Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Gjakova sot është zgjuar si “Krahinë Autonome” Kosovë

    "Hajde,hajde Keq Hyseni te ndjeu Gjakova e Prizereni!"

    Gjakova sot është zgjuar si “Krahinë Autonome” Kosovë

    Me nismën e kryeshefit të qeverisë lokale të Gjakovës, Astrit Haraqia, duke u mbështetur në një urdhëresë administrative, Gjakova sot është zgjuar si “Krahinë Autonome”.


    Siç shpjegoi ai, kjo është një formë e fushatës drejtuar Agjencisë Kosovare e Mirëbesimit për të treguar se komuna e Gjakovës ekziston, edhe pse asnjë ndërmarrje e saj nuk është privatizuar, bile as që është bërë diçka në drejtim të caktimit të statusit të tyre si shoqëri aksionare apo ndërmarrje shoqërore.
    /RTK/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga mani
    "Hajde,hajde Keq Hyseni te ndjeu Gjakova e Prizereni!"

    Gjakova sot është zgjuar si “Krahinë Autonome” Kosovë

    Me nismën e kryeshefit të qeverisë lokale të Gjakovës, Astrit Haraqia, duke u mbështetur në një urdhëresë administrative, Gjakova sot është zgjuar si “Krahinë Autonome”.


    Siç shpjegoi ai, kjo është një formë e fushatës drejtuar Agjencisë Kosovare e Mirëbesimit për të treguar se komuna e Gjakovës ekziston, edhe pse asnjë ndërmarrje e saj nuk është privatizuar, bile as që është bërë diçka në drejtim të caktimit të statusit të tyre si shoqëri aksionare apo ndërmarrje shoqërore.
    /RTK/
    Gjakova është identiteti dhe emblema e Kosovës

    Gjakovë, 28 shtator - Salla universale e pallatit të kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë ishte e stërmbushur nga anëtarë dhe simpatizantë të subjektit më të madh politik në Kosovë, të subjektit që e ka bazën për të fituar prapë shumicën për Kuvendin e dytë të Kosovës së pasluftës. Kryetari i KK-së dhe i Degës së LDK-së në Gjakovë, Aqif Shehu, duke ia atribuar meritat presidentit Rugova, fushatën e ka hapur me fjalët: "Të jesh i suksesshëm në politikë, pos përgatitjes profesionale, traditës dhe përvojës, padyshim duhet të kesh edhe guximin dhe karizmën e menaxhimit të problemeve në ditët më të vësthira. LDK-ja, me udhëheqjen e saj, diti edhe në vitet e 90-ta ta ruajë nukleusin shqiptar, t'i krijojë bërthamat e pushtetit që ne sot po i rikonsolidojmë".
    Shehu më tutje tha se LDK-ja ishte dhe do të jetë lider në menaxhimin e procesit që do të çojë përfundimisht në pavarësinë e Kosovës, duke rikujtuar besimin e dhënë nga elektorati edhe në zgjedhjet e pasluftës, ku siç tha është arritur të krijohet pushteti i mirëfilltë lokal, i cili ka ndërtuar politikën dhe konceptin e menaxhimit të atillë që partner të saj ka bërë shoqërinë civile dhe bizneset, ka ndihmuar përmirësimin e jetës dhe të mirëqenies sociale të qytetarit. Ai bëri të ditur se për tre vjetët e ardhshëm, Gjakova do të jetë nikoqire dhe partner i USAID-it në një projekt madhor që kryekëput do të jetë nën asistencën amerikane, për ta ndihmuar komunën në zhvillimin ekonomik. "Vota juaj për LDK-në, vota juaj për numrin 52, është vota e ardhmënisë, është vota e paqes dhe e lirisë, është vota e së ardhmes së fëmijëve tuaj", tha Aqif Shehu.
    Ndërkaq, Melihate Tërmkolli, nga Kryesia qendrore e LDK-së, tha se ka ardhur në këtë tubim për të konfirmuar votën e qytetarëve të Gjakovës për Presidentin Rugova, për Kosovën dhe pavarësinë e saj. "LDK-ja ka qenë e aftë të ndërtojë dhe të udhëheqë institucione dhe kësaj radhe jo vetëm që jemi të bindur se do të fitojmë, porse do të marrim shumicën absolute. Gjakova edhe deri më tani ka votuar për LDK-në, jemi të bindur se edhe kësaj here do të jetë ashtu", tha zonja Tërmkolli, e cila vuri në spikamë edhe brengën e të zhdukurve të shumtë në komunën e Gjakovës, ku siç ka thënë presidenti Rugova dhe LDK-ja i kanë dhënë karakter dhe drejtim institucional kësaj çështjeje dhe brenge të madhe.
    Lulzim Zeneli, kryetar i FR të LDK-së tha se Gjakova është identiteti dhe emblema e Kosovës. Ndërkaq, për zgjedhjet e 23 tetorit, ai tha se LDK-ja në këtë proces hyn për ta vazhduar nismën e vet drejt statutit final të pavarësisë së Kosovës.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nje Parti do shume zor te behet simpatike ne syte e popullit. Duhen shume vepra te mira qe te meritosh voten e shumices. Mirpo nje padrejtesi e vogel, nje sjellje jo e hijshme e nje lideri apo dhe antari te nje partie mund tja humbe keq besimin ne popull. LDk e gjakoves duhet te luftoje qe antaret e saje te jene model i ndershmerise. Kjo arrihet ne se ata do jene te paret ne sakrific e te fundit ne plackitje. E mira do ish te mos jene as ne fund ne plackitje.
    Nuk i nderon disa persona ne gjakove fakti se ata strehuan disa kohe vrasesin e Azem Hajdarit, Jaho Salihin. Jahos nuk kish arsye ti jepej bese ne Gjakove. Ai ishte vrases e perdhunues i njohur. Azemi ishte Miku i Kosoves dhe Mik i Sinqerte i saje.
    Disa "intelektualca" gjakovare na kan shpikur nje parti (gjoja..) kinse do punoje vec per Gjakove. Ja kam harru tash emrin ketij grupimi por eshte e qarte se ata jane frikacake e servil te mafies enveriste e sherbetore te plackitesve te AAK e PDK-se.
    LDK -ja duhet te fitoje keto zgjedhje patjeter se ndryshe revanshi enverist do te legalizohet e vrasesit do ti shohim ne parlament me kollare armani. Kjo sduhet te ndodhe sepse shembullin e kemi ne parlamentin e sotem te Kosoves kur nen kryetari eshte nje nga regjisoret e vrasjeve. Vet Shqiperia eshte shembulli me i keq ku kryetari e shumica parlamentare jane njerez qe direkt i kane duart me gjak..

    LDk ka shume gjera per te bere.. psh ajo nuk ka pse turperohet te beje kontrolle ne gjithe hotel-bordellot e Kosoves e te zbuloje Mafien qe po keqperdor vajzat fukaresha nga Shqiperia.
    Rugova duhet te jete me aktiv e mos te fleje asnji dite. Kudo e kurdo duhet te degjohet fjala e tije. Ndryshe boshllekun e mbush pastaj orkestra e ernest Mavro lumo viqave..
    Te mos kujtoje Rugova se me Viziten ne Shqiperi e beri detyren..
    Beteja eshte aty brenda. Cdo dite Mafia vrasese fiton terren. Nga frika shume intelektuale te Kosoves po futen te rrine ngrohte nen b-olet e Thaq Halitave e Ramush sali Vesel Idrizave..
    Ky eshte realiteti..
    Ka qarqe ne Bote ( dhe te fuqishme bile) qe nuk e duan fitoren e LDK-se..
    LDK i hap telashe atyre me kerkesen e saje per Pamvaresi.
    Ata duan ca gangstere ne pushtet te cileve mjafton tu tregojne Hagen e ata jane gati te hyjne ne lloj lloj makinacionesh ne dem te ardhmerise se Kosoves..
    Moratoriumi i Thaqit eshte ala i fresket..
    LDK duhet te denoje qendrimin hipokrit te Dacit e kujdo qofte sikurse rasti kur ai tha.. Mos e bani punen e dreqit.. a dicka te tille .. qe ishte nje loje e pa bese ndaj trimave si ilir selimaj e Sabaete Tolaj ne favor te vrasesve..

    Rugova vajti ne Tirane tek Moisiu e Nano e ne Prishtine i erdhi Moisiu e Nano e ai nuk pati guximin tu thote.. cka u ba me ceshtjen Ahmet Krasniqi..?
    Kjo nuk e nderon Rugoven..
    Ahmet Krasniqi u vra per Rugoven.. sepse e njohu institucionin e Presidentit e Ai ..Rugova nuk duhej ta anashkalonte..vrasjen e Kolonel Krasniqit nga njerzit e PS-se se Klos Nanove e Halit Thaq Milaim Zekave..

    Pa burreria eshte e neveritshme..

    Nuk pihet Kafja me krip e as peshku nuk haet me sheqer..
    Duhej te pakten andej ose ketej kufirit ta kishim nje BURRE.. me B te madhe..

    Berishen e humbem si Burre ..ate e shk.. .. cdo dite ZP e Enver Hoxhes qe drejtohet nga kelishe fuksash te Nano Ruc Ramizave..
    Ka 8 vjet qe ja perdhunojne voten e demokrateve e ai 8 vjet rresht ligjeron parlamentin e Krokodilave..
    Azemi u vra se ish mik i Berishes e Berisha i jep doren Thaqo Ramushave qe jane miq te Klos Jaho Salihve..
    Eshte e neveritshme te shikosh friken ne syte e Malsorit.. Nuk i ka hije..pik..



    qashtu..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari
    Paske harrue se ldk-je e ka pushtetin ne Gjakove dhe se qeverija komunale dhe asanbleja ne krye me kryetarin e komunes e te ekzekutivit e shpallen republiken e gjakoves dhe keshtu ldk-ja pas serbve filloi kontanizimin e kosoves pra ky eshte plani serb per kosoven ku ldk-ja do mundohet ta realizoi pik per pik.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Brari,

    Ke te drejte ne cdo fjale qe ke shkru.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    LLap..

    kantonizimet e coptimet e tana te kqijat vijne prej Mafies..

    Cka eshte Mafia..or Llap..

    eshte ajo organizate qe vret ate qe nuk hedh valle enveriste e staliniste.. qe vret ate qe mendon nje Kosove demokratike..e te pamvarur.. qe vret ate qe thote fjalen e lire..



    Duhej qe Kosova te ish parlamentare jo vec ne godinen e Parlamentit ne Prishtine ku KFORI e UNMIKU e Kamerat televizive e diplomatet e huaj e bajn te mundur qe Dac e Halit te buzqeshin me njeri tjetrit.. por te ishte parlamentare edhe ne katunde e kudo..
    Pra ku gjithsejcili te cfaqte hapur e pa droje simpatite e tije politike pa i shku kurre ne mendje se kjo do ti kushtoje dikujt Jeten..

    Keshtu e deshem Kosoven.. demokratike por demokraci pa Policin Serb..
    Nato na e siguroj Kosoven pa policin serb.. por na vet nuk mundem te sigurojme ate pluralizmin ne kafiq e ne katund e ne rruge..
    Partia enveriste staliniste me dy koka .. PDK e AAK u tregua e pabese..
    Ajo perdori Kallashin dhe e futi Kosoven ne nje vllavrasje te ndyte..

    POJATA eshte faqja e zeze e Kosoves..

    cfar eshte POJATA..?

    eshte nje restaurant ne fakt.. ku gjindja shkojn e hajn e pijne por ajo cka ndodhi atje mbas varrimit te Drinit.. eshte nje tmerr..

    Heroi i Kosoves Rasim Shala.. i tregoi Kosoves dhe Historise nje ngjarje makabre..te paharrueshme..

    I vetem e i paperkrahur perball nje Mafie te mir organizuar qe ka miliona per te blere gazetare e gjyqtare, Prokurore avokate e vrases.. ai denoncoi ate cka i pane syte ne Pojata..

    Pra nje klan i rrezikshem mafiozesh me ne krye Jakup Krasniqin e Fatmir Limen..pergatisin nje bande vrasesish me ne krye Sali Veselin dhe i zene prit ne der te shpise nje Shqiptari qe jo vetem eshte intelektuar e njeri i dashur per popullin e tije ne Prizren por dhe luftetar i mir njohur dhe nepunes vizionar per Kosoven e re..dhe derdhin mbi te ndjerin bresheri plumbash..

    Cka kish ba Drini?

    nuk i kish lejuar metodat staliniste te arrestimeve e vrasjeve ne njesitet luftarake ku komandonte gjat luftes e mbas lufte kish shprehur pikpamjet e tije progresive e demokratike per te ardhmen e Kosoves..

    Ky ishte "krimi" i Ekrem Rexh Drinit..

    Ne asnje vend te civilizuar nuk te vrasin per kete..

    Por ne Kosove e vrane nje njeri te tille..

    e vrane pa e pasur te drejten e vrasjes ..pa e pasur te drejten e gjykimit.. e vrane ne der te shtepise ..e vrane ne mengjes..kur Ai shkonte te punonte per Kosoven..

    Mbasi e vrane derdhen lot Krokodili Lima , Veseli e Jakupi.. ne sy te popullit dhe ne Pojata festuan vrasjen e bashk atdhetarit te tyre qe nuk mendonte si keta perbindsha..

    Ne Pojata hengren e pine e defryen kjo bande kafshesh duke ju gezuar aktit te pabese te vrasjes se nje Shqiptari..

    Kjo eshte fytyra e PDK-se..

    Te gjithe ata qe kane pranuar te kandidojne per PDK-ne kane pranuar KRIMIN..kane pranuar Sadizmin e klanit Halitoist Jakupist veseloist.. kane pranuar Stalinin dhe Enverin.. kane pranuar Arkanin e Milloshin.. sepse jane aprovues te vrasjeve pas shpine te shqiptareve..

    Te Votosh PDK-ne eshte ti fusesh thiken ne shpine Kosoves.. te ri vrasesh Drinin e Uken.. te poshtrosh lotet e Nenave Shqiptare...

    te votosh LDK-ne eshte trimeri.. sepse ke votuar kunder Krimit.. kunder kallashit.. ke votuar per Kosoven demokratike e te Pamvarur..

    qashtu..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Te votosh per ldk-ne eshte lum ti brari te votosh per kosoven prap nen serbi per ket veq tani populli po e din mier prandaj nuk mundet as serbija e as rusija ti ndihmoin ma ldk-se
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga mani
    "Hajde,hajde Keq Hyseni te ndjeu Gjakova e Prizereni!"

    Gjakova sot është zgjuar si “Krahinë Autonome” Kosovë

    Me nismën e kryeshefit të qeverisë lokale të Gjakovës, Astrit Haraqia, duke u mbështetur në një urdhëresë administrative, Gjakova sot është zgjuar si “Krahinë Autonome”.

    Opa pas tentimit te kontanizimit te Gjakoves tani ky astriti si minister ne qeverin e ardhshme te Kosoves do mundohet qe ta kontanizoi edhe Kosoven pasi LDK-ja e propozoi si:
    Astrit Haraqia, ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit.


    Pra keta jane ministrat e rugova-ibrahimit qe do te punoin per pamvarsi formale.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    E keni lexuar lajmin ne krye apo lexoni vetem titullin dhe o burra ta mprehim shpaten edhe njehere per situaten?

    Nuk behet fjale per nje "Gjakove Autonome", behet fjale per nje proteste te pushtetit lokal ne Gjakove drejtuar pushtet qendror ne Prishtine qe e kane harruar fare Gjakoven. Ai pushtetar lokal qe ka bere nje akt te tille eshte nje prej njerezve me te zgjuar ne Kosove, pasi ndryshe nga te tjeret, ai e ve gishtin tek plaga dhe atje ku dhemb, privatizimin i ndermarrjeve publike dhe hapja e udhes investime qe do te vene ne levizje ekonomine dhe do te punesojne njerez.

    Teksa patriotet e papune qe ngrysin ditet rrugeve dhe kafeneve kerkojne pavaresine e Kosoves ne karte, ky pushtetar kerkon pune dhe investime per qytetin e tij, pa te cilat nuk ka as pune e te ardhura per banoret e as taksa per shtetin.

    Por ne shqiptaret si gjithmone, e veme karrocen perpara kalit, sic thone amerikanet, dhe pastaj vrasim mendjen se perse nuk levizim nga vendi por ne vend numero.

    Albo

  10. #10
    IAmTheOneJesusLoves Maska e Sefedin
    Anëtarësuar
    03-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    30
    Ate kohe kur Gjakova ' u zgjua si krahine autonome', shume njerez e shikonin si nje moment pak a shume krenarie te Gjakoves (siaps mitologjise se lokalizmit) por shume pak njerezve iu shkoi ne mendje indinjata prapa kesaj.

    Sic tha Albo, ishte proteste ndaj pushtetit qendror, por jo vetem kaq, por edhe te shume prej pushtetareve lokal qe shpesh as nuk e dine se cka flasin. Vet Aqif Shehu, si kryetar i komunes se Gjakoves, te pakten per mua (edhepse e di qe ka shume qe pajtohen me kete) eshte nje turp i LDK-se per Gjakoven e pasluftes.

    Shume e shume njerez ne Gjakove pyesin PSE Aqifi eshte aty ?

    Eshte dëm qe Gjakova te kete njerez te tille ne pushtet.
    I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.
    [Fj. e Urta 18:17]

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sefedin.. pa na sqaro pse qenka i keq Aqifi..?

    lehte eshte te thuash ai sben ai i keq..por pse..ku e ka te keqen..?

    dhe kujt me te miri se Aqifi ja keni dhen juve Voten?

    a mos u rrejtet se kujtuat se po ju blen samuna e suxhuk Vetoni per krejt dimnin a?

    jo jo i ka per vete Miljonat Vetoni..

    shkruaj sefedin..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Jo more Futbollist i keq ka qen Aqifi se per politikan pasi eshte i ldk-se se ka kushe eshte i mier maj miri ne ate lagjen e vet e ka msue kryetari i perparshem i komunes gjithashtu futbollist edhe bashk kan pas lue ne vllaznim veq ai ka qen shka nifar stanojeviqi

    e ky bile eshte shqipshkrues e fols hahaha sa mier me ministrin e ardhshem te qeveris se kosoves astritin e kishin pas shkrue ne hyrje te gjakoves mier se erdhet ne krahinen autonomia te gjakoves qe jau qeli rrugen shkieve te graqanices te veproin edha ata si ky

    kot mundohet Albo ti arsytoi kinse per ket apo ate e kan be jo jo ky ka qen potez i rrezikshem politik ore Albo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 24-11-2004 më 18:17
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Në Kosovë nuk ka konflikt fetar
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 13:22
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •