Sistemi Bankar

Adriatik Kotorri - 07/10/2004

Bankat, fitim komod me bono thesari




Kredia qė bankat i japin buxhetit tė shtetit ėshtė katėr herė mė e lartė se sa kredia qė merr biznesi privat. Kėrkesa e madhe e shtetit pėr financime ka bėrė qė bankat ta ndjejnė veten rehat nga fitime tė kėnaqshme dhe pa risk nėpėrmjet bonove tė thesarit. Konkretisht, kredia dhėnė biznesit privat, pėr vitin 2003 ka kapur nivelin e 50 miliardė lekėve, pėrkundrejt 205 miliardė lekėve qė ėshtė niveli i bonove tė thesarit financuar nga sistemi bankar.
Tashmė nė Shqipėri ėshtė fakt orientimi i bakave drejt blerjeve tė bonove tė thesarit. Nga 274 miliardė lekė qė ka qenė borxhi qeveritar mbledhur me bono thesari nė fund tė vitit 2003, 205 milionė janė financuar nga bankat e nivelit tė dytė. Kjo pėrbėn mbi 75 pėr qind tė totalit tė bonove. Pėr mė tepėr ecuria nė vite tregon se ka pasur njė rritje tė vlerės sė bonove qė janė blerė nga sistemi bankar. Kėshtu, nga 87 miliardė lekė qė ka qenė niveli total i bonove blerė nga sistemi bankar nė vitin 1994, ai ka arritur nė 205 miliardė lekė nė vitin 2003.


Pse blejnė bankat bono thesari?
Normalisht, njė bankė orienton njė pjesė tė caktuar tė fondeve tė saj nė bono thesari. Kjo mė tepėr se sa njė fitim joshės ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė pasur njė investim tė sigurtė si dhe pėr tė pėrfituar njė normė tė interesit nė njė periudhė tė shkrutėr kohore (brenda vitit) pėr fonde tė cilat mund tė mos kenė alternativė tjetėr investimi. Kjo normė (YELD) qė sigurohet prej bonove, nė njė ekonomi me njė sistem financiar tė konsoliduar, ėshtė mė e ulėt se sa norma e interesit e depozitave. Pra, praktikisht, njė bankė nuk siguron njė fitim tė pastėr nga blerja e bonove tė thesarit pasi pėr fondet me tė cilat janė blerė bonot paguhet njė interes mė i lartė (interesi i depozitave). Por pavarėsisht nga kjo, bankat investojnė nė bono njė pjese tė caktuar tė portofolit tė tyre tė investimeve.


Pse blejnė bankat shqiptare bono thesari?
Duke mos pėrjashtuar shkaqet e mėsipėrme, bankat shqiptare kanė njė arsye mė shumė pėr tė investuar nė bono thesari. Madje kjo ėshtė njė arsye e tillė sa qė i shtyn njė pjesė prej tyre qė tė investojnė mė tepėr se gjysmėn e fondeve tė tyre nė bono thesari. Konkretisht, arsyeja ėshtė e thjeshtė: Bonot e thesarit nė Shqipėri kanė njė normė interesi mė tė lartė se sa norma e interesit e depozitave. Pra njė bankė, paratė qė mbledh nėpėrmjet depozitave i investon nė bono thesari me njė normė mė tė lartė. Aktualisht norma e mesatare e ponderuar e ankandit tė fundit tė bonove tė thesari ishte 8.45 pėr qind, normė kjo mė e lartė se sa norma mesatare e depozitave nė tregun bankar.


Pse ekziston kjo diferencė?
Realisht ata qė finacojnė nė tė vėrtetė borxhin e brendshėm janė individėt. Na rastin e bonove tė thesarit bankat thjesht sa luajnė rolin e ndėrmjetėsit mes individėve dhe qeverisė. Nė kushtet e Shqipėrisė ku tregu financiar ėshtė primitiv dhe pėr pjesėn mė tė madhe tė indivitėve nuk ekziton koncepti i investimit financiar, por vetėm ai i depozitimit nė bankė, ndodh qė pjesėmarrja e individėve nė ankadet e bonove tė thesarit tė jetė shumė e vogėl. Kjo bėn qė kėtė boshllėk ta plotėsojnė bankat tė cilat, natyrisht, pėr kėtė ndėrmjetėsim do tė kėrkonin fitimin e tyre. Kėtė fitim ato e realizojnė duke kėrkuar njė normė mė tė lartė interesi pėr bonot qė kėrkojnė tė blejnė.