Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Bimėt mjekuese

    Mr. ph. Ismail Shurdhaj
    Gentianae radix; Gentiana lutea.L (Sanėza); Gentianaceae

    Pamja e bimės

    Drogėn e pėrbėn rrėnja e tharė dhe rizoma e mbledhur dhe e tharė nė vjeshtė.

    Gentiana ėshtė bimė e gjelbėrt shumėvjeēare, me gjatėsi deri nė 140 cm, me fletė tė mėdha dhe lule tė verdha, tė tubuara nė njė tubė lulesh, nėn sqetull tė fletės, nė pjesėn e sipėrme tė kėrcellit. Rizoma ėshtė e shkurtėr, e degėzuar me disa rrėnjė tė gjata e tė trasha. Rrėnja e freskėt ėshtė e butė, preket lehtė dhe nga brenda ėshtė e bardhė.

    Shtrirja gjeografike

    Rritet nė livadhet malore, lėndina, kullosa dhe nė malet e rralla, me lartėsi mbidetare deri 2.500 m. Ėshtė e pranishme sidomos nė rajonin e Ballkanit, nė Evropėn e Mesme dhe Jugore dhe nė Azinė e Vogėl.

    Nė Kosovė, Gentiana gjendet nė rethinėn e Prizrenit dhe atė tė Pejės, me pėrjashtim nė rajonet Pashtrik dhe nė Koretnik. Gentiana, sot nė tė gjitha vendet e botės ku rritet, ėshtė nėn mbrojtjen e shtetit pėr shkak tė pėrdorimit tė madh tė saj dhe rrezikimit tė ruajtjes sė saj, pėr arsye se ėshtė bimė e cila shumėzohet nė mėnyrė vegjetative, me ndihmėn e rizomeve dhe kokrrave , rasadeve nga farėrat.

    Droga

    Rizoma ėshtė cilindrike, nė pjesėn e sipėrme e trashė, ndėrsa nė pjesėn e poshtme e imtė me rrudha unazore. Rrėnja ėshtė dobėt e degėzuar me rudha, e gjatė 20-40 cm dhe me trashėsi 2-4 cm. Droga ėshtė e fortė nga jashtė, me ngjyrė tė verdhė deri nė tė kuqe tė mbyllėt. Nė ujė droga bymohet shumė . Nė prerjen e rizomės, nė mes shihet palca, ndėrsa nė rrėnjė unaza kambiale, e cila ndan lėvoren e ngushtė nga druri qė ėshtė tri herė mė i gjerė . Erėn e ka karakteristike, shijen sė pari tė ėmbėl e pastaj shumė tė idhėt.

    Rrėnja e Gentianės pėr pėrdorim medicinal duhet tė jetė e stabilizuar dhe, e pafermentuar. Droga e tillė fitohet kur rrėnja pas nxjerrjes nga toka pastrohet sė gjati, prehet dhe coptohet nė copa mė tė vogla dhe thahet shpejt nė thartore tė ngrohur nė 50-60 shkallė Celzius. Nė kėtė mėnyrė fitohet rrėnja me ngjyrė tė verdhė tė ndritshme, pa erė dhe me shije shumė tė idhėt.

    Pėr pėrdorim nė industri tė alkooleve tė idhėta (rakisė , aperitivit, likerėve…) kėrkohet rrėnjė e fermentuar . Kjo drogė, fitohet kur e gjithė bima, pas pastrimit, tubohet dhe ashtu lihet disa ditė tė fermentohet. Pastaj, thahet rrėnja e fermentuar e lincurės, e cila ėshtė me ngjyrė tė kuqe tė mbylltė - merko, me erė aromatike, tė kėndshme dhe mė pak e idhėt se ajo e fermentuar.

    Pėrbėrja

    Droga pėrmbanė afėr 20% genciopikrozide, pak alkaloid gencijanin, amarogentin, pastaj sheqerna tė dryshme: gencijanoz trisakaride, disakarid genciobioz, saharozė dhe sheqerna tjera: pektin, gentizin, vajra yndyrore, etj. Nuk ka amidon.

    Shija e idhėt e drogės vie nga genciopikrozidi dhe amarogentina. Kėto bashkėdyzime numėrohen si derivate tė monoterpenit dhe iridod - grupit.
    Meqė nė Gentianė ndodhen sheqernat e ndryshme tė lira (gencianoza, genciobioza, sakaroza nė sasi tė pėrgjithshme mbi 15%, tė cilat lehtė mund tė hidrolizohen deri te heksoza, tė nėnshtruara prishjes alkoolike, nė disa shtete rrėnja e freskėt e gentianės pėrdoret edhe si material pėr prodhimin e rakisė.

    Gentizina ėshtė substancė kristalore e verdhė e cila lehtė mund tė ndahet nga droga me mikrosublimacion nė temperaturė 200-210 shkallė Celzius, nė formė tė kristaleve gjylpanore, tė cilat nė tretjen ujore tė NaOH, treten me ngjyrė tė verdhė. Ky reaksion shfrytėzohet pėr identifikimin e rrėnjėve tė llojeve tė Rumex-sit, si falsifikat i rrėnjės sė Gentianės.

    Pėrdorimi

    Rrėnja e Gentianės ėshtė njėra prej drogave tė idhėta mė tė rėndėsishme (amara pura).

    Nė pėrdorimin medicinal pėrdoret pėr punimin e ekstrakteve (Extractum Gentianae siccum), tinkturave tė ndryshme (Tinctura Gentianae..), verės medicinale (Vinum Gentianae ferratum), ēajit tė ithėt (Species amarae), etj.

    Burimi: AFK
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

Tema tė Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •