Ne carshine e vjeter te shkupit hapet Qendra Teatrore per Femije: Lind nje vater e re e kultures shqiptare

Nder me te lumturit ishin femijet, te cilet tashme e kane dhe nje vend ku mund te shohin shfaqje te ndryshme teatrore ne gjuhe te ndryshme. - Qe dje, Qendra Teatrore per Femije, e nisi sezonin e vjeshtes me premieren “Syshkruari” te Jeton Nezirajt nga Kosova, me regji te Dimitar Elenov nga Bullgaria
Hapja solemne e Qendres Teatrore per Femije, u be dje, Para objektit te ish kinemase “Napredok”, ne Carshine e vjeter. Aty u mbodhe nje numer i madh njerezish, te cilet festonin. Nder me te lumturit ishin femijet, te cilet tashme e kane dhe nje vend ku mund te shohin shfaqje te ndryshme teatrore ne gjuhe te ndryshme.
“Ky teater eshte fundi i nje procesi 5-vjecar, ku Qendra Teatrore per Femije ka pas nje sere aktivitetesh te ndryshme dhe ky eshte rezultat i atyre aktiviteteve ku ne kemi marre, kemi fituar shtepine tone. Ketu ka njerez te cilet na permbajne nga gjysma e Evropes, dhe desha te them se endera jone u plotesua”, deklaroi per “Flaken” Dritero Kasapi, drejtor artistik i QTF.
Qendra teatrore per femije eshte organizata e vetme e ketij lloji ne Maqedoni dhe ne rajon qe ka vizione te qarta per ardhmerine e saj dhe per kontributet e saj ne zhvillimin e gjithmbarshem te kultures ne Maqedoni.
QTF nisi me pune ne vitin 1999, si nje projekt operativ per zvogelimin e streseve tek femijet refugjate nga Kosova. Keto aktivitete u perkrahen nga Sida (Agjenci Suedeze per Zhvillim) dhe FOSIM (Fondacioni Instituti Shoqeria e Hapur). Aktivitetet u realizuan ne bashkepunim me Organizaten Kulturore “Interkult” nga Stokholmi i Suedise. Ne vitin 2000 Qendra teatrore per femije nga projekt u shendrua ne Institucion te pavarur kulturor. Po kete vit, Ministria e Kultures ia ndau per shfrytezim dhe me te drejte renovimin e ketij objekti ne Carshine e Vjeter.
QTF synon kultivimin e kultures se re teatrore per femije dhe te rinj. Ajo eshte bartese e ideve progresive te teatrit per femije dhe te rinj dhe rolit te tyre ne shoqerine multietnike te Maqedonise.
Gjate ketyre viteve QTF ka realizuar nje seri pjeses teatrore per femije ne gjuhe te ndryshme (shqip, maqedonisht, turqisht).
Te pranishem ne hapjen solemne ishin nje numer i madh artdashesve, femije, perfaqesues te fondacioneve te ndryshme, te cilet e kane perkrahur kete qender, perfaqesues te Ministrise se Kultures etj.
Ne diten e hapjes solemne te Qendres teatrore per Femije u ndane dhe disa mirenjohje per ata qe gjate gjithe kohes e kane perkrahur kete qender.
Qe dje, Qendra Teatrore per Femije, e nisi sezonin e vjeshtes me premieren “Syshkruari” te Jeton Nezirajt nga Kosova, me regji te Dimitar Elenov nga Bullgaria.

Nga:
A.DISHA