Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Kontributi i muslimaneve ne Shqiperi dhe formimi i Komunitetit Musliman Shqiptar

    Tė flasėsh pėr muslimanėt nė Shqipėri dhe nw veēanti pėr Komunitetin Musliman Shqiptar ėshtė njė vėshtirėsi e dyfishtė. Nė rradhė tė parė, vėshtirėsia vjen nga rrjedha historike. Kjo pasi shumė figura tė ndritura islame nė Shqipėri janė zhdukur nga faqet e historisė, ose mė e vogla pasojė ėshtė se kontributi i tyre ėshtė minimizuar nė maksimum, dhe e tėrė kjo erdhi prej dhunės ideologjike dhe institucionale tė ushtruar nga partia-pushtet (komuniste).

    Nė rradhė tė dytė vėshtirėsia vjen se ato figura tė ndritura qė dhanė jetėn e tyre janė tashmė tė ndara prej nesh dhe nė shumicėn e tyre kanė shkuar tek Krijuesi. Kėshtu burimi i njohurive pėr tė kaluarėn mbetet nė dokumentet qė ata kanė lėnė, ose nė kujtesėn e bashkėkohėsve tė tyre.
    I gjithė populli ishte i ndėrgjegjshėm se me shkėputjen prej Perandorise Osmane do tė shkėputej edhe njė pjesė e historise sė vet popullit shqiptar. Ne ishim tė parėt dhe mbase tė vetmit qė u shkėputėm prej Kalifatit nė 1912 dhe kjo pėr njė arsye tė thjeshtė. Jo pėr shkak tė kontradiktave siē do tė garonin historianėt e komunizmit qė tė argumentonin, por pėr shkak se shumica e popullsise shqiptare, nė tėrėsi ajo qė ishte muslimane nuk po e ndjente mė dėshirėn pėr fenė e saj. Turqit ishin pėrpjekur disa herė qė tė mos lejonin popullin qė tė mėsonte gjuhėn e tij kombėtare dhe me kėtė ata kujtonin se do tė ruanin jovetėm shtetin osman por edhe fenė islame. Njė pėrpjekje kjo qė kishte si destinacion dėshtimin. Pse? A mund qė ta mėsonte njė popull fenė e vet nėse gjuha turke pėr ta ishte e pakuptueshme kur shumica ishin analfabetė? A mund ta mėsonte njė musliman fenė e vet nėse pėr ta mėsuar atė ai duhej tė largohej drejt Stambollit ose universiteteve tė tjera islame tė Lindjes se Afėrme? A mund tė kuptoheshin ligjėratat fetare, kur ato pothuajse tė gjitha ishin nė gjuhėn turke? A mundtte njė hoxhė qė kishte mėsuar gjithė jetėn nė Stamboll qė tė ishte i kuptueshėm pėr bashkėfshatarėt e tij ose qytetarėt e qyteteve tė mėdha? Sigurisht qė ndryshimi kulturoro-social nuk ishte i madh por ai gjuhėsor, po.
    Kėtė situatė mundi qė ta kuptoje vetėm njė pakicė prej hoxhallarėve tė nderuar. Nė fillim mund tė pėrmendim pėrpjekjet e Hafiz Ali Korēės pėr t’i mėsuar popullit tė tij gjuhėn shqipe, gjuhė me tė cilėn ata do tė kuptonin fenė islame, gjuhė me tė cilėn ata do tė lexonin fletet e Kur’anit, gjuhė me tė cilėn ata do t’i mėsonin fėmijėve tė tyre islamin. Pėr kėtė Hafiz Aliu u internua disa herė, me shkakun se po “devijonte” popullin prej Islamit, por hoxha e kuptonte shumė mirė se ai vetėm se po i mėsonte atyre fenė, po i gjallėronte ndjenjat dhe dėshirat e humbura. Nė tė njėjtin mendim me tė ishte edhe patrioti, mėsuesi i mirėnjohur dhe hoxha i nderuar Hafiz Ibrahim Dalliu. Edhe ky e kishte kuptuar qė e vetmja rrugė pėr t’i kthyer popullit dėshirėn e humbur pėr fenė, ishte qė t’i mėsonin atyre gjuhėn shqipe. Por Dalliu e dinte se ashtu si Hafiz Aliu edhe ai nuk do t’i shpėtonte pėrndjekjeve dhe burgosjeve. Nė tė njėjtėn mėnyrė ai u burgos dhe u torturua disa herė prej turqve tė rinj (Xhonturqve). Dy tė parėve do t’i shtohej edhe dijetari e prijėsi i muslimanėve tė Shqipėrise Haxhi Vehbi Dibra, me pėrpjekjet e tė cilit mė pas do tė formohej edhe bėrthama e Komunitetit Musliman tė Shqipėrise. Ky triumvirat do ta shoqėrojė historinė e muslimanėve nė shqipėri deri nė vitet 1950-1960. Ata i mbijetuan sprovave tė kohės, por sprova mė e rėndė pėr ta ishte ajo e regjimit komunist. Si Hafiz Aliu tek “Bolshevizma ēkatėrrimi i njerėzimit” (1925) dhe “Shtatė ėndėrat e Shqipėrisė” (1924), ashtu edhe Ibrahim Dalliu tek “Patriotizmi nė Tiranė” e patėn paralajmėruar popullin shqiptar pėr tė kėqijat e ideologjisė komuniste, por ishte e kotė,se askush nuk i vuri re paralajmėrimet e dy hoxhallarėve (nė tė vėrtetė edhe shumė hoxhallarw dhe muslimanė tė tjetė patėn lajmėruar popullin pėr tė kėqijat e atij regjimi). Murtaja e shekullit XX pėrfshiu edhe Shqipėrinė. Feja islame u mbulua me hi brenda njė periudhe 22 vjeēare (nga 1945 deri nė 1967). Nė 1967, Islami dhe objektet e kultit islamik – ashtu si edhe fetė e tjera – u shpallėn anti-ligjore dhe anti-ideologjike nė frymėn komuniste. Shqipėria u bė shteti i dytė (sė bashku me Kubėn) i deklaruar si ateist nė botė.
    Nė 1912 me shpalljen e pavarėsisw sė shtetit Shqiptar, u arrit njė ndėr objektivat kombėtare, ndėrsa objektivi i dytė fetar u la mbas dore. Prandaj Vehbi Dibra duke qenė caktuar nė atė kohė kryetar i Pleqėsisw sė Shtetit Shqiptar, qė udhėhiqej prej Ismail bej Qemalit (prej familjes sė Vlorajve), vendosi ta linte postin e tij dhe t’i pėrkushtohej detyrės qė kishte njė jetė qė e kryente, asaj islame. Tė gjithė e njihnin atė pėr dijen e shumtė dhe formimin e gjerė fetar qė kishte, prandaj nė momentin mė tė vėshtirė, atėherė kur duhej ndihma e tij, ai dha fetvanė pėr shkėputjen prej Perandosise Osmane dhe shpalljen e pavarėsise. Nė 30 mars, kur Ismail Qemali nė krye tė njė delegacioni shkoi nė disa kryeqytete tė Evropės pėr tė sensibilizuar opinionin evropian nė favor tė ēėshtjes shqiptare, atij iu besua detyra e kryesimit tė Qeverisw sė Pėrkohshme.
    Siē u theksua mė sipėr, Vehbiu iu pėrkushtua (pas shpalljes sė pavarėsise) fesė me mish dhe me shpirt. Nė fund tė vitit 1912 pasi la detyrėn e kryetarit tė Senatit, ai u shpall prej qeverise shqiptare si Kryemyfti i muslimanėve dhe kishte detyrė qė tė organizonte njėsinė administrative pėr vakėfet, shkollat islame dhe xhamitė. Nė 1916 u krijua Kėshilli i Nalt i Sheriatit nė krye tė tė cilit u vendos vet Haxhi Vehbiu. Ai u shqua pėr organizimin, drejtimin dhe mbarėvajtjen e Komunitetit musliman, si dhe pėr krijimin e marrėdhėnive tė reja me Shejhul Islamin e Stambollit, tashmė si njė njėsi politike autonome nė rang shteti, por e njėjtė fetare-islame.
    Shqipėria ėshtė rajoni i vetėm ballkanik, sėbashku me Bosnjėn, ku Islami arriti tė vendosej me njė bashkėsi qė ėshtė shumicė nė krahasim me besimtarėt e feve tė tjera. Mė 1937 muslimanėt ishin 69.3% e popullsisė, sipas statistikave shqiptare tė cilat e vlerėsonin numrin e tyre nė rreth 720.000. Sipas njė regjistrimi tė bėrė mė 1945 nėn qeverinė e re komuniste, ata pėrbėnin 72% tė popullsisė. Shtimi nė pėrqindje mund tė shpjegohet me shkėmbimin e detyrueshėm tė ortodoksėve me ēamėt qė ngelėn nė territoret e Greqisė.
    Mė 1921 bashkėsia sunite shqiptare shpalli shkėputjen prej Shejhul Islamit. Zyrtarisht kjo shkėputje u krye nė shkurt-mars tė 1923, me rastin e kongresit tė parė tė muslimanėve nė Tiranė, duke zgjedhur si kryetar tė bashkėsis Kryemyftiun e deriatėhershėm Vehbi Dibrėn. Nė tetor tė 1923 fillon botimin revista e parė zyrtare e Komunitetit Musliman e titulluar “Zani i Naltė”. Nė tė vėrehen tonet patriotike dhe atdhetare tė autorwve qė lanė nė tė shėnimet dhe shkrimet e tyre.
    Mė 1 prill 1928 nė Shqipėri hyn nė fuqi kodi civil i bazuar nė modelet perėndimore tė kodeve francezė, italianw, gjermanw dhe zviceranw, duke i bashkangjitur atyre disa nga normat dhe zakonet kanunore shqiptare, si dhe disa ligje egjiptiane pėrsa i pėrket tokave dhe pronave vakufore. Shteti pėrvetėsoi statusin laik. Me kėtė shumė gjyqtarė (kadinj) u hoqėn nga puna dhe nė fund tė 1928 u pėrfundua kushtetuta e re monarkiste. Qysh nė 1924 mbreti Zogu I kishte nxjerrė njė dekret sipas tė cilit tė gjitha komunitetet fetare duhet qė tė pajiseshin me statutet pėrkatėse. Sipas dekretit, shteti duhet tė kishte njė kontroll tė plotė mbi komunitetet fetare, dhe kėto tė fundit nuk duhet qė tė subvencionoheshin nga shtete tė tjera jashtė territorit shqiptar.
    Njė vit pas dekretit, nė 1929 u mblodh njė kongres i dytė i muslimanėve sunitw, nė tė cilin u ra dakord qė tė plotėsoheshin kėrkesat e dekretit mbretėror. Njė ndėr kėrkesat ishte qė tė mbylleshin tė gjitha ato xhami tė cilat ishin tė tepėrta dhe ishin tė papėrdorshme. Nė 1933 ministri i atėhershėm Mirash Ivanaj ndėrmori njė reformė arsimore, ku sipas saj me dekret mbretėror u mbyllėn tė gjitha shkollat e huaja – nė tė cilat mėsimi jepej nė gjuhė tė huaj – me kėtė shteti i atėhershėm kėrkonte qė tė godiste shkollat greke nė jug dhe ato katoliko-jezuite nė veri (Shkodėr) nė tė cilat mendohej se veprimtaria antikombėtare ishte shumė e madhe. Me kėtė reformė u goditėn edhe disa medrese, por nė krahasim me komunitetet e tjera, komuniteti musliman nuk pati humbje tė konsiderueshme. Nė 1935 gjendja u rikthye nė normalitet pasi me vendim tė organeve ndėrkombėtare shteti shqiptar u detyrua qė tė rihapw disa nga shkollat e mbyllura. Njė tjetėr dekret po kaq polemizues ishte edhe ai pėr heqjen e perēeve nė 1937 ( persisht: shamive tė fytyrės ). Kundėrshtime tė ashpra pati prej popullit tė Shkodrės qė nuk lejonte zbatimin e vendimit. Gjendja vazhdoi e tensionuar deri nė 1938 kur ēdo gjė ra nė qetėsinė e pėrkohshme. Njė vit mė vonė fillon Lufta e Dytė Botėrore. Me fillimin e saj, gjėrat do tė ndryshonin kryekėput pėr popullin shqiptar.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922
    ISLAMIZIMI I SHQIPTAREVE

    Per shume arsye te njohura dhe te panjohura, Islamizimi i Shqiptareve eshte nje nga ceshtjet me pak te ditura dhe te trajtuara ne historine e Shqiptareve dhe te kontinentit Evropian. Disa nga arsyet qe kane ndikuar ne mos ditjen e shkaqeve dhe ndodhive te sakta te Islamizimit te Shqiptareve kane te bejne me faktoret se:

    a) Shume pak literature dhe dokumenta Osmane kane mberritur ne ditet tona per ceshtjen ne fjale, dhe kjo vjen pjeserisht nga shtrirja shume e madhe e Shteteve Osmane dhe mungesa e infrastruktures se duhur nga Komonwealthi Pan-Islam i asaj kohe per te bere nje dokumentim te tille, dhe nga ajo qe vete Shqiptaret ashtu si ne lashtesi, historine e tyre nuk e kane rekorduar ne leter dhe ne forme te shkruar.

    b) Nga ana e histografeve Evropian, urrejtja mesjetare kishtare ndaj Islamit dhe Arnauteve (Shqiptareve) qe prej tyre shiheshin si mbrojtes te Islamit dhe si pushtues te tokave krishtere Evropiane (shembujt jane Hungaria, Austria, Italia, Serbia etj…) i ka bere historianet mesjetare Evropian, qe ashtu si ne rastin e perrallave dhe mashtrimeve te tyre ndaj Turqise e cila sipas tyre ishte vend i “haremeve”, edhe ne rastin e historise se Shqiperise te bejne sikur harrojne per fenomenin marramendes qe trevat Shqiptare zune ne qe nga vitet 1000 a.d. e deri me 2000 me hapjen e shpejt dhe te madhe te Islamit mes Shqiptareve, apo ne rastin tjeter te shpikin historira “konvertimesh me dhune” nga “pushtuesi aziatik”.

    c) Edhe pas copetimit te Komonwealthit te Shteteve te Bashkuara Islame (Osmane) me lindjen e “Pyetjes Lindore”, dhe me krijimin e Shqiperise se vogel, historianet Shqiptare te asaj kohe, nen presionet e eksterminimit nacional, vendosen qe temen e te kaluares se tyre ta lene ne harrese (apo me qarte u “detyruan” qe ta harrojne). Shume nga Shqiptaret e Shqiperise se vogel pas-Osmane, ne vend qe te dokumentonin historine e tyre nen presionet e fuqive te huaja, dhe pas eksterminimit te Revolucioneve Popullore te Bekir Ages, Haxhi Qamilit dhe internimet ndaj Ismail Qemalit (qe kishin prirje kombetare-Islame) nga forcat Pan-Evropiane, vendosen qe te “harrojne” te kaluaren e tyre, dhe ne vend te saj perpara hordhive pushtuese Evropiane te nxjerrin moton e katolikut Ottoman Vaso Pasha qe thoshte: “Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria”, keshtu duke i dhene ne dukje me rendesi nacionalizmit te varfer sekular, sesa atij origjinal Islamo - Shqiptar.

    d) Nje faktor tjeter, mjaft domethenes ne mos dokumentimin e sakte te Islamizimit te Shqiptareve ka te beje me ate se edhe pas luftes se II boterore, Shqiperia si republike e 7te e Sllavizmit ne plan programin e saj, pervec revolucionit proletare kishte perfshire edhe “vellazerimin e Shqiptareve me Serbet”, dhe pasi Serbet si komb fondamentalist Ortodoks nacionalizmin e tyre e kishin ngritur mbi urrejtjen absolute ndaj fese Islame, klika komuniste Shqiptare duhej qe patjeter popullsine e “krahines te 7te Serbe te Shqiperise” ta c’Islamizonte me c’do kusht ne menyre qe “vellezerve” te Beogradit.dhe te Metohise tu behej qejfi.

    Islamizimi i Shqiptareve, qe nga koha e renies se Komonwealthit Islam te Ballkanit e deri ne ditet e sotme, perben nje tabu per pushtetaret dhe “mendimtaret” ex-comunist Shqiptar. Kjo tabu e rrenjosur ne mendjet e shume prej tyre eshte si pasoje e:

    a) kercenimit psikologjik qe ekziston mes Shqiptareve, te cilet mendojne se nese do te behemi si te paret tane (Musliman) Evropa do te na vrasi sic beri ne Bosnie & Hercegovine,

    b) edukimit te inteligjences Shqiptare neper institucione qe nuk jane produkt Shqiptar, por qe jane gjithmone produkt krishtjan (produkt Serb, Komunist, Sorros-ist, Italian, Grek etj…) dhe si pasoje mesimi i tyre me historite e “pushtimeve turke”

    c) dhe si rrjedhoje e presionit intelektual qe inteligjenca Shqiptare ka ne lirine e saj te mendimit dhe te shprehjes si rrjedhoje e kontrollimit te plote te shtetit Shqiptar nga klikat e huaja jo - Shqiptare, te cilat kane investuar dhe investojne miliona ne shtremberimin e historise Shqiptare (shembulli me i fundit eshte perpjekja e Grekeve per te shkruar historine e Shqiperise per shkollat Shqiptare), si ne institucionet edukative (si shkolla, libra shkollor, literature etj…) ashtu edhe ne kulturen Shqiptare, ne media, ne art dhe ne sport, ne menyre qe cdo gje qe te prodhohet ne kulturen Shqiptare te mos jete me Shqiptare por te jete Perendimore, apo mundesisht sekulare dhe e cveshur nga cdo origjinalitet Shqiptar religjioz.

    Kjo esse e shkurter do te mundohet, qe ne pak pika te permbledhe disa nga faktet kryesore te ceshtjes me grandiose te historise se Shqiperise qe eshte: ISLAMIZIMI I SHQIPTAREVE. Jam koshient qe kjo esse per arsye mjaft te ditura nuk do te mund kurre qe te permbledhe ne ‘te te gjithe faktoret e ceshtjes ne fjale.

    ISLAMIZIMI

    Edhe pse shume viktima te propagandes se luftes mesjetare kishtare Latine, ne menyre te hapur sot e kesaj dite, hedhin propagande urrejtje nxitese mes Shqiptareve, e cila sipas tyre synon te de-Islamizoje dhe te shkaterroje Shqiperine Etnike duke sjell mes Shqiptareve nje dhune religjioze dhe urrejtje anti - Islame, ku si rrjedhoje pakicat krishtere do te jene ato qe do te marrin postin e despotit ne Shqiperi, ashtu sic historia shenoi ne krimet e Libanit, Islamizimi i Shqiptareve eshte, ka qene dhe do te jete nje nga proceset me paqesore dhe komb formuese mes Shqiptareve.

    Sic e theksova edhe ne nje artikull timin te meparshem ne “Pyetje dhe pergjigje rreth “pushtimit” Osman ne Shqiperi”, ceshtja e Islamizimit te “Arnautli Landit” per Shqiptaret ka qene faktori me i shendetshem dhe jetik ne historine komb formuese te Shqiptareve. Islamizimi dhe hyrja e Shqiperise ne konferencen pan-Islame Osmane te mesjetes, edhe njehere kombit Shqiptar i cili qe prej 1400 vjetesh jetonte nen dhunen e hordhive barbareve Evropiane, keto Greke, Serbe, Latine, Franke dhe Gjermane i dha shansin e ringjalljes nacionale, shpirterore dhe ekonomike, ky nen flamurin e Islamit.

    POR ceshtja me e rendesishme qe vlen te shihet ne kete shkrim tonin ka te beje me PYETJEN e madhe HISTORIKE sesi u Islamizuan, dmth si u pranua Islami nga Shqiptaret?

    Predikuesit e hershem

    Ndermes shume teorive ekzistente te koheve te ndryshme nje gje eshte mese e qarte per historianet Islam Shqiptar; qe dawa (thirrja) Islame e filluar qe ne kohe te Profetit a.s. ka vazhduar me hov dhe panderprere mes Muslimaneve gjate gjithe koheve. Zbulimet me te fundit historiografike dhe faktet e mirenjohura historike kane treguar se Islami, shume kohe perpara se ta arrinte mes Shqiptareve Evropian ka qene fe e Sicilianeve, Spanjolleve, nje pjese te Frankeve, fiseve Hungareze etj…

    Persa i perket Islamizimit te Shqiptareve fakti me i pranueshem mes mendimtareve Islam Shqiptar eshte se Islami per here te pare ne trevat e kolonizuara Shqiptare eshte sjelle nga misionet Islamike te Dawas se Turqve para-Osmanik ne trevat e Turqise Aziatike rreth viteve 1000 te eres Romane. Gjeneralizimi i fakteve i ka cuar historianet qe te besojne se per here te pare misioni me i qendrueshem (dhe me qarte i dokumentuar) i perhapjes se Islamit mes Shqiptareve i ka perkuar apostullit turk te Islamit Sari Salltikut.

    Pervec teqeve te shumta dhe vendeve perkujtuese qe sot e kesaj dite ekzistojne neper Shqiperi dhe Kosove dhe qe dokumentojne qarte ardhjen dhe predikimin e Sari Salltekut, mes Shqiptareve, fenomenin Sari Salltek, ne cuditerisht e gjejme edhe ne shume vende te tjera te Evropes qe u Islamizuan nga “Sari Sallteku” i cili duket qe te kete qene me shume se nje “Sari Salltek”.

    Nexhat Ibrahimi ne studimin e tij rreth Sari Salltekut ne librin “ISLAMI NĖ TROJET ILIRO-SHQIPTARE GJATĖ SHEKUJVE” ka vene ne dukje:

    Konsiderohet se paraqitja e Sari Salltikut dhe puna misionare e tij paraqesin njė periudhė shumė tė rėndėsishme nė pėrhapjen e besimit islam nė Rumelinė e atėbotshme, e veēanėrisht nė trojet tona shqiptare, para ardhjes sė osmanlinjve.

    Sipas legjendave qė gjenden nė “Sejjahet-namen” (Udhėpėrshkrimin) e Evlija Ēelebiut, Sari Salltuku nė Turkestan mori urdhrin nga Hoxha Ahmed Jeseviu: “I dashuri Salltuk Mehmeti im! Ty tė dėrgoj nė tokat e Rumit. Shko nė vendin e shtatė mbretėrive dhe bėhu njeri me famė e i njohur.” Pas marrjes sė kėtij urdhri, Sari Salltuku me 700 dervishė tė vet, lojalė idesė sė tij, ka ardhur nė Anadoll…Po ashtu, sipas legjendave, Sari Salltuku e mori urdhrin nga hazreti Muhammedi: “Ēliroje Edirnen dhe bėre atė muslimane. Ymeti im mos ta braktisė kėtė vend”. Pas marrjes sė kėtij urdhri, dervishėt e tij luftėtarė u nisėn drejt detit dhe pėr herė tė parė arritėn nė brigjet e Rumelisė.

    Por pervec versionit Suffi qe shume Bektashi kane dashur qe ti hedhin Daiut (Predikuesit) te Pare te Islamit ne trevat Shqiptare, N.Ibrahimi ve ne dukje se Sari Sallteku ka qene Sunni Musliman ne:

    Mirėpo, sipas versionit tjetėr, Sari Salltuku paraqitet si sunit i vėrtetė. Abu’l-Hajr Rumiu, nė “Salltuk-namen” e vet tė shkruar rreth vitit 1450, Sari Salltukun e paraqet me origjinė prej familjes sė Muhammedit a.s. ... dhe se ky i ka takuar medhhebit hanefit. Edhe nė shumė burime (kronika) tė kohės, Sari Salltuku nuk ceket se ka qenė bektashi. Mbėshtesim mendimin e H. Kaleshit se bektashinjtė dhe tarikatet tjera e kanė pėrvetėsuar Sari Salltukun pėr vete, pėr shkak tė autoritetit tė tij nė popull dhe qėllimit tė tėrheqjes sė popullit pas tyre.

    Por sic eshte e ditur fenomeni “teqe e Sari Salltekut” mes Shqiptareve eshte nje fenomen mjaft i njohur, gje qe na le te besojme se perhapja e hershme e Islamit mes trevave Shqiptare nuk ka patur te beje me nje Sari Salltek POR ME NJE VAZHDE TE MADHE MISIONARESH Islam, te cilet POPULLI SHQIPTAR I KA GJENERALIZUAR ME TERMIN: SARI SALLTIK.

    Sic edhe N. Ibrahimi ka vene ne dukje ne librin e tij “ISLAMI NĖ TROJET ILIRO-SHQIPTARE GJATĖ SHEKUJVE” dawa Islame e te pareve Sari Salltek ne trojet Shqiptare te cilat ishin nen kolonizimin Sllavo - Latin dhe qe perjetonte dhunen inkuizitore kishtare, ka qene nje dawa e fshehte dhe e mundimshme ne Shqiperine e terrorizuar nga hordhite latine-serbo-greke saqe legjenda e Sari Salltekut tregon se:

    Sipas historianit H. Inalxhikut, Sari Salltuku … i veshur me rasė murgjish tė krishterė, predikonte Islamin nėpėr kisha …

    POR fenomeni Islamizues Shqiptar para - Osman “Sari Salltek” qe e ka sjelle Islamin mes Shqiptareve ka qene nje process i dhembshem per shume Muslimane te hershem pasi qe Shqiptaret duke jetuar nen inkuizicionet Sllave dhe Venedikase kane qene te ndaluar qe te ndjekin fene e lirise, Islamin.

    Si pasoje e kesaj mos lirie fetare dhe dhune religjioze kishtare, shume Muslimane te hershem kane qene te shtypur, nje shtypje qe ka shkuar aq larg saqe edhe ndertimi i xhamive dhe falja e xhumave mes Muslimaneve te hershem Shqiptar ka qene nje pamundesi. Kjo gje me qarte mund te shihet qarte edhe sot e kesaj dite ne trevat Shqiptare (te pakten mes hanefive te vjeter Shqiptar) te cilet perpara clirimit Osman, kane patur per zakon qe ne dite te xhumase te falnin ne vetmi 2 rekatet e xhuma namazit sebashku me namazet e zakonshme te ylese, keshtu qe namazi i xhumase ne trevat tona sot shkon deri ne 10 rekate namaz, dhe jo 2, 4 apo 6 qe gjendet ne vendet e tjera (ky fakt eshte vene ne dukje nga Haxhi Hafiz Sabri Koci ne nje nga hytbet e tij ne xhami te Sharres, Tirane, 1995). Ky lloj “sunneti shqiptar” i hershem ruhet edhe sot e kesaj dite mes pleqve hanefi Shqiptar dhe mund te verehet mjaft lehte neper xhamite e Shqiperise.

    Ēlirimi Islam

    Prej evropianėve mė sė shumti Islamin e pranuan shqiptarėt, dhe boshnjakėt tė cilėt fenė e vėrtetė e pranuan nėpėrmjet ēlirimtarėve tė shtetit Osman. Ata (boshnjakėt) janė patriotė tė pėrkryer, mirėpo numri i tyre nuk e kalon njė milion e gjysmė. [perhapja e islamit,Sami Frasheri. fq.22]

    Clirimi i tokave Shqiptare nga hordhite Sllave dhe Venedikase, unifikimi i Shqiperise Etnike dhe pranimi i Shqiperise ne Komonwealthin Islam Osman, pervec te mirave nacionale, padyshim qe luajti nje rrol suprem ne ndihmimin e procesit Islamizues te Shqiptareve.

    Duke qene se Shqiptaret vinin nga nje sistem mjaft i prapambetur feudal Evropian, ne nje sistem mjaft te avancuar shteteror te kohes te cilin Osmanet e gezonin ne kohet e tyre, ku liria e religjionit, e individit dhe mireqenia sociale ishin ato qe mbizoteronin ne sistemin Islamik Osman, shume Shqiptar feudal te kohes me deshire dhe kureshjte iu afruan fese se re Islame, e cila ishte nje nga komponentet kryesor te ketij civilizimi magjepes shtetesh Islame.

    Nen sistemet bursare te kohes (Devshirme) qe shteti Islam Osmali u orfonte shtetasve te tij per edukim dhe karrier ne Komonwealthin e Bashkuar Osman, mjaft feudal Shqiptar nxituan qe te shfrytezojne keto mundesi edukative duke derguar bijte e tyre me studime ne Stamboll (New Yorkun e kohes) dhe neper anet e tjera te Shteteve Osmane. Por dergimi i mjaft i bijve te familjeve krishtere Shqiptare neper keto institucione te dijes Islame dhe asaj bashkekohore, i la mjaft nxenes te ketyre institucioneve qe te bien ne kontakt me dijen e paster Islame, keshtu qe ata te pranonin fene e dijes se vertete religjioze boterore, Islamin.

    Te njejtet studente Shqiptare, tashme te edukuar neper keto banka shkollash edukative Islame, ishin ata qe me vone u kthyhen ne tokat Shqiptare per te ndertuar institucionet e fese Islame, e cila me vone do te kthehej ne fene mbare kombetare te popullit Shqiptar.

    Studentet e bankave te ketyre institucioneve te hershme Islame te Shteteve te Bashkuara Islame, do te ishin ata qe me pas do ti predikonin mbare popullit Shqiptar fene Islame. Per kete i derguari i Papes, Marino Bizzi qe vizitoi Shqiperine me 1610 shkruante se:

    Perhapja e Islamit mes Shqiptareve nga “hoxhallare te zellshem dhe mullahe te sinqerte eshte eksploduese dhe teper entuziaste”. Ndermjet viteve 1620 dhe 1650 me teper se 300.000 Shqiptare te Krishtere pranuan Islamin. (citati marre nga A. Bogdan, Leter ne Islamizimin e Shqiptareve, IIU Pakistan)

    Per temen e Islamizimit te Shqiptareve ne kohet e mesjetes, historiane Evropian me fame boterore si T.W. Arnold dhe te tjere kane vertetuar ne shume raste se Islamizimi i Shqiptareve ka qene nje proces paqesor dhe i kerkuar nga vete Shqiptaret, kjo ide eshte ne kundershtim me “war propagand-en” e sotme te disa lunatikeve mesjetar te cilet mundohen te shtremberojne historine e popullit Shqiptar, duke u munduar te “bindin” popullin Shqiptar se Islami eshte “fe e turkut”.

    Ne te kundert, pervec faktoreve te lartepermendur te Islamizimit te Shqiptareve, nje faktor mjaft i rendesishem qe ka kontribuar ne Islamizimin total te Shqiptareve ka qene karakteri luftarak qe Shqiptaret kane patur gjate gjithe historise. Kete faktor te cilin mjaft fatkeqesisht edhe shume historian Shqiptar shihet qe ta harrojne eshte kontributi militar qe SHQIPTARET KANE DHENE NE trupat speciale luftarake Islame te mesjetes: JENICERY KOMANDOT dhe neper rradhet e tjera te ushtrive dhe reparterve militare Osmane.

    Shqiptaret duke qene luftetaret dhe nje nga rracat me te mira, zgjuara dhe te forta ne Unionin Islamik te Osmaneve, gjithnje jane shikuar me admirim dhe kane zene poste te rendesishme ne shtet. Keshtu qe shume Shqiptare qe kane sherbyer ne Garden Jeniceri, kane pat qene Shqiptar te ftuar ne ate Unit Militar nga Sulltanet Osman, te cilet (Shqiptaret) pas edukimit te tyre laik dhe religjioz kane pranuar fene Islame, dhe keshtu jane bere bodyguardat besnik te numrit Nje te shteteve Osmane, Sulltanit.

    Pas mbarimit te sherbimit te tyre ne Shtet, shume nga keta Shqiptare te cilet kane qene “ruajtesit” dhe “Mbrojtesit e Islamit” (titull per Sulltanin) jane kthyer te pasuruar dhe te ndritur me dije Islame ne trevat e tyre Shqiptare, dhe si pasoje kane ISLAMIZUAR TREVAT E TYRE SHQIPTARE, nga ku ata kane rrjedhur. shumica e Jenicereve ishin Shqiptare … Pavlo Giovio (1541)

    Nje prej tyre ishte nga Butrinti, pasi pranoi Islamin dhe morri edukim ne gjuhen Arabe, ne kohe te Sultan Sulejman Kanunit, u be i famshem i njohur si Ibrahim Pasha (Giovio 1555).

    Nje tjeter Shqiptar qe rridhte nga nje familje e thjeshte me origjine nga malet e Artes dhe qe u rrit hap pas hapi per tu bere gjeneral i famshem ishte Sinan Pasha (Chalcondile 1662).
    [citimet marre nga E. Jacuqes, 1995]

    Procesi i Islamizimit te Shqiptareve gjate historise Islamizuese te Shqiptareve ka patur nje progress me te shpejte ne qytete sesa ne fshatra. Ne Shqiperi (Republiken krijuar nga Londinezet) nder qytetet qe me shpejt u Islamizuan ishin ato te Elbasanit, Shkodres, Prizrenit, Vlores, Delvines dhe Ohrit. Kurse neper vendet e thelleta malore si ato neper malet e veriut Alpin te Shqiperise procesi Islamizues ishte me i avashte dhe i vonet.



    Edited by: katundari

Tema tė Ngjashme

  1. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •