keshtu ne teori te marrim ne qafe ne po ne praktike ngelim ne klase......

-------------------------------------------------------------
Te vertetat shqiptare te integrimit

Nga Gjergj Buxhuku /

Jane dy shkaqe te medha thelbesore se perse Shqiperia nuk mund t'i plotesoje asnjehere kerkesat e standardeve per t'u integruar ne Bashkimin Europian. Shkaku i pare eshte fakti se vete standardet europiane nuk jane statike, ato jane dinamike ne varesi te evolucionit te pandalshem te zhvillimit te vendeve te Europes se Bashkuar. Shkaku i dyte, i lidhur ngushte me te parin, eshte se objektivisht shpejtesia natyrale e zhvillimit te Shqiperise eshte shume me e vogel se shpejtesia e institucionalizuar e Bashkimit Europian. Pra, mbeshtetur ne argumentimin e mesiperm e verteta e madhe e hidhur eshte se jo vetem nuk kemi mundesi te plotesojme standardet europiane, por, perkundrazi, largesia do te rritet me kalimin e kohes.

Ne fakt, perfundimi i mesiperm, ne dukje pesimist, nuk eshte i tille nese do te kihet parasysh se europianet e dine mjaft mire kete gje.

Sepse, Shqiperia nuk eshte vendi i vetem qe nuk ka mundur te plotesoje standardet ekonomike, politike, institucionale, etj. si kusht per integrim. Vend tipik qe nuk plotesonte asnje standard integrues te kohes ka qene Greqia e vitit 1974. Integrimi i saj u be thjesht per nje arsye madhore: interesin politik dhe gjeostrategjik te Bashkimit Europian ne vecanti dhe Perendimit te zhvilluar ne pergjithesi, ne kulmin e luftes se ftohte me bllokun socialist te drejtuar nga ish-Bashkimi Sovjetik. Te ngjashme jane edhe rastet e Spanjes dhe Portugalise. Tashme situata gjeostrategjike ka ndryshuar rrenjesisht. Pikerisht qetesimi relativ i situates se rajonit ben qe presioni europian ndaj vendit tone te vazhdoje sistematikisht, pa na dhene mundesine per te pare driten jeshile, nderkohe qe ndryshe po veprohet me vendet e tjera te rajonit te Europes Juglindore.

Shpjegimi eshte perseri i thjeshte: Shqiperia duhet te tregoje me fakte, se pari, se deshiron dhe ka vullnetin te ndertoje shtetin e saj demokratik dhe, se dyti, ka per qellim prosperimin maksimal te mundshem te qytetareve shqiptare me aq sa ajo mundet objektivisht. Nese Europa e shikon se kemi bere gjithcka ne kemi ne dore, atehere edhe dora e fteses nga Europa nuk do te mungoje. Por pikerisht keto fraza kaq te thjeshta per t'u pranuar lehte nga te gjithe si slogane paraqesin veshtiresine maksimale per t'u implementuar ne praktike.

Sepse kjo do te thote qe politika shqiptare te njohe gjuhen e kompromisit, ekonomia shqiptare te liberalizohet realisht, monopolet asfiksuese per prosperitetin e qytetareve te luftohen, korrupsionit masiv ligjor dhe primitiv t'i thuhet ndal, te luftohen realisht trafiqet dhe kontrabanda edhe me koston e nje varferimi relativ, t'i thuhet ndal zoterimit te interesit te individit mbi interesat publike.

Arsyeja e ketij presioni te pashprehur europian eshte e thjeshte: Popujt ashtu si dhe individet mesojne nga humbjet dhe jo nga fitoret, aq me pak nga fitoret e dhuruara!


© Koha Jone 2001 All Rights reserved