Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Ndihma, SHBA kualifikon Shqipërinë

    Vendim i papritur i Shtëpisë së Bardhë

    Ndihma, SHBA kualifikon Shqipërinë

    Shtëpia e Bardhë: Presidenti mirëpret Shqipërinë, të marrë pjesë në Programin e Llogarisë së Sfidave të Mijëvjeçarit


    Shekulli

    TIRANE - Shpërblehet investimi pro amerikan i Shqipërisë. Vetëm disa orë pas raportit kritik të Liponen në Këshillin e Ambasadorëve në Vjenë, ku diplomati finlandez tha se vendi ndodhet në një udhëkryq kritik, Shtëpia e Bardhë me anë të njoftimi në faqen e saj zyrtare, lajmëroi se Shqipëria së bashku me gjashtë vende të tjera ka të drejtën që të aplikojë për të marrë ndihmë financiare nga Llogaria e Sfidës së Mijëvjeçarit, një program i qeverisë amerikane për vendet e varfra që mbështetin politikën e SHBA-së dhe bëjnë përpjekje për zbatimin e ligjit, lirisë ekonomike dhe investimin në njerëz. Dy herë rresht vendi ynë, që nga nisja e këtij programi nuk kishte mundur të kualifikohej në listën e vendeve që mund të aplikonin për të përfituar nga kjo ndihmë e SHBA-së. Për vitin 2003 Bordi i Llogarisë së Mijëvjeçarit deklaroi se pengesa për moskualifikimin e Shqipërisë, kryesisht ishte korrupsioni. Ndërsa këtë verë vendi ynë nuk arriti të renditej në listën e atyre shteteve që do të ndihmoheshin nga SHBA për 2004, duke qenë vetëm disa shkallë më poshtë vendit të fundit përfitues. Vendimi i djeshëm i bordit por edhe i presidentit Bush bën që ne të shihemi si të përshtatshëm për Programin e Pragut dhe të kemi mundësi që të aplikojmë për grantet e caktuara si ndihma në kuadër të Llogarisë së Sfidës së Mijëvjeçarit.
    Vendimi
    Me një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, zëdhënësi i saj lajmëroi dje se “ Sot Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit emëroi shtatë vende si të përshtatshme për Programin e Pragut të 2004, duke i bërë të afta që të aplikojnë për grantet e përcaktuara si ndihma për vendet e kualifikuara për Llogarinë e Sfidës së Mijëvjeçarit”. Sipas tij, presidenti mirëpret Shqipërinë, Timorin Lindor, Kenian, Sao Toma, Tanzaninë, Ugandën dhe Jemeini të marrin pjesë në Programin e Llogarisë së Sfidave të Mijëvjeçarit. “Ato kanë demonstruar përpjekje domethënëse në përmirësimin e politikave në sektorë si zbatimi i ligjit, investimi për njerëzit, dhe promovimi i lirisë ekonomike. Presidenti mezi po pret që t’i shohë ata të zhvillojnë një marrëdhënie produktive me organizatën e Sfidave të Mijëvjeçarit e cila udhëheq në drejtim të arritjes së standardeve të Llogarisë së Sfidave të Mijëvjeçarit, dhe më e rëndësishmja në përshpejtimin e progresit në reduktimin e varfërisë dhe rritjen ekonomike”,-mbyllet njoftimi i zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë.
    Programi Llogaria e Sfidës së Mijëvjeçarit është një program vjetor i qeverisë së SHBA-së, ku disa vende të zgjedhura nga Bordi i Llogarisë përfitojnë ndihma financiare. Sipas bordit një kusht kryesor që duhet të plotësojë një vend përfitues është lufta ndaj korrupsionit. Korporata e ka përcaktuar në mënyrë domethënëse rëndësinë e luftës së korrupsionit. “Bëje ose vdis”, është fjalia për këtë pikë në faqen e Llogarisë së Sfidave të Mijëvjeçarit. Kryetar i bordit të këtij programi është sekretari i Shtetit Kolin Pauell, por deklarata e dalë dje nga Shtëpia e Bardhë tregon se edhe presidenti Bush ka pasur jo pak ndikim në këtë vendim. Për një vit Llogaria e Sfidave të Mijëvjeçarit parashikon që të shpërndajë rreth 50 milionë dollarë për të gjitha shtetet e kualifikuara, numri i të cilëve është 70.


    Lista e vendeve
    Shqipëria
    Timori Lindor
    Kenia
    Sao Toma
    Tanzania
    Uganda
    Jemeini
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Top Channel......




    SHBA: SHQIPERIA NE LISTEN E VENDEVE KONKURRENTE PER NDIHMEN FINANCIARE

    Shqiperia eshte perfshire ne listen e kandidateve qe do te konkurrojne per fondin e korporates se mijevjecarit te ri, organizuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. I cilesuar si programi i pragut, fondi prej 40 milion dollare synon te ule varferine dhe te nxise zhvillimin ekonomiko social te vendeve konkurruese. Sipas njoftimit te Shtepise se Bardhe shtetet konkurruese te llotarise si Kenia, Timori Lindor, Uganda dhe te tjera kane treguar angazhim per zbatimin e sfidave ekonomike per mjijevjecarin e ri. Llotaria organizohet cdo vit nga Shtete e Bashkuara dhe ajo konsiderohet si nje mbeshtetje per vendet ne zhvillim.








    Ps.Gjynaf nje jete duke kerkuar LEMOSHE sa andej kendej.........deri kur do vazhdoje kjo histori?


    Ndoshta nuk jam dhe shume i mire ne gjeografi......por ama pervec Kenies...... shtetet e tjera as qe e di nga bien.......

    Gjynah...

    Kur do te arrije me ne fund kjo ekonomi shqiptare te ngrihet ne kembet e veta........mos valle duhet te presim gjithe jeten ndihmat nga te tjeret.........


    Mua personalisht me vjen turp........

    Tani kot sa per kuriozitet......fondi eshte prej 40milionesh $ apo 50 milione$......se spo merret vesh......Shekulli ndryshe...dhe Topi ndryshe.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 01-10-2004 më 09:03

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922
    Ne qofte se eshte e vertet se qe nga viti 1992 dhe
    deri me sot Italia i ka dhene shqiperise 45 bilion
    lireta si ne forme kredie, kjo do te thot ese
    shqiperia eshte shitur ne itali 2 here dhe cdo foshnje
    qe lind ne shqiperi i ka borxh italis 1 milion dollar.
    Ne qofte se italia ja ka falur me qellim te
    rregullohet gjendja ekonomike ne shqiperi dhe te
    pritet rruga e gomoneve per ne itali, atehere ndihma
    italane merr nje kuptim tjeter ba miresie. Mire po
    prap me nje ndihme kaq te madhe eshte e pa besushme te
    jet falas. Aty nuk perbehet vetem ndihma italane, nuk
    jam i sigurt sesa miliona por aty jane ndihmat
    gjermane, ndihmat Turke dhe ndihmat greke, ose mund ti
    quajme dhe kredi. Ne qofte se do merreni me
    matematiken te gjitha keto biliona dollar, cdo
    familje shqiptare duhet te kishte nje vile lluksoze nje
    veture te re dhe krejt shqiperia qytete dhe fshatra
    duhet ti kishin rruget krejt te asfaltuara, po ashtu
    nuk duhet te kish as nje mungese elektriku ose mungese uji.
    jo vetem me kaq biliona per
    socialistet qe nuk dihet cfare i bene, por me se
    fundi i rane ne top dhe thesarit ne mal te kerrabes.
    Me degjoni juve apo jo?. Cu bene parat me biliona,
    ku i depozituat parat me biliona?.Ore eshte turp imadh
    per shqiperine qe nje grup hadutesh te xhveshin lakurq
    krejt popullin shqiptar. Eshte turp per shqiperine qe
    keta cip plasur te gezojne si kapital me dhjetra
    qindra miliona dollare ku me keto para shqiperia do ishte bere
    modeli ballkanit. eshte turp per shqiperine qe keta
    bisha me fytyr njeriu akoma te jene ne fuqi. Ka hak
    i mjeri popull kur thote se duhen rrokur armet per te hequr keta
    mafjoza qe perdhunojne shqiperine. Hapni syte o popull
    i mjeruar, se politika e ndyre shqiptare po ju ha palcen e kurrizit dhe ju
    mendoni se u ferkon shpatullat. Zgjohu nga gjumi o
    popull shqiptar burgosi mafjozet dhe voto edhe nje
    here per shtetin demokratik , per drejtesine demokratike
    ose per ate qe ne perendim quhet shtetin e se drejtes.

    mjaft me ndihma lemoshe se nuk hahen me keto perralla

    __________________

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922
    Nga DR. Teodor Kareco


    TE NJOHIM PERVOJEN E BIZNESMENIT TE SUKSESESHEM
    ADRIATIK SHEKO

    1. Biznes ne rritje i shqiptaro-amerikaneve

    Eshte per t’u pergezuar fakti qe, nder shqiptaret e emigruar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes po rritet numeri i atyre qe merren me biznes, me pune te pavarur. Dhe, do thene se krahas bizneseve to vogla qe lidhen me minikompanite e sherbimit me boje, me punimet e drurit, ndertim, pastrimit, restorantet etj., po gjallerohen edhe bizneset e mesme e relativisht te medha ne fushe te transportit, ndertimit e ndonje tjeter. Shenje e mire eshte edhe fakti se nje pjese e bizneseve prone e biznesmeneve shqiptare po drejtohen me sukses te dukshem edhe ne fushen e prodhimit si ne ate mekanike, perpunimit te mermerit etj.

    Karakteristike eshte fakti se shqiptaro-amerikanet pasi marrin veten disi pas dy-tre viteve te para te punes se rende, te mungesave te dukeshme ne njohjen e gjuhes angleze, fillojne e gjallerohen, kerkojne rruge e mundesi per te shfaqur talentin e tyre, prirjet, duke garantuar njeheresh te ardhura me te medha. Duke qene nga natyra qe ne shqiptaret nuk kenaqemi me pak, apo e thene ndryshe nuk kenaqemi lehte me ate qe kemi arritur, shumefishojme perpjekjet qe te hedhim hapa, vertet te matura, por edhe me te shpejta drejt synimeve me te medha.

    Profesioni qe ushtroj me ka krijuar mundesine qe te verej ne vite perpjekjet e shqiptaro-amerikaneve per biznes. Per vitin e fundit vrojtimet me lejojne te them se nder nder qindra familje me origjine shqiptare te vrojtuara nje nder 5 – 10 familje ne shtetin e Michiganit merret me biznes. Shume prej tyre jane ende ne embrion, shume te vogla dhe sa garantojne nevojat me imediate te familjeve per te mbijetuar. Por, te shtrira ne vite keto vrojtime me lejojne te arrij ne konkluzionin se bizneset e vogla jane kthyer me kembengulje e pune serioze ne biznese gjithmone e me te medha e fitimprurese.

    Shkruajta keto pak reshta per te vene edhe nje here ne dukje shpirtin praktik krijues te shqiptareve, perpjekjet e tyre te stermedha per pune te pavarur e te sukseseshme. Sot me kenaqesi po shohim brezin e ri te biznesmeneve ne Shqiperi qe me aftesi e shkathtesi, edhe ne ate klime te renduar politike, po e mbajne ne kembe ekonomine ne te gjitha fushat, po rrisin bizneset. Disa prej tyre maten per nga perpjesetimet e biznesit, te te ardhurave, investimeve, me shume biznesmene ne te kater cepat e botes.

    Duke ndjere kenaqesi per sukseset e biznesmeneve shqiptare ne SHBA apo ne Shqiperi eshte njera ane e problemit, ndonse shume e rendesishme.

    Ka edhe nje ane tjeter – c’duhet te bejme qe pervojen individuale apo kolektive te tyre ta njohin mijera shqiptare te tjere brenda dhe jashte vendit. Te njohim disa karakteristika te tyre si guximin, nuhatjen, shpirtin praktik, shpirtin krijues e novator. Natyrisht cdo biznes apo biznesmen ka si te thuash “sekretet” e veta, ka individualitetin e vet, ne arritjen e suksesit. Por, e verteta eshte se shumica e ketyre “sekreteve” nuk jane sekrete, por zgjidhje te caktuara ne momente te caktuara.

    Mendimi im eshte se duke bere perpjekje per zbulimin apo zberthimin e aneve te vecanta te biznesmeneve te sukseseshem do te arrijme qe komumiteti yne te mesoje, te edukohet e te nxitet drejt bizneseve te reja. Duke pranuar qe nje pjese e shqiptareve do te mbetet per nje fare kohe e punesuar, te nxisim edhe nepermjet tregimit te rrugeve apo dhe te ndihmave te drejtperdrejta, ate pjese te shqiptareve qe jane me te prirur, me pak te frikesuar e me shume guximtare per biznes. Te gjitha shtetet, duke perfshire Ameriken, me gjithese me pervoje qindravjecare ne ekonomine e tregut, kane krijuar nje treg te vecante per propagandimin e punes titanike te njerezve qe kane arritur te behen milionere e miliardere. Ne kete menyre tregohet jo vetem shenje respekti por edhe nxiten miliona te tjere qe te ndjekin shembullin e rrugen e tyre. Sa me shume milionere e miliardere te kete nje vend kaq me e fuqishme eshte ekonomia, kaq me i pavarur eshte vendi, kaq me i forte eshte shteti ligjor.

    Te kthehemi te problemi qe deshiroj te ve ne dukje. Sikunder permenda ketu ne SHBA ka shume biznesmene te vjeter e te rinj. Mua me eshte dhene rasti te njihem me njerin prej tyre, ndoshta me te riun e biznesmenit te sukseseshem. Te shkruash per te eshte jo thjeshte nje evidentim i nje njeriu te sukseseshem, gjykova se eshte me teper nje detyrim ndaj shqiptaro-amerikaneve qe aspirojne, deshirojne e perpiqen te behen biznesmene. Ky eshte nje detyrim i shumefishte i shtypit shqiptaro-amerikan.

    2-Hapat e para te Adriatik Shekos ne biznes

    Ketu ne Amerike ka nje thenie qe thjesht mund te shprehet keshtu: “kur une e bej nje gje pse mos t’a besh edhe ty?”, e thene ndryshe “kur e ben ay pse mos ta bej edhe une?”. Kete shprehje me pelqen t’a perdor here pas here sepse eshte shume domethenese.

    E kam fjalen per nje biznesmen qe sot eshte 33 vjecar por qe e nisi biznesin kur ishte 23 vjec. E nisi me “xhepat bosh” dhe sot ka nje “ushtri” te punesuarish qe manaxhojne punet e sukseseshme dhe llogarite e tij ne Banke.

    Ky biznesmen i sukseseshem eshte Adriatik Sheko. Ne ato pak raste qe rastesisht kam mundur ta takoj me eshte krijuar pershtypja e nje njeriu te urte, modest e te sjellshem. Cdo veprim, cdo hap ne biznes, cdo ndihme apo aktivitet e kryen pa zhurme e pa buje. Nese ndokush nuk e njeh, sikunder me ka ndodhur mua ne fillim, nuk mund ta imagjinoje biznesmenin e sukseseshem qe eshte aty rotull, ndoshta ne krahun tend, fjale pake e pune shume. Ne i themi “kalliri me kokeulur ka shume buke”.

    Kur e pyet si e nise biznesin: me modesti e thjeshtesi thote – po ja populli, spitalet, institucionet ne fillim te viteve 90-te kishin nevoje per dru zjarri, mendova qe une mund te beja dicka ne kete fushe.

    Le ta nalizojme pak me ne hollesi problemin. Te gjithe e njohim faktin qe ne ato vite ndermarrjet ekonomike, institucionet shteterore me njerez te kualifikuar e me organizma te ngritura – ishin pothuaj te paralizuara, kishin pesuar si te thuash kolaps. (Do te vije nje dite qe dikush do te duhet te pergjigjet per ate gjendje katastrofike – tani po diskutojme per tjeter problem).

    Uria, varferia, mjerimi ne kuptimin e vertete te fjales kishte pllakosur vendin si asnjehere tjeter. Komuniteti nderkombetar u mobilizua per te plotesuar nevojat me te domosdoshme e te dores se pare per ushqime, medikamente, njeres humane nga gjithe bota ndihmonin me veshje e te tjera si keto.

    Por, nevojat e vendit, te popullit ishin te shumefishta dhe ne te gjitha fushat. Rendi i kalbezuar komunist edhe pas rrenies hapi plage shume te renda qe po ktheheshin ne gangrene.

    Eshte pikerisht ketu nisiativa lavderuese e qindra apo edhe e mijra biznesmeneve te rinj qe, duke nuhatur situaten, gjeten aftesi, guxim ne vetvehte qe te jepnin ndihmesen e tyre sado te vogel per plotesimin e nevojave me imediate te popullit.

    Keto ishin ato shkendija te para qe ndezen e vazhdojne te mbajne ndezur zjarrin e madh te biznesit shqiptar.

    Jane pikerisht keta “guximtare” te biznesist shqiptar qe ndikuan dukshem jo vetem ne plotesimin e nevojave me imediate te popullit por qe edhe ndikuan edhe ne kapercimin me te shpejte nga ekonomia e centralizuar dhe e kalbezuar komuniste drejt ekonomise se tregut.

    I takon shtetit shqiptar qe te evidentoje e te nderoje ne shkallen siperore keta heronj te oreve te para te transformimit drejt ekonomise se tregut. Duke ju mbyllur gojen nihilisteve qe pretendojne se bizneset u zhvilluan “per para, per fitime” le te respektojme rolin qe ato luajten dhe po luajne. Nuk ka biznes pa “para”, pa “fitime”, per afro pese dekada e pame ku na cuan shperblimet “morale”. Sot jane dite te reja, situata te reja. Biznesmenet jane dhe do te behen akoma me shume shtylla kurizore e shtetit qe do ta cojne gjithmone e me perpara ekonomine e vendit.

    Do te duheshin me dhjetra shkrime per te argumentuar pse keta pioniere te biznesit jane njeheresh edhe heronj te heshtur. Nuk kane qene dhe, as jane te pakta restet qe idete, mendimet, veprimet e tyre jane shoqeruar edhe me rrezik koke, disa prej tyre kane lene edhe jeten.

    Tani te vime te Adriatik Sheko. Djale i ri, sa kishte kapercyer te 20-tat, me gjimnaz te mbaruar dhe shkolle ekonomike me korespondence, ne nje nga zonat e prapambetura e te thella te vendit – e ngacmonte mendimi: cduhet bere ne kete situate? Erseka kishte ne ate kohe shume inxhiniere, ekonomiste, mjeke, madje te talentuar e me ze. Kishte drejtues me pervoje te ekonomise. Shumica nga keta dhe pasuesit e tyre rinin duarkryq, ne pritmeri, se gjithcka do te binte nga qielli.

    Nuk ndodhi e njejta gje me Adriatikun dhe qindra shoke te tij.

    Me guximin, shpirtin e tij praktik e shperthyes ai nxitoi te veproje ne sektorin e lendes se drurit, konkretisht te druve te zjarit. Pa pervoje personale dhe, mbi te gjitha pa kapital, pa burime financiare, ay u hodh ne aksion. Paraprakisht shfrytezoi situaten e favoreshme ne dy drejtime:
    Se pari, prodhimet e sherbimet e tij per drute e zjarrit gjenin konsumatore te “urritur”, ato gjenin treg te menjehershem. Kjo diktonte cdo dite zgjerimin e biznesit dhe te aktivitetit.

    Se dyti, krahu i punes ne zonat e thella malore te Ersekes gjendej me shumice, me shperblime relativisht te vogla fillimisht. Ky ishte nje presion tjeter drejt zgjerimit te biznesit.

    Adriatiku, duke nuhatur tregun, duke ndjere ndikimet positive e presionin e faktoreve favorizues e rriti biznesin, shtoi kapitalin e natyrisht fitimet. Ketu ndikoi edhe politika e drejte qe ndoqi shteti ne ate kohe duke shperblyer ne menyre te favoreshme me shtesa mbi cmimet e shitjes se lendes se drurit. Ne kete menyre u bene te interesuara si bizneset ashtu edhe populli ne varferi te plote qe ende nuk ishte ne gjendje te blente me cmimet e liberalizuara te tregut.

    Ky ishte hapi i pare si biznesmen i Adriatik Shekos. Ishte nje hap i sigurt, teper i sukseseshem ne jeten e tij. Une do te thosha se ky ishte edhe guri i pare qe Adriatiku hodhi ne muret e larta te biznesit shqiptar. Njeheresh duke qene biznesmen, duke pare interesat e veta, gje qe ne ekonomine e tregut eshte mese e kuptueshme, ai dha nje ndihmese shume te madhe ne plotesimin e nevojave te nje populli ne lengim. Pritja eshte nenshtrim, regres, aktiviteti, veprimi, guximi – gjithmone e ne cdo rast jane progress.

    Kur ne damaret e njeriut vlon gjaku i biznesit, eshte veshtire te ndalet. Keshtu ndodhi edhe me Adriatikun, ai studjonte gjithmone rruge e mundesi te reja, shtrirje ne gjeresi e thellesi. Ne Shqiperi ishte bere dhe ribere ndarja dhe rindarja e fushave te influences, bizneseve. Gjithmone e me shume ne biznesin e “paster” ndikonte politika e coroditur dhe e kompromentuar.

    Keshtu ndersa sfera e biznesit asnjehere nuk njeh kufij ne Shqiperi viheshin “kufijte te thana” per shume biznese nga “politika” apo te themi nga politikane te koruptuar.


    3. Nga “stazhi” ne restorant – biznesmen i sukseseshem

    Rasti e dha qe Adriatik Sheko te kaperceje oqeanin e te vije ne SHBA – ne vendin ku liria, demokracia, biznesi, veprimtaria nuk kane asnje kufizim, ku gjithkush e ne cdo kohe mund te beje, brenda ligjeve natyrisht, ate qe deshiron.

    Kane ardhur edhe shume biznesmene te tjere nga Shqiperia. Shume here ata kane ngrene “dhjamin e tyre”, domethene kane shpenzuar kursimet e krijuara nga fitimet ne biznes, ne pritje se dicka e mire do te vinte nga diku.

    E kunderta ndodhi me Adriatikun. Edhe ai i kishte xhepat “plot”, ndoshta edhe me “plot” se disa biznesmene te tjere.

    Qe ne fillim, mbeshtetur edhe ne keshillat e shokeve, te afermeve, miqve te tij ay e kuptoi se Amerika nuk te jep sa do ti e kur do ti duke qendruar inaktiv. Amerika te jep gjithcka dhe pa asnje kufizim nese ti kupton se cfare kerkon Amerika prej teje. Amerika eshte e hapur per te gjithe por me disa kushte:

    Ne radhe te pare duhet si minimum te njohesh gjuhen. Te qenet ne Amerike si qytetar apo resident nuk te jep te drejten qe, pa ditur gjuhen dhe pa ju neneshtruar kerkesave per kualifikim te ushtrosh profesionin e mjekut, inxhinierit, dentististit, ekonomistit. Per fat te keq ata mjeke, inxhiniere, ekonomiste qe nuk e kane kuptuar apo nuk bejne perpjekje ta kuptojne apo thjeshte per shume aresye nuk munden te mesojne gjuhen mbeten perjetesisht pjatalares, pastrues hotelesh, restorantesh e te tjera si keto (megjithse cdo profesion ketu eshte i nderuar).

    Merita e Adriatikut eshte se e kuptoi kete. Ne dallim nga shoket, megjithse kishte mjete te mjaftueshme financiare per jetese filloi te beje “stazhin” e cdo shqiptari fillestar duke punuar ne Macdonalds, ne ndertim e ne punera te tjera te kesaj natyre. Synimi i tij ishte i dyfishte: te njihte punen ne sektore te ndryshem, te krijonte kontakte dhe, per kaq sa mundej krahas shkolles te ushtrohej praktikisht ne gjuhen angleze per maredheniet e perditeshme.

    Me kalimin e kohes duke vrojtuar, studjuar, nuhatur, duke vene ne shkalle siperore intuiten e tij vendosi – hapi i pare serioz pas “stazhit” per pune te pavarur eshte fusha e transportit automobilistik.

    Gjykoi se transporti, sidomos ai automobilistik eshte nje nder deget me nevralgjike te ekonomise amerikane, eshte si te thuash si sistemi nervor ne trupin e njeriut – me levizje te vazhdueshme e te panderprera.

    Vendosi te mesonte duke bere shkollen e transportit ne profesionin e shoferit te makinave te renda (trakut- per lehtesi do te perdorim kete term). Nje nxitje e brendeshme e shtyre nga nuhatja e biznesmenit, mbeshtetur dhe ne pervojen e shume shokeve te tij, i diktonte te hidhej ne kete fushe biznesi.

    Intuita ne formen e nje zeri te brendshem i thoshte – Adriatik mos u nxito, gje qe ne shqip do te thote “shih e bej” apo “mat shtate here dhe pre nje here”.

    Filloi punen ne vitin 1996 si dhjetera shofere te tjere shqiptare – bleu nje trak me te cilin punonte dite e nate ne te kater cepat e Amerikes. Ishte pune e lodheshme, plot sakrifica e privime si per vete dhe per familjen. Aty njohu e beri miq shume shqiptare te tjere ne te njejtin profesion.

    Ne pune e siper njohu “sekretet” e profesionit te shoferit, teknologjine. Me synimin e nje biznesmeni te vemendshem ai shikonte edhe me larg jo vetem per te ardhurat e tij ditore, javore apo mujore. Njohja e tyre ishte e domosdoshme por jo e mjaftueshme. Adriatiku synonte “qitje me te larget”: si ecte kjo industri ne Amerike, si punonte mekanizmi, cilat ishin lidhjet, clloj investimesh kryheshin, cila ishte shkalla e garancise dhe e efektivitetit te tyre etj.

    Nuk e leshoi timonin nga dora per pese vjet. Kjo ishte nje praktike dhe njeheresh shkolle e madhe per biznesin. Cdo dite celeshin dritare te reja, lidhje te reja, krijoheshin nxitje per veprim.

    Kur je i lindur per biznes, kur nuk ke frike nga e panjohura, nga hedhja ne aksion llogarite behen me te thjeshta, shume here me intuite. Eksperienca disavjecare i lejoi Adriatikut te krijonte bindje te palekundura se sa jane te ardhurat e shpenzimet e nje traku brenda nje viti, sa eshte e ardhura neto. Pas ketyre ay gjykonte me tej – sa kushton blerja e nje makine, sa interes paguhet ne vit per shumen e kredise se mare nga Banka per blerjen e makines, sa ndikon ky interes ne koston e transportit. Perfundimisht, llogaria e bere me mend, pa makine llogaritese apo kompjuter te conte ne konkluzionin sesa dollare eshte perfitimi po te perdoret makina duke punesuar shofere te tjere. Ishte pune me leverdi. Kete leverdi e kane perfituar ata biznesmene amerikane qe punojne ne kete fushe duke u bere milionere.

    Instikti i brendshem e shtynte per veprim: “ckane ata me shume se une”. Por, njeheresh duke mos e pranuar termin “frike” mendimi i shkonte te bashkeatdhetaret e tij qe mjaftoheshin me nje makine apo edhe me keq, pranonin te punesoheshin si shofere me pagese te pronare te tjere. Dhe, do thene se, shume nga ata shofere Adriatiku i njihte personalisht per aftesite profesionale, kualifikimin, edukimin, ne jo pak raste me universitet. Shume prej tyre edhe e paten ndihmuar ne hapat e para si shofer.

    Ne luften qe zhvillohej brenda tij Adriatiku lejoi te fitonte instikti i perhershem – hedhja ne veprim, qendrimi ne vend per te do te ishte vetevrasje per biznesmenin, qendrim numero ne nje pune rutine teper te lodheshme e te raskapiteshme per te mbajtur familjen ne gjendje disi te pranueshme ekonomike. Ai qe guxon gjithmone e gjithmone fiton.


    Keshtu ndodhi edhe me Adriatikun. Vendosi te vepronte e te vepronte, ne vijimesi, pa nderprerje. Ne 5 vitet e para bleu 25 traqe – veprim teper i guximshem dhe i admirueshem.

    Ky eshte nje shembull qe duhet te shkunde nga rrenjet skeptiket , shqiptaret e talentuar, te vullnetshem, te palodhur, te shkolluar qe presin per “dite me te mira”. Vertet dite me te mira do te vine por me nje kusht – hidhu ne aksion. Amerika krijon kushte te barabarta per te gjithe,lum ai qe di ti shfrytezoje ato kushte, mjer ai qe qendron ne vend, ne gjume e ne ender.

    4. Guxim dhe vetem guxim – problemi financiar zgjidhet

    Shume here shprehet mendimi se ky apo ay shqiptar ka deshire per biznes por nuk ka mjete financiare. Le t’i referehemi perseri Adriatikut. Pa bere as perpjekjen me te vogel per te pyetur Adriatikun se me sa dollare udhetoi si biznesmen nga Shqiperia ne Amerike, gjithkush ka bindjen se ne mes te viteve 90-te nuk mund te vije ne Amerike me me shume dollare sa per te blere nje apo e shumta dy makina.

    Pra, supozojme se Adriatiku i bleu 1-2 makina me te ardhurat nga biznesi ne Shqiperi. Te njejten gje kane bere me dhjetra biznesmene apo jo biznesmene ne Amerike: me te ardhur kane blere makina transporti, kompani pastrimi e te tjera biznese.

    Ku qendron dallimi ? Keta te dytet jane “kenaqur” me investimin fillestar, me te ardhurat relativisht te mira dhe pak a shume te qendrueshme. Te kenaqurit me pak, me ate qe ke aritur ne nje fare kuptimi eshte deshtim, qendrim ne vend, me shanse shume te forta per kthim prapa.

    Vetem ecja perpara eshte garanci per fitore te qendrueshme e te perhereshme. Kjo eshte nder karakteristikat dalluese te Adriatik Shekos nga duhet te mesojme te gjithe ne.

    Dhuntite personale per biznes i diktonin Adriatikut te shfrytezonte te gjitha lehtesite qe krijon Amerika. Nder bindjet e para, sikunder tregon Adriatiku jane lehtesite e medha, e pse jo edhe garancite qe krijon Amerika per njerezit e biznesit, pavareisisht nga origjina, nga vjetet e qendrimit ne token e bekuar.

    Vec lehtesive ligjore e garancise per biznes te lire pa nderhyrje arbitrare e pa direktiva, Amerika krijon nje “mbimundesi”, nese mund te flasim me kete term: financimin pa paragjykim te cdo lloj biznesi.

    Duke shfrytezuar keto mundesi qe krijon Amerika per vete amerikanet apo shqiptaret, indianet, kinezet, ruset Adriatiku nuk nguron te perfitoje. Ketu eshte edhe nje nder celesat e suksesit. Ky eshte edhe nje celes qe do te duhet te perdoret me intuite, guxim e pa frike nga cdo shqiptar qe deshiron te beje biznes. Pas studimit te objektit te biznesit, pas verifikimeve e riverifikimeve te sakta te tregut, me numera, mos hezitoni te perdorni instrumentat e politikes financiare amerikane. Perdorini dollaret qe japin bankat e shumellojeshme per te ngritur e shumefishuar bizneset.

    Natyrisht cdo hap do hedhur i menduar dhe ne kohen e duhur. Pa konsoliduar investimet fillestare, pa mare efektivitetin e projektuar apo supozuar mos u nxito. Keshtu ndodhi edhe me Adriatikun. Pasi ay u garantua ne praktike se 25 makinat e para punonin me leverdi, mbulonin shpenzimet e perditeshme, perballonin interesin e Bankes dhe jepnin nje fitim te garantuar hodhi nje nder hapat me te medha – duke investuar me sterguximshmeri ay ariti qe te kete sot 125 traqe dhe 250 trailere (rimorkjo per makinat e medha te transportit).

    5. Drejtim, organizim e teknologji bashkekohore

    Rritja e biznesit ne vellim kerkonte objektivisht ndryshime ne menyren e drejtimit e manaxhimit, koncepte te reja.

    Adriatiku i zgjidhi dhe po i zgjidh me zgjuarsi e zhdervjelltesi keto probleme. Ne radhe te pare mori disa klase per biznesin ne kolegj per te qene me familjar me konceptet e drejtimit te biznesit amerikan.

    Nga ana tjeter duke kapercyer konceptet e drejtimit, shume here artizanale te disa kompanive prone e shqiptareve ay perqafoi konceptet bashkekohore. Ngriti nje kompani te standarteve te perparuara amerikane, te manaxhuar nga profesioniste te afte e me pervoje. Kompania i neneshtrohet zbatimit me perpikmeri te legjislacionit amerikan, pa ju shmangur detyrimeve fiskale.

    Ka edhe disa karakteristika te tjera ne drejtimin e punes ne kompanine ne pronesi te Adriatik Shekos qe do te duhet te mbahen ne evidence dhe te aplikohet sipas rastit, vecorive e mundesive nga secila nga veprimtarite e shqiptareve.

    Permendem qe Adriatiku eshte bashkekohor. Cdo te thote kjo?

    Se pari, ay blen gjithmone makina transporti te reja, te teknikes dhe teknologjise me te fundit. Nuhatja prej biznesmeni e ka bindur se ndonese investon me shume ne blerjen e makinave te reja, ne fund te fundit, ne periudha 5 apo edhe 10 vjecare perfitimi nga nje makine e re eshte shumefish me i madh se nga blerja e nje makine te vjeter. (kjo per aresye te kohezgjatjes ne pune, kostos shume te larte ne veprimtarine e perditeshme qe kane makinat e vjetra, shumat e medha ne dollare qe lypsen per riparim e mirembajtje etj.). Nje zgjidhje e kesaj natyre te kujton ate proverbin qe mesa duket jo vetem e njeh por edhe e ka force levizese Adriatiku “nuk jam kaq i pasur sa te blej mallin e lire”.

    Se dyti, ka organizuar, nepermjet kompanive shume te specializuara dhe te mirenjohura e te fuqishme ne Amerike, sherbimin ne kohe teknik dhe me cilesi te larte te makinave ne 50 shtetet ku ato ndodhen. Me nje servis te tille te shkelqyer, ai mban ne gatishmeri teper te larte te gjitha makinat qe ka ne pronesi.

    Se treti, drejtimin bashkekohor e me teknologji te sofistikuar te veprimtarise se perditeshme te dhjetra makinave e rimorkiove. Kjo eshte bere e mundur ne saje te investimeve qe ka bere per t’u lidhur me sistemin satelit – drejtuesit e kompanise e dine ne cdo kohe te dites apo te nates se ku ndodhet ne teritorin e stermadh amerikan kjo apo ajo makine. Per numerin e makinave ne pronesi dhe per hapesirat qe ka Amerika nje system i tille satelitor eshte mese i domosdoshem. Kjo do te thote se Adriatiku e di mire se kur duhet te shpenzohet (“kur duhet te zgjidhet qeseja”) dhe kur jo. Kur eshte fjala per teknologji dhe sistemet bashkekohore ai nuk kursen. Fakti eshte se intuita e biznesmenit te shkathet ne veprim i thote se po “kurseve” per teknollogjine e drejtimit “humbjen” e ke te garantuar. E kunderta, po shpenzove ne teknologjine bashkekohore dhe me bashkekohore gjithmone je i fituar dhe kompania ecen perpara. E thene thjesht jo se Adriatiku eshte doreleshuar duke shpenzuar atje ku duhet dhe nuk duhet. Jo. Ai e di se duke shpenzuar 100 dollare sot, perfiton shumefishin ne punen e perditeshme.

    Adriatik Sheko eshte biznesmeni i kohes, shembull jo vetem per shqiptaro-amerikanet por edhe per vete shoqerine amerikane. Ay eshte nga ata qe, sikunder permendem pasi kaperceu “stazhin” e cdo shqiptari ne restorante apo ndertim deshironte te realizonte endren e tij te nisur ne Shqiperi – te vazhdonte te merej me biznes.

    Kur po shikoja me interes debatin per zgjedhjen e Guvernatorit te Kalifornise, ne nje moment mu kujtua Adriatik Sheko kur kandidati Arnold Schvacejneger i tha kandidadtit tjeter, ish Zv. Governatorit shprehimisht: ti nuk e di c’eshte biznesi, gjithmone e firmos cekun nga mbrapa per te mare rrogen qe te jep shteti. Une jam mesuar ta firmos cekun nga perpara, per te paguar punonjesit e mi.

    Natyrisht pa bere krahasime midis personaliteteve nuk mund te te mos te ngjalle simpati edhe veprimi i Adriatik Shekos – duke pranuar te firmose cekun nga mbrapa per 1-2 vjet, ai nxitoi te firmose ceqet nga perpara duke punesuar me dhjetera vete.

    A mund te bejme edhe ne shqiptaret e tjere nje veprim te tille? Natyrisht qe po. Vetem duhet guxim, guxim dhe guxim; duhet ti themi jo, jo dhe jo frikes e ngurimit; duhet te aktivizojme ne maksimum te gjitha aftesite tona te njohura e te panjohura, duhet te hidhemi ne aksion, duke pranuar ne ndonje rast edhe ndonje humbje. Pa humbje zor se ka fitim.

    Edhe ne veprimtarine e Adriatik Shekos jo cdo gje ka kaluar si ne vaj. Si per gjithe ekonomine amerikane ngjarje te tilla tragjike si ajo e 11 Shtatorit 2001, luftes ne Irak, rritja e papunesise, mbyllja e mijra kompanive nuk mund te mos ndikonin edhe ne veprimtarine e transportit e konkretisht ne kompanine prone e Adriatik Shekos. Problemi ne cdo rast shtrohet te njohesh faktoret negative, shkallen e ndikimit te tyre dhe mbi kete baze te maresh masa per te minimizuar humbjet dhe, pse jo, edhe per te perfituar. Adriatiku me zgjuarsi ka menjanuar lekundjet dhe humbjet si dhe ka gjetur rruge e shtigje te reja per te ecur gjithmone perpara.

    Ne biznes gjithmone dhe kurdohere do mbajtur parasysh rruajtja me fanatizem, per kaq sa mundesh, e raportit midis “kerkeses dhe ofertes”. Ky ekuiliber qe mund te vendoset me intuite, studime e kerkime eshte shume I nderlikuar. Prishja e tij con ne katastrofe ne shumicen e rasteve.

    Adriatiku do te thosha ka ditur te ruaj kete ekuiliber – ai ka investuar e investon brenda atyre raporteve qe e lejon ky ekuiliber. Per kete ai ka ditur me mjeshteri profesionale te krijoje lidhjet dhe baraspeshat e nevojeshme. Ay pothuaj 90% te veprimtarise se tij e kryen per tre “superfuqite e ekonomise amerikane”, nese mund ti quajme keshtu – GM, FORD dhe CHRYSLER. Pra, ka te garantuar kerkesen. Oferten e ka vete ne dore, investon per blerjen e kaq makinave sa eshte kerkesa. Nuk mund te ndodhe e njejta gje me biznesmene te tjere nese nuk kane lidhje te tilla. Nese supozojme se nje kompani blen 100 makina transporti dhe per to nuk ka kerkesa per transport, atehere ato mbeten pa pune, prishet ballanca midis kekeses qe eshte e vogel dhe ofertes qe eshte per punen e 100 makinave.

    Mesimi qe nxjerim ne kete rast eshte – para se te zgjerosh biznesin krijo lidhjet perkatese te domosdoshme ne treg qe ruajne raportin midis kerkeses dhe ofertes.

    Nje shenje e mire ne zgjerimin e biznesit te Adriatikut eshte se ay puneson gjithjmone e me shume shofere shqiptare.

    Jo vetem qe puneson por edhe nxit te tjeret te veprojne si ai. Ay nuk eshte aspak xheloz per sukseset e te tjereve. E kunderta sa here i jepet rasti u tregon rruget e menyrat si duhet vepruar. Me shembuj konkrete shpegon sesi blihet nje makine, si operohet, si lidhet kontrata e te tjera te kesaj natyre.

    Ketu eshte edhe nje mangesi e shtypit dhe medias shqiptare qe u duhet t’u kushtojne me teper vemendje ketyre problemeve. Por eshte edhe pergjegjesi e komunitetit qe nuk eshte e bashkuar ne ate mase sa te behet faktor ndikimi e nxitje per bizneset.

    6. Biznesin nuk e ndan nga humanizmi ne ndihme te shqiptareve

    Mesimet nga Adriatik Sheko si biznesmen na celin horizonte te shumta, na nxisin mendimin, na shtyjne per veprim.

    Por, nga Adriatiku secili nga ne duhet te nxitet e te njohe humanizmin, ndihmen qe ai jep per segmente te caktuara te shoqerise shqiptare dhe per komunitetin shqiptaro-amerikan. Eshte gje e mire kur i “mbush” xhepat plot per vete. Kjo eshte nder kerkesat e para te ekonomise se tregut. Nuk mund te jesh biznesmen i sukseseshem po nuk fitove, po nuk “mbushe” xhepat apo llogarite e bankes cdo dite e me shume.

    Akoma me mire eshte kur krahas biznesmenit je njeri, shpenzon disa “therime” nga fitimet e medha per qellime humane, kulturore, sportive e shoqerore. Ketu ka se cfare te shkruhet per Adriatik Shekon si njeri.

    Ne Shqiperi, ne qytetin e tij te lindjes ay mban gjithe ekipin e futbollit duke financuar pagat e futbollisteve dhe gjithe bazen materiale te nevojeshme. Perfitimi i Ersekes se varfer eshte i shumefishte. Futbollistet, zakonisht te rinj, me te ardhurat kane mundesi te vazhdojne shkollat e larta. Nje skuader futbolli ne Erseke mban gjalle shpirtin e banoreve, i nxit te shohin skuadren e tyre ne ngritje te vazhdueshme. Ne nje leter qe Sekretari i Klubit te Futbollit “Gramozi” z. Ilir Qirjako i shkruan Adreatik Shekos si President i ketij klubi shprehet keshtu: “Fale mbeshtetjes tuaj ne beme te mundur qe ekipi ne kete kampionat te ruaje vertet ngjyrat e Kolonjes, traditat me te mira ne vite, te jete me i kompletuar me baze materiale dhe te jete me nje trajtim me te mire financiar. Eshte eveniment per ju dhe per ekipin qe ju drejtoni per here te pare ne historine e futbollit kolonjar te veshin bluzen e “Gramozit” edhe lojtare Braziliane”.

    Edhe me te medha jane ndihmesat per komunitetin shqiptaro-amerikan te Michiganit, vecanerisht ne ate te arsimit, kultures, argetimit.

    Te gjithe jemi te shqetesuar nga nje dukuri jo e mire: femijte e lindur ne Amerike apo ata qe kane ardhur ne moshe te vogel kane shenja te dukeshme te hareses se gjuhes shqipe, vecanerisht asaj te shkruar. Kjo eshte nje dukuri qe do menjanuar qe ne shenjat e para. Eshte kjo aresyeja qe grupime shqiptaresh ishin ne kerkim te rrugeve per hapjen e disa klasave te mesimit dhe mbajtjes gjalle ne brezin e ri te gjuhes shqipe. Natyrisht problemi financiar ishte dhe mbetet nje nder pengesat kryesore. Ne kete rast Adriatik Sheko u tregua mese i gatshem. Fjalen ay nuk e ndan nga vepra. Vuri ne dispozicion te arsimit ne gjuhe shqipe te femijve te Michiganit 100,000 dollare, shume qe ende qendron e depozituar per shkak te pengesave organizative per hapjen e klasave.

    Per ti bashkuar me tej shqiptaret nuk eshte kursyer per te sponsorizuar ne aktivitete te tilla si “Nata Shqiptare e Michiganit”; nje mbremje muzikore-artistike shume e goditur e me vlera; pikniku i Mait ne nje nder parqet me te medha te Michiganit; koktej me rastin e “7 Marsit – dites se mesuesve”; ndihmat per televizionin, teqene; ndihmat sa here vine delegacione te larta te shtetit etj. Nuk mund te mos permendim gadishmerine e Adriatikut per te ndimuar sa here qe paraqitet rasti familjet ne nevoje.

    Ndersa suksesi si biznesmen e ve ate ne radhet e biznesmeneve me ze e shume me te vjeter ne kohe, ndihmat humanitare e fisnikerojne ate.

    Ne urojme qe, duke shtuar biznesin, te ardhurat, te mbaje gjalle gjithmone ndjenjat njerezore, atdhedashese e dashamirese ndaj bashkekombesve ketu ne Amerike, ne Shqiperi apo kudo ku ndodhen.

    Gjykoj se rasti Adriatik Sheko tregon per nje tip te ri biznesmeni, ate qe i duhet kominitetit shqiptar – biznesmen i sukseseshem e njekohesisht teper njerezor.

    I shkrova keto radhe se pari per te identifikuar se edhe ne radhet e shqiptareve te ardhur 10-15 vitet e fundit po dalin filizat e para te biznesmeneve te sukseseshem e potenciale. Eshte detyra e secilit nga ne te mesoje nga pervoja e tyre. Kur te arijme te kemi disa qindra, pse jo edhe mijera biznesmene te kesaj shkalle, krijohen kushte qe edhe komuniteti shqiptar te fuqizohet me tej, ti degjohet zeri ne menyre me te ndjeshme ne politiken amerikane, krahas komuniteteve te tjera qe e bejne kete ne shkalle siperore. Dallendyshja e pare apo dallendyshet e para tregojne se po vjen pranvera. Por, kur vine gjithe dallendyshet atehere eshte pranvere e vertete. Kur dallendyshet e para te biznesmeneve shqiptaro-amerikane do te shndrohen ne tufe – eshte nje shenje e mire qe deshmon per gjallerimin e komunitetit shqiptar.

    Krijimi i shtreses se biznesmeneve apo kapitalisteve te rinj ka ndikime shume positive edhe ne Shqiperi. Si rregull, cdo shqiptar deshiron te investoje ne token e tij. Kete e tregojne shembujt e biznesmeneve te vjeter shqiptaro-amerikane qe po risin vazhdimisht investimet ne Shqiperi, nder te cilet me ne ze eshte zoti Ekrem Bardha. Edhe Adriatiku ka kohe qe vrojton, studjon, projekton per nje investim relativisht me vlere. Ende e ka “sekret”. Nuk jemi as kurioze dhe as xheloze. Ne kemi besim se dicka te madhe dhe me vlere do te beje per Shqiperine dhe shqiptaret.

    Kur te krijohen ata mijera biznesmene shqiptaro-amerikane, duke investuar ne Shqiperi sipas mundesive nga objektet me te vogla ne me te medhate, te bashkuar edhe me biznesmenet ne Shqiperi, do te ndryshoje krejt gjendja ekonomike e vendit. Jo vetem qe do te krijohet nje ekonomi shqiptare e zhvilluar e stabile por do te krijohet edhe me shume qetesi, ligj e regull.

    E kam kete bindje se shtresa e kapitalisteve te fuqizuar e te bashkuar, ne mbrojtje te interesave te saj do te drejtoje edhe politiken – do t’i thote ndal politikes se rruges dhe politikaneve rrugace, korupsionit te paskrupull e shume dukurive te tjera negative. Kjo shtrese e re pa as me te voglin dyshim do te dije te vendose ligj e regull.



    Dr. Teodor Kareco

    Michigan

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922
    Romano Prodi

    Shqiperia te ndihmoje vetveten

    Komisioni Evropian i ka bërë një thirrje të fuqishme Shqipërisë që të shpejtojë me zbatimin e reformave drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
    Në një intervistë ekskluzive për BBC-në pas botimit të raportit në të cilin Shqipëria vlerësohet se po bën progres, por jo të mjaftueshëm, presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi tha se rruga e Shqipërisë drejt integrimit në BE është e gjatë.

    Me zotin Prodi bisedoi Faik Luta dhe fillimisht e pyeti se çfarë dmth kjo, se Shqipëria ka shënuar progres, por jo të mjaftueshëm

    Prodi: Progres, por jo mjaft. Është shumë thjeshtë. Le të themi, kemi filluar të punojmë për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim. Këto janë rregulla të përpikta dhe është bërë progres sidomos në legjislacion, por jo sa duhet, sepse zbatimi i këtyre rregullave është shumë i ngadalshëm. Tensioni dhe mungesa e stabilitetit të sistemit vazhdojnë të jenë brengosëse. Prandaj ne i bëjmë thirrje, vërtetë i bëjmë thirrje Shqipërisë që të vrapojë më shpejt.

    BBC: A do të thotë kjo se rruga e Shqipërisë drejt BE-së do të jetë e gjatë?

    Prodi: Po, është e gjatë, por është shumë me rëndësi që filloi. Unë desha që ajo të fillojë. Në samitin e Selanikut, ishte befasi e madhe që arritëm marrëveshjen që nesër, natyrisht jo sot, të kemi mundësinë që të kemi të gjitha shtetet ballkanike brenda BE-së, sepse kjo është zgjidhja e vërtetë politike. Nuk mund të keshë stabilitet afatgjatë nëse nuk ke këtë raport me BE-në, për arsye ekonomike dhe politike. Këtë ia thashë Shqipërisë, por është edhe rrugë e gjatë, sepse vendi duhet të bëjë reforma dhe t'i zbatojë ato. Ne e bëmë planin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit, por zbatimi i këtij plani nuk është siç kam shpresuar. Por kjo nuk do të thotë se drejtimi është i gabuar. Drejtimi është i mirë, por shpejtësia nuk është e mirë.:

    Tensioni dhe mungesa e stabilitetit vazhdojnë të jenë brengosëse

    Romano Prodi

    BBC: Gjatë vizitës tuaj të fundit në Tiranë ju keni dhënë këtë këshillë - Stabilitet, stabilitet, stabilitet. A mendoni se Shqipëria ka patur stabilitetin e duhur gjatë kësaj periudhe?

    Prodi: Po ta vizitoj Shqipërinë tani siç shpresoj të bëj, sepse gjithmonë më pëlqen të shkoj në Shqipëri, edhe vetë ndihem si në shtëpi, unë do të përsëris stabilitet, stabilitet dhe stabilitet, sepse vërtetë nuk ka stabilitet brenda dy partive të mëdha dhe prandaj nuk ka stabilitet në vend. Çdo ditë tensione, probleme, konfrontime, përleshje dhe kjo nuk është ajo që duhet për vendin. Vendi ka nevojë për reforma dhe zgjidhje demokratike të problemeve. Në jetën politike duhet patur më shumë marrëveshje dhe më pak korrupsion. Që më pak të përdoren instrumentet publike për qëllime private apo qëllime partiake. Për këtë arsye duhet stabilitet, stabilitet, stabilitet

    BBC: Zoti Prodi. A jeni i kënaqur me atë që po bëjnë udhëheqësit politikë shqiptarë në kuadër të integrimit të mëtejmë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian?

    Prodi: Unë tashmë e shpjegova vetë duke thënë se dua që ata të luftojnë më shumë korrupsionin dhe të luftojnë më shumë për ndërtimin e institucioneve. Institucionet duhet të jenë të fuqishme. Parlamenti, institucionet gjyqësore, të respektohen nga të gjitha palët, në të gjitha anët e vendit dhe Shqipëria ka bërë progres. E dini, në Shqipëri ka jetë. Kur shikoj vendet e tjera dhe i krahasoj me Shqipërinë, Shqipëria është vend i gjallë. Nuk është vend i vdekur. Dhe kjo është shumë me rëndësi. Por pengesa është se kjo jetë nganjëherë nuk drejtohet në drejtimin e duhur dhe kjo e bën jetën demokratike aq të trazuar siç është në Shqipëri.

    BBC: A po bën BE-ja mjaft për të ndihmuar Shqipërinë drejt integrimit?

    Prodi: Më duhet të bëj përpjekje të jem i sinqertë kur flas edhe për veten time. Qëkur kemi filluar t'i afrohemi Shqipërisë, Bashkimi Evropian ka dhënë rreth 1 miliardë euro. Kjo është shumë e jashtëzakonshme dhe kemi filluar një dialog shumë produktiv politik. Edhe në samitin e Selanikut, unë dhe ne, u angazhuam për Shqipërinë. Natyrisht. Kurrë nuk është mjaft, sepse edhe për nga sasia, dimensioni, është e qartë se vendi mund të absorbojë më shumë, por kjo ishte puna maksimale që mund të bënim brenda kësaj periudhe dhe është në linjë me ndihmën për qeveritë e shteteve të tjera në atë zonë. Por ajo që do të doja të theksoj është se - thashë më parë se Shqipëria është shoqëri vitale - dua të përsëris këtë, sepse kur shkoni në vende të tjera, problemi është se keni shoqëri që nuk kanë mobilitet, nuk kanë fermentim njerëzish. Shqipëria i ka këto dhe problemi është të vihen në drejtimin e duhur. Ne po bëjmë përpjekje të ndihmojmë për këtë. Natyrisht nuk mund të ndërhyjmë në jetën e përditshme politike të Shqipërisë. Shqipëria është shtet sovran. Ne duam të ndihmojmë Shqipërinë të jetë sovrane, autonome, e fuqishme brenda strategjisë evropiane, por jo të zëvendësojmë veten me institucione. Këtë nuk mund ta bëjmë.

    BBC: Kur flitet për integrimin e BE me shqiptarët, gjëja e parë që ngrihet, sidomos tek të rinjtë shqiptarë, është liria e lëvizjes e cila sipas tyre do të zgjidhte shumë probleme përsa i përket situatës së tyre aktuale. Pse BE nuk u ofron shqiptarëve viza më të relaksuara? A mendoni ju se me një regjim më të relaksuar të vizave, tragjedi si ajo e Karaburunit nuk do të ndodhnin?

    Problemi i vizave duhet zgjidhur së bashku

    Romano Prodi

    Prodi: Problemi i vizave është shumë delikat, sepse është simbol. Nuk është e vërtetë, por merret si simbol i paritetit të një vendi. E kuptoj këtë, por dua të them se unë kam qenë mbështetës për të ndihmuar Shqipërinë që të ketë një ndryshim të shpejtë të regjimit të vizave, por më duhet t'ju them se në këtë situatë është shumë vështirë dhe ju më pyetët përse. Sepse na duhet një premtim që flet për luftën e fuqishme kundër krimit të organizuar. Na duhet një premtim nga një sistem gjyqësor që funksionon sipas rregullave të përpikta e të rrepta. Ne na duhet një premtim se po bëhet luftë kundër korrupsionit. Unë gjithmonë përpiqem të dëgjoj ndonjë lajm të mirë nga Shqipëria. Dëgjon një lajm të mirë e pastaj një episod në të cilin sheh se kriminaliteti nuk pengohet. Na ndihmo Shqipëri. Shqiptarë, na ndihmoni sepse unë jam gati, derisa të jem në Komisionin Evropian që të pranoj çdo sinjal të mirë për të çuar procesin e vizave përpara. Por çdo herë që kam filluar këtë, më është dashur të tërhiqem për shkak të problemeve reale objektive të policisë dhe kontrollit të kriminalitetit dhe sjelljeve. Pra, problemi i vizave duhet zgjidhur së bashku. Unë kurrë nuk mendoj se viza është instrument i përshtatshëm në raportet midis shteteve. Më i rëndësishëm është bashkëpunimi i policisë. Por deri në momentin kur nuk kemi këtë bashkëpunim, viza mendohet se është instrumenti i vetëm në duart tona. Pra, le të punojmë së bashku. Unë do të isha njeriu më i lumtur që të pezulloja regjimin e vizave.

    BBC: Cili është mesazhi juaj për shqiptarët, për udhëheqësit shqiptarë dhe qytetarët shqiptarë në këtë moment?

    Prodi: Keni një rast të madh, sepse për herë të parë në historinë tuaj të re keni mundësinë të hyni hap pas hapi njëherë në një zonë e pastaj në një Bashkim në të cilin siç e shihni ekziston një paritet i vërtetë. Ne jemi zgjeruar tani dhe kemi nga një komisioner për çdo shtet anëtar. Një komisioner për Gjermaninë me më shumë se 80 milionë njerëz dhe një komisioner për Maltën me më pak se 400 mijë banorë në mënyrë që të ruajmë paritetin dhe dinjitetin e vendit. E keni këtë rast dhe ju lutem kuptoni. Duke hedhur shikimin nga historia e juaj dhe nga e ardhmja drejt këtij rasti, ju lutem, mos hezitoni që në jetën tuaj politike të keni më shumë transparencë. Të na besoni se jemi seriozë. Ndihmoni veten dhe përgjigja ime është se ndihma jonë do të rritet.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922
    Nga 5000 zyrtarë, 4350 fshehin pasurinë

    Zyrtaret e larte te administrates publike shqiptare nuk denjojne te deklarojne pasurine e tyre. Kete e tregon raporti mjaft i ulet i dorezimit te modulareve perkates prane Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive. Deri tani jane dorezuar mbi 300 formulare nga ana e tyre; keto kane mberritur nga Presidenca, Kuvendi, Zyrat e Regjistrimit te Pasurive, etj. Por mungojne deshmitë nga ana e ministrive kryesore, madje edhe nga nje pjese e shtabit te Kryeministrise. Duhet thene se ne krahasim me te, institucioni i Presidences ka qene me korrekt duke realizuar dorezimin e nje pjese te mire te formulareve perkates deri ne 30 te tille. Edhe tre dite mbeten nga mbyllja e afatit perfundimtar te dorezimit te formulareve per deklarimin e pasurive nga zyrtaret e larte te administrates
    publike.
    Institucioni i Presidences eshte treguar me korrekt gjate procesit te mbushjes se formulareve per deklarimin e pasurise se zyrtareve te saj. Sipas te dhenave, para dy ditesh prane Inspektpriatit te Larte per Deklarimin e Pasurive jane dorezuar 21 formulare te mbushur nga punonjesit e Presidences. Nga ana tjeter, institucione te cilat i jane pergjigjur thirrjes se vazhdueshme te Inspektoriatit per Deklarimin e Pasurise ka qene edhe ministria e Arsimit dhe Shkences me 37 dorezime formularesh, ajo e Mjedisit me 12 te tilla si dhe ministria e Rregullimit te Territorit me 21 dorezime nga ana e punonjesve te saj. Nderkaq, kontribut kane dhene edhe disa ministra duke dhene shembullin e tyre te mire me dorezimin e formulareve te deklarimit te pasurive. Behet fjale per ministrin e Shtetit Marko Bello, ate te Industrise dhe Energjetikes Viktor Doda, ministri i Arsimit dhe Shkences Luan Memushi, ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve Spartak Poçi si dhe ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko. Dhe vetem 41 formulare nga ana e zyrtareve te Kuvendit, ku prej tyre numerohen 31 deputete.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Zyrtaret e larte te administrates publike shqiptare nuk denjojne te deklarojne pasurine e tyre
    aman o burr, sikur kane ndonje pasuri te madhe te shkretet... mos u bini ne qafe po lerini te qete te punojne per Shqiperine...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga sh.hasanaj
    aman o burr, sikur kane ndonje pasuri te madhe te shkretet... mos u bini ne qafe po lerini te qete te punojne per Shqiperine...
    Kan para keta kan edhe te shumt se jo pak , Ku jan ata para qe deri tash as gje nuk shkoi Shqiperia para, me nje rrug qe Asfallton ata Arsyetohen apo si? Kan para te mira sepse Vjedhja e shtetit i ka bo ata 1 dhe nuk besoj qe Presidenti i Amerikes nuk ka para me shum se Disa Shqiptar apo politikan ton..!!

    Gjith te mira.t
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17
    Llogaria e Mijëvjeçarit: Në nëntor zgjedhim vendet që do të ndihmojmë në 2005

    Shekulli

    TIRANE- Duke dëshmuar para tre ditësh përpara Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit, shefi ekzekutiv i Llogarisë së Sfidës të Mijëvjeçarit Pol Epwllgarth tha që vendet e “pragut” për vitin 2004 janë Shqipëria, Timori Lindor, Kenia, Sao Tome dhe Principe, Tanzania, Uganda dhe Jemeni. Këto vende kanë demonstruar përkushtim ndaj politikës së reformave të nevojshme për përmirësimin e kushteve për rritje ekonomike, por që ende nuk kualifikohen për asistencë nga MCA, tha ai. Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) e qeverisë së SHBA-së ka përzgjedhur shtatë vende për të marrë ndihmën e saj me qëllim që të përmirësojnë politikat e tyre dhe për të pasur shanse më të mira për t’u kualifikuar për ndihmën e synuar shumëvjeçare nga Llogaria e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCA), thotë Pol Epwllgarth, shefi ekzekutiv i MCC-së. Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Epwllgarth tha gjithashtu që duke filluar nga nëntori, MCC pret të përzgjedhë vendet që do të jenë të kualifikueshme për të marrë asistencë nga MCC duke filluar në vitin 2005. Këto vende do të ishin nga një grup prej 71 vendesh kandidate, ose ato që përmbushin kërkesën në lidhje me të ardhurat për frymë dhe klasifikohen për rezultatet e politikave të tyre sipas 16 treguesve të zhvilluar dhe monitoruar nga Instituti i Bankës Botërore, organizata joqeveritare “Freedom House’ dhe organe të tjera të pavarura nga qeveria e SHBA-së, tha Epwllgarth. Ai tha që është “kyçe” që Kongresi të miratojë “financimin e përshtatshëm” për MCC në buxhetin e ndihmave për jashtë për vitin fiskal që filloi më 1 tetor. Shefi i MCC tha që 13 nga 16 vendet e emëruara si të kualifikueshme për të marrë financime nga MCA nga buxheti i vitit 2004 tashmë kanë paraqitur propozime apo fletë-koncepte. Fletë-konceptet mbulojnë një gamë fushash që lidhen me rritjen ekonomike, duke përfshirë arsimin, ujin, mikro-kredinë, zhvillimin rural, zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit financiar, tha ai.
    Epwllgarth tha që shpreson se MCC do të nënshkruajë “një ose më shumë” prej transheve të para – ose marrëveshjeve formale – me një vend apo vende deri në fund të vitit 2004.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    ja kush eshte amerika, iluzioni i madh

    kush nuk di italisht ta perktheje me :

    http://babelfish.altavista.com/


    50 milioni di omicidi


    Consiglio a tutti coloro che ancora credono alla favola delle benevolenza americana verso il mondo intero, di leggere il libro "Gli ultimi giorni dell'impero americano" , di Chalmers Johnson edito da Garzanti.

    L'autore è professore emerito all'Università della California, non è comunista, né no-global e né antiamericano; è solo uno studioso che studia e pensa con la sua testa.

    Nel corso del libro si dimostra, oltre ogni ragionevole dubbio, che gli Stati Uniti sono stati responsabili di quasi tutti i conflitti degli ultimi 60 anni : dalla guerra di Corea all'ultima in Iraq.


    Hanno ucciso o fatto uccidere oltre 50 milioni di persone (soprattutto civili e principalmente bambini) .

    Per dirla con le parole di Robert McNamara, segretario di stato americano ai tempi di Jimmy Carter: se non fossero la nazione più (militarmente) forte del mondo, sarebbero stati condotti di fronte ad un tribunale mondiale, accusati di efferati crimini contro l'umanità. Una Norimberga moderna, moltiplicata per mille.

    Eppure, ad ovest (ed in Italia in particolare), ci sono ancora dei mentecatti che credono all'idiozia del paese democratico per antonomasia, che sacrifica le giovani vite dei suoi intrepidi figli, per soccorrere la libertà minacciata (da chi??) in ogni angolo del pianeta.

    Fu Jimmy Carter a scatenare la guerra in Afghanistan (contro l'ex Unione sovietica); ormai ci sono le prove certe: sei mesi prima dell'invasione dell'Afghanistan da parte dell'Armata rossa, Carter (il pallemosce) autorizzò la Cia (per iscritto) a fomentare la guerra. Lui e i suoi collaboratori volevano che anche l'Unione sovietica avesse il suo Viet-Nam.

    Quel progetto, costò la vita a due milioni di Afghani e fu portato a compimento indovinate da chi?

    Da Bin Laden, l'agente speciale della Cia per quell'operazione criminale .

    A seguito della sconfitta dei sovietici, la Cia appoggiò (strenuamente) l'insediamento dei Taliban al governo afghano: gli stessi Taliban che poi, stando alle successive stronzate raccontate al mondo, dissero di voler eliminare nel 2002 (per amore di democrazia, naturalmente). E qualche ****** ci ha pure creduto.

    Poi, nel 1979, spinsero Saddam Hussein a fare guerra all'Iran di Khomeini, reo (solo) di aver abbattuto il precedente (tanto spietato quanto imbelle) dittatore di quella nobile nazione: Rezla Pahlevi, un volgare criminale che aveva massacrato il suo popolo e si era arricchito leccando il culo dello zio Sam.

    Esattamente come fanno oggi i dittatori fantocci di Arabia saudita e Kuwait.

    Morirono milioni di iracheni e iraniani, mentre l'industria bellica americana vendeva armi ad entrambi (con qualche occhio di riguardo verso il pupillo di Ronald Reagan e George Bush padre: il "mitico" Saddam Hussein ).

    La vendita di armi all'Iraq continuo fino al 1990 (invasione del Kwait) ed oltre.

    Come poteva Bushino (George Walker Bush Junior) non sapere che Saddam Hussein non aveva armi di struzione di massa? Bastava che andasse a vedere le fatture delle industrie belliche americane, che fornivano il pupillo di suo padre.

    Dal 1945 in poi, gli Stati Uniti d'America hanno imposto e sostenuto al potere i peggiori criminali dell'umanità: Sukarno, Noriega, Marcos, Saddam Hussien, Pinochet (solo per citarne alcuni); hanno addestrato i servizi segreti di tutti i paesi (amici e nemici) alla repressione violente delle sommosse interne, hanno fomentato tutte le guerre del pianeta, hanno venduto armi a tutti coloro che avevano soldi per comprarle ed hanno fatto, direttamente o indirettamente, attentati omicidi in tutti e quattro gli angoli della terra (Italia compresa).

    Nel 1996 (ultimo dato noto) gli americani hanno venduto il 65% di tutte le armi che circolano nel mondo ; il fatturato dell'industria bellica rappresenta quasi il 25% del Pil statunitense ; capite perchè gli serve far scoppiare le guerre e far morire milioni di uomini innocenti?

    Nei quattro continenti, quasi un milione di soldati americani, sono (ufficialmente) stanziati per compiere la nobile missione di difendere la pace ed i confini territoriali dei loro alleati.

    Da chi è minacciata oggi l'Italia?

    Dalla Svizzera, dalla Slovacchia, oppure dall'Austria o dalla Francia?

    Da "N E S S U N O" !

    Eppure navi, aerei e soldati americani stazionano ancora sul nostro territorio!

    P E R C H E' ?

    Semplicissimo (almeno per chi ha ancora un po di cervello): sono truppe di occupazione . Esattamente come le legioni romane che presidiavano le province dell'impero.

    A Portella delle ginestre, un primo maggio, l'onorevole democristiano (cos'altro?) Scelba (noto per leccare le chiappe a chiunque sembrasse americano) accusò Salvatore Giuliano di avere sparato contro gli operai (comunisti) riuniti per la festa del lavoro. Oggi sta venendo fuori che furono i tiratori scelti della Cia; dovevano mandare un messaggio chiaro agli italiani (che, in quegli anni, stavano "virando" a sinistra): votare Pci e Psi alle successive elezioni politiche (dove si prevedeva una vittoria delle sinistre) era "pericoloso".

    Lo stesso metodo intimidatorio e criminale, fù usato in centinaia di altri casi, ovunque nel mondo, con lo stesso, identico scopo: dominare gli stati satellite (o alleati, come loro, ed i loro leccaculo, amano ancora chiamarli).

    Ebbene, è ora che ce ne rendiamo conto: su questo pianeta, non potrà esserci pace, fintantoché consentiremo a questi assassini di operare alla maniera loro ; dobbiamo dissociarci dalle loro sporche azioni criminali e prendere le distanze dalle loro manovre politico-militari.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 08-10-2004 më 11:37

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Qe Amerika ka bo shume pislliqe kete nuk e diskuton njeri "arun" por kjo nuk dote thote qe s'ka bo asnje gje te mire. Mbase llotaria i bie edhe Shqiperise per nje nga ato te mirat ...

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922
    ndoshta po probabiliteti eshte shume i vogel

    dhe po vazhduam ti mbajme syte tek ndihmat kjo do te thote qe duhet te vazhdoje akoma perjudha e tranzicionit

    dhe mesa di une amerika ka nje deficit publik qe te fut tmerrin

    do ishte me mire qe shqiptaret te fillojne ta ndryshojne gjendjen dhe jo shikojne cdo vit se sa ndihma do na japin te tjeret shtete

    jam i sigurt qe keto ndihma do humbasin nje zot e di se ku

  13. #13
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    ato ndihma do shkojne neper account-et e qeveritareve shqiptare ( i mean hujduteve shqiptare ) .. sic kane bere deri tani ..
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Përshëndetje!

    Po i ripërsëris edhe një herë këto dy shkrime,duke menduar se i përshtatën temës në këtë rubrikë.


    Speciale Shqipëria nuk plotëson standardet ...
    Keida Kostreci
    5 tetor 2004


    Shqipëria është një nga 17 vendet që nuk i plotëson standardet minimale ndërkombëtare të sigurisë në portet detare në gjithë botën. Një fakt i tillë, ka bërë që Roja Bregdetare Amerikane që ka hartuar listën, të besojë se në këto porte nuk janë marrë masat e duhura antiterroriste.
    Pasojat, nëse nuk përmirësohet gjendja, mund të përfshijnë që nga ndërprerja e ndihmave nga institucionet ndërkombëtare financiare, deri tek edhe tregtia me Shtetet e Bashkuara.

    Në bazë të një ligji amerikan të miratuar në vitin 2002 dhe të një Kodi të Organizatës Detare Ndërkombëtare të vitit 2004, Shqipëria nuk e plotëson nivelin minimal të sigurisë.

    Nga ana e Shteteve të Bashkuara, Roja Bregdetare duhet të vlerësojë sesa efektive janë masat kundër terrorizmit në vendet që zhvillojnë tregëti me to, në mënyrë që të mos hyjnë anije dhe kontenierë të pakontrolluar në 361 portet detare amerikane.

    Komandanti Joseph Lo Sciuto, zyrtar i Programit për Sigurinë Ndërkombëtare të Porteve në Rojën Bregdetare amerikane thotë se nga kontaktet me qeverinë shqiptare deri më 9 shtator kur Shtetet e Bashkuara hartuan listën, Shqipëria nuk kishte arritur t’i zbatonte plotësisht masat e parashikuara nga Kodi Ndërkombëtar për Sigurinë e Anijeve dhe Porteve, si për shembull procesin e dokumentacionit.

    “Nuk mund të themi që nuk ka masa sigurie, por për momentin ato nuk i plotësojnë standardet minimale ndërkombëtare. Megjithatë qeveria po punon intensivisht që t’i plotësojë ato dhe njëkohësisht po punon për të dokumentuar dhe miratuar vlerësime dhe plane për sigurinë në objektet portuale”, thotë komandanti Lo Sciuto.

    Ai thotë se autoritetet shqiptare parashikojnë që këto masa të merren deri në dimër. Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me organizata si Bashkimin Evropian dhe me institucione financiare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar që të sigurojnë grante apo hua që vende si Shqipëria të plotësojnë masat e sigurisë minimale në porte.

    “Synimi i ndihmës nga bankat është rritja e nivelit të sigurisë, të ndihmohet sistemi i transportit detar, që është shtylla kurrizore e ekonomisë botërore dhe kështu një drejtim që kanë studiuar institucionet financiare është një mënyrë për të standardizuar, apo identifikuar se cilat janë nevojat konkrete, në mënyrë që vendet të mos i përdorin paratë ndryshe nga ç’përcaktohet në studimet për zbatimin e kodit”, thotë zyrtari i Rojes Bregdetare.

    Ai shton se kjo i ndihmon organizatat financiare të thonë që do të donin që paratë të përdoreshin për këtë arsye specifike.

    “Dhe nëse ato përdoren për gjë tjetër, atëherë rrezikohet ndihma e ardhshme nga ana e këtyre institucioneve, gjë që nuk është në interesin e askujt”.

    Komandant Lo Sciuto thotë se sanksioni i fundit nëse nuk do të bëheshin përpjekje për të zbatuar kodin, do të ishte ndërprerja e marrëdhënieve tregëtare me atë vend, por ai nuk parashikon të ndodhë një gjë e tillë me Shqipërinë.

    “Aktualisht ajo që do të ndodhte do të ishte që një anije që ka qenë në një port shqiptar, kur të arrinte në Shtetet e Bashkuara do të përballej me masa të intensifikuara të sigurisë, ose para se të hynte në një port amerikan do të kontrollohej çdo gjë brenda anijes me hollësi”.

    Nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria, apo edhe Serbia dhe Mali i Zi që përfshihen në listë, nuk përbëjnë problemin kryesor. Nga Shqipëria për shembull vijnë vetëm 5 ose 6 anije gjatë gjithë vitit. Por vendeve si Nigeria, një nga eksportuesit kryesorë të naftës mund t’u preken interesat tregëtare, pasi me kalimin e kohës nëse nuk plotësohen kushtet minimale, Shtetet e Bashkuara do të intensifikojnë sigurinë në kufi dhe nuk do të lejojnë anijet t’u afrohen brigjeve, derisa të kontrollohen.

    Interesi i Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e porteve të veta përputhet në këtë rast me atë të vendeve të tjera, duke i ndihmuar ato që të rrisin nivelin minimal të sigurisë.




    nga:
    VOA

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Eurochambres: Aftësi e dobët prodhuese dhe eksportuese e firmave shiqiptare


    Raporti i Dhomës Evropiane të Tregtisë i rendit ato të fundit në rajon

    Megjithëse deri në anëtarësimin e plotë të të gjitha vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian do të duhen rreth dy dekada, prapëseprapë në institucionet e specializuara të Bashkimit Evropian po punohet që sot ndaj një mundësie të tillë. Siç dihet një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e anëtarësimit të Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjës, Shqipërisë dhe Federatës serbo-malazeze në BE luajnë edhe kriteret ekonomike, përveç atyre politike, apo atyre që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ekzistencën e një shteti funksional e të tjera.

    Kjo duket që ka qenë edhe arsyeja që Komisioni Evropian ka ngarkuar Dhomën Evropiane të Tregtisë, e njohur si Eurochambres, që të kryejë një anketim mbi gjendjen ekonomike në të pesë vendet ballkanike të Evropës Juglindore. Në mënyrë të veçantë ky studim u përqendrua në kapacitetin prodhues të 2.166 firmave dhe ndërmarrjeve private dhe shtetërore ballkanike si dhe në aftësitë e tyre për të çarë në tregjet e Bashkimit Evropian dhe për t’i bërë ballë konkurrencës së firmave perëndimore.

    Nga këto 2.166 ndërmarrje ballkanike, afro gjysma, përkatësisht 1.052 veprojnë në Federatën serbo-malazeze, 424 ishin nga Kroacia, 298 ishin bosnjake, 250 shqiptare dhe 142 e ushtronin aktivitetin e tyre në Maqedoni.

    Nga rezultatet e këtij anketimi dalin disa veçori të përbashkëta për të gjitha këto vende, por njëkohësisht edhe disa veçanti. Si veçori e përgjithshme rezulton se firmat ballkanike nuk e njohin mirë legjislacionin e BE-së përsa i takon të drejtave dhe detyrimeve që ato kanë për të eksportuar prodhimet e tyre në tregun evropian. Por po ashtu shihej se disa vende kishin përfituar më shumë se të tjerat në eksportin e mallrave të tyre jo vetëm në vendet e BE-së, por edhe brenda vetë vendeve të Evropës Juglindore. Në raport merrej shembulli kundërthënës i ndërmarrjeve maqedonase dhe atyre shqiptare.

    Sipas tij 22 për qind e firmave maqedonase eksportonin në vendet ballkanike më shumë se gjysmën e prodhimit të tyre të përgjithshëm, ndërsa firmat shqiptare që realizonin një shifër të tillë arrinin vetëm në 9%. Shqipëria ka po ashtu numrin më të vogël të ndërmarrjeve, prodhimet e të cilave janë të njohura dhe të pranuara nga BE-ja për sigurinë dhe cilësinë e tyre. Është pikërisht Maqedonia, me mbi 50% të ndërmarrjeve të cilave u njihet targa dhe prodhimet e tyre konsiderohen si të sigurta në tregjet e BE-së. Mbi 30% e ndërmarrjeve kroate dhe bosnjake e kanë këtë koeficient sigurie të cilësisë, ndërsa firma e ndërmarrjeve shqiptare të cilat njihen në Perëndim janë më pak se 20%.

    Ndërmarrjet shqiptare zënë po ashtu vendin e fundit për sa i takon sigurimit të kredive dhe investimeve nga bankat vendase dhe ato të huaja. Ndryshe duket gjendja për sa i takon njohjes së gjuhëve të huaja. Ndërmarrjet shqiptare kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish që komunikojnë në një ose më shumë gjuhë të huaja me partnerët e tyre tregtarë. Në raportin e sipërpërmendur, prapambetja e Shqipërisë justifikohej deri në njëfarë mase me traditën e saj të izolimit. Megjithatë tranzicioni specifik duket se ka ndikuar jo pak në rezultatet e dobta ekonomike, tranzicion që ka bërë që vendin e prodhimit tradicional të domateve, telave të bakrit dhe kromit për eksport ta zëvëndësojë ai i drogës, prostitucionit dhe banditizmit.


    nga:
    Deutsche Velle

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2004
    Postime
    15
    Arun """TURPPPPP"" kur arrin dhe i ben nje tabllo z Adriatik .
    per me teper mbi fjalet e te tjereve .

  17. #17
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    une ju pergezoj per temen i lexova me kujdes te tera postimet dhe kane shum kuptim dhe domethenie une kisha pak informacion per maredheniet italo-shqiptare por duhen perkthyer dhe nuk kam kohe se filluan dhe leksionet...

    Jane informacione shume te vlefshme per te tere shqiptaret kudo qe jane...

    Me respekt ElMajico...

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    1
    E Lexova,,por Une Mendoj Se Jo

    Te Gjith. Por Mund Te Them Se Ka Sa Te Duash

    100%

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50
  5. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •