Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Gazeta si KJ apo Shekulli, apo Korrieri, nuk mund te "indoktrinojne" rinine jashte Shqiperise, pasi kjo rini po shkollohet ne Perendim, po jeton ne shoqeri demokratike dhe e ka te qarte imazhin e nje demokracie te vertete dhe vendin qe pushteti i mediave ze ne te. Keto gazeta ndikim kane vetem tek ajo pjese e rinise shqiptare qe nuk ka patur fatin te arrije shkallen e duhur te arsimimit per arsye nga me te ndryshmet.

    Problemi nuk eshte ana teknike e gazetave, ajo realizohet shume kollaj. Problemi eshte gjithmone ana financiara e ketyre gazetave qe nuk lejon ofrimin e nje sherbimi me te mire. Nese vertet ka shqiptare te interesuar qe duan te ndihmojne shtypin, duhet qe te ngejne fondacione e borde drejtime, per te financuar gazeta egzistente, dhe te reja.

    Problemi i dyte, eshte problemi i kompetences. Me ka shkuar disa here me mendje, qe te komunikoj me te gjitha mjetet e informimit ne Shqiperi, qofshin gazeta apo televizione, dhe tu bej kerkese kryeredaktoreve qe te publikojne ne gazetat e tyre rezumete e te gjithe gazetave qe shkruajne ne ato gazeta. Nese e bejne kete, atehere shqiptaret do te kene te qarte se cila pene nxin faqet e shtypit shqiptar, cfare arsimi ka, dhe cfare eksperience ne gazetari. Kjo eshte praktika qe ndiqet ne Perendim, kjo duhet te jete edhe praktika qe duhet te ndiqet ne Shqiperi.

    Te rrish te edukosh njerez te pandreqshem te shtypit shqiptar, mua me duket paksa humbje kohe. Rruga me e mire dhe me e shpejte per ta pastruar median shqiptare nga inkompetentet eshte hapja e mjeteve te reja te informacionit, nga brezi i ri i shqiptareve qe kane si bagazhin kulturor, edhe deshiren per te bere dicka me vlere per shoqerine shqiptare. Ne planet e mia per te ardhmen e afert, eshte hapja e nje gazete shqiptare ne Internet e cila do te krijoje hapesira per te gjithe "budallenjte me grada shkencore" (sic etiketohen ne Shqiperi gjithe intelektualet e harruar) qe te thone fjalen e tyre, e te lexohen nga shqiptaret. Nese intelektualet flasin, te pashkollet dhe militantet heshtin pasi injoranca e tyre del lakuriq.

    Dhe ne fund do flisja pak mbi rendesine e mediave ne nje shoqeri demokratike. Media eshte pushteti i katert i sovranit popull, pasi me anen e mediave sovrani shuan etjen e informacionit mbi ate qe pushtetet e tjera po bejne ne emer te tij. Nese mediat vihen nen kontrollin e njerezve te papergjeshem, atehere ajo shoqeri do te manipulohet ne ate pike sa per te gjitha ato qe ndodhin ne vend, do te fajesoje vetveten. Ky faj i pamerituar, con ne humbjen e shpreses dhe vitalitetit te nje shoqerie. Tu mohosh te drejten per tu mire-informuar shqiptare, eshte njesoj sikur tu hedhesh hi syve. Eshte detyra e shtreses intelektuale shqiptare qe te ngreji zerin e saj dhe te mos lejoje kthimin e shoqerise shqiptare ne nje koloni apo vend te botes se trete.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #22
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Dita & Albo keni mese te drejte ne ato qe shkruani.

    Albo nqs ti arrin qe te krijosh nje organ gazetaresk tendin on line do jete dicka shume e mire, por duhet te kesh parasysh qe te krijosh lidhjet jo vetem me ata qe studiojne, punojne a jetojne jashte Shqiperise, por kryesorja do ishin lidhjet e kontaktet me persona kopetente brenda vendit, pasi aty zhvillohen ngjarjet dhe aty eshte arena e perleshjeve mes partive. Per te arritur kete duhet mund por dhe financa te mira, pasi njerezit nuk binden kollaj tashme ne keto kohera qe po jetojme, te afrohen ete shkruajne ne "faqet e tua gazetareske" vetem nga idealet antikomuniste a te tjera.

    Dhe dicka akoma nuk kuptoj se pse njerezit qe e konsiderojne veten te djathte ne Shqiperi, por dhe jashte saj nuk ndihmojne keto gazeta te djathta, si Tema,kesaj te fundit i referohem gjithnje pasi gazeta te tjera sma mbushin syrin, eshte dhe 55, por ajo eshte disi ekstremiste,kurse e para eshte me e ekuilibruar dhe niveli i shkrimeve te kesaj qendron disi me lart, te pakten analizat politike dhe shkrimet nga aktualitetet e ngjarjet boterore.

    Pra nqs ne qe jemi jashte kerkojme te kemi e te lexojme ne internet gazeta me nivbel te larte, duhet te ndermarrim nje nisme ne ndihme te tyre,pasi ne kete menyre ndihmojme dhe veten tone, duke patur nje organ te se djathtes,por dhe objektiv,jo i ngarkuar me doza "partiake" .

    Por dhe ketu me duket se futen pak ato arsyet e siperpermendura, dmth ideali i shkembyer me interesin ekonomik dhe duhen gjetur rruget e menyrat per te ekuilibruar keto te dyja.

  3. #23
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Eni me vjen shume keq qe akoma mendon se gazeta Tema dhe 55 jane gazeta me nivel. do te te lutesha qe te ndryshosh bindje vetem te lexosh shkrimet e ketyre dy gazetave (dhe nese kupton sadopak nga menyra se si shkruhet nje lajm, nje koment, nje opinion apo nje shkrim redaksional) ta kuptosh se sa poshte eshte niveli i tyre. ne te dyja keto gazeta mungon elementi lajm, cfare do te thote nje ngjarje e re, e sapondodhur, e rendesishme dhe e vecante qe perben lajm. ose ta shpjegoj me thjeshte nese nje qen kafshon nje njeri nuk perben lajm. nese njeriut i shket mendja dhe iken kafshon nje qen ky perben lajm. per te mos folur per te tjerat, sharjet, fyerjet dhe ofendimet e njepasnjeshme. une me verte jam e djathte, kam punuar tek keto dy gazeta po kurrsesi nuk i vleresoj pavaresisht nga bindjet politike sepse nje njeri qe ka dy para mend nuk ka pse shkon thjesht pas bindjes politike por per mendimin tim pas llogjikes se vet.

    me respekt shanon

  4. #24
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Nje gje

    Shanon,

    problemi mbi te cilin jam fokusuar une eshte ai i gazetave a revistave te djathta (nqs ka ndonej te tille) dhe ndihma qe duhet te kene ato nga ne apo te djathtet per te rritur nivelin e tyre. Ky i imi eshte pozicionim tipik politik i djathte. Une dua e kerkoj qe e djathta te kete organet e veta te shtypit, ku te lexoj shkrime e analiza tipike per te djathten.

    sme interesojne gazetat e tjera te se majtes.

  5. #25
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Eni jam shume dakord me ty persa i perket anes politike por organe shtypi qe perkrahin te djathten nuk jane vetem 55 dhe tema, jane dhe Albania etj keshtu qe nuk pse fokusohesh ne ato me extremet sepse (per mendimin tim) extremiteti nuk shfaq apo mbron bindjet politike pervecse i ben perverse ato.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Niveli i gazetarisė shqiptare
    Nga Redi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 20-02-2022, 12:12
  2. Poshte E Majta, Poshte e Djathta, Rrofte Shqiperia!
    Nga Collectivemind nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 09:02
  3. Rritet niveli i ujit nė Venecia, por jeta vazhdon
    Nga RaPSouL nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 09:01
  4. E Djathta Shqiptare Ne Kerkim Te Identitetit
    Nga DARDAN PEJA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:39
  5. E majta, e djathta
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2004, 05:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •