po pohon kompetencat e saj. Pak a shume te ngjashme me ato qe ndodh me Gjykaten Kushtetuese te Gjermanise. Nga ana tjeter kritiket thone se Gjykata Kushtetuese nuk duhet te veproje keshtu. Kritiket jane me teper per variantin francez te Gjykates Kushtetuese. Pra ky eshte nje moment kritik, qe do te percaktoje te ardhmen dhe rolin e Gjykates Kushtetuese ne Shqiperi.

    Cfare ndikimesh do te kete mbi sistemin e drejtesise debati qe behet?

    Nese fitojne ata qe jane kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese, roli i kesaj Gjykate do te kufizohej, si per sa i perket mbrojtjes se Kushtetutes, ashtu dhe marrjes persiper te disa rasteve per shqyrtim. Kjo mund te krijoje nje boshllek dhe do t'u duhet gjykatave te nivelit me te ulet per ta mbushur ate.

    Ne Shqiperi nje pjese e kritikeve shkojne me tej. Thone se Gjykata Kushtetuese duhet shkrire apo suprimuar pasi vendi nuk ka nevoje per dy Gjykata nje Kushtetuese dhe nje te Larte. A mund te ndodhe dhe a ka vendi ka nevoje vertet per te dyja keto gjykata?

    Kjo eshte nje gje interesante qe u trajtua edhe kur po hartohej Kushtetuta. Edhe atehere kishte njerez qe kerkonin me insistim, gjyqesor te unifikuar qe do te merrej edhe me kushtetueshmerine e rasteve. Si eshte sistemi yne ne Amerike. Ketu tek ne, ai ka qene shume i efektshem, per te siguruar respektimin e shtetit ligjor. Por nga ana tjeter edhe Gjermania e pasluftes ka bere nje pune te shkelqyer per krijimin e nje shteti te bazuar tek ligjet dhe nuk besoj se ka ndonje ekspert ligjor qe mund ta vere ne dyshim faktin se Gjykata Kushtetuese ka qene nje nga autoret kryesore qe ka ndihmuar ne krijimin e ketij shteti ligjor ne Gjermanine e pasluftes. Pra me pak fjale nuk ka nje formule magjike. Shqiperia duhet ta vendose vet se cfare modeli do te ndjeke dhe te qendroje me kete model dhe te perpiqet ta beje ate te sukseshem. Per momentin Shqiperia ka vendosur te kete nje sistem me dy Gjykata, nje Kushtetuese dhe nje Gjykate te Larte.

    Shqiperia ka vendosur per te pasur dy gjykata. Por kritiket e Gjykates Kushtetuese po e sulmojne ashper. A ka te beje kjo thjesht me parime dhe nje debat ligjor, apo kemi te bejme ketu me ate qe e shprehin shume kritike te Shqiperise, qe vendi nuk ka respekt per institucionet?

    Me duket se ka te beje me shume me te dyten. Kur lexoj gazetat, ajo qe me bie ne sy eshte lufta personale. Shoh shume pak debat mbi parimet qe folet ju. Kjo vjen ngaqe Shqiperia ka shume pak pervoje me demokracine. Eshte ende ne fazat e para. Edhe vendet si Amerika kane kerkuar shume kohe per funksionimin e disa gjerave. Ajo qe bie ne sy ne Shqiperi dhe me duket se ketu e kishte synimin dhe pyetja, eshte se kur kerkohet shkarkimi i dikujt e gjithe vemendja perqendrohet tek personi. Ai akuzohet si i korruptuar dhe kriminel, por jepen pak shpjegime per akuzen. Vetem nese shikohet me imtesi vendimi i Gjykates Kushtetuese, ai flet pikerisht per nevojen e ndjekjes se nje procesi te drejte dhe per shqyrtimin e bazes se akuzave. Le te marrim rastin ndaj Presidentit Klinton ne SHBA, per shkarkimin e tij nga Kongresi. Hetimet ndaj tij vazhduan per disa vjet dhe pastaj per disa muaj Kongresi u mor me dite te tera per te shqyrtuar rezultatet e hetimeve, per te percaktuar nese ishte apo jo e pershtatshme per ta shkarkuar. Dhe ne fund debati, publiku dhe politikanet, arriten ne perfundimin se akuzat nuk duhet te conin ne largimin e tij nga detyra, megjithese Presidenti kishte bere gabime. Pra kur shoh sot gjendjen ne Shqiperi, me duket se politikanet nuk tregojne durim per te menduar rreth akuzave. Ne rastin konkret me Prokurorin e Pergjithshem ne Shqiperi pyetja qe lind eshte: Si do te reagoja une, nese Prokurorit tone te Pergjithshem ne Amerike do t'i behej nje paralajmerin 24 oresh, pa qene e qarte se cilat do te ishin arsyet e shkarkimit dhe pa nje hetim te zgjeruar, pa nje debat publik?. Kjo mua do te me shqetesonte. Shumica e amerikaneve do te shqetesoheshin. Por kjo vjen nga pervoja dhe prandaj ky eshte nje moment i rendesishem per Shqiperine.

    Marre nga "Zeri i Amerikes"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 05/08/2002
    alumni,

    gjithmone nxenes

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    puna e Rakipit ishte loja

    Vendimi i Fehmi Abdiut kishte per qellim lirimin e Rakipit nga penalizimi dhe gjithcka tjeter eshte loje. Askush nga PS ska ndermend te merret me kete pike

    Mortja nuk e ha pjellen e vet

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ja c'thot Braho..

    KJ.
    ----------


    Braho: "Rakipi, qytetar i thjeshte"
    "Nuk behet fjale per rishkarkim te Arben Rakipit nga parlamenti ose kthim te tij ne detyre". Keshtu deklaroi dje kryetari i komisionit parlamentar te ligjeve, Spartak Braho i cili tha se ish-prokurori i pergjithshem do te thirret ne parlament duke i plotesuar atij te drejten e degjimit per arsyet e shkarkimit nga deputetet e Kuvendit. Por, Braho shtoi se procedurat per shkarkimin e tij nuk do te rikthehen ne Kuvend dhe se nuk behet fjale per te rikthyer Rakipin ne detyren e prokurorit. "Une paraprakisht gjykoj qe duhet te vije fillimisht ne komisionin parlamentar per t'u degjuar ne cilesine e individit, sepse keshtu e ka trajtuar edhe Gjykata Kushtetuese si individ dhe eshte ne te drejten e tij ardhja ose mosardhja, por ne do ta therrasim", u shpreh Braho.

    Kryekomisioneri i ligjeve shtoi se do te plotesohet ai detyrim i Gjykates Kushtetuese qe do ta marre ne konsiderate per ta shqyrtuar, pavaresisht nga objeksioneve qe ekzistojne per kete vendim te gjykates. Braho u shpreh se komisioni i ligjeve do te mblidhet diten e marte, ku do te shqyrtohen variantet e rekomandimeve per Kuvendin, si ndryshimin e ligjit per funksionimin e Gjykates Kushtetuese, rregullimin e procedurave te shkarkimit te funksionareve te larte dhe nje rikonfirmim te kryeprokurorit Sollaku ne parlament.

    Nenkryetari i komisionit te ligjeve, Spartak Ngjela u shpreh se opozita do te beje te pamunduren per te frenuar me votat e saj shqyrtimin ne seance te ceshtjes "Rakipi". Ai shtoi se qendrimi perfundimtar i komisionit te ligjeve do te merret me shumice votash. "Ne do te mbajme qendrimin qe kemi shprehur, pra ne nuk e konsiderojme te ligjshem ate vendim, e konsiderojme si shkelje te Kushtetutes, do t'i qendrojme ketij vendimi dhe do te bejme c'eshte e mundur qe ky vendim te rrezohet me vota per t'u shqyrtuar ne Kuvend, me kete motiv qe qe eshte antikushtetues", tha Ngjela. E.M
    -------------

    Opozita per mendimin tim nuk fitoi asgje me shkarkimin e Rakipit. Nuk do jet e larget dita kur do duket qe Sallaku eshte njisoj si Rakipi.
    Por Opozita nuk do ndihet sepse ishte vet bashk autore ne largimin e RAKIPIT. Braho ben pjese ne grupin e te kenaqurve per heqjen e Rakipit.
    OPOZITA beri autogol me kartonat kunder RAKIPIT. Nese do lihej Rakipi ne vrullin qe mori kunder Baronve te trafiqeve do kishim sot nji PS te shpartalluar.

    I vetmi shanc per PD-ne te shpartallonte kundershtarin me duart e veta ju dha nga Nano kur nderseu Rakipin kunder grupit META....
    Opozites i fryn ne vesh dhe si majmuna ben gomarllekun e pafalshem...mbrojten ...Mafien qeveritare.
    Tani le te hane dardhat ..

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  4. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  5. Analiza politike per vitin 2003
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •