Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Niveli i gazetave te djathta krahasuar me ato te majta

    Duke lendruar perdite ne internet ne kerkim te lajmeve, ngjarjave nga Shqiperia has ne lloj lloj shkrimesh e artikujsh dhe ne lloj lloj nivelesh profesionale te gazetareve tane.
    Perballja me gazetat e ndryshme ne Shqiperi eshte dicka interesante,por kur shikon nivelet respektive te gazetave, revistave, mendon se ai i te djathtave eshte ku e ku me i ulet se ai i te majtave. Ketu jo per nga niveli profesional, ai kulturor dhe kombetar, por nga menyra se si paraqiten shkrimet ne rrjet.

    P.sh. nje nga gazetat me me nivel per mua ne Shqiperi momentalisht eshte Gazeta TemA, por ti nuk arrin te lexosh tere gazetetn ne rrjets, pasi nga ana e redaksise se saj nuk jepet i tere versioni dhe te tera shkrimet,por ka dite qe ne internet mbahet i njejti version i gazetes si ai i para nje jave. Nuk i di veshtiresite finaciare dhe mundeiste teknike te gazetes,por duhet bere dicka,per te ngritur nivelin e paraqitjes se gazetes ne internet, ne menyre qe lexuesit qe kane ineteres per te shfletuar faqet e saj, te arrijne te kene aces ne te gjitha shkrimet dhe jo vetem ne kryartikujt e Mero Bazes apo ndonje artikull tjeter interesant.
    Tjeter burim informacioni i se djathtes shqiptare jane dhe gazetat partiake, ne te cilat nuk para futem per te lexuar ,pasi japin versione "zyrtare" te politikes dhe qendrimeve te partive perkatese.
    Por burim interesant informacioni p.sh. ka qene dhe Radio Kontakti, qe ka qysh ne veren e 2001 qe ka falimentuar.......

    Gazeta 55 me ka pelqyer per pozicionet disi "ekstremiste" te djathta, por ajo gazete nuk gjendet ne internet (te pakten une akoma skam ndeshur ne te)

    E hapa kete teme per te kuptuar se akoma ne Shqiperi sa do qe ēirremi me te madhe per te mbrojtur interesat e se djathtes, e kombit shqiptar, akoma nuk jemi tundur e shkundur nga vendi,per te kuptuar se ndaj ketyre gazetave dhe gazetareve duhet dhene ndihma jone. U duhen krijuar mundesite per te ngritur nivelin e tyre teknik te gazetave dhe agjensive te tyre, pasi shqiptaret jane te etur per informacione objektive mbi ato qe po ndodhin ne atdhe.

    ----------------------------
    p.s.
    nuk di nese ka ketu ne forum ndonej qe ka lidhje me gazetat e djathta shqiptare qe te mudn te na informonte me shume mbi gjendjen dhe mundesite teknike te tyret.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Ku ku moj nan !

    Gazeta TemA akoma mban te njejtin avaz dhe nuk ka ndryshuar (minimumi) editorialin e saj jo me temat.........

    Ky eshte kulmi jemi ne kohen ku demoni i kuq duhet demaskur sa me shume, ku te djathtet te levizin, te shkunden te bertasin me te madhe te vertetat shqiptare,por hic vetem gazetat partiake buēasin e te shurdhojne veshet.............

    Anton,
    nga dita ne dite po te jap te drejte; "ne te djathtet jemi kot"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Eni,
    ne te gjithe shohim me deshperim gjendjen e se djathtes ne Shqiperi. Ti ke kapur problemin me kryesor; ate te shtypit.

    Eshte fakt se shtypi ne Shqiperi (i gjithe shtypi) eshte ne nje nivel te mjerueshem. Vetem nne Shqiperi ka gazetare qe mezi kane mbaruar te mesmen. Vetem ne shqiperi ka kaptera te transformuar ne gazetare. Gazetat jane mbushur me idiotizma, televizionet me injorante.

    Kur sheh "shtypin e djathte" gjendja eshte edhe me keq. E keqja me e madhe eshte se ata nuk mirepresin ndihme.

    Ndoshta ata persona qe kane mundesite dhe aftesite duhet te aktivizohen me shume ne te djathten shqiptare.

    Sinqerisht, Vlora.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Une nuk do ti shikoja gjerat aq ngushte. Gazetaria ne Shqiperi vuan ashtu sic vuan cdo instance e administrates publike nga inkompetenca dhe injoranca e theksuar e shfaquar hapur dhe e pashfajesuar. Per nje vend si Shqiperia ku kryeministra behen Majko, Fino e Meta, eshte e kote te kryqezosh gazetaret. Prof. Dr. Ylli Pango ne nje shkrim te tij i fshikelloi mire "nxenesit" qe sot na jane bere kryeministra.

    Komunizmi dhe pasardhesit e tyre luftojne gjithmone inteligjencen e nje kombi, pasi vetem keshtu mund te perligjin ne popull injorancen qe mbreteron ne cdo qelize te tyre.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Albo, ndoshta ke te drejte per ato qe shkruan, por diskutimi ishte per shtypin e djathte. Per kete une e perqendrova tek gazetat.

    Gjithashtu, eshte shume me lehte te rregullosh nje gazete se sa politiken e Shqiperise. E keqja eshte se politikanet kane kthetrat e tyre mbi shtypin ashtu si mbi cdo pjese tjeter te shoqerise shqiptare.


    Vlora

  6. #6
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Tani sa per saktesim .

    Dhe Yllin e njof ,

    jo se dua te dukem por harrojeni. Eshte nje produkt me shume i partise sigurisht me inteligjent se meta e majko por prape nje madhesi pafundesisht e vogel mbetet.

    E keqja eshte se

    E djathta po na shkaterron perdite.

    Psh

    Ku jane Shqiptaret e arratisur ?

    Si nuk jane ne gjendje te baskepunojne minimalisht?

    Pse duhet te lexojme koha jone apo GSH?

    Sepse thjesht te djathtit jane kot fare kot.

    Por po te shofish objektvisht ...

    Kush e njef Imzot Bumcin sot?

    Familjet jane dhe pasardhesit e tyre jane( dhe te zot jane) , por cfare bejne ...


    E verteta eshte fare e thjeshte :

    Vetem bashkimi dhe ndihma ndaj njeri-tjetrit eshte shpetimi, por ne rast se te djathtet nuk kuptojne kete eshte gjithcka e kote fare e kote.

    E komunistet tallen dhe mire na e bejne!

    Anton!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #7
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Eni me vjen keq per pikweveshtrimin tend , por te dyja gazetat qe ke permendur ti jane gazetat me idiote qe ekzistojne e them kete sepse kam punuar tek te dyja domethene kam marre rrogen dhe jo vetem ekstrimiteti por aty mund te behesh gazetar mjafton te dish te shash pushteti, partine socialiste dhe Fatos Nanon. Me fal qe po te sulmoj po nderro mendim se evtem ato te dyja smund te quhen gazeta.

  8. #8
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Anton nuk eshte e djathta qe po shkaterron, jane shqiptaret qe shkaterrojne kije parasysh. Pastaj sme duket qe e majta me Kete kkederrin Nano po ndihmon ndonje gje apo ndokend pervec barkun e politikaneve, (perjashto Majkon)

  9. #9
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I dashur , une komunistat nuk i llogaris per njerez.

    A mund te me thuash se per cilat gazeta ke punuar?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Anton, mos e fut cdo diskutim sipas shijeve te tua politike. Ti je i djathte dhe e ben shume te qarte kete, e qofsh shendoshe. Jo te gjitha problemet jane politike dhe jo gjithcka ka lidhje me komunizmin.

    Ne lidhje me gazetarine shqiptare, une do te thosha qe gazetaria eshte derivat i sistemit ne te cilin zhvillohet, dhe i njerezve qe e lexojne e degjojne ate. Nuk mund tu shesesh fshatareve analiza politike, pasi fshataret nuk i kuptojne, ata kane nevoje per pak thashetheme, qe kur te ulen e te pijne nje kafe, tu duket edhe atyre pak vetja me rendesi, e te shajne nje emer qe e lexuan ne gazete.

    Nje tjeter artikull qe Prof. Dr. Ylli Pango kish shkruajtur, ishte ai mbi sa pak vend i lene televizionet dhe gazetat intelektualeve shqiptare. Ndryshe nga ty Anton, nuk e njoh Dr. Pangon, dhe nuk me intereson etiketimi personal qe ti i ben, pasi une e vleresoj nga ato qe kish shkruajtur ne ate. Ajo qe une vleresova tek ai ne 2 artikujt eshte forca e karakterit dhe dinjitetit te nje intelektuali qe ngreh zerin e tij kunder padrejtesive shqiptare qe nuk kane fund. Pak rendesi ka sec mendoj une apo ti per te, ai e beri detyren e tij si intelektual i atij vendi.

    Inteligjenca e nje kombi jane shtresa intelektuale e atij kombi. Nje komb i zgjuar qe udhehiqet nga njerez te zgjuar, u krijon mundesi integrimi pikerisht intelektualeve ne jeten e vendit, qofshin poste ne administrate, qofshin vend ne mjetet e informimit. Shqiperia ka nevoje me pak per politike, dhe me shume per zerin e inteligjences shqiptare. Largimi i inteligjences nga shqiperia nuk eshte me nje shqetesim, por eshte nje realitet i hidhur, dhe per kete socialistet jane krenare, pasi ashtu si paraardhesit e tyre, edhe keta i tremben inteligjences shqiptare.

    Pra une mendoj, qe eshte e kote te kerkosh te arnosh problemet e medias shqiptare, pasi ajo eshte bere rrecke. Shqiperise i duhet nje sistem i ri politik mbi te gjitha, dhe pasi kjo te realizohet do te kete vend edhe per ngritjen e shtypit ne nivele te kenaqshme. Asnje njeri inteligjent nuk do te zgjidhte te behej gazetar per tu marre me njerez te degjeneruar si Nano, Meta apo Rama qe nuk gezojne respektin e duhur ne rangun e tyre familjar, e jo me rang kombetar. Te gjithe gazetaret e sotem ne Shqiperi jane "hallexhinjte" qe do te benin cdo gje per te patur nje te ardhur apo kontakte me pushtetin.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #11
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nuk po te kuptoj.

    Ketu po flitet per gazetat e djathta dhe me sakte nen kendveshtrimin teknik.

    Te djathtet nuk jane te zot qe te nxjerrin gazetat dite per dite ne internet sic ben koha jone dhe GSH.

    Pra te djathtet jo vetem nuk jane te zot te jene cilesore, por as teknikisht nuk mund te maten me te majtit.

    Ky eshte nje fakt qe mua me deshperon.

    Sa per yllin ke te drejte se ia kam futur kot e pa fakte jo se nuk di , por se nuk mund ti percoj ato besueshem.

    Por mos perto pyet ndonje qe jeton ne RSH se a eshte marre ndonje here me politike dhe a ka patur ndonje post?


    Per artikullin e tij kemi diskutuar tek tema perkatese.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    A nuk ju duket si jo e drejte ndarja e shtypit ne te majte dhe te djathte? A nuk do te ishte me mire qe te diskutohej per problemet e gazetarise ne pergjithesi? Te pakten une keshtu mendoj.

    Me ka shkuar shpesh ne mendje per te ndihmuar nga ana teknike disa gazeta te djathta, por nuk e kam bere kete per probleme ekonomike. Nje nga nevojat e mediave shqiptare dhe nje nga problemet kryesore te saj eshte pikerisht varesia e saj ekonomike nga burime te tjera, jashte bordit te gazetes. Gazetat shqiptare nuk kane bord drejtues, kane sponsor, dhe keta sponsor shpesh jane te njohur, sic eshte rasti i Shekulli, dhe here jane "te padukshem" sic jane pjesa me e madhe e gazetave te tjera qe marrin financime te dyshimta.

    Pra nese vertet jeni te interesuar qe te ndihmoni gazetat e djathta, merrni nje inisiative dhe krijoni nje fond ku te gjithe ata qe duan te ndihmojne gazetat e djathta te bejne nje kontribut. Kjo eshte praktike mese demokratike e aktivizmit politik te individit ne shoqeri.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  13. #13
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ke shume te drejte.

    Transparenca e financimit te gazetave eshte dhe kjo nje teme e rendesishme.
    Do te isha shume i interesuar te dija sesi financohet koha jone?



    Por si mund te pretendojne te djathtet te marrin pushtetin kur nuk kane nje gazete per te qene?

    Disa nga ne po perpiqemi te bejme dicka.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    gazetat

    Anton...Shanon eshte "e dashur" jo "i dashur" por ju politikanet nuk zbrisni kurre te katet poshte te rubrikat pa-politike ku rrine proletaret tone...lol.


    ENI !

    Po diskutoj per RD dhe TEMA ne internet.

    Te RD dhe TEMA nuk ka nji rubrik ku te merret mendimi popullit sic ka psh tek Shekulli. Pra nuk ka nje tribune ku te diskutojne te gjithe ata qe deshirojne. Po ashtu dhe TEMA.

    Shkrimet ne RD dhe TEMA zene myk.

    RD nuk ben fare kritika PD-se. Asgje nuk dime cben kjo Parti dhe Cfare idesh e vizionesh lulezojne e diskutohen ne kete Parti per te sotmen dhe te ardhmen..

    RD nuk ngre fare probleme sociale-shoqerore etj.
    Kohet e fundit u vrane disa gra nga burrat e tyre dhe RD nuk u tund aspak.
    RD nuk diskuton fare per femijet qe rrine rrugve e skane ku te luajne se Mafiaja e ndertimit betonon cdo dite kendet e lojnave. RD nuk diskuton fare c'armatimin qe merr cdo dite jete njerezish.
    Ndoshta ata jane demoralizuar sepse dy here rresht PD "humbi" ne zgjedhje por mesime nga dy humbjet nuk shikoj te kene nxjerre.

    Ja psh nje gabim qe RD duhej ta kapte me kohe...dhe sot duhej ti jepte nje "dru te shendoshe " Doktorit.

    Doktorri e paska ditur qe kur ishte president se KLOSI eshte agjent i nji zbulimi te huaj. ok.
    Behen zgjedhjet mbas Rebelizmit.
    KLOSI figuron ne ato zgjedhje ne Komisionin qendror te zgjedhjeve si perfaqsues i PS-se.
    A duhet reaguar? Patjeter.
    Votat e lira dihet se ku do perfundojne nga nji Komision qe brenda ka agjentin e huaj.. Agjenti huaj do fshij prapanicen me votat e demokrateve....... kjo dihet..
    A eshte e drejte te cosh ne tym shpresat e asaj pjese te popullit qe jep Voten PD-se??
    A eshte e drejte qe te pranosh te hysh ne te tilla zgjedhje me te tille komision??
    Iken ato zgjedhje e erdhen te tjerat..
    Tashme Agjenti i huaj KLOSI nuk eshte me komisioner por akoma me keq... eshte Kryetari i Sigurimit te restauruar te PPSH-se SHISH.
    Ku te con mushka Doktorr i dashur qe hyn perseri ne zgjedhje?? Te humbesh po hyn apo te fitosh..

    Ne se hyn per te humbur..ne rregull je por.. thuaja popullit...
    Popull i dashur ashtu e kam urdherin nga Limprehesi i Amerikes qe te humb perseri.sorry.
    Nese vertet duan te fitojne...Fitorja nuk vjen ashtu.

  15. #15
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Braro eshte e kote ta perseris:

    Je i modh

    thone tironcit

    Je lezeti forumit thote te gjithe.

    (ne fakt diku ne nenndergjegje e kisha ate ide per "e" se duket nga menyra e shkrimit ,por )

    Sa per ato qe ke shkruar.

    Ke shume te drejte.

    Une jam habitur qe shekulli e ka dhe shume mire.

    Shkrimet e RD dhe Temes per nga permbajtja nuk jane gjithmone te keqija, perkundrazi.

    Por sic thote Brari me absolutisht te drejte jane shume te kufizuara tek politika.

    Une mendoj se faqet kane thjesht probleme teknike qe me pak "thjeshtime"zgjidhen.

    Fusin shume sfonde e grafik kot.
    Rendesi ka qe faqet te hapen shpejt dhe informacioni te jete pak a shume i shumellojshem.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  16. #16
    RD nuk duhet ti beje kritika kurrsesi PD-se dhe lidershipit te saj. Asnje gazete politike nuk e ben nje gje te tille per partine e vete. Ka kush e kritikon dhe sulmon PD-ne.
    Te mos harrojme qe Frrok Cupi pikerisht per kete arsye pati problemet me PD. Pikerisht ne situaten me kritike ne ate kohe kur kerkohej nderrimi i sistemit Cupi donte qe ta kthente RD-ne ne nje opozite perbrenda opozites.
    Keto jane gjera qesharake qe vetem ne politiken shqiptare mund te ndodhin.

    Sa per ate qe gazeta Shekulli apo ndonje gazete tjeter mund te beje, mund te them qe ka ndryshim midis asaj gazete dhe RD-se.
    E para eshte gazete e pavarur dhe qellim kryesor ka mbijetesen, pra biznesin dhe per pasoje do te jape gjithmone lajme sensacionale, te bujshme etj etj me qellim qe te terheqe pas vetes lexuesin dhe te shmange konkurrencen.

    Ndersa RD eshte gazete politike e nje partie politike dhe per pasoje ka qellim tjeter, te pasqyroje aktivitetet e partise, te beje propagande per te, etj etj. Asaj nuk i intereson fitimi pasi financohet nga partia dhe numri i lexuesve te saj ne nje menyre apo ne nje tjeter eshte i varur nga popullariteti i partise.

    Nese nje parti ka 2% elektoral perpjete te hidhen gazetaret se bashku me kryeredaktorin e saj ajo gazete kurre nuk ka per tu lexuar dhe e anasjellta.

    Tani problemi eshte tek financimi, Ok ketu shihet qarte qe gazetat e majta kane burime me te medha financiare dhe per pasoje shihet teper qarte diferenca, por kjo nuk do te thote qe partite e djathta kane faj qe gazetat e tyre nuk jane ne kete gjendje. A thua se nuk duan ata qe ti rritet numri i lexuesve. Ketu e kam fjalen per gazetat e pavarura, pasi per ato partiake e permenda me lart ndryshimin.

    Por edhe ketu desha te ndalesha ne nje pike. Po sikur nje gazete e djathte, fjala vjen gazeta Tema gjen nje burim financiar teper te fuqishem, me te madh se cmund ta kene te gjitha gazetat shqiptare se bashku, cfare mund te beje ajo?
    Ja doli dhe i pasqyroi te gjitha ngjarjet me perpikmeri, apo foli per te gjithe, te varferit, te papunet, invalidet, te pasurit, hajdutet, mafiozet, keiminelet etj (a thua se nuk ka folur boll deri tani) cfare ndryshimi do te kete? Do ti rritet numri i lexuesve, apo i atyre qe i besojne shkrimeve apo cfare?
    Ore shoke, ajo qe ndodh ne Shqiperi nuk ka nevoje qe ta shkruaje ndonje gazete pasi shihet teper qarte. Balten nuk ke nevoje ta tregojne gazetat pasi jemi te futur deri ne gryke. Mbledhjet e KPD-se ishin spektakolare. Klasa ne pushtet e ka demaskuar vetveten neper te gjitha televizionet nacionale me akuza e kunderakuza nga me te llahtarshmet. Nuk ka mbetur njeri pa u akuzuar. Situata ne Shqiperi eshte nga me te zezat qe mund te ekzistoje. Nuk ka raport te zi te ndonje organizate apo qeverie ne bote qe te mos fuse edhe Shqiperine aty. Dhe ju mendoni se puna ka mbetur se gazeta Tema apo RD nuk po sulmojne qeverine, nuk po pasqyrojne realitetin e hidhur apo se nuk po sulmojne vete PD-ne dhe lidershipin e saj.

    -"Pa drita dhe uje le te rrime, por vetem unitetin e Partise ruajeni", i kerkonin Nanos ne Berat.

    Kjo eshte ceshtja.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    mir

    Ja cfare lexova tek Shekulli tani.
    --------------
    Olldashi nė krye tė FRPD-sė
    TIRANĖ - Sokol Olldashi ėshtė kryetari i ri i Forumit Rinor tė Partisė Demokratike. Nė Kuvendin e VII tė FRPD-sė u zhvillua edhe gara pėr postin e kryetarit dhe tė anėtarėve tė Kėshillit tė ri Kombėtar. Deputeti Olldashi konkurroi pėrballė Besnik Jakut, aktivist i njohur nė PD. Ai nuk kishte mbėshtetje tė madhe nga drejtuesit e saj, tė cilėt kanė preferuar tė ofrojnė pranė vetes Olldashin, gazetar nė mediat pranė partisė, dhe sė fundi deputet. Votimi rezultoi : nga 352 delegatė, 223 votuan pėr Olldashin dhe 124 pėr Jakun, pesė vota dolėn tė pavlefshme. Kuvendin e tė rinjve demokratė nė seancėn e paradites e pėrshėndeti kryetari i PD-sė, Sali Berisha.Nė fjalėn e tij ai u kėrkoi tė rinjve tė PD-sė, qė tė shfrytėzonin kuvendin e tyre pėr tė shpallur mbajtjen e zgjedhjeve tė reja. "Ju ftoj ju pėrfaqėsues tė rinisė shqiptare nė kėtė kuvend, tė shpallni zgjedhjet e lira dhe tė ndershme, zgjedhje tė reja si objektivi mė madhor i rinisė shqiptare",- deklaroi ai gjatė fjalės sė mbajtur nė Kuvendin e VII tė Forumit Rinor tė PD-sė. Berisha shprehu bindjen se do tė jetė energjia e kėsaj rinie, e cila do tė pėrmbysė gjendjen aktuale vetėm me mjete demokratike. Kjo energji, sipas tij, do tė duhet tė largojė nga pushteti "baronėt e drogės, padrinot e trafiqeve, terroristėt shtetėrorė, prandaj ju ftoj qė ky kuvend tė jetė si njė zotim pėr ju, dhe pėr mbarė rininė shqiptare, pėr tė ēuar Shqipėrinė drejt zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme". Ai rreshtoi disa fenomene negative tė shoqėrisė, tė cilat godasin nė radhė tė parė rininė shqiptare, si papunėsia, largimi nga Shqipėria, kėrcėnimi social, trafiku i drogės, ngujimi pėr shkak tė gjakmarrjes, analfabetizmin nė rritje, etj. Sipas Berishės, alternativa e vetme qė rinia dhe e gjithė shoqėria shqiptare tė dalė nga kriza ėshtė qė vendi tė zhvillohet, dhe e vetmja forcė politike qė mund ta bėjė kėtė ėshtė PD-ja. Kryetari i PD-sė ripėrsėriti edhe njėherė faktin se rinia nė programin e Pd-sė zė vendin e parė, "duke investuar dhe konsoliduar familjen shqiptare, ne gjithashtu kemi investuar pė rininė shqiptare". Kjo familje pėr Berishėn pėrjeton vėshtirėsi tė mėdha, ajo ėshtė e zhytur nė mjerim, dhe nuk arrin tė pėrmbushė misionin e saj tė madh, edukimin e rinisė. "Duke krijuar kushte pėr njė familje solide, pėr njė familje qė tė ketė tė gjitha kushtet dhe mundėsitė pėr edukimin e femijėve tė saj, kemi bėrė qė rinia tė marrė rolin e saj nė shoqėrinė shqiptare, shoqėrinė mė tė re nė Europė",- u shpreh Berisha. Prandaj pėr tė, lufta kryesore e PD-sė do tė zhvillohet kundėr analfabetizmit, ndjekjes sė shkollave tė mesme, dyfishimit tė numrit tė studentėve qė do tė ndjekin arsimin e lartė. Punėsimi, ėshtė ēėshtja tjetėr, qė Berisha premton t'ua zgjidhė tė rinjve me tė ardhur nė pushtet opozita, "punėsimi ėshtė shtyllė kryesore e programit tonė social".
    G. Bushati
    -----------------------------

    RD ska shkrim fare per kete ngjarje.

    Pra RD nuk pasqyron aktivitetin e PD-se ose e pasqyron varferisht.
    Numri i simpatizanteve te nji Partie rritet nga propoganda e Partise dhe kete e ben gazeta.
    RD duhet te kritikoje PD-ne dhe titullaret kur bejne gafa ose gabime.. Po nuk pati kritika nuk ecen puna.
    Kundershtaret e PD nuk kritikojne PD-ne por shpifin.
    Keshtu REDI.

    Nese do kritikohej me kohe Artan Hoxha e Kopliku e Ruli etj do kish qene me mire.
    Frroku nuk ka bere kritika PD-se por ishte njeri i operativave i futur si spiun aty.
    Ne se do kish hapesire RD athere ne fillim per mendimin e njerezve do i thuhej SALIUT me kohe qe Aleanca jote me Gjinushin eshte gomarllek.
    Edhe sot ka tendenca te SALIU per te afruar Aleancen e CEKES. Perseri ky eshte Gabim trashanik. CEKA eshte miku i NANOS e Jaho SALIHIT. pik. Ska iluzione ketu.
    4 deputet te Saliut votuan pro KLOSIT. Kjo tregon se ka 4 spiun kalibri brenda ne shtabin e PD-se. Kjo eshte scandaloze.
    Ka shume rendesi qe RD te jete tribun e hapur mendimi sepse truri i Saliut nuk mjafton per fitoren e demokracise.
    Rasti me i fresket eshte pardje.
    U votua per KLOSIN.
    Ne se votimi elektronik nuk i pelqente SALIUT kush e detyroi te mare pjese ne kte lloj votimi..
    Nuk votoj te thoshte me butona.. O votim si duam ne o dalim nga parlamenti..

  18. #18
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Braro mos ma perdridh muhabetin gjithnje tek doktori !

    Shanon,
    mqs keni punuar tek TemA apo RD, ok,atehere e dini me nga afer problmet e tyre, a mund te na i thoni?,

    Une qe kam marre ato gazeta, jam nisur nga fakti se jane te djathta. Gazeten Tema dhe 55 kam patur me qejf nga te gjitha kur kam qene ne Shqiperi dhe i lexoja gati perdite.Prandaj dhe kerkoj qe te behet dicka per te ngritur nivelin e tyre profesional, por dhe ate teknik.

    Mire e ka thene Antoni ketu, pse duhet qe ne te lexojme vetem gazetat e majta apo ato "centriste-majtiste" ???

    Ne fakt duhet te lexojme se pari, mqs e mbajme veten per te djathte, pra se pari gazetat e djathta e pastaj te hidhemi nga qendra apo ekstremi i majte, por cte lexosh ne internet, kur Tema mban me dite te tera nje version????
    55 me sa di une, nuk ekziston ne internet,
    RD nuk e lexoj (s'para me terheqin gazetat partiake)
    Atehere cfare mbetet ???

    Mos harroni nje fakt, jemi ne vitin 2002 dhe niveli i gazetave tona eshte pertoke, ta shpifin faqet e mbushura me sensacione dhe me kronika te zeza, pale ato te politikes ku secila i fryn ku e ku me shume zjarrit te urrejtjes mes njeri-tjetrit, mungojne faqe me nivel, nuk kemi revista te mireorganizuar, me nivel profesional dhe kulturoro-shkrencor, mungojne analiza te qarta te gjendjes se Shqiperise, nuk kemi asnje botim te sakte nga Akademia e Shencave dhe institucionet shkencore, shtypi i dites pastaj te ben te ndihesh keq..... etj, etj,

    zero me xhufke jemi ne te djathtet, nuk ndihmojme dot njeri-tjetrin, nuk arrijme te kuptojme se nqs ne arrijme te mblidhemi, te bashkepunojme, te kordinojme punet, te japim kontributin tone (sa do minimal) ne drejtim te Shqiperise,perfundimi do te jete krejt ndryshe nga ai i zymti qe perjetojme te gjithe ne ne keto dite mjerane per kombin.

    Redi,

    po te nisemi nga ato qe shkruan ti mbi financimin e gazetave te djathta, dmth qe dhe nqs financohen e arrijne te demaskojne te zezat qe ndodhin ne Shqiperi prape nuk do te lexohen, i bie qe keshtu kot sa ekzistojne gazetat......
    Une personalisht nuk mendoj ashtu, gazetat jane tribuna e demaskimit te atyre qe ndodhin ne Shqiperi,por puna eshte tek niveli qe ato kane ne kete demaskim,pra a paraqesin analiza te mireqena, a kane baze shkrimet e tyre, a arrijne te thithin sa me shume lexues prane faqeve te tyre, a jane gjithnje prezent ne ngjarjet qe ndodhin ne Shqiperi, a japin lajme te fresketa, a i mbushin faqet e tyre me shkrime "bombastike- propagandistike" apo me te verteta, a kane gazetare me eskperience, te forumuar me nivel profesional, apo studente dhe nxenes te shkollave????? etj,etj, pyetje te tera ka per kete problem.

    p.s. ne e vleresojme lart dhe e venerojme kohen e rilindasve..... mburemi me kontributin qe kane dhene ato per kombin etj, etj; por ama rilindasit tane arriten qe nga shek.XIX te nxirrnin gazetat e para ne shqip,librat etj (kur gjuha jone akoma nuk kishte nje forme te caktuar te te shkruarit). Po ne cfare po bejme sot per te ndihmuar apo nxjerre botime te tilla qe i vijne ne ndihme ēeshtjes sone kombetare ??????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 06-05-2002 mė 04:28

  19. #19
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Eni e kam cilesuar problem e pare dhe kryesor. tek keto dy gazeta me perjashtimt e ndonje redaktori qe eshte super i djathte dhe pret ndonje post nese PD-ja merr pushtetin gazetaret jane te nje niveli qe do te ta shpjegoj me poshte. Nese nje dite nje lupes, kamarier apo ku di une nje njeri normal domethene ulet te flere pasi ka degjuar gjithe kohes ne kafene muhabete politike, sharje te majtesh dhe te djathtash dhe shikon gjithe naten endrra se si shkruhen gazetat apo si behet politika, ngrihet ne mengjes (me mendje te ngritur dhe thote u pa puna meqe qenka kaq e thjeshte do behem dhe une gazetar. Ja keto lloj lloj njerezish punojne ne ato dy gazeta per te mos permen dur problemet e tjera apo ngjarje dhe fakte te verteta. (ah mua mos me ngaterro ne keto gjera se jam e diplomuar ne gazetari lol)

  20. #20
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Ceshtja e gazetave ben pjese ne te gjithe ate problem te madh te mediave. Une do ta shikoja ne plan te pare te lidhur me financat qe keto media kane ne dispozicion.

    Mjetet ne dispozicion te se djathtes lene shume per te deshiruar, nderkohe qe e majta financohet direkt nga qeveria. Duke e pasur kete mundesi ata mund te terheqin edhe gazetaret me te mire. E ne mediat e djathta mbeten gazetaret pasionante antikomuniste, analistet politike qe nuk mund te pajtohen me gjendjen ne vend dhe te rinjte, ata studente gazetarie qe ende nuk jane diplomuar, ose persona qe sic permend Shanon nuk marrin ere nga gazetaria.
    Besoj se edhe miqesite luajne nje rol te rendesishem ne pranimin brenda stafit te nje gazete, jo vetem profesionalizmi.

    Te rendesishme pra jane kriteret e profesionalizmit .......por mendoj se do kohe derisa te arrije Shqiperia aty.



    Per ekzistencen e gazetave partiake

    Mendoj se eshte me rendesi qe cdo parti te kete mjetin e vet te shperhapjes se informacionit, por ne Shqiperi ketyre u vihet nje theks shume i madh. Kjo vjen se pensionistet akoma e lexojne me pasion Zerin e Popullit.
    Po per nje gazete si RD do te thoja se ajo e ka me te veshtire, sepse nuk ka nje baze aq te gjere dhe aq te mbrujtur me militantizem sic e kane socialistet. Per kete arsye mendoj se ajo ka me pak sukses.
    Suksesi varet edhe nga qenia ne opozite apo ne pozite (flas per RD). Qenia ne opozite terheq me shume vemendjen e te pakenaqurve me qeverine dhe suksesi eshte me i madh. Por ama qenia ne qeveri eshte "vdekjeprurese" per suksesin e kesaj gazete. Me duket se ne kete rast njerezit qe shkruajne e bejne kete vetem per t'u dukur, per te terhequr vemendjen e shefave, te drejtuesve te partise e keshtu me radhe.
    Ne vitin 1996 besoj se nuk e ekzagjeroj kur them se RD ndoshta e lexonin vetem ata qe e sigrruonin falas. Faqja e dyte para zgjedhjeve te majit 1996 ka qene faqe KOMIKE.
    Nese Shanon ka punuar ne ate kohe tek kjo gazete ndoshta do t'i kujtohen fytyrat e qeshura qe dilnin per te shprehur suksesin e seksioneve dhe degeve neper rrethe. Per kete mund te kujtohen edhe ata qe ne vitin 1996 kane qene ne Shqiperi dhe e kane shfletuar RD-ne.

    Jam edhe une e idese qe nje gazete partiake nuk mund te godase figurat kryesore te partise de linjen e saj. Ato duhet te behen ne organet e tjera.

    Per mua me me rendesi do te ishte pikerisht zhvillimi i ketyre organeve te djathta te shtypit jashte partise.
    Ato mund te jene me objektive dhe duhet te pranojne dhe mendimin kundra apo ndryshe. Per kete shembull jane gazetat e pavarura te djathta ne vendet me demokratike. Konkretisht mund te permend: The Wall Street Journal me faqen e vet Editorials, Frankfurter Allgemeiner Zeitung ne Gjermani, Die Presse ne Austri.

    Keto organe jane me pas ato qe terheqin ne menyre konstante vemendjen e njerezve jashte politikes me bindje te djathta e qe nuk duan te lexojne lavderimet perkatese per liderat e partise, por qe duan kritike konstruktive.

    Per kete do te thoja qe gazeta TemA e meriton vendin e pare ne renditje per nga cilesia.


    Per publikimin ne internet

    Do te thoja se eshte shume i rendesishem. Po te shohesh, Shekulli, ZP, Koha Jone, Klan kane veprimtari te gjere ne internet.
    Gazeta Tema dhe RD jane shume mbrapa.
    Layout-i le per te deshiruar dhe materialet ne shume raste mbeten me dite te tera pa u rifreskuar. Gazeten RD per muaj te tere nuk e gjeja dot. Njehere me dilte se domain-i eshte per t'u shitur, njehere me qendronte me minuta te tera dhe ne fund dilte NO response!

    Duke qene se edhe ketu mund te sillet si shkak ai i financave, do te thoja se ndoshta eshte e nveojshme qe keto faqe te realizohen ne baze vullnetare, pra me kontribut te personave qe nuk lodhen e rrine me ore te tera ne internet (me deshire patjeter )

    Tjeter.
    Duhet patur parasysh se jashte Shqiperise ndodhet pjesa me e madhe e brezit te ri. Menyra e vetme per te rene ne kontakt me Shqiperine eshte interneti dhe ata ate qe gjejne marrin. E ne plan te pare dalin gazetat e majta, njera pas tjetres.
    Mjet fantastik propagandistik dhe rinia bazohet tek keto te dhena dhe indoktrinohet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 07-05-2002 mė 11:24

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Niveli i gazetarisė shqiptare
    Nga Redi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 20-02-2022, 12:12
  2. Poshte E Majta, Poshte e Djathta, Rrofte Shqiperia!
    Nga Collectivemind nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 09:02
  3. Rritet niveli i ujit nė Venecia, por jeta vazhdon
    Nga RaPSouL nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 09:01
  4. E Djathta Shqiptare Ne Kerkim Te Identitetit
    Nga DARDAN PEJA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:39
  5. E majta, e djathta
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2004, 05:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •