Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 53
  1. #21
    Rock`n`Roll Maska e TheUnforgiven
    Anëtarësuar
    15-05-2007
    Vendndodhja
    Hometown
    Postime
    25
    nuk e ka tere fajin vetem uni pr sepse jemi ne nje situate transicioni dhe duhet te kaloj nje kohe pak me e gjate deri sa te rregullohen disa çeshtje si p.sh.: vet universitei i prishtines, politika, ekonomia etj.
    ne jemi vetem ne fillim keshtu qe nuk mund ti fajesojme profesorat apo politikanet sepse edhe ne kosovaret e kemi pjesen me te madhe te fajit dhe duhet te punojme me shum deri sa te rregullohen ca çeshtje.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2008
    Postime
    1

    fakulteti ekonomik

    Une jam student ne vitin e IV te studimeve ne fak Ekonomik ne drejtimin tim Menaxhment dhe Informatike, akoma provimi nga bazat e te dhenave me Access mbahet sikur ne "shekullin 18". Modeli: ke Pc para vetes, e mer detyren nga profesori-esha, realizimin e ben ne Pc kurse duhet ta shkruash te teren ne leter, po te rastisi te kesh zgjidhjen e detyres nga grupi i mehershem ti je me fat pasi qe e merr 10 me 5 minuta qe qendron ne provim, ngase profa nuk vjen me te shiku se qben ne kompjuter, profes intereson se qfar shkruan ne lete. Besoni ose jo, ka 8 vite qe krijoj, menaxhoj dhe mirembaj baza te te dhenave, kurse ne ket provim kam deshtuar nje here dhe po lutem ta jap ne kete afat edhe pse akoma nuk e di se si?

    realiteti yne.


    tema esht shume e qelluar

    kaloni mire

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga RTP Lexo Postimin
    Moza

    Nese keni deshmi ne keto gjera qe i thue,pse ateher nuk ngreni padi?

    Ju nuk duhet lene njerez te pandergjegjshem te bejne marrina te tilla.
    Grupi juaj qe ata i kane hjek nga lista e pranimit dhe ua kane terhje ato pike pa arsyje,grumbulloni ca te holla dhe paditni ne gjyq.

    Le te jet ky mesim per te ardhmen.
    Kjo qe thoni ju nuk mund te ndodh ne KOsove sepse infrastruktura ligjore ekziston vetem dejuro jo edhe defakto nuk ekziston sundimi i ligjit.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    UP fillon bashkëpunimin me universitete izraelite

    Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Hebraik në Jerusalem dhe Universitetin Ben Gjurion në Bersheve.

    Universiteti i Prishtinës ka thelluar bashkëpunimin universitar edhe me universitetet izraelite. Gjatë vizitës, së rektorit të Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova në Izrael, ai është takuar me rektorin dhe prorektorët e Universitetit Hebraik në Jerusalem dhe udhëheqësit e Universitetit Ben Gjurion. Zyrtari për informim në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Isuf Iberdemaj, tha për Radio Kosovën, se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi ndër universitar dhe nënshkrimi i marrëveshjeve më këto dy universiteteve.
    Universitetit Hebraik në Jerusalem, llogaritet se është universiteti i parë në Izrael si për nga koha e themelimit, po ashtu edhe për nga renditja për të arriturat shkencore. Ky universitet është i njohur edhe për nxjerrjen e tetë nobelistëve nga fusha të ndryshme, duke filluar me Ajnshtajnin, që ishte edhe njëri ndër iniciatorët dhe themeluesit e këtij Universiteti. Ndërkaq, Universitetit Ben Gjurion, mban emrin e themeluesit të shtetit Izraelit dhe njihet ndër universitetet më me renome në Izrael, për të arriturat në shkencë, sidomos viteve të fundit.

    Krerët e Universitetit të Prishtinës, gjatë kësaj vizite janë njoftuar me punën dhe të arriturat e këtyre universiteteve si dhe me mënyrën e organizimit dhe menaxhimit të tyre. Rektori Rugova me bashkëpunëtorë, është takuar edhe me disa dekanë të fakulteteve të ndryshme, me të cilat parashihet të fillojë një bashkëpunim i shpejtë në shkëmbimin e metodave të punës, studentëve dhe stafit akademik. Gjithashtu, krerët e Universitetit të Prishtinës, kanë vizituar edhe Muzeun e Holokaustit. (rtklive)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë

    Gjuha shqipe si lëndë mësimore do të jetë obligative në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës, që nga semestri i dytë i këtij viti akademik.

    Rektori i Universitetit të Prishtinës ka propozuar që gjuha shqipe të përfshihet si lëndë obligative në të gjitha njësitë akademike. Për këtë çështje është formuar një komision profesional nga departamenti i gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë, i cili ditë më parë i ka prezantuar rektoratit një projekt-propozim bashkë me planin mësimor dhe planin e punës. Në këtë projekt-propozim, është paraparë që emërtimi i kësaj lënde për të gjitha fakultetet të jetë “Kulturë gjuhe”, duke përfshirë brenda saj edhe elemente të shkrimit akademik. Zyrtari për informim në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Isuf Iberdemaj, thotë se mësimi i gjuhës shqipe do të mbahet në nivelin e mësimeve lektorale.

    Iberdemaj thotë se nuk është e domosdoshme që kursi i gjuhës shqipe të mbahet patjetër në vitin e parë të studimeve. Sipas tij, kursi mund të mbahet në vitin e dytë ose të tretë të studimeve.
    Vendimi për përfshirjen e gjuhës shqipe në të gjitha njësitë akademike, bazohet sidomos në gabimet drejtshkrimore që bëjnë studentët gjatë provimeve. Mangësitë në zbatimin e standardit të shqipes nuk janë të theksuara vetëm tek studentët, por edhe tek shtresa intelektuale. Iberdemaj thotë se është vënë re që pavarësisht se në çfarë fushe kanë studiuar kuadrot tona, ata flasin dhe shkruajnë me shumë gabime. Kjo e ka shtyrë rektoratin që gjuha shqipe të jetë obligative në të gjitha fakultetet.
    Përzgjedhja e stafit që do të ligjërojë në këtë lëndë do të bëhet përmes një konkursi publik, që do të jetë në kompetencë të Fakultetit të Filologjisë. (Albana Karaj - rtklive.com)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2010/2011

    Në bazë të Vendimit të Këshillit Drejtues, të datës .11.2010, Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2010/2011.
    Bursa universitare do të ndahen për studentët e studimeve themelore (Bachelor) dhe të studimeve pasdiplomike (Master).

    Për më shumë informata, vizito: http://208.116.30.198/repository/doc...iversitare.pdf
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Bolonja, na krijoi probleme

    “Ajo që ne jemi futur në Bolonjë pas vitit 2000, pa na ftuar askush, na ka krijuar probleme. Universitetet e rajonit të cilët kanë përvojë të madhe kanë pritur shumë, si Universiteti i Zagrebi, Lubjanës, të cilët kanë hyrë në proces të Bolonjës tek në vitin 2008. Kurse ne i kemi kapërcyer gjërat, kinse po bëjmë diçka pa na detyruar askush. Me këto programe ne kemi bërë një lojë që na ka kushtuar në kualitet të mësimit. Që nga fillimi kur jam zgjedh rektor, kam insistuar dhe do të insistoj edhe më tutje që programet që janë bërë për honorar për profesorë t’u vijë fundi. Programet e reja duhet të jenë konform Bolonjës dhe 85 % të jenë identike me universitetet që janë pjesë e Bolonjës dhe 15 % t’u përshtaten rrethanave. Mund të shkohet edhe 30%, por assesi nuk do të lejohet që programet e reja mos të kenë madje 70 % të njëjta me fakultetet e Evropës. Shumë programeve u janë ndërruar vetëm emrat e lëndëve, kurse trungu ka mbetur brenda. Programet duhet të jenë strikte dhe në këtë mënyrë nuk shkohet tutje. E para, duhet të jetë programi, e dyta literatura. Po bëhet njëfarë filozofie këtu, që po punohet me programe të vjetra, por nuk mund ta ndryshosh ligjin e Arkimedit, këto janë themelore si shoqërore, ashtu, edhe natyrore. Por, literatura e re, siç është fjala me Republikën e Maqedonisë ka bërë një punë të mirë për vete, ngase ka përkthyer 150 tituj të librit më të ri botërorë dhe të njëjtat mund të përkthehen edhe në shqip. E këto tekste mund t’i marrim me çmim të lirë, pasi që nuk paguhet as e drejta e autorit, e as përkthimi, por vetëm ana teknike. Marrëveshja është që ky libër që del do të jetë sikurse origjinale me të njëjtin kualitet të letrës, me të njëjtat ilustrime", thotë në intervistën për “Kosova Sot”, rektori i UP-së, Mujë Rugova. Ai ka pohuar se në vitin e fundit të qeverisjes së tij, universiteti ka arritur progres në cilësi, respektim të orarit të punës, zgjerim të hapësirës për mësim, shkëmbim të kuadrove nga jashtë etj. Si dështim ka përmendur pamundësinë për të kontrolluar pedagogët në mbajtjen e ligjëratave. ("Kosova sot")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Demaçi nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

    Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, të hënë është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa”. Titullin ia ndau UP-ja për kontributin e e tij të veçantë në realizimin e aspiratës së Kosovës për liri, pastaj për kontributin e shquar akademik, për angazhimin e përfaqësimin dhe ruajtjen e vlerave të UÇK-së, si dhe për vlerat e ruajtjes së demokracisë, sigurisë dhe paqes në rajon. Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Mujë Rugova, duke folur për jetën dhe veprën e veprimtarit Demaçi tha se personaliteti i tij është bërë pjesë e pa ndashme e historisë më të re të Kosovës. Pas marrjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, veprimtari Adem Demaçi tha se ndihet shumë i nderuar, pasi më këtë çmim nderohen edhe të gjithë ata që lanë trashëgim vetëdijen kombëtare dhe dëshirën për çlirim. Veprimtari Adem Demaçi është i lindur në vitin 1936. Për shkak të veprimtarisë së tij për çlirimin e Kosovës Demaçi ka kaluar rreth 30 vjet të jetës së tij nëpër qelitë e burgjeve jugosllave. ("Kosova sot")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    S’u përmbahen rregullave akademike

    Shkruan: Anita Kadriu

    Mosrespektimi i orarit të ligjëratave, të provimeve, konsultimeve, mosrespektimi i syllabuseve nga profesorët, mosimplementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit, vlerësimi joobjektiv i studentëve nga profesorët, janë disa nga shkeljet e stafit akademik që përmenden në Raportin e procesit të monitorimit të kryer në Universitetin e Prishtinës nga Parlamenti i Studentëve (PS).

    Ky raport i përpiluar pas hulumtimit të gjendjes në UP, për periudhën tetor 2010- shkurt 2011, një kopje e së cilës është siguruar nga “Zëri”, konfirmon se nëpër njësi akademike të UP-së, studentët obligohen për blerjen e librit nga ana e profesorëve, është prezente hakmarrja e profesorëve me rastin e vlerësimit, sjellje jo e mirë e profesorëve me studentë, duke filluar nga sjelljet mospërfillëse deri tek sjelljet nënçmuese, fyese e kërcënuese.

    Monitorimi i procesit të ligjëratave nga shpallja e tyre deri tek cilësia, rezulton se gjendja është duke shkuar drejt përmirësimit, mirëpo mbetet shqetësuese vonesa e profesorëve për ligjërata, që ndodh jo rrallë herë.

    Një pjesë e profesorëve, në raport thuhet se nuk mbajnë ligjëratat me rregull, e kjo dukuri theksohet se zakonisht ndodh tek profesorët që punojnë edhe në vende të tjera të punës, në institucione shtetërore ku kanë funksione politike, në kolegje private, një pjesë e tyre angazhojnë asistentë, dhe disa profesorë bëjnë bashkë nga 2-3 grupe për një ligjëratë me arsyen që të kryhet ligjërata shpejt se nuk ka kohë profesori.

    Thyhen rregullat akademike

    Nga monitorimi është vërejtur se në UP shumica e profesorëve nuk implementojnë metodat dhe teknikat bashkëkohore të ligjërimit, gjë që ndikon direkt në cilësinë e studimeve. Sipas këtij hulumtimi, në Universitet nuk është parë vullnet dhe gatishmëri tek shumica e profesorëve për të mbajtur konsultime (edhe pse obligative).

    “Në shumicën e rasteve problemet rreth konsultimeve i sjellin profesorët e njëjtë që mungojnë në ligjërata dhe ata që janë të angazhuar nëpër punë tjera”, thuhet ndër të tjera në raport. Vlerësimi nga profesorët e Universitetit, sipas hulumtimit të PS-së, nuk konsiston as me teknikat dhe metodat bashkëkohore të vlerësimit.

    “Në shumicën e rasteve përdoret provimi me shkrim apo me gojë, ose të dy format... Ka raste kur bëhen vlerësime në mënyrë arbitrare nga profesori, ai i cakton të gjitha rregullat sesi do të bëjë vlerësimin, me shkrim, me gojë, apo në ndonjë mënyrë tjetër, pra gjithçka mbetet në “mëshirë” të mendimit e gjykimit të profesorit, apo kur profesorët as që kontrollojnë provimin, dhe vetëm në bazë të kritereve (tekeve) të veta vendosin nota duke mos iu dhënë mundësi alternative fare studentëve”, është kjo një e dhënë për vlerësimin e dijes së studentëve, e dokumentuar gjatë këtij hulumtimi.

    Në shumicën e rasteve në UP, sipas hulumtimit të përfaqësuesve të studentëve, nuk aplikohen kolokfiumet për semestër, punimet seminarike, nuk merret parasysh vijueshmëria dhe aktiviteti gjatë ligjëratave dhe ushtrimeve. Po ashtu si vërejtje tjetër e vlerësimeve që aplikohen në UP bëhet e ditur edhe vonesa e shpalljes së rezultateve, e cila ndikon negativisht në përgatitjen e studentit.

    Monitorimi i dytë nxjerr emrat e profesorëve

    Kryetari i PS-së, Selim Daku, ka konfirmuar për “Zërin” përpilimin e raportit dhe të dhënat e prezantuara në këtë raport. Mirëpo, sipas tij, ky raport ende nuk është dorëzuar në Rektorat. Daku ka thënë se pritet shqyrtimi dhe miratimi i raportit në mbledhjen e radhës të PS-së, e cila parashihet të mbahet brenda javës.

    Pasi të votohet nga anëtarët e PS-së, Daku tha se ky raport do t’i dërgohet menjëherë Rektoratit. Raporti i realizuar në fazën e parë të monitorimit të gjendjes në UP, ai tha se ka pasur qëllim informimin e strukturave menaxhuese të UP-së me situatën.

    Ndërsa në fazën e dytë të monitorimit, kreu i PS-së, Daku, tha se do të nxirren emra konkretë të profesorëve që bëjnë shkelje.

    Ai ka thënë se deklaratat e studentëve do të plasohen edhe me emrin e studentit, e cila shpie tek argumentimi i shkeljeve të profesorëve, por PS-ja do t’i sigurojë studentët se nuk do të ketë hakmarrje ndaj tyre. PS-ja ka përgatitur të fillojë edhe një fushatë sensiblizuese për të informuar studentët me të drejtat e tyre.

    Në këtë fushatë do të përfshihen publikimi i posterëve, broshurave, faqeve elektronike, emailave përmes të cilave studentët do denoncojnë shkeljet në adresën që do të caktohet dhe grupin që do të merret me shqyrtimin e tyre, një grup në rrjetin social facebook, debate dhe takime me studentët, pyetësorë.

    Gjithë ky monitorim i nisur nga studentët për gjendjen në UP, është mbështetur financiarisht nga Rektorati.

    Kërkohen fakte nga studentët

    Zyrtarët e Rektoratit nuk kanë dashur që të komentojnë shumë rreth këtij raporti, me arsyetimin se nuk e kanë parë atë, por janë shprehur të gatshëm të marrin seriozisht ankesat e studentëve. Zyrtari për informim në UP, Isuf Ibërdemaj, ka theksuar se Rektorati është i hapur për çdo shqetësim, vlerësim, ankesë të studentëve, qoftë si individ apo organizata studentore.

    Mirëpo, këto ankesa ai ka thënë se duhet të jenë me bazë dhe jo pa bazë. Ai ka inkurajuar studentët që të bëjnë denoncime të shkeljeve që mund të bëhen ndaj tyre dhe mos t’i lënë vetëm si ankesa ndërmjet veti, duke siguruar ata (studentët) se menaxhmenti i UP-së është i gatshëm për t’i mbështetur.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës - Prishtina International Summer University – Aplikoni tani - Apply NOW (for students)

    http://www.uni-pr.edu/Lajmet/Prishti...---Apply-.aspx
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    17 studentë fitojnë bursa për studime jashtë vendit

    Nga projekti “JoinEusee”, kanë përfituar 17 bursistë të Universitetit të Prishtinës, të cilët do të fillojnë këtë vit mobilitetin e tyre në Universitetet partnere Evropiane.

    Zyrtarë të Universitetit të Prishtinës, thonë se nga ky projekt mundësohet shkëmbimi i studentëve dhe i stafit akademik.

    Programi për mobilitet të studentëve dhe stafit akademik, JoinEU SEE, në të cilin Universiteti i Prishtinës është partner, ka ndarë bursa për studime jashtë vendit, për studentë të Universitetit të Prishtinës.

    Hana Kursani, zyrtare për marrëdhënie me jashtë në Rektoratin Universitetit të Prishtinës, tha se ky projekt ka për qëllim promovimin e arsimit të lartë evropian, për të mbështetur përmirësimin dhe zgjerimin e perspektivave të dijetarëve në karrierë. Përfituesit e bursave do të vazhdojnë studimet në Finlandë, Holandë dhe në Slloveni.

    Kursani tha se nga projekti JOINEUSEE, sivjet do të fillojnë mobilitetin e tyre 17 bursistë të Universitetit të Prishtinës, në universitetet partnere evropiane.

    Programi JoinEU-SEE kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të treta në fushën e arsimit të lartë në përputhje me objektivat e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

    Gjatë këtij viti kanë përfituar gjithashtu edhe tetë bursistë të tjerë të Universitetit të Prishtinës, nga projekti Bazileus, të cilët do të fillojnë sivjet studimet e tyre në universitetet partnere.

    (Albana Karaj)

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    UVP mbledh studentë nga mbarë bota

    Njëzet e tri kurse të ndryshme do të ofrohen për studim në kuadër të Universitetit Veror të Prishtinës (UVP), i cili do të mbahet nga 11 deri më 22 korrik. Profesorë nga SHBA-ja, Izraeli, Anglia, Zvicra, Gjermania si dhe vendet tjera të botës kanë konfirmuar pjesëmarrjen, për të ligjëruar në këtë universitet.

    Nga të gjitha vendet rajonale dhe ato perëndimore, interesim për pjesëmarrje në UVP kanë shprehur edhe studentët, numri i të cilëve llogaritet sivjet më i madh sesa viteve të mëparshme.

    Sipas statistikave zyrtare në këtë universitet, konkursi i të cilit do të jetë i hapur për konkurrim deri të martën, kanë aplikuar mbi 1000 studentë, njofton Zëri. Planifikimi i regjistrimit të studentëve për sivjet parashihet të jetë rreth 500 veta, mirëpo, konkurrenca e madhe, sipas përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës (UP), mund të ndikojë në rritjen e numrit të të pranuarve, por jo edhe në lëshim të kritereve të klasifikimit.

    Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare në UP, Naser Mrasori, ka thënë se ky universitet është duke u përgatitur për organizimin e edicionit të njëmbëdhjetë të UVP-së dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për një organizim me atmosferë ndërkombëtare dhe shpërndarje të të arriturave bashkëkohore në shkenca të ndryshme ndërmjet pjesëmarrësve.

    Ai ka bërë të ditur se studentët do t’i nënshtrohen vlerësimit dhe janë përcaktuar kriteret për këtë. Sipas tij, studentët, veçanërisht ata vendës do t’i nënshtrohet testimit të njohjes së gjuhës angleze, që është një nga kriteret kryesore për pranim në UVP.

    Në programin e agjendës së UVP-së parashihet edhe mbajtja e forumeve të ndryshme, debateve me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga jeta shkencore, politike, institucionale në vend dhe ndërkombëtare. Ndërsa, studentët e UVP-së, ata që vijnë nga vendet jashtë Kosovës do të marrin pjesë edhe në ekskursionet, synimi i të cilave do të jetë njohja me monumentet historike, kulturore dhe pjesët turistike të Kosovës.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mbi 1 milionë euro bursa për studentë

    Mbi një milionë euro janë ndarë nga Universiteti i Prishtinës (UP) për të shpërblyer studentët e dalluar dhe për të ndihmuar ata të kategorive tjera. Bursën universitare për vitin 2011/2012 e kanë fituar 1077 studentë, prej rreth 44 mijë studentëve që studiojnë në këtë universitet. Shuma e mjeteve të destinuara në kontot e këtyre studentëve fitues ka arritur vlerën mbi 969 mijë euro.

    Menaxhmenti i UP-së ka vendosur që përkundër kufizimeve buxhetore që ka të ruajë fondin për shpërblimin e studentëve dhe të bëjë stimulimin e tyre (studentëve) në avancimin e dijes. Rektorati ka ndarë edhe 4600 euro të tjera për 23 studentë përfitues të çmimit “Student i dalluar”.

    Lartësia e këtij çmimi është 200 euro për secilin student, të cilët arrijnë mesataren më të lartë të notave në UP. Prorektori për burime dhe infrastrukturë në UP, Enver Kutllovci, ka thënë për “Zërin” se ndarja e bursës universitare është bërë sipas kritereve të përcaktuara në vendimin që ka të bëjë me këtë çështje. Kjo traditë e shpërblimit të studentëve, sipas tij, ka për qëllim stimulimin e studentëve për të arritur rezultate të larta në studime.

    Por, Kutllovci ka bërë të ditur se UP-ja ka mbyllur edhe një konkurs të hapur kohë më parë për lirimin nga pagesa e semestrit për studentët që vijnë nga kategoritë sociale dhe ato të dala nga lufta e fundit në Kosovë.

    Për këto kategori, ai ka thënë se komisioni në përbërje edhe të ministrive tjera, si asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke bërë verifikimin e dokumentacionit, me të cilin kanë aplikuar studentët dhe sapo të përfundojë ky verifikim, do të shpallen edhe emrat e studentëve që e meritojnë këtë bursë sociale.

    Edhe për kategorinë e fundit të studentëve “Tre ose më shumë studentë nga e njëjta familje e ngushtë që studiojnë në UP”, janë liruar nga pagesa e taksave 368 studentë dhe vlera e lirimit të tyre është mbi 112 mijë euro. Prorektori Kultllovci ka thënë se në total mjetet e ndara nga UP-ja për studentët dhe lirime nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2010/11 arrijnë vlerën 1 milionë e 176 mijë euro.

    Rregullorja për ndarjen e bursës universitare parasheh që për përfitim të saj studenti duhet të ketë mesataren e studimeve më së paku 9.00 (nëntë pikë zero), ndërsa për studentët e fakulteteve deficitare për ndarjen e bursës me notë mesatare më të ulët, por jo më pak se tetë.

    Parlamenti i Studentëve (PS), i cili ka kërkuar që shuma e bursës universitare të mbetet në vlerën 900 euro për secilin studentë, ka theksuar të domosdoshme që kjo shumë të mbetet në fuqi edhe në të ardhmen.

    Kreu i PS-së, Selim Daku, ka thënë se në krahasim me vitin e kaluar, sivjet numri i studentëve përfitues të bursës është 20 për qind më i lartë. Sipas tij, ndarja e kësaj burse është duke dëshmuar një rritje të interesimit të studentëve për të arritur sukses maksimal në studime.


    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    UP sivjet pranon 15 mijë studentë

    Në Universitetin e Prishtinës këtë vit mund të regjistrohen rreth 15 mijë studentë. Senati i UP-së të martën morri vendim për shpalljen e konkursit për këto vende të lira.

    Lidhur me këtë numër pati ankesa, pasi i konsiderua i madh për kapacitetet që kanë fakultetet.

    Mirëpo, rektori i Universitetit, Mujë Rugova i porositi dekanët, që hapësirat dhe njerëzit t’i shfrytëzojnë në mënyrë të drejtë.

    Konkursi për studentë të rinj pritet të shpallet të mërkurën.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -Jam i indinjuar dhe tejet i zhgënjyer me universitetet tona,perkatësishtë me cilësinë e tyre qe dita-ditës po bie me shumë.
    Pasi që edhe vet kam qene student dhe kam njohuri rreth aktualiteteve(ose pretendoj që kam) në universitet mund të them me plot kuptimin e fjalës se kohëve të fundit me të vertetë ka rënë dukshëm qeshtja e cilësisë së edukimit.Ka humbur motivi si tek stafi pedagogjikë ashtu edhe tek studentët të cilët shumë pak angazhohen.
    Cka të themi për profesorët,ku pjesa më e madhe e studentave nuk janë të kënaqur me procesin mësimor,për shkak se shumica e ligjëratave nuk mbahen fare,arsyet janë të shumta,pasi siq dihet këtu tek ne një profesor është i angazhuar në të paktën 3-4 universitete,pastaj janë angazhimet e tyre në politikë dhe normalisht se nuk ju mbetet shumë kohë,por ajo që më dekurajon është fakti se shumica e profesorëve i kanë lëne në plan të dytë ligjëratat në universitetin publik,dhe po u kushtohen me tërë qenien e tyre ligjëratave në universitete private,normalisht pasi që të ardhurat janë të kënaqshme.
    Kjo më shtyn të mendojë se pagesat që i bëjmë në krahasim me shërbimet që na ofrohen,nuk janë aspak reale,sepse thjeshtë shërbimi i mësimdhënies nuk është cilësor.
    Unë do të ndalem tek një fenomen(dukuri)që po më brengos,është fakti se shumica e studentëve më shumë harxhon kohë duke kërkuar testet që profesorët i pregaditin për provim,sesa që të lexojnë literaturen e nevojshme për studim,ashtu siq kërkohet.
    Pastaj kalojnë tre vjet kësi lloj studimi,atëherë vertetohet ajo shprehja të cilen sinqerisht nuk do te doja ta kisha dëgjuar kurrë,se universiteti i Prishtinës po prodhon injoranta ne vend të profesionistave,apo "analfabetë me diplomë".
    Këta të diplomuar me diploma në duar normalisht që tani kanë si qëllim te gjejnë një vend pune,ku shumica prej tyre të paaftë për gjëra elementare të profesionit të tyre,madje ka edhe të atidhë që janë aq te paaftë sa që nuk kanë ide as për të plotësuar një aplikacion pune.
    E cka për universitetet private,pasi dihet se janë shumë të kritikuara për kriterin e dobët së pari për pranim,pastaj kriteri i ulët i vlerësimit apo notimit.
    Se me të vertetë është i ulët kriteri i vlerësimit neper universitete private,e dëshmojnë shumë studentë dhe profesorë te cilet madje kishin marrë urdhëra qe te mos e humbasë vitin asnjë student.
    Lirishtë mund të themi se universitetet private janë biznes mjaft fitimprurës,dhe se nuk brengosen aq shumë për cilësinë që ofrojnë.
    Shpresoj që dicka të ndryshoj në ketë drejtim,të ndëshkohen ata profesorë që i lënë pas dore ligjëratat ne universitetin publik,për të mbajtur punën në ato private.
    Kete teme e kam hapur para nje kohe te gjate,por pasi u bera anetar i ketij webi vendosa ta postoj edhe ketu te di me shume per mendimin tuaj.
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  16. #36
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Eshte per te ardhur keq , se ne cfare gjendje ka ra UP-ja .

    Cdo vite regjistrone me shum se 13 mije studenta , kurse sivjet mbi 15 mije .

    Kur hapesira universitare ka mbetur po ajo e njejta sikur para 30 vjeteve . Profesorat jane plakur kurse asistentat e rinje jane per te ardhur keq .

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për pranimin e studentëve



    Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, për vitin akademik 2011-2012.

    Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2011-2012, do të regjistrojë 15423 studentë, prej të cilëve 11923 studentë të rregullt dhe 3500 studentë me korrespondencë.

    Universiteti do të regjistrojë edhe 210 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, Medvegja e Bujanoci, si dhe 250 studentë nga minoritetet: boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptianë dhe turq.

    Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.


    Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.

    Kandidatët jokosovarë dhe minoritarë kanë të drejtë të konkurrojnë dhe të pranohen vetëm në kuotat e parapara për ta.

    Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit.

    Njohja (nostrifikimi) e diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

    Secili kandidatë mund të konkurrojë vetëm në një Fakultet, departament apo drejtim.

    Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Këshillit të Fakultetit, të njëjtën ditë kur janë njoftuar për rezultatet e provimit pranues. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Këshilli merr vendim për ankesën ditën e nesërme.

    http://www.uni-pr.edu/getattachment/...-2012.pdf.aspx

    http://www.uni-pr.edu/Lajmet/Univers...l-konkurs.aspx
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Tetë mijë vende të lira në UP

    Anita Kadriu | 27-08-2011

    Rreth tetë mijë vende të lira do të ofrohen për studim në afatin e dytë plotësues për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2011/2012 në Universitetin e Prishtinës (UP).

    Shkencat ekzakte dhe ato teknike janë fushat ku më së shumti dominojnë vendet e lira. Kurse, sipas llojit të studimeve, në studimet e rregullta kanë mbetur vende të lira më shumë sesa në ato me korrespondencë.

    Statistikat zyrtare të Universitetit dëshmojnë se rreth 4 mijë e 619 vende figurojnë të lira tek studimet e rregullta dhe 3 mijë e 133 vende tek ato me korrespondencë.

    Për shpalljen e konkursit plotësues, Rektorati ka paralajmëruar dhjetëditëshin e parë të shtatorit si datë të mundshme. UP ka marrë dhe disa vendime të reja para se të hapet konkursi plotësues.

    Re k t o r i i Un i v e r s i t e t i t t ë Prishtinës (UP), Mujë Rugova, ka thënë të enjten për “Zërin” se përgatitjet për këtë konkurs janë në proces dhe se shpallja e tij do të bëhet në kuadër të rregullave ligjore.

    Ai ka bërë të ditur se kanë mbetur rreth 50 për qind e vendeve të lira nga afati i parë, e të cilat sipas Rugovës, janë të shprehura më shumë tek shkencat teknike dhe ato ekzakte, përfshirë këtu edhe Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, si dhe fakultetet teknike në Mitrovicë.

    Në këto drejtime, i pari i UPsë ka theksuar se nuk janë paraqitur mjaft studentë. Megjithëse për këto drejtime Universiteti ka ofruar dhe benificione për kandidatët, e të cilat premtohet se do të vazhdojnë të mbesin në fuqi.

    Rugova ka theksuar se përveç mundësisë për të ulur mesataren e studimeve për përfitim të bursës universitare për studentë që studiojnë në këto drejtime, krahasuar me drejtimet tjera, Rektorati “ka biseduar dhe është në bisedime me komuna dhe firma të ndryshme biznesore që të japin bursa për këto fusha, duke rritur kështu tregun dhe prodhimin, pasi shkencat ekzakte, teknike dhe ato bujqësore janë shkenca prodhuese, ndërsa lëmenjtë tjerë janë fusha që menaxhojnë dhe shpenzojnë, nuk prodhojnë”.

    Sipas tij, nëse nuk ka ndonjë benifi cion (bursë) për këta kandidatë, nuk ka edhe siguri për

    një punë nesër. “Prandaj jemi duke u përpjekur që të gjejmë të gjitha rrugët e mundshme që të stimulojmë studentët”.

    Është konfi rmuar edhe vendimi i ri, i cili zhvlerëson vendimin e mëparshëm që ka obliguar kandidatët për studime me korrespondencë me rastin e aplikimit të dorëzojnë edhe dëshmi se janë në marrëdhënie pune.

    “Kemi diskutuar edhe çështjen e studentëve me korrespondencë. Kemi vërejtur se ka shumë studentë që nuk e kanë mundësinë të sjellin ndonjë dokument-dëshmi se janë në marrëdhënie pune, dhe po ashtu nuk e kanë mundësinë me qenë të rregullt për shkaqe ekonomike dhe duan të vijnë me korrespondencë, kështu që do të hapet konkursi për studime me korrespodencë pa kërkesë të një dëshmie se janë në marrëdhënie pune, pra nuk do të kufizohen”, ka thënë Rugova, duke shtuar se disa prej kandidatëve kanë qenë dhe në marrëdhënie pune, por nuk kanë arritur të sigurojnë kontrata nga kompanitë ku punojnë.

    Rugova ka theksuar se do të shikohen mundësitë e shqyrtimit të drejtimeve ku ka pasur konkurrencë të lartë. Por, nuk ka premtuar rritje të numrit në fakultetet më të preferuara.

    “Do të shohim tash sa ka qenë konkurrenca, nëse është plotësuar ai numër definitivisht, por nuk dua të jap ndonjë premtim se do të rritet apo se nuk do të rritet, mendoj të jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim”. Ndërkaq, ka theksuar se javën e ardhshme do të vendoset për konkursin.

    UP për sivjet ka shpallur 16 mijë vende për studim.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Fillon viti i ri akademik në UP

    Mbi dyzetmijë studentë do të nisin vitin e ri akademik 2011/2012 në Universitetin e Prishtinës (UP). Për herë të parë studimet do t’i fillojnë 15 mijë e 960 studentë të rinj.

    Të ndarë në dy lloje të studimeve, 12 mijë studentë të rregullt dhe 3 mijë e 500 me korrespondencë, por që do të jenë bashkë në UP, edhe këtë vit duke pasur në mes tyre studentë nga rajoni dhe disa prej komuniteteve që jetojnë në vend.

    Për studentët, sipas udhëheqësve të Rektoratit, janë bërë përgatitjet që studimet t’i nisin në kushte më të mira, pa mohuar sfidat me të cilat ballafaqohet universiteti i parë publik në vend, e që ndërlidhen me konton financiare të tij.

    Ndërsa, është organizuar edhe një ceremoni solemne, që do të mbahet të hënën, në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë, për të shënuar kështu fillimin zyrtar të vitit të ri akademik.

    Përmirësimi i infrastrukturës, disiplina, shkëmbimi i përvojave akademike me universitete jashtë vendit...janë disa nga prioritetet që theksohen nga Rektorati, e të cilat pritet që të forcohen gjatë këtij viti të ri akademik.

    Rektori i UP-së, Mujë Rugova, vlerëson se UP-ja është në një pozitë më të mirë sesa ka qenë më parë. Në radhë të parë, ai përmend hapjen e mundësive të komunikimit dhe shkëmbimit me institucione të ndryshme arsimore perëndimore. Kurse një përqendrim i punës, sipas tij, është bërë për zgjerimin dhe përmirësimin e hapësirës nëpër fakultete. A.K.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  20. #40

    Universiteti i Prishtinës larg shkencës

    Per te treguar sesa larg eshte UP-ja nga shkenca, do t'i referohemi statistikave zyrtare nga instutucionet nderkombetare te shkences,njeri nga keto instutucione eshte Scopus.
    Scopus, indekson revistat me te mira shkencore ne cdo lemi. Eshte per tu ardhur keq se me cfare statistika gjendet Universiteti i Prishtines ne shkenc. Ne emrin e Universitetit te Prshtines gjenden 194 dokumente shkencore te 186 autoreve Kosovar. Per te pare se sa larg jemi, po e marrim nje krahasim me Universitetin e Beogradit, Ne emrin e Universitetin te Beogradit, simbas Scopus gjenden 14,917 dokumente shkencore te 6,682 autoreve.

    Me te vertet ka vend thenja e prof.dr Begzad Baliut( Kosova sot: 31.10. 2011) "Universiteti i Prishtines i ngjan nje shkolle te larte"./ministryofmath/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga ministryofmath : 04-11-2011 më 08:16

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Vahabistët në Kosovë
    Nga Traboini në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 17:43
  4. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •