Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Abetarja e re, mesuesit duan trajnim!!

    Arsimtaret e klases se pare fillore, kerkojne te trajnohen per abetaren: "E kemi te veshtire, per ta zhvilluar si lende, pasi eshte dicka e re". Mendojne se eshte me e pershtatshme per kohen, megjithe veshtiresite qe po hasin ne fillim. Drejtori i Arsimit te Tiranes: "Po i futim nje vit ne kurs trajnimi, duke zberthyer pjese-pjese gjithe lenden"

    Manjola ZEKA

    TIRANE - Jane ata te cilet do te vendosin nese do te vazhdojne te japin mesim me kete abetare apo jo. Jane mesuesit e klases se pare te cilet e kane "mbi kurriz" gjithe kete "barre". Si dicka e re, e pazhvilluar me pare, per t'a duket se eshte pak e veshtire, sidmos kur behet fjale per mjetet didaktike. Megjithese shtojne se femijet e kane marre me shume qef. Ata (mesuesit) thone se kjo abetare eshte me bashkekohore, por qe kerkon me teper vemendjen e tyre. Kerkojne qe te bejne trajnime, pasi eshte dicka e re dhe nuk jane njohur me planet. "Abetarja eshte shume e mire, me parametra europiane, por teksti i abetares duhet shoqeruar me baze materiale, me tabllo. Duhen siguruar mjete didaktike. Une kam 20 vjet qe jap mesim ne klase te pare, nuk duhet marre me frike. Eshte dicka e re per ne, por do te mesohemi. Mendoj se eshte shume shpejt per te dhene vleresime. Vetem nje jave mesim ka kaluar. Na kane thene se do bejme trajnime, besoj se nuk do te kete probleme"- pohoi per "Korrierin, Dava Bushpepa, mesuese , ne shkllone tetevjecare "Kama e Re". Megjithese vetem disa dite kane kaluar nga fillimi i vitit te ri shkollor, shume polemika jane shfaqur ne lidhje me abetaren e re qe po perdoret kete vit nga nxenesit e klases se pare. Abetare qe vjen e ndryshuar per here te pare pas 20 vitesh. Per kete qellim Drejtoria Rajonale e Tiranes organizoi dje, nje takim me mesuesit e klases se pare dhe drejtues te shkollave te Tiranes dhe Kavajes, ne lidhje me zhvillimin e lendes se abetares. Se bashku me 185 mesuesit e ketyre zonave, te pranishem ishin dhe bashkeautoret e abetares, Pof. Shezai Rrokaj dhe Asis. Prof. Mimoza Gjokutaj. "Deshiroj t'u theksoj se fillesat kjo abetare i ka qe para gjashte vjetesh. Kuptohet si cdo tekst i ri, ka probleme, duhet ripunuar, duhet kontrolluar. Por jane fjalet tuaja qe kane me teper kuptim, jane sygjerimet tuaja qe na vlejne. Sepse ju jeni ne kontakt te drejtperdrejte me kete abetare"- tha dje Rrokaj. Nderkohe qe Emine Brahgja, mesuese prej 26 vjetesh ne shkollen "Lagjia e re" ne Ndroq shton per gazeten se :"Eshte me e pershtashme per .kohen, por ne kemi veshtiresi pasi e marrim per here te pare ne dore. Per femijet ne fillim eshte shume e kapshme, pastaj hasin pak veshtiresi, por mund te ecim mire. Problem mbeten mjetet didaktike, tabelat". Edhe per mesuesin Haki Dafku, qe jep mesim ne nje shkolle te Saukut, abetarja nuk eshte dhe aq e lehte. "Nuk e njohim, prandaj na duket e veshtire. Edhe me planet nuk jemi njohur, mendoj se trajnimet jane te domosdoshme. T'ia leme kohes te jape vleresimet".

  2. #2
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Mosha
    32
    Postime
    641
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Per mendimin tim po "bastardojn" Abetaren!!!!!!!!!!
    LINDI EDHE "ANDREA"

  3. #3
    Sweet .. Maska e bebushe
    Anėtarėsuar
    05-11-2003
    Mosha
    32
    Postime
    414
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nese jan munduar ta bejne me te lehte sec ajo qe ka qene kan bere gabim , per mendimin tim gjithashtu abetarja qe kemi pasur brezi jone ka qene shume e mire .
    !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    29 falenderime nė 21 postime
    po pse o pa abetare ish shkolla Shqiptare..
    Po kudo duan te vjedhin e shpikin tendera dhe per abetare..

    E mir ish ajo e KOl Xhumarit me shoke..cduan keta rrufjanet e Memush Nano edvinave e krruhen..gjoja do na e ndrisin..

    i bene ciliminjte lemsh.. qe ju befshin lemsh zorret nga bifteket ketire boseve socialiste..

  5. #5
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    915
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Abetarja e re eshte cope cope !
    me vjen keq qe s'kam mbajtur ate qe ka perdorur brezi yne kshu te pakten kalamajte e mi do merrnin vesh ndonje gje.

  6. #6
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    O SHQIPERI, E MJERA SHQIPERI
    KUSH TE KA QITE ME KRYE NE HI,
    TI KE PASE QENE NJE ZOJE E RANDE
    BURRAT E DHEUT TE THIRRSHIN NANE.



    e cduan keta qe tani edhe me femijet e klases se pare luajn "cicmic"
    ne vend qe te ua lehtesojne punen i ngaterrojne me teper kalamajt e gjore.
    Perse te ndrrojne Abetaren qe ishte me pare ajo ishte shume e mire dhe me e kapshme per femijet.
    What goes around, comes around

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-10-2005
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    i am very proud of you . your friend for life .

Tema tė Ngjashme

  1. Abetaret shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 05-02-2010, 04:36
  2. Skandal nė shkolla, mėsuesit abuzojnė me minorenet
    Nga white-knight nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 21:50
  3. Mėsuesit puthen nė sy tė nxėnėsve
    Nga Cimo nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 10:41
  4. Pėr mėsuesit e matematikės
    Nga SmArTs_WAY nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 07:39
  5. Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 13:17

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •