Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    34
    Postime
    6,872
    Faleminderit
    0
    20 falenderime nė 20 postime

    Letersia e bejtexhinjeve

    Letėrsia e Bejtexhinjve

    Hyrje

    Nė shekullin XVIII nė Shqipėri lindi dhe u zhvillua njė rrymė letrare me tipare tepėr origjinale pėr vendin tonė, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <<bejte>> - vjershė). Ajo u bė dukuri e rėndėsishme dhe pati pėrhapje shumė tė gjerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė Kosovė, por edhe ne qendra mė tė vogla fetare e mė pak nė fshat.
    Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve tė veēanta historike, i dy palė faktorėve tė kundėrt.
    Nga njėra anė ishte kėrkesa pėr tė shkruar shqipen si gjuhėn e vendit, pėr ta pėrdorur edhe nė praktikėn fetare e pėr t'u ēliruar nga ndikimet e kulturave tė huaja. Kjo ishte mė tepėr prirje e shtresave qė lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetėr, ėshtė shtimi i trysnisė ideologjike tė pushtuesit. Nėpėrmjet fesė dhe kulturės islame synohej tė arrihej nėnshtrimi i shqiptarėve. Pushtuesi hapi kėtu edhe shkollat e veta. Shumė poetė bejtexhinj kishin mėsuar nė to.
    Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisė e tė kulturės orientale, por ajo ėshtė pjesė e pandarė e kulturės sė popullit tonė. Ajo ėshtė shprehje e talentit, e shpirtit krijues tė tij, qė, nė kushte tė caktuara, fitoi edhe tipare nė pėrpothje me to.
    Bejtexhinjtė e shkruan shqipen me alfabet arab dhe pėrdorėn njė gjuhė tė mbytur nga fjalėt persiane, turke e arabe.
    Letėrsia e bejtexhinjve pati dy faza nė zhvillimin e saj. Faza e parė shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII. Nė veprat e kėsaj faze mė tepėr gjeti shprehje fryma laike, kurse nė veprat e fazės sė dytė, qė nis nga ēereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapėrcen nė shekullin e XIX, mbizotėroi tema me karakter fetar.
    Nė krijimet me tema laike mjaft poetė bejtexhinj, nė frymėn e poezive orientale, i kėnduan dashurisė, bukurisė sė natyrės e tė gruas, lartėsuan virtytin, punėn, diturinė ose fshikulluan mburrjen e kotė pėr pasurinė e fisin, goditėn ambicjen, hipokrizinė etj. Tė tillė ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyēyku etj.
    Njė hap i mėtejshėm u shėnua me mjaft krijime tė disa bejtexhinjve tė tjerė, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjė tjetėr. Ata pasqyruan elemente e ngjarje tė jetės bashkohore dhe shtruan njė problematikė tė mprehtė shoqėrore. Me nota realiste, ata vunė nė dukje jetėn e vėshtirė plot vuajtje tė masave tė varfra tė popullit, pasigurinė pėr tė ardhmen dhe pakėnaqėsinė e tyre nė kushtet e sundimit feudal, nė shthurrje e sipėr. Nė vjershėn "Tirana jonė si mėsoi„ Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranės, jep njė tablo tė tillė tė gjendjes sė popullit.

    Ymrin(jetėn) na e kanė shkurtue
    Po na shtrydhin porsi rrush,
    bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
    me vner shpirti u mbush.
    Bukė pa bukė po rrojnė fakirat,(tė varfėrit, tė shkretėt)
    Pa opinga, zbathė e zhveshė;
    vetė janė mbulue me gjithė tė mirat,
    si katilėt rrinė tue qeshė.

    Letėrsia e bejtexhinjve nuk arriti tė ngrihet nė shkallėn e letėrsisė kombėtare. Megjithatė, bejtexhinjtė me krijimet e tyre dhanė njė ndihmesė qė duhet ēmuar. Ata shkruan shqip nė njė kohė kur shqipen e kėrcėnonte rreziku nga pėrhapja e gjuhės sė pushtuesit dhe e gjuhėve tė tjera. Ata krahas temės fetare, ishin tė parėt qė trajtuan gjerėsisht temėn laike.
    Gjithashtu dia prej tyre duke qenė mė afėr jetės sė popullit, futėn nė poezi elemntė tė jetės sė kohės. Kėta trajtuan tematikėn shoqėrore me nota realiste dhe me njė sens kritik tė fortė.
    Sė fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bėnte njė hap pėrpara nga ana artistike. Nė to shpesh gjejmė mjete shprehėse e figurative shumė tė goditura, vlera tė vėrteta artistike. Poetėt bejtexhinj morėn edhe nga mjetet e traditės poetike tė vendit; p.sh. vargun tetėrrokėsh; qė e bėnė vargun bazė dhe qė e pėrdorėn tė gjithė. Veprat e bejtexhinjve mbetėn nė dorėshkrim. Ato u pėrhapėn pėrmes kopjimit me dorė ose me anė tė traditės gojore.
    Numri i autorėve tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab ėshtė shumė i madh. Ata krijuan nė qytete mjaft tė zhvilluara pėr kohėn, si nė Berat, Elbasan, Shkodėr, Gjakovė, Prishtinė por edhe nė vende mė tė vogla; si nė Kolonjė, Frashėr, Konispol e gjetkė.
    Ndėr bejtexhinjtė, mė kryesorė po pėrmendim Nezim Frakullėn, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashėrin, autorė tė dy historive fetare tė vjershėruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovėn etj. Shumė i njohur u bė edhe Murat Kyēyku (Cami), pėrkthyes i ndonjė vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve tė gjata nė vargje. Nga kėto pėrmendim poemėn "Erveheja„ , me temė nga letėrsitė orientale e me natyrė moralizuese. Me kėto vepra Kyēyku i ēeli rrugėn poezisė me subjekt.
    Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshėn e saj nė jetėn kulturore qysh nga fillimi i shekullit tė XIX, por nė disa mjedise, si nė Kosovė, kjo traditė vijoi edhe mė tej nga autorė tė tillė si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 15-09-2006 mė 12:13
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    858
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    per mendimin tim rryma e bejtexhinjve e ka demtuar shume letersine shqiptare...
    dhe sot e kesaj dite cuditerisht kjo rryme ka shume ndikim te disa pseudo-poete...

    une personalisht nuk shoh ndonje vlere tek kjo rryme...me duket e nje shije vulgare...

  3. #3
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Une nuk di shume per bejtexhinjte, por kam degjuar nga disa shoke te mite,si nga Tirana dhe Vlora ,te cilet me thoshin per disa bejtexhinj te famshem.
    Te them te drejten emrat, s`me kujtohen, por vetem disa fragmente te tyre te cilat pak a shume ishin banale.
    Por bejtexhinjte ne pergjithesi jane njerez mjafte te zgjuar dhe me humor.
    Me kujtohet kur nje shoku im me thoshte ishte shume interesante dueli ndermjet bejtexhinjeve,me nje fjale kush ja hidhte tjetrit, por me bejte.
    Nuk mund te them qe bejtet, e demtojne poezine , ka poezi humoristike,politike ,romantike ,patriotike e ku ta di une,por bejtja eshte humori popullor pa rregulla dhe perkufizime, qe sido qe ishin populli mund te them i pelqente.Ka pasur bejtexhinj me fame nga Vlora,fatkeqesisht nuk me kujtohet ndonje emer.
    Bejtja ne pergjithesi eshte satire e popullit, e cila ironizon disa gjera jo te mira qe vihen re ne jeten e perditeshme.
    Per shembull, per njerezit qe jane leshko ose nuk marrin vesh sec behet perreth tyre kemi:
    - O balo te hengert tenja,
    Se e ke te ligen brenda,
    Dale ngadale te behet gjema,
    Sos e ke vella nga mema.......etj.
    Ndonje Vlonjat , mund te na kujtoje ndonje bejtexhi me fame,po u desh qejfi te na thone ndonje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga niktironci : 12-08-2007 mė 18:33

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,511
    Faleminderit
    18
    253 falenderime nė 228 postime

    Poeti mė i polemizuar i letrave shqipe » Dėrguar mė: 17/11/2009 - 13:49 Lajme te ngja

    Poeti mė i polemizuar i letrave shqipe

    » Dėrguar mė: 17/11/2009 - 13:49

    Genciana Abazi Egro

    I vetėpėrcaktuar si Saadiu dhe Urfiu i kohės sė tij, Nezim Berati, i njohur edhe si Ibrahim Nezimi (Frakulla) ėshtė njė ndėr poetėt mė tė polemizuar dhe mė tė diskutuar tė letrave shqipe. Madje, polemikat e diskutimet kanė filluar qė nė tė gjallė tė poetit. Kjo bėhet qartėsisht e ditur nga disa poezi-replikė qė Nezimi ka shkruar ndaj bashkėkohėsve tė tij poetė. Kurse nė kohėrat e mėpasme, kėto diskutime ndonėse do tė dalin jashtė kontekstit tė rivalitetit dhe ambicieve/xhelozive njerėzore, sėrish do tė mbeten brenda kuadrit tė gjykimeve subjektive nga mė ekstremet. Nė fund tė shekullit XIX, Naim Frashėri e rendit Nezim Beratin poetin e dytė tė madh shqiptar pas Hasan Zyko Kamberit. Vetėm 40 vjet mė vonė, Mati Logoreci reagon ashpėr ndaj pėrpjekjeve pėr ringjalljen e kėtij poeti. Ai e paragjykon aq shumė poetin, sa e quan 'njė farė Nezimi nga Berati', kurse poezitė e tij pėr 'dylberat e ashikėt' pėrhapėse tė atij 'kob poshtėrsije e turpnije e at ves ma tė ndyetin ndėr vese kundra natyre'. Ndėrsa Ernest Koliqi mė 1962 mendon ndryshe. Ai Nezim Beratin e cilėson 'poet tė talentuar' me njė mentalitet 'tė ēlirėt dhe pa paragjykime' nė njė kohė qė, sipas Koliqit, ka qenė 'plot me fanatizėm'. Edhe pėrcaktimet e vlerėsimet e dhėna nė vitet e mėpasme enden nga njė ekstrem nė tjetrin, duke lartėsuar apo nė tė kundėrtėn, minimizuar poetin. Kjo ndodh ngaqė edhe vetė kritikėt mund tė grupohen gjithashtu nė dy grupe ekstreme, nė njohės tė mirė tė veprės sė poetit dhe nė mosnjohės tė saj, apo mė saktė nė njohės tė njė numri tė kufizuar poezish tė botuara sporadikisht nė shtyp apo nėpėr antologji. Mungesa e botimit integral tė veprės sė Nezimit ka sjellė dhe njė pėrdorim tė ēlirėt dhe tė pangulitur tė vetė emrit tė poetit. Pėr herė tė parė ky poet pėrmendet tek Hahni, me emrin Nezimi. Nė literaturėn e botuar nė Shqipėri nė vitet '30 tė shekullit tė kaluar njihet me emrin Nezim Berati, ndėrsa nė botimet e bėra nė vitet '50, Nezim Frakulla. Madje, rasti mė tipik i kėtij pėrdorimi tė 'shkujdesur' haset nė 'Historinė e letėrsisė shqipe', botim i vitit 1959. Nė kėtė tekst, nė sythin ku jepet njė vėshtrim i pėrgjithshėm mbi letėrsinė shqipe e cila u shkrua me alfabetin e modeluar sipas alfabeteve tė gjuhėve tė mėdha tė Orientit (arabisht, persisht e turqisht), thuhet: "Ndėr autorėt e parė tė saj shquhen Ibrahim Nezimi i njohur me emrin Nezim Berati (vdekur mė 1760) …." ndėrkohė qė kapitulli monografik mbi kėtė autor (kap. XII) ėshtė emėrtuar Nezim Frakulla. Ēuditėrisht, ky pėrdorim mbetet i kufizuar vetėm nė titull, pasi nuk haset asnjėherė nė tekst, pėrgjatė tė cilit poeti pėrmendet vetėm me emrin Nezimi. Kurse poeti vetė nė "Divanin shqip" paraqitet si Nezimi nga Berati. Madje, nė Divanin turqisht ai qartėsisht shprehet se, 'vatani' i tij ėshtė Berati. Ndėrsa emrin e vendit tė origjinės, Frakull, nuk e hasim asnjėherė nė veprėn e tij. Kėtė fakt e mėsojmė nga kronogrami i Fejziut, shkruar pas vdekjes sė poetit. Pėr kėto arsye. nė kėtė edicion tekstual kritik tė "Divanit shqip" ėshtė pėrdorur emri Nezim Berati, duke i qėndruar besnik identifikimit qė poeti i ka bėrė vetvetes. Nezim Berati, nė historinė e letėrsisė shqipe pėrfshihet nė grupin e autorėve tė letėrsisė sė vjetėr, si njė ndėr pėrfaqėsuesit kryesorė tė poetėve shqiptarė qė i pėrkasin konfesionit islam. Nė tė vėrtetė, segmenti kohor nė tė cilin ai jetoi (v. 1760) qe shumė i favorshėm pėr krijimin e njė elitari tipik tė provincės qė pėrpiqet tė shfrytėzojė maksimalisht tė gjithė rrugėt drejt integrimit perandorak. Perandoria Osmane, pas mė shumė se dy shekuj sundimi kishte arritur qė nė viset shqiptare, ashtu si nė tė gjitha hapėsirat ballkanike qė kishte nėn sundim, ritmin e jetės ta pėrshtaste me orėn e Stambollit. Stabilizimi i jetės qytetare solli dhe krijimin e hapėsirave pėr zhvillimin e njė jete kulturore tė mirėfilltė, me karakter oriental. Nė kėto kushte, elita shqiptare kishte mundėsi qė tė zhvillonte dhe testonte aftėsitė e veta jo vetėm nė gjuhėt e mėdha orientale (arabisht, persisht, turqisht), por tė shkruante dhe tė krijonte nė gjuhėn amtare, shqip. Vetėm nė kėtė mjedis dhe nė kėtė atmosferė mund tė shpjegohen dhe marrin kuptim formimi i mirė intelektual i Nezimit, i filluar nė medresenė e Beratit dhe plotėsuar nė Stamboll, mėnyra e tij e tė menduarit, si dhe krijimi sipas poetikės sė Orientit.

    GSH
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 14:56
  4. Letersia dhe pavaresia nga regjimi politik
    Nga Albo nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 20:18
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •