Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 53 prej 53
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Konkursi për doktoratë javën e ardhshme

    Anita Kadriu | 19-11-2011

    Konkursi për doktoratë do të shpallet javën e ardhshme. Shpallja e këtij konkursi është miratuar të premten edhe nga Senati i Universitetit të Prishtinës (UP). Ndonëse kanë mbetur dhe shumë njësi tjera akademike pa dorëzuar programet e doktoratës, kjo sipas zyrtarëve të UP-së pritet të ndodhë së shpejti dhe në të gjitha fakultetet të fillojnë studimet e doktoratës sivjet.

    Konkursi për doktoraturë, së pari do të fillojë në Fakultetin e Shkencave - Matematiko Natyrore (FSHMN), në Fakultetin e Filologjisë, Ekonomik, Mjekësi dhe atë të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

    Mosshpallja e konkursit të doktoratës deri më tash është arsyetuar nga rektori i UP-së, Mujë Rugova, me vonesën e fakulteteve për të dorëzuar programet nga njësitë akademike.

    “Ka edhe disa fakultete që nuk i kanë sjellë, por janë në përfundim dhe ne do ta dërgojmë konkursin për ato fusha për të cilat i kemi marrë programet nga njësitë akademike”.

    Sipas rektorit, të gjitha fakultetet kanë të drejtë të organizojnë studime të doktoratës, por duke përjashtuar fakultetet e aplikuara që nuk e kanë këtë të drejtë dhe Fakultetin e Edukimit. Për të pasur të drejtë konkurrimi në doktoratë një kandidat duhet të ketë të kryer studimet e nivelit të dytë dhe të ketë publikime shkencore.

    Rregullorja për doktoratë është hartuar gjashtë muaj më parë dhe sipas Rugovës, është bërë konform rregullores së Universitetit të Zagrebit. Me këtë universitet ai ka thënë se janë lidhur dhe disa marrëveshje bashkëpunimi kryesisht që kanë të bëjnë me studimet shkencore.

    “Me Zagrebin kemi krijuar raporte shumë të mira dhe mundësitë e shkuarjes në këtë universitet janë të mëdha. Kemi më shumë se 100 studentë në doktoratë dhe në specializime vetëm në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Aty bëhet një shkollë evropiane në të gjitha fushat”.

    UP-ja dhe Universiteti i Zagrebit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku përfshihen edhe punimi i diplomave të masterit, të doktoratave të përbashkëta, mobilitetit në fusha si të studentëve ashtu edhe të pedagogëve.

    Megjithëkëtë, rektori ka kërkuar përkrahje për pajisjen e studentëve me viza. Sipas tij, shfrytëzimi edhe i kësaj marrëveshjeje varet nga lehtësimi i vizave.

    “Por varet nga ne, varet nga shteti i Kosovës, por edhe nga vetë Evropa, meqë studentët tanë problemin më të madh e kanë me vizat. Edhe Kroacia është shumë e shtrënguar në këtë aspekt”, ka thënë rektori.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dar_di për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #42
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Inspektim urgjent në UP

    Universiteti i Prishtinës është vënë në inspektim urgjent të Ministrisë së Arsimit. I pari i Ministrisë, Ramë Buja, e ka shoqëruar këtë masë me shprehje keqardhjeje për atë që ka ndodhur në universitetin më të madh publik. Ai ka dhënë zotimin për të ndërmarrë masat, sapo të konstatohen shkeljet.

    Këtë të martë Koha Ditore ka raportuar se fëmijë politikanësh, profesorësh e biznesmenësh kanë regjistruar studimet në UP, ndonëse puna që kishin bërë në testin e provimit pranues i kishte renditur në fund të listave të të papranuarve. Duke ndarë indekse edhe për të tillë të rinj, UP-ja ka dyfishuar kuotat në shumë departamente, të cilat i kishte caktuar ministri i Arsimit, Buja.

    Të premten, një burim i gazetës brenda Ministrisë ka bërë të ditur se me “inspektim urgjent”, inspektorët e arsimit do të shohin nëse regjistrimi i studentëve ka qenë në harmoni me kushtet dhe kriteret e përcaktuara me aktet ligjore. Ai ka thënë se puna po has në vështirësi, në këtë çast.

    Inspektorët mund të urdhërojnë inicimin e procedurës për shkarkimin e udhëheqësit të institucionit arsimor, nëse konstatojnë se është shkaktar i lëshimeve të konstatuara. Po kështu, mund të urdhërojë edhe anulimin e dokumenteve shkollore, siç është indeksi, në rast se ai është marrë jashtëligjshëm.

    Por, në MASHT kanë thënë se studentëve që u janë dhënë indekset nuk do t’u merren.

    Universitetet publike, si njësi autonome, deri këtë vit gëzonin autonomi të tillë sa ministri nuk mund të shkarkonte rektorin. Por, ndryshimet që sivjet janë bërë në Ligjin e arsimit të lartë, kanë bërë me këtë kompetencë ministrin.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dar_di për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #43
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Studimet e doktoratës vazhdojnë të arkivohen

    Anita Kadriu | 25-12-2011

    Shkolla e doktoratës, ashtu siç kanë qejf ta quajnë krerët e arsimit në vend, nuk u hap këtë vit, ndonëse për këtë pati shumë premtime. Kandidatët për doktoratë për çdo muaj që nga shtatori kanë qenë në pritje të publikimit të konkursit për studimet e doktoratës.

    Një nga datat më të sigurta ishte paraparë 22 nëntori, pasi Senati i Universitetit të Prishtinës (UP), tre ditë më parë pati miratuar programet e njësive akademike që kanë aplikuar për doktoratë. Mirëpo, as në këtë datë nuk u shpall konkursi.

    Kandidatët për doktoratë mund të shpresojnë vetëm për vitin e ardhshëm dhe atë për të konkurruar në gjashtë fakultete, pasi pjesa tjetër e fakulteteve që iu lejohet hapja e studimeve të doktoratës nuk janë shprehur të gatshëm të organizojnë këto studime.

    Marrëveshjet e lidhura ndërmjet UP-së me institucione dhe universitete perëndimore është një nga pikat që Rektorati i është referuar vazhdimisht se do të ketë përkrahje për të hapur këto studime.

    Pavarësisht kësaj, ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka deklaruar se është i gatshëm të kontribuojë për përshpejtimin e hapjes së këtyre studimeve. Madje, ai ka thënë se do të angazhohej për të sjellë profesorë nga jashtë vendit, nga universitete me renome, pa hezituar të përmendë universitete me renome si Oksford e Kembrixh.

    Por, sipas tij, kjo nuk i është kërkuar ndonjëherë. Buja ka shprehur këtë qëndrim të tij gjatë një takimi që ka mbajtur me Sindikatën e Arsimit, ku nga disa mësimdhënës të interesuar për doktoratë i është kërkuar informacion se kur do të hapet kjo shkollë. Ndërkaq, ministri ndër të tjera ka thënë se e duan shumë këtë shkollë të doktoratës dhe e sheh të çmueshme hapjen e saj.

    Buja për të arsyetuar veten se është angazhuar për këtë çështje ka bërë të ditur bashkëbisedimin që ka pasur me një profesor nga stafi i UP-së, e që i ka deklaruar ministrit se “nuk ka mjaft staf akademik për të organizuar studimet e doktoratës”. Por, ministri duke dashur të arsyetojë se UP ka kushte dhe kuadër për këto studime ka bërë të ditur se kishte pyetur këtë profesor se ku i kishte kryer ai studimet e doktoratës, që kishte rezultuar se në UP.

    Përderisa UP ka pasur kushte dikur të organizojë këto studime, Buja ka lënë të në kuptohet se ka dhe tash...E nga ana e tyre zyrtarë të UP-së, nuk e kanë parë me vend propozimin e Bujës për të sjellë kuadër nga jashtë.

    Përkundrazi, prorektori për çështje akademike në UP, Bajram Berisha ka thënë se nuk e sheh si të mundur realizimin e propozimit të ministrit, sidomos për sjelljen e profesorëve nga jashtë vendit. “Nuk e di sa është i mundur ky propozim i ministrit që të vijnë profesorë nga jashtë”.

    Ndërsa, në anën tjetër, ka thënë se UP-ja ka dy programe të Tempus-it për studime të doktoratës që përmes tyre ka mundësi bashkëpunimi me universitete evropiane dhe sjelljen e profesorëve nga këto universitete si profesorë dhe si mentorë bashkëpunëtorë, pasi dhe pagesa bëhet përmes këtyre programeve.

    Berisha ka deklaruar se UP ka edhe staf tjetër që do ta angazhojë në studimet e doktoratës dhe se stafi nuk është arsye pse këto studime nuk hapen dhe në njësitë tjera akademike të UP-së, e të cilave krerët e Rektoratit kanë konfirmuar se iu kanë bërë mjaft presion.

    Një nga arsyet, sipas tij që fakultetet tjera nuk kanë konkurruar me programe, Berisha ka thënë se disa fakultete kanë mjaft studentë me sistem të vjetër në doktoratë dhe disave iu duhet kohë për t’u përgatitur për hapjen e këtyre studimeve, pasi ka sqaruar se me sistemin e Bolonjës për t’u shpallur konkurs për doktoratë duhet të formohen programe.

    Megjithëkëtë, Berisha ka thënë se UP-ja do të hapë konkursin për doktoratë në fillim të janarit. Ndonëse Agjencia për Akreditim e Kosovës (AAK) pati deklaruar një javë më parë se konkursi për studime të doktoratës nuk mund të hapet pa kaluar këto programe në procesin e akreditimit, duke sqaruar se ligji e obligon Rektoratin se pa marrë akreditim këto programe nuk mund të ofrohen për studim, sipas Berishës, UP-ja ka marrë letër nga AAK-ja ku i lejohet të hapë konkursin në 25 programe në gjashtë fakultetet që kanë dorëzuar programet për hapje të doktoratës.

    Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN), Fakulteti i Filologjisë, Ekonomik, Mjekësisë, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) dhe Fakulteti i Shkencave Sportive janë fakultetet që do të hapin këto programe. Berisha ka bërë të ditur se në letrën e AAK-së i bëhet me dije UP-së se mund të fillojë me doktoratën, por njëkohësisht të vazhdohet vlerësimi i programeve nga AAK-ja.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dar_di për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #44
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    STUDENTËT KËRKOJNË NDËSHKIMIN E PROFESORËVE QË MUNGOJNË

    Sipas Kryetarit të Parlamentit të Studentëve, profesorët që mungojnë më shumë, janë ata që merren me politikë, e që në mënyrë indirekte kanë bërë presion, për t’u mos u publikuar rezultati i pyetësorit.

    Ditën e hënë do të publikohen rezultatet e pyetësorit, përmes të cilit studentët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për problemet në Universitetin e Prishtinës. Do të publikohen emrat e profesorëve që mungojnë në ligjërata, të cilët kanë bërë presion të mos publikohet rezultati. Studentët do të kërkojnë nga Rektorati masa ndëshkuese ndaj profesorëve që mungojnë.

    Përfaqësuesit e studentëve, që kanë përgatitur pyetësorin për problemet në Universitetin e Prishtinës, thonë se do të publikohet gjithçka që kanë shprehur studentët. Kryetari i Parlamentit të Studentëve, Mentor Hasani, thotë se problemi kryesor që kanë shprehur studentët, është mungesa e profesorëve në ligjërata, ndaj të cilëve do të kërkohet edhe ndëshkimi.

    Sipas tij, profesorët që mungojnë më shumë, janë ata që merren me politikë, e që në mënyrë indirekte kanë bërë presion, për t’u mos u publikuar rezultati i pyetësorit.

    “Ne do të publikojmë emrat e profesorëve që kanë munguar dhe mungojnë. Në mënyrë indirekte ka pasur presion nga disa profesor që merren me polikë. Mirëpo, unë kam qenë i vetëdijshëm se do të më duhet t’i bëjë ballë këtij presioni, sepse kemi nisur një punë shumë të rëndësishme dhe është projekti më i rëndësishëm që ka ndodhur në Universitet”, thotë Hasani.

    Hasani thotë se për shkak të mungesës së profesorëve, kanë pësuar 200 ose 300 studentë. Rezultatet do të dorëzohen në Rektorat, ku edhe priten ndëshkimet nga ana e tyre. Në rast se nuk do të ndërmerret asgjë nga ana e Rektoratit, studentët do të ndalojnë profesorët të hyjnë në fakultete, thotë Hasani.

    “Ne, monitorimin do ta bëjmë çdo muaj dhe në rast se nuk ndërmerret diçka vet t’ua ndalojmë këtyre profesorëve, që të hyjnë në Universitet. Jemi të vendosur që të vëmë rend dhe profesorët që mbajnë nga dy tri vende pune të zgjedhin a duan të jenë në Universitet, në kolegje private apo Qeveri. Në rastet tjera ne do të kërkojmë që të ulen pagat dhe të rritet masa e dënimit, të mos jetë 50 euro, sepse, ajo nuk ndikon asgjë”.

    Në pyetësor janë përmendur edhe të meta të tjera. Në disa fakultete ka mungesë të hapësirave, nuk funksionon si duhet administrata dhe mungon ngrohja. Gjithashtu, është cekur se ka edhe korrupsion. Studentët u janë përgjigjur 80 mijë pyetjeve, në 4 mijë pyetësor, ku janë përfshirë administrata dhe profesorët.

    (Albana Karaj)

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #45
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Profesorët politikanë më të papërgjegjshmit

    Fadil Sertolli | 09-01-2012

    Besim Beqaj, Enver Hasani, Ibrahim Gashi, Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi, Isa Mustafa, Bardh Rugova, Mazllum Baraliu, Edi Shukriu..., janë profesorët më të papërgjegjshëm të UP-së, të cilët mungojnë në ligjërata, provime...

    Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, të hënën përmes një konference për medie ka bërë publik një vlerësim të studentëve në formë pyetësori, përmes së cilit kanë identifikuar se profesorët të cilët janë figura politike kanë dalë të jenë ata të cilët nuk respektojnë aspak studentët e tyre, duke mos marrë pjesë në ligjërata.

    Në mesin e 83 profesorëve që nuk i respektojnë studentët hiq apo që mungojnë më së shumti në ligjërata, sipas këtij hulumtimi janë: Besim Beqaj, Enver Hasani, Ibrahim Gashi, Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi, Isa Mustafa, Bardh Rugova, Mazllum Baraliu, Edi Shukriu etj.

    Drejtuesit e Parlamentit Studentor kanë thënë se 3 ditë para publikimit të këtij pyetësori kanë pasur presion nga profesorë politikanë e deputetë që ky hulumtim mos të publikohet.

    Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, Mentor Hasani tha se kanë pasur presione të vazhdueshme që të mos publikojnë këtë hulumtim, megjithatë sipas tij, përmes pyetësorëve të shpërndarë kanë evidencuar shumë parregullsi dhe defekte tjera në stafin akademik dhe administrativë.

    “Nëse këta profesorë mungojnë prapë, ne do të shikojmë format e mënyrës së organizimit të studentëve për t’i ndaluar këto të këqija, sepse përveç që ndikojnë në cilësinë në universitet, i dëmtojnë studentët, njëkohësisht e dëmtojnë edhe Buxhetin e Kosovës”, ka thënë Hasani. Sipas tij, në bazë të këtij pyetësori i rekomandojnë menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës që seriozisht të punojë në përmirësimin e defekteve, të cilat janë identifikuar nga studentët.

    “Menaxhmenti i UP-së duhet të marrë masa ndaj profesorëve dhe stafit administrativ, të cilët dyshohen se janë të korruptuar dhe që bëjnë keqmenaxhim”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, sipas deputetes së Parlamentit Studentor, Qendresa Çitaku, ankesat më të mëdha të studentëve, për 83 profesorët më të parregullt janë vonesat në ligjërata, vonesat e shpalljeve të rezultateve të provimit.

    Gjithashtu sipas saj, studentët janë ankuar në mungesat e sallave të leximit, mungesa e literaturës në gjuhën shqipe, detyrimet nga disa profesorë që të hyjnë në provime, mungesa e laboratorëve dhe mungesa e ngrohjeve.

    “Shkelësit e të drejtave të studentëve në UP, janë disa emra të profesorëve që janë cek nga vetë studentët e këtij universiteti. Ata janë: Hamdi Sylejmani, profesor i Fakultetit Teknik, Besfort Rrecaj, asistent i Fakultetit Juridik, Hilmi Ismaili, Fakulteti Juridik, Arbana Sahiti, Fakulteti Ekonomik në Gjilan, Lendita Tahiri, Fakulteti Filologjik, Mihrie Maloku, Fakulteti Filologjik, Flutura Çitaku, Fakulteti Filologjik, Shpejtim Elezi e Qamil Elezi, Fakulteti i Edukimit në Gjakovë, Ismet Begu, Fatos Uka, Mihane Berisha, Fakulteti Ekonomik”, ka thënë Çitaku.

    Ndërsa, Parlamenti Studentor ka shpërndarë mbi 4000 mijë pyetësor, të cilët përmbanin nga 20 pyetje dhe pritet që këto rekomandime nesër t’i dorëzohen rektorit Mujë Rugova.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #46
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Anglishtja kusht për doktoratë

    Anita Kadriu | 14-01-2012

    Kandidatët që do të konkurrojnë për doktoratë në Universitetin e Prishtinës (UP) do të sfidohen në njohjen e gjuhës angleze. Ky është kriteri i parë, me të cilin do të nisë vlerësimi i kandidatëve, i bërë publik nga përfaqësues të Universitetit, që pritet të zbatohet me qëllim të testimit të kandidatëve për doktoratë edhe në gjuhën angleze.

    Ndonëse ky rregull është një praktikë e ndjekur tash e sa vite nga vendet e rajonit për studime të doktoratës, në UP deri më tash shumica e kandidatëve për doktoratë kanë mbrojtur tema me përmbajtje të zhvillimeve ndërkombëtare në fusha ekonomike, politike, historike... si dhe tema shkencore nga fushat tjera teknike apo të natyrës pa njohur gjuhën angleze, edhe pse në punimet e tyre të doktoratës janë shënuar citime të marra nga të arritura të huaja, apo rastet kur përmbajtja e disertacionit është shënuar anglisht pa njohur kandidati gjuhën e huaj.

    Megjithëse për këtë askush nga UP-ja nuk deklarohet publikisht, jo pak dekanë e profesorë konfi rmojnë se doktoratat janë mbrojtur pa ditur kandidati gjuhën e huaj nga ka shfrytëzuar materialin, duke u thirrur në arkiva e institucione perëndimore të shkencës përkatëse pa njohur gjuhën e atij vendi.

    Rektorati në një mbledhje të mbajtur me dekanët e gjashtë fakulteteve që do të organizojnë doktoratën, ka vendosur për kriteret bazë që kandidati duhet të plotësojë për të ndjekur doktoratën. Nota mesatare e studimeve dhe njohja e gjuhës angleze janë dy kushtet kryesore që një kandidatë duhet të plotësojë, për t’iu nënshtruar më pas kritereve tjera në nivel të fakulteteve, ku kandidati është drejtuar për konkurrim.

    Testimi për gjuhë angleze parashihet të mbahet në nivel të universitetit dhe të organizohet për të gjithë kandidatët. Programet që kanë fituar miratimin e Senatit për doktoratë janë Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Ekonomik, Mjekësisë, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakulteti i Shkencave Sportive.

    Dekani i Fakultetit Ekonomik, Skënder Ahmeti ka bërë të ditur se ky fakultet do të regjistrojë në studime të doktoratës 40 kandidatë në katër drejtime. Ky fakultet pret të ketë interesim shumë më të madh për doktoratë sesa numri i vendeve që ofron për studim.

    Mirëpo, Ahmeti ka theksuar se fakulteti nuk mund të tejkalojë mundësitë e veta dhe sidomos kushtin me rregullore që resurset kadrovike të jenë në përputhje me numrin e kandidatëve.

    Në Fakultetin e Shkencave Sportive do të regjistrohen 15 kandidatë. Dekani i këtij fakulteti Ajvaz Berisha përkrah kriteret dhe sidomos atë të gjuhës angleze. Kriteret e përcaktuara që do të bëhen publike me konkurs, do të përfshijnë edhe dy rekomandime të profesorëve. Ndërsa, një mentor nuk do të ketë më shumë se dy kandidatë, kurse kandidati te nota mesatare e studimeve paraprake duhet të kenë jo më pak se 300 kredi.

    Përparësitë e kandidatëve do të shënohen sipas nivelit të njohjes së gjuhës së huaj ashtu sikurse edhe nota mesatare, që parashihet se një kandidat me 9.50 notë mesatare të ketë epërsi ndaj kandidatit tjetër 4 poenë më shumë. Për notë mesatare më të ulët epërsia do të shënohet me dy poenë.

    Prorektori për çështje akademike në UP, Bajram Berisha ka deklaruar për “Zërin” se javën e ardhshme do të shpallet konkursi për doktoratë. Ai ka pranuar se dy kriteret bazë të kualifikimit të kandidatëve do të jetë mesatarja e notave dhe njohja e gjuhës angleze. “Nuk është vendosur ende, por mendojmë që kandidatët të testohen në nivel të universitetit edhe për njohuritë në gjuhën angleze”, ka premtuar Berisha.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dar_di për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  11. #47
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Studimet e doktoratës shtyhen për në tetor

    Anita Kadriu | 04-05-2012

    Semestri për studime të doktoratës do të fillojë në muajin tetor. Ky është lajmi që ka përcjellë Rektorati i Universitetit të Prishtinës (UP). Këtë semestër kandidatët për doktoratë do të kenë mundësi t’i nënshtrohen vetëm vlerësimit, që përfshin së pari testin e gjuhës angleze, një prej kritereve ku do të poentohen kandidatët.

    Rreth 1000 konkurrentë për doktoratë janë të obliguar t’i nënshtrohen matjes së njohurive në anglisht, që do të jetë edhe kriteri i parë që do të nis rangimin e tyre në listën për pranim.

    Megjithëse ky test është paralajmëruar të mbahet muajin e kaluar, pastaj në javën e parë të këtij muaji, zyrtarë të lartë të Rektoratit tash kanë dhënë një datë tjetër. Fundi i prillit apo java e parë e muajit maj është paraparë dhe theksuar nga menaxhmenti i këtij universiteti për mbajtjen e provimit të anglishtes.

    Prorektori për çështje akademike në UP, Bajram Berisha i ka thënë “Zërit” se testi për provimin e anglishtes është duke u përgatitur nga komisioni, i cili tashmë është themeluar në kuadër të Departamentit të anglishtes në Fakultetin e Filologjisë.

    Sipas Berishës, përpilimi i këtij testi nuk ka përfunduar dhe përgatitjet për këtë provim, çojnë deri në fund të prillit datën për mbajtjen e provimit të anglishtes.

    Ndërsa përgatitjet jo vetëm për këtë test, por edhe në përgjithësi, për organizimin e studimeve të doktoratës, kanë shtyrë datën e fillimit të këtyre studimeve për vitin e ri akademik, edhe pse zyrtarë të UP-së që nga shtatori i vitit të kaluar patën dhënë si datë për çdo muaj se do të nisin këto studime. Berisha ka konfirmuar se doktoratura do të nis në tetor, me arsyetimin se organizimi i këtij niveli të studimeve kërkon kohë.

    Dekani i Filologjisë Osman Gashi ka thënë se ky komision ka pasur afat të dorëzojë testet deri më 20 prill dhe se komisioni nuk ka tejkaluar kohën që i është ndarë për hartim të testit. Provimi do të mbahet në nivel universiteti dhe për këtë, ai ka bërë të ditur se kandidatët do të njoftohen nga Rektorati, që do të organizojë provimin.

    Pas këtij kriteri vjen në radhë nota mesatare e studimeve si një nga dy kushtet kryesore që një kandidatë duhet të plotësojë.

    Tridhjetë e katër programe të doktoratës do të ofrohen për studim nga UP-ja në dhjetë fakultete. Rreth 1000 kandidatë kanë dorëzuar aplikacionet dhe presim t’i nënshtrohen provimit. Ndërsa në gjithë universitetin do të pranohen në studime 285 studentë.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  12. #48
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Njoftim

    Universitet i Prishtinës njofton të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në konkursin për studime të doktoratës në UP se testi nga gjuha angleze do të mbahet me datën 13 maj 2012 (e diel).

    Testi do të mbahet në objektin e Fakultetit Teknik dhe do të zhvillohet sipas këtij termini:
    Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë nga ora 11.00 – 13.00.
    Fakultetet e tjera nga ora 13.00 – 15.00.

    Për orientimin e kandidatëve në hyrje të Fakultetit Teknik do të vendosen listat e kandidatëve dhe numrat e sallave ku do të mbahet testi.

    http://uni-pr.edu/Lajmet/Njoftim-(3).aspx
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  13. #49
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    KOMUNIKATË: "Medalje të artë" për mashtrimin e Mujë Rugovës.


    Çdo ditë, e-mail adresat tona mbushen me mesazhe mashtruese se kemi fituar qindra mijëra euro, kemi fituar nënshtetësi të vendeve të zhvilluara, shtëpi apo çmime për kualitetin e punës sonë! Të gjithë i largojmë ato mesazhe dhe vazhdojmë me punë.

    Por, nuk ndodh kështu edhe me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Një kompani, e quajtur Business Initiative Direction (Drejtimi për Nismat Biznesore), që dërgon kësi lloj mesazhesh, “i mashtroi” mashtruesit që po na mashtrojnë, rektorin Mujë Rugova dhe prorektorin për marrëdhënie ndërkombëtare Naser Mrasorin. Kjo kompani, e dërgoi mesazhin mashtrues në adresën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe ky institucion mashtrimin e propozuar na e drejtoi neve.

    Business Initiative Directions (BDI), është e njohur për mashtrimet që i ka bërë më herët. Rasti më i hapur është kur BDI i ka dërguar mesazh të tillë një kompanie nga Botswana, për performancë të mirë biznesore në vitin 2010. Por, problemi ishte që kjo kompani nuk punonte që nga viti 2003. Ajo që kërkon BDI nga viktimat e mashtrimit të saj, është pagesa prej minimum 3’800 euro për ta blerë medaljen dhe pjesëmarrjen në një gala mbrëmje ku ndahen çmimet, për ata që i kanë blerë ato. Ndërsa çfarë ofrojnë është: një dhomë gjumi ,një certifikatë, një buton dhe një fotografi. Kjo fotografi publikohet në disa revista, e të gjitha ato janë të dyshimta sepse publikojnë informatat e njëjta dhe kanë të njëjtin sponsorizues, për të cilin nuk dihet shumë sepse nuk mund të gjenden të dhëna.

    Të gjithë u befasuam nga lajmi që Universiteti i Prishtinës po shpërblehej me medalje të artë për cilësi, menaxhim dhe rezultate të vazhdueshme. Dhe befasia jonë ishte me vend. Ky ishte vetëm një mashtrim, pjesë e të cilit janë rektori Mujë Rugova dhe prorektori Naser Mrasori.

    Është e turpshme se si udhëheqësi i institucionit kryesor të Arsimit të Lartë në Kosovë bënë gafa të tilla. Në vend se ai të ishte Intelektuali që zhvillon mendimin kritik në Kosovë, ai bëhet palaço i mashtrimeve. Mujë Rugova, në fund të mandatit të tij të paligjshëm si Rektor i UP-së, më çdo kusht po mundohet të krijojë e të marrë “çmime”. Ai së fundmi ia dha vetes titullin “Profesor Emeritus”, ndërsa tani e pranoi “medaljen e artë të mashtrimit”.

    Ne i ftojmë të gjitha mediat e vendit që t’i shfrytëzojnë aftësitë dhe kapacitetet e tyre për ta zbardhur edhe më shumë këtë rast. Ndërsa, Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, lidhur me “çmimin” e fituar, ne i shtrojmë këto pyetje:

    1.A është vlerësuar UP-ja nga ndonjë komision? Nëse po, kur?
    2.Si është krijuar kontakti me BDI dhe si është kumtuar lajmi për “medaljen për cilësi”?
    3.Cilat janë shpenzimet që janë krijuar nga kjo ngjarje (pagesa e pjesëmarrjes, pagesa e biletave të udhëtimit, pagesa e hotelit, pagesa për ushqim etj.)?

    Prishtinë 31.05.2012
    (Lëvizja Studentore për Barazi - Studim Kritikë)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  14. #50
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    UP-ja shpenzon rreth 15 mijë euro për “çmimin” e blerë

    Prishtinë, 2 qershor – Autoritetet e Universitetit të Prishtinës nuk ishin mashtruar nga “Business Initiative Direction” (B.I.D.), kur i ishin përgjigjur pozitivisht kësaj skeme për të marrë një “çmim”. Menaxhmenti e dinte se “çmimin” po e blinte.

    “Koha Ditore” ka siguruar të premten një kupon shpenzimi që UP-ja ka bërë për të. Në kupon është e evidencuar shuma prej 3900 eurosh që alokohet tek shitësi “Business Initiative Direction”. Alokimi ishte bërë më datën 25 maj.

    Tri ditë më vonë me “trofe” në dorë do të shihej rektori Mujë Rugova në një ceremoni të organizuar në New York, gjatë së cilës u janë ndarë “çmimet” të gjithë blerësve gjithandej globit, që në numër ishin 117. Të “shpërblyerit” nëpër vite, që i ka parë gazeta, janë kryesisht biznese nga Kina, Rusia apo India.

    Rugovës ia kanë bërë edhe një foto gjatë momentit të ndarjes së “çmimit”, ngaqë edhe ky shërbim mbulohej si kundërvlerë e 3900 eurove që kishte ndarë UP-ja. Po kështu, organizatori për pjesëmarrësin e subjekteve që kishin blerë “çmimet” kishte siguruar edhe një dhomë hoteli, një drekë gala, një certifikatë dhe pullën e fituesit. Edhe një DVD me foto dhe xhirime të bëra në ceremoni u është dhënë pjesëmarrësve.

    UP-ja e ka publikuar me pompozitet këtë “çmim”, duke thënë se këtë e meritonte, ngaqë ishte vlerësuar për cilësi.(koha.net)

    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  15. #51
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ibrahim Gashi, rektor i UP-së

    http://www.yllpress.com/fotografite/...te_mira_pe.jpg

    Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës e ka zgjedhur, Ibrahim Gashin rektor të ri të Universitetit të Prishtinës.

    Këshillitë hënën ka intervistuar pesë kandidatë që kanë konkurruar dhe më pas ka votuar për zgjedhjen e njërit prej tyre.

    Gashi është zgjedhur unanimisht nga anëtarët e Këshilli Drejtues i UP-së.

    Në garë për këtë rektor të UP-së kishin konkurruar: Ibrahim Gashit edhe Berim Ramosaj, Naser Zabeli, Avdullah Zejnullahu, Isa Elezaj, ndërsa nga lista për postin e rektorit janë eliminuar dy kandidatë: Valon Murtezaj dhe Fadil Maloku me arsyetimin se nuk e kanë pasur të kompletuar dokumentacionin që kërkohej me konkurs.

    Telegrafi


    Ibrahim Gashi ( lindur më 06 prill 1963 në Llapushnik, Drenas), filozof shqiptar nga Kosova
    Ibrahimi shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Prishtinës, ku në vitin 1994, mbrojti edhe tezën e magjistraturës dhe filloi punën si asistent (1994-1998) dhe si ligjërues (1998-2004), në Departamentin e Historisë të Fakultetit Filozofik, të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2003 u doktorua në historinë politike të Ballkanit në një program studimor trevjeçar (pa shkëputje nga puna) në Institutin për Studime të Evropës Juglindore , në Universitetin e Grac-it (Austri). Nga viti 2004 u zgjodh profesor asistent në Departamentin e Shkencave Politike të UP, ku punon edhe aktualisht si profesor i asocuar për lendët: Histori e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Politika e Jashtme dhe Diplomacia.

    Para se të hyjë në politikë ka ushtruar disa funksione të rëndësishme akademike në Universitetin e Prishtinës si: Koordinator i Qendrës për Mësimdhënie të Përsosur (2004-2008); Shef i Departamentit të Shkencave Politike (2004-2007) dhe Anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (2005-2006); Zëdhënës i Universitetit të Prishtinës (2005-2006).

    Në tetor të vitit 2006 në Kuvendin themelues të AKR-së Ibrahim Gashi është zgjedhur anëtar i Kryesisë së AKR-së dhe më pas nënkryetar, post që e mban edhe akualisht (2011). Në zgjedhjet e vitit 2007 u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës ku e përfaqson AKR-në në organin më të lartë të Kuvendit, pra është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme.

    Ai është i martuar dhe ka katër femijë, dy djem dhe dy vajza. Bashkëshortja e tij punon edukatore. Jeton në Prishtinë dhe në Llapushnik.

    http://sq.wikipedia.org/wiki/Ibrahim_Gashi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  16. #52
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Universiteti qeveritar


    Në Kosovë publikja në kuptimin institucional ekziston vetëm formalisht, ngase praktikisht ajo është privatizuar nga pushtetarët. Institucioni më i lartë i arsimit publik në vendin tonë ështe fakti më i shpërfaqur i degjenerimit të institucioneve publike si pasojë e ndikimeve politike. Zgjedhja e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, që më shumë ishte emërim politik i tij në këtë dëtyrë, është tregues i shkatërrimit të shtetit nga ata që do të duhej ta mbronin dhe zhvillonin atë.

    Procesi i “zgjedhjes” se rektorit, Ibrahim Gashi në krye të UP-së, ishte tërësisht i orkestruar nga Qeveria e jonë. Pak javë para se të “zgjedhet” rektor, Gashi kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet që mbante në parti dhe në Qeveri. Nuk ka dyshim që dorëheqja e tij u bë pasi që ai e dinte fare mirë që do të bëhej rektori i UP-së, pavarësisht kriterëve që kërkon kjo pozitë e rëndësishme e UP-së. Kandidatët e tjerë që ishin në këtë proces janë diskriminuar në mënyrën më eklatante, me arsyetimin se ishin më të dobët dhe iu mungonte dokumentacioni i plotë. Kandidatët që përfaqësonin integritet të lartë moral e profesional janë përjashtuar nga gjasat e barabarta për punësim dhe e drejta universale për punë.

    Pozita e rektorit të UP-së doli të ishte pjesë e marrëveshjes ndërmjet partive që janë në koalicionin qeverises. Partitë që qeverisin nuk i ndajnë vetëm dikasterët qeveritare, por edhe pozitat drejtuese të institucionëve publike, duke mos e kursyer as UP-në. Këshilli Drejtues i UP-së, i cili e votoi Gashin me unanimitet të plotë përbëhet nga anëtarë që kanë lidhje shumë të afërta me qeveritarët. Duke qenë kështu, të gjithë drejtuesit e UP-së ishin të politizuar dhe, rrjedhimisht edhe të inkriminuar në aktivitete të jashtëligjshme. Nuk janë të rralla rastet kur mediat raportojnë për afera të ndryshme korruptive të udhëheqësve të lartë të UP-së. Pavarësisht kësaj, organët e drejtësisë nuk kanë bërë asgjë konkrete për t’i hetuar seriozisht këto raste.

    Universiteti i Prishtinës nën drejtimin e ish-rektorit, Mujë Rugova dhe paraardhësve të tij është katandisur si mos me keq. Cilësia e studimëve është dukshëm më e ulët nëse e krahasojmë me periudhën e paraluftës. Dihet që në UP mund të regjistrohesh dhe të diplomohesh nëse ke lidhje të forta me qeveritarët, pa pasur njohuritë e kërkuara me kriterët universitare. Përdërisa ka favorizime për njerëzit e fuqishëm, për studentët e rendomtë ka shumë diskriminime. Studentët përveç vështirësive financiare, ata ballafaqohen më shumë padrejtësi nga menaxhmenti UP-së. Studentët maltretohen në forma të ndryshme që nga shërbimet administrative e dëri të papërgjëgjshmëria e profesorëve në ligjerata dhe provime. Të gjitha keto kanë bërë që UP-ja të tjetërsohet nga një institucion i edukimit dhe i arsimimit në një institucion tregtar.

    Ibrahim Gashi që u bë rektor i UP-së me ndikimin direkt të qeveritarëve në Këshillin Drejtues të Universitetit, do të jetë në shërbim të interesave të tyre të jashtëligjshme. Ky rektor do të thelloj kontrollin e qeveritarëve në UP. Me rritjën e ndikimit të qeveritarëve në UP, padyshim që do të rritën të gjitha dukurit negative në këtë universitët. Me një arsim pa cilësi, potencialisht do të jemi të prapambetur në çdo aspekt. Mbase qeveritarët tanë nuk duan që shoqëria e jonë të jetë e arsimuar në shkallë të gjërë. Pushtetëve të padrejta iu konvenon një shoqëri e paarsimuar, sepse vetëm kështu keqeverisje e tyre mund të jetë jetëgjatë.

    Për problemet e mëdha në UP po vazhdojnë që të heshtin organizatat e shumta studentore. Organizatat studentore sikurse mekanizmat tjerë në UP janë nën ndikimin e qeveritarëve. Kjo është arsyeja që këto organizata pothuajse asnjëherë nuk e ngrejnë zërin kundër padrejtësive të shumta në UP. Misioni i organizatave studentore do të duhej të ishte organizimi i paknaqësisë së studentëve, e jo amortizimi i paknaqësisë se tyre. Përjashtim bën vetëm Lëvizja Studentore për Barazi “STUDIM KRITIKË VEPRIM”. Studentët që bëjnë pjesë në këtë organizat studentore kanë reaguar dhe kundërshtuar në forma të ndryshme padrejtësitë në UP. Në vendet demokratike studentët jo vetëm që reagojnë kur shkelën të drejtat e tyre, por edhe kur shkelën të drejtat e qytetarëve në përgjithësi.

    Universiteti i Prishtinës duhet të çlirohet nga çfarëdo ndikimi politik, në mënyrë që të jetë në fuksion të dijës dhe shkencës. Por kjo nuk mund të bëhet pa e pasur një qeveri saktësisht të kundërt nga ajo që e kemi tani.

    Sokol Bylykbashi
    (albaniapress.com)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar halla mine për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  18. #53
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    45

    Për: Universiteti i Prishtinës- Arsimi i lartë në Kosovë

    Duke shikuar kot nëpër forum, e takova edhe këtë temë e cila qenka hapur 13 vjet më parë.
    Në fakt, harta e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, tani ka ndyrshuar dukshëm. Nuk është vetëm Universiteti Publik i Prishtinës, por ka edhe 6 universitete të tjera publike si dhe dhjetra institucione jopublike.
    Cilësia në të shumicën e këtyre institucione lë për të dëshiruar, por ka shpresë se po ecet mbarë.
    Në rangimet e fundit në njërën nga ranglistat e universiteteve që në Kosovë është kredibile, megjithatë Universiteti i Prishtinës mbetet lider.
    Nga institucionet jopublike, prin në këtë listë Kolegji AAB.
    Ky institucion radhitet si institucioni më i madh jopublik në rajon, për nga numri i studentëve, stafit akademik, hapësira infrastrukturore, etj. ndërsa në shumë shërbime dhe mundësi e kalon edhe universitetin e Prishtinës.

    Më shumë rreth Kolegjit AAB mund të lexoni në faqen e tyre zyrtare: http://aab-edu.net/per-aab/per-ne/

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Vahabistët në Kosovë
    Nga Traboini në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 17:43
  4. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •