Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    B. Fevziu: Troja Shqiptare

    Troja shqiptare
    E Marte, 05 Tetor 2004 (Korrieri)
    Nga Blendi Fevziu

    Per nje vend te varfer artistikisht dhe me fare pak evenimente kulturore per t'u shenuar si Shqiperia, prania ne kinema e nje filmi te bujshem si "Troja" nuk ka se si te mos shkaktoje nje lloj entusiazmi. Nje entusiazem te perligjur, qe shfaqet ne rradhet e gjata te biletarise, ose ne detyrimin per te prenotuar qe nje dite me pare nje vend ne sallen e Millenium 2 ne Tirane, ku ai po shfaqet. Por fatkeqesisht, pothuajse te gjithe ata qe jane vendosur perpara ekranit gjigand ne ish kinoteatrin e Pallatit te Pionierit, kane mbetur te befasuar nga cilesia e perkthimit te filmit ne shqip dhe nga fjalet qe jane perdorur aty.

    Te duket se perkthyesi ka qene i kujdesshem vetem per nje gje, qe te zgjedhe nje shqipe, leksiku i te ciles, te jete sa me prane gjuhes antike te shqiptareve. Nje lloj gjuhe, fjalori i te ciles, veshtire se perdoret me edhe ne zonat me te izoluara te Kosoves, por qe me sa duket vijon te jetoje ne komunitet e arberesheve te Italise, te Arvanitasve te Greqise dhe disa komunitete me te vogla shqiptare ne Serbi apo Kroaci. Eshte befasuese te degjosh se si Akili i drejtohet nje vajze te re me fjalet: "Cuce", te cilen veshtire se e perdor me ndonje shqiptar, ndersa Karonti, varketari antik quhet: "Skelaxhi".

    Aq transfomues ishte perkthimi, sa dukej se Akili kishte lindur dhe qe rritur ne malesite e Gjakoves, ndersa Hektori, kishte po ate fjali te nje dukagjinasi te larguar nga vendlindja e tij prej 50 vjetesh. Nje perkthim qe nuk ka asnje lidhje me shqipen dhe qe ngjan me shume nje variant ne shqip i konstruktit te nje fjalie ne serbo- kroatisht dhe madje, edhe kjo shume e varfer. Pak fjali kishin kuptimin e tyre fillestar te anglishtes, ose sepse perkthyesi nuk ka njohur kete gjuhe, ose, sic mund te jete me e mundshme, ai nuk e njeh, ose e njeh fare pak gjuhen shqipe. Padyshim, shqipen e sotme dhe ate letrare as qe behet fjale.

    Ne nje rast te tille, ne nje eveniment publik si ky, Ministria e Kultures duhet te kishte nderhyre urgjent per te riparuar problemin dhe per t'i dhene atij nje zgjidhje. Nje kompani e madhe si WB nuk mund t'i ofroje shqiptareve nje film te perkthyer ne Beograd dhe se paku, vete serbet duhet te dijne se shqipja e zhargonit te Beogradit, ka pak ngjasim me gjuhen letrare shqiptare.

    Fatkeqesisht ky nuk eshte nje rast i vecuar dhe as nje aksident nga ata qe mund te ndodhin kudo. Gjuha shqipe po masakrohet cdo dite dhe ne menyre sistematike. Po masakrohet jo aty ku mund te pritej, na kafene, ne restorante, ne treg apo ne jeten e perditshme informale. Po masakrohet ne TV, ne gazeta, ne revista, ne perkthimet e librave te huaj e madje edhe ne tekstet mediokre shkollore. Askush nuk eshte kujdesur deri me sot per kete problem dhe disa komente kane qene thujase te pamjaftueshme. Por tani dicka duhet te nderroje patjeter dhe te gjithe bashke duhet te kuptojne, duke nisur qe nga ky film, se nga pasurite e pakta qe ka ky vend, eshte gjuha dhe se te gjithe bashke duhet te bejme me shume per ta ruajtur.

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    pergjigje Fevziut:

    Me poshte vijon komentimi qe dhash te faqja elektronike e Korrierit per shkrimin e z. Fevziu:


    z. Fevziu domethenja e shkrimit tuaj ishte me te vertet madheshtore- do ishte me te vertet mrekulli qe te shohim me shpesh shkrime qe tregojne emancipimin tone reth dukurise "gjuhe Shqipe". Megjithate do ishte me mire qe edhe ju, krijuesi i artikullit, te mundoheshit fillimisht te largonit nga Shqipja juaj termat e teperta latino-angleze se atehere do dukej shume here me e mire zgjidhja "zevendesim i paaftesive te Shqipes me terma malesore, arbereshe e fshatare" se sa "huazimi i termave te gatshem qe na paraqesin dita-dites intelektuale dhe politikane biresues te nje 'gjuhe me te larte' se Shqipja". Qellim i gjuhes Shqipe eshte qe te meren vesh Shqiptaret me njeri-tjetrin, por sot duket se Shqiptaret nuk meren vesh mire me Shqipen kurse te huajt i kuptojne me mire Shqiptaret kur flasin "Shqipen bashkekohore hajdute".

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Kryeplaku, falemnderit qe e solle ketu kete shkrim.

    Ketij Blendit bravo i qofte per vezhgimet e mprehta dhe shpresoj qe mos te bije ne vesh te shurdher.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku

    Te duket se perkthyesi ka qene i kujdesshem vetem per nje gje, qe te zgjedhe nje shqipe, leksiku i te ciles, te jete sa me prane gjuhes antike te shqiptareve.

    Aq transfomues ishte perkthimi, sa dukej se Akili kishte lindur dhe qe rritur ne malesite e Gjakoves, ndersa Hektori, kishte po ate fjali te nje dukagjinasi te larguar nga vendlindja e tij prej 50 vjetesh.

    Nje perkthim qe nuk ka asnje lidhje me shqipen
    Mue me duket se ne kete shkrim ka rrumuje.
    Cila prej frazave asht e vertete?
    Perkthimi a asht afer "gjuhes antike te shqiptareve" apo "nuk ka asnji lidhje me shqipen"?
    A thue e s'din z.Fevziu se gjuha antike e shqiptareve ka lidhje me shqipen?!

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po shkodra ke shume te drejte. Ky person e ka mendjen rremuje per vete rreth gjuhes shqipe. Artikulli i tij nuk merret vesh fare se kujt po i drejtohet. Nuk mund te behen ngjashmeri te tilla ndermjet shqipes qe flitet ne Gjakove, apo asaj letrare. Padyshim qe perkthimi duhet te jete letrar, megjithate komente te tilla japin nje pikpamje negative te Fevziur rreth shqipes qe flitet ne veri. Ajo eshte nje pasuri kulturore dhe e tille duhet te rri, dhe jo te nxiten fantazira rreth bashkimit te dialekteve, duke pare qe ne televizor, gjuha e huaj ka pushtuar cdo sektor te shqipes.

    Andej ta filloj revolucionin ky, e jo tek malesia e gjakoves.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Gazetaret Shqiptare mundohen te gjejne klecka te shumta po nuk e kuptojne boten perendimore fare , ai filmi Troja eshte me shume nje film artistik dhe nuk ka per qellim qe ti mesoje njerezve historine boterore , pasi ata nuk e kan idene fare per historine tone dhe nuk duhet te presim qe te kuptojne kete gje .
    !!!

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Me duket se disa pjesemarres nuk e kan kuptuar se qellim i Shqipes eshte qe te meren vesh Shqiptaret me njeri tjetrin, dhe te marin nga mjedisi rrethues kuptimet e caktuara. Nga andej e tutje dihet qe per te ndodhur nje gje e tille ne gjithesine e Shqiptareve, dhe jo ne nje pjese prej tyre, duhet te perdoret gjuha e vendosur letrare. Problemi im eshte se per shume "intelektuale" shqiptare i duket me e afert ne gjuhen letrare nje term i huaj, te cilin nuk e mer vesh Shqiptari i thjeshte, sesa nje term dialektor ose idiome. Pra kjo llogjike besoj se duhet te ndryshoje. Vet gjuha letrare shqipe u ndertua mbi dialektet, idiomat (vecantite gjuhesore te zonave), vetkrijimet e autoreve shqiptare, ngjitjet e fjaleve, ndarjet e fjaleve, perkthimin e huazimeve etj. dhe kjo duhet te jet e vetmja menyre e pranueshme qe ta pasurojme edhe me teper gjuhen tone e jo te tregohemi "hajduter/injorante" ndaj termave te huaj sepse atehere e varferojme gjuhen tone dhe e cojme drejt vdekjes. Por ca kombi do ishim ne nese kemi nje gjuhe gjysmake?

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •