Gazeta si KJ apo Shekulli, apo Korrieri, nuk mund te "indoktrinojne" rinine jashte Shqiperise, pasi kjo rini po shkollohet ne Perendim, po jeton ne shoqeri demokratike dhe e ka te qarte imazhin e nje demokracie te vertete dhe vendin qe pushteti i mediave ze ne te. Keto gazeta ndikim kane vetem tek ajo pjese e rinise shqiptare qe nuk ka patur fatin te arrije shkallen e duhur te arsimimit per arsye nga me te ndryshmet.
Problemi nuk eshte ana teknike e gazetave, ajo realizohet shume kollaj. Problemi eshte gjithmone ana financiara e ketyre gazetave qe nuk lejon ofrimin e nje sherbimi me te mire. Nese vertet ka shqiptare te interesuar qe duan te ndihmojne shtypin, duhet qe te ngejne fondacione e borde drejtime, per te financuar gazeta egzistente, dhe te reja.
Problemi i dyte, eshte problemi i kompetences. Me ka shkuar disa here me mendje, qe te komunikoj me te gjitha mjetet e informimit ne Shqiperi, qofshin gazeta apo televizione, dhe tu bej kerkese kryeredaktoreve qe te publikojne ne gazetat e tyre rezumete e te gjithe gazetave qe shkruajne ne ato gazeta. Nese e bejne kete, atehere shqiptaret do te kene te qarte se cila pene nxin faqet e shtypit shqiptar, cfare arsimi ka, dhe cfare eksperience ne gazetari. Kjo eshte praktika qe ndiqet ne Perendim, kjo duhet te jete edhe praktika qe duhet te ndiqet ne Shqiperi.
Te rrish te edukosh njerez te pandreqshem te shtypit shqiptar, mua me duket paksa humbje kohe. Rruga me e mire dhe me e shpejte per ta pastruar median shqiptare nga inkompetentet eshte hapja e mjeteve te reja te informacionit, nga brezi i ri i shqiptareve qe kane si bagazhin kulturor, edhe deshiren per te bere dicka me vlere per shoqerine shqiptare. Ne planet e mia per te ardhmen e afert, eshte hapja e nje gazete shqiptare ne Internet e cila do te krijoje hapesira per te gjithe "budallenjte me grada shkencore" (sic etiketohen ne Shqiperi gjithe intelektualet e harruar) qe te thone fjalen e tyre, e te lexohen nga shqiptaret. Nese intelektualet flasin, te pashkollet dhe militantet heshtin pasi injoranca e tyre del lakuriq.
Dhe ne fund do flisja pak mbi rendesine e mediave ne nje shoqeri demokratike. Media eshte pushteti i katert i sovranit popull, pasi me anen e mediave sovrani shuan etjen e informacionit mbi ate qe pushtetet e tjera po bejne ne emer te tij. Nese mediat vihen nen kontrollin e njerezve te papergjeshem, atehere ajo shoqeri do te manipulohet ne ate pike sa per te gjitha ato qe ndodhin ne vend, do te fajesoje vetveten. Ky faj i pamerituar, con ne humbjen e shpreses dhe vitalitetit te nje shoqerie. Tu mohosh te drejten per tu mire-informuar shqiptare, eshte njesoj sikur tu hedhesh hi syve. Eshte detyra e shtreses intelektuale shqiptare qe te ngreji zerin e saj dhe te mos lejoje kthimin e shoqerise shqiptare ne nje koloni apo vend te botes se trete.
Krijoni Kontakt