Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Shën Justini: Misioni i brendshëm i Kishës sonë

    Misioni i brendshem i Kishes sone

    Eshte e shume, shume e veshtire per jeten e ameshuar dhe te pafund qe te zere rrenje ne shpirtin njerezor - kaq te ngushte - dhe ne trupin njerezor qe eshte akoma me i ngushte. Te burgosur pas hekurave te burgut, banoret e kesaj toke i rezistojne me plot dyshim gjithckaje qe vjen nga jashte botes. Te mbyllur ne kete burg te kohes dhe hapesires, ata nuk jane ne gjendje - nga ataviza apo mbase inercia - qe te durojne hyrjen e asaj qe e tejkalon kohen, e tejkalon shtrirjen e hapesires, ua kalon atyre dhe eshte e perjetshme. Nje pushtim i tille konsiderohet agresion kundrejt tyre dhe njerezit i pergjigjen me lufte. Nje njeri, duke patur parasysh qe ai po korruptohet nga "tenja" e kohes, nuk i pelqen hyrja e perjetesise ne jeten e tij dhe nuk ia pershtat dot veten kollaj asaj. Ai e konsideron kete hyrje si nje pafytyresi krejt te pafalshme. Ne momente te caktuara njeriu behet nje rebel i ashper kunder perjetesise, sepse kur ajo i del perpara, ai sjell nder mend vogelsine e tij; ne momente te tjera ai perjeton urrejtje te madhe karshi perjetesise, sepse ai e shikon ate me nje prizem njerezor, qe eshte i lidhur plotesisht me token, i lidhur plotesisht me boten. Trup i zhytur ne materie, i lidhur fale forces se gravitetit me kohen dhe hapesiren, me nje shpirt te divorcuar nga perjetesia, njeriu i lodhur nga kjo bote nuk ndjen asnje kenaqesi ne ato ekspedita te lodhshme ne kerkim te perjetesise, ne kerkim te asaj qe shtrihet me tej. Hendeku qe ekziston midis kohes dhe perjetesise eshte i pakalueshem per njeriun pasi atij i mungon fuqia dhe aftesia e duhur qe ta kaloje ate. I pushtuar plotesisht nga vdekja, njeriu i mbulon me neveri te gjitha ata qe i thone: "Njeriu eshte i pavdekshem; ai eshte i perjetshem." I pavdekshem ne cfare kuptimi? Ne trupin e tij te vdekshem? Ne cfare kuptimi i perjetshem? Ne lidhje me shpirtin e tij te pafuqishem?

    Ne menyre qe nje person te jete i pavdekshem ai duhet qe ne qender te vetedijes se tij ta ndjeje veten te pavdekshem. Qe te jete i perjteshme, ne qender te ndergjegjes se vetedijes se tij njeriu duhet ta njohi veten si te perjetshem. Po nuk e beri kete gje, si pavdekshmeria edhe perjetesia do ti duken si gjendje te diktuara nga jashte. Edhe nese ne nje moment ne kohe njeriu kishte nje ndjesi te pavdekshmerise dhe nje vetedije te perjetesise, e ka patur shume kohe me perpara dhe qe atehere jane flakur tej nga pesha e vdekjes. Dhe me te vertete jane flakur tej; e mesojme kete nga perberja misterioze e qenies njerezore. Problemi yne eshte pikerisht se si mund te rindezim perseri ate ndienje te shuar, si te marrim perseri ate vetedije te flakur tej. Qeniet njerezore nuk jane ne gjendje qe ta bejne nje gje te tille; as "zotet e jashtezakonshem" te filozofise. Eshte dicka qe duhet bere nga Zoti, i cili e misheroi Veten e Tij te pavdekshme brenda ndjesise se njeriut per veten dhe misheroi Veten e Tij te perjetshme brenda vetedijes se njeriut. Krishti beri pikerisht kete kur Ai u be njeri dhe u kthye ne nje Zot-njeri. Vetem ne Krisht, vetem tek Ai, njeriu e ndjeu veten te pavdekshem dhe e njeh veten si te perjetshem. Krishti Zot-njeriu, me ane te Personit te Tij, u kthye ne nje ure per hendekun midis kohes dhe perjetesise dhe rivendosi maredheniet midis tyre. Per kete arsye vetem ai qe eshte bere nje me Krishtin ne menyre organike, nje me Trupin e Tij, Kishen, mund te jete ai qe e ndjen veten me te vertete te pavdekshem dhe ta njohi veten e tij me te vertete si te perjetshem. Prej kesaj mund te themi se per njeriun dhe njerezimin, Krishti perben rrugen dhe tranzicionin e vetem nga koha per ne perjetesi. Kjo eshte arsyeja perse ne Kishe, Kishen Orthodhokse, Krishti u be dhe mbeti rruga e vetme dhe udherrefuesi i vetem per nga njera tek tjera, nga ndjenja e vdeksherise se njeriut tek ndjenja e pavdeksherise se tij, nga vetedija njerezore tranzitore per ne vetedijen e asaj qe eshte e perjetshem dhe pa dimensione.

    Personaliteti i gjalle ne perjetesi i Zotit-njeri Krisht eshte pikerisht Kisha. Kisha eshte gjithmone personalitet, trupi Zot-njeri dhe fryma. Perkufizimi i Kishes, Jetes se Saj, qellimit te Saj, frymes se Saj, planit te Saj, menyrave te Saj, te gjitha keto na jane dhene ne Personin cudiberes Zot-njeri te Krishtit. Prandaj misioni i Kishes eshte qe te beje secilin prej besimtareve te saj, ne menyre organike dhe ne person, nje me Pesonin e Krishtit; te ktheje ndjesine e vetes ne nje ndjesi te Krishtit, dhe vetedijen e tyre ne nje vetedije te Krishtit; sepse ne menyre qe jeta e tyre te behet jeta e Krishtit dhe per Krishtin; ne menyre qe personaliteti i tyre te behet personaliteti i Krishtit dhe per Krishtin; duhet qe brenda tyre te mos jetoje me vetvetja e tyre por vete Krishti (Gal. 2:10). Misioni i Kishes eshte qe te sjelli tek antaret e vete bindjen se gjendja e duhur e personit njerezor perbehet nga pavdeksheria dhe perjetesia dhe jo nga mbreteria e kohes dhe vdekshmerise...dhe bindja qe njeriu eshte nje udhetar qe po e merr udhetimin e tij nga ndikimi i kohes dhe vdekshmerise drejt pavdekshmerise dhe perjetesise.

    Kisha eshte Zot-njeri, perjetesia e misheruar brenda kufijve te kohes dhe hapesires. Ajo eshte ketu ne kete bote por nuk eshte e kesaj bote (Joan 18:36). Ajo eshte ne kete bote ne menyre qe ta ngreje ate lart atje ku ajo vete ka origjinen. Kisha eshte ekumenike, katolike, Zot-njeri, pa moshe, dhe eshte bllasfemi - nje bllasfemi e pafalshme kunder Kishtit dhe Shpirtit te Shenjte - qe ta kthesh Krishtin ne nje institucion kombetar, ta ngushtosh ate deri ne paperfillshmeri, tranzitore, e lidhur me aspiratat dhe menyrat e te vepruarit te kohes. Qellimi i saj eshte matane kombesise, ekumenike, gjithe-perfshirese: te bashkoje gjithe njerezit me Krishtin, te gjithe pa dallime kombetare, rracore apo shtresash shoqerore. "Nuk ka as grek dhe as hebre, as skllav dhe as te lire, as mashkull dhe as femer: sepse jeni te gjithe nje me Jezu Krishtin" (Gal. 3:28), sepse "Krishti eshte gjithcka dhe ne te gjitha." Mjetet dhe metodat e ketij bashkimi gjithe-njerezor me Zot-njeri ne Krisht na ofrohen nga Kisha nepermjet sakramenteve dhe vrepra te saj Zot-njerezore ( ushtrimet asketike, virtytet). Dhe keshtu eshte: ne sakramentin e Eukaristit te Shenjte menyrat e Krishtit dhe mjetet e bashkimit te gjithe njerezve jane te plota, te perkufizuara dhe te integruara. Nepermjet ketij mister, njeriu behet organikisht nje me Krishtin dhe me te gjitha virtytet: besim, lutje, kreshmim, dashuri, urtesi, nepermjet perkushtimit dhe dhenies se lemoshave, njeriu konsolidohet ne kete bashkim dhe ruan veten e tij ne shenjteri, duke perjetuar Krishtin ne menyre personale si ne unitet personaliteti edhe ne esencen e bashkimit me antaret e tjere te trupit te Krishtit, Kishen.

    Kisha eshte personi i Zot-njeriut Krisht, nje organizem Zot-njerezor dhe jo nje organizate njerezore. Kisha eshte e pandashme, ashtu sic eshte edhe personi i natyres Zot-njeri, ashtu sic eshte edhe trupi i Zot-njeriut. Per kete arsye, eshte gabim themelor qe ta ndash organizmin e Kishes Zot-njeri ne organizata te vogla kombetare. Me kalimin e kohes pergjate historise, shume Kisha lokale e kane kufizuar veten ne nacionalizem, ne metoda dhe aspirata kombetare, kisha jone (Serbe) eshte nje prej tyre. Kisha i eshte pershtatur njerezve kur duhet te jete e anasjellta: njerezit ti pershtaten Kishes. Ky gabim eshte bere shume here nga Kisha jone (Serbe) ketu. Por ne te gjithe e dime shume mire qe keto jane barerat e keqij te jetes se Kishes sone te cilat Zoti nuk do ti shkuli me rrenje, duke i lene qe te riten me grurin deri ne kohen e te korrurave (Mat. 13, 29-30). Ne te gjithe e dime shume mire gjithashtu (Zoti na ka mesuar) qe keto barera te keqija e kane origjinen e tyre tek armiku i hershem i Krishtit: djalli (Mat. 13, 25-28). Por kot qe e zoterojme kete dije nese nuk e transformojme ne lutje, lutje qe Krishti do te na ruaje nga kthimi ne mbjelles dhe kultivues te ketyre barerave te keqija.

    Ka ardhur ora tashme - ora e dymbedhjete - koha qe perfaqesuesit e Kishes sone te heqin dore nga te qenit sherbetore te nacionalizmit dhe te kthehen ne peshkope dhe prifterinj te Kishes se Vetme Katolike dhe Apostolike. Misioni i Kishes, qe na eshte dhene nga Krishti dhe praktikuar nga Eterit e Shenjte, eshte ky: qe ne shpirtin e njerezve tane te mbjellim dhe kultivojme nje ndjesi dhe vetedije qe cdo anetar i Kishes Orthodhokse eshte nje Person Katolik, nje person qe eshte tani e pergjithmone, dhe eshte nje Zot-njeri; qe cdo person eshte i Krishtit, nje vella me cdo qenie njerezore, nje sherbetor i Zotit per te gjithe njerezit dhe per te gjitha krijesat. Ky eshte objektivi Kishes i dhene nga Krishti. Cdo objektiv tjeter nuk eshte i Krishtit por i Antikrishtit. Qe Kisha jone lokale te jete Kisha e Krishtit, Kishe Katolike, ky objektiv duhet te mbahet parasysh ne menyre te vazhdueshme nga njerezit tane. Por cilat jane mjetet e permbushjes se ketij objektivi Zot-njerezor? Edhe njehere, vete mjetet jane Zot-njerezore sepse nje objektiv Zot-njeri mund te realizohet ekskluzivisht me mjete Zot-njerezore, asnjehere nga mjete njerezore apo te tjera. Eshte kjo pike qe e dallon ne menyre radikale Kishen nga cdo gje njerezore apo tokesore.

    Keto mjete jane vetem ushtrimet dhe virtytet asketike Zot-njeri. Dhe keto mund te praktikohen vetem nga ata asketike Zot-njeri mbajtes se Krishtit. Virtytet Zot-njeri ekzistojne ne nje lidhje familjare organike. Secila e ka burimin tek tjetra dhe se bashku kompletojne njera-tjetren.

    E para nga virtytet asketike eshte perpjekja e besimit: Shpirti i njerezve tane duhet te kaloje mes kesaj, dhe duhet te kalojne permes ketij ushtrimi ne menyre te vazhdueshme; qe do te thote qe keto shpirtra mund ti dorezohen Krishtit duke mos patur asnje rezervim apo mangesi; duke zgjatur doren nga thellesite e poshtme te Zot-njeriut dhe duke u ngjitur ne lartesite e Zot-njeriut. Eshte themelore qe te krijoni ne njerezit tane nje ndjesi qe besimi i Krishtit eshte nje virtyt qe kapercen kombin duke qene ekumenik dhe katolik dhe trinitor; dhe per cdo njeri qe beson ne Krisht do te thote qe ai po pret Krishtin, dhe vetem Krishtin, me cdo ndodhi te jetes te tij.

    Virtyti i dyte asketik eshte virtyti Zot-njerezor i lutjes dhe kreshmes: Ky eshte virtyti qe duhet te kthehet ne nje menyre te jetuari per besimtaret orthodhokse, duke u bere shpirtrat e shpirtrave te tyre, sepse lutja dhe kreshma jane mjete te plotfuqishme te dhena nga Krishti per te pastruar jo vetem personin njerezor por gjithe shoqerine, popullin dhe gjithe njerezimin nga cdo papasterti. Jane lutjet dhe kreshma qe jane ne gjendje qe te pastrojne shpirtrat e njerezve nga cdo papasterti dhe cdo mekat (Mt. 17:19-21; Lk. 9:17-29). Shpirtrat e njerezve tane duhet te jene ne nje hap me jeten orthodhokse te lutjeve. Lutja dhe kreshma nuk duhet te behen thjeshte per individin, ose vetem per nje popull, por per gjithesecilin dhe per gjithcka ("ne gjithcka dhe per te gjithe"), per miq dhe armiq, per ata qe na pesekutojne dhe per ata qe na vrasin, sepse vetem keshtu te Krishteret mund te bejne dallim nga njerezit e tjere te kesaj bote. (Mt. 5:44-45).

    Virtyti i trete Zot-njerezor eshte ai i dashurise: Asaj dashurie qe nuk njeh kufij, e cila nuk pyet se kush ka vlere dhe kush jo, por i dashuron te gjithe; dashuron miqte dhe armiqte, dashuron mekataret dhe keqberesit, por pa dashuruar mekatet dhe krimet e tyre. Dashuria bekon te mallkuarit, ashtu sic ben edhe dielli, i cili u fal drite si te keqinjve edhe te mireve (Mat. 5:44-46). Kjo dashuri Zot-njeri duhet te kutivohet midis njerezve tane sepse karakteri i vete katolik e vecon nga te gjithe dashurite relative dhe te vete-shpallura: nga ajo e llojit te farisejve, humaniste, altruistike, nacionaliste, e keshtu me rradhe deri tek dashuria per kafshet. Dashuria e Krishtit eshte dashuria qe perfshin gjithcka, gjithnje. Merret me ane te lutjes pasi eshte nje dhurate e Krishtit. Tani zemra orthodhokse lutet me intensitet: Zot i dashurise, kete dashuri Tende per kedo dhe gjithcka - ma jep edhe mua!

    Virtyti i katert asketik eshte virtyti Zot-njerezor i urtersise dhe perulesise. Vetem ai qe eshte i urte ne zemer mund te paqetoje zemrat e egersuara qe ulerasin me te madhe; vetem ai qe eshte i ulet ne zemer mund te peruli krenarine dhe shpirtin kryelarte. Te "tregoni urtesi mbi gjithe njerezit" (Tit. 3:2). Por nje person behet me te vertete i urte dhe i perulur kur ai e kthen zemren e zemrave ne Zotin Jezus, i perulur dhe i urte, pasi Ai eshte i vetmi "i urte dhe i perulur ne zemer" me te vertete (Mat. 11:29). Shpirti i personit duhet te behet i urte me urtesine e Krishtit. Cdo person duhet te mesoje qe te lutet: O Zot i urte dhe i dashur, zbute shpirtin tim te eger! Zoti e peruli veten e tij me perulesine me te madhe - Ai u misherua dhe u be njeri. Nese do te jesh prej Krishtit, perule veten si krimb: fute mishin tend ne dhimbjen e te gjithe atyre qe jane me dhimbje, te gjithe atyre qe jane duke vajtuar me dhimbje; ne perpjekjet e atyre te mberthyer nga tundimet e pasioneve; dhe ne traumen e cdo cdo kafshe dhe zogu. Perule veten me poshte se te gjithe ata: vihuni ne sherbim te gjithe njerezve, por ama te jeni me Krishtin dhe sipas Krishtit. Kur te jeni vetem, lutuni: O Zot i perulur, me perulesine tend, me bej te perulur dhe mua!

    Virtyti i peste asketik eshte virtyti i durimit dhe perulesise: qe do te thote, qe te durosh keqperdorimin, mos tia kthesh te keqes me te keqe, te falesh me plot pasion te gjitha sulmet, pergojimin dhe dhimbjen. Ja se cdo te thote te jesh prej Krishtit: ta ndjesh veten tere kohes te kryqezuar ne bote, te persekutuar nga ajo, te dhunuar dhe te peshtytur nga bota. Bota nuk do te toleroje njerezit qe mbajne Krishtin ashtu si nuk toleroi as vete Krishtin. Martirizimi eshte gjendja ne te cilen i Krishteri jep fryte. Kjo duhet ti behet e qarte popullit tone. Per orthodhoksin, martirizimi eshte pastrim. Te jesh i krishtere nuk do te thote qe vetem te durosh dhimbjet gezueshem, por edhe te falesh me pasion ata qe i shkaktuan ato dhimbje, ti falesh Zotit per ta ashtu sic beri edhe Krishti apo kryedhiaku Stefan. Prandaj lutuni: O Zot i shumevuajtur, me fal vetepermbajtje, me bej shpirtmadh dhe te urte!

    Misioni i Kishes sone eshte qe te mbushi me keto virtyte Zot-njerezore jeten e popullit tone; qe jeta dhe shpirti i tyre te bashkohet fort me virtytet Zot-njerezore te Krishtit. Sepse brenda gjendjet shpetimi nga bota dhe nga ato organizatat e botes shpirt-shkaterruese qe merren me vdekjen. Si pergjigje te ateizmit eruditar dhe kanibalizmit te rafinuar te qyteterimit bashkohor, ne duhet tu bejme vend personaliteteve qe mbajne Krishtin, qe me urtesine e deles do te shuajne epshet e ngritura te ujqerve, dhe me paqen e pellumbave do te shpetojne shpirtrat e njerezve nga kalbezimi kulturor dhe politik. Duhet qe te bejme nje perpjekje asketike ne emer te Krishtit si pergjigje te ndikimit kulturor qe behet ne emer te qenies Evropiane te shperfytyruar dhe te kalbur, ne emer te ateizmit, qyteterimit apo Antikrishtit. Prandaj detyra kryesore e Kishes sone eshte krijimi i ketyre asktetikeve qe mbajne Krishtin. Parrulla qe duhet te degjohet brenda Kishes sone sot eshte: Le te kthehemi ne asketike qe mbajne Krishtin dhe tek Eterit e Shenjte! Tu rikthehemi virtyteteve te Shen Antonit, Shen Athanasios, Shen Basilit, Shen Grigorit, Shen Serxhios dhe Serafimit te Rusise, Shen Sava, Prokios dhe Gabriel te Serbise, dhe te tjereve si ata sepse ishin keto virtyte Zot-njerezore qe na krjuan Shen Antonin, Shen Gregorin dhe Shen Saven. Dhe sot, vetem perpjekjet dhe virtytet Orthodhokse asketike mund te sjellin shenjterim ne cdo shpirt, ne shpirtin e te gjithe njerezve - duke pare qe objektivi Zot-njeri i Kishes sone eshte i pandryshuar dhe mjetet e tij po ashtu, sepse Krishti ishte i njejti dje, sot dhe ne gjithe koherat (Heb. 13:8). Ky eshte dallimi midis botes se njerezve dhe botes se Krishtit: bota njerezore eshte e perkohshme dhe e lidhur me kohen, kurse bota e Krishtit eshte e plote ne perjetesi. Orthodhoksia, duke qene anija dhe roja e vetme e Personit perfekt dhe plot drite te Zot-Njeriut Krisht, krijohet ekskluzivisht nga shtrirja e virtyteve me hiresi, plotesisht nepermjet mjeteve Orthodhokse Zot-njerezore, jo nepermjet huazimeve nga Katolicizmi Romak apo Protestanizmi, sepse keto jane forma te Krishterimit sipas modelit te qenies Evropiane krenare, dhe jo sipas qenies Zot-njerezore te perulur.

    Ky mision i Kishes eshte mundesuar nga Vete Zoti sepse ne mes te njerezve tane ekziston nje shpirt asketik i krijuar nga Orthodhoksia ne shekuj. Shpirti Orthodhoks i popujve tane perulet ne drejtim te Eterve te Shenjte dhe asketikeve Orthodhokse. Ushtrimet asketike, ne nivelin personal, familjar apo kishtar, ne menyre te vecante lutja dhe kreshma, jane karakteristike e Orthodhoksise. Populli yne eshte nje popull i Krishtit, nje popull Orthodhoks, sepse - ashtu sic beri edhe Krishti - e permbledh Ungjillin ne keto dy virtyte: lutje dhe kreshme. Dhe eshte nje popull i bindur se te gjitha papastertite, te gjitha mendimet e gabuara, mund te nxirren jashte nga qenia njerezore vetem nepermjet lutjeve dhe kreshmes (Mat. 17:21). Ne zemren e zemrave, populli yne e njeh Krishtin dhe Orthodhoksine, ata e dine se cfare e ben nje person orthodhoks Orthodhoks. Orthodhoksia do te krijoje gjithmone rilindje asketike. Ajo nuk njeh asgje tjeter.

    Asketiket jane misionaret e vetem te Orthodhoksise. Asketizmi eshte shkolla misionare e saj e vetme. Orthodhoksia eshte perpjekje asketike dhe eshte jete, dhe eshte fale perpjekjeve dhe jetes qe misioni i saj perhapet dhe krijohet. Zhvillimi i asketizmit... duhet te jete misioni i brendshem i Kishes sone ne mes te popullit tone. Komuniteti yne duhet te behet nje vater e asketizmit. Kjo mund te arrihet vetem nga nje prift asketik. Lutje dhe kreshme, jeta e komunitetit e orientuar nga Orthodhoksia, nje jete liturgjike: Orthodhoksia i mban keto si rruget kryesore qe te cojne ne rilindje ne popull. Besimtari, komuniteti i besimtareve, duhet te rigjenerohet dhe me dashuri vellazerore si Krishti, duhet ti sherbejne Atij dhe gjithe njerezve, te urte dhe te perulur ne shpirt, me nje shpirt sakrifice dhe vetmohimi. Dhe ky sherbim duhet te mbushet dhe ushqehet nga lutje dhe nga jeta liturgjike. Kjo eshte baze dhe e domosdoshme. Por ekziston edhe nje parakusht: qe peshkopet, prifterinjte, murgjit tane te behen vete asketike. Qe kjo te realizohet: Le ti lutemi me ngulm Perendise!

    Shkeputur nga Divine Ascent, Numer 1 (Kreshma e Madhe, 1997), faqet. 21-27. rishtypur me leje. Versionin anglisht mund ta lexoni ketu Perktheu nga anglishtja ne shqip, Ilirjan Papa.

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    I pushtuar plotesisht nga vdekja, njeriu i mbulon me neveri te gjitha ata qe i thone: "Njeriu eshte i pavdekshem; ai eshte i perjetshem." I pavdekshem ne cfare kuptimi? Ne trupin e tij te vdekshem? Ne cfare kuptimi i perjetshem? Ne lidhje me shpirtin e tij te pafuqishem?

    Ne menyre qe nje person te jete i pavdekshem ai duhet qe ne qender te vetedijes se tij ta ndjeje veten te pavdekshem. Qe te jete i perjteshme, ne qender te ndergjegjes se vetedijes se tij njeriu duhet ta njohi veten si te perjetshem. Po nuk e beri kete gje, si pavdekshmeria edhe perjetesia do ti duken si gjendje te diktuara nga jashte.
    Albo, me fal per nderhyrjen, por keto fjale jane te mahniteshme!!!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  3. Mithat Frashëri për autoqefalinë
    Nga murik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 19:22
  4. Auditimi i Brendshëm
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  5. Leke Dukagjini
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •