Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Kosove: Fillojne Kercenimet Para Zgjedhore

    Zyrtarėt hetues i sqarojnė kėrcėnimet e fundit
    enigmatike


    Kush e kėrcėnon me vrasje publicistin Nazmi Lukaj ?

    Kėto kėrcnime janė mjete tė pandershme tė luftės politike, janė mjete tė terroristeve dhe tė vagabondėve (tė klaneve politiko – kriminale tė zonės sė Dukagjinit), tė atyre qė nuk e kanė burrėrinė, kapacitetin dhe kurajon tė dalin dhe tė pėrballohen nė mėnyrė civile me ēdo kundėrshtar, ose me tė vėrtetėn.

    Pas botimit ditė mė parė nė “Pavarėsia” tė lajmit pėr kėrcėnimin e publicistit Nazmi Lukaj, njė burim zyrtar ndėrkombėtar ka dhėnė sqarime se kush po pėrpiqet tė krijojė kaos ose t’i pėrgjakė duart me gjakun e veprimtarėve dhe patriotėve tė zonės sė Pejės, e tė Dukagjinit nė tėrėsi. Zyrtari ndėrkombėtar ka folur edhe rreth pistės sė hetimeve qė po bėhen rreth kėrcėnimit ndaj publicistit Nazmi Lukaj, dhe ka zėnė nė gojė emrat e disa prej pėrgjegjėsve tė mundshėm.

    KUSH FSHIHET PRAPA KĖTIJ KĖRCĖNIMI?

    Zyrtari hetues ndėrkombėtar ka pohuar:“Rasti i kėrcėnimit ndaj publicistit Nazmi Lukajt lidhet me rastet e mėhershme tė planifikuara ndaj figurave politike tė LDK-sė. Kėrcėnimet ndaj tij lidhen me faktin se profesioni i gazetarit nė Kosovė, gjatė fushatės parazgjedhore, ndonjėherė ėshtė i rrezikshėm.

    Sepse shumė prej tyre kanė guximin tė bėjnė tema kritike. Nga ta, pėr kėso temash shquhet edhe publicisti Lukaj”. Zyrtari hetues thotė nė vazhdim se gazetarėt kėrcenohen, porse kėto kėrcėnime janė mjete tė pandershme, janė mjete tė terroristėve dhe tė vagabondėve, tė cilėt nuk e kanė burrėrinė, kapacitetin dhe kurajon ta pėrballojnė nė mėnyrė civile ēdo kundėrshtar, ose tė vėrtetėn.

    Sė kėndejmi, dihet se publicisti Nazmi Lukaj ka marrė kėrcėnime serioze. Pėr ta ndalur nė punėn e tij, kėrcėnusesit qė disa herė e kanė kėrcėnuar familjen e tij, duke kėrkuar prej saj qė ta ndalė Nazmiun qė tė mos shkruajė tema kundėr kriminelėve dhe shėrbimeve sekrete, dhe qė tė mos e pėrkrahė mė LDK-nė.

    Pėrndryshe, i kanė thėnė, do tė pėsoni edhe ju, e jo vetėm Nazmiu. Burimi ndėrkombėtar pėr “Pavarėsinė” ka thėnė se” kėrcėnuesit e dhunshėm ,qė u pėrpoqėn ta frikėsojnė dhe ta kėrcėnojnė Nazmi Lukajn, ndoshta janė duke parapėrgatitur kaos dhe trazira gjatė fushatės zgjedhore nė Kosovė.” Para dy muajve, dikush telefonoi nė shtėpi e mė tha: “ A je nėna e Nazmiut?”.

    I thashė, po. Mė tha:”Mė vjen keq qė po ta jap kėtė lajm, por nė Nazmiun sot kanė bėrė atentat disa persona, deri sa po kthehej pėr Prishtinė.

    Nazmiu ėshtė nė gjendje tė rėndė dhe gjendet nė shok dhomė. Nuk dihet a do tė shpėtojė a jo”, thotė nėna e Nazmiut, Shyta.

    ”Duke menduar se vėrtet ėshtė lajm i vėrtetė, pėr dy orė kemi qajtur tėrė familja. Nuk besonim as kur dr. Adem Hajdaraj (vėllai i deputetit Smajl Hajdarajt tė ndjerė, me tė cilin publicisti Nazmi Lukaj ka qenė shumė i afėrt-plotėsim yni)- na tha se “Nazmiu ėshtė nė Prishtinė shėndosh e mirė”, shton ajo.

    “Edhe kur fola me Nazmiun, pas dy orėsh, mė bėhej se isha nė ėndėrr”. (Pasi Nazmiu e kishte pasė telefonin tė mbyllur, pėr dy orė familja e tij ka menduar se vėrtet nė tė kanė bėrė atentat).

    Nazmiut kėrcėnime tė tilla i kanė bėrė edhe pas shkrimeve qė ka pasur pėr deputetin Smajl Hajdaraj dhe kolonel Tahir Zemėn, me tė cilat e ka denoncuar me tėrė forcėn krimin politik, duke kėrkuar nga SHPK-ja dhe Policia e UNMIK-ut qė t’i godasė pėrfundimisht shėrbimet sekrete.

    Edhe para pak ditėsh, pasi ėshtė kėrcėnuar vetė Nazmiu, dikush tjetėr ka thirrė nė telefon nė familjen e tij.

    Dhe i ka thėnė nėnės sė tij: ”Thuaji Nazmiut se i ke sekondat e fundit tė jetės. Shtrenjtė do t’i kushtojnė shkrimet kundėr shėrbimeve sekrete dhe pėrkrahjes qė po ia bėn LDK-sė.

    Ose ndikoni te ndjali tė ndalet, ose bashkė me tė do t’ju vrasim edhe juve tė gjithėve”.

    Por, qė tė mos dėmtohen hetimet lidhur mė kėtė rast, burimi ndėrkombėtar ka cekur vetėm ndonjė emėr tė mundshėm qė ka urdhėruar tė kėrcėnohet publicisti Lukaj.

    Sipas tij, kėrcėnuesit janė pjesėtarė tė klaneve politiko – kriminale tė zonės sė Dukagjinit.

    A EKZISTOJNĖ GRUPACIONE APO ORGANIZATA SEKRETE ILEGALE NĖ KOSOVĖ, SI SHIK ETJ ?

    Nė pyetjen se a ka tė dhėna se nė Kosovė ekzistojnė organizata ilegale sekrete, sikurse SHIK-u i Kosovės, zyrtari hetues tha se nė ēdo vend ekziston rrjeti i krimit tė organizuar.

    Ai ėshtė e pėrfshirė nė tė gjitha llojet e aktiviteteve kriminale, si nė prostitucion, pornografi, trafikimin e drogės, reket, trafikim armėsh, falsifikime etj.

    Do tė ishte mirė qė Kosova tė ishte e ēliruar nga kėto dukuri, por nuk ėshtė kėshtu.

    Nė Kosovė ekzistojnė organizata kriminale me sistem mjaft tė organizuar, dhe kjo pėr shkak se nuk janė formuar njėsitė speciale pėr t’i luftuar kėto lloje tė krimeve-ka thėnė ai.

    “Ju mė pyesni se a ekzistojnė organizata sekrete, sikurse shėrbimet sekrete tė huaja, tė cilat punojnė nė Kosovė pėr ta destabilizuar kėtė?

    Nėse ne hetuesit do t’i njihnim kėto organizata, do t’i shkatėrronim dhe do t’i arrestonim agjentėt e tyre.

    Ne nuk do tė tolerojmė organizata sekrete, tė cilat punojnė kundėr popullit tė Kosovės, dhe tė cilat i sfidojnė autoritet e ligjėvenėse”, ka shtuar zyrtari nė fjalė.

    ORGANET HETIMORE DUHET TĖ NDĖRMARRIN NJĖ LUFTĖ MĖ TĖ ASHPĖR KUNDĖR GRUPACIONEVE SEKRETE

    Nga ana tjetėr pėr opinionin publik tė Kosovės ende mbetet mister se kush mund tė jenė kokat e krimit qė po planifikojnė kėrcnime ose vrasje tė reja?!!!

    Kush janė ata qė po pėrpiqen t’i pėrgjakin qytetarėt e Kosovės, e cilėt janė pėrgjegjėsit e kėrcėnimeve?

    Kėrcėnimet dhe vrasjeve politike tė mėparshme, qė ndodhėn nė Kosovė, kishin tė bėnin me mardhėniet e njėrit kah politik (LDK-sė etj.) dhe tjetrit (PDK,AAK, etj), mes individėve rivalė, figura politike, dhe tė cilėt me veprime tė ndryshme individuale po pėrpiqen tė krijojnė efekte tė ndryshme politike, me pėrfundimet qė vetė kėta individė mendojnė t’i arrijnė.

    Njė gjė e tillė po dėshmohet edhe kėto ditė, kur tashmė nė sipėrfaqe kanė dalė publikisht kėrcnimet ndaj publicistit Nazmi Lukaj, ose ato tė mėprashme ndaj figurave politike tė LDK-sė.

    Nė periudhėn e pasluftės nė Kosovė, janė krijuar grupacione sekrete, siē SHIK-u i Kosovės dhe grupacione tė tjera, tė ngjajshme. Kėto grupacione ishin ose vazhdojnė tė jenė pjesėtarė- njerėz tė prapė, tė gatshėm pėr tė kurdisur kudo komplote dhe pėr tė jetuar vazhdimisht ata vetė nė mes tė kėtyre komploteve.

    Nė shumė raste ėshtė dėshmuar se kėto grupacione sigurimcash kanė marrė rolet e hetuesve, tė agjentėve, tė komandantit dhe xhelatit, dhe janė njerėz pa miq dhe shpesh edhe pa farefis.

    Nė pjesėn mė tė madhe pa profesion, pa edukatė dhe mjeshtėr pėr tė kryer survejime dhe vrasje.

    Aktualisht nė Kosovė, megjithse tė shpartalluara, aty kėtu, nė qetėsi vazhdojnė dyluftimet nė mes tė kėtyre grupacioneve dhe autoriteteve ligjėvėnėse.

    Kėrcėnimet bėrė kėtyre ditėve publicistit Nazmi Lukaj, ose edhe ndonjėrit prej anėtarėve tė LDK-sė, ėshtė edhe njė fakt se kėto grupacione sekrete po pėrpiqen ta shuajnė rezistencėn e rivalėve partiakė tė tyre.

    Vetėm njė reagim efikas i KFOR-it, Policisė sė UNMIK-ut dhe tė SHPK-sė do ta parandalojė rrezikun pėr krime tė reja.

    Andaj organet gjyqėsore-hetimore dhe ndėshkimore duhet ta ndėrmarrin njė luftė mė tė ashpėr, nė shkallė tė gjėrė, kundėr anėtarėve tė grupacioneve nė fjalė, pėr tė zotėruar pėrfundimisht qetėsia nė vend dhe pėr t’i parandaluar vrasjet e reja me motive politike.

    Pavaresia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-08-2015 mė 12:30
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-09-2004
    Postime
    2
    Cfarė lidhje ka me zgjedhjet kercnimi qė i bėhet njė gazetari!! A nuk janė gazetarėt personalitete mbi partiake???

    Nė artikullin e postuar nga i nderuari Arb nuk thuhet asnjė fjalė se kercnimet ndaj gazetarit Lukaj dhe familjes se tij , janė tė nderlidhura me zgjedhjet nė Kosovė.

    Nė cdo shoqėri ku demokracia ėshtė e brishtė, ekzistojnė grupe interesash qė i pengon ecja pėrpara e proceseve demokratike. Gazetarėt duhet tė rreshtohen nė rreshtat pararojė tė ecjes drejt njė shoqėrie demokratike duke u vėnė nė pozita mbipartiake, e jo tė trumpetojnė pėr njė forcė tė vetme politike.

    tung

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rapsod..

    gazetari ka te drejte te "trumpetoje" ndac per partite ndac per mbi partite..
    Ne rastin e nazmi Lukes nuk eshte ceshtja se per ke "trumpeton" gazetari por se dikush ne Kosove "trumpeton" jo me pende por me kallash..

    ketu duheshe te ndaleshe ti Rapsod.. ne postimin tend te pare ne Forum..
    Mirpo ti per fat te mire ( fat i mire se zbulove llojin tend) e kalove kryetemen e ceshtjes..pra Kercenimet per likujdime e Vrasjet mbas shpine.. e kerceve ne tela ciftelie vallen e cinikut.. te atij qe Jeta e Njeriut nuk i ben pershtypje..
    Pra ti rapsod qe ne postim te pare u rreshtove ne krah te Kercenues-kallashave..

    Nazmi Lukaj eshte HERO i Dites ne Kosove sepse Ai lufton me pende per triumfin e Asaj DEmokracie te Brishte qe doni ta mbysni ju soji i Krimineleve..

    I urojme jet te gjate guximtarit e gazetarit demokrat nazmi Lukes dhe familjes se tije e urojme kapje te shpejte e denim shembullor te bandave te PDK-AAK-se e sorrollopit tjeter enverist..

    ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kryetari Rugova ka bėrė thirrje pėr fushatė tė qetė dhe nė frymė tolerante Zgjedhjet 2004

    Nė ditėn e parė tė fushatės elektorale kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova ka bėrė thirrje pėr fushatė tė qetė dhe nė frymė tolerante.

    Hapja e fushatės zgjedhore ėshtė momet me rėndėsi pėr Kosovėn. Zgjedhjet do ta forcojnė rendin demokratik nė Kosovė.

    Janė tė rėndėsishme pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, pėr zhvillimin ekonomik dhe krijimin e tė mirave pėr tė gjithė qytetarėt dhe pėr integrim nė BE, NATO dhe miqėsi me SHBA-tė.

    Jam i bindur se ne tė gjithė do tė angazhohemi pėr zgjedhje tė qeta, tė lira dhe demokratike e fer, sepse Kosova e ka dėshmuar kėtė nė zgjedhjet e mėparshme.

    Duke patur parasysh rėndėsinė e tyre ju bėjė apel tė gjithėve tė votoni sipas dėshirės, bindjes dhe vullnetit tuaj qytetar”.

    RTK
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    rronfte rugove, gjithmone ka fitu dhe do te fiton a doni me dite pse... se kurr ne jete nuk ka sha ndonje nga partit tjera vetem e ka kqyren punen e ti dhe te kosoves dhe per ata shqiptaret e duan rugoven. keshtu eshte burri fjal pak e pune shume, jo si grat e kqia duke e mush gojen m*t, shaj ata e shaj k“ta
    moj e mira bash kurkun hiq

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Edhe kjo ėshtė fushatė parazgjedhore!

    Skėnderaj, 18 tetor - Dje rreth orės 2. 2O tė mėngjesit ėshtė sulmuar me breshėri plumbash selia e Degės sė LDK-sė nė Skėnderaj, e cila ėshtė sulmuar nga ana e pėrparme e saj.


    Nė bazė tė sasisė sė plumbave tė shkrepur qė dėshmonin gėzhojat e gjetura nė vendin e ngjarjes dyshohet se nė sulm kanė qenė tė pėrfshirė dy ose mė shumė persona.

    Njėsiti i hetuesisė nga policia rajonale nė Mitrovicė ka dalė nė vendin e ngjarjes ka bėrė incizimin e zyrės dhe terrenit pėrreth si dhe ka mbledhur gėzhojat e plumbave.

    Si pasojė e kėtij sulmi janė dėmtuar xhamat e zyrave dhe njė kompjuteri i kėsaj zyre. Ky akt kriminal ka shqetėsuar pa masė qytetarėt e kėsaj komune.

    Kjo ėshtė hera e dytė qė sulmohet kjo zyrė pasi qė njė sulm i ngjashėm ka ndodhur edhe para zgjedhjeve tė kaluara.

    Po ashtu po nė atė kohė dje nė mėngjes ėshtė sulmuar shtėpia e Brahim Rrecit, anėtar i Kryesisė sė kėsaj Dege ku ėshtė vendosur fotografia e presidentit Rugova me senatorin Bob Dol, e cila po ashtu ėshtė shpuar me 46 plumba.

    Kosovaret
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Une mbase po nderhyj pa vend se nuk jam prej Kosove, por njilloj edhe ne zgjedhjet qe bahen ne Shqipni jane klane e grupe trafikantesh qe duke mos pase besimin e popullit mundohet te imponohen me dhune (ne Shqipni edhe me korrupsion e blerje komisioneresh).

    Meqe ne Kosove prezenca e UNMIK e zvogelon korrupsionin zgjedhor, i jane kthyer mikut te perhershem (kallashit).

    Keto funderrina kriminele te pa-afte me prodhue ide e zgjidhje, per interesa private, rrezikojne fatin e gjithe vendit si ne Kosove apo ne Shqipni, duke na paraqite para botes si te pacivilizuem, te pa-afte me ba zgjedhje e shtet normal.

    Me kete soj tarafit na rreshtohena me Afganistanin. Fatkeqesi e madhe per kombin po te vijne ne pushtet keta kriminela pa atdhe.

    Uroj qe Kosoves te mos i vijne per hise shoku i Nano hajdutit (qe shkon ne buzuqet e Athines diten kur u varrosen 15 femijet, apo ne pishinat e Stambollit kur mbyten gomonet me emigranta), po as shoku i Berishes qe e ka mendjen te dekoratat e medaljet e nen hunden e tij vidhen paret e shqiptareve e shkatrrohet vendi.

    Rugova ndoshta nuk ka shume ne dore, po ka fituar respektin e politikaneve te botes jo me servilizem e as e ka frike kush, por se eshte intelektual, ka horizont, i thjeshte, e don popullin e vet dhe nuk perdor dhune (e cila bjen prap dhune).

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po de "sigurimcat" e rugoves u munduan tua mveshin ket "sulum"partive kundershtare por nuk ju shit ama bash hiq dhe me ket ldk-ja veq se tregoi se eshte para kapitulimi dhe veshtir se do te pranon humbjen qe do te psoi me 23 tetor.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Une mbase po nderhyj pa vend se nuk jam prej Kosove, por njilloj edhe ne zgjedhjet qe bahen ne Shqipni jane klane e grupe trafikantesh qe duke mos pase besimin e popullit mundohet te imponohen me dhune (ne Shqipni edhe me korrupsion e blerje komisioneresh)............
    I nderuar Labeat,

    Mbase nuk kam pasur rastin te lexoj asnje nga ato 279 mesazhe te postuara ne Forum, por ky mesazh qe sapo lexova nga ju, me bindi se keni nje ze te drejte dhe te paster kombetar.

    Ju lumte per kete mesazh te shkurter qe ka te bej me Fushaten Paraelektorale ne Kosove.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Po de "sigurimcat" e rugoves u munduan tua mveshin ket "sulum"partive kundershtare por nuk ju shit ama bash hiq dhe me ket ldk-ja veq se tregoi se eshte para kapitulimi dhe veshtir se do te pranon humbjen qe do te psoi me 23 tetor.
    Llap, i bindur edhe te ne humbjen e LDK-se.

    Mbaje veten o Burre deri ne fillim te javes tjeter, kur edhe mesojme per rrezulltatin perfundimtar te ketyre zgjedhjeve.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  11. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Arb
    Edhe kjo ėshtė fushatė parazgjedhore!

    Skėnderaj, 18 tetor - Dje rreth orės 2. 2O tė mėngjesit ėshtė sulmuar me breshėri plumbash selia e Degės sė LDK-sė nė Skėnderaj, e cila ėshtė sulmuar nga ana e pėrparme e saj.


    Nė bazė tė sasisė sė plumbave tė shkrepur qė dėshmonin gėzhojat e gjetura nė vendin e ngjarjes dyshohet se nė sulm kanė qenė tė pėrfshirė dy ose mė shumė persona.

    Njėsiti i hetuesisė nga policia rajonale nė Mitrovicė ka dalė nė vendin e ngjarjes ka bėrė incizimin e zyrės dhe terrenit pėrreth si dhe ka mbledhur gėzhojat e plumbave.

    Si pasojė e kėtij sulmi janė dėmtuar xhamat e zyrave dhe njė kompjuteri i kėsaj zyre. Ky akt kriminal ka shqetėsuar pa masė qytetarėt e kėsaj komune.

    Kjo ėshtė hera e dytė qė sulmohet kjo zyrė pasi qė njė sulm i ngjashėm ka ndodhur edhe para zgjedhjeve tė kaluara.

    Po ashtu po nė atė kohė dje nė mėngjes ėshtė sulmuar shtėpia e Brahim Rrecit, anėtar i Kryesisė sė kėsaj Dege ku ėshtė vendosur fotografia e presidentit Rugova me senatorin Bob Dol, e cila po ashtu ėshtė shpuar me 46 plumba.

    Kosovaret
    Unė nuk jam anėtar i asnjė partie por mendoj se ky akt ėshtė i dėmshėm jo vetėm pėr Partinė Demokratike por edhe gjithė kombin.
    Kjo zonė ka votuar mbi 95 pėrqind pėr Partinė Demokratike, atje edhe sot anėtarė tė Lidhjes Demokratike kanė probleme pėr tu futur si civil nė rradhė tė parė e jo mė tė futen tė armatosur e tė bėjnė gjė tė tilla.
    Kėshtu qė ky akt shihet shumė qartė se ėshtė bėrė ose nga struktura tė Partisė Demokratike, ose nga simpatizantė tė kėsaj partie. Urojmė tė jetė e dyta.
    Nėse ėshtė bėrė nga vet strukturat e Partisė Demokratike atėherė Partia Demokratike duhet ti shkarkoj dhe arrestoj vet ata qė kanė bėrė akt kriminal.
    Nėse ėshtė bėrė nga simpatizantė tė saj, atėherė Partia Demokratike nė rradhė tė parė pėr interesat e saj e pastaj edhe pėr ato kombėtare, duhet t'i denoncoj hapur kėto krime, duhet t'i luftojė ata qė kanė bėrė kėtė akt kriminal dhe ti arrestoj apo ndihmoj policisė nė arrestimin e tyre sa mė parė.

    Nė Dardani zgjedhjet (me pėrjashtim tė kėtyre veprave kriminale politike) janė mbajtur mirė gjithmonė dhe nuk kemi pasur asnjėherė kontestim tė tyre, kėshtu qė nuk kemi aspak dyshim se ato edhe sivjet do tė mbahen tė rregullta si gjithmonė. Por Partia Demokratike duhet tė denoncojė krimin, tė luftojė atė, dhe tė ndihmojė nė krijimin e njė klime sa mė pozitive e demokratike nė vend.
    Poashtu edhe partitė tjera. Pastaj edhe shtypi partiak duhet tė ndihmojė nė krijimin e kėsaj klime pozitive e demokratike e jo ti fryj pėrēarjes dhe tu jap motive atyre hedhurinave e mbeturinave kriminale pėr tė bėrė vepra tė tilla kriminale.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    dodon
    Ti vet po e din qe ky akt eshte i damshum per vet Partin Demokratike e perse pra te kryejn ket akt antaret e PDK-se apo simpatizantet e saj qe gjithashtu e din qe me se shumti i siellin dame PDK-se???
    Me qudit se si e paske harrue sherbimin famkeq serb qe vepron ne Kosove!
    E sa i perket qe antaret e ldk-se kan probleme te futen ne ket zon je gabim sa je i madh se jo vetem antaret e ldk-se por atje jan edhe sigurimcat e rugoves ne krye me fadil e gani gecin e disa oficer te KOS-it e ishe puntor te UDB-es qe tani jan ne ekipin e sigurimit te rugoves.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ajo ėshtė zona qė kanė votuar me mė shumė se 95 pėrqind pėr Partinė Demokratike, kėshtu qė nuk mund ta bindėsh askė qė dikush nga LDK-ja ka sulmuar veten e tyre aty.

    Pėr kėtė mė sė miri mund tė na bind vet Partia Demokratike dhe simpatizantėt e saj qė janė mė shumė se 95 pėrqind e gjithė banorėve atje. Pra, edhe nėse nuk e kanė bėrė kėta, ėshtė shumė e lehtė pėr ta qė tė gjejnė autorėt e krimit apo edhe ta ndihmojnė nė gjetjen e tyre.
    Pastaj PDK-ja pėrveē kėsaj duhet tė denoncoj krime tė tilla menjėherė, megjithėse vetėm me denoncime nuk i beson askush por edhe tė dėshmoj qartė se nuk ėshtė pas kėtyre krimeve duke luftuar ato haptas dhe ndihmuar policinė nė kapjen e atyre qė kanė bėrė kėto krime (pa marrė parasysh kush e ka bėrė).
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ok dodoni une nuk desha qe ta bindi askend sepse ket pun e din edhe femijet qe askush nuk punon ne dam te vetin pra as PDK-ja por nejse edhe qe ate zon e sundon PDK-ja nuk i ka kompetencat e plota si nuk i ka as kosova ne pergjithsi prandaj me qudit se si thua te zbuloi rastin .
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ka shumė qė punojnė nė dėm tė vetin, dikush me dije e dikush me padije.
    Prandaj edhe PDK jo vetėm qė nuk duhet tė punoj vetė nė dėm tė vetin por as tė mos lejoj dikė tjetėr qė tė punoj nė dėm tė saj (me metoda dhe akte kriminale si kjo).
    Ėshtė e pamundur qė dikush nga kėta 95 pėrqind tė mos ketė parė ndonjėgjė, apo tė mos dijė se kush e ka bėrė krim. Apo edhe nėse ėshtė e mundur qė nuk di kush gjė pėr kėtė krim, atėherė pėr krimin e parė (sulmin e parė) nė kėtė zyrė, apo pėr vrasjen e atyre para njė viti nė Skenderaj, pra dikush nga kėta 95 pėrqind tė simpatizantėve tė PDK-sė ka parė ndonjė gjė nė kėto krime edhe nėse nuk i ka bėrė vet. Dhe kėto fakte duhen dhuruar SHPK-sė dhe UNMIK-ut qė pastaj do tė bėjnė arrestimin e tyre dhe nuk do tė lejojnė qė ata kriminelė tė punojnė mė kundėr PDK-sė nė zonat/bastionet e PDK-sė. PDK deri tani nuk ka bėrė asgjė, bile as denoncuar por nė shkrime tė saj nė njėfarė mėnyrė i ka pėrkrahur kėto krime duke shkruajtur se kėta njerėz nuk kanė qenė tė mirė e kėshtu e ashtu. Prandaj edhe nuk ka marrė votat e shumicės asnjėherė dhe nuk do tė marr votat asnjėherė, pėrderisa nuk ndryshon. Edhe nė luftė, asnjė nuk ėshtė futur pėr Thaēin apo pėr atė e pėr kėtė individ. Janė futur pėr lirinė e Dardanisė dhe ribashkimin me Shqipėrinė, dhe jo pėr Dardani me krime e sulme politike.

    Pra, mbi PDK-nė bie pėrgjegjėsia mė e madhe pėr kėtė rast dhe raste si kėto, dhe ajo duhet tė reflektojė, duhet ti denoncoj krime si to, duhet ti luftoj krime si kėto, duhet tė ndihmoj policinė nė arrestimin e njerėzve sikur kėto, nėse me tė vėrtetė do tė ardhme politike nė politikėn shqiptare.

    Poashtu shtypi partiak, duhet tė jetė shtyp demokrat dhe civilizues dhe jo shtyp qė krijon, nxit pėrēarje dhe jep motive kriminelėve pėr tė bėrė akte kriminale, sepse kjo ėshtė antishqiptarizmi mė i madh i kėtyre kohėve nė Dardani.
    Duhet tė jenė tolerant dhe jo tė pėrdorin ēfarėdo mėnyre e ēfarėdo mjeti nė luftėn politike pėr pushtet. Duhet tė konkurrojnė nė mėnyrė tė ndershme dhe me ide, plane, programe, projekte konkrete e specifike qė tė fitojnė votat e shumicės dhe tė triumfojnė mbi kundėrshtarėt politikė.

    Pėr punėn e kompetencave, edhe pse ato pak apo aspak luajnė rol nė kėtė ēėshtje, ato seicilėn herė e mė shumė po i marrim dhe poashtu edhe zgjidhja e statusit ribashkimi i Dardanisė me Shqipėrinė do tė bėhet shumė shpejt.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Pėrgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike tė shqiptarėve
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •