Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 95 prej 95
  1. #81
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    32
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jeton Demi - 20/10/2004

    Bizneset e vogla do tė paguajnė rreth 20 mijė lekė mė pak

    Tatimifitimi pėr vitin e ardhshėm do tė paguhet nė masėn 23, nga 25 pėr qind qė ėshtė aktualisht, dhe tatimi mbi xhiron nga 4 nė 3 pėr qind


    Organet tatimore kanė njohur uljen e tatimit mbi fitimin pėr bizneset e vogla qė kanė xhiro vjetore mbi 2 milionė nga 4 nė 3 pėr qind. Ulje do tė ketė edhe pėr tatimin mbi tė ardhurat nga 25 nė 23 pėr qind. Kėrkesa e bizneseve ka qenė qė ky tatim tė ulej nė masėn 20 pėr qind. Ulja parashikohet tė fillojė zbatimin nė paketėn fiskale tė vitit 2005. Nė fakt administrata tatimore nuk ka pranuar shumicėn e kėrkesave pėr uljen e taksave dhe tatimeve, nė paketėn fiskale pėr vitin 2005. Pėrfaqėsues tė komuniteti tė biznesit kanė akuzuar administratėn tatimore pėr mungesė vullneti dhe pune pėr ndryshime nė paketėn fiskale. “Ndėrkohė qė kėrkesat tona pranohen nga niveli i lartė i administratės sė Ministrisė sė Financave kėrkesat tona hasin nė kundėrshtim pikėrisht nė nivelin e ulėt, nė atė tė administratės tatimore”, ėshtė shprehur Sotiraq Dhamo, specialist i Dhomės sė Tregtisė. Kėto janė bėrė tė ditur gjatė seminarit tė zhvilluar dje nė mjediset e “Hotel International” nė Tiranė. Takimi ėshtė organizuar nga Bashkimi i Ndėrmarrjeve tė Vogla dhe tė Mesme, Partia Demokrate e Re si dhe organizata tė tjera tė komunitetit tė biznesit. Partia Demokrate e Re ka premtuar se do tė lobojė nė parlament pėr plotėsimin e pjesės sė kėrkesave qė nuk janė marrė parasysh deri mė tani nė paketėn fiskale 2005.
    Qėllimi i takimit ishte argumentimi pėr nevojėn e uljės sė barrės fiskale ndaj biznesit duke e argumentuar kėtė si tė vetmen mėnyrė pėr uljen e shmangies fiskale dhe tė zgjerimit tė bazės sė tatimpaguesve. Gjithashtu ulja e barrės fiskale mendohet se do t’i jap nxitje biznesit nė vend pėr rritje tė produktivitetit, duke ndikuar kėshtu edhė nė zhillimin e pėrgjithshėm tė ekonomisė dhe rritjen e numrit tė tė punėsuarve. Njė ulje e barrės fiskale mendohet se mund tė jetė edhe njė sinjal pozitiv pėr nxitjen e inestimeve tė huaja direkte nė vend, qė sipas raporteve tė ndryshme, del se janė nė rėnie nė vendin tonė. “Qėllimet kryesore pėr ndryshime nė paketėn fiskale 2005 janė ulja e tatimfitimit, ulja e tatimit mbi tė ardhurat, ulja e TVSH-sė dhe ulja e tatimit mbi ndėrmarrjet e vogla dhė tė mesme,” ka theksuar Dhamo.


    Debati
    Biznesi, thjesht grup interesi - jo faktor social
    Takimi i djeshėm ėshtė shoqėruar me njė debat argumentesh nga komunitetit i biznesit lidhur me nevojėn pėr tė bėrė ndryshimet nė paketėn fiskale 2005 pėr t’i shėrbyer kėshtu edhe pėrafrimit tė legjislacionit shqiptar me atė europian. Specialistė tė fushės sė financave nga komuniteti i biznesit dhe organizata tė tjera jofitimprurėse kanė argumentuar arsyet e uljes sė Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar, heqjen e tatimeve dhe taksave pėr bizneset e reja, uljen e tatimit tė fitimit, ndryshimet nė procedurat administrative pėr tė shmangur korrupsionin dhe evazionin dhe kėrkesa tė tjera tė shumta qė synojnė pėrmirėsimin e gjendjes sė biznesit nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, Artur Babajanit, pėrfaqėsues i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, “ulja e taksave tė ndryshme nuk ka provuar zgjerimin e bazės tatimor dhe rritje tė tė ardhurave nė buxhetin e shtetit”. “Efekti i uljes sė taksave do tė ndjehet menjėherė nė buxhetin e shtetit ndėrkohė qė efektet e rritjes sė tė ardhurave nga ulja e tyre mund tė vijnė vetėm mbas disa vitesh dhe Shqipėria nuk ka mundėsi pėr momentin tė marrė njė hap tė tillė”, ėshtė shprehur Babajani.
    Pėr Sotiraq Dhamon, specialist i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė: “Tė gjitha kėrkesat e komuniteti tė biznesit synonin rregullime nė dy fusha kryesore. Nė Fushėn e politikave fiskale tatimore dhe, sė dyti, mė fushėn e administrimit tatimor”. Specialistėt mendojnė se pėrmes kėtyre ndėrhyrjeve do tė evitohet ngarkesa e lartė fiskale qė sjell evazion fiskal dhe korrupsion. “Mbi tė gjitha nė synojmė qė pėrmes kėtyre propozimee tė ndikojmė nė pėrafrimin e legjislacionit shqiptar me legjsilacionin e Bashkimit Europian”. Dhamo ka kėrkuar nga administrata tatimore qė tė argumentojnė mospranimin e kėrkesave tė komunitetit tė biznesit nė mėnyrė qė kėrkesat mos tė pėrsėriten vit pas viti. “Ne jemi tė bindur se tė gjitha kėrkesat tona janė tė realizueshme dhe pėr kėtė ne kemi dhėnė tė gjitha argumentet teorike si dhe shembujt konkretė edhe tė legjislacionit nė rajon dhe BE. Vetėm njė numėr i vogėl i kėtyre kėrkesave mund tė shtyhet pėr plotėsim nė vitet mė pas,” ka theksuar mė tej Dhamo. Ndėrsa Elida Reēi, drejtore ekzekutive Institutit tė Financave Publike ka kėrkuar nga administrata tatimore dhe doganore tė rrisė shkallėn e transperencės, tė pėrgjegjėsisė dhe tė pjesėmarrjes.

  2. #82
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    32
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Eltion Hoxha - 29/10/2004

    Qeveria rrit taksat mbi pagėn

    Kėshilli konsultativ i Biznesit ka diksutuar dje paketėn fiskale pėr vitin e ardhshėm, ku ndėr pikat e debatuara kanė qenė llogaritja e tatimit mbi tė ardhurat mbi kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore


    Kėshilli konsultativ i Biznesit ėshtė mbledhur dje pėr tė diskutuar nen pėr nen projektligjin “Pėr paketėn fiskale 2005”. Presidenti i Dhomave tė Tregtisė tė Shqipėrisė Luan Bregasi ka kundėrshtuar llogaritjen e tatimit mbi tė ardhurat mbi kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore, pasi kjo do tė rrisė tatimin mbi pagat. Gjithashtu ai ka kundėrshtuar tarifėn prej 30 pėr qind pėr pagat mbi 400 mijė lekė. Vitin e ardhshėm do tė tatohen edhe pagat nėn 14 mijė lekė me njė tatim prej 1 pėr qind. Bregasi ka kėrkuar heqjen e taksave doganore pėr lėndėt e para qė shėrbejnė pėr prodhimin e mallrave nė vend. “Tė gjitha shqetėsimet, propozimet dhe vėrejtjet e biznesit pėr pėrmirėsimin e politikės fiskale janė diskutuar gjerėsisht nė njė hark kohor prej mė shumė se 5 muajsh, nė konsultime dhe debate tė vazhdueshme”,- ėshtė shprehur nė fjalėn e hapjes ministri i Ekonomisė Anastas Angjeli. Ndėr amendimet kryesore qė janė bėrė publike deri tani janė ulja e tatimfitimit nga 25 nė 23 pėr qind si dhe ulja e tatimit tė thjeshtuar tė fitimit nga 4 nė 2 pėr qind. Presidenti i Dhomave tė Tregtisė sė Shqipėrisė Luan Bregasi ka shprehur mirėnjohjen e biznesit pėr iniciativat e marra pėr uljen e disa tatimeve nė paketėn e vitit tė ardhshėm. “Kemi kėrkesa pėr ndryshime, por dua tė vė nė dukje se pėr herė tė parė ėshtė vėnė re njė gjė pozitive, pasi ėshtė parė njė vullnet i mirė dhe nga ana e hartuesve, ashtu dhe nga pėrfaqėsuesit e biznesit pėr hartimin dhe ndryshimin e politikave fiskale”,- tha dje Luan Bregasi. Sipas tij, ulja e tatimi tė thjeshtuar tė fitimit dhe shkallėzimi i taksave tė shėrbimit duhet parė si njė vullnet i mirė. “Nė tėrėsi, ndryshimet e propozuara nė kėtė paketė fiskale nuk synojnė qė tė krijojnė detyrime tatimore shtesė, por tė lehtėsojnė procedurat administrative si pėr tatimpaguesit, ashtu edhe pėr administratėn tatimore”,- tha ministri Angjeli. Sipas Angjelit, ulja e kėtyre taksave do tė shoqėrohet me ulje tė tė ardhurave nė buxhetin e shtetit, por shpresohet qė kjo tė kompensohet me rritjen e bazės tatimore. Ministri i Ekonomisė dhe zėvėndėsministrja e Financave kanė bėrė tė ditur se propozime dhe ndryshime nė paketėn fiskale tė 2005 priten deri sa ajo tė dėrgohet pėr dikutim nė komisionet parlamentare dhe parlament.


    Ndryshimet
    Siē edhe ėshtė deklaruar prej vitit 2006 tatimi mbi fitimin do tė aplikohet nė masėn 20 pėr qind. Nė paketėn e vitit tė ardhshėm organet kompetente do t’u njohin bizneseve si shpenzime tė zbritshme pėr qėllime biznesi dėmtimet, firot, skarcot dhe humbjet e mallrave. Ndėrkohė qė interesat bankare nuk do tė njihen si shpenzime tė zbritshme.Ndryshim tjetėr pėr vitin e ardhshėm ėshtė se ēdo person qė ka statusin e personit juridik, detyrohet tė kėrkojė tė regjistrohet nė skemat e pagimit tė TVSH-sė, pavarėsisht nga qarkullimi vjetor. Deri tani qarkullimi ishte nė masėn e 8 milionė lekė nė vit. Interesat pėr mosrimbursim tė TVSH-sė brenda 30 ditėsh do tė jenė nga data e bėrjes sė kėrkesės dhe janė 2 pėr qind muajin e parė dhe nga 1 pėr qind muajt e tjerė.

  3. #83
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    32
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Eltion Hoxha - 29/10/2004

    Angjeli: “Akcizė fikse pėr naftėn”

    Ministri i Ekonomisė Angjeli ka deklaruar se pėr vitin e ardhshėm po rishikohet mundėsia e aplikimit tė akcizės fikse mbi naftėn


    Vitin e ardhshėm nė Shqipėri mund tė aplikohet akcizė fikse mbi naftėn. Kjo pėr tė minimizuar efeket e rritjes sė ēmimit tė naftės nė tregjet ndėrkombėtare nė tregun shqiptar. Kėtė ka rikonfirmuar dje gjatė diskutimeve pėr paketėn fiskale pėr vitin e ardhshėm nė mbledhjen e Kėshillit konsultativ tė Biznesit, ministri i Ekonomisė Anastas Angjeli. “Mund tė pranojmė aplikimin e politikave dhe propozimeve lidhur me akcizėn e karburanteve”, tha dje ministri i Ekonomisė. Sipas Angjelit, ndryshimi i akcizės mund tė jetė i pėrkohshėm derisa tė stabilizohet tregu. “Do tė pranojmė njė ngrirje apo aplikim tė akcizės fikse pėr karburantet, kjo deri sa tė krijohet njė situatė normale, pėr kėtė kemi dhe shembujt e vendeve tė tjera qė kanė ndryshuar formėn e vjeljes sė akcizės”, deklaroi Angjeli. Njė sinjal tė ngjashėm e ka dhėnė para njė jave edhe ministri i Financave Arben Malaj, i cili ėshtė shprehur se rritje ēmimit tė naftės mund tė ndikojė nė frenimin e rritjes ekonomike nė vend.
    “Ky ndryshim nė paketėn fiskale tė vitit 2005 mendohet tė bėhet pasi rritja e ēmimit tė naftės ka ndikime negative nė disa faktorė qė ndikojnė nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė nė ecurinė ekonomike tė vendit”, ėshtė shprehur ministri Malaj.
    Aplikimin e akcizės fikse e kanė kėrkuar prej kohėsh importuesit dhe tregtuesit mė tė mėdhenj nė vend. Sipas tyre, aplikimi i njė akcize fikse do tė mbronte tregun vendės nga luhatjet e ēmimit tė naftės nė tregjet ndėrkombėtare. “Sa mė shumė rritet ēmimi i naftės, aq mė shumė rritet vlera e akcizės qė duhet tė paguhet dhe kjo pėrkthehet me njė rritje tė ēmimit tė naftės”, shprehet njė importues.
    Aktualisht akciza e naftės ėshtė 65 pėr qind e vlerės sė ēmimit, ndėrkohė qė nėnproduktet e tjera si benzina, benzoli, vajguri dhe lėndėt e tjera djegėse kanė njė akcizė fikse.

  4. #84
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    32
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Paketa fiskale 2005

    Kete vit ministria e finances ka bere nje risi. Ka vene ne dispozicion jo vetem te politikanve por te te gjithe opinionit bublik 4 muaj para hedhjes per miratim ne parlament.

    Per te pare paketen fiskale 2005 shkoni tek kjo faqe
    http://www.minfin.gov.al/downloads/P...ale%202005.pdf

  5. #85
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Familjarėt do paguajnė 4.5 % mė shumė gjatė vitit 2005. Nėn 210 kWh familjartė paguajnė vetėm 45 lekė

    Energjia, nė 2005 1.6 pėrqind mė shumė


    Besim Djaloshi

    TIRANĖ-Enti Rregullator i Energjisė Elektrike, ka bėrė publike dje ēmimet e reja tė energjisė qė do tė aplikohen gjatė vitit tė ardhshėm te abonentėt e KESH-ti. Kėto ēmime janė bėrė publike nga Drejtori i pėrgjithshėm i ERE-sė, Pjetėr Dema gjatė njė konference pėr shtyp njė ditė pas miratimit tė tyre nga ana e bordit tė komisionerėve tė ERE-sė. Sipas tij ēmimi i energjisė elektrike pėr vitin e ardhshėm do tė rritet me 1.59 pėr qind nga 5.5 qė ishte propozuar nga drejtuesit e KESH-it, pra rreth 4 herė mė pak. Nė kėtė mėnyrė ēmimi mesatar i njė kilovat orė energjie pėr vitin 2005 do tė jetė 7.01 nga 6.9 qė ėshtė aktualisht. Sipas Demės, pėr kategorinė e konsumatorėve familjarė tė cilėt konsumojnė 68 pėr qind tė tė gjithė sasisė sė energjisė qė KESH i shet konsumatorit shqiptarė, do tė vazhdojė faturimi sipas sistemit dy tariforė. Ndėrsa ēmimi i energjisė elektrike pėr vitin e ardhshėm do tė rritet me 4.5 pėr qind, rritje kjo qė vjen pėr shkak tė uljes sė tavanit tė konsumit nga 220 qė ishte pėr kėtė vit nė 210 pėr vitin e ardhshėm. Kjo do tė bėjė qė pėr kosumatorėt qė e kalojnė kėtė normė energjia tu kushtojė atyre 45 lekė mė shumė nė muaj, krahasuar me kėtė vit. Pėrveē mospėrputhjes me propozimet pėr ēmimet, dje nga ERE ka pasur dhe ndryshim tė tavanittė konsumit qė ishte propzuar. Kėshtu KESH kishte propozuar uljen e tavanit tė konsumit pėr familjarėt nė 200 kilovat orė, nga 220, gjė kjo qė do tė shkaktonte njė rritje me 9 pėr qind tė ēmimit tė energjisė ose me 90 lekė nė muaj pėr konsumatorin familjar. Ndėrsa pėrsa i pėrket kategorisė sė konsumatorėve privatė tė favorizuar ku bėjnė pjesė furrat e bukės, fabrikat e miellit dhe stacionet e pompimit pėr vaditje, ėshtė miratuar njė rritje e lehtė e ēmimit tė energjisė pėr vitin e ardhshėm. Kjo pėr tė dy nivelet e tensionit ku furnizohen, qoftė tensioni i ulėt qoftė ai i mesėm, krahasuar mė kėtė vit. Ēmimi i miratuar nga ERE pėr konsumatorėt qė i pėrkasin kėsaj kategorie ėshtė 7.5 lekė pėr kilovat ose pėrkatėsisht 36 dhe 27 pėr qind mė i ulėt se ai i kėrkuar. Ndėrsa pėr konsumatorėt e zakonshėm, kategori kjo qė pėrfaqėson biznesin e vogėl, ēmimet nuk kanė ndryshuar nga ato qė aplikohen kėtė vit.
    KESH 29 milion USD mė shumė nė 2005
    Pjetėr Dema gjithashtu bėri tė ditur se me ēmimin e miratuar pėr kėtė vit, KESH-it i garantohen rreth 29 milion dollarė tė ardhura mė shumė. Kėto tė ardhura janė 1 milion dollarė mė tė ulėta se tė ardhurat qė mund tė vinin nėse miratoiheshin ēmimet e kėrkuara nga KESH dhe 4.5 milion dollarė mė tė mėdha se ēmimi i miratuar nga ana e ERE-sė pėr vitin 2004. Nė shtesėn e tė ardhurave, 93 pėr qind ndikon shtesa kundrejt njė viti mė parė e sasisė sė energjisė elektrike qė do t’u shitet konsumatorėve, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė influenca e rritjes sė ēmimit tė shitjes sė energjisė elektrike.


    Familjarėt energjia nė 2005-ėn 4.5 pėr qind mė e lartė
    Ēmimi i energjisė elektrike pėr kategorinė e konsumatorėve familjarė pėr vitin e ardhshėm do tė rritet me 4.5 pėr qind, ose 45 lekė mė shumė nė njė muaj krahasuar me njė vit mė parė. Kjo rritje sipas numrit njė tė Entit Rregullator tė Energjisė, Pjetėr Dema, vjen pėr shkak tė uljes sė tavanit tė konsumit nga 220 qė ishte pėr vitin 2004 nė 210 pėr vitin e ardhshėm. Kėshtu njė konsumator qė konsumon 220 kilovat orė nė muaj, vitin e ardhshėm do tė paguajė 1035 lekė nga 990 qė paguan aktualish. Ndėrsa nuk do tė ketė ndryshim tė drejtpėrdrejtė tė ēmimit tė energjisė elektrike pėr tė 2 llojet e tarifave qofshin ato pėr nivelin e parė apo tė dytė.

    Konsumatorėt privat tė favorizuar
    Konsumatorėt privatė tė favoriziar ku bėjnė pjesė furrat e bukės, fabrikat e miellit dhe stacionet e pompimit pėr vaditje do tė paguajnė 22.8 pėr qind dhe 25 pėr qind mė shtrenjtė energjinė elektrike gjatė vitit 2005. Pėrkatėsisht 13 pėr qind pėr konsumatorėt qė furnizohen nė rrjetin e tensionit tė mesėm dhe 15 pėr qind pėr ata tė tensionit tė ulėt. Ndėrsa ēmimi me tė cilin KESH do tua shesė energjinė elektrike kėtyre konsumatorėve vitin e ardhshėm ėshtė 7 lekė pėr kWh nga 5.7 qė ėshtė aktualisht pėr konsumatorėt e tensionit tė mesėm dhe 7.5 nga 6 lekė pėr kėh qė ishte pėr kėtė vit pėr konsumatorėt e tensionit tė ulėt.

    Ujėsjellėsat
    Enti Rregullator i Energjisė, miratoi qė ēmimi me tė cilin KESH do t’ua shesė energjinė elektrike ujėsjellėsave pėr vitin e ardhshėm tė jetė pėrkatėsisht 7 lekė pėr kilovat pėr ujėsjellėsat qė furnizohen nė tensionin e mesėm nga 5.6 qė ėshtė aktualisht dhe 7.5 pėr ata tė tensionit tė ulėt nga 6.5 qė ishte pėr kėtė vit. Pra ERE ka miratuar njė rritje prej 25 pėr qind dhe 15 pėr qind pėr konsumatorėt e rrjetit tė mesėm dhe atij tė ulėt.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #86
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mars 2005, patentat shqiptare do tė njihen nė BE


    Florian Papadhimitri

    TIRANĖ - Nė mars tė vitit tė ardhshėm, Drejtoria e Pėrgjithshme e Shėrbimit tė Transportit Rrugor, do tė nxjerrė patentat e para shqiptare qė do tė njihen nė tė gjitha vendet e BE-sė. Drejtori i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimit tė Transportit Rrugor, Shpėtim Cani ka bėrė tė ditur dje se patenta e re, e cila do tė dalė nė mars tė vitit tė ardhshėm, ėshtė hapi i parė drejt integrimit evropian. “Patenta e re do tė ketė 20 elementė sigurie, ku do tė jenė tė shėnuara, ngjyra e syve, shenjat e gishtėrinjve, grupi i gjakut si dhe shumė elementė tė tjerė, tė cilėt janė tė njėjta me standardet e kėrkuara nga Komuniteti Evropian”, -tha dje Cani. Ai ka bėrė tė ditur se ėshtė kompania hungareze “Bull Hungary LTD” qė ka fituar tenderin pėr prodhimin e patentave shqiptare qė do tė njihen nė tė gjitha vendet e BE-sė. Patenta ekzistuese do tė vazhdojė tė jetė nė qarkullim, por ajo nuk mund tė njihet nė vendet e BE-sė. “Tė gjithė qytetarėt qė kanė patentėn ekzistuese, por qė do tė dėshirojnė tė kenė lejen e re tė drejtimit tė automjetit, mund tė pajisen me tė, duke u paraqitur pranė drejtorive rajonale, ku do tė bėhet ndėrrimi i patentave”, -pėrfundoi Cani.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #87
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    32
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Adriatik Kotorri - 10/01/2005

    Sigurimet shoqėrore, 41.9 pėr qind tė pagės




    Kategoritė e tė siguruarve
    Nė udhėzimin e tyre organet tatimore kanė pėrcaktuar kategoritė e ndryshme tė kontribuesve pėr sa i pėrket pozicionit qė ato kanė nė njė biznes. Diferencimi nė kategori tė ndryshme natyrisht qė sjell tarifa tė ndryshme kontributi. Kategoritė janė:
    a) Punėdhėnės
    b) I vetėpunėsuar
    c) I vetėpunėsuar me punėmarrės
    d) I vetėpunėsuar pa punėmarrės
    e) I vetėpunėsuar pa punėmarrės me persona tė punėsuar tė familjes
    f) I vetėpunėsuar me punėmarrės dhe me persona tė papaguar tė familjes


    Jo pak, por 41,9 pėr qind tė pagės sė ēdo punonjėsi i kalojnė shtetit si kontribute pėr sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore. Kjo shumė ėshtė e aplikueshme pėr intervalin e pagave nga 11 376 lekė, sa ėshtė paga minimale ligjore, deri nė 51 715 lekė. Nga ky kontribut 11,2 pėr qind i mbahen nga paga punėmarrėsit (punonjėsit) nga ana e bizneseve, tė cilat mė tej kėtė shumė e derdhin pėr llogari tė sigurimeve sė bashku me pjesėn e tyre prej 30,7 pėr qindėsh. Nga pjesa e tyre, punonjėsit paguajnė 9,5 pėr qind tė pagės si kontribute pėr sigurime shoqėrore dhe 1,7 pėr qind si kontribute pėr sigurimet shėndetėsore.
    Kjo shumė nuk ėshtė e njėjtė pėr administratorin e papaguar tė shoqėrisė apo pėr personat e papaguar tė familjes, tė cilėt ushtrojnė funksione tė caktuara nė biznes. Kėshtu, pėr kėtė kategori shuma totale e kontributeve ėshtė 39,2 pėr qind e pagės minimale ligjore. Nga kėto, 32,2 pėr qind janė kontribute pėr sigurimet shoqėrore dhe 7 pėr qind kontribute pėr sigurimet shėndetėsore.
    Ēfarė ndodh nėse nuk paguhen sigurimet nė kohėn e duhur?
    Sipas ligjit pėr sigurimet, pėr ēdo tė punėsuar duhet qė brenda datės 25 tė muajit pasardhės tė deklarohen dhe tė paguhen sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore. Pagesa nė kohėn e duhur e sigurimeve nuk ėshtė pėrgjegjėsi e punonjėsve, por e punėdhėnėsve (bizneseve). Ne raste kur deklarimi dhe pagesa e kontributeve nuk bėhet brenda afatit tė pėrcaktuar, nga ana e organeve tatimore lėshohet njė vlerėsim pėr shumėn e shtesės qė subjekti duhet qė tė paguajė. Pėrveē kėsaj, aplikohen edhe kamatvonesa si dhe gjoba qė shkojnė deri nė 30 mijė lekė pėr ēdo deklarim tė vonuar.


    Si deklarohen kontributet?
    Do tė jetė data 1 prill e kėtij viti momenti kur do tė pėrfundojė faza e transferimit tė deklarimit tė kontributeve tė sigurimeve nga Instituti i Sigurimeve Shoqėrore tek organet tatimore. Ky proces ka filluar mė 1 nėntor tė viti 2003, kur kanė qenė tė parėt tatimpaguesit e mėdhenj tė cilėt e kanė nisur procesin e transferimit. Mė tej nė datat 1 maj dhe 1 gusht tė viti 2004 kanė qenė tetimpaguesit e regjistruar tė TVSH-sė si dhe institucionet buxhetore tė cilat tani borderotė e punonjėsve i dorėzojnė tek organet tatimore. Dhe do tė jenė tatimpaguesit e regjistruar si biznes i vogėl tė cilėt mė 1 prill 2005 do tė mbyllin procesin. Mbas kėsaj date ēdo deklarim kontributesh nga tė gjitha subjektet e regjistruara do tė bėhet nė degėn e tatim-taksave tė rrethit ku ushtrohet aktiviteti.

  8. #88
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    32
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Klodian Branko - 14/01/2005

    Shumėfishohen taksat e makinave

    Ligji i ri pėr taksėn e importit pėrfshin njė sistem kompleks koeficientėsh, i cili do tė sjellė njė rritje disa herė pėr makinat e para vitit 1995. Tarifat pėr makinat me fuqi motorike tė ulėt do tė ulen


    Qė prej ditės sė djeshme duhet tė mendohesh mirė nėse kėrkon tė blesh njė makinė me naftė, pasi ajo mund tė kushtojė dy deri tre herė mė shtrenjtė se mė parė. Kjo, pasi dje ka hyrė nė fuqi ligji i ri pėr zhdoganimin e makinave, i cili sjell njė dyfishim tė vlerės sė zhdoganimit tė makinave tė pėrdorura nė krahasim me ligjin e parė. Madje gjatė vitit 2005 pagesa doganore pėr njė automjet do tė pėrfshijė tre elemente. Nė kėtė mėnyrė, vlera totale qė njė qytetar do tė paguajė pėr zhdoganimin e automjetit do tė pėrmbledhė taksėn e importit, taksėn doganore si dhe 20 % tė TVSH-sė (Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar) mbi shumėn e kėtyre dy taksave.
    Taksa e importit deri tani ka qenė 60 mijė lekė pėr makinat me naftė dhe 40 mijė pėr ato me benzinė. Ndėrkohė qė tani ka ndėrruar sistemi i llogaritjes sė kėsaj takse. Ligji i ri parashikon qė taksa e importit tė llogaritet me njė sistem kompleks koeficientėsh, njė tarife fikse prej 25 mijė lekėsh pėr makinat me naftė dhe 20 mijė lekėsh pėr ato me benzinė si dhe me numrin e kubikėve tė motorit.
    Kjo rritje do tė jetė kryesisht pėr makinat me naftė dhe qė janė prodhuar para vitit 1995.


    Si llogaritet taksa e importit pėr automjetet
    Taksa doganore e importit do tė jetė mė e ulėt pėr makinat me benzinė, makinat qė janė prodhuar vitet e fundit dhe pėr ato makina qė kanė fuqi motorike tė vogėl. Taksa doganore pėr importimin e autoveturave llogaritet duke shumėzuar taksėn fikse, e cila pėr makinat me benzinė ėshtė 20 mijė lekė dhe pėr ato me naftė 25 mijė, me vėllimin apo cilindratėn e motorit si dhe me koeficientin e pėrcaktuar shprehimisht nė ligj. Sipas ligjit pėr zhdoganimin e makinave, koeficientet ndahen nė pesė kategori duke u pėrcaktuar nga viti i prodhimit tė makinės. Kėshtu, nė kategorinė e parė hyjnė makinat e prodhuara nė vitet 2003-2005, pėr tė cilat ky koeficient ėshtė 0.001. Nė kategorinė e dytė makinat e prodhuara nė vitet 2001-’02 koeficienti i tė cilave ėshtė 0.0015. Kategoria e tretė pėrbėhet nga makinat e viteve 98-00, koeficienti ėshtė 0.0018. Nė kategorinė e katėrt makinat e prodhimit tė viteve 95-97 me njė koeficient 0.002. Kategoria e fundit ėshtė ajo e makinave prodhim i viteve para vitit 1995 dhe kanė njė koeficient 0.003. Kėshtu, pėr njė makinė tip benz 250D, me 2 497 cc, prodhimi i vitit ’93 dhe me naftė, taksa e importit do tė jetė 187 250 lekė (0.003 x 2 497 x 25 000 = 187 250).


    Taksa doganore
    Taksa doganore ėshtė e ndryshme pėr automjetet e reja (kilometrazh zero) nga ato tė pėrdorura. Nė pėrgjithėsi taksa doganore pėr automjetet e pėrdorura ėshtė 15% e vlerės sė makinės, ndėrsa pėr makinat e reja kjo taksė ėshtė mė e ulėt, 2 %. Por pėr automjetet e pėrdorura aplikohet edhe njė mėnyrė tjetėr pėr tė pėrcaktuar taksėn doganore. Nė rast se njė automjet nuk paraqet vlerėn e tij reale, doganierėt pėrdorin sistemin e referencave. Por edhe nė rast se mungojnė referencat pėr kėtė tip makine, pėrdoret njė sistem i tretė. Sipas kėtij sistemi, automjetet me vėllim motorik mė tė vogėl se 1900 cc (kubik) do tė kenė njė vlerė prej 200 mijė lekėsh. Ndėrsa pėr automjetet me vėllim motorik mė tė madh se 1900 cc (kubik) vlera ėshtė 300 mijė lekė. Taksa doganore pėr kėto makina do tė llogaritet duke shumėzuar vlerat e tyre prej 200 apo 300 mijė lekėsh me 15 %. Pra, pėr njė makinė qė kushton 200 mijė lekė, taksa doganore do tė jetė 30 mijė lekė.
    TVSH-ja e makinės
    Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar pėr zhdoganimin e njė makine pėrcaktohet pasi ēmimit tė makinės i shtohen edhe taksa e importit me taksėn doganore. Nga shuma e kėtyre dy taksave do tė aplikohet 20 % i TVSH-sė.



    Formula e llogaritjes sė taksės sė importit
    Koeficient X cilindratėn e motorit X 25 000 mijė lekė- pėr makinat me naftė


    Koeficient X cilindratėn e motorit X 20 000 mijė lekė- pėr makinat me benzinė


    Vlera e zhdoganimit= Taksėn e importit + taksėn doganore + TVSH 20%

  9. #89
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    32
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Klodian Branko - 17/01/2005

    Doganat abuzojnė me taksat e makinave

    Referencat qė pėrdoren pėr tė pėrcaktuar vlerėn reale tė makinės janė tė vitit tė shkuar dhe jo tė 2005-s. Nėse kėrkon tė zhdoganosh njė makinė, viti i prodhimit 2004, doganierėt e vendosin vetė vlerėn reale tė makinės, pasi nė librin e referencave nuk gjendet njė e tillė. Pėr furgonėt pėrdoren akoma referencat e vitit 2001


    Tani shqiptarėt, pėrveēse duhet tė paguajnė njė doganė mė tė latrė pėr makinat, duhet tė pėrballen edhe me abuzimin qė bėjnė autoritetet doganore. Referancat qė merren pėr bazė nga doganierėt gjatė zhdoganimit tė makinave qė hyjnė nė Shqipėri nuk janė tė rinovuara, duke bėrė qė pėr shumė automjete tė rritet artificialisht vlera e zhdoganimit.


    Referencat
    Qė tė bėhet zhdoganimi i makinės duhet qė mė parė tė pėrcaktohet vlera reale e saj. Pėr tė pėrcaktuar taksėn doganore tė njė makine, autoritetet doganore nuk marrin pėr bazė vlerėn e makinės sė paraqitur nga pronari i saj, por pėr pėrcaktimin e kėsaj takse ata marrin pėr bazė vlerėn reale tė mjetit tė pėrcaktuar nė librin e referencave. Kjo sepse jo gjithmonė ēmimi i deklaruar nga pronari i mjetit pėrcakton vlerėn reale tė tij. Nė pėrgjithėsi, taksa doganore pėr automjetet e pėrdorura ėshtė 15% e vlerės sė makinės, ndėrsa pėr makinat e reja (kilometrazh zero) kjo taksė ėshtė mė e ulėt, 2 %.
    Nė rast se njė automjet nuk paraqet vlerėn e tij reale, doganierėt pėrdorin sistemin e referencave. Pėr kėtė arsye, doganierėt bazohen nė katalogun Kuatro Ruote ( 4 rrotat, katalog italian qė pėrcakton vlerėn e makinės duke u bazuar te tipi i makinės dhe viti i prodhimit). Sipas kėsaj mėnyre, doganierėt marrin si vlerė reale tė makinės rreth 70 % tė vlerės sė pėrcaktuar nė katalog. Sipas autoriteteve doganore, nga vlera reale qė pėrcakton katalogu hiqet 18 % TVSH qė ka aplikuar shteti italian si dhe 10 % fitimi i pėrcaktuar nga sallonet e makinave nė Itali. Por autoritetet doganore shqiptare nuk bazohen nė katalogun italian tė vitit 2005, por marrin si referencė atė tė vitit 2004. Nė kėtė mėnyrė, njė shtetas ėshtė i detyruar tė paguaj njė taksė doganore mė tė lartė se sa i takon. Kjo pasi vlera reale e makinės nuk pėrcaktohet nga katalogu i vitit tė zhdoganimit, por i njė viti mė parė. Kėshtu, pėr njė makinė tip benc E 250 turbo- dizel, nė katalogun e vitit 2004 pėrcaktohet ēmimi real prej 9 700 euro, ndėrsa nė katalogun e kėtij viti po kjo makinė ka njė vlerė reale prej 7 600 euro. Nė kėtė mėnyrė, doganat i rrisin vlerėn reale tė mjetit me reth 2 000 euro dhe pėr zhdoganimin e tij doganat iu “vjedhin” shtetasve rreth 500 euro mė shumė. Madje, abuzimi shtohet nė rast se kėrkohet tė zhdoganohet njė makinė e viteve tė fundit, si, pėr shembull, njė makinė fuoristradė BMW, e tipit X5 me vit prodhimi 2004. Nė kėtė rast apo raste anologė si ky, nė librin e referencave (4 rrotat) nuk gjendet vlera e njė makine tė tillė apo makinave tė prodhuara nė vitin 2004. Pėr tė zhdoganuar makinat e prodhuara nė kėtė vit (2004) autoritetet doganore e pėrcaktojnė vlerėn e makinės vetė. Nė kėtė mėnyrė, njė doganier mund tė vendosė pėr lloje tė njėjta makinash, vlera tė ndryshme sa herė qė kryen veprimet e zhdoganimit.


    Furgonėt
    Pėr zhdoganimin e furgonėve problemi paraqitet mė shqetėsues. Kjo sepse pėr tė pėrcaktuar vlerėn reale tė tyre, autoritetet doganore pėrdorin tė dhėnat e katalogut tė viti 2001, d.m.th tė katėr viteve mė parė. Kjo bėn qė furgonėve t’u rritet artificialisht tarifa e zhdoganimit.


    Makinat e vjetra
    Ndėrsa pėr makinat e vjetra tė cilat nuk janė tė pasqyruara nė katalog, pėrdoret njė sistem i tretė. Sipas kėtij sistemi, automjetet me vėllim motorik mė tė vogėl se 1900 cc (kubik) do tė kenė njė vlerė prej 200 mijė lekėsh. Ndėrsa pėr automjetet me vėllim motorik mė tė madh se 1900 cc (kubik) vlera ėshtė 300 mijė lekė. Taksa doganore pėr kėto makina do tė llogaritet duke shumėzuar vlerat e tyre prej 200 apo 300 mijė lekėsh me 15 %. Pra, pėr njė makinė qė kushton 200 mijė lekė, taksa doganore do tė jetė 30 mijė lekė.



    Vlera e zhdoganimit= Taksė e importit + taksėn doganore + TVSH 20%


    Formula e llogaritjes sė taksės sė importit
    Koeficient X cilindratėn e motorit X 25 000 mijė lekė- pėr makinat me naftė
    Koeficient X cilindratėn e motorit X 20 000 mijė lekė- pėr makinat me benzinė


    Taksa doganore = vlera e makinės X 15 %, ose vlera e makinės X 2% per makinat me zero kilometrazh


    TVSH = (taksė e importit + taksė doganore) X 20 %

  10. #90
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    32
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Taksė e re pėr makinat me naftė

    Tė gjithė ata qė kanė nė pėrdorim njė automjet me naftė do tė duhet qė tė pėrballen edhe me njė taksė tė re. Tė gjtha makinat qė pėrdorin si lėndė djegėse naftėn, pavarėsisht nga viti i prodhimit, do tė duhet tė paguajnė gjatė koaludimit vjetor njė taksė shtesė prej 3 mijė lekėsh tė reja


    Makinat qė pėrdorin si lėndė djegėse naftė do tė paguajnė njė taksė tė re gjatė kolaudimit. Taksa do tė jetė nė vlerėn prej 3 mijė lekėsh dhe nuk do tė marrė parasysh vitin e prodhimit tė makinės. Nė ndryshim nga vendet e tjera, tė cilat vendosin taksa pėr mbrojtjen e ambientit, nė bazė tė gazrave qė njė makinė shkarkon, ky fakt nė Shqipėri nuk ka shumė rėndėsi. Pavarėsisht se mund tė kesh njė makinė me kilometrazh zero dhe me elementet maksimale tė mbrojtjes sė ambientit, duhet qė tė paguash edhe taksėn shtesė. Kjo taksė vjen nė njė kohė kur doganat e makinave kanė pėsuar njė rritje tė konsiderueshme, duke bėrė qė ēmimet e tyre nė shumė raste tė dyfishohen. Gjatė kolaudimit vjetor tė automjetit tip veturė, shto kėtu edhe siguracionin, shuma qė duhet tė paguhet shkon nė rreth 30 mijė lekė tė reja. Taksa e re ka filluar qė nė janar tė kėtij viti dhe ėshtė miratuar si sanksion pėr tė nxitur pėrdorimin e makinave qė punojnė me benzinė. Sėbashku me taksat pėr shėrbimin pėr njė autoveturė, ēdo pronar duhet tė paguajė rreth 14 mijė lekė ose gati 2 herė mė shumė se njė vit mė parė. Taksa fikse e naftės do tė rritet sipas tonazhit tė makinės: sa mė i lartė tė jetė ai, aq mė e madhe ėshtė edhe taksa. Pėr makinat me benzinė, sipas Ministrisė sė Transportit, nuk ka asnjė taksė tė re. Tė gjitha kėto detyrime paguhen nė njė vit, ku bėhen bashkė edhe kolaudimi vjetor edhe ai 6-mujor. Makinat me naftė janė bėrė shumė mė tė shtrenjta se mė parė, pėr shkak edhe tė taksave mė tė larta qė duhet tė paguajnė gjatė zhdoganimit. Kjo, pasi qė prej fillimit tė kėtij viti njė makinė me naftė mund tė kushtojė dy deri tri herė mė shtrenjtė se mė parė. Kjo, pasi dje ka hyrė nė fuqi ligji i ri pėr zhdoganimin e makinave, i cili sjell njė dyfishim tė vlerės sė zhdoganimit tė makinave tė pėrdorura, nė krahasim me ligjin e parė. Ligji i ri parashikon qė taksa e importit tė llogaritet me njė sistem kompleks koeficientėsh, njė tarifė fikse prej 25 mijė lekėsh pėr makinat me naftė dhe 20 mijė lekėsh pėr ato me benzinė, si dhe me numrin e kubikėve tė motorit. Kjo rritje do tė jetė kryesisht pėr makinat me naftė e qė janė prodhuar para vitit 1995.

  11. #91
    KURIOZ
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Mosha
    34
    Postime
    152
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    personalisht me duket pa kuptim ky nivel taxash per importimin e makinave

    efekti i pare do te jete nje perdorim i tejzgjatur i makinave egzistuese me deme per ambimentin (por edhe per imazhin e ekonomine)

    mbase do kish qene me e pershtatshme rritja e taxave mbi karburantet apo/edhe e taxave mbi pronesine e automjeteve (taxe qe duhet te vazhdoje te paguhet perderisa makina nuk eshte cuar ne "varreza" te autorizuara).

    nje gje eshte e sigurt - nuk mund te vazhdohej si ishte
    - po edhe keshtu si e bene nuk ka shume kuptim

    te pakten do te jene te lumtur mekaniket e pronaret e autoserviseve qe do te kene me shume pune ne te ardhmen (makinat ne qarkullim do te jene te vjetra e do te kerkojne riparime qe te kalojne provat e sigirumit teknik)

  12. #92
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    32
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sistemi Fiskal

    Adriatik Kotorri - 25/01/2005

    Ligji i ri, edhe qeratė e shtėpive me TVSH




    Kush do tė ngarkohet me TVSH
    -Shitja pėr herė tė parė e ndėrtesave tė reja pėr qėllime banimi.
    -Shitjen e parė dhe ēdo shitje pas saj tė ndėrtesave pėr qėllime tregtare.
    -Qiradhėnien e ndėrtesave pėr qėllime tregtare.
    -Qiradhėnien e ndėrtesave pėr banim, kur mbi to nuk ėshtė zbatuar TVSH nė shitje.
    Janė furnizime tė pėrjashtuara nga TVSH
    - Shitjet pas shitjes sė parė tė ndertesave te reja pėr banim.
    - Shitjet e tė gjitha ndėrtesave ekzistuese pėr banim.
    - Qiradhėnia e ndėrtesave pėr banim mbi tė cilat ėshtė zbatuar TVSH nė shitje.
    Sipas ndryshimeve tė reja nė legjislacionin shqiptar, ėshtė parashikuar qė edhe qiramarrėsit e shtėpive pėr banim do tė paguajnė TVSH nė momentin e pagesės


    Ēdo kontratė qiraje qė do tė nėnshkruhet pas 1 janarit tė viti 2006 do tė pėfshijė, pėrveē ēmimit, edhe vlerėn e TVSH-sė. Ky rregull vlen jo vetėm pėr subjektet e regjistruara, por edhe pėr individėt tė cilėt do tė marrin me qira qoftė edhe njė apartament pėr banim. Kėtij rregulli do t’i shpėtojnė ato banesa pėr tė cilat nė momentin e blerjes ėshtė paguar TVSH. Por aktualisht deri nė fund tė viti 2005 pėr tė gjitha banesat qė janė shitur dhe qė priten qė tė shiten nuk aplikkohet TVSH nė shitje, ēka do tė thotė qė kėto apartamente do tė jenė objekt i TVSH-sė nė momentin e dhėnies me qira. Ndėrkohė qė, sipas ligjit, nuk do tė paguajnė TVSH nė momentin e qiradhėnies apartamentet pėr tė cilat ėshtė aplikuar TVSH nė momentin e blerjes. Ky rregull do tė vlejė pėr ato apartamente tė cilat do tė shiten pas 1 janarit tė vitit 2006, moment kur ėshtė parashikuar qė tė aplikohet TVSH-ja nė shitje edhe pėr apartamentet.
    Po nė tė njėjtėn mėnyrė do tė jenė tė pėrjashtuar nga TVSH-ja edhe objektet me pronėsi publike. Kėshtu, sipas ligjit nuk vlen e njėjta gjė nė rastin kur objekt i qiradhėnies ėshtė njė pronė publike. Dhėnia me qira e ndėrtesave pronė publike nga organet e pushtetit qendror apo vendor ėshtė furnizim i pėrjashtuar nga TVSH-ja.


    Kur aplikohet TVSH nė ndėrtim
    TVSH-ja nė ndėrtim aplikohet :
    1. Kur shoqėritė e ndėrtimit ndėrtojnė pėr tė shitur apo pėr tė dhėnė me qira,TVSH-ja llogaritet dhe paguhet ēdo muaj mbi vlerėn e situacionit mujor tė punimeve. Bashkėngjitur me ēdo situacion mujor do tė jetė detyrimisht fatura tatimore me numėr serial. Vlera e situacionit mujor do tė jetė vlera e tatueshme mbi tė cilėn do tė llogaritet TVSH-ja nė masėn 20%.
    2. Kur shoqėritė e ndėrtimit tė licensuara profesionalisht, do tė ndėrtojnė objekte pėr qėllim pėrdorimi nė funksion tė aktivitetit tė tyre tė tatueshėm, kemi tė bėjmė me vetėfurnizim tė ndėrtesave. Pėr ēdo muaj, shoqėria ndėrtuese pėrpilon situacionin e punimeve tė kryera nė fakt. Bashkėngjitur me ēdo situacion mujor do tė jetė detyrimisht fatura tatimore. Personi i tatueshėm ėshtė i detyruar tė llogarisė TVSH-nė ēdo muaj kalendarik.
    Fatura tatimore e pėrpiluar si mė sipėr regjistrohet njėkohėsisht nė librin e blerjeve dhe tė shitjeve tė shoqėrisė. Njėkohėsisht lejohet kreditimi i TVSH-sė sė paguar nė blerjet e bėra pėr kėtė qėllim. Kreditimi lejohet i plotė pėr rastet kur personi i tatueshėm kryen aktivitet ekonomik plotėsisht tė tatueshėm si dhe i pjeshsėm kur kryen aktivitet pjesėrisht tė tatueshėm. Eshtė kusht qė ndėrtesat e kėsaj natyre duhet tė jenė tė destinuara pėr kryerjen e aktiviteteve tė tatueshme nga vetė pronari i tyre. Gjithashtu ndėrtesat duhet tė jenė tė njė tipi tė tillė, ku natyra dhe qėllimi i pėrdorimit tė tyre shpallen dhe aprovohen nė lejen e ndėrtimit
    tė Bashkisė.
    3. Kur njė shoqėri ndėrtimi e licensuar si e tillė ndėrton shtėpi banimi pėr vete, llogarit dhe paguan TVSH, sipas nenit 18.2. Nėse merret paradhėnie pėr punimet qė do tė kryhen, atėherė personi i tatueshėm qė merr paradhėnien detyrohet tė lėshojė faturė nė momentin e marrjes sė saj dhe kėtė faturė ta regjistrojė nė librin e shitjes sė periudhės tatimore nė tė cilėn ėshtė marrė paradhėnia.

  13. #93
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    32
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sistemi Fiskal

    Eltion Hoxha - 27/01/2005

    Hiqet monopoli i pullave tė akcizės

    Tani nuk je i detyruar tė jesh tatimpagues i autorizuar i akcizės ose pėrfaqėsues fiskal pėr tė blerė pullat


    Nė Shqipėri, pjesa mė e madhe e prodhimit tė verės dhe rakisė realizohet nė mėnyrė artizanale dhe nė sasi tė vogla. Gjatė viteve tė fundit, fabrikat e prodhimit tė pijeve alkoolike janė ankuar shpesh pėr faktin se kėto prodhues tė vegjėl realizojnė njė konkurencė tė fortė pėr shkak se nuk paguajnė taksat e larta tė pijeve alkoolike, qė arrijnė nė mbi 70 % tė kostos. Rrjedhimisht, vera e shitur me fuēi del nė restorante deri nė qendėr tė Tiranės me ēmim qė arrinin nė vetėm 400 lekė pėr litėr, ēmim i konsideruar si shumė i ulėt nga prodhuesit.
    Por lufta kundėr kėtyre evazorėve nuk ishte e mundur deri tani pėr shkak se pėr tė shitur verė apo pije tė tjera alkoolike tė forta, duhet tė jesh tatimpagues i akcizės i autorizuar. Pra pullat fiskale qė demonstrojnė nėse pėr njė shishe verė ėshtė paguar apo jo taksa, nuk u jepen nė pėrdorim tė gjithė shitėsve.


    Ndryshimi ligjor
    Prej kėtij viti blera e pullave tė akcizės nuk ėshtė mė monopol i vetėm disa bizneseve. Njė udhėzim i ministrit tė Financave ia heq tė drejtėn ekskluzive tatimpaguesve tė autorizuar tė akcizės dhe pėrfaqėsuesve fiskalė qė tė jenė blerės tė pullave fiskale. Tani e tutje kėtė tė drejtė do ta kenė tė gjithė personat, por vetėm dy herė nė vit, me nga 1 mijė copė. Deri tani tė hyje nė tregun e tregtimit tė duhanit duhej tė kishe njė shumė tė madhe tė hollash ose tė bėje kontrabandė. Prodhuesit e mėdhenj tė rakisė, konjakut dhe pijeve tė ndryshme alkoolike kanė akuzuar gjithmonė prodhuesit e vegjėl, kryesisht punishtet pėr konkurrencė tė pandershme, duke iu shmangur detyrimeve fiskale. Tė hyje nė tregun e prodhimit tė pijeve tė forta alkoolike dhe nė atė tė prodhimit dhe tregtimit tė duhanit, duhet tė merrje statusin e tatimpaguesit tė autorizuar tė akcizės ose pėrfaqėsues fiskal. Ky mund tė konsiderohet si hapi i parė i liberalizimit tė tregut tė akcizės, megjithėse ke tė drejtė tė blesh pulla fiskale vetėm dy herė nė vit nga 1 mijė copė. Liberalizimi i tregut tė pullave mund tė stimulojė prodhuesit e vegjėl tė pijeve alkoolike qė t’i stabilizojnė bizneset e tyre. Ky ėshtė viti i parė qė qeveria e ka aplikuar kėtė sistem; nė rast se ky sistem do tė konsiderohet i suksesshėm, atėherė vitin e ardhshėm tavani i pullave tė shitura nga organet tatimore mund tė rritet ose tė hiqet fare.


    Procesi
    Ēdo person tani mund tė bėjė kėrkesė nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve pėr tė blerė njė sasi qė nuk i kalon 1 mijė pullat fiskale. Inspektori tatimor i pullave tė akcizės i paraqet aplikuesit njė formular porosie tė pullave. Aplikanti duhet tė plotėsojė formularin me tė dhėnat e kėrkuara dhe duhet tė paguajė shumėn e tatimit nė numrin e llogarisė bankare, tė cilėn ia jep inspektori i kontrollit tė pullave tė akcizės. Udhėzimi shton se asnjė person nuk mund tė blejė pulla akcize, sipas mėnyrės sė
    mėsipėrme, mė shumė se dy herė nė vit.

  14. #94
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    32
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kėrkesat e biznesit. Ulja e presionit fiskal dhe rregullime nė procedurat tatimore e doganore


    Paketa, nė bashkėpunim me akademikėt

    Biznesi pėrgatit paraprakisht projektin fiskal pėr vitin 2006


    Mirvjena Dizdari
    Komuniteti i biznesit ka hartuar paraprakisht kėrkesat pėr paketėn fiskale 2006.

    Paketa fiskale do tė synojė uljen e presionit fiskal, uljen e tarifave doganore pėr lėndėt e para, pėrgatitjen e njė projekti pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar nė ndėrtim, si dhe rregullime nė procedurat doganore dhe tatimore. Kėtė vit paketa fiskale do tė hartohet nė bashkėpunim me akademikėt. Gjatė vitit 2004 ėshtė shėnuar konsolidimi i marrėdhėnieve tė biznesit me shtetin. Tashmė, ėshtė konsoliduar Kėshilli Konsultativ i Biznesit qė ka mė shumė rezultate dhe efektivitet. Pėrmirėsimi i marrėdhėnieve shtet-biznes, duket se nuk ėshtė mė thjesht njė formalitet. “Tashmė, ka kaluar koha e njė formalizmi pėr zgjidhjen e problemeve. Biznesi ka marrė rolin ku duhet tė jetė, jo vetėm nė zbatuesin, por edhe nė hartuesin e politikave”, tha kreu i biznesmenėve, Bregasi. Vitin e kaluar, biznesi e hartoi paketėn fiskale disa muaj para qeverisė, qė nė korrik, kjo pasi, ai po ecėn mė para se vetė institucionet shtetėore.

    Kėrkesat
    Pėr vitin e ardhshėm komuniteti i biznesit ka kėruar uljen e TVSH-sė nga 20 pėr qind nė 15 pėr qind. Pėrfaqėsuesit e biznesit janė shprehur se niveli i TVSH-sė qė aplikohet nė Shqipėri, ėshtė nė nivelin mė tė lartė nė rajon. “Kėrkesėn tonė po e paraqesim qė nė fillim tė vitit, me qėllim qė gjatė 2005-ės, tė hartohet njė studim mbi efektet qė mund tė ketė ulja e kėsaj takse”, theksoi Bregasi. Pėr paketėn fiskale 2006, biznesi do kėrkojė edhe uljen e tatim fitimit nga 23 pėr qind nė 20 pėr qind. Kjo kėrkesė ėshtė paraqitur nga biznesi qė nė vitin 2004, por qeveria vendosi qė pėr vitin 2005, tatimi mbi fitimin nga 25 pėr qind qė ishte nė vitin 2004, tė ulej nė masėn 20 pėr qind. Po kėshtu, biznesi ka kėrkuar hartimin e njė projekti pėr zbatimin e ligjit pėr TVSH-nė nė ndėrtim, i cili do tė hyjė nė fuqi nė janar tė vitit 2006. Nė tė njėjtėn kohė, komuniteti i biznesit ka kėrkuar rregulimet e kodit tė procedurės sė tatimeve e doganave nga pikėpamja e administrimit pėr tė ngushtuar hapėsirat pėr keqinterpretim ligjor, si dhe pėrmirėsimin e raporteve nė komisionin e Apelimit tė Tatimeve.


    Bashkėpunimi
    Viti 2005 do tė shėnojė ngritjen “akademike” tė biznesit. Gjatė analizės vjetore tė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės, zhvilluar pak ditė mė parė, kreu i saj, Luan Bregasi, deklaroi se ky vit do tė shėnojė institucionalizimin e komisioneve tė Asamblesė Pėrfaqėsuese tė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės. “Gjatė 2005-ės do tė shėnohet institucionalizimi i marrėdhėnieve midis biznesit dhe akademikėve, specialistėve tė kualifikuar, tė cilėt kanė pjesė e grupeve tė biznesit pėr hartimin e paketės fiskale. Do tė ngrihet niveli i pėrfaqėsimit nė tė gjitha komisionet e biznesit, drejt krijimit tė njė Kėshilli tė Politikave tė Biznesit pranė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės”, tha Bregasi.



    Kėrkesat

    Ulja e tatim fitimit nga 23 pėr qind nė 20 pėr qind
    Ulja e TVSH-sė nga 20 pėr qind nė 15 pėr qind
    Ulja e tarifave doganore pėr lėndėt e para
    Pėrjashtimi i tatimit pėr fitimet e riinvestuara
    Pėrgatitja e njė projekti pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar nė ndėrtim
    Rregullime nė procedurat doganore dhe tatimore
    Pėrmirėsimi i raporteve nė Komisionin e Apelimit tė Tatimeve
    Pjesėmarrja nė Komisionin e Apelimit tė Doganave


    Takohet dhe me kryeministrin Nano
    Bregasi fton personalitetin e biznesit amerikan James C.Orr

    Personaliteti i shquar amerikan ndėrombėtar nė fushėn e biznesit dhe Financave, James C.Orr, ka ardhur nė Shqipėri me ftesė tė kryetarit tė Dhomės sė Tregtisė sė Tiranės, Luan Bregasi. Sot, James C.Orr do tė zhvillojė njė takim me kryetarin Bregasi, pėr t’u njohur nga afėr me zhvillimin e sipėrmarrjes private dhe tė ekonomisė sė Shqipėri, me problemet, me tė cilat ndeshet ekonomia dhe biznesi shqiptar, si dhe me perspektivėn e intensifikimit tė bashkėpunimit me biznesin amerikan. Nė aeroportin e Rinasit “Nėnė Tereza”, James C.Orr ėshtė pritur nga presidenti i Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė, dhe kryetari i Dhomės sė Tiranės, Luan Bregasi. Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, James C.Orr do tė takohet me kryeministrin Fatos Nano, me anėtarė tė qeverisė, si dhe me personalitete tė fushės sė ekonomisė dhe tė biznesit.

    James C.Orr ka punuar nė sektorin qeveritar dhe privat nė financa, tregti ndėrkombėtare, zhvillim dhe investime pėr mė shumė se 30 vjet. Ai ėshtė bashkėthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Komitetit Bretton Woods, njė grup me ish-anėtarė tė kabinetit dhe qytetarė tė tjerė tė njohur amerikanė, tė cilėt janė bashkuar sė bashku pėr tė ndihmuar nė rritjen e efektivitetit tė Bankės Botėrore dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Gjithashtu, James C.Orr ėshtė drejtor menaxhimi i zyrės “James Orr Associates” nė Washington D.C. Kjo ėshtė njė firmė konsultimi poltikash me bazė qeveritare, klientėt e sė cilės janė kompanitė financiare ndėrkombėtare, bankat qendrore dhe ministri qeveritare. Pėrpara krijimit tė firmės sė tij dhe komitetit, ai ka shėrbyer si nė legjislaturėn republikane, ashtu dhe nė atė demokrate si kėshilltar legjislativ pėr nėnkomitetin e tregtisė ndėrkombėtare dhe tė zhvillimit nė Dhomėn Amerikane tė Pėrfaqėuesve. Ai gjithashtu ka mundėsuar kėshilla tė specializuara pėr institucionet mė tė mėdha financiare private, si Bankės Botėrore, FMN-sė, IDB-sė dhe njė tėrėsi ministrish nė SHBA dhe jashtė saj.

    C.Orr, kryetar i bordit tė grupit Ndėrkombėtar Mikro Financė

    James C. Orr ėshtė zgjedhur kohėt e fundit kryetar i bordit tė grupit Ndėrkombėtar MikroFinancė, njė kompani financiare qė mundėson akses kreditimi pėr institucionet e varfėra dhe institucionet ndėrlidhėse financiare me tregun privat botėror tė kapitaleve. Ai ėshtė gjithashtu, kryetar i grupit tė Ndihmės pėr Zhvillimin e Sektorit privat nė Washington dhe njė anėtar i Exhequer Club.

  15. #95
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    32
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ministri i Financave, Arben Malaj, ėshtė shprehur sėrish kundėr uljes sė taksave. Nė njė leksion tė mbajtur dje para studentėve tė Fakultetit Ekonomik tė Universitetit tė Tiranės, Malaj ka sqaruar studentėt se politikat e opozitės pėr ulje taksash nuk mund tė sjellin rritje ekonomike. Sipas tij, debatet politike qė bazohen nė shkolla tė ndryshme tė mendimit ekonomik paraqiten edhe nė platformat elektorale nė prag tė zgjedhjeve nė Shqipėri. “Propozimet pėr ndryshim nė paketėn fiskale bėhen mė shumė me qėllimin e sensibilizimit tė opinionit dhe pėrfitimeve elektorale sesa pėr njė kontribut cilėsor qė do tė ndihmonte nė pėrmirėsimin e treguesve makroekonomikė apo nė rritjen e mirėqenies sė individėve”, -tha Malaj. Sipas ministrit tė Financave, “njė nga propozimet mė tė debatueshme, ose mė mirė, mė tė reklamuara nga opozita nė prag tė kėtyre zgjedhjeve ėshtė ulja e taksave dhe mė konkretisht mostatimi i bizneseve tė reja (bizneset e vogla) pėr njė periudhė trevjeēare”, duke shtuar se “pėrkrahėsit e kėtij propozimi bazohen nė gjykimin se kjo masė do tė rrisė prodhimin”. Por, sipas Malajt, rregulla tė tilla fiskale janė nė kundėrshtim me parimet e konkurrencės, pasi bizneset ekzistuese do tė ishin nė pozita inferiore karshi bizneseve tė reja. “Njė situatė e tillė do tė prishte parimet e tregut duke krijuar ēekuilibrim, tha Malaj, duke shtuar se mostatimi i bizneseve tė reja (bizneset e vogla) do tė bjerė ndesh me parimin e thjeshtėsisė tė sistemit tatimor dhe do ta vėshtirėsojė menaxhimin e abuzimeve. Ministri u shpjegoi studentėve tė Ekonomisė se sipėrmarrėsit duke u munduar tė pėrfitojnė nga ky pėrjashtim, mund tė mbyllin biznesin ekzistues duke e rihapur nėn njė emėr tė ri. “Njė efekt tjetėr i rėndėsishėm nė politikėn fiskale si pasojė e kėsaj mase do tė jetė ulja e tė ardhurave buxhetore, ose rritja e deficitit buxhetor”, -tha ministri. Ai sqaroi se vlerėsimet empirike tė vitit 2003 tregojnė qė pėr ēdo 1 pėr qind shkurtim tė taksės mbi biznesin e vogėl, efekti nė tė ardhurat buxhetore ėshtė 450 milionė lekė. “Kombinuar kjo me abuzimet qė do tė vijnė nga aplikimi i mostatimit pėr tre vitet e para, efekti nė tė ardhurat buxhetore parashikohet tė arrijė nė rreth 2 miliardė lekė”, -paralajmėroi kreu i Financave shqiptare. Sipas Malajt, sipas rekomandimeve tė institucioneve eksperte ndėrkombėtare, si FMN-ja, ėshtė kėrkuar qė kjo normė tė rritet me 1 ose me 2 pėr qind.

    marre nga shekulli

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 11:29
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 08:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 18:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •