Ne kete fragment Ditari, qe po vijojme nga dje, autori tregon mangesite e Rendit ne Shqiperi dhe sesi mund te jete me efikase lufta ndaj krimit. Pedagogu i vjeter terheq vemendjen, kryesisht ne strukturat drejtuese, ku thekson se perballe krimit duhet nje ekuipazh i paster profesional dhe i mbrojtur ne te gjitha hallkat e tij

Nga Bekim Budo*

Vijon nga numri i shkuar

"Arjan ! -e nderpreva une.- Ne kemi diversitet, por ne fund te fundit ne kemi unitet mendimesh edhe pse kemi diference te madhe ne moshe...Por, une do te doja te pershkruanit nje nga perandorite me te medha te ketij shekulli me aktivitet multikriminal te Ciro Macareles". (Vijon shpjegimi profesional i personazheve te autorit) ...Klani Macarela, me ane te transaksioneve te fshehta, trajtonte ne bashkepunim me mafien ruse kontrabanden e armeve te sofistikuara e deri materiale radioaktive, si dhe lenden e pare per armet me precizion te larte, pjese raketash, mbushje berthamore per perdorim vetiak. Ne kete treg shume te kerkuar nga terroristet serbe, 1 gram Osmium ose Galium, kushtonte ne shifra mesatare rreth 140 mije dollare. Keshtu serbeve dhe terroristeve te tjere iu vune ne dispozicion nga mafia evropiane jo vetem nafte, e cila shkonte jo vetem nga Shqiperia me rreth 200 ngarkesa ne dite dhe me nje fitim ditor prej rreth 1 milion dollar, por edhe nga Rumania, Bullgaria,etj. Gje, qe do t'a "detyronte" Milloshevicin, te deklaronte me cinizem se "kishte sasira te konsiderueshme nafte " dhe kuptohet per te vrare sa me shume gra pleq e femije dhe per te hapur varre masive, ndaj nje popullsie te rralle per nga urtesia, bujaria dhe vuajtjet shekullore ...(vijon personazhi i tij). "Se fundi, lidhur me merakun tuaj se si mund te parandalohen keto krime, une nga pikepamja praktike nuk e kam shume idene, edhe nga fakti se jam larguar nga Shqiperia dhe nuk pretendoj aspak te njoh kriminalitetin, por qendroj akoma tek ai perfundim qe kam nxjerre ne fund te bisedes se pare ne se ju kujtohet, madje edhe pak pa takt kur thash se 'ne Shqiperi eshte hedhur themeli i krimit te organizuar dhe se fjala juaj 'parandalim' tashme eshte arkivuar"...

"Po, -Arjan, kujtesa nuk me ka lene akoma"- i thashe dhe vazhdova : "Parandalimi, sic ti e di, eshte nje koncept mjaft i gjere dhe ne se do t'a kendveshtrosh vetem ne konteksin e brendshem kohezioni zhduket dhe perfundimet, qe do te nxjerresh nuk do te jene gjithnje te sakta. Kuptohet se pasojat bien mbi filozofine dhe strategjine e zgjedhur dhe per rrjedhoje nje varg krimesh te organizuara do te vazhdojne te sofistikohen, aq me shume sot, kur teknika dhe elektronika kane arritur kulmin dhe kur nga elementi kriminal po perdoret me shume se kur interneti dhe nderlidhja me radio me vale teper te shkurtera, sa ben te pamundur gjurmimin dhe pergjimin e shpejt dhe efikas te kontingjenteve kriminale dhe jo rralle here, ato dalin jashte kontrollit te organeve te specializuara ne luften e perditshme kunder krimit. Jo rralle ne analiza te ndryshme te bera kohet ne sektoret e luftes kunder krimit te organizuar nxirret shpesh nje perfundim i tille: Mungon filozofia dhe strategjia e parandalimit te krimit te organizuar. Per mendimin tim, kjo eshte 'A'-ja e cdo aktiviteti e cdo ndermarrje. Ne se mungojne keto dy elemente kryesore do te punosh ne tym dhe ne mjegull dhe do te ecesh si ajo anija pa timon e busulle ne meshire te dallgeve te trazuara te oqeanit ( ne meshire te krimit te organizuar !), nga i cili do te presesh cdo te papritur: tajfune ( terror ! ) etj. Te mungojne keto dy elemente do te thote qe sektori i Policise Kriminale te mos ekzistoje si organ qe parandalon veprimtarine kriminale dhe ne vend te tij te funksionoje vetem Sektori i Zjarrfikses. Do te thote, gjithashtu, te mos njohesh ligjesite e zhvillimit te krimit te organizuar dhe per pasoje, te mos orientohesh dhe percaktosh drejt perdorimin racional dhe efikas te teresise metodologjike te teknikes informative, mangesi e cila me siguri do te sjelle shtimin e hallkave ne zinxhirin e krimit te organizuar, cka do te largoje akoma me shume sektoret antikrim nga objekti kryesor i veprimtarise se tyre. Te nxjerresh ne analiza se te mungon strategjija per zbulimin dhe parandalimin e krimit te organizuar do te thote 'te mos kesh haber fare nga natyra, struktura, pikesynimet kryesore te krimit te organizuar, qellimet e tij, mjetet qe perdor, karakteri multikriminal dhe transnacional 'etj. Keto, me qellim organizimin e kunderveprimeve te bashkerenduara me te gjithe sektoret dhe komunitetin ne baze te plani te pergjithshem, per arritjen e objektivave reale, njera prej te cilave mund te ishte keputja e hallkave,qe lidhin krimet ordinere me "krimet intelektuale". Le t'i referohemi disa analizave, duke vecuar nje ose disa tregues. P.sh. ne nje nga Analizat e kriminalitetit nga Drejtoria e Policise te Tiranes. Nga 1500 autore krimesh ne vitin 1998, 330 jane nga mosha 14-18 vjec ,pra jane adoleshente dhe rreth 22% . 57% te inkriminuarve jane te moshes 19-26 vjec. Per mendimin tim, ky do te ishte edhe thelbi i filozofise dhe strategjise per parandalimin e veprimtarise kriminale ne radhet e adoleshenteve dhe te rinjeve, gje qe detyrimisht do te conte ne keputjen dhe pakesimin e hallkave te zinxhirit te krimit te organizuar dhe shpetimin nga rruga kriminale e te rrinjeve...Ndersa analiza behet me mendesi te prapambetura : " Kriminaliteti fenomen shoqeror...ndikon gjendja e keqe ekonomike...pagat e ulta...forca e zakonit...etj, etj". Kjo ide vazhdon dhe ne nje Analize te Drejtorise se Pergjithshme te Policise ne vitin 2000,-cileson autori: "Forcimi i luftes kunder korrupsionit... me programe antikorrupsion...Si detyre informale eshte e lavderueshme, por nuk as programe antikorrupsion, as detyra, pa bere fjale per filozofi dhe strategji konkrete per te luftuar korrupsionin. Nga kjo analize, nuk ka asgje konkrete per parandalimin e veprimtarise kriminale te krimit te organizuar edhe pse ndihma nga misionet e specializuara ICITAP, MAPE ( ECPAP) INTERFORZE , nuk u ka munguar. Ne filozofine dhe strategjine e programeve antikorrupsion, ne radhe te pare, duhet te percaktohen sektoret prioritare me te prekshem nga 'sindromi i korrupsionit ', duke shmangur ne maksimum lidhjet nepotike, per te evituar sa me shume 'ciklet e mbyllura dhe te padepertueshme'....te veprimtarise korruptive, per t'u hequr atyre 'mbrojtjen e vecante', qe gezojne nga strukturat vendimmarrese. Nga ana tjeter, merr vlera te vecanta trajnimi i specializuar i inspektoreve te kontrolleve te brendshme ne kurse te vecanta, prane Akademise se Rendit. Pervoja ne kete drejtim nuk mungon . Korrupsioni ne SHBA ne vitet 1992-1994 ishte nje nga shqetesimet dhe problemet kryesore te shtetit amerikan dhe te institucioneve te specializuara te tij . Me masat drastike, qe u moren, vetem ne organet e policise ne mars te vitit 1996, u moren masa per trajnimin e 1800 oficereve, u organizuan kurse speciale, per pergatitjen teorike dhe praktike te inspektoreve per te luftuar korrupsionin, sidomos ne radhet e policise. Keshtu ne qytetin Neestyle N.Y. prane Akademise se Policise te ketij qyteti u organizua me sukses trajnimi i oficereve, shoqeruar edhe me masa shtrengimi ndaj 29 oficereve te korruptuar, te cilat ju a dhane per hetim organeve te drejtesise. Gjithashtu, u konsiderua gjendja emergjente, pasi mbi bazen e te dhenave te sherbimeve te kontrolleve te brendshme rezultonin me dyshime serioze rreth 30% e efektivit te policise. Ne disa departamente te policise lokale, u emeruan shefa te rinj me CV te paster dhe ju deleguan kompetenca. Njeri prej tyre ne departamentin "N" sapo u emerua gjeti nje situate befasuese. E filloi punen duke studiuar dhe diferencuar informacionet per korrupsion ne dosjet e vartesve. Studjoi lidhjet e tyre me biznesin vendes, si dhe me shoqerine civile dhe komunitetin. Shefi i ri i vuri nje rendesi te madhe intervistave konfidenciale me kategori te ndryshme personash te komuniteteve. Studjoi me vemendje informacionet e sherbimit sekret dhe percaktoi shkallen e besueshmerise se tyre. Mori kontakt te hapet dhe te fshehte me persona te ndryshem dhe arriti ne perfundimin se nje pjese e mire e inspektoreve antikrim ishin te kompromentuar, ndersa 2-3 prej tyre u kishin vene disa biznesmeneve te nje konteje gjoba te medha, duke sajuar situata fiktive, gjoja sikur jeta dhe biznesi i tyre ishin ne rrezik".

Me pas ai shpjegon:"Ai mesoi se nga ana e autoriteteve lokale ndaj ishte hapur dosje, gjurmohej dhe investigohej ilegalisht. Shefi i ri, duke qene se ishte figure e paster, edhe pse e kishte pikasur me kohe, nuk e prishi gjakun, por vazhdoi punen dhe shpejt shendoshi gjendjen, cka coi shpejt uljen drastike te kriminalitetit, rritjen e kredibilitetit te veprimtarise se policise, si dhe rivendosjen e rendit dhe te qetesise per komunitetin"

..."Ju nuk e keni keq - e mori fjalen Arjani dhe vazhdoi - pervoje pozitive ka jo vetem ne Amerike , por edhe ne Itali, madje edhe ne Shqiperi. Mirepo, disa gjera po behen mbrapsht. Pikesepari une mendoj se ka nje koncept jo te drejte per punen e nje inspektori antikrim, e cila fatkeqesisht nuk konsiderohet zanat, si te gjithe te tjeret, ashtu sic e keni vene edhe ju ne dukje. Nje shoku im, Bimi, punon si inspektor i krimeve ne Komisariatin Nr. 1 te kryeqytetit. Kemi mbaruar bashke me te Akademine e Rendit. Si edhe student, ne sektorin e krimeve ka punuar me perkushtim dhe me kompetence, gje per te cilen eshte shperblyer dhe lavderuar, pasi ka patur rezultate mjaft te mira, duke zbuluar rreth 85% te krimeve te ndodhura ne zonen e tij ( e theksoj krimet e ndodhura, se ju e dini se ka nje hile. Jo te gjithe krimet e ndodhura regjistrohen, dokumentohen dhe ndiqen !). Kjo fale perkushtimit te tij dhe formimit te plote nga pikepamja teorike dhe praktike i vleresuar me noten maksimale, por edhe fale vokacionit te tij per te luftuar kriminalitetit. Mirepo cfare ndodhi ? Pa mbushur dy vjet, pa asnje shkak, hiqet nga ai funksion dhe jo vetem kaq, por ulet ne detyre ! Ne nje kohe kur ishte vendosur kontakti psikologjik dhe profesional me kontingjentet, qe ndodheshin ne zonen e tij dhe amplituda e veprimtarise kriminale po binte...Asnje lloj sekreti nuk ka. Mbajtja e lidhjeve te vazhdueshme me komunitetin. Per dy vjet nuk ndodhi asnje vrasje. Ne nje kohe qe ne shkalle republike frekuenca e krimit te vrasjes viti 1999 ishte 27 te vrare per 100 mije banore. Nderkohe, qe fqinjte tane e kane ne shifra minimale 1,97/ 100 mije dhe dhe maksimumi 6,12 / per njeqind mije banore...". Ne bisedat me ju nje gje me ka bere pershtypje se per vitin e mbrapsht 1997 me thate vetem se 'ishte nje eksperiment i dhimbshem per t'i treguar botes imazhin dhe variantin me te keq per Shqiperine "dhe shtuat se me ate vit 'nuk mund te behet asnje lloj krahasimi, e mira e te mirave eshte qe ai te mos permendet, sikur nuk ka ekzistuar fare !..."



Tirane 30.05.2003



Kisha perfunduar leksionet per krimin e organizuar me vitet e treta te policise ne Akademine e Rendit dhe me njoftuan se nuk do te rinovoja kontraten per vitin mesimor 2003- 2004, si pedagog i jashtem. Mosha e ben punen e vete! Me studentet dhe studentet reciprokisht u ndame me pershtypje te mira. Bagazhi teorik i tyre,ne pergjithesi ishte i kenaqshem edhe pse nga pikepamja e aplikimeve praktike mund dhe duhej te punohej me shume, sidomos ne aspektin e marrjes se informacioneve, denoncimeve, vleresimit, por edhe verifikimit te tyre nga burime te pavarura. Disa pedagoge ankoheshin per nivelin jo te kenaqshem te disa grupeve mesimore, duke ja hedhur fajin perzgjedhjes dhe interesit te tyre. Ndersa une gjykoja se difektet ishin kryesisht tek plani mesimor dhe mendoja si dikur per rritjen e peshes specifike te lendeve formuese juridike te pershtatura, ne funksion te zgjidhjes se situatave praktike nga ato per veprime te thjeshta e deri tek situatat komplekse, duke vene ne perdorim sa imagjinaten, intuiten, dhe sidomos analizen aq edhe precedentet penale e juridike, ne menyre qe kur te dilnin ne veprimtarine praktike te akomodoheshin shpejt me situatat konkrete te terreneve te infektuara me veprimtari kriminale, per te ndermarre kombinacione operacionale, duke perdorur forma dhe metoda te harmonizuara te teknikes informative. Nuk do te isha shume dakort me disa mendime dhe koncepte, qe shfaqeshin nga disa kuadro, lidhur me orientimin e pergjithshem profesional te studenteve duke e vene theksin tek format e hapura te zbulimit dhe te parandalimit te veprimtarise kriminale. Ne nje kohe qe krimi i organizuar dhe segmente te caktuara te tij tashme kishin kaluar nga faza sporadike e fragmentare, ne lidhjen dhe gershetimin me "krimet intelektuale", si dhe me organizatat mafioze sidomos jashte territorit te Shqiperise. Ne formimin e tyre, vereja nje difekt nga puna e manget qe behej ne sferen profesionale, sidomos ne sferen e pergjithesimeve teorike dhe praktike. Edhe pse disa konkluzione ishin te drejta nga pikepamja informale, qe nxirreshin gjate analizave, ne thelbin e tyre ishin kontradiktore dhe linin nje vakuum ne formimin e tyre. Thuhej shpesh studenteve dhe kuadrove se "Shqiperia dhe territori i saj ishte tranzit i drogave dhe se krimi i organizuar kishte natyre komplekse, madje natyre rajonale " nje perfundim i drejte ky, por i pa argumentuar si nga pikepamja teorike ashtu edhe ajo praktike me pervojen e krimit te organizuar te pakten brenda hapsirave vepruese ne territoret tona . Kjo mangesi eskludonte kohezionin dhe eshte e sfumuar shume nga perfundime kategorike me vlera apsolute te papranueshme nga ana e disa segmenteve, qe vezhgojne analizojne dhe pasqyrojne krimin e organizuar dhe pasojat e tij. Nje rol negativ ne kete drejtim luan ne pergjithesi mas- media e shkruar ajo elektronike ,interneti dhe fatkeqesisht nje pjese e komisioneve parlamentare. Nje mangesi e tille mund dhe duhet te rregullohet.Ne radhe te pare mendoj se duhet te kompjuterizohen informacionet kryesore te krimit te organizuar brenda territorit tone, si dhe te vendeve fqinje, te ekspozuara dhe te nje natyre te perbashket. Mbi bazen e tyre duhet te ndertohen hartat gjeokriminale. Ne sektoret e studimit dhe te analizave te krimit te organizuar, ashtu edhe ne komisione parlamentare etj. nuk mund te vihen persona ,te cilet nuk kane hetuar, investiguar apo studiuar me kompetence profesionale ane te pergjithshme apo te vecanta te krimit te organizuar. Me keq akoma, kur vihen persona te cilet ne menyre spekulative, ne menyre te ndergjegjshme ose jo, i sjellin nje dem te pallogaritshem imazhit te Shqiperise, si dhe zbulimit dhe parandalimit te kesaj veprimtarie, deri ne ate shkalle sa agjente te sukseshem ne dokumentimin e ketij krimi qofte me teknike informative apo gjate dokumentimit ligjor, jane terhequr, pasi u mungon mbrojtja elementare ligjore e jetes se tyre. U mungon "mbrojtja profesionale" per te infiltruar ne terrene te infektuara, ose per te dale prej tyre, pasi ka kryer detyren, duke i ruajtur te pacenuar dinjitetin dhe personalitetin. Ne se do te vazhdohet nga mas- media dhe disa personalitete te vihen ne nje plan agjentet informatoret, dhe bashkepunetoret me drejtesine,te cilet kane punuar dhe punojne me perkushtim per Shqiperine dhe imazhin e saj- me agjentet e zbulimeve te huaja spiunet serbe apo greke,etj. dhe fatkeqesisht ata nuk jane pak, (shumica e te cileve jane plotesisht te dokumentuar nga ana operative dhe ligjore), kjo do te ishte as me pak dhe as me shume por antikombtarizem...