Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 77 prej 77
  1. #61
    Sholle opinge Maska e Qorri
    Anëtarësuar
    21-09-2004
    Vendndodhja
    Në shpi duke hongër imon bajalldi: "Masi e kavardis harxhën me uthëll , e fut ke fterja ene masanej mrena ke soba ene e len aty për i gjysëm ore.E nxjerr jashtë ene e lene të avulloj içik ene e ke gati"
    Postime
    4
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ka shkruajtur historine e Shqiperise post-komuniste.

    Albo
    Berisha ka shkruar ne nje flete letre Historine e Shqiperise post-komuniste por me vepra ka bere vezet e gjirafes
    Historine e shkruajten ata qe dhane gjak , ata qe kishin guxim dhe kurajo ti kunderviheshin shtetit por jo Berisha , nje provincial i dalluar.
    Eshte teresisht qesharake qe nje individ si ky ti perkasi elites shqiptare ashtu si shume individa , emrat e te cileve gjenden ketu qe nuk e meriotjne aspak.
    Ne eliten e vendit tone futen emra te medhenj dhe jo therrime provincialesh si Berisha.
    Berisha ishte nje oportunist , asgje me shume.Ai ka deshtuar si kryetar shteti dhe shihet me pikpamje negative nga shumica.
    Ai do hyje ne historine tone kombetare si nje personazh i cuditshem politik.
    Si na qenka ky pjese e elites kombetare?

  2. #62
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Berisha, koha për të ndryshuar imazh.

    Një shërbim fotografik në studion e Fadil Berishës në Manhatan, sjell Sali Berishën e ri. Lideri i opozitës rrëfen marrëdhënien e tij të vështirë me fotografitë, që i konsideron çaste të së shkuarës dhe vendimin për të mos shkruar kurrë një libër kujtimesh ...

    Në kulmin e fushatës, ora 8.30 p.m, mund të jetë momenti më i volitshëm për një “rendez-vous” joformal me Berishën. Është treguar i gatshëm të flasë jo për Nanon, për korrupsionin apo politikën, por për fotografitë. Atë moment të së shkuarës që gjithnjë e përndjek, shpesh e bezdis dhe ndonjëherë e frikëson. Një dyzinë fotosh të seleksionuara me stilolaps përbëjnë koleksionin e tij më të ri fotografik. Foto që nuk kanë asgjë të përbashkët me ato çastet e përjetësuara në gazeta, vjedhur prej momenteve të lodhjes nga gjuajtësit e përditshëm të fotove të shtypit. Sepse të paktë kanë qenë ata syresh që kanë mundur të kapin një moment qetësie në portretin e Berishës, të cilin e cilësojnë megjithatë “thesar fotosh”.

    E ka rrëmbyer këtë çast prej të shkuarës fotografi Fadil Berisha. Më në fund ka arritur ta tërheqë liderin e së djathtës shqiptare në studion e tij në Manhatan për një shërbim fotografik dhe ka sjellë një imazh të ri të tij, një imazh të ndryshuar. Imazhin paqësor që ka vendosur të ketë Sali Berisha në këtë fushatë elektorale. Petkun e këtij imazhi e mban natyrshëm në një takim joformal, ku të duket i largët Berisha i mitingjeve. Nuk i mungon humori, batutat dhe momentet e qetësisë. Gjestet i ka më të buta dhe mimikën më paqësore, por lodhja i lexohet qartë pas një turi ditor elektoral vajtje-kthim nga Tirana në Dibër. “Unë nuk udhëtoj me helikopter si ai”, - justifikon lodhjen me humor.

    E ka përdorur jo rrallë foton si medium të drejtpërdrejtë, megjithëse thotë se nuk është afektiv ndaj fotove të veta dhe nuk kalon kohë duke parë albumet fotografike. “Sepse fotografinë e shoh si diçka të së shkuarës”, - komenton duke shtuar se në nivelin e komunikimit i kushton më tepër vëmendje përmbajtjes dhe mesazhit të fjalës sesa çastit fotografik. Madje edhe në shfaqjet në ekran pohon se interesi dhe vëmendja e tij përqendrohet vetëm tek ajo që thuhet dhe rrallëherë te figura. Por kjo nuk do të thotë se neglizhon komportimin. Përkundrazi, nuk ka lënë pa marrë leksione komportimi nga ekspertë amerikanë para disa vitesh, leksione të cilat thotë se i kanë shërbyer dhe i ka vlerësuar shumë.

    Po kaq indiferent sa ç’është ndaj fotografive personale, është edhe ndaj pikturave që i kanë bërë. Për të ilustruar këtë indiferencë përmend një rast kur gjendej në Montekarlo, ku kaloi një natë në hotelin “Grand’, nën të cilin gjendej kazinoja e famshme dhe më e njohur e botës, por nuk u tundua as për një çast të hynte për ta parë. Ndjeshmëria e tij ndaj fotove rritet vetëm kur bëhet fjalë për peizazhe. Çmon shumë një peizazh nga “Rugova” të Fadil Berishës, fotografi që e mban në shtëpi, por edhe pikturat me të cilat është plot zyra dhe shtëpia e tij. E kotë t’i nxjerrësh emrin e një fotografi të preferuar për veten. Nuk mban mend as se kush është autori i fotos së tij të parë zyrtare. Por duket shumë i kënaqur me shërbimin e fundit fotografik të Fadil Berishës, të cilin e ka bërë para pak ditësh kur ishte në Nju Jork. Nuk mungon në këto fotografi as bashkëshortja e tij, Liri Berisha, në poza zyrtare por edhe intime.


    Librat

    Nuk mbaj ditar dhe kurrë nuk do të botoj memuare.

    Fjala është vërtet e rëndësishme për të, por ama thotë se jo fjalët për veten. Rrëfen se nuk ka mbajtur kurrë ditar dhe madje nuk përdor as blloqe shënimesh për të shkruar gjëra të rëndësishme për ditën e vet. I konsideron memuaret dhe kujtimet si një lloj autolëvdate dhe mendon se janë të paktë ata që kanë mundur të shkruajnë kujtime objektive, me përjashtim të një rasti, emrin e të cilit nuk e thotë. Por duket se vendimi për të shkruar është akoma më i hershëm. Berisha e ka pohuar shumë herë që letërsinë e ka dashur shumë, por është shprehur se në rininë e hershme kishte vendosur të mos shkruante. Fillimisht kishte nisur të shkruante vjersha dhe tregime, duke e kuptuar se ishin mediokre. Pas një përpjekjeje për të shkruar e rishkruar një tregim, qe betuar të mos shkruante më dhe këtë e konsideron ende si një nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë në jetën e tij. Ama pasioni i tij i papërmbajtur kanë qenë gjithëherët librat.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #63
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Duket edukata dhe morali i larte qe i ka dhene plaku i urte i Tropojes djalit vet Sali.Duket se sa kult e ka familjen kur thote qe une darkoj gjithnje ne shtepi jo jashte.Pra ky eshte burre i ndershem djali i njerit prej atyre qe ka ndare gjyqe e llafin e tij e degjonin burra shtat larte e jo minj haleje si baci kaci doci poci.Por Rama vetem dicka nuk ia la dot te birit ...mendjen e tij.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #64
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anëtarësuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Tironsja
    Beni mire te lexoni 10 here ne dite kete artikull e te enderroni 20 here ne nate te beheni sa cereku i Berishes.






    Hhahahahahahahahahahhahahahahahaahhahaahhahahaha
    TironcjA mir e the lal gjysma e Berishes eshte Arben Imami
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  5. #65
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Nese e ke fjalen per shkaterrimin e gjithçkaje qe mund te shkaterroheshe, po e meriton nje vend ne histori, por aspak te kete vend ndermjet figurave intelektuale shqiptare qe kane punuar dhe kane vdekur per kombin e tyre, ne vend qe ta mbajn PENG ate.
    Kur Saloja erdhi në pushtet herën e parë,shkatrroi dhe dogji çdo gjë që ishte ndërtuar më parë, me arësyetimin se ishin ndërtime komuniste dhe se ato duheshin shkatrruar medomos...se bota demokratike do na i ndertojë tjera të reja , gjith çka na nevojitet si shpërblim për rrëzimin e komunizmit në shqipëri!Siq dihet Saloja ynë u mashtrua se bota demokratike nëse e urrente komunizmin,ajo e urrenë edhe shkatrrimin e të mirave jetësore njësoj.Pra përpos fjalëve të mira ndihma nuk erdhi.Shqipëria me politikën shkurtpamëse apo edhe euforinë e tij u këthye edhe për 50 vjet prapa nga ç`ishte!...Tani pas ardhjes së tij sërish në pushtet shtrohet pyetja : A do të ketë përsëri shkatrrime të çdo gjëje që është ndërtuar gjatë këtyre dy mandateve të socialistëve(ish komunistëve)në pushtet,kur dihet se Saloja i djegë dhe rrënon Komunistët dhe ndërtimet e tyre sido që të jenë ato?...Apo ka ndryshuar qëndrimin ndaj të "kuqve" dhe veprave të tyre?
    Unë do t`isha i kënaqur dhe i lumtur që ky Salo të mos përsërisë më gabimet që ka bërë...sepse dihet se pati mjaft kohë që të mësojë si do ta bëjë politikën në të arthmen!Të shpresojmë...se nuk do të ketë më "antikomunizëm"berishian!

  6. #66
    Member Maska e Eros26
    Anëtarësuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72
    Berisha mund te jete "i ndershem", por i ka dhene provat qe nuk di te qeverise.
    Perse duhet atehere? Ne mos do vjedh ai, do vjedhin langojt qe ka perreth.
    Dhe rezultati eshte i njejte.

    Berisha e pati 5 vjet pushtetin dhe s'beri asgje.
    Vetem 5 km rruge u shtruan, u ngrit nje administrate e qe s'mund te hapte gojen per te kritikuar Salen se te nesermen ishte i hequr nga puna. Ne TVSH ( i vetmi televizion ne ate kohe) vetem figuren e Sales shifje.
    Kjoskezimi ne kohen e Sales e morri zanafillen dhe lulezoi aq shume, saqe megjithe perpjekjet ne ditet e sotme per ta shfarosur, eshte e pamundur te arrihet.
    Korupsioni dhe rryshfetlleku qe aty morri zanafillen.
    Pas 5 vjet pushteti nen regjimin e Berishes, populli doli njesoj si ne 1990, pa nje kokerr leku ne xhep, madje dhe me keq, sepse humben dhe shtepite.
    Skafet a lulezuan ne kohen e Sales?
    A i mbani mend si u vodhen me arme votat ne 96-en? Nxorri nga burgu me amnisti para zgjedhjeve gjithe kriminelet dhe i perdori per vjedhjen e votave si dhe per kercenimin e komisionereve.
    Dhe del ky njeri me paturpesi sot e kesaj dite dhe kundershton zgjedhjet, qe jane si nata me diten me ato qe mbaheshin ne ate kohe.
    Ku qendron ndershmeria e ketij njeriu?
    Une per vete nuk shoh ndonje virtyt te tille.
    Te pakten budalla nuk behem qe ta ha kete argument qe sillni ju.
    S'keni si t'i harroni keto "arritje" te ketij njeriu!
    Dhe perse duhet te kemi ne si popull, respekt per Salen?
    S'po flasim per 97-en apo jo, sepse ai eshte nje kapitull i turpshem per ate.
    Sado mund te kete patur ndikime te qarqeve greke ne degradimin e situates, perseri ishte mllefi dhe zemerimi i popullit aq i madh ndaj qeverisjes se Presidentit, sa qe ajo katrahure ishte e vetmja rrugezgjidhje.
    Nuk po i dal ne mbrojtje Fatos Nanos me kete postim, sepse dhe ai ka bere shume gjynahe. Por meqenese kjo teme eshte per Berishen, u detyrova dhe fola per "bemat" e tij.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eros..

    ju anti-berishet do te ishit te besueshem.. ne ato teorit tuaja ne se.. merrni njihere mundimin qe.. fshatit, qytezes a qytetit tuaj nga jeni .. ti beni me 5 rreshta nje pershkrim se cfar ishin ato para ardhjes se Berishes ne pushtet..

    pastaj te ngrini versionin tuaj se si berisha e prishi..

    nuk pres qe ti eros 26 vjecari te besh analiza sepse ti sdi asgje por prinderit tuaj pse nuk jan me ju te ndershem kjo me habit.
    ata duhet tju kishin treguar se kan jetuar ne nje shqiperi me dyqane bosh e radha pafund ne epoken para berishiane .. pastaj te ju ushqenin juve me helmin e tyre anti berish..

    pra ju anti-berishet edhe se jeni lloj lojesh ne nji gje jeni te njejte.. keni prinder hipokrite..
    dhe hipokrit jo vetem me lagjen fshatin e qytetin por me ju ne radh te pare.. femijet e tyre..
    mos e harroni kete..

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2005
    Postime
    37
    PO tash ta shikojme ne aspektin e pergjithshme, se ehde Nano po edhe Berisha kane anet e veta negative qe per nje personlaitet te nje shteti nuk i takojne, psh Berisha me marjen e pushtetit me 1992 nuk pati mundesi qe ti mbroje te gjitha ato pak te arrituar te periudhes se Enverit, po me kete e fajsoje dhe popullin i cili gjithcka e ka shkaterruar derie dhe te shkollat fillore jo vetem gjera madhore ,per kete e fajsoj popullin me vetdije shume te ulet per keto gjeste qe nuk i takojne nje populli, cka ka shkaterruar populli i zi? e ka shkaterruar ate qe baballaret e kan ndertuar per 50 vjete, e per kete e fajsoj berishen qe nuk ke ne gjendje me i mbrojte fabrikat , shkollat , fermat e te gjitha cka kane qene shteterore, edhe me ne fudn kur u ba shume sistemi piramidal. po ketu te sistemi piramidal kisha me thene ekziston en gjithe boten , po ne shqiperi dual nga kontrolli se edhe ketu populli eshte aj qe i ka dhene mundesi me lulezu sistemi piramidal ne ate shkalle, shiptaret e zi kishin deshire me mare para pa punuar, tu e dhene gjith pasurine qe kane ne sistem piramidal pa vetedije se cka mundet me ndodhe me vone.
    Edhe ndodhi ajo qe ndodhi ne 97 edhe prap ra prej fillimit , gjith ajo qe u ndertua nga 92 u shkaterrua per nje periudhe te shkruter,edhe erdhi periudha Nano qe e njejt is e Berishes ne 92 , po ketu e kritikoj shume nanon qe pse po e perserit te njetin gabim se si e beri Berisha? a duhet qe te veprojme njejt te gjith a? edhe pas 97 -es lulzoj mafija me te madhe, prej kontrabandimit te njerezve deri te gjanat me te thjeshta qe jane mare per kontrabande, pse ndodhi kjo? sepse kreu i shtetit kishte qene i lidhur me kete.
    Jam i knaqur deri ne nje mase se sa ka perparuar shqiperia po ka mundur shume me shume me ece , se paku me shuem se Maqedonia.
    Kjo teme ka shume per tu fole , po per mua ndrrimet politike ne Shqiperi i sho si te paparashikueshme per shkak se mundet me ndodhe gjithcka. Keshtu e ka pase gjithe historia e Shtetit Shqiptar prej Themelimit te 1912.

    Me rrespekt

  9. #69
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ata duhet tju kishin treguar se kan jetuar ne nje shqiperi me dyqane bosh e radha pafund ne epoken para berishiane .. pastaj te ju ushqenin juve me helmin e tyre anti berish..
    keshtu sic po shprehesh ti duket sikur komunizmin e rrezoi dhe demokracine e solli Berisha ne Shqiperi nderkohe qe ai ishte thjesht nje aktor i rastesishem ne te gjitha proceset me te para (hershme) te pluralizmit ne shqiperi. pastaj edhe "bollekun"ne kohen e Berishes nuk e solli ai por mungesa e shtetit qe per rrjedhoje lulezoi kontrabandat (me skandalozja eshte ajo e karburanteve me ish jugosllavine ne kohen e embargos), lulzoi piramidat etj.

    jo per gje po ky eshte nje problem qe e ka shumica e shqipetareve pasi tek nje pjese e mire jona Berisha personifikohet me sjelljen e demokracise nderkohe qe ai me shume mundesi as nuk e ka kaluar ne mend te beje dicka kunder sistemit totalitar ne kohen e xhaxhit e jo me te kete bere dicka si disident nen ate kohe.
    To look life in the face....

  10. #70
    Member Maska e Eros26
    Anëtarësuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72
    Citim Postuar më parë nga Brari
    eros..

    ju anti-berishet do te ishit te besueshem.. ne ato teorit tuaja ne se.. merrni njihere mundimin qe.. fshatit, qytezes a qytetit tuaj nga jeni .. ti beni me 5 rreshta nje pershkrim se cfar ishin ato para ardhjes se Berishes ne pushtet..

    pastaj te ngrini versionin tuaj se si berisha e prishi..

    nuk pres qe ti eros 26 vjecari te besh analiza sepse ti sdi asgje por prinderit tuaj pse nuk jan me ju te ndershem kjo me habit.
    ata duhet tju kishin treguar se kan jetuar ne nje shqiperi me dyqane bosh e radha pafund ne epoken para berishiane .. pastaj te ju ushqenin juve me helmin e tyre anti berish..

    pra ju anti-berishet edhe se jeni lloj lojesh ne nji gje jeni te njejte.. keni prinder hipokrite..
    dhe hipokrit jo vetem me lagjen fshatin e qytetin por me ju ne radh te pare.. femijet e tyre..
    mos e harroni kete..
    Me vjen keq qe ti burri i madh, me ke sjelle nje argument kaq naiv per te me mbushur mendjen se Sala qenka personi i vetem qe paska ndryshuar sistemet dhe ne te gjithe duhet t'ia dijme per nder ketij strategu, ketij burri shteti, qe na solli keto dite te lumtura qe ne jetojme.
    Boll shkruat si idhetaret e Enver Hoxhes dikur. Flisni pak me me objektivitet.
    Ketu po krahasohen gjerat qe jane bere ne pluralizem dhe s'eshte llogjike te behet krahasimi me sistemin e meparshem.
    Shume mire ta ka dhene pergjigjen Gunar qe Sala ka qene thjesht nje aktor i rastesishem, ndersa merita per ndryshimin e sistemit i takon studenteve te dhjetorit te cilet nisen levizjen historike per ndryshim.

    Sala duke pas mbeshtetjen e nje grupi militantesh te semure, ne te cilen me sa duket ben pjese dhe ti qe beson kete fakt, i pervetesoi keto atribute, duke na servirur njeriun revolucionar qe meriton gjithe lavdine e kesaj levizje.
    Ishin keta njerez te pagdhendur qe i krjuan atij idene se ishte Zoti mbi Toke dhe cfare thoshte e mendonte ai, ishte me e drejta, duke u kthyer me apo pa dashje ne nje diktator tipik enverist, i cili nuk lejonte te degjohej ze tjeter ne Parti, pervec zerit te tij.
    Ishte ky person qe detyroi eliten e intelektualeve te largohej nga Partia Demokratike, madje dhe nga vendi, sepse nuk po gjenin me hapesira, te cilat ishin zene nga servilet dhe lepirbxthsit e Berishes. Dhe keta ishin studente qe kishin hyre ne greve urie, nderkohe qe Berisha vazhdonte dhe t'i sherbente anetareve te Byrose.
    Ketu s'ka per hipokrizi te prinderve te mi (dhe ketu s'ke te drejte te me prekesh,ok?), sepse radhat e gjata i kam arritur dhe une.
    Ate realitet e kam perjetuar ne menyren me te dhimbshme, sepse kam qene 11-12 vjec dhe rrija me ore te tera neper radhe dhe ne me te shumten e rasteve ikja pa marre qumesht apo kos, sepse mbaronte.
    Ti burri "i madh" qe i paske perjetuar me shume se te tjeret keto kohera dhe je ne gjendje te besh analiza me te thella se une 26 vjecari (me sakte 27), m'u duke shume i ceket ne ato qe shkruajte.
    A mund te me thuash ti o idhtare i Sales, se a eshte e drejte qe nje njeriu t'i rrezikohet vendi i punes, mgjse mban grada shkencore dhe eshte specialist i mirefillte, vetem e vetem se ka bindje te majta dhe ne vend te tij te vij nje injorant-militant qe e ka marre shkollen e larte per 10 vjet? Per t'u sqaruar ti, nuk behej fjale per ndonje post drejtues,apo strategjik.
    Dhe im ate s'ka qene komunsit, Sala po.
    Ishte kjo idelogjia, tek e cila Sala u mbeshtet te krijonte pseudo-shtetin liberal te tij, ku fjala,mendimi i lire dhe te drejtat e njeriut ishin po aq te shtypura dhe neperkembura, sikurse nen regjimin e Hoxhes.
    Ky eshte ai njeri qe ka inicuar dhe perkrahur nje politike te tille. Ky eshte ai "modertaori" qe na flet per meritoktraci dhe jo per nepotizma apo nanokracira.

    Pse o analist i famshem a eshte e ndershme te kerkosh nga gjithe popullsia qe dikur votonte 99.99% per Pushtetin Popullor te votoj qe ketej e tujtje 99.99% per PD-ne dhe per Salen?
    Kete quan merite te Sales ti?
    Dhe valle a mbarojne ketu "bemat" e shokut Sali.

    S'doja te polemizoja me ty, sepse nuk me intereson se kush je ti, as cfare ke vuajtur, as pas kujt je i dashuruar, por menyra sesi i gjykon njerezit pa i njohur, eshte tipike ajo e profetit tuaj aleikum selam Sali Berisha.

    Pres polemikat e tua o analist i SHIK-ut te Gazidedes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Eros26 : 13-07-2005 më 11:46

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    --

    "A mund te me thuash ti o idhtare i Sales, se a eshte e drejte qe nje njeriu t'i rrezikohet vendi i punes, mgjse mban grada shkencore dhe eshte specialist i mirefillte, vetem e vetem se ka bindje te majta ....etjetj..


    shkruan eros rama i zoti..

    qe thua ti eros rama zoti.. enveri ithtar i te cilit je ti si sorrollop.. ata me grada shkencore jo vetem i ka heq nga puna por dhe i ka pushkatuar.. e ky doktori yt qenka me bindje te majta.. por se per cfar te majte flet ti kuptohet.. e majta envero-zan caushiste ..

    pa ma thuaj se kush paska qene ky me grada shkencore qe eshte hequr nga puna..

    hajde tundu thuaje emrin e do shikosh se do te dali genjeshtra..

  12. #72
    Member Maska e Eros26
    Anëtarësuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72
    Citim Postuar më parë nga Brari
    --

    "A mund te me thuash ti o idhtare i Sales, se a eshte e drejte qe nje njeriu t'i rrezikohet vendi i punes, mgjse mban grada shkencore dhe eshte specialist i mirefillte, vetem e vetem se ka bindje te majta ....etjetj..


    shkruan eros rama i zoti..

    qe thua ti eros rama zoti.. enveri ithtar i te cilit je ti si sorrollop.. ata me grada shkencore jo vetem i ka heq nga puna por dhe i ka pushkatuar.. e ky doktori yt qenka me bindje te majta.. por se per cfar te majte flet ti kuptohet.. e majta envero-zan caushiste ..

    pa ma thuaj se kush paska qene ky me grada shkencore qe eshte hequr nga puna..

    hajde tundu thuaje emrin e do shikosh se do te dali genjeshtra..
    Po mos e nxirr kaq shume veten zbuluar si SHIK-s i Gazidedes qe paske marre arkiven e Sigurimit te Shtetit dhe po na ben krehjen tani?
    Ti dhe Romano Prodin, je kahil ta besh enverist dhe grek, sepse i ka rene nje here rasti me taku Zan Caushin.
    Je shume gjynah me kete ekstremitet dhe naivitet qe shfaq.
    A s'ishte Sala jot qe e coi shtetin ne degradim total aq sa i dha dore zanrave, kakamrave, qorrave dhe gjolekve te bejne ate katrahurre qe ben?
    Por ti keto s'i llogjikos!
    Ai per ty mbetet strateg i madh, sepse ngriti avionet per te bombarduar popullin e vet, coi tanket ne jug per te shtyp revoltat qe vet i provokoi, coi me cmendurine e vet studentet e Akademise se Rendit nga 20 vjec per te thyer revolten ne Delvine, kur te gjithe ishin te armatosur dhe nuk llogjikonin ne ate situate.
    Dhe fal Zotit shpetuan te gjithe mire ne Qafe Gjashte.

    Po keto ti i quan si levizje te zgjuara, te nje burri te madh.

    Sala na qenka ky burre trim qe s'mbahet mend qe kur s'ka shkel ne vendlindje?!

    Me vjen keq qe i hyra nje debati me ty, s'ia vlen per hic gje.

  13. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: Prof. Dr. Sali Berisha rrëfen jetën e tij

    Përpara fundit
    6 Korrik, 2013 | Postuar në: Editorial | Shkruar nga: TemA
    Select Language​▼

    Mero Baze 2Nga Mero Baze



    Sali Berisha po përpiqet të kthejë në debat publik faktin që ai ka të drejtë të marrë vendime dhe të destabilizojë shtetin shqiptar deri më 6 shtator, datë kur Kushtetuta ia mundëson formalisht qëndrimin në detyrë. Tani i janë tharë lotët e humbjes, i ka ikur turpi i një milion votave kundër tij dhe po përpiqet të hakmerret. Miraton leje ndërtime për një ish- deputet të tij në kanionet e Përmetit, destabilizon financat publike, bën pagesa klienteliste për njerëz të Familjes, bashkë me ministrat udhëtojnë me super-eskorta drejt plazheve dhe nën shembullin e tij plot njerëz inferiorë në PD fajësojnë popullin që nuk i do. Për të gjithë ata që kishin paranojën e një Sali Berishe të frikshëm dhe të pamposhtur, tani kanë rastin të shikojnë çfarë është në të vërtetë. Një burrë i vogël, qaraman, hajdut, skuth, i papërgjegjshëm dhe i mundshëm. Ka shumë njerëz që mendonin se ai nuk do ikte kurrë, se nuk do plakej kurrë, se nuk rridhte kurrë, se nuk do bastardohej kurrë… Por tani kanë shansin ta shikojnë se ku është katandisur. Ajo që ka ndodhur më 23 qershor kundër tij, nuk është asgjë me atë që po ndodh përditë tek ai pas 23 qershorit. Ai, siç pritej, po vdes dhe zvogëlohet çdo ditë duke u hakmarrë ndaj gjithçkaje. Ai po kalbet nga ikja prej pushtetit, si një ushqim i prishur i nxjerrë nga frigoriferi në diell, duke tentuar të helmojë kë mundet.

    Por a ka vend për kaq shumë shqetësim?

    Natyrisht jo. Gjithçka ai bën pas datës 23 qershor, mund të anulohen me një votim. Gjithçka ka bërë dëm mund të shkojë drejt hetimit penal. Po vetëm një gjë nuk zhbëhet më, miti i rremë i prodhuar nga regjimi për Sali Berishën.

    Ajo që po ndodh me të, është një proces i komplikuar që ndodh vetëm në mendje të sëmura inçestive, të cilat kur u vjen fundi, kanë zili dhe epsh për gjithçka, përfshi dhe për krijesat e veta. Sali Berisha nuk ishte një rastësi në politikën shqiptare, edhe pse po përpiqemi ta arkivojmë si aksident të historisë sonë. Ai kishte guximin e duhur për t’u bërë protagonist i historisë sonë dhe ia arriti për 22 vjet. Ai kishte një ëndërr të madhe për të hyrë në historinë e këtij vendi, duke përdorur dhe shansin historik. Për disa gjëra fati ishte me të. U bë Presidenti i parë i pluralizmit, Kryeministri i parë i Shqipërisë në NATO dhe dëshmitar i disa momenteve historike të këtyre 22 viteve. Por fati ishte në anën e tij më shumë se ç’duhej kur ai i bënte keq këtij vendi, kur prishte zgjedhjet, kur destabilizonte shtetin për pushtetin, kur sundonte duke i dhënë demokracisë fytyrën e regjimit të tij, dhe së fundmi kur Familja e tij qeveriste vendin si ta kishte pronë private. Ai vodhi dhe vrau për pushtet me delirin se koha ishte në anën e tij.

    Është kjo arsyeja që pas 23 qershorit ai nuk është i penduar për krimet e veta, nuk është i penduar që i ka lënë vetes histori të pagjykuara vrasjesh politike dhe ordinere në funksion të pushtetit të tij, nuk është i penduar që ka prishur zgjedhjet apo ka futur vendin në luftë civile, nuk është i penduar për historitë kriminale të Gërdecit apo 21 Janarit, por në mënyrë të pabesueshme ai ngjan i penduar për ato pak gjëra të mira që ky vend fitoi ndërkohë që kishte atë në krye. Sali Berisha nuk ngjan i penduar për dështimet, por për fitoret, nuk ngjan i penduar që në vend të një lideri historik, u klasifikua si lider gjeografik, nuk ngjan i penduar që në vend të një lideri demokrat u bë një lider tribal, por ngjan i penduar për ato pak të mira që shqiptarët kanë gëzuar këto 22 vjet. I zemëruar me veten si një plak i lig, që afrimi i vdekjes i shton urrejtjen për të gjallët, ai prej datës 23 qershor i është turrur trupit të gjorë të Shqipërisë ta torturojë deri më 6 shtator duke i lënë vragat e thella të vuajtjes nga sundimi i tij. Urrejtja pse ky vend nuk e futi në histori, po e shtyn të hyj në gjeografinë e këtij vendi, duke lënë shenja turpi mbi atdheun tonë. Po shaktërron kanione, pyje, qytete, dhe perspektivën e çdo rajoni në vend, duke firmosur në ekzaltim leje kriminale të klientëve të tij, të cilët e shikojnë këtë vend si një shans për të bërë lekë duke ikur.

    Dhe nuk e ka vetëm me Shqipërinë, por dhe me krijesën e gjorë, të stërmunduar prej tij, Partinë Demokratike. Njësoj si Shqipërisë, dhe asaj, duke ikur, po i bën gjëmën duke e lënë në dorë të dy karagjozëve, që kanë tetë vjet në pushtet, ditë më ditë, dhe që janë kryebashkëfajtorë për rrënimin e saj. Njërin e ka caktuar kryetar dhe tjetrin ndihmës, me shpresën e lig të plakut para vdekjes që të mos e shikojë më asnjë shqiptar më në pushtet këtë parti. Nën moton “pas meje qameti”, ai lë një trashëgimi të papërdorshme nga askush, në shtet dhe parti.

    Ikja e tij e zemëruar dhe e lig, ishte e pritshme. I prirur të besojë se shqiptarët nuk meritonin as ndonjë gjë të mirë që u bë gjatë regjimit të tij, si gjatë çdo regjimi, ai po ikën duke shkatërruar gjithçka, me një instinkt të frikshëm të një përdhunuesi që e kap ndjenja e incestit ndaj krijesave të veta. Po ikën si një përbindësh, të cilën vetëm bota tjetër mund ta qetësojë. Por ndoshta dhe hekurat e burgut para saj.

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Prof. Dr. Sali Berisha rrëfen jetën e tij

    a thue ku na mbeti doktorrrrri dhe partia e ti hahahahaha

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Prof. Dr. Sali Berisha rrëfen jetën e tij

    ...rrefenja Berisha eshte e ndervarur dhe jo e plote. Aty nuk tregohet asgje per lidhjet e tij me boten e te forteve apo me armiqesite e tij me boten e banoreve te eger.

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Prof. Dr. Sali Berisha rrëfen jetën e tij

    “Këto janë dy zbulimet e Ali Ukës për Sali Berishën që çuan në vrasjen e tij”





    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky i fundit para një jave e akuzoi për vrasjen e gazetarit Ali Uka, me të cilin kishte banuar në një dhomë, raporton Periskopi.
    Thaçi i quan qesharake dhe absurde këto akuza, duke zbuluar detaje të padëgjuara deri më tani rreth punës dhe vrasjes së Ukës në Tiranë.




    ”Shumë qesharak. Pyetja shtrohet pse është arrestuar Adem Jashari nga Sali Berisha. Pse komandanti tjetër Zahir Pajaziti. Pse e kanë injoruar Adem Jasharin duke mos e përfillur fare. Edhe Fehmi Lladrovcin e shumë e shumë bashkëluftarë tjerë të UCK’së. Unë mendoj që për Ali Ukën. Sali Berisha nuk beson as vetë në atë që thotë, se e di që nuk janë të vërteta. Ka pasë pushtet absolut që na ka burgosur vetëm pse i përkisnim UCK’së. Në vazhdën e pozicionit të tij anti-clirim dhe anti-UCK’’, ka thënë Thaçi sonte në Debat Plus.
    Thaçi për herë të parë ka rrëfyer se si ishte arrestuar në Elbasan nga autoritetet e dikurshme të Sali Berishës.
    ‘Argati i Millosheviqit, thotë se jam arrestuar si ordiner. Unë jam arrestuar nën pretekstin të armëmbajtjes dhe krerëve të kallashnikovëve për t’i sjellur për UCK’në. M’i kishe dhënë një deputet i Kosovës. Unë jam arrestuar 10 orë para vrasjes së Ali Ukës tek Ura e Elbasanit në mënyrë brutale nga autoritetet e Sali Berishës. Ka dëshmi që unë kam qenë në komisariat kur është vrarë Ali Uka. Vec nëse i kanë prish dëshmitë. Ka edhe dëshmitarë’’ Dokumenti për arrestimin tim mundet të gjendet në komisariatin nr 1. Kam deklaruar mos më keqtrajtoni, kam famlije në Kosovë. Mos më nxjirrni në Kosovë sepse Serbia pastaj ma sulmon familjen. Ka pasë aq njerëz arrogant sa që kur flitej për UCK’në, ishin në rrugë të gabuar. Nuk e di cfarë rreziku u vihej prej meje Shqipërisë’’, ka thënë Thaçi.
    Tutje presidenti Thaçi ka treguar për herë të parë dy zbulimet që Ali Uka i kishte bërë për Sali Berishën, e të cilat kishin cuar sipas tij deri në vrasjen e gazetarit.
    ‘’Më duhet ta them për herë të parë. Është e vërtetë. Ali Uka thoshte se kishte zbuluar për vrasjen e atdhetarit Remzi Hoxha. Uka punonte për Gazetën Shqiptare. Takime të fshehta në mes Berishës, Millosheviqit dhe presidentit të Maqedonisë në Ohër. Fliste me emra se si kishte përfunduar Remzi Hoxha dhe rrëfimi i tij conte direkt në zyrën e Sali Berishës’’.
    ‘’Flas për takimin e fshehtë në pranverën e 1995. Pretendim i dytë ishte se kishte zbuluar skemën e qëndrimit të Arkanit në Shqipëri dhe takimet e zyrtarëve të SHISH’it të cilët i mbajte në Fushë Krujë. Fliste me fakte se Berisha e dinte për qëndrimin e Arkanit dhe merreshin me kontrabandim të derivateve dhe armatimit nga Serbia. Këto deklarime kanë qenë gjithmonë intriguese. Sali Berisha e di se kush e ka vrarë Ali Ukën. Me emër e mbiemër. Ali Uka ka qëndruar dhe ka pirë me dy këshilltarë të Sali Berishës dhe dy persona tjerë. Unë e kam kopjen e vendimit gjyqësor për vrasjen e Ali Ukës’’, shton Thaçi.
    Thaçi thotë se tash e kupton distancën e Rugovës, Demaçit e të tjerëve ndaj Sali Berishës.
    ‘’ Tash kam nisë me kuptu Rugovën, Demacin që kishin mbajtur distancë të plotë. Edhe nëse e sheh historinë e përfshirjes në deklarata për Kosovën, e ka parë Kosovën nën autonominë e Serbisë. Tash kjo është e dëmshme për gjuhën që e sjell në debat, një gjuhë që e ka përça kombin në Shqipëri. E ka përdor veriun jo për të zvhilluar e ndërtuar atë vend, por për të nxitë ndja jugut. Janë reagime shpërhyese, të paargumentuara’’
    ”Në vend të Adem Jasharit për bashkëpunim, Sali Berisha e ka zgjedhur Arkanin.”/PERISKOPI.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 30-08-2021 më 03:54
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Prof. Dr. Sali Berisha rrëfen jetën e tij



    Berisha, deshmitar ne 1975 ne nje gjyq per varje

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. NDRIÇIM XHEPA, aktori i 75 roleve rrëfen 30 vitet në skenë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 17:30
  2. “Ju rrëfej historinë sekrete të uraniumit në Kukës e Dibër”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 19:11
  3. Margaret Hezllak, skocezja që na rrëfen Kanunin
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2005, 03:04
  4. E verteta rrëfen...
    Nga EXODUS në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2005, 21:23
  5. Arqile Semini, diplomati qe rrefen historine nga Franca
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 23:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •