Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Kreu i BE: Vendet e Ballkanit perendimor do te antaresohen

    Vendet e Ballkanit perendimor do te behen anetare te Unionit

    Duke e paraqitur programin e tyre per pune para deputeteve evropiane, Ren theksoi se eshte koha e fundit qe t’i kushtohet vemendje me e madhe zhvillimit social dhe ekonomik te Ballkanit Perendimor

    Bruksel, 5 tetor (MIA) - Bartja e pergjegjesise per Ballkanin Perendimor ne kompetencat e komisarit evropian per zgjerimin e BE-se eshte shenje e qarte se per nje kohe te shkurte vendet e Ballkanit perendimor do te behen anetare te Unionit, deklaroi para Parlamentit evropian, komisari i ri evropian, Oli Ren.
    Duke e paraqitur programin e tyre per pune para deputeteve evropiane, Ren theksoi se eshte koha e fundit qe t’i kushtohet vemendje me e madhe zhvillimit social dhe ekonomik te Ballkanit Perendimor.
    Duke gjykuar sipas fjalimit te tij ne Parlamentin evropian dhe sipas pergjigjeve te tij ne pyetjet e europarlamentareve, Ren kujdes te vecante do t'i perkushtoje permiresimit te procesit te stabilizim-asociimit te Ballkanit Perendimor.
    Komisari evropian lidhur me zgjerimin shtoi se sa i perket Ballkanit perendimor, qellimi kryesor ne mandatin e ardhshem pesevjecar, qe fillon nga 1 nentori, do te jete vendosja e stabilitetit dhe e paqes se perhershme ne rajon.
    Duke u pergjigjur ne pyetjet nese BE-ja do te miratoje strategji te re per Kosoven, Ren theksoi se momenti kyq per Kosoven eshte viti i ardhshen, kur duhet te fillojne bisedimet per statusin perfundimtar te saj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Komisoni Evropian do te sinjalizoje: Strategji e re e BE-se per zgjerimin
    Komisoni Evropian do te sinjalizoje nje ndryshim te madh ne strategjine e vete te zgjerimit,ne nje dokument qe do te publikohet te merkuren, por qe i ka rene ne dore BBC.Dokumenti sqaron strategjine perkatese thuhet se bisedimet per anetaresimin mund te nderpriten, nese cilido vend kandidat do te beje hapa prapa ne fushen e demokracise dhe respektimit te te drejtave te njeriut.

    Mesimet e nxjerra nga zgjerimi i BE-se drejt lindjes, me i madhi i Bashkimit Evropian, jane pervijuar ne dokumentin e strategjise se Komisionit Evropian, i cili i ka rene ne dore BBC. Bullgaria dhe Rumania te cilat jane shume te avancuara ne rrugen drejt anetaresimit, do te preken ne nje fare mase, por jo aq shume sa vendet e tjera kandidate qe presin shqyrtimin e kerkeses se tyre.
    Per shkak te vonesave ne pergatitjet e Rumanise, dokumenti ne fjale shprehet ne menyre te vaget, lidhur me ate se kur saktesisht keto dy vende mund te nenshkruajne nje traktat per hyrjen ne BE.
    Por ne te thuhet se objektivi eshte te firmose marreveshjen e hyrjes ne vitin 2005 me qellim qe te hyjn ne fuqi ne 1 Janar te 2007-es.
    Ky perben lajm te keq per qeverine bullgare, e cila berri perpjekje te medha per te perfunduar negociatat qershorin e kaluar dhe kerkon firmosjen e traktit perpara zgjedhjeve te reja te pergjithshme te veres se ardhshme.
    Por duket se te pakten per momentin, ka pak oreks ne BE per nje gje te tille. Megjithate shanset mbesin te hapura.
    Dokumenti i Strategjise se zgjerimit kembengule se nje klauzole e vecante garancie e cila tashme eshte rene dakort me Bullgarine, duhet ti ofrohet edhe Rumanise.

    Kjo do te lejoje qe BE-ja te shtyje per nje vit me shume futjen e cdo vendi ne BE, nese ka deshmi se ai vend nuk eshte i pergatitur per anetaresim.

    Komisonieri i ri i BE per Zgjerimin, Olli Rehn, tha se ai nuk do te hezitonte te perdorte kete klauzole.

    " Detyra jone eshte te monitorojme progresin e Rumanise dhe ne te njejten kohe te mbeshtesim dhe lehtesojme kete proces. Ne kemi klauzolen e garancise ne projekt-traktatin e anetaresimit, i cili do te thote se nese Rumania dhe Bullgaria, nuk do te jene ne gjendje te permbushin angazhimet qe kane marre, atehere me kerkese te Komisionit Evropian si dhe nje vendim te Keshillit Evropian, ne mund te shtyjme hyrjen e nje vendi per nje vit me vone. Une sigurisht nuk do te doja te perdorja kete klauzole, por ne te njejten kohe kjo klauzole nuk eshte futur ne traktet thjesht per gallate. Eshte klauzole serioze."

    Kjo eshte hera e pare qe BE-ja ka futur nje klauzole vonese ne nje traktat hyres. Por Komsionieri Evropian po shqyrton masa me te rrepta per Turqine.
    Ai tha se do te favorizonte nje klauzole te perhershme garancie qe do ti lejonte vendeve te BE-se te mbyllnin kufijte e tyre per flukset e medha te punonjesve turq ne cdo moment ne te ardhmen.

    "Kjo eshte nje ceshtje shume kritike per opinionin publik evropian dhe ka shqetesime lidhur me levizjen e lire te punonjesve, pak a shume te justifikueshme", tha Komisoneri evropian Olli Rehn.



    Por ka elemente te tjere ne kete drejtim.

    Ne Dokumentin e Strategjise Komisioni Evropian po ashtu propozon nje rruge te re per kryerjen e negociateve per anetaresim, duke filluar me Kroacine ne fillim te vitit te ardhshem.
    Dokumenti e ben te qarte se progresi ne negociata do te varet mes te tjerash, edhe nga bashkepunimi rajonal i Kroacise, si dhe nga bashkepunimi me Gjykaten Nderkombetare te Krimeve te Luftes ne Hage.

    Dokumenti paralajmeron se " ne rast te shkeljeve serioze dhe te vazhdueshme te parimeve te lirise, demokracise, respektimit te te drejtave te njeriut dhe lirive themelore, si dhe shtetit ligjor, mbi te cilat Bashkimi Evropian eshte themeluar, atehere Komisioni do te rekomandoje pezullimin e negociatave."

    Kjo eshte hera e pare qe BE percakton kushtet kur mund te pezulloje negociatat.

    Lajmi i mire per Krocine eshte se Dokumenti Strategjik propozon nje pakete ndihmash per hyrjen, per ndertimin e institucioneve, per ambjetin, transportin dhe bujqesine ne masen 105 milione eurosh per 2005 dhe 140 milione eurosh per 2006.

    Per vendet e tjera te Ballkanit, perspektiva eshte akoma me e paqarte, megjithese per here te pare, ato perfshihen ne portofolin e zgjerimit dhe jo ne portofolin e marredhenieve me jashte te BE-se.

    Z.Rehn tha se ai do te ishte shume krenar ne rast se gjate mandatit te tij pese vjecar, si Komsionieri Evropian per zgjerimin e BE-se, ai do te arrinte nje stabilitet te perhershem ne Ballkan.

    Ne kemi nevoje te ndertojme ura dhe jo ti shkaterojme ato. Per Serbine dhe Malin e Zi, ai tha se pengesa kryesore ne perfundimin e marreveshjes se Stabilizim-Asocijimit, qe eshte hapi i pare drejt hyrjes ne BE, ishte mungesa e bashkepunimit me Gjykaten e Hages.

    Ai tha se deshironte te shkonte ne Kosove shume shpejt per te pare me syte e tij situaten e atjeshme.

    Po per vendet e tjera te BE-se cila eshte perspektiva e anetaresimit ne BE ?

    "Sa i perket ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise, dhe Shqiperise, une do te isha i kenaqur ne rast se gjate pese vjeteve te ardhshme, keto vende do te vendoseshin ne menyre te qendrueshme ne procesin e Stabilizim-Asocijimit dhe nese arrijne progres ne fazen e parahyrjes ose e arrijne kete faze.
    Natyrisht serish kjo varet nga cdo vend dhe cdo vend do te vleresohet mbi bazen e meritave dhe arritjeve te veta", tha Komisioneri evropian Rehn.
    Sa per vende te tjera si Ukraina, z.Rehn ishte akoma me i kujdesshem.
    Ne nuk duhet te vrasim shpresat, por as te mos krijojme shpresa fallco.
    Njelloj si Turqia, vendet e Ballkanit kane marre angazhim nga BE-ja se ato do te pranohen ne Klubin e Evropes, kur te jene gati.
    Nga sot e tutje, keto vende do te duhet te punojne shume per te arritur kete objektiv.

    Marre nga Flaka
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Wisner: Si do te shuhet nacionalizmi i Ballkanit
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 12:34
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Globalizimi
    Nga klevis2 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 11:10
  5. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •