Per Shqiperine, ashtu si per ēdo ekonomi te ngjashme (dmth te vogel e te ndrydhur), une jam partizan i nje sistemi te lehte fiskal. Pra pak taksa e pak shpenzime shteterore. Ekonomia ka nevoje te marre fryme e te levize e lirshme nga aksesoret e zbukurimet e teperta. Ajo qe ndodh sot eshte pikerisht e kunderta. Nen mburojen e konceptit te "shtetit social" kemi ndertuar nje sistem taksash aq te rende sa te ndrydhe biznesin e vogel e te mesem e te mos lejoje formimin e atij te madh. Te jemi realiste, Shqiperia nuk ka nje ekonomi (per momentin) ku mund te zgjedhesh te kesh nje shtet te tille "social". Kur te vije koha, ndoshta.
Krijoni Kontakt