Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983

    gazeta shqiptare:

    -----

    DOSSIER I

    Pėr herė tė parė Gazeta publikon letrat sekrete tė Enver Hoxhės tė shkruara me dorėn e tij nė 1983, nė lidhje me pyetjet qė hetuesit duhet t'i bėnin Fiqretit pėr Mehmetin

    Enveri: Ja pyetjet qė do t'i bėni Fiqret Shehut


    --------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Kėto dokumente mjaft tė rralla dhe autentike qė po botojmė nė shkrimin e sotėm, janė nė vazhdėn e atyre dhjetėra e dhjetėra dokumenteve dhe materialeve tė ndryshme arkivore, tė cilat janė pasqyruar prej vitesh nė faqet speciale tė rubrikės Dossier tė "Gazetės Shqiptare". Dokumentet nė fjalė, tė cilat tashmė disponohen nga redaksia jonė, janė disa letra nė dorėshkrime tė shkruara nga ish-diktatori komunist Enver Hoxha (me dorėn e tij), ku ai ka formuluar njė sėrė pyetjesh pėr Fiqret Shehun dhe veprimtarinė armiqėsore tė bashkėshortitit tė saj, ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, i cili vetėm pak kohė mė parė, nė mėngjesin e 18 dhjetorit tė vitit 1982, u gjet i vdekur nga njė plumb pistolete nė dhomėn e tij tė gjumit nė vilėn e re tė "Bllokut" ku ai banonte. Kėto dorėshkrime tė Enver Hoxhės me pyetjet pėrkatėse pėr Fiqretin, i pėrkasin periudhės sė fillimit tė vitit 1982, pak kohė pas vetėvrasjes (sipas versionit zyrtar) tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu, kur bashkėshortja e tij Fiqreti, sė bashku me dy djemtė, Skėnderin dhe Bashkimin, ishin arrestuar dhe mbaheshin tė izoluar nė burgun 313 tė Tiranės, tė akuzuar si "bashkėpunėtorė tė armikut Mehmet Shehu". Bashkė me kėto letra origjinale tė shkruara nga ish-diktatori komunist i Shqipėrisė, redaksia disponon edhe shumė nga procesverbalet (origjinale) hetimore, nė ngarkim tė Fiqret Shehut, tė bėra kryesisht nė periudhėn mars-qershor tė vitit 1982, tė cilat nuk janė bėrė publike dhe nuk e kanė parė asnjėherė dritėn e botimit. Disa procesverbale tė tjera hetimore nė ngarkim tė bashkėshortes sė ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, gazeta jonė i ka publikuar edhe nė disa numra tė saj (nė mesin e muajit gusht tė kėtij viti) dhe kėto qė disponojmė aktualisht janė tė tjera, por vijim i tyre nė tė njėjtėn linjė. Bashkė me "deponimet"e Fiqret Shehut, nė atė kohė ne botuam edhe "deponimet" e ish-ministrit tė Shėndetėsisė, Llambi Ziēishti, i cili, sė bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiu; ministrin e Brendshėm, Feēor Shehu dhe drejtorin e Sigurimit tė udhėheqjes, Llambi Peēini, u ekzekutuan nė 16 shtator tė vitit 1983, duke u konsideruar si bashkėpunėtorė tė Mehmet Shehut. Pas publikimit tė "deponimeve" tė Fiqret Shehut dhe Llambi Ziēishtit, ku ata dėshmonin tė gjitha "makinacionet se si kishin vepruar pėr shumė vjet pėr tė likujduar fizikisht Enver Hoxhėn", nė numrin e katėrt dhe tė fundit tė atij dossieri ne publikuam edhe dėshmitė e njėrit prej hetuesve qė morėn pjesė nė procesin hetimor ndaj "Grupit tė armikut Mehmet Shehu", i cili, ndonėse nuk pranoi tė dilte publikisht me emėr, dėshmoi pėr "Gazetėn" tė gjithė farsėn e atij procesi, duke u shprehur se tė gjitha pyetjet qė u bėheshin personave tė arrestuar, tė tė ashtuquajturit Grupi armiqėsor i Mehmet Shehut, vinin me porosi nga lart dhe ato ishin tė pėrpiluara e shkruara nga vetė Enver Hoxha me dorėn e tij. Pas shumė pėrpjekjesh e kėrkimesh, redaksia jonė mundi tė binte nė gjurmėt e kėtyre dorėshkrimeve tė Enver Hoxhės, tė cilat normalisht duhet tė ndodhen edhe nė Arkivin Qendror tė Shtetit, ku gjendet edhe i gjithė dokumentacioni arkivor i ish-Partisė sė Punės tė Shqipėrisė. Tė gjitha kėto dokumente arkivore mjaft tė rralla qė, siē thamė pak mė lart, nuk e kanė parė asnjėherė dritėn e botimit, ne po i botojmė tė plota, duke filluar qė nga numri i sotėm, duke menduar se ato shėrbejnė pėr tė hedhur dritė e pėr tė ndriēuar sadopak njė nga periudhat mė tė errėta tė historisė sė Shqipėrisė, atė tė regjimit komunist diktatorial tė Enver Hoxhės.


    Dorėshkrimet e Enver Hoxhės, me pyetjet qė ai ka hartuar e pėrpiluar nė fillimin e vitit 1982, pėr Fiqret Shehun, bashkėshorten e ish-kryeministrit Mehmet Shehu tė vetėvrarė (sipas versionit zyrtar tė asaj kohe) vetėm pak kohė mė parė, nė 18 dhjetorin e vitit 1981, janė tė shkruara me stilograf (bojė blu "Pelican"), nė disa fletė blloku shėnimesh me katrorė, (apo siē quhen ndryshe nga nxėnėsit: fletrore matematike), tė cilat Enveri i praktikonte shpesh. Mbajtja e shėnimeve nga ana e Enver Hoxhės nė blloqe tė tillė me katrore, veē tė tjerash konfirmohet edhe nga faksimilet e shėnimeve tė tij tė botuara edhe nė albumin luksoz me ngjyra, qė iu kushtua pas vdekjes sė tij, ku pjesa mė e madhe e shėnimeve janė tė shkruara nė tė tilla blloqe. Nė krye tė faqes sė parė tė dorėshkrimeve tė Enver Hoxhės ėshtė shkruar: "Pyetje pėr Fiqret Shehun" dhe mė pas janė radhitur pyetjet e shkruara nė formė poezish, duke u vėnė edhe numrat pėrkatės nga njėshi e me radhė. Disa nga pyetjet, si p.sh. katra apo gjashta, kanė dhe disa nėnpyetje, tė cilat Enver Hoxha i ka vėnė me gėrma nga a-ja tek d-ja. Ajo qė bie nė sy, po tė shihet ana formale e radhitjes sė pyetjeve, ėshtė se pas pyetjes sė katėrt, e cila ėshtė ndarė nė pesė nėnpyetje nga a-ja tek e-ja, Enveri nuk ėshtė treguar shumė i vėmendshėm, pasi i vazhdon pyetjet e tij duke filluar pėrsėri nga numri katėr. Pra, nė pyetjet e tij janė dy pyetje me numrin katėr.

    Pyetjet i transmentonte Ramizi me Nexhmijen

    Por, ajo qė ka mė shumė rėndėsi nė letrat me dorėshkrimet e Enver Hoxhės, nuk ėshtė renditja apo radhitja e tyre, por mėnyra se si ato pėrcilleshin deri tek hetuesit, qė ishin caktuar nė Grupin Special tė Hetuesisė sė Pėrgjithshme, pėr tė zhvilluar procesin hetimor nė ngarkim tė "Grupit armiqėsor tė Mehmet Shehut", ku, pėrveē Fiqret Shehut dhe dy djemve, Skėnderit e Bashkimit, bėnin pjesė dhe njė numėr i madh ministrash e funksionarėsh tė tjerė tė lartė tė cilėsuar si bashkėpunėtorė tė ngushtė tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu, si Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Nesti Nase, Llambi Ziēishti, Llambi Peēini, Mihallaq Ziēishti, Ali Ēeno, Gano Kodra, Xhavit Ahmetaga etj. Sipas njėrit prej ish-hetuesve tė atij procesi hetimor, i cili ka dėshmuar pėr "Gazetėn" nė lidhje me kėtė problem, bėhet e ditur se Enver Hoxha nuk kishte pėrpiluar pyetje vetėm pėr Fiqret Shehun, por edhe pėr disa nga "kokat" e tjera tė atij grupi, si Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Ziēishti, Nesti Nase e ndonjė tjetėr. Po sipas dėshmisė sė kėtij hetuesi, bėhet e ditur se pyetjet e pėrpiluara nga Enver Hoxha nė adresė tė personave tė sipėrpėrmendur nuk kalonin drejtpėrsėdrejti tek hetuesit e Grupit Special tė Hetuesisė sė Pėrgjithshme, por ato kalonin disa shkallė hierarkike tė regjimit tė asaj kohe. Lidhur me kėtė, ish-hetuesi nė fjalė, qė dėshmon pėr "Gazetėn" shprehet se janė tre variante me tė cilat pyetjet e Enver Hoxhės mund tė kenė mbėrritur tek hetuesit. Varianti i parė, sipas tij, ėshtė ai qė Enveri ia ka komunikuar ato njeriut mė besnik tė tij, Ramiz Alisė dhe mė pas Ramizi ka thėrritur Kryehetuesin e Republikės tė asaj kohe, Rrapi Mino, duke ia dhėnė me shėnime, ashtu siē i merrte nga Enveri. Varianti i dytė ėshtė ai qė Enveri ia ka besuar ato Nexhmijes, e cila mund dhe duhet tė ketė qenė bashkėpunėtore nė hartimin e pėrpilimin e atyre pyetjeve dhe mė pas ato janė transmetuar shkallė-shkallė deri sa kanė mbėrritur tek hetuesit e Grupit Special qė drejtoheshin nga Sokol Koleka, Thoma Tutulani e Pelivan Luēi. Ndėrsa varianti i tretė ėshtė ai qė Enveri ia trasnmetonte pyetjet ministrit tė Brendshėm, Hekuran Isai, dhe ky mė pas i kalonte ato tek Kryehetuesi i Republikės, i cili ua jepte ato vartėsve tė tij. Por ish-hetuesi i pėrmbahet dhe beson nė variantin e parė dhe tė dytė tė transmetimit tė pyetjeve, atė me anė tė Ramiz Alisė ose Nexhmijes, tė cilėt ishin dhe dy njerėzit mė tė besuar tė tij, qė kontrollonin dhe vendosnin pėr gjithēka.

    Pyetjet e Enverit dhe hetuesve pėr Fiqretin

    Nė pyetjen e parė qė Enver Hoxha ka pėrgatitur pėr Fiqret Shehun shkruhet: "Ē'di ajo pėr jetėn aventureske tė M. Shehut. a) nė Spanjė b) nė kampe pėrqėndrimi". Pas kėtyre pyetjeve, nė pikėn e dytė shkruhet: "Lidhjet e tij me agjenturėn amerikane, Gestapo, franceze". Kėto pyetje tė pėrpiluara nga Enver Hoxha, dhe tė shkruara me dorėn e tij, mė pas i jepeshin hetuesisė dhe ajo i rregullonte, duke i koncentruar apo zgjeruar ato sipas rastit. Kėshtu, lidhur me pyetjen e pikės sė dytė, ku thuhet: "Lidhjet e tij me agjenturėn amerikane, Gestapo, franceze", nė procesverbalin e Hetuesisė Speciale dy hetuesit ( D.P dhe S.F.), qė kanė marrė nė pyetje Fiqret Shehun, e kanė formuluar atė duke ia paraqitur asaj nė kėtė mėnyrė: "Na shpjegoni e pandehur, a ėshtė vėnė armiku Mehmet Shehu nė shėrbim tė agjenturave tė shteteve tė huaja? Nė rast se po, cilės agjenturė, nė ē'kohė ėshtė vėnė nė shėrbim dhe kur e keni mėsuar ju kėtė?"

    "Deponimet" e Fiqretes

    Pas pyetjes sė hetuesve, nė "pėrgjigjen" e Fiqret Shehut, e cila nė fund mban firmėn e saj dhe tė dy hetuesve nė fjalė, midis tė tjerash, shkruhet: "Kėto dyshime qė m'u kriijuan pėr tė kaluarėn e Mehmet Shehut, m'u forcuan me ēlirimin e Shqipėrisė e pikėrisht nė vitin 1945, kur nė vėndin tonė erdhi misioni amerikan. Mė kujtohet se nė kėtė kohė ne kemi banuar nė njė godinė qė sot ėshtė shtėpia e pritjes Nr.1, ndėrsa misioni amerikan ishte vendosur nė godinėn ku sot ėshtė Ambasada italiane. Nė kėtė kohė, njė ditė erdhi Mehmet Shehu dhe mė kėrkoi qė t'i bėnim njė vizitė mirseardhje misionit amerikan, nė krye tė tė cilit ishte ish drejtori shkollės teknike amerikane ku kishte mėsuar Mehmet Shehu. Kur Mehmet Shehu mė bėri kėtė propozim, unė i thashė: "Ē'duhet kjo vizitė, aq mė tepėr ē'dua unė pėr t'i uruar shefit tė misionit amerikan mirseardhjen?" Mehmet Shehu mė tha: "Unė e kam pasur drejtor shkolle dhe thjesht njė vizitė mirseardhje do t'i bėjmė". Sė bashku me Mehmet Shehun shkuam nė godinėn e misionit amerikan, ku na priti kryetari i misionit, Fulci. Mbja mėnd se nė atė rats atje kishte dhe njerėz tė tjerė nga tanėt, por mua s'mė kujtohen as emrat dhe as fytyrat, sepse nė fakt nuk i kisha parė ndonjėherė. Nė kėtė rast, Fulci duke iu drejtuar tė pranishėmve tha: "O bijt e mi, tani jeni bėrė tė mėdhenj dhe keni shumė punė pėr tė bėrė, prandaj veproni". Pas mbarimit tė vizitės, unė e pyeta Mehmet Shehun se ē'duhej kjo vizitė, cilėt ishin ata njerėz qė ishin tė pranishėm nė vizitė dhe unė nuk njoh asnjė, dhe nė formė vėrejtje shtova se s'duhet ta kishim bėrė kėtė vizitė. Ndėrsa ai m'u pėrgjegj, s'bėmė keq qė vajtėm, ndėrsa njerzit qė ishin atje, pėrgjithėsisht ishin ish nxėnės tė shkollės teknike. Kur Mehmet Shehu ishte ministėr i Punėve tė Brendėshme, viti s'mė kujtohet, ishte vendosur zyrtarisht qė tė liroheshin disa tė burgosur politikė. Me ketė rast nė njė bisedė qė mė bėri Mehmet Shehu mė tha se kishte marrė detyrė nga zbulimi amerikan qė sė bashku me tė tjetėr tė mundohej tė lironte nga burgu edhe disa tė dėnuar nga ish gjyqi i grupit tė intelektualėve si agjent tė zbulimit amerikan. Unė, mė tha Mehmet Shehu nė kėtė bisedė, do t'i liroj kėta nga burgu qė ata tė vazhdojnė tė punojnė e tė veprojnė nė shėrbim tė amerikanėve kundėr vėndit e rendit tonė. Unė i thashė Mehmet Shehut: "Ēėshtė kjo qė thua, si do t'i lirosh kėtė agjentė pėr tė punuar kundėr vėndit e rėndit tonė!" Ai m'u pėrgjigj: "Unė jam detyruar qė tė veproj kėshtu sepse qė kur kam qenė nxėnės nė shkollėn teknike amerikane, ish drejtori i kėsaj shkolle, Fulci mė ka vėnė nė shėrbim tė zbulimit sekret amerikan. Unė kur dėgjova Mehmet Shehun qė tha kėto fjalė, i thash duke qenė e tronditur: "Ēfarė bėre kėshtu Mehmet, po tani si do vej halli?" Me sa mė kujtohet koha e kėsaj bisede ka qenė viti 1953-1954. Pėrsa i pėrket mėnyrės se si armiku Mehmet Shehu ėshtė lidhur me agjenturat e huaja, si nė rastin konkret, ashtu edhe nė rastin qė do tė shpjegoj mė poshtė, sot pėr sot unė n uk do tė jap shpjegime…"
    (vijon nesėr)

    gsh..


    DOSSIER II


    Pyetjet e Enverit dhe Hetuesisė

    Nė pyetjen e tretė qė Enver Hoxha ka formuluar pėr Fiqret Shehun, lidhur me shpjegimet qė ajo duhej tė jepte pėr bashkėshortin e saj, Mehmetin, thuhet: "Lidhjet e tij me titistėt. Si ėshtė angazhuar prej tyre dhe si i mbante lidhjet me ta para dhe pas prishjes (1948)". Kėtė pyetje tė Enverit hetuesit e Grupit Special tė Hetuesisė sė Pėrgjithshme qė ishin caktuar pėr tė zhvilluar procesin hetimor ndaj tė ashtuquajturit "Grupi armiqėsor i Mehmet Shehut" ia kanė paraqitur Fiqret Shehut duke e formuluar nė kėtė mėnyrė: "Cila ėshtė veprimtaria armiqėsore konkrete qė grupi juaj, i kryesuar nga Mehmet Shehu, ka zhvilluar nė zbatim tė detyrave tė dhėna nga revizionistėt sovjetikė e jugosllavė, pėr tė goditur vijėn marksiste-leniniste tė Partisė nė Konferencėn e Partisė tė Tiranės tė vitit 1956?". Lidhur me kėtė pyetje tė hetuesisė, nė "dėshminė"e Fiqret Shehut e cila ndodhet nė process-verbalet e saj, midis tė tjerash shkruhet: "Unė kam folur se nė zbatim tė detyrave qė mė kanė vėnė jugosllavėt, kur isha Sekretare e Parė e Komitetit tė Partisė tė Tiranės, kam zhvilluar veprimtari pėr tė goditur vijėn e Partisė, si p.sh. nė Konferencėn e Partisė tė Tiranės. Veē sa kam shpjeguar pėr lidhjet e mija me elemnetė antiparti dhe armiq, unė sot do tė shpjegoj edhe se si ėshtė organizuar dhe drejtuar kjo punė armiqėsore direkt nga grupi ynė, i kryesuar nga Mehmet Shehu, sipas orientimeve qė i janė dhėnė atij nga Legata Jugosllave nė Tiranė. Para zhvillimit tė punimeve tė Konferencės sė Partisė tė Tiranės, Mehmet Shehu, nė linjėn e lidhjeve tė tija tė fshehta me sovjetikėt dhe unė me jugosllavėt, jemi orientuar tė punonim pėr tė aktivizuar elementė armiq dhe antiparti nė drejtim qė edhe nė vėndin tonė partia tė ndėrronte kursin marksist-leninist e tė fillonte i njėjti proces si nė Bashkimin Sovjetik e nė vėndet e demokracisė popullore. Pėr kėtė qėllim si platformė do tė ndiqej vija e Kongresit tė XX-tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik, meqėnse vija e kėtij Kongresi ishte plotėsisht nė favor tė jugosllavėve,sepse siē dihet, atje Jugosllavia u mor nė mbrojtje duke u konsideruar si njė vėnd socialist. Punė tė madhe me ne nė kėtė kohė bėri Legata Jugosllave. Siē kam shpjeguar nėpėrmjet Feēor Shehut nga Legata Jugosllave mua m'u caktua detyra qė duhej tė kryeja pėr aktivizimin e elementėve antiparti dhe armiq dhe unė nė mėnyrė tė kamufuar kam punuar me kėta elementė, disa prej tė cilėve me pyetjet e diskutimet qė bėnė dolėn hapur duke kėrkuar rishikimin e vijės sė ndjekur nga Partia e Punės sė Shqipėrisė qė nga prishja e marrėdhenieve tė vendit tonė me Jugosllavinė e deri nė 1956".

    "Lidhjet e Mehmetit brenda dhe jashtė"

    Nė njė nga pyetjet e tjera tė Enver Hoxhės pėr Fiqreten, ndėr tė tjera shkruhet: "Me kė kish lidhje Mehmet Shehu brenda dhe si i mbante lidhjet me jashtė?". Kėtė pyetje tė Enverit hetuesit e kanė ia kanė paraqitur Fiqretes duke e formuluar nė kėtė mėnyrė: "Ēfarė veprimtarie konkrete ėshtė kryer nga grupi i juaj armiqėsor nė rastin e zbulimit tė tė puēit nė ushtri, tė kryesuar nga Beqir Balluku, dhe sabotatorėve nė ekonomi tė kryesuar nga Abdyl Kėllezi?" Lidhur me kėtė pyetje, nė deponimet e Fiqret Shehut, midis tė tjerash thuhet: "Nė proceset e mia unė kam shpjeguar se Mehmet Shehu ka qenė organizator dhe frymėzues i i veprimtarisė komplotiste qė kryhej pėr tė goditur Partinė e Punės tė Shqipėrisė, nga grupi i puēistėve nė ushtri dhe i sabotatorėve nė sferėn e ekonomisė dhe tė organizimit shtetėror. Duke ekzistuar njė lidhje e tillė nė kėtė veprimtari armiqėsore, Mehmet Shehu qė ishte nė krye tė grupit tonė, qysh nė atė kohė ka marrė masat dhe masat qė nga zbulimi dhe demaskimi i veprimtarisė komplotiste tė mos shfrynte asnjė e dhėnė ose sinjal qė mund tė rrezikonte qoftė drejtpėrsėdrejti Mehmet Shehun, qoftė edhe ndonjė nga pjestarėt e tjerė tė grupit tonė armiqėsor. Nga bisedat qė kam zhvilluar nė atė kohe me Mehmet Shehun, unė jam ne dijeni tė kėtyre manipulimeve qė janė bėrė, si nė fazėn e hetimit tė kėtyre grupeve ashtu edhe nė periudhėn e mėvonėshme. Kur hetohej grupi i puēistėve nė ushtri, Mehmet Shehu mė ka thėnė se ai kishte udhėzuar Feēor Shehun qė tė merrte masa dhe hetimet tė pėrqėndroheshin nė drejtim qė puēistėt tė flisnin pėr veprimtarinė armiqėsore qė kishin kryer me njėri tjetrin ose nė bashkėpunim me kuadrot e tjerė tė ushtrisė qė u goditėn nga Partia si pjestarė tė kastės. Feēori ishte porositur qė me pretekstin e ruajtjes sė kuadrove e qė tė mos "hidhej" baltė mbi ta, me forma tė kamufluara t'u bėhej presion, sidomos Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Ēakos, qė tė mos flisnin pėr lidhje nė veprimtari armiqėsore me kuadrot e tjera dhe tė flisnin vetėm rreth fakteve qė dolėn nga Partia nė pleniumet e pestė dhe tė gjashtė tė Komitetit Qėndror. Nė njė bisedė tjetėr nė vitin 1970-71 qė mė ka bėrė Mehmet Shehu, mė ka thėnė se nėpėrmjet agjenturės sė huaj, sovjetike ose jugosllave, sakt kjo nuk mė kujtohet, ai ishte vėnė nė dijeni se nė ushtri vepronte njė grup armiqsh i kryesuar nga Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako etj, ndėrsa nė ekonomi njė grup qė drejtohej nga Abdyl Kėllezi, Kiēo Ngjela etj. Nė kėtė bisedė Mehmet Shehu mė ka thėnė se nga agjentura e huaj ishte porositur qė pa zbuluar veten si agjent, tė futej nė kėto grupe armiqsh, t'i organizonte dhe tė vepronte bashke mė to. Mė kujtohet se nė mars prill tė vitit 1972 kur sė bashku me Mehmet Shehun shkuam nė Paris, se ai do tė operohej, nė klinikėn ku u bė operacioni, tė professor Arnusit, njė ditė kishte shkuar njė person i veshur si mjek, tė cilin se njihte dhe se kishte parė nė atė klinikė. Kur unė shkova nė klinikė, Mehmet Shehu mė tregoi se ky person i ishte paraqitur si mjek, por nė fakt ishte njeri i agjenturės amerikane dhe i kishte dhėnė porosi Mehmet Shehut qė kur tė kthehej nė Shqipėri tė vepronte mė aktivisht pėr tė pėrmbysur pushtetin popullor nė Shqipėri. Ditėt e fundit tė marsit 1981 kur unė do tė shkoja pėr kontroll mjeksor nė Paris e Suedi, Mehmet Shehu mė dha njė porosi dhe mė tha: Nė Paris, tek hyrja kryesore e shtėpisė do takosh njė person dhe do tė japė diēka pėr mua, ti merre kėtė plaēkė, mbaje me vete dhe ta ruash me kujdes e do tė ma dorėzosh vetėm mua. Nė tė vėrtetė disa ditė para se tė largohesha nga Parisi tek hyrja kryesore e shtėpisė, pasi zbrita nga makina, tek pjesa me xhamllėk, m'u afrua njė person i panjohur pėr mua. Ky person kishte kėto karakteristika: Ishte i gjatė mbi mesataren, i holl, bjond dhe duke mė folur nė frėngjisht mė tha: "Kam njė pako tė vogėl pėr zotin Shehu". Nė kėtė kohė mė jep pakon dhe mė thotė t'ja japėsh vetėm zotit Shehu. Pakua qė mė dorzoi ishte me madhėsi sa njė pakte cigaresh dhe nė letrėn mbėshjtjellėse i adresohej e shkruar nė frėngjisht, zotit Shehu. Unė duike pasur parasysh porosinė e Mehmetit, e mora dhe e futa menjėherė nė ēantė dhe u largova. Pakon e mbaja gjithmonė me vete nė ēantėn e dorės dhe asnjėherė nuk e lija nė vende pa qenė e pranishme vetė. Disa ditė mė vonė pas marrjes sė pakos, unė kam shkuar nė Suedi pėr kontroll mjeksor dhe pasi kam qėndruar pėr dhjetė ditė, jam kthyer nė Shqipėri duke qėndruar dy tre net nė Itali. Mė datėn 2-3 dhjetor tė vitit 1981 mbasi Mehmeti i kishte bėrė njė letėr djalit nė Suedi, unė e gjeta shumė tė shqetėsuar nė dhomėn e tij tė punės nė katin e parė dhe kur e pyeta sepse je nė kėtė gjėndje, ai mė tha: Unė ty, lidhur me fejesėn e Skėnderit nuk tė kam treguar tė vėrtetėn, por atė fejesė unė e bėra jo nga e mira, por nga e keqja, Kur unė e pyeta pse nga e keqja, ai vazhdoi tė mė shpjegoi duke mė thėnė se ato qė bėra nė rini, po i vuaj nė pleqėri duke mė pėrsėritur faktin e vėnies sė tij nė shėrbim tė agjenturės amerikane. Po nė kėtė rast Mehmeti mė tha se nė pakon qė unė solla nga "miku i tij" nga Franca, mora porosi nga agjentura e huaj qė duhej tė veproja nė aktivisht pėr goditjen e vijės sė Partisė deri nė likujdimin e Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qėndror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, pėr kėtė qėllim ata mė dėrguan edhe helmin nė formė sheqerke dhe me veprim tė ngadalshėm qė unė ta pėrdor pėr tė likujaduar Sekretarin e Parė tė Komitetit Qėndror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė". Pėr kėtė ēėshtje unė do tė jap shpjegime tė hollėsishme mė vonė…Proces-verbalin pasi e lexova vetė dhe pasi pashė se thėniet e mija ishin shkruar drejt, i nėnshkruaj pa vėrejtje. E pandehura Fiqret Shehu (firma) Hetuesit S.F dhe D. P. (firmat)". Kėshtu thuhet nė njė nga procesverbalet e shumtė nė ngarkim tė Fiqret Shehut, i cili mban datėn 18 mars tė vitit 1982. Po si qėndron e vėrteta rreth kėtyre dėshmive?

    Mashtrimi i madh i Enverit

    Nga shumė dėshmi tė marra nga ata pak persona qė kanė mbetur gjallė nga ashtuquajturi Grupi armiqėsor i Mehmet Shehut, ashtu dhe nga njėri prej hetuesėve tė atij procesi, qė ka dėshmuar pėr "Gazetėn"( para pak kohėsh kur ne kemi botuar disa "dėshmi" tė tjera tė Fiqret Shehut dhe Llambi Ziēishtit,) bėhet e ditur se ai ka qenė njė proces farsė dhe i montuar sipas porosive dhe udhėzimeve Enver Hoxhės, me qėllimin e vetėm qė ai tė mbulonte eleminimin fizik tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu pėr tė cilin u tha se vrau veten. Si dėshmitė e Fiqret Shehut ashtu dhe tė gjitha dėshmitė e atij procesi janė hartuar e pėrpiluar nga vetė hetuesit, sipas porosive tė dhėna nga eprorėt e tyre nė bazė tė pyetjeve qė kishte hartuar mė parė vetė Enver Hoxha dhe mė pas tė pandehurve u janė marrė firmat nėn presione fizike dhe psiqike nga mė monstruozėt. Po kėshtu si Fiqreten ashtu dhe tė tjerėt hetuesit i kanė detyruar qė t'i lexonin me zė dėshmitė qė kishin parashkruar vetė dhe pa dijeninė e tyre ata i kanė incizuar dhe mė pas ato incizime u lexuan nė tė gjitha ndėrrmarrjet e qėndrat e punė kudo nė Shqipėri. Veē tė tjerash, farsa e porcesit tė "Grupit armiqėsor tė Mehmet Shehut" vėrtetohet mė sė miri edhe nga kėto dorėshkrime tė Enver Hoxhės (me pyetjet pėr Fiqret Shehun) qė po publikojmė nė kėto dy numra tė kėtij dossieri, tė cilat hedhin dritė duke konfirmuar katėrcipėrisht atė ēka ėshtė folur prej kohėsh pėr kėtė ēėshtje. Po tė shikojmė ato ēka ka shkruar Enver Hoxha nė veprat e tij nė "Tablo Sinoptike" pėr Mehmet Shehun, nė mes tė tjerash thuhet: "Nga hetimet pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut dhe nga dokumentet qė ka nė dorė Partia, rezulton se Mehmet Shehu ka qenė rekrutuar agjent i amerikanėve qė kur ndiqte shkollėn e Fulcit nė Tiranė…" Por kjo thėnie deklamative e Enverit e cila ėshtė dhe epiqendra e akuzave tė tij ndaj Mehmet Shehut, nuk qėndron dhe bie tėrsisht poshtė, pasi nuk ka qenė hetuesia ajo qė ka ngritur e para akuzat pėr Mehmet Shehun, por vetė Enveri. Kjo gjė shihet mė sė miri nga kėto dorėshkrime qė publikuam nė kėto dy numra tė gazetės sonė, tė cilat nuk kanė fare nevojė pėr koment, ashtu siē nuk ka nevojė pėr koment edhe ajo qė kemi theksuar nė shumė shkrime tė kaluara pėr kėtė ēėshtje. Pra, gjithshka qė lidhet me ēėshtjen e eliminimit tė Mehmet Shehut, u bė nga Enveri e Nexhmija pėr t'i hapur rrugėn pėr pushtet Ramiz Alisė, garantuesit tė sigurtė tė familjes Hoxha pas vdekjes sė Enverit.

    (Vijojnė nga numri i kaluar)


    PYETJE E ENVERIT PER FIQRET SHEHUN

    4. Si i mbante lidhjet Mehmet Shehu me shėrbimet e fshehta tė huaja: me amerikanėt-Inglezėt-Sovietikėt-Jugosllavėt etj.

    5. Ē'detyra kėto agjentura i kishin caktuar Mehmet Shehut? Si i kryente ai kėto
    a) Cila agjenturė ishte mė kėrkuesja dhe kėrcėnuesja.
    b) a kishte pėrplasje nė mes tyre?

    6. Cila agjenturė i kėrkoi qė tė vepronte?
    a) cili ishte pllani i veprimit tė M.Sh.
    b) Ē'kondita i vunė pėr tė vepruar?
    c) Me ē'anė ia vunė kėto detyra
    d) Me kė kish lidhje Mehmet Shehu brenda , dhe si i mbante lidhjet jashtė


    ----

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    moderator..mos i fshini keto se as vet si kam lexuar..


    gsh

    ---
    DOSSIER

    Dėshmitė e panjohura tė Ali Ēenos, shoqėruesit personal tė ish-kryeministrit Shehu, pėr ato qė i kėrkonin hetuesit nė qeli dhe nė sallėn e gjyqit pėr shefin e tij dhe Kadri Hazbiun

    "Pėrse mė kėrkonin tė implikoja Kadriun nė vrasjen e Mehmetit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Nė dy numrat e kaluar tė gazetės sonė publikuam disa letra me dorėshkrimet origjinale tė Enver Hoxhės, tė shkruara me dorėn e tij nė fillimin e vitit 1982, ku ishin pėrpiluar njė numėr pyetjesh pėr Fiqret Shehun, bashkėshorten e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, e cila nė atė kohė ndodhej e izoluar nė burgun 313 tė Tiranės, sė bashku me dy djemtė e saj, Skėnderin e Bashkimin, si dhe me disa ish-ministra dhe persona tė tjerė tė konsideruar si bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Mehmetit, si ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu, ministri i Brendshėm Feēor Shehu, ministri i Shėndetėsisė Llambi Ziēishti, ministri i Jashtėm Nesti Nase, zv/ministri i Brendshėm Mihallaq Ziēishti, shefi i sigurimit tė udhėheqjes Llambi Peēini, shoqėruesi i Mehmetit Gani Godra, komandanti i truprojeve Ali Ēeno, berberi i hotel "Dajtit" Xhavit Ahmetaga etj. Publikimi i atyre letrave tepėr sekrete dhe tė panjohura deri mė sot ndriēoi dhe hodhi dritė mbi njė nga ngjarjet mė tė pėrfolura dhe shumė tė diskutuara, sidomos nė shtypin e pasviteve '90, atė tė eliminimit fizik tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Publikimi i atyre dokumenteve nga ana e "Gazetės Shqiptare" si tė thuash zyrtarizoi atė qė ėshtė diskutuar prej kohėsh, se Enver Hoxha ishte ai qė ideoi, drejtoi dhe organizoi tė gjithė goditjen ndaj tė ashtuquajturit "Grupi armiqėsor i Mehmet Shehut", qė nga pėrpilimi i pyetjeve nga ana e hetuesisė e deri te dėnimet pėr gjithėsecilin nga tė akuzuarit e atij grupi. Bashkė me dorėshkrimet e Enver Hoxhės pėr pyetjet qė duhej t'i bėheshin Fiqretit, nė dy numrat e kaluar ne publikuam edhe disa nga procesverbalet e hetuesisė me "dėshmitė" e Fiqret Shehut, te tė cilat dukej qartė manipulimi dhe montimi i gjithēkaje qė ishte shkruar aty. Por, pėr tė mėsuar diēka mė shumė nga ai proces hetimor, ne iu drejtuam njėrit prej tė paktėve persona tė mbetur gjallė nga ai grup, zotit Ali Ēeno, komandantit tė truprojeve tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu, i cili, pas shumė kėrkesave, pranoi tė flasė pėr "Gazetėn", duke na dhėnė intervistėn qė po botojmė nė kėtė shkrim.


    Zoti Ali, pas ngjarjes sė 18 dhjetorit tė vitit 1981, kur shefi juaj, kryeministri Mehmet Shehu, u gjend i vdekur nė dhomėn e tij tė gjumit, ēfarė ndodhi me ju?
    "Pas asaj ngjarjeje mua mė mbajtėn gjysmė tė izoluar pėr dhjetė ditė me radhė, gjoja nė dispozicion, dhe mė pas mė thėrritėn nė ministri, ku mė komunikuan se isha caktuar pėr tė shkuar nė Gostimė tė Elbasanit, me detyrėn e komandantit tė kompanisė nė njė prej reparteve ushtarake qė ndodhej atje".

    A e pranuat ju atė detyrė qė ju caktuan?
    "Unė nuk kisha asnjė lloj dėshire pėr tė shkuar atje dhe i pyeta ata qė 'nuk kishte ndonjė vend kėtu afėr Tiranės', por ata mė thanė se kėshtu kishte vendosur Partia. Kjo ishte njė shprehje shabllone, qė pėrdorej shpesh nė atė kohė dhe nuk mund ta kundėrshtoje lehtė. Kėshtu qė edhe unė u detyrova dhe shkova atje ku mė caktuan, nė Gostimė tė Elbasanit, me detyrėn e komandantit tė kompanisė".

    Sa kohė qėndruat nė atė detyrė nė Gostimė tė Elbasanit?
    "Atje kam qėndruar pėr afro tre muaj, deri ditėn qė mė arrestuan.

    Para se tė flasim pėr arrestimin tuaj, a mund tė na thoni se si ju trajtuan gjatė atyre tre muajve. Me njė fjalė, a ndiqeshit dhe a survejoheshit nga Sigurimi i Shtetit?
    "Gjatė gjithė asaj periudhe kohe qė unė qėndrova nė Gostimė tė Elbasanit, isha vazhdimisht nėn kontrollin e rreptė tė njerėzve tė Sigurimit tė Shtetit, qė mė ndiqnin nė ēdo hap qė bėja dhe nuk mė ndaheshin pėr asnjė ēast. Njė pjesė tė atyre njerėzve qė mė ndiqnin, unė i njihja si fytyra, pasi i kisha parė gjatė kohės qė kisha shėrbyer nė Tiranė pranė ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Njerėzit e Sigurimit mė ndiqnin e mė survejonin kudo qė shkoja nė tren, nė autobus, apo nė qytetin e Elbasanit, kur dilja ndonjėherė. Survejimi im bėhej fare hapur, madje dhe njerėzit e komandės sime ma kishin thėnė me gojėn e tyre se kishin urdhėr pėr tė mė ndjekur kudo qė lėvizja, jo vetėm kur vija nė Tiranė, por edhe kur shkoja nė Cėrrik apo nė Elbasan".

    Si e kujtoni arrestimin tuaj?
    "Mua mė kanė arrestuar gjatė kohės qė isha duke ngrėnė bukė. Dikush qė ishte aty nė mensė mė tha: 'A del pak jashtė?', dhe nė momentin qė unė dola, pa mbaruar akoma bukėn, menjėherė m'u hodhėn nė qafė e mė lidhėn kėmbė e duar. Pėr tė mė arrestuar mua kishin ardhur dhjetėra forca speciale tė policisė, si dhe njė grup hetuesish tė Hetuesisė Speciale tė Tiranės, a thua se po arrestohej Hamit Matjani".

    Ku ju ēuan pas arrestimit?
    "Pasi mė arrestuan, mua mė nisėn menjėherė me njė 'Gaz' pėr nė qelitė e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit. Atje, pasi mė lidhėn me zinxhirė kokė e kėmbė e me duar prapa, mė vunė dhe njė kaskė nė kokė. Qelia ku mė futėn ishte e shtruar me dėrrasa dhe pėrveē katėr mureve, aty nuk kishte asgjė tjetėr. Mė pas aty sollėn dy batanije tė vjetra, tė cilat i varėn nė njė gozhdė nė mur dhe mė thanė se me to mund tė mbulohesha. Kur unė u thashė se si mund tė mbulohesha kur i kisha duart tė lidhura prapa, ata mė thanė: 'Bėj si tė duash'".

    Sa kohė keni qėndruar nė atė gjendje aty nė atė qeli?
    "Ashtu i lidhur kokė e kėmbė me zinxhirė, unė kam qėndruar pėr tre muaj me radhė".

    Pasi ju futėn nė atė qeli, pas sa kohėsh dhe kush jua komunikoi akuzėn se pse ishit arrestuar?
    "Akuza m'u komunikua qė ditėn e parė qė mė futėn nė qeli, nga hetuesi Sokol Spiro Koleka, i cili ishte caktuar nga Hetuesia Speciale e Tiranės pėr tė bėrė procesin hetimor ndaj meje".

    Pas komunikimit tė akuzės, pėr ēfarė ju pyeste hetuesi Sokol Koleka?
    "Qė nė fillim, kur mė mori nė pyetje, Sokol Koleka mė tha: 'Do tė pranosh tė gjitha ato qė tė themi ne, sepse ato janė nė interes tė Partisė'".

    A mund tė na i thoni konkretisht se pėr ēfarė ju thoshte hetuesi Koleka?
    "Sokol Koleka mė thoshte shumė gjėra, por mė kryesoret qė mė kujtohen ishin kėto: 'Ēfarė bisedash ke dėgjuar t'i nga Mehmet Shehu pėr Fultzin? Ti duhet ta dish se Mehmet Shehu me Fultzin duheshin shumė me njėri-tjetrin. A ėshtė takur Mehmeti me Titon nė vaporin 'Queen Elisabet' dhe ēfarė kanė biseduar ata me njėri-tjetrin? A e dini ju se Mehmet Shehu e ka pasur njeri shumė tė afėrt Kadri Hazbiun dhe a dini gjė se ēfarė porosish i kishte dhėnė Mehmeti atij nė lidhje me komplotin qė kishin pėrgatitur? A e dini ju se Kadriu me Mehmetin do tė rrėzonin avionin me tė cilin udhėtonte Enver Hoxha dhe udhėheqėsit e tjerė tė Partisė kur ata do tė shkonin nė Moskė? Na trego se pėrse Mehmet Shehu e porositi bastunin me fishek nga mjeshtri i uzinės sė Gramshit, tė cilin mė pas e solli me transferim nė Tiranė. Ti e ke ditur dhe ke qenė nė dijeni se kėtu do tė vinte banda e Xhevdet Mustafės dhe ti do tė veproje bashkė me ta sipas udhėzimeve qė tė kishte dhėnė Mehmet Shehu. Na trego, sepse ju e dini qė Kadri Hazbiu ka qenė kryesori i grupit tuaj dhe pėrderisa grupi juaj nuk arriti dot qė tė vriste Sekretarin e Parė tė Komitetit Qendror, Enver Hoxhėn, Kadri Hazbiu shkoi nė vilėn e Mehmetit natėn e 17, duke u gdhirė 18 dhjetori, dhe i tha atij qė tė vriste veten, se ishit zbuluar".

    Po pas kėtyre qė ju thoshte hetuesi Koleka, pėr ēfarė ngulmonte mė tepėr ai qė ju duhet tė pranonit?
    "Nga akuzat mė kryesore qė ai mė thoshte se unė duhet tė pranoja, ishin kėto: 'Prano qė me porosi tė Mehmet Shehut, ti ke dashur tė vrisje Sekretarin e Parė tė Komitetit Qendror tė Partisė (Enver Hoxhėn) dhe do tė pėrmbysnit pushtetin popullor. Prano se ke qenė ndėrlidhės i Mehmet Shehut me agjenturat e huaja dhe se ke dalė shpeshherė jashtė i dėrguar nga Mehmeti pėr t'u lidhur me kėto agjentura. Prano se t'i ke qenė pjesėtar i bandės sė Xhevdet Mustafės nė komplotin qė kishit organizuar pėr tė vrarė Sekretarin e Parė tė Komitetit Qendror tė Partisė (Enver Hoxhėn). Prano se ke qenė ndėrlidhės e poliagjent i armikut Mehmet Shehu me agjenturat e huaja. Prano se natėn e vrasjes sė Mehmetit ti nuk ke qenė me shėrbim dhe ke shkuar atje me porosi tė Kadri Hazbiut, pasi ke qenė edhe ti njė nga pjesėtarėt e komplotit". Kėto ishin disa nga akuzat qė mė kėrkonin t'i pranoja, por mė kryesorja qė ngulte kėmbė hetuesia, ishte ajo qė unė tė pranoja se atė natė qė kishte vrarė veten Mehmet Shehu, nė vilėn e tij kishte vajtur Kadri Hazbiu. Kjo ishte akuza kryesore qė bėhej dhe Sokol Koleka mė thoshte se duhej ta pranoja me ēdo kusht, pasi ajo ishte nė interesin e Partisė. Por unė nuk pranoja asnjė nga akuzat qė mė bėheshin dhe u thosha se 'nuk mund ta pranoj atė gjė, kur nė fakt Kadri Hazbiu nuk ka ardhur fare atė natė te vila e Mehmet Shehut'. Pasi unė nuk i pranoja ato qė mė kėrkoheshin, Sokol Koleka mė thoshte: 'Prano pėr kėto qė po tė kėrkojmė, se kėtu do tė vdesėsh, ti nuk ke pėr tė dalė i gjallė qė kėtej pa pranuar kėto qė po tė themi'. Por unė e kisha ndarė mendjen pėr tė mos pranuar asgjė nga ato qė mė kėrkonin, pasi jo vetėm qė ato nuk qėndronin dhe nuk ishin aspak tė vėrteta, por e dija qė po tė pranoja e kisha tė sigurt se mė priste plumbi".

    Pasi nuk pranonit akuzat qė ju bėheshin, a pėrdorėn tortura fizike ndaj jush?
    "Gjatė gjithė periudhės prej 18 muajsh qė unė kam qėndruar nė qeli i lidhur kokė e kėmbė me zinxhirė, si nė Elbasan e mė pas nė burgun e Tiranės (rep. 313), ndaj meje janė bėrė tortura nga mė ēnjerėzoret, si fizike, ashtu dhe psikike. Hetuesi Sokol Koleka, pasi mė ulte nė tavolinėn qė ishte e fiksuar nė beton, hipte nė karrige dhe vinte ****ėt te kaska qė kisha nė kokė e pinte duhan pėr minuta tė tėra. Sokoli mė thoshte: 'Kėtu do tė vdesėsh, po nuk pranove, djali yt ka rėnė nga kati i katėrt, prandaj prano qė ta lėmė qė ta shikosh ashtu tė vdekur'".

    Vetėm Sokol Koleka ka qenė hetuesi juaj, apo ke pasur dhe tė tjerė?
    "Nė fillim ishte vetėm Sokol Koleka, por mė vonė sollėn dhe dy tė tjerė, Bashkim Cakėn dhe njė tjetėr, qė quhej Flamur, tė cilit fatkeqėsisht nuk ia mbaj mend mbiemrin. Por, pėr kėta tė dy nuk mund tė ankohem, sepse ata janė sjellė nė mėnyrėn mė tė shkėlqyer ndaj meje. Them nė mėnyrėn mė tė shkėlqyer, pasi jo vetėm qė nuk mė preknin me dorė, por Flamuri shikonte nga dera e dhomės qė tė mos e shihte njeri dhe mė fuste ndonjė gjė nė gojė, duke mė ushqyer, pasi unė isha i lidhur kėmbė e duar. Mė kujtohet njė rast, kur Bashkim Caka bėnte gjoja se po mė godiste mua, dhe nė atė moment, Sokol Koleka qė si duket e kishte pėrgjuar nga vrima e ēelėsit, hyri brenda gjithė nerva dhe pasi i mori shkopin e gomės nga dora, i tha: 'Jo ashtu', dhe filloi tė godiste mbi mua me sa fuqi kishte".
    Gjatė hetuesisė, a ju ballafaquan me ndonjė nga tė arrestuarit e tjerė qė konsideroheshin si bashkėpunėtorė tė "Grupit armiqėsor tė Mehmet Shehut"?
    "Mua mė ballafaquan disa herė me tė arrestuarit e tjerė, si me Fiqretin, dy djemtė e saj, Skėnderin e Bashkimin, Llambi Peēinin e ndonjė tjetėr qė s'mė kujtohet pėr momentin, pasi kanė kaluar plot 24 vjet nga ajo kohė. Tė gjithė ata jo vetėm qė nuk mė akuzuan pėr asgjė, por mė merrnin nė mbrojtje, duke thėnė se unė isha i pafajshėm. Mė kujtohet kur mė ballafaquan me Fiqret Shehun, ajo u tha hetuesve: 'Mirė me ne, por me kėtė ē'patėt. Ky vetėm hap e mbyll derėn, kaq ka bėrė. Pėr kėtė djalė nuk kam se ēfarė tė them'".
    (vijon nesėr)

  3. #3
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    me ate "kane kaluar 24 vjet qe atehere" ja paskan fut kot... me siguri gabim shkrimi
    RIPPR

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Acid_Burn pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk ja ka fut kot i ngrati jo..
    2004 minus 1981.. bejne plot 24 vjet..

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta shqiptare


    --

    DOSSIER II

    Dėshmia e Ali Ēenos, ish-truprojes sė Mehmetit: "Kadriu i tha nė gjyq Aranit Ēelės: 'Unė vras 500 si ty dhe dorė tek Enver Hoxha nuk vė. Pėrkundrazi, unė shuaj dynjanė pėr atė njeri"

    "Si e demaskoi Kadriu nė gjyq agjentin Halit Bajrami"


    -----------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet intervistės ekskluzive tė 61-vjeēarit Ali Ēeno, ish-komandant i truprojes sė kryeministrit Mehmet Shehu, u njohėm me dėshmitė e tij lidhur me ato qė i ndodhėn pas natės sė 18 dhjetorit tė vitit 1981, kur shefi i tij, ish-kryeministri Shehu, u gjend i vdekur nga njė plumb pistolete nė dhomėn e gjumit, nė vilėn e re tė porsandėrtuar nė Bllokun ku banonte udhėheqja e lartė komuniste. Sipas dėshmisė sė Ēenos, pas vrasjes sė shefit tė tij, atė e mbajtėn, pėr afro dhjetė ditė, gjysmė tė izoluar nė Tiranė dhe mė pas e thėrritėn nė ministri, ku i komunikuan urdhrin e transferimit pėr tė shkuar si komandant kompanie nė njė repart ushtarak nė fshatin Gostimė tė Elbasanit. Nė atė detyrė Ali Ēeno qėndroi pėr afro tre muaj, nėn survejimin e rreptė tė organeve tė Sigurimit dhe komandės sė atij reparti, tė cilėt ia kishin thėnė hapur se ata kishin urdhėr qė ta ndiqnin e kontrollonin nė ēdo hap tė tij. Pas tre muajsh, teksa Aliu ishte duke ngrėnė drekė nė mensė, atė e arrestuan me dhjetėra forca speciale tė ardhura enkas nga Tirana, tė cilat i udhėhiqnin hetuesit e Hetuesisė Speciale tė Tiranės. Pas arrestimit, tė lidhur kėmbė e duar me zinxhirė, Aliun e hipėn nė njė "Gaz" dhe e dėrguan nė qelitė e Degės sė Brendshme tė Elbasanit, ku hetuesi Sokol Spiro Koleka i komunikoi akuzėn, duke i thėnė: "Prano tė gjitha ato qė do tė themi ne, sepse janė nė interesin e Partisė". Pas kėsaj, hetuesi Koleka filloi pyetjet ndaj Aliut, duke i kėrkuar atij t'i thoshte ēfarė dinte dhe ēfarė kishte dėgjuar pėr ish-shefin e tij, Mehmet Shehun, nė lidhje me Fultzin, takimin me Titon nė transoqeanikun "Queen Elisabet", marrėdhėniet e Mehmetit me Kadri Hazbiun, bandėn e Xhevdet Mustafės, planin e grupit armiqėsor tė kryesuar nga Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu pėr eliminimin fizik tė Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė Enver Hoxha dhe pėrmbysjen me dhunė tė pushtetit popullor nė Shqipėri. Por njė nga akuzat mė kryesore qė i kėrkonin Aliut tė pranonte, ishte ajo qė: Kadri Hazbiu kishte shkuar natėn e 17 duke u gdhirė 18 dhjetori nė vilėn e Mehmetit dhe i kishte thėnė atij tė vriste veten, pasi planet e tyre ishin zbuluar. Por, pasi Aliu nuk pranonte tė dėshmonte rreth atyre akuzave tė sajuara, hetuesi Sokol Koleka filloi t'i bėnte tortura fizike dhe psikike nga mė monstruozet. Nė pjesėn e dytė tė kėsaj interviste ekskluzive qė po botojmė nė numrin e sotėm, do tė njihemi me gjyqin ndaj tė ashtuquajturit "Grupi armiqėsor i Mehmet Shehut", ku Ali Ēeno ishte njėri nga tė akuzuarit e atij grupi.
    (vijon nga numri i kaluar)


    Zoti Ali, po pas arrestimit tuaj, me familjen ēfarė ndodhi?
    Siē ju thashė dhe nė fillim tė kėsaj interviste, ndaj gjithė tė arrestuarve janė pėrdorur nė fillim tortura psikike. Pėr t'i detyruar tė arrestuarit qė tė pranonin akuzat qė u bėheshin, fillonin presionet ndaj familjeve tė tyre. Kėto presione janė bėrė edhe ndaj bashkėshortes sime, me qėllim qė ajo tė dėshmonte kundėr meje. Kur ajo nuk pranoi nė mėnyrė kategorike qė tė dėshmonte kundėr meje, e mbajtėn tre ditė tė izoluar nė hetuesi.

    Pėr ēfarė e kanė pyetur ato tre ditė qė e mbajtėn nė hetuesi bashkėshorten tuaj?
    Asaj i thoshin: "Ēfarė rrobash sillnin shokėt e Aliut nga jashtė, ēfarė marrėdhėniesh kishte Aliu me njerėzit e familjes Turdiu, kush erdhi tjetėr nė shtėpinė tuaj atė ditė qė Skėnder Shehu u takua me Silva Turdiun pėr t'u ndarė, ēfarė thoshte Aliu atė ditė qė u vetėvra Mehmet Shehu" e lloj-lloj pyetjesh tė tjera tė kėsaj natyre. Pasi bashkėshortja ime nuk pranoi tė dėshmonte kundėr meje dhe tė bashkėpunonte me Sigurimin, ashtu siē u kėrkohej tė gjithė familjarėve tė tė arrestuarve, atė e internuan familjarisht nė fshatin Bėrsnik tė Gramshit. Presionet ndaj familjes sime nuk u ndanė dhe nė internim. Po kėshtu, katėr ditė para se unė tė dilja nė gjyq, hetuesi im, Sokol Koleka, i bėri presion bashkėshortes sime qė ajo tė dilte dėshmitare e rreme nė gjyq kundėr meje. Sokoli e pyeste atė, duke i thėnė: "A e donte shumė Kadri Hazbiu burrin tuaj, Ali Ēenon? Ēfarė bisedonte Mehmet Shehu me Aliun?" etj., etj. Kur bashkėshortja ime, Jeta (Flaga), u thoshte atyre se Aliu rrinte gjithė kohėn nė punė dhe nuk bisedonte nė familje pėr problemet e punės, Sokol Koleka e kėrcėnoi duke i thėnė: "Do ta presim gjuhėn". Kėshtu si familjes sime, Sigurimi dhe hetuesia u kanė bėrė presione tė shumta pothuaj tė gjithė familjarėve tė grupit tonė, deri ditėn qė dolėm nė gjyq.

    Cilėt ishin personat qė ndodheshin tė arrestuar nė atė kohė bashkė me ju nė atė qė quhej "Grupi armiqėsor i Mehmet Shehut"?
    Qė nė fillimin e hetimeve, tė ashtuquajturin "Grupi armiqėsor i Mehmet Shehut" e kishin ndarė nė dy grupe: nė njėrin bėnin pjesė ushtarakėt dhe nė tjetrin civilėt. Nė grupin e parė tė ushtarakėve ishin: ish-ministri i Mbrojtjes Popullore Kadri Hazbiu, ish-ministri i Punėve tė Brendshme Feēor Shehu, ish-zv/ministri i Punėve tė Brendshme Mihallaq Ziēishti, ish-drejtori i Sigurimit tė udhėheqjes Llambi Peēini, unė (Ali Ēeno), ish-oficeri shoqėrues i Mehmet Shehut Gani Kodra dhe ish-berberi i hotel "Dajtit" Xhavit Ahmetaga (Pėllumbi). Ndėrsa nė grupin e dytė, tė civilėve, bėnin pjesė: Fiqret Shehu, Skėnder e Bashkim Shehu, ish-ministri i Shėndetėsisė Llambi Ziēishti dhe ish-ministri i Punėve tė Jashtme Nesti Nase. Po kėshtu, ndarė nė dy grupe, u zhvillua edhe procesi gjyqėsor nga Gjykata e Lartė.

    Para se tė flasim pėr zhvillimin e procesit gjyqėsor, a mund tė na thoni se si janė trajtuar gjatė hetuesisė pjesėtarėt e tjerė tė dy grupeve qė pėrmendėt ju mė lart?
    Ndaj gjithė tė arrestuarve, qė nė ditėt e para tė izolimit, janė bėrė tortura psikike nga mė monstruozet, nė mėnyrė qė t'i detyronin pėr tė pranuar akuzat qė u bėheshin nga hetuesit, tė cilėt i kishin shkruar vetė procesverbalet hetimore qė mė parė dhe i sillnin aty tė gatshme. Fiqretes i thonin: "Prano tė tė falim jetėn, se ndryshe do t'i pushkatojmė dy djemtė". Procesverbalet e shkruara qė mė parė, hetuesit ua jepnin nė dorė tė arrestuarve dhe u thoshin qė t'i lexonin me zė, e nė fund, po tė ishin dakord, t'i firmosnin. Disa nga tė arrestuarit, duke mos e ditur qė ata po incizoheshin nė mėnyrė tė fshehtė nga aparaturat qė kishte vendosur Sigurimi qė mė parė nė ambientet ku zhvillohej procesi hetimor, i lexonin akuzat me zė. Dhe kėto kaseta janė ato qė u pėrdorėn mė pas nėpėr qendrat e punės kudo nė Shqipėri, ku thuhej se Fiqret Shehu po dėshmonte me gojėn e saj tė gjithė komplotin qė ishte bėrė pėr vrasjen e Enver Hoxhės dhe pėrmbysjen e pushtetit popullor nė Shqipėri. Tė gjitha ato ishin makinacione tė pėrdorura nga Sigurimi dhe Hetuesia Speciale, sipas porosive qė u jepeshin nga lart.

    Po tortura fizike a u janė bėrė tė arrestuarve tė dy grupeve qė thatė mė lart?
    Tortura janė bėrė nga mė ēnjerėzoret ndaj tė gjithė atyre qė nuk pranonin tė firmosnin procesverbalet qė kishte pėrpiluar mė parė hetuesia. Kėshtu, pėrveē meje qė jam torturuar nga Sokol Spiro Koleka, nė mėnyrėn mė ēnjerėzore janė torturuar edhe Kadri Hazbiu, Llambi Peēini e Feēor Shehu, tė cilėt nuk pranonin t'i firmosnin akuzat qė u bėheshin, pasi ata kishin qenė vetė ustallarėt e atyre punėve. Kadri Hazbiun e kanė torturuar barbarisht, duke e mbajtur nė njė kafaz me hekura derisa ia thyen tė gjitha dhėmbėt. Kur fillonin torturat ndaj tė arrestuarve, nė mėnyrė qė tė mos dėgjoheshin tė bėrtiturat e tyre jashtė mureve tė qelive tė burgut 313 ku ndodheshim ne, ndizeshin disa gjeneratorė qė i kishin sjellė aty apostafat pėr kėtė punė. Tortura na janė bėrė edhe nė prezencėn e kryeprokurorit Rrapi Mino dhe tė kryetarit tė Gjykatės sė Lartė Aranit Ēela. Ndėrsa mua mė torturonin, Araniti mė thoshte: "Hė, pranoji akuzat, se kėshtu do Partia, pėrndryshe do hash plumbin".

    Sa kohė zgjati hetuesia dhe kur filloi gjyqi ndaj jush?
    Hetuesia jonė zgjati nga janari i vitit 1982 e deri nė gushtin e vitit 1983, ndėrsa gjyqi filloi pak ditė mė vonė, diku aty nga fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit.

    Ku u zhvillua gjyqi ndaj jush dhe kush e kryesonte trupin gjykues?
    Njė apo dy seancat e para tė procesit gjyqėsor ndaj nesh u zhvilluan nė ambientet e Gjykatės sė Lartė dhe tė gjitha seancat e tjera mė pas u zhvilluan nė ambientet e burgut 313, nė njė sallė tė improvizuar. Transferimi i gjyqit nga ambientet e Gjykatės sė Lartė pėr nė ato tė burgut 313, ishte njė lojė e Sigurimit, pėr t'i dhėnė atij procesi ngjyra sa mė tė bujshme, se gjoja transporti i tė pandehurve nga burgu 313 te Gjykata e Lartė paraqiste rrezikshmėri tė lartė, pasi shumė agjentura tė huaja ishin tė interesuara pėr tė rrėmbyer Kadri Hazbiun e tė arrestuarit e tjerė, qė ishin njerėzit e tyre. Gjyqi ndaj nesh u zhvillua me dy grupe. Nė tė parin, atė tė ushtarakėve, bėnin pjesė: Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini, Mihallaq Ziēishti, unė (Ali Ēeno), Gani Kodra dhe Xhavit Ahmetaga. Ndėrsa nė grupin e dytė, atė tė civilėve, bėnin pjesė: Fiqreti me dy djemtė, Skėnderin e Bashkimin, Llambi Ziēishti dhe Nesti Nase. Gjyqi ndaj grupit tonė tė ushtarakėve zgjati dy javė, ndėrsa ai ndaj civilėve zgjati njė javė. Kryetar i trupit gjykues ishte Aranit Ēela, ndėrsa prokuror Rrapi Mino. Gjyqi zhvillohej me dyer tė mbyllura dhe pėrveē neve tė pandehurve e trupit gjykues, aty nė sallė nuk kishte asnjeri tjetėr. I vetmi njeri qė lejohej tė hynte ishte njė kameraman, i cili vetėm sa vinte kasetėn dhe dilte jashtė menjėherė.

    Ēfarė akuzash iu bėnė Kadri Hazbiut dhe ēfarė qėndrimi mbajti ai nė gjyq?
    Pothuaj pėr tė gjithė ne tė pandehurit akuzat ishin tė njėjta. Edhe Kadriun e akuzuan pėr shumė gjėra, duke i thėnė se kishte dashur qė tė pėrmbyste me dhunė pushtetin popullor, se kishte sjellė bandėn e Xhevdet Mustafės pėr tė vrarė Enver Hoxhėn, se kishte shkuar te Mehmet Shehu natėn e 17-18 dhjetorit pėr t'i thėnė se duhej tė vriste veten, pasi plani i tyre ishte zbuluar etj., etj. Por Kadri Hazbiu mbajti njė qėndrim burrėror nė gjyq dhe nuk pranoi asnjė nga akuzat. Qėndrim burrėror nė gjyq mbajti edhe Feēor Shehu me Llambi Peēinin. Kur e ngritėn pėr tė dėshmuar Kadriun nė gjyq, ai ēoi kėmishėn dhe tregoi tė gjithė trupin e fashuar nga plagėt e shumta qė i kishin bėrė duke e torturuar. Kur Aranit Ēela i tha Kadriut se ai kishte sjellė bandėn e Xhevdet Mustafės pėr tė vrarė Enver Hoxhėn, Kadriu iu pėrgjigj: "Unė vras 500 si ty dhe dorė tek Enver Hoxha nuk vė. Pėrkundrazi, unė shuaj tė gjithė dynjanė pėr atė njeri, aq shumė e dua. Tė gjitha akuzat ndaj nesh janė shpifje dhe falsifikime. Banda ėshtė njė lojė juaja dhe ajo ėshtė kurdisur me urdhėr nga lart, me qėllim qė tė na zhdukni ne". Pas kėsaj, Aranit Ēela dha urdhėr qė nė sallė tė vinte pėr tė dėshmuar Halit Bajrami, njėri nga tre pjesėtarėt e bandės sė Xhevdet Mustafės qė ishte kapur i gjallė.

    Ēfarė dėshmoi Halit Bajrami kundėr Kadri Hazbiut?
    Nė mes tė tjerash, Halit Bajrami i tha nė gjyq Kadriut: "Bandėn e ka organizuar Kadri Hazbiu me urdhėr tė Mehmet Shehut, pėr tė pėrmbysur pushtetin popullor me dhunė dhe pėr tė vrarė Enver Hoxhėn. Ti na ke sjellė, banda ka qenė e organizuar dhe e drejtuar nga ti, Kadri".

    Cila ishte pėrgjigjja e Kadriut pas akuzave tė Halit Bajramit?
    Pas akuzave, Kadriu iu drejtua Halitit duke i thėnė: "Ēfarė flet ti, mor maskara, unė tė kam sjellė ty tė vrasėsh Enver Hoxhėn. Ti je agjenti ynė dhe ne tė kemi peshuar me dollarė. Unė t'i di ty pėrmendsh kodin, parrullat, ku ke hyrė e ku ke dalė, ku jemi takuar bashkė, brenda dhe jashtė vendit. Unė t'i them me vende se ku tė kemi pritur". Pas kėsaj, Kadriu e shau mbarė e prapė Halitin, duke mos i lėnė gjė pa thėnė dhe nė fund iu drejtua trupit gjykues: "Hė mo, e morėt vesh se kush ėshtė ky?" Pas demaskimit qė i bėri Kadri Hazbiu agjentit tė Sigurimit, Halit Bajramit, Halitin e nxorėn jashtė dhe nuk e sollėn mė nė gjyq pėr tė dėshmuar kundėr nesh.

    A pati debate tė tjera mes Kadri Hazbiut dhe Aranit Ēelės?
    Pati shumė debate mes tyre. Mė kujtohet njė rast kur Kadriu i tha Aranitit: "Ju e keni mbytur pa gjyq Teme Sejkon".

    Cilat ishin fjalėt e fundit tė Kadriut nė gjyq?
    Nė fund Kadriu tha: "Unė i partisė kam qenė, i partisė jam dhe i partisė do vdes"

    Si e mėsuat pushkatimin e Kadriut, Feēorit, Peēinit dhe Llambi Ziēishtit?
    Kur i morėn pėr t'i pushkatuar, atyre u vunė nga njė thes nė kokė dhe u kishin lidhur kėmbė e duar. Ne nuk dėgjuam hapa atė natė, pasi siē thashė, herė pas here ndiznin gjeneratorėt. Por tė nesėrmen, policėt e gardianėt qė silleshin shumė mirė me ne, na bėnė shenja me duar, duke na treguar se ata tė katėr i kishin ekzekutuar.

    A shpresonin ata se do t'u falej jeta?
    Nuk e besoj. Mė kujtohet njė rast kur prisnim pėr tė hyrė nė sallėn e gjyqit. Llambi Peēini i mori leje njė polici duke i thėnė: "T'i jap njė cigare Aliut, se nuk shihemi mė nė kėtė dynja".

    Ju jeni ndėr tė vetmit qė nuk u ekzekutuat nga grupi i ushtarakėve. Gjatė kohės sė vuajtjes sė dėnimit, a jeni ndier ndonjėherė i rrezikuar pėr jetėn?
    Shpeshherė jam rrezikuar. Nė njė rast nė kampin e Batrės, njerėzit e Sigurimit mė futėn dinamit nėn jastėk.

    Nė mbyllje tė kėsaj interviste, a mund tė na thoni cili ėshtė mendimi juaj pėr Mehmet Shehun: vrau veten apo e vranė?
    Mehmet Shehu nuk e vriste kurrė veten. Unė ua kam thėnė juve personalisht edhe mė parė, se gota qė ndodhej nė krevatin e Mehmetit, u zhduk nga ekspertėt qė erdhėn aty nė mėngjes dhe ata nuk mė thanė asnjė fjalė kur unė u bėrtita se ku e ēuan gotėn. Ata morėn me cilėsinė e provės materiale gjėra pa asnjė vlerė dhe si mund tė mos merrnin gotėn me tė cilėn Mehmeti pinte kamomil natėn. Kuptojeni vetė se pse e bėnė atė gjė.

    gsh

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Postime
    553

    Pėr: Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983

    Interesant

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar refet pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983

    keto jane genjeshtra me ujqer dhe dhelpra qe fshehin realitetin; te qeshuren e derrit apo njeriut me fat.

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Ramiz Alia pritet nė Kosovė si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  3. Letrat e Shen Palit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 17:33
  4. Letrat e Shen Palit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2006, 20:55
  5. Intervistė me nusen e Nexhmie Hoxhės
    Nga Fjala e drejte nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •