Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 77
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Fillon fushata parazgjedhore në Kosovë

    Ka filluar dje në Kosovë fushata parazgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të tetorit. Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme do të zgjasë 30 ditë, deri më 21 tetor në mesnatë, kur fillon edhe heshtja zgjedhore. Në një paraqitje drejtuar qytetarëve të Kosovës, shefi i misionit të OKB-së, Soren Jessen-Petersen ka vlerësuar se këto mund të jenë zgjedhjet më të rëndësishme deri më tani. Ai ka thënë se Kuvendi dhe qeveria që do të dalin nga zgjedhjet, do ta udhëheqin Kosovën në një periudhë të përparimit drejt kohës së vlerësimit të përmbushjes së standardeve nga mesi i vitit 2005. Nëse rezultatet e vlerësimit janë pozitive, atëherë, sipas kreut të UNMIK-ut, Jessen Petersen, rruga e bisedimeve për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës do të jetë e hapur, në të cilën përfaqësuesit e zgjedhur do të luajnë rol shumë të rëndësishëm. Janë 32 parti politike, nisma qytetare dhe kandidatë të pavarur që do të marrin pjesë në zgjedhjet e dyta parlamentare në Kosovën e pasluftës. Deri tani, vetëm një parti më e vogël politike nga radhët e komunitetit serb është regjistruar për të marrë pjesë në votime, ndërsa vazhdojnë përpjekjet e autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare për të bindur pjesëtarët e komunitetit serb që të marrin pjesë në zgjedhje. Përpjekje të tilla janë bërë edhe në Nju-Jork nga përfaqësues të Grupit të Kontaktit dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së në kohën kur atje po qëndron Soren Jessen Petersen.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Admirali Johnson shprehet optimist se kosovarët do të kalojnë me sukses testin e 23 t

    Admirali Johnson shprehet optimist se kosovarët do të kalojnë me sukses testin e 23 tetorit

    15:30 ET PRISHTINË (KosovaLive) – Komandanti i NATO-s për Evropën Jug-Lindore, admirali Gregory Johnson, theksoi të premten se zgjedhjet e tetorit do të jenë një test për sigurinë dhe përgjegjësinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës. më tepër

    Po kujt ti besohet athua shkrimit me lart apo ketij me posht?????


    Plagoset Fatmire Tërdevci, gazetare e “Kohës Ditore”

    11:50 ET PRISHTINË (KosovaLive) - Fatmire Tërdevci, reportere e gazetës së përditshme “Koha Ditore”, e njohur për shkrimet e saj hulumtuese, është plagosur të enjten në mbrëmje, në mes të fshatrave Baincë dhe Domanek të Drenasit. Aktualisht, ajo gjendet e shtrirë në Spitalin e Prishtinës, por, sipas mjekëve kujdestarë, është jashtë rrezikut për jetë. më tepër

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Fushata percillet me kunderfushate: Vota, PO ose JO

    Eksiston apo jo imazhi i demokracise ne Kosove! Duhet votuar ose jo! Kjo eshte dilema qe percjell votuesin e rendomte. Ate te cilit I eshte thene se vota eshte obligim qytetar! Ate te cilit i thuhet se nuk eshte! Votuesit qe I shitet teoria se votimi eshte forme demokratike dhe ne te njejten kohe e kunderta, mosvotimi eshte gjithashtu forme demokratike. Sido qe te jete, zgjedhjet do te mbahen me 23 tetor.
    .
    Ne gare jane perfshire33 subjekte politike. Me vendimin e UNMIK-ut, keto zgjedhje do te mbahen me sistemin proporcional me lista te mbyllura. Perderisa subjektet politike kane filluar shpalosjen e premtimeve dhe vizioneve te tyre, perfaqesuesit e nismes "Levizja" ne te njejten kohe kane filluar kunderfushaten per te mos lejuar qe ne Kosove te krijohet imazhi i demokracise, kur ajo, sipas tyre, nuk ekziston.



    Gomari si metafore



    Fushata per zgjedhjet parlamentare u percoll me antifushate. Zgjedhja e nje menyreje "origjinale" dhe te papare me heret ne Kosove, kishte per baze gomarin. Shume te rinje kosovare, qe identifikohen me nismen qytetare me emrin "Levizja" shetiten neper rruget e kryeqytet, te prire nga nje gomar, te cilit i ishte ngjitur ne shpine parulla "Votoni per mua - ju premtoj serish!". Me kete deshirojme te tregojme hapur se cfare paraqet kjo fushate parazgjedhore, dhe per cfare zgjedhjesh behet fjale, keshtu e komentoi shetitjen e gomarit me kollare, Albin Kurti, pjesmares ne I kesaj proteste. Sipas tij, problemi nuk qendron vetem tek personat, por edhe te i gjithe sistemi politik, i cili pikerisht kerkon persona te tille, per te cilet gomari eshte metafore universale. Menyra e shprehjes se pakenaqesise ndaj prijesve qe udheheqin Kosoven nenkupton pasqyrimin e vetedijes se demorkacia ne Kosoven e pasluftes eshte vetem iluzion I rrejshem qe e plasojne te zgjedhurit e popullit. Zgjedhjet jane akt demokratik. Votimi nuk paraqet obligim demokratik, por te drejte demokratike. Pra, edhe nepermjet mosdaljes ne zgjedhje afirmohet demokracia. Madje, ajo eshte demokraci e vertete. Sepse ne Kosove behet fjale per zgjedhje te cilat vetem krijojne iluzionin e demokracise, ngase institucionet qe dalin nga keto zgjedhje nuk kane pushtet, ato jane kukulle, vlereson Albin Kurti. Votuesit ne kete menyre vene ne pah se jane te vetedijshem se pushtetin e vertete ne Kosove e ka UNMIK-u. Institucionet e Kosoves jane vetem pseudoinstitucione. Protestuesit mendojne se pikerisht mosvotimi ne keto zgjedhje paraqet hap demokratik dhe qytetar, me te cilen shoqeria tregohet si e ndergjegjesuar dhe e vetedijesuar per demin qe po ia shkaktojne keto institucione Kosoves. Dhenia e votes institucioneve qe edhe pas tri vjeteve te funksionimit te ketyre institucioneve pa sovranitet, te votohet serish per institucione pa sovranitet, kete mund ta bejne vec ata te cilet jane te pandergjegjesuar ose jane teper naive.



    LDK nise fushaten me grate



    "Lidhja Demokratike e Kosoves eshte partia e pavaresise sepse Rugova eshte njeriu I pavaresise", kjo eshte vlera kyce qe Lule buzhala, kryetare e Forumit te Lidhjes demokratike, shpalosi para elektoratit nga I cili pritet vota. Qyteti I zgjehdur ishte Prizreni, aty ku sipas saj, me perpikshmeri zbatohet programi I Lidhjes Demokratike te Kosoves.Sa I duhet qytetarit te rendomte demagogjia e pavaresise dhe varesise, mbetet kaptine ne vete. Bashkepunimi dhe mirkuptimi kane me shume domethenie. Ibrahim Rugova u jep perparesi grave, sepse ai eshte I vetedijshem se jane palca kurizore e nje shoqerie, nderkaq, grate e shperblejne per ta profetizuar pikerisht ate. Pa Ibrahim Rugoven, sipas grave te partise se tij, nocioni pavarsi humb kuptimin. Pa ibrahim Rugoven nuk do te kishim hapsire te jemi nje krah I forte io burrave ne rindertimin dhe ndertimin e vendit, arsyetohen grate e partise se Rugoves. Nuk u kursyen nga pallavrat grate e deshmoreve, nenat dhe femijet e atyre qe rane. Nuk u kursyen as nenat dhe femijet e atyre per te cilet akoma nuk dihet ne jane te gjalle apo te vdekur. Per shifra s'ka rendesi. Rendesi nuk ka as fenomeni I lypjes, strukjes ne tenda. Jane femije te deshmoreve, te atyre qe nuk dijne asgje per fatin e prinderve. jane nenat e tyre, motrat, grate. qe luftojne brenda muajit me 32 euro ndihme sociale aq sa ju kushton krehja moderne e flokeve te grave te partise se Rugoves.



    PDK nis hapin e pare nga Prekazi



    Prekazi I Skenderajit shenoi hapin e pare te Partise demokratike per t’u ballafaquar me votuesit. Kreu I partise Demokratike I shoqeruar nga kryeministri Bajram Rexhepi, e vleresuan te udhes fillimisht te bejne homazhe mbi varret e Jasharajve, per te vazhduar me tej. Autobusi me mbishrimin "Fitimi" pershkoi gjithe Kosoven duke filluar nga Drenasi, Mitrovica, Vushtria dhe Besiana. Ky ishte takimi i udheheqesve te Partise demokratike per tu njohur nga afer me hallet e qytetarit te rendomte dhe te rastesishem.



    AAK- "mendja e hapur-kufinjte e hapur"



    "Nga qytetaret nuk e kerkoj vetem voten, por shume. Me teper kerkoj te bashkangjiteni rruges sone drejt sovranitetit te Kosoves, prosperimit te saj ekonomik", kjo kerkese drejtohet nga Ramush Haradinaj, kryetar I Aleances per Ardhmerine e Kosoves, ne adrese te votuesve. "Me ne vetem drejt" kjo eshte motoja e Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Te ndare ne tri ekipe, perfaqesuesit perfshin tere Kosoven. Ekipi i pare qendroi ne Kline, Peje, Decan, Gjakove dhe Prizren. Ekipi i dyte ne Dardane, Gjilan, Viti dhe Ferizaj. Kurse i treti ne Drenas, Skenderaj, Mitrovice, Vushtrri dhe Besiane. "Ne si aleance nuk jemi per cfaredo pavaresie. Pavaresi po, por te ndertuar me duart e pasterta, prandaj ne synojme vetem pavaresine kompatibile me standardet evroatlantike", keto ishin fjalet e para te Ramush Haradinajt, kryetar I AAK-se, I cili vuri ne pah se partia e tij fjalen pavaresi nuk e perdore vetem kur i duhen votat e qytetareve. Premtimet per ata qe do t'ia besojne voten AAk-se jane angazhimi per statusin e Kosoves, punesime dhe luftimi I krimit te organizuar dhe korrupcionit. Kreu i AAK-se, para elekoratit premtoi se nese ata fitojne, do te angazhohen per nje shoqeri tolerante, jodiskriminuese ndaj komuniteteve tjera, ku secili qytetar do t'i kete te drejtat, por edhe detyrimet ndaj shtetit. Gjate ketij tubimi elektoral, nder te tjera u tha se AAK-ja ne rrafshin nderkombetar do te niset me moton "mendja e hapur-kufinjte e hapur", ndersa synimi i tyre do te jete liberalizimi dhe relativizimi i kufinjeve ballkanike. "Po te votohet per objektivat tona, Kosova do te mund te behej model i ri i nje shteti ballkanik, model i suksesshem i demokratizimit te nje shoqerie post-konfliktuale te administruar nderkombetarisht", tha Haradinaj. Duke e kerkuar voten e qytetarit, Haradinaj u shpreh se ne rast te fitores detyre e pare e qeverise se re do te ishte hartimi i strategjise kosovare nga nje Keshill eskpertesh qeveritar te te gjitha fushave ne planin afatshkurter, afatmesem dhe afatgjate.



    "Ora" synon majat e pushtetit



    "Ora ka filluar se rrahuri. Mbani vesh tingullin e saj. Ajo eshte kudo rreth jush". Me keto fjale figurative, njeri nga bartesit e Nismes Qytetare "Ora" , Ylber Hysa", e nisi fushaten zgjedhore ne Ferizaj, duke shpalosur synimet qe kjo nisme te arrije majat e pushtetit. Simbolikisht, tha Hysa, "Ora" e nisi rrugetimin ne Ferizaj para tre muajsh, ne Hotel "Lybeteni", sepse ajo synon majat. "Nderkohe ajo ka bere shume akrepa, tik-taku i te cileve ndihet ne tere Kosoven". Bartesi kryesor i listes se "Ora"-s, Veton Surroi, u refyer ferizajasve tregimin per bazen ushtarake Bondsteel, per nje fabrike dhe per nje pushtetar, te cilet, secili ne menyren e vet, paraqesin sukseset dhe deshtimet e Kosoves se ketyre pese viteve. Derisa kampi Bondsteel, sipas Surroit, paraqet pranine e lirise, te sigurise dhe nje shembull bashkepunimi me popullaten lokale, Fabrika e Vajit eshte shembull i nje lloji te shperlarjes financiare, e cila sjell vaj nga nje vend tjeter, mbush shishet dhe prodhon mjegull, duke dhene paraqitur konceptin e deshtuar te zhvillimit ekonomik. Tregimi i fundit i Surroit lidhej me nje pushtetar ferizajas, te cilit ai nuk ia permendi emrin, qe "arrin te distribuoje toka shoqerore, t'u jape tendera komunale miqve te tij dhe kompanise se tij, duke ilustruar qe pushteti eshte kthyer mbrapsht dhe eshte shnderruar ne mjet manipulimi dhe jo per t'i sherbyer qytetaret". "Ne do t'i ofrojme kushtet themelore qe duhet t'i kete shteti i Kosoves: Kushtetuten, ligjin e privatizimit, ... vizionin per lirine e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe lirine e avancimit te ketij populli", tha ai. Sipas Surroit, partite deri me tani nuk kane paraqitur vizion per keto ceshtje.

    Nga:
    Lindita Azizi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ja se cfare na thote KosovoPreshi sot:

    Kryeministri i Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi kanë ftuar të premten, në hapje të fushatës zgjedhore në Prizren, të gjithë qytetarët e kësaj komune pa dallim partie e moshe, që më 23 tetor të votojnë PDK-në, sepse, sipas tyre, vota për PDK-në do të jetë votë ..............

    ...............për ngadhnjimin e vlerave të civilizimit bashkëkohorë.

    Ani kush po na sjellka vlera te civilizimit bashkekohor - PDK-ja. Parti qe ne rradhet e saj gjenden njerez qe qendrojne prapa shumices se vrasjeve te bera gjate dhe pas luftes ne Kosove.

    Kriminelet na flasin per vlera te civilizimit bashkekohor. Edhe kjo ndodh!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Prape nga KPressi, lexojme se:

    Sipas Jakup Krasniqit, PDK ka penguar proceset negative që i kanoseshin Kosovës.

    Te gjithe e dime se PDK-ja ka bere te kunderten, ka rritur proceset negative ne Kosove, qysh prej formimit te saj.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Te gjith e dim se kush eshte PDK , Dhe Kryetari i tyre Hashimi , Edhe ai Kryeministri Bajram Rexhepi( Gjingjiqi ) , Nuk eshte veshtir me dal neper Tv-ja Duke Luajtur Futboll dhe duke i fut Antart apo Katundart qe nuk i kan 2 vjet shkoll me thene qe Votoni per kete Parti se kjo ka me ju ndihmu , si ta votojm kete si ta bejm kete ne kry aty , kur Kjo parti deri tash ka vra me te miret e Kosoves ( Xhemajl Mustafa , Tahir Zemaj , Uke Bytyqi E shum e shum njerz te mdhaj , ku Lihen ketoi njerz keto Bandita ne Krye, Kurr jo Sa te jet Amerika e Madhe Ne Kosov PDK Nuk do te mund ta merr Pushtetin Kurr.

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Çdo parti shqiptare ka në gjirin e saj politikanë, diplomatë, juristë, biznesmenë, artistë, të shkencave tjera e bile edhe departmente të posaçme për seicilën nga këto fusha të jetës shoqërore por shumë pak prej tyre për të mos thënë hiç janë duke dalur në fushatë me plane, programe, projekte përkatëse në seicilën nga këto fusha dhe prioritetet e tyre në fushatën zgjedhore. Kështu po ndodh edhe në trevat tjera shqiptare e jo vetëm në Dardani.

    Politikanët e diplomatët duhet të tregojnë konkretisht se çfarë do të bëjnë/punojnë ata në rast të zgjedhjes së tyre dhe cilat janë prioritetet e tyre, si do t'i realizojnë premtimet e tyre. Po kështu edhe juristët, biznesmenët, e të tjerët.

    Populli duhet të njoftohet se çfarë fiton me zgjedhjen e seicilit prej tyre dhe se për çfarë do të punojnë ata për këto katër vitet e ardhshme. Nuk mjafton dalja me fjalë se ne do ta bëjmë pavarësinë e ribashkimin e Dardanisë me Shqipërinë, por duhet të dilet edhe me plane, programe, projekte konkrete për të gjitha problemet që po kalon shoqëria shqiptare atje dhe se si do të ecet para.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    PDK- NR -50

    H.THAÇI--B.REXHEPI
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 04-10-2004 më 07:23
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Llapi


    PDK- NR -50

    H.THAÇI--B.REXHEPI


    http://www.medijaklub.cg.yu/zanimlji...zanim-28-0.htm
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kjo esht e verteta qe e din bota sepse u pa nga te gjitha shtepit botrote te televizive ore arbi .


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shtabi zgjedhor i PDK-së reagon ndaj autoriteteve të Fushë Kosovës Besianës e Kastriotit

    Shtabi zgjedhor i PDK-së ka reaguar ndaj autoriteteve lokale të Fushë Kosovës, Besianës e Kastriotit. Në reagim thuhet:" Shtabi zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës reagon ndaj autoriteteve lokale të komunave të Fushë Kosovës, Besianës dhe Kastriotit të cilat në mënyrë të qëllimshme, sot, gjatë mbajtjes së tubimeve elektorale të PDK-së në këto komuna e ndërprenë energjinë elektrike". Një praktikë e tillë dëmton zhvillimin e fushatës zgjedhore me mundësi të barabarta.


    Përkundër tendencave të tilla, tubimet elektorale të PDK-së në komunat e lartëpërmendura u mbajtën pas përpjekjeve të veprimtarëve të PDK-së dhe qytetarëve për të furnizuar objektet me energji alternative thuhet në reagimin e Shtabit Zgjedhor të PDK-së.


    RTK 04/10/2004 18:07:08
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Hey Forumiste e miqe, degjoni more ju!

    Gjate Fushates parazgjedhore te PDK-se, ne Peje, Kryeministri Rexhepi shprehet se, "nese doni qe te mos kete krime me ne Peje, VOTONI PER NE!"

    E si ta kuptojme kete moto te PDK-se ne atehere. Asgje me ndryshe se sa prapa vrasjeve ne Komunen e Pejes qendrojne fuqishem "Bandat e PDK-se."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 05-10-2004 më 10:58
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  13. #13
    Thaçi premtoi rritje të pagave 100 %


    Gjakovë, 2 tetor (Kosovapress) Time: 16 : 26

    Në prani të shumë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, të shtunën në Gjakovë në Shtëpinë e Kulturës, Partia Demokatike e Kosovës ka hapur fushatën parazgjedhore.....

    ************************************************** *************
    Në një far vakti edhe i ndjeri Fatos Nano (po them i ndjeri sepse ka vdekur për së gjalli) ka pas premtuar se do t'i kthej 100% lekët e humbura në piramida.

    Tani nxënësi i tij premton në mënyrë të ngjashme, sa i beson kush? ? ?

    Giûha âsht tulit e gjithshka bluen

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    LDK do t’i kushtoj kujdes të veçantë zhvillimit të Prishtinës në shumë segmente

    Prishtina do të jetë keshtjellë e pamposhtur e Lidhjes Demokratike të Kosovës" , u tha në hapjen e fushatës elektorale të degëve të LDK-së , në kryeqytet.

    Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova u shpreh se Prishtina është qendër e institucioneve shtetërore dhe zemra e Kosovës në planin intelektual dhe kulturor, duke premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm, LDK do t’i kushtoj kujdes të veçantë zhvillimit të saj në shumë segmente.


    "LDK-ja para 14 vjetëve, shpalli tërësinë e pandashme të Kosovës me referendumin për pavarësinë e saj , theksuan përfaqësues të LDK-së.

    Sipas tyre në të njëjtën kohë LDK-ja me njerëz të guximshëm arriti të kundërshtoj një sistem pushtues dhe totalitarist.

    Po ashtu u bë edhe prezentimi i 22 kandidatëve për deputët, ndërsa nga elektorati u kërkua, se nëse dëshirojnë rend dhe ligj të votojnë për numrin 52.

    RTKLive
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi tha se PDK-ja dëshiron betejë të vlerave, ndërsa thirri simpatizantët në Besianë që t’iu ikin provokimeve

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, deklaroi të hënën në Besianë, se kjo parti dëshiron të zhvillojë me partitë tjera betejë të vlerave dhe përmbatjes së programeve, ndërsa thirri simpatizantët t’iu ikin provokimeve duke i cilësuar si të tilla ndaljen e rrymës në vendet ku PDK-ja po zhvillon takimet e saj elektorale, në shumë rajone të Kosovës.

    Duke fajësuar një varg të qeverive komunale, të drejtuara nga një parti rivale, për ndalje të rrymës në kohën e fushatës së PDK-së, lideri i demokratëve të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ata i frikësohen konkurrencës së vlerave.

    “Ata i frikësohen konkurrencës së vlerave. PDK-ja është parti e vlerës, e dritës dhe jo e territ”, u shpreh Thaçi, duke ftuar simpatizantët e PDK-së që t’iu ikin problemeve dhe provokimeve që janë duke iu bërë, dhe u bëri thirrje atyre që të zhvillojnë një fushatë të qetë e demokratike.

    “Ne jemi të ineteresuar të bëjmë betejë të konkurrencës së vlerave e të prezantimit të përmbajtjes së programeve, dhe të vizionit për shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Jemi të interesuar dhe jemi duke punuar me tërë potencialin që e kemi si parti që të realizojmë vizionin që i përgjigjet interesave të secilit qytetar. Jam i bindur se PDK-ja me këtë potencial që ka, do të jetë partia e parë pas zgjedhjeve të 23 tetorit”, tha Thaçi.

    Duke ftuar qytetarët që të votojnë për numrin 50, nëse duan ndryshime, Thaçi tha se PDK-ja është parti e shpresës, guximit, e besimit, solidaritetit, vizionit dhe e fitoreve të reja.

    “Pas çlirimit të Kosovës kanë mbetur edhe dy misione të tjera që duhet t’i realizojmë: ndërtimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës dhe integrimin në strukturat euro-atlantike. Prandaj, ju ftoj të gjithve për një mobilizim të përgjithshëm, për dalje masive në zgjedhje, dhe që të votoni numrin 50”, kërkoi ai.

    Ish-udhëheqësi politik i UÇK-së tha se ka pasur fatin dhe nderin të bashkëluftojë me Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Zahir Pajazitin, Rrustem Mustafën etj, kundër Serbisë. “Ne kemi luftuar që Kosova të jetë në dritë, e jo në terr, siç është sot”, u shpreh ai.

    Sipas Naim Fetahut, kryetar i Degës së PDK-së në Besianë, zgjedhjet nacionale të 23 tetorit këtë subjekt e gjejnë në nivelin më të lartë të përgatitjes dhe angazhimit.

    “E veçanta e këtyre zgjedhjeve është aderimi i madh i llapjanëve në PDK, votues të mëparshëm të partive riavle, e sidomos të LDK-së. Ky aderim bëhet për shkak të qeverisjes së dobët të partisë në pushtet, e cila nuk mundi të realizojë asnjë premtim të vetin të dhënë në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe nuk po bën asgjë as në komunë”, u shpreh ai.

    Fetahu shtoi se e veçanta tjetër është programi i PDK-së që, sipas tij, është përgatitur në bazë të kërkesave të qytetarit dhe për qytetarin, si dhe vetë lista e kandidatëve për deputetë në mandatin e ardhshëm të Kuvendit.

    Po të hënën, PDK-ja vazhdoi fushatën e vetë edhe në Kastriot.

    Kryeministri i Kosovës dhe numri dy në listen e kandidatëve për deputetë të PDK-së, Bajram Rexhepi, u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së.

    Ai tha se nuk është ithtar i premtimeve, por shtoi se vërtet në Kastriot duhet bërë ndryshime të rëndësishme.

    “Votoni numrin 50 që të përmbushim premtimet tona, sepse shumë prej tyre nuk mundëm t’i realizojmë më parë për shkak të votave të pamjaftueshme”, tha Rexhepi.

    Nga ana e tij, lideri i demokratëve, Hashim Thaçi, tha ndër të tjera, se premton që nëse votohet për PDK-në, do të bëhen kthesa në jetën e qytetarëve.





    per ma shume vizitone faqen zyrtare te PDK-se

    http://www.pdk2004.org/index.html
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryetari Hashim Thaçi i drejtohet qytetarëve të vendit tonë

    Qytetarë të nderuar të Kosovës,

    Ju ftoj që më 23 tetor të votoni masovikisht!
    Populli i Kosovës ishte gjithmonë në ballë të lëvizjes për liri, dhe tash Kosovës i duhet vota e juaj që ta kurorëzojmë shtetin tonë të pavarur. Viti 2005 do të jetë vit i sfidave të mëdha, ku nga të gjithë ne kërkohet VENDOSMËRI, GUXIM dhe MENQURI. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e dëshmuar në momentet më kyqe të kesaj pjese të historisë së lavdishme të Kosovës, me sakrifië ruajti DINJITETIN e këtij populli.
    Në emër të PDK-së, ju premtoj se themelet e shtetësisë së Kosovës do t’i bëjmë realitet në saje të këmbëngulësisë sonë dhe ndihmës së bashksisë ndërkombëtare në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ne ditëm t’i bëjmë ball robërisë dhe varfrisë, sepse nuk mundën të na marin besimin në FITORE. Sot, kur kemi arritur në prag të aspiratave tona shekullore, më shumë se çdo gjë tjeter kemi nevojë ta ruajmë shpirtin dhe BESIMIN se do t`ia arrijimë. Këtë nuk mundemi ta bëjmë pa ndihmen tuaj.
    VOTA juaj sot, në vitin 2005 do të jetë referendum për shtetsinë e Kosoves. Me BESIM dhe GUXIM do ta FITOJMË Kosovën.
    Voto numrin 50 dhe FITO!

    Hashim Thaçi,
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    S.Zogaj: LDK-ja të vërtetën e ka të shenjtë dhe është kundër krimit, dhunës dhe intrigave

    Fushë Kosovë, 7 tetor - Në një tubim elektoral të LDK-së në Fushë Kosovë, Gani Prekopuca, kryetar i degës, u premtoi votuesve të kësaj komune se LDK-ja do të vazhdojë të transformojë Fushë-Kosovën në një shembull të krenarisë shtetërore, ekonomike, arsimore, kulturore, sportive, politike, religjoze dhe ambientale.

    Kryetari i komunës, Skënder Zogaj, iu drejtua votuesve besnikë të LDK-së në Fushë-Kosovë, me fjalët se kanë arsye për t'u mburrur dhe për t'u ndier krenarë me LDK-në, jo vetëm se kjo parti ia ka hequr maskën dikataturës komuniste dhe iu ka kun-dërvënë e para hegjemonizmit serbo, duke artikuluar shqip dhe shqiptarisht aspiratën politike kombëtare të Kosovës, por edhe për faktin se në ballë të vendit e ka udhëheqësin e urtë dhe vizionar, Dr. Ibrahim Rugova, që siç tha Zogaj, në historinë e Ballkanit ka krijuar shembullin e veçantë të metodës së luftës për liri.

    "Si rezultat i punës politike shumë intensive, të suksesshme, konkrete dhe efikase, LDK-ja është forca kryesore që reflekton vlerat më njerëzore të humanizmit, të solidaritetit, tolerancës dhe të ndershmërisë", theksoi Skënder Zogaj, duke shtuar se LDK-ja të vërtetën e ka të shenjtë dhe e ka për krenari që është kundër krimit, dhunës dhe intrigave.

    Ndërkaq, duke folur për vizionin e LDK-së në konkurrencë tne partitë e tjera, Skënder Zogaj theksoi se LDK-ja nuk vret prapa shpine, nuk rren, nuk shpif, nuk vjedh, nuk shet e nuk shitet, nuk uzurpon e nuk cenon dhe kjo, sipas tij, është vizioni i kësaj partie.

    Zogaj u ka thënë qytetarëve se është i bindur se votën e tyre nuk mund ta marrin rrenacakët, mashtruesit, intrigantët...

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: Aq sa u vonua fitorja e PDK-së, u vonua edhe ndërtimi i shtetit të Kosovës

    Lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të mërkuren, ka mbajtur dy tubime madhështore elektorale në Skënderaj dhe Drenas, ku janë prezantuar kandidatët e këtyre anëve për deputetë dhe programi i partisë.

    Duke iu drejtuar mijëra të pranishmëve në Skënderaj, lideri demokrat Hashim Thaçi dhe ish-udhëheqësi politik i luftës së UÇK-së, u zotua se s’do të kursejë veten në punën për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

    Thaçi ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkangjiten PDK-së për ndryshime.

    “Fitorja e PDK-së është paksa e vonuar, por e sigurt. Me fitoren tonë do të ndërtohet shteti modern i Kosovës. Për aq sa ishte e vonuar fitorja e PDK-së, për aq është vonuar ndërtimi i shtetit të Kosovës dhe më nuk kemi kohë për të humbur”, deklaroi Thaçi, i bindur në fitoren e PDK-së.

    Ai u shpreh se me fitoren e PDK-së, jo vetëm Fatmir Limaj, por edhe gjeneralët tjerë të UÇK-së të cilët gjenden nëpër burgjet e UNMIK-ut, do të kthehen në gjirin familjar.

    “Ka edhe të atillë që vijnë e kërkojnë strehë politike në Drenicë, vijnë edhe të atillë që komandantin legjendar, Adem Jashri, e kanë quajtur terrorist, dhe të atillë që e dërguan Fatmir Limajn në Hagë. Mos i votoni ata, ndëshkoni!”, u shpreh Thaçi.

    Nga ana e tij, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, përcolli një mesazh të Fatmir Limajt, i cili u citua të ketë thënë se “ndihma më e madhe për mua do të ishte fitorja juaj në këto zgjedhje”.

    Arsim Bajrami shtoi se Kosova duhet t’i kthejë Drenicës borxhin. “Kisha fatin që të jem në Rambuje, por edhe për pesë vejt të pas luftës së bashku me kryetarin Hashim Thaçi…ai po bëhet më i besuari për të përmbyllur procesin e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh ai.

    Nga ana e tij, kandidati për deputet, Gani Koci, tha se PDK-ja do të jetë ajo e cila do të zhbllokojë gjendjen e tashme në Kosovë, prej një situate “as me pushtet as pa pushtet, as me institucione as pa institucione, as me kompetenca as pa kompetenca”.

    Ai tha se nuk është mirë që “t’u lëkundin eshtrat” dëshmorëve, ata të cilët para dhe gjatë luftës çlirimtare i quanin terroristë, dorë e zgjatur e Serbisë etj. “Të tillët e ftojnë sot Drenicën që të hyjë në Kosovë. Drenica është në Kosovë, aq sa është Kosova në Drenicë. Drenica kurr nuk iu ka besuar dhe nuk iu beson atyre që për përfitime personale pranojnë robërimin e Kosovës”, u shpreh Koci.

    Një tubim po kaq madhështor si në Skenderaj, drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës e zhvilluan edhe në Drenas, para mijëra simpatizantëve.

    “Para se të votoni, mendoni për ata që organizuan zgjedhje të ashtujqujtura të lira më 1998, dhe në anën tjetër për ata që ranë në luftë, për familjet e tyre dhe për invalidët. Me votën tuaj për PDK-në ndëshkoni ata që Drenicën e izoluan në vitet ’80-ta dhe ata që referendumin e arritur në Rambujena e humbën me Kornizën Kushtetuese. Vota për numrin 50, për PDK-në, është votë për shtetin dhe të ardhmen e Kosovës”, deklaroi lideri Hashim Thaçi.

    Nga ana e tij, Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së u shpreh se ndjehej i privilegjuar të gjendej në këtë ngjarje në Drenicë, “këtu ku e ka burimin liria e Kosovës”.

    Ai shtoi se gjith kombi kenohet me Drenicën. “Në Kosovë ka të atillë që për 50 vjet nuk e kanë ditur kah i bie Drenica…Kosovës i duhet një president që e pranon Drenica”, tha Kuçi, duke shtuar se vota për PDK-në do të çojë në një gjendje ndryshe.

    Një ish-koamndant i UÇK-së dhe anëtar i Kryesisë së PDK-së, Azem Syla, tha se Partia Demokratike e Kosovës është parti e vlerave dhe zgjedhjet do ta nxjerrin atë si forcën më të madhe.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Thaçi: Aq sa u vonua fitorja e PDK-së, u vonua edhe ndërtimi i shtetit të Kosovës
    Per sa kohe deri sa PDK-ja gjendet ne opozite, e pa-afte per te ndikuar ne vendime te rendesishme per Kosoven, aq me afer do te jete ndertimi I shtetit te Kosoves. PDK-ja I ka sjellur tash me shume se 5 vite, vetem te keqen Kosoves dhe te ardhmes se saj.

    Lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të mërkuren, ka mbajtur dy tubime madhështore elektorale në Skënderaj dhe Drenas, ku janë prezantuar kandidatët e këtyre anëve për deputetë dhe programi i partisë.
    Madheshtore? Ani ku? Ne Skenderaj dhe Drenas. Qyetetaret e Drenices duhet te kuptojne nje here e pergjithmone se keta qe kerkojne voten e tyre sot, jane ata qe Adem Jashari I ndiqte si qente per ti vrare. Nese votoni PDK-ne, votoni kunder Heroit Jashari.

    Duke iu drejtuar mijëra të pranishmëve në Skënderaj, lideri demokrat Hashim Thaçi dhe ish-udhëheqësi politik i luftës së UÇK-së, u zotua se s’do të kursejë veten në punën për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
    Zotime pas zotimesh, qe nga I veteshpallur udheheqes I shtabit te pergjithshem te UCK-se, gjoja "qellimi madhor" I ketij shtabi te veteshpallur per te bashkuar trojet Shqiptare, ai perfundoj ne propozime pas propozimesh, deri tek moratoriumi dhe zbatimi I marrrevshje se Ohrit ne Kosove.

    Thaçi ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkangjiten PDK-së për ndryshime.
    Qyetetaret e Kosoves e kane te qarte dhe jane te vemendshem se per cfare "ndryshimesh" e ka fjalen Taci.

    “Fitorja e PDK-së është paksa e vonuar, por e sigurt. Me fitoren tonë do të ndërtohet shteti modern i Kosovës. Për aq sa ishte e vonuar fitorja e PDK-së, për aq është vonuar ndërtimi i shtetit të Kosovës dhe më nuk kemi kohë për të humbur”, deklaroi Thaçi, i bindur në fitoren e PDK-së.
    Fitorja e PDK-se as qe do te ndodh, se paku jo ne keto zgjedhje. Nje fitore e kesaj partie do te shenonte fillimin e shkaterrimit te shtetin qe ekziston ne Kosove. Populli Kosoves e ka te qarte kete gje, prandaj edhe nuk do te votoj kete Parti te Pionereve te Enverit.

    Ai u shpreh se me fitoren e PDK-së, jo vetëm Fatmir Limaj, por edhe gjeneralët tjerë të UÇK-së të cilët gjenden nëpër burgjet e UNMIK-ut, do të kthehen në gjirin familjar.
    Per kete gje nuk do te vendos PDK-ja. Me siguri Taci do te jete ne listen e atyre qe do te dergohen ne Hage ne muajt qe pasojne. Atje edhe e ka vendin e tij.

    “Ka edhe të atillë që vijnë e kërkojnë strehë politike në Drenicë, vijnë edhe të atillë që komandantin legjendar, Adem Jashri, e kanë quajtur terrorist, dhe të atillë që e dërguan Fatmir Limajn në Hagë. Mos i votoni ata, ndëshkoni!”, u shpreh Thaçi.
    Adem Jasharin e quanin terrorist vetem autoritetet e Beogradit. Mbase Taci, gjersa ndiqej nga ai si nje qen, e ka quajtur te atille. Limajn e kane derguar ne Hage veprat e tij, e mbase edhe vete ai qe flet per te (Taci).

    Nga ana e tij, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, përcolli një mesazh të Fatmir Limajt, i cili u citua të ketë thënë se “ndihma më e madhe për mua do të ishte fitorja juaj në këto zgjedhje”.
    Le te mbaje ate shprese Limaj!

    Arsim Bajrami shtoi se Kosova duhet t’i kthejë Drenicës borxhin. “Kisha fatin që të jem në Rambuje, por edhe për pesë vejt të pas luftës së bashku me kryetarin Hashim Thaçi…ai po bëhet më i besuari për të përmbyllur procesin e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh ai.
    Taci nuk I takon Drenices, ai dhe partia qe ai drejton, jane pushtues te saj. Kete e dine fare mire njerezit ne Drenice. E dine mire se ku gjendet Drenica pas 5 vitesh clirimi. E drejtuar nga PDK-ja Drenica mbeti nder rajonet me te pa-zhvilluara pas luftes.

    Nga ana e tij, kandidati për deputet, Gani Koci, tha se PDK-ja do të jetë ajo e cila do të zhbllokojë gjendjen e tashme në Kosovë, prej një situate “as me pushtet as pa pushtet, as me institucione as pa institucione, as me kompetenca as pa kompetenca”.
    PDK-ja do krijoj situaten qe sot mbreteron sot ne Drenice.

    Ai tha se nuk është mirë që “t’u lëkundin eshtrat” dëshmorëve, ata të cilët para dhe gjatë luftës çlirimtare i quanin terroristë, dorë e zgjatur e Serbisë etj. “Të tillët e ftojnë sot Drenicën që të hyjë në Kosovë. Drenica është në Kosovë, aq sa është Kosova në Drenicë. Drenica kurr nuk iu ka besuar dhe nuk iu beson atyre që për përfitime personale pranojnë robërimin e Kosovës”, u shpreh Koci.
    Jane quajtur "dore e zgjatur e Serbise," ai formacion qe mbreteronte gjoja brenda UCK-se dhe kryente hapur punen e Serbise ne Kosove, gjate dhe pas luftes.

    “Para se të votoni, mendoni për ata që organizuan zgjedhje të ashtujqujtura të lira më 1998, dhe në anën tjetër për ata që ranë në luftë, për familjet e tyre dhe për invalidët. Me votën tuaj për PDK-në ndëshkoni ata që Drenicën e izoluan në vitet ’80-ta dhe ata që referendumin e arritur në Rambujena e humbën me Kornizën Kushtetuese. Vota për numrin 50, për PDK-në, është votë për shtetin dhe të ardhmen e Kosovës”, deklaroi lideri Hashim Thaçi.
    Drenica e di fare mire te kaluaren, edhe nese Taci nuk ju ri-kujton ate. Drenica e din mire se nga kush eshte e izoluar sot. Ne zgjedhjet e lira te vitit 1998, pershkak te rrethanave te krijuara nuk mori pjese Drenica, jo pse do te bojkotonin zgjedhet ne ate kohe. Eshte e pa-kuptimte pse cetniku Taci, na ri-kujton kete kohe. Ne te gjitha komunat tjera te Kosoves u zhvilluan zgjedhjet.

    Nga ana e tij, Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së u shpreh se ndjehej i privilegjuar të gjendej në këtë ngjarje në Drenicë, “këtu ku e ka burimin liria e Kosovës”.
    Kucka! Liria e Kosoves e ka burimin ne cdo pellembe te Kosoves. Liria e Kosoves nuk ka filluar ne Drenice, ajo ka filluar dekada me pare. Kucka, historia e clirimit te Kosoves, nuk filloi qysh prej paraqitjes se te vetequajturve Shtab I Pergjithshem I UCK-se. Ju jeni "fare e keqe," ju mendoni te bindeni te tjeret se Historia e lavdishme e Kosoves fillon dhe perfundon me ju.

    Ai shtoi se gjith kombi kenohet me Drenicën. “Në Kosovë ka të atillë që për 50 vjet nuk e kanë ditur kah i bie Drenica…Kosovës i duhet një president që e pranon Drenica”, tha Kuçi, duke shtuar se vota për PDK-në do të çojë në një gjendje ndryshe.
    Drenica nuk perfaqeson 95% te Kosoves, ketu behet fjale per dy komuna te Kosoves. Eshte mese e vertete se "vota per PDK-ne do te coj ne nje gjendje me ndryshe," nese kete nuk e dine votuesit ne komunat tjera te Kosoves, le te pyesin Drenicaket se si eshte ne pushtimin e cetnikeve te PDK-se.

    Një ish-koamndant i UÇK-së dhe anëtar i Kryesisë së PDK-së, Azem Syla, tha se Partia Demokratike e Kosovës është parti e vlerave dhe zgjedhjet do ta nxjerrin atë si forcën më të madhe.
    Mbaj shpresat gjalle o Azem Syla! Populli do te ju ndeshkoj edhe nje here! E ju urdheroni e mallkojeni ate perseri.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Zekria Cana:

    "Nese ua thote zemra per te ri-ngjallur viktimat e Recakut, atehere votoni per LDK-ne, ndersa beni te kunderten, do te vrisni ata per te dyten here!"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •