Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Origjina e Sistemeve...

    Pjesa e meposhtme eshte marre nga libri “Climb the Highest Mountain” i G.Edwards

    Nga kapitulli:
    Nje veshtrim i afert mbi Sistemin fetar

    Historia e Sistemeve:

    Fjalet “Sistemim” ose “Organizim” jane shume te afert ne kuptim. Pra mund te themi “Feja e Organizuar” ose “Sistemi fetar”. Por cila eshte origjina e “Organizimit”?

    Zoti eshte autori i Organizimit. Ne fakt cdo gje qe ka te beje me organizimin, cdo system i strukturuar qe prek jeten tone te perditeshme, pra sistemet mjekesore, edukuese, politike, ekonomike, te punes, civile, sociale etj… - jane shpikur nga Zoti.

    Si keshtu? Zoti autori i organizimit?
    Perse atehere ne jemi kunder organizimit ne jeten e Kishes?
    Shkaku eshte i thjeshte. Organizimi kontrollon gjithe jeten njerezore dhe eshte shpikur nga Zoti. POR…. ka nje POR shume te madh ketu,.. organizimi nuk u mendua kurre per njeriun. Njeriu nuk do kishte te bente asgje me sistemimin apo organizimin. Qe njeriu te futej brenda organizimit, eshte njesoj sikur ai te futej ne nje forme jete aliene. Pra do ishte njesoj sikur ai ta skllaveronte veten me nje stil jete te qenieve aliene nga nje univers tjeter.
    Por le ta bejme me pak dramatike. Zoti e shpiku organizimin per Engjejt, dhe jo per Njerezit. Engjejt ishin ata qe e sollen qyteterimin e tyre, formen e tyre te jetes se organizuar, kulturen e tyre, tek Njeriu. Ata e sollen kete stil jete tek qenia qe ishte dizenjuar per te qene qenia me elire ne Univers: Njeriu!
    Pra Njeriu nuk ka te beje asgje me Organizimin. Organizimi eshte Organik per Engjejt, jo per Njeriun. Njeriu u krijua per liri absolute. Nje grup engjejsh sollen formen e tyre organike te jetes, qe te skllaveronin njeriun. Duke e skllaveruar, ata ndryshuan qellimin fillestar te krijimit. (Duket si Star Trek, apo jo?). Jashtetokesore nga nje univers tjeter duke synuar qe te skllaverojne njerezit!!!

    Tani, te dashur vellezer, dua qe te sjell disa elemente baze per te kuptuar pse une jam kunder jetes se organizuar ne besimin kristian, sidomos ne jeten e Kishes.

    Historia frymore e Organizimit

    Le ta shohim dhe njehere historine e organizmit. Diten e pare te krijimit, Zoti krijoi Qiejte, po keshtu dhe krijesat qe do I popullonin keto qiej. Qellimi I ketyre krijesave ishte i dyfishte: Te ishin sherbetore te Zotit dhe sherbetore te njeriut! Nga natyra e seksit. Ata jane Neutrale, as burra as gra. Ata as nuk martohen, as nuk shumohen. Sot ka po aq engjej sa ishin ne fillim. Engjejt jane krijesa mahnitese, po keshtu ata perbejne nje ushtri te panumerueshme. Ne fakt ata jane te organizuar ne Legjione. (Ne Dhjaten e Re duket se Menyra e Organizimit te Ushtrise se Perandorise Romake ishte e njejte me Organizmin e Ushtrise Qiellore)
    Pra kemi:
    Zoti - Qenie e lire, permbi cdo liri, nga natyra Ai eshte Mbret, Krijues, Zot, Drejtues dhe i Plotfuqishem
    Engjejt – Qenie te organizuara. Te ndare ne 3 divizone. Permbi cdo division ka nga nje Kryengjell te lavdishem

    Pra Zoti krijoi sistemin e organizuar te komandimit zinxhir, Pra nga lart – poshte!
    Kjo strukture njihet mire nga ata qe kane qene ne ushtri. Pra shihni, ideja e organizmit piramidal, zinxhir, nuk filloi ne ndonje perandori te lashte. Filloi ne qiej!

    Tani vijme tek pjesa tjeter. Njeri nga keta kryeengjej rebelohet, ndaj debohet jashte qiejve. Bashke me te largohen dhe legjionet e veta. i debuar nga qiejte, ai vendoset afer tokes. Pra, shihni, Organizimi, shkon ne toke i nisur nga rebelimi. Ai kurre nuk u mendua per njeriun. Organizimi ishte Alien per Njeriun.

    Njeriu, ashtu si Zoti, u krijua qe te shijonte lirine. Njeriu pra, nuk u krijua qe te drejtohej. Ai u krijua qe te drejtonte! Ashtu si Zoti!
    Luciferi dhe engjejt e vet filluan perpjekjet per te mashtruar njeriun. Ata ja dolen, dhe njeriu u debua nga kopeshti, ashtu si Luciferi u debua nga qiejte!

    Njeriu doli nga kopeshti per te jetuar jashte presences se Zotit. Ai i ishte i zhveshur. Kishte ndjenjen e nevojes per te qene i mbrojtur. Kaini ndertoi me pas nje qyetet qe e quajti Enok. Me pas, qyetete te tjera filluan te ndertohen ne toke. Zoti I shkaterroi keto me ane te Permbytjes. Por pas Permnbytjes, njeriu vazhdoi te bente serisht te njejtat gjera.

    Keshtu lindi qyteti i Babelit. Ketu duket qe Satani arrin te mbjelle tek njeriu organizimin e vet engjellor ne aktivitetet njerezore. Babeli u themelua nga Nimrodi. Por ne fakt origjinat e Babelit ishin ne qiejte. Pra Satani, nepermjet Babelit, vazhdoi ta shtrije jeten e vet te strukturuar tek Njeriu. Ai me pas do vazhdonte te kercenonte dhe vriste te gjithe ata qe rrezikonin kete “Sistem” jete!

    ……………………………………………………………………………

    Kisha: Hyn Anti – Institucionalizimi

    Jemi ne vitin 30 pas Krishtit. Roma ka pushtuar Izraelin dhe Jerusalemin. Cdo gje ne dukje eshte e sistemuar! Ne kete moment hyn Kisha ne histori!
    Kjo Vajze e bukur, e re, eshte Unike ne historine e botes. Ajo ishte dhe eshte Anti – Sistemi Boteror!
    Ajo nuk eshte nje organizate. Ajo eshte nje Anti – Institucion! Ajo nuk funksion me sistemin zinxhir. Ajo eshte e Vetmja, qe Luciferi nuk e drejton. Vete Krishti eshte Koka e Saj dhe Ajo eshte Trupi i Tij. Ajo nuk eshte Organizate. Ajo eshte nje Grua! Ajo nuk eshte ingranazh i nje ore dore. Jo, Ajo eshte e Gjalle. Grua! E fejuara e Jezus Krishtit!

    (Meqene ra fjala, Kisha, ka vuajtur vetem nga nje armik ne historine e Saj: Sistemi Boteror! Ka nje Sistem Brenda Sistemit Boteror qe e persekuton Kishen me shume: Ky eshte Sistemi Fetar! Sistemi Politik e ka persekutuar Kishen po ashtu, por rekordet I mban Sistemi Fetar!)

    Kisha ja doli shume mire per 200 vjet. Ajo, ashtu si dhe Engjejt, kishte Jeten e Saj, qe vinte prej Zotit. Jeta e Saj nuk ishte nje organizim zinxhir. Ajo nuk bente jeten e Engjejve. Ajo kishte rregull, por jo organizim. Por si ishte ky rregull atehere?
    Ajo nuk e eshte e organizuar me ligje. Ajo eshte krijese e gjalle. Vetem “sendet” kane nevoje per organizim. Ajo nuk eshte send! Ajo eshte qenie njerezore. Eshte Grua!

    Ndoshta nuk eshte e lehte te kuptohet nje Kishe pa struktura te organizuara. Kjo ka shume shkaqe te pakendshme.
    Se pari, sepse fjala “Kishe” ne mendjen tuaj eshte shoqeruar me nje Organizate qe e quan veten “Kishe”. Por ajo nuk eshte Kisha. Ndonese quhet Kishe, ajo ngelet serisht Organizate. Nje Organizate Fetare.
    Se dyti, sepse ju keni vetem Organizatat te salduara ne mendjen tuaj ndaj nuk mund te konceptoni dicka tjeter.

    Jeta e Zotit

    Kur Zoti krijoi Engjejt, i vendosi ata ne sisteme. Ata ishin nje forme jete me e ulet. Ai vete ishte i Vetem, ndaj atehere nuk mund te thuhej si do ishte nqs ai do jetonte ne nje shoqeri perendish. Por sot Ai nuk eshte me i vetem. Ai ka femije, ka familje. Ne jemi Familja e Tij. Ai eshte Ati. Koka! Por Ai eshte Koka e secilit prej nesh! Kjo eshte krejt e kunderta me jeten e organizuar ne zinxhir. Shihni familjet tuaja. Cdokush raporton tek koka. Kjo sepse familjet jane bashkesi te gjalla!
    Pra, kur Zoti ishte vetem, askush nuk mund ta thonte nqs Atij i pelqente te jetonte ose jo ne nje shoqeri te organizuar. Por, Familja e Tij, Raca e Tij, filloi me Jezus Krishtin. Sot pra pergjjigjia eshte dhene! JO! Familja e Tij nuk eshte e strukturuar!

    --------------------------------------------------------------------------------------------

    Ju ftoj te diskutojme mbi kete material
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 25-09-2004 mė 05:34
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kur te tjeret te thone qe je besimtar i krishtere protestant, nuk te vjen mire pastaj. Dhe protestantizmi yt nuk buron nga deshira juaj per te sulmuar Kishen, apo ate qe ti e quan "institucion", por nga mungesa e vullnetit dhe deshires per te mesuar mbi historine e Kishes se Shenjte qe nga krijimi i saj e deri ne ditet e sotme.

    Kjo ben qe ti te mos lexosh e sjellesh ne forum Shen Joan Gojartin, Shen Basilin, Shen Athanasiun, por te sjellesh "te krishtere bashkohore'. Te mos i referohesh mesimeve dhe qendrimeve te Kishes se shenjte sa here qe ka nje ceshtje per diskutim, por ti referohesh mendjes dhe zemres tende. Individualizmi nuk eshte virtyt i krishtere pasi individualizmi con ne krijimin e mijra dominacioneve te krishtera qe te gjitha jane ne kundershtim me njera-tjetrin dhe te gjitha pretendojne se "jane te verteta dhe ndjekin rrugen e Krishtit".

    Vetem ata qe nuk njohin KISHEN, trupin mistik te Jezu Krishtit, flasin per institucione. Te kam perkthyer dhe sjelle ne forum nje rrefim te nje protestanti ungjillor qe mendonte si ty. Lexoje dhe njihu me zbulimet e tij mbi "institucionet" qe ti ze ne goje me lart.

    "Kush erdhi ne fillim: Kisha apo Dhiata e Re?"
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Albo,

    Une e kuptoj qe ti si Administrator je i zene dhe nuk ke kohe te lexosh me kujdes cdo shkrim, por ne temen qe una kam hapur flitet per "Sistemet" dhe jo se kush erdhi e para, Kisha apo Dhiata e Re.
    Keshtu pra ai shkrim, linkun e se cilit ke vendosur aty eshte krejt jashte teme.
    Une e besoj se Kisha erdhi me pare se Dhiata e Re, ndaj e fitoj konkursin "per te mos qene protestant"

    Ne rast se ti do kishe ndonje shkrim qe i reherohej "sistemeve" do te isha shume mirenjohes. Nqs jo, mund te japesh thjesht mendimin tend
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Matrix, une e kam lexuar shkrimin tend me lart, por ti nuk ke lexuar akoma ate qe te kam sjelle une me lart. Lexoje fillim mbarim dhe pastaj me thuaj nese kishte lidhje me temen qe ti diskuton apo jo. Do te lexosh shume me shume mbi "institucionet" atje, se sa ke sjelle ti me kete shkrim.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Albo,

    Une mendoj se ka nje perputhje te dukshme midis shkrimit qe kam sjelle une dhe atij shkrimi qe ke sjelle ti.

    Te dy shkrimet vene ne qender KISHEN, si FAMILJA E KRISHTIT ne toke.
    Por ne dallim nga shkrimi yt, i cili shpjegon NJEREN NGA FUNKSIONET qe KISHA ka:
    Te sjelle, Ruaje, Interpretoje Fjalen e Zotit nder njerezit, fjale e cila eshte e permbledhur ne Dhiaten e Re,
    Shkrimi im futet ne brendesi te Kishes duke e pare Cfare eshte ne fakt Kisha.
    Eshte nje Organizate?
    Apo nje Familje?
    Besoj se dallimi eshte i qarte.
    Ne Organizate ka hierarki, ne Familje ka dashuri vellazerore.
    Ne Organizate ka vetem lidhje interesi dhe botekuptimi, ne Familje ka lidhje gjaku.
    Ne Organizate ne rastin me te mire vendos shumica (ose Kryetari), ne Familje vendos Ati
    Ne Organizate secili raporton tek shefi i vet, ne Familje secili raporton tek Ati.

    Pra Kisha eshte nje Familje.
    Besoj se deri ketu je i qarte apo jo?

    Tjeter cfare eshte Kisha.
    Le te shohim Etimologjine e Fjales "Kishe" ("Eklesia")
    Perkthimi eshte "Te thirrurit jashte"
    Pra eshte me se e qarte se Kisha eshte dicka qe eshte "JASHTE KESAJ BOTE".
    Pra Kisha nuk perzjehet me ceshtjet e kesaj bote, politike, ekonomike etj...
    Eshte e vertete se anetaret e saj jane ende ne bote, por Kisha NE TERESI eshte "E THIRRUR JASHTE"

    Tjeter cfare eshte Kisha?
    A nuk eshte Nusja e Krishtit?
    Cfare marredhenie ka midis Nuses dhe Dhendrrit?
    A nuk eshte ne mes vetem Dashuria dhe sakrifica e ndersjelle?
    Apo jane LIGJI dhe RREGULLAT?


    Mendohu me shume Albo rreth ketyre...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema tė Ngjashme

  1. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  2. Zbulohet ne tru origjina e besimit tek Zoti
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 07:29
  3. Moska kėrcėnon bazat amerikane tė mbrojtjes nga raketat
    Nga RTP nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 12:55
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Origjina e idhujtarise?
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-11-2004, 16:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •