FLET EKSPERTI I OPOZITES
Omer Stringa: Qeveria rėndoi barrėn fiskale
--------------------------------------------------------------------------------
Mirvjena Dizdari
Nė fund tė vitit tė ardhurat e mbledhura do tė pėsojnė njė rėnie; kjo pėr shkak se paketa e re fiskale e ka rėnduar biznesin duke rritur barrėn fiskale. Shefi i departamentit pėr politikat ekonomike nė Partinė Demokratike, Omer Stringa, ka theksuar se paketa e re nuk ka krijuar relatat e duhura mes doganave dhe tatimeve.
LAJMI
Paketa e re fiskale ėshtė kundėrshtuar nga ekonomistėt vendės, tė cilėt e kanė konsideruar atė si jo tė favorshme pėr zhvillimin e biznesit vendės. "Paketa e re fiskale nė disa drejtime ka rritur barrėn fiskale; ajo nuk ka asgjė tė re nė drejtim tė tarifave dhe administrimit", theksoi Omer Stringa, shef i departamentit te politikave ekonomike nė Partinė Demokratike. Sipas tij, kjo paketė nuk nxit zhvillimin e binzesit vendės pasi nuk e mbėshtėt atė, pėrkundrazi e rėndon mė tepėr. Ndėrkohė, paketa e re vazhdon tė ndėrlikohet, nė vend qė tė thjeshtėzohet dhe tė krijojė lehtėsira si pėr biznesin, si pėr administrimin e tė ardhurave. Stringa u shreh se megjithėse paketa e re fiskale ka taksa tė shumta, tė ardhurat nė fund tė vitit do tė jenė nė ulje, pasi biznesi do tė shkojė nė rėnie; kjo pėr shkak tė taksave ende tė larta tė cilat janė tė papėrballueshme. Po kėshtu, Strigna deklaroi se ky projekt nuk ka krijuar relata tė reja nė raportin mes doganave dhe tatimeve si dhe ka rritur arbitraritetin nė administrimin e tė ardhurave. Sipas Stringės, dogana nuk duhet tė vazhdojė tė mbajė peshėn mė tė madhe nė realizimin e tė ardhurave, pasi kjo peshė duhet t'u kalojė tatimeve. Ndėrsa pėrsa i pėrket heqjes sė mbitaksės qė i pėrkiste rrugės Durrės- Kukės, Stringa theksoi se ėshtė e nevojshme qė tė hartohet njė ligj i ri pėr fondet e veēanta, ku tė ardhurat e mbledhura pėr veprat e mėdha tė derdhen nė kėtė fond dhe tė mos shkojnė nė buxhetin e shtetit, ashtu siē ka ndodhur me mbitaksėn e mbledhur pėr rrugėn Durrės - Kukės.
Pakėnaqėsi pėr paketėn e re fiskale kanė shprehur dhe pėrfaqėsuesit e biznesit. Sotira Dhamo, kryetar i komisionit konsultativ tė binzesit, u shpreh se paketa e re fiskale nuk ka prashikur kėrkesat thelbėsore tė biznesit, por vetėm ato qė janė teknike dhe qė nuk kanė lidhje me taksat. Sipas Dhamos, qeveria duhet t'i paraqiste Fondit Monetar Ndėrkombetar kundėrargumente. "Nė rast se do tė shqyrtoheshin kėrkes tona dhe t'i parqiteshin FMN-sė jam i sigurtė se njė pjesė e tyre do tė realizohej. Por duket se qeverisė i ka leverdisur tė pranojė deklaratat e organizmave tė huaj", theksoi Dhamo. Sipas tij, tė ardhurat rriten vetėm po u rrit biznesi dhe kjo nuk mund tė arrihet nė rast se nuk bėhne lehtėsime nė sistemin e taksave.
Krijoni Kontakt