Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5

Tema: Arratisjet

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Arratisjet

    Arratisja nga Kufiri eshte fenomeni me tragjik qe nuk po i ndahet popullit tone gjate 60 e ca viteve qe nga ardhja ne Pushtet e Shqiponjave partizane me Yll te kuq..

    Ja fati i nje familjeje..
    ------

    GSH
    -----
    DOSSIER

    Dėshmia e Deputetit tė Parlamentit shqiptar, 57-vjeēarit Et'hem Fejzollari: "Si u arratis babai im nė 1949-ėn, pasi tentuan ta ekzekutonin duke e detyruar ta hapte vetė gropėn"

    "Si u arratisa nga liqeni i Pogradecit me 16-pjestarėt e familjes nė '75"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė 25 qershor tė vitit 1975 kur vėllai ynė Feridoni sapo kishte dalė nga burgu, ne u mblodhėm dhe vendosėm qė tė arratiseshim me not nga Liqeni i Pogradecit. Por ky plan na dėshtoi pasi u diktuam nga nėna e cila na gjeti njė komardare tė madhe zetori nė bodrumin e shtėpisė, nė tė cilėn kishim lidhur disa dėrrasa. Nėna na mblodhi ne tė tre vėllezėrit dhe na tha: "Nuk ėshtė zgjidhje ajo qė keni mendur ju, mirė mua, po ku do t'i lini gratė dhe fėmijėt qė do tė mbeten rrugėve pa asnjė pėrkrahje dhe do tė kalbemi tė gjithė nėpėr internime. O tė ikim tė gjithė o tė vdesim tė gjithė, rrugėzgjidhje tjetėr nuk ka".

    Pas fjalėve tė nėns ne u bindėm dhe vendosėm qė tė iknim tė gjithė duke kaluar nėpėr Liqenin e Pogradecit dhe unė mora pėrsipėr qė tė ndėrtoja varkėn qė do tė na duhej pėr t'u arratisur. Pas tetė ditėve unė arrtita ta ndėrtoja varkėn nė bodrumin e shtėpisė dhe nė mesnatėn e datės 3 korrik 1975 duke u gdhirė data katėr, unė sė bashku me 16 pjestarėt e tjerė tė familjes mbėrritėn nė bregun tjetėr tė liqenit, nė Ohėr". Njeriu qė flet dhe deshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 57-vjeēari Et'hem Fejzollari, Deputet i Parlamenit shqiptar i Partisė sė Legalitetit, i cili rrėfen gjithė historinė e dhimbėshme tė familjes sė tij e cila pasi u persekutua pėr shumė vjet nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, nė korrikun e vitit 1975 u largua nga Shqipėria duke kaluar nė mėnyrė ilegale kufirin shtetėror me njė varkė tė vogėl nė Liqenin e Pogradecit. Po kush ėshtė familja Fejzollari dhe cila ėshtė e kaluara e tyre qė nga periudha e Pavarsisė kur Beshir Fejzollari shėrbeu si ushtarak i Qeverisė sė Ismail Qemalit? Cili ishte kontributi qė babai i Et'hemit, Haki Fejzollari dha gjatė viteve tė Luftės ku ai bashkė me Reshit Ēollakun krijoi celulat e para komuniste nė krahinėn e Pogradecit dhe mė pas u ikuadrua nė Brigadėn e Parė tė Mehmet Shehut si komisar kompanie. Cila ishte pėrplasja e parė e Haki Fejzollarit me regjimin komunist nė vitin 1945 kur ai shėrbente si Kryetar i Pushtetit vendor tė Pogradecit dhe pėrse ai kundėrshtoi arrestimet e bėra me urdhėr nga Tirana pas amnistisė qė ishte dhėnė nga qeveria? Cilat ishin debatet e Hakiut me Sekretarin e Parė tė Pogradecit Pirro Gushon dhe Kryetarin e Degės sė Brendėshme Nuēi Tira? Si e pėrgatitėn ata planin e fshehtė pėr ekzekutimin e Hakiut dhe si shpėtoi ai pa u pushkatuar nga kapiten Selman Vishocica, i cili e detyroi tė hapte vetė varrin e tij nė afėrsi tė rrugės nacionale pranė fshatit Udinisht? Si u gjend aty nė ato ēaste Ministri i Brendshėm Mehmet Shehu dhe pėrse ai dha urdhėr qė tė mos ekzekutohej Haki Fejzollari? Si u arratis Hakiu nga Shqipėria nė vitin 1949 dhe si erdhi ai tre vjet mė vonė nga Jugosllavia pėr tė takur familjen e tij nė kampin e internimit nė Kamėz tė Tiranės dhe si mundi qė t'i lironte ata nga internimi pasi mori peng Kryetarin e Degės sė Brendshme tė Pogradecit, Nuēi Tirėn? Si u persekutua mė pas familja e Haki Fejzollarit dhe si u arratisėn ata nė vitin 1975 nga Liqeni i Pogradecit? Cilat ishin dėnimet qė u dhanė pėr 17 funksionarėt e lartė tė Pogradecit qė u konsideruan pėrgjegjės pėr arratisjen e bujshme dhe si arriti deri nė Australi familja Fejzollari? Lidhur me kėto mistere e ngjarje tė tjera tė kėsaj familje na njeh me dėshminė e tij, Et'hem Fejzollari, i cili ėshtė kthyer nė Shqipėri nė vitin 1991 dhe aktualisht ėshtė Deputet nė Parlamentin shqiptar.

    Haki Fejzollari kundėrshton terrorin komunist
    Pėr meritat dhe kontributin e madh qė kishte dhėnė gjatė Luftės, babai i Et'hemit, Haki Fejzollari, qė nė dhjetorin e vitit 1944 ai u emėrua nė funksionin e Kryetarit tė pushtetit vendor pėr nėnprefekturėn e Pogradecit, pasi deri nė atė kohė ishte marrė me organizimin e Kėshillave Nac-Ēlirimtare. Ndėrsa Hakiu u caktua nė atė funksion tė rėndėsishėm si numri Njė i pushtetit vendor tė Pogradecit, Sekretar i Parė i Partisė Komuniste pėr atė nėnprefekturė ishte emėruar bashkėluftėtari i tij, Pirro Gusho. Ēarja e parė e madhe ndėrmjet Haki Fejzollarit dhe regjimit komunist tė Enver Hoxhės e ka zanafillėn nė vitin 1946, kur Qevria e Tiranės shpalli njė amnisti tė gjerė pėr shumė nga eksponentėt e Ballit dhe Legalitetit tė cilėt ajo i konsideronte si kundėrshtarėt e saj politik. Lidhur me kėtė, 57-vjeēari Et'hem Fejzollari dėshmon: "Nė atė kohė qė u dha ajo amnisti, shumė nga ata persona qė qėndronin nėpėr male nė arrati, si Nuri Udenishti, Beshir Placeri, Jaup Ēezma, Hasan Malellari, Tushi Laēkua etj, u kthyen dhe u dorzuan vetė nė Degėn e Brendshme tė Pogradecit. Por kėta persona tė cilėve iu bė thirrje qė tė dorzoheshin, nuk u falėn ashtu siē dhe iu ishte premtuar, por u pushkatun tė gjithė pa asnjė proces gjyqėsor. Kjo gjė e irritoi jashtė mase babain tim Hakiun, i cili shumė prej personave qė u dorzuan i kishte pasur bashkėluftėtarė nė ēetat e Brigadat partizane dhe ai ndjehej fajtor pėr atė pabesi qė po iu bėhej atyre. Babai e kundėrshtoi hapur ekzekutimin pa gjyq tė gjithė atyre burrave duke thėnė se njė pjesė e tyre kishin dhėnė njė kontribut tė madh gjatė luftės dhe se ai veprim ishte terrorizėm i hapur. Ky reagim i babait solli dhe konfliktin e tij tė parė me pushtetin komunist dhe konkretisht me Pirro Gushon, Sekretar i Parė i Partisė pėr Pogradecin dhe Nuēi Tirėn qė ishte Kryetar i Degės sė Brendshme tė qytetit tonė. Si rezultat i atij qėndrimi qė mbajti babai ndaj terrorit tė hapur komunist, ai u bė objekt i shumė kritikave nėpėr mbledhjet e ndryshme tė Partisė duke u cilėsuar si njeri qė pėrkrahte hapur reaksionin dhe elementėt antiparti. Kritikat ndaj Hakiut vazhduan pėr njė kohė tė gjatė pasi ai nuk i bindej vijės sė partisė dhe si rezultat i atij qėndrimi, atė e shkarkuan nga funksioni i Kryetarit tė Pushtetit vendor dhe e caktuan tė punonte si inspektor nė Ndėrrmarjen e Grumbullimeve po nė qytetin e Pogradecit", kujton 57-vjeēari Et'hem Fejzollari pėr babanė e tij Hakiun, i cili nga pozita e drejtuesit kryesor tė nėnprefekturės sė Pogradecit, nė vitin 1946 kundėrshtoi hapur terrorin komunist ndaj peronave qė u dorzuan pas dhėnies sė amnistisė.

    Arrestimi i Haki Fejzollarit
    Aty nga korriku i vitit 1949 ndėrsa Hakiu vazhdonte tė punonte si inspektor nė Ndėrrmarjen e Grumbullimeve shtetėrore tė Pogradecit, ai u arrestua sė bashku me disa shokė tė tjerė. Lidhur me kėtė, djali i tij Et'hem Fejzollari dėshmon: "Arrestimi i babait dhe i disa shokėve tė tij erdhi pas disa denoncimeve qė kishte bėrė Xhemal Manastrezi, i cili ishte futur nga organet e Sigurimit dhe pėr tė mos e dekonspiruar u arrestua edhe ai sė bashku me grupin ku bėnte pjesė babai, Haki Hadaj etj. Pasi i mbajtėn pėr tetė ditė tė arrestuar, babanė e shokėt e tij liruan dhe qė nga ajo kohė babai e la punėn fare dhe qėndroi disa kohė nė shtėpi. Mė datėn tetė gusht tė vitit 1949 babanė e thėrritėn nė zyrat e Komitetit tė Partisė, ku Sekretari i Parė Pirro Gusho bashkė me Kryetarin e Degės, Nuēi Tirėn, i kėrkuan falje pėr arrestimin qė i ishte bėrė dhe i propozuan qė tė fillonte punė qė atė ditė si pėrgjegjės nė Ndėrrmarjen e Grumbullimeve shtetėrore. Babai e pranoi atė detyrė pasi ai ishte akoma anėtar partie dhe qė tė nesėrmen mė datėn nėntė gusht atė e njoftuan se me porosi tė Komitetit tė Partisė, duhet tė shkonte me shėrbim nė qytezėn e Prrenjasit ku do tė merrej me organizimin e rekrutėve tė rinj. Babanė gjithashtu e porositėn qė para se tė nisej pėr nė atė shėrbim, duhej tė merrte rroba dhe ushqim pėr tre ditė dhe nė orėn tetė tė mbrėmjes duhej tė paraqitej nė Komitetin e Partisė ku do t'i komunikoheshin porositė e tjera dhe do tė bėhej nisja pėr nė Prrenjas. Sipas asaj qė iu tha, babai u paraqit nė orėn e caktuar nė Komitetin e Partisė dhe aty i dhanė makinėn "Xhip" qė kishte Komiteti dhe dy persona tė panjohur tė cilėt do ta shoqėronin gjatė shėrbimit. Bashkė me ata dy persona u caktua dhe njė person i tretė qė ishte ushtarak me gradėn e kapitenit, i quajtur Selman Vishocica. Nga ora nėntė e mbrėmjes ata tė katėrt u nisėn pėr nė Prrrenjas dhe teksa ishin duke udhėtuar, shoferi i "Xhip"-it, qė ishte shoferi personal i Kryetarit tė Degės, Nuēi Tirės, e ndaloi makinėn dhe iu tha atyre tė zbrisnin e tė ndiznin njė cigare, ndėrkohė qė ai do merrej me rregullimin e difektit. Mbasi babai me personat e panjohur kishte zbritur nga makina dhe filloi tė dridhte njė cigare, kapiten Selmani tė cilin ai e njihte qė nga koha e Luftės, nxorri pistoletėn dhe ia vuri tek koka duke i thėnė: "Haki, ti je tradhėtar i pushtetit, kjo do tė ta marri shpirtin sonte". Nė atė moment dy tė panjohurit i hodhėn njė kapotė ushtarake nė kokė dhe pasi ia lidhėn duart me tela me gjėmba e futėn brenda nė makinė. Pas kėsaj makina u kthye mbrapsht dhe ata u ndaluan nė afėrsi tė urės sė Lumit tė Tėrhanit, ku e zbritėn Hakiun dhe pasi dolėn rreth njėzet hapa mbi rrugė filluan ta rrihnin me zinxhirėt e makinės. Mė pas ata ia zgjidhėn duart dhe i dhanė njė kazėm e njė lopatė duke i thėnė qė ta hapte vetė gropėn ku do ta fusnin pasi ta ekzekutonin. Kapiten Selmani me dy tė panjohurit i vunė kusht Hakiut duke i thėnė qė nėse pranonte ta hapte vetė gropėn, ata do ta vrisnin me plumb, ndėrsa po tė mos pranonte do ta vrisnin me kazėm. Babai pranoi ta hapte vetė gropėn duke mendur qė mė mirė tė vritej nga plumbi, ashtu siē ishin vrarė shumė nga shokėt e tij gjatė Luftės. Ndėrsa babai po vazhdonte tė hapte gropėn ashtu i dėrmuar nga plagėt qė i kullonin gjak prej goditjes sė zinxhirėve, aty nė rrugė kaluan dy makina qė ishin eskorta e Ministrit tė Brendshėm Mehmet Shehu, i cili po shkonte nė zonėn e Korēės ku kishin filluar trazirat nė kufirin me Greqinė, qė njihen ndryshe edhe si Provokacionet e Gushtit. Sapo pa "Xhip"-in e ndaluar qė kishte hedhur dritat mbi rrugė, Mehmet Shehu e ndaloi makinėn e tij pranė saj dhe pyeti shoferin se ē' po ndodhte aty. Shoferi i Nuēi Tirės iu pėrgjigj duke i thėnė se aty po ekzekutohej njė tradhėtar. Mehmeti e pyeti pėrsėri se kush ishte ai dhe shoferi i tha: "Njė Haki i gjatė nga Pogradeci". Pasi dėgjoi atė emėr, Mehmeti kėrkoi pėrsėri sqarime duke pyetur nėse ishte Haki Fejzollari dhe ndėrsa ata i thanė se pikėrisht ai ishte, ai zbriti menjėherė nga makina dhe iu afrua aty ku babai po hapte gropėn nėn kėrcėnimin e automatikėve tė dy tė panjohurve dhe kapiten Selman Vishocicės. Sapo e pa babanė nė atė gjėndje, Mehmet Shehu i tha: "Edhe ti o Haki ke tradhėtuar veten tėnde dhe gjakun e shokėve?" Sapo i dėgjoi zėrin, Hakiu e njohu menjėherė Mehmet Shehun tė cilin e kishte pasur Komandant nė Brigadėn e Parė nė vitet e Luftės.

    -------------
    Kush ėshtė familja Fejzollari nga qyteti i Pogradecit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Origjina e familjes Fejzollari ėshtė nga qyteti i Pogradecit dhe deri aty nga vera e vitit 1975 ajo familje ka banuar nė lagjen "Goricė" e cila ka qenė edhe lagjia e parė ku shtrihej qyteti i vjetėr. Gjyshi i Et'hemit, Beshir Fejzollari nė fillimin e viteve 1900, u largua nga qyteti i tij i lindjes, Pogradeci dhe u vendos nė Rumani ku pėr shumė kohė bashkėpunoi ngushtė me patriotin Shahin Kolonja (Ypi) pėr nxjerrjen e gazetės "Drita". Nė vitin 1907 Beshiri u kthye nė qytetin e Pogradecit ku nuk qėndroi shumė kohė, sepse njė vit mė pas ai u largua pėrsėri nga Shqipėria dhe u vendos nė kryeqėndrėn e Perandorisė osmane nė Stamboll, ku pėr tre vjet, pėrfundoi dhe u diplomua nė Akademinė Ushtarake tė atij qyteti. Pas diplomimit nė Stamboll, Beshir Fejzollari u kthye nė Shqipėri dhe nė nėntorin e vitit 1912, ai shoqėroi delegatėt e Qarkut tė Korēės nė ngritjen e Flamurit nė Vlorė, ku me njė dekret tė Ismail Qemalit u emėrua si ushtarak nė Qeverinė e pėrkohshme tė Vlorės. Me rėnien e Qeverisė sė Ismail Qemalit nė vitin 1913, Beshiri u largua nga Shqipėria dhe emigroi pėrsėri pėr nė Rumani ku ishin vendosur shumė familje nga qyteti i Korēės dhe i Pogradecit. Nė Rumani ai qėndroi deri nga viti 1916 dhe nė atė kohė pasi kishte filluar Lufta e Parė Botėrore ai u kthye pėrsėri nė qytetin e Pogradecit ku hyri pėrsėri si oficer me trupat shqiptare nė qeverinė e Turhan Pashės. Nė vitin 1918 Beshiri u martua dhe nga ajo martesė atij i lindi vetėm njė djalė qė u quajt Haki. Njė vit mė vonė nė 1919-ėn, Beshiri u vra nga italianėt nė rrethana krejt tė panjohura nė qytetin e Vlorės ku kishte vajtur me njė shėrbim. Djali i Beshirit, Hakiu (babai i Et'hemit) pasi mbaroi mėsimet e shkollės unike nė qytetin e Pogradecit, sė bashku me shokun e tij tė ngushtė Kopi Hambo, u regjistrua nė "Normalen" e Elbasanit tė cilėn e mbaroi me rezultate shumė tė larta nė vitin 1936. Pas mbarimit tė "Normales" nė Elbasan ai u kthye nė vėndlindjen e tij dhe aty nga viti 1939 ai u caktua si nėpėnės nė administratėn vendore tė qytetit tė Strugės qė asokohe ishte nėn juridiksionin e Tiranės. Gjatė asaj kohe qė shėrbente si nėpunės nė Strugė, Haki Fejzollari mori kontakte me kushėririn e tij Reshit Ēollakun, i cili ishte i internuar nė Dibėr tė Madhe dhe aty nga viti 1942 ata tė dy, sė bashku edhe me Nuēi Tirėn, Pirro Gushon e Islam Danin (kushėri i tij) angazhuan nė krijimin e celulave tė para komuniste nė nėnprefekturėn e Pogradecit. Mė pas aty nga fundi i vitit 1942 Hakiu u inkuadrua nė Ēetėn partizane qė komandohej nga kushėriri dhe miku i tij i ngushtė Reshit Ēollaku me tė cilin luftoi bashkarisht kundėr italianėve nė betejėn e Pojskės ku Reshiti mbeti i vrarė bashkė me njėmbėdhjetė partizanė tė tjerė tė ēetės sė tij. Sipas dėshmive tė Haki Fejzollarit, Reshit Ēollaku (Hero i Popullit) ėshtė vrarė me tradhėti nė betejėn e famėshme tė Pojskės dhe plumbat qė e morėn atė nga pas shpine, ishin tė shokėve tė tij. Nė verėn e vitit 1943 kur do tė formohej Brigada e Parė partizane e Mehmet Shehut nė Vithkuq tė Korēės, Haki Fejzollari ishte njė nga partizanėt qė u caktua si efektiv i saj dhe deri nė mbarimin e Luftės ai ishte komisar kompanie nė atė formacion partizan. Pėr meritat dhe kontributin qė kishte dhėnė Haki Fejzollari gjatė Luftės, qė nė dhjetorin e vitit 1944 ai u caktua nė funksionin e Kryetarit tė Kėshillit pėr nėnprefekturėn e Pogradecit ku Sekretar i Parė i Partisė Komuniste pėr atė rreth ishte Pirro Gusho.



    (vijon nesėr)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    vazhdimi

    DOSSIER II

    Ngjarja e bujshme e familjes Fejzollari ku pas arratisjes me varkė tė 16-pjestarėve tė saj nė 1975 nga Pogradeci nė Ohėr, u shkarkuan 17 funksionarėt e lartė tė atij qyteti

    Deputeti Fejzollari: "Ja aventura jonė nė Liqenin e Pogradecit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet dėshmisė sė 57-vjeēarit Et'hem Fejzollari nga qyteti i Pogradecit dhe Deputet i Parlamentit shqiptar, u njohėm me tė kaluarėn e familjes sė tij qė nga gjyshi Beshir Fejzollari i cili ishte diplomuar nė Akademinė Ushtarake tė Stambollit, e deri tek babai i Et'hemit, Hakiu qė ishte diplomuar nė vitin 1936 nė "Normalen" e Elbasanit. Gjatė viteve tė Luftės Hakiu Fejzollariu bė njė nga partizanėt mė tė njohur tė Pogradecit dhe pėr kontributin e tij nė dhjetorin e vitit 1944 ai u emėrua Kryetar i Kėshillit Popullorė tė atij rrethi. Nė vitin 1946 Hakiu doli hapur kundėr vijės sė Partisė duke kundėrshtuar terrorin komunist ndaj personave tė arratisur qė iu premtua amnistia dhe mė pas u ekzekutuan. Si rezultat i kėtij reagimi Hakiun e arrestuan dhe e dėrguan nė fshatin Udinisht ku pasi e torturuan, i kėrkuan ta hapte vetė gropėn ku do ta fusnin pas pushkatimit.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Pas fjalėve tė Mehmet Shehut, babai iu pėrgjigj: "Nuk kam tradhėtuar unė shoku komandant, as veten dhe as gjakun e shokėve qė na u vranė nė luftė, por kanė tradhėtuar kėta qė mė kanė sjellė mua kėtu". Pas fjalėve tė babait, Mehmet Shehu e pyeti kapiten Selman Vishocicėn nėse kishte dalė nė gjyq Hakiu. Pasi Selmani iu pėrgjigj se nuk dinte gjė, Mehmeti e urdhėroi atė: "Thuaj Nuēi Tirės qė nėse ka dalė Hakiu nė gjyq, tė mė sillni gjithė dokumentet nė Ministri". Nė kėtė kohė babai ndėrhyri duke i thėnė: "Shoku komandant, jo vetėm qė nuk kam dalė nė gjyq, por nuk jam thirrur asnjėherė qė tė kritikohem politikisht dhe unė akoma jam antar partie". Pas atyre fjalėve, Mehmeti i urdhėroi ata qė ta linin menjėherė tė lirė Hakiun dhe t'i dėrgohej raport me shkrim se kush e kishte dhėnė atė urdhėr tė shėmtuar. Pas urdhėrit tė Mehmet Shehut ata e morėn babanė dhe e dėrguan nė Degėn e Brendshme ku prisnin Nuēi Tira me Pirro Gushon tė cilėt pas raportimit tė kapiten Selmanit pėr ēka kishte ndodhur, e lanė tė lirė babanė duke i vėnė kusht qė tė mos tregonte asgjė pėr ēfarė i kishte ndodhur, pėrndryshe do tė pėrgjigjej para Partisė", kujton Et'hem Fejzollaroi lidhur me ngjarjen e babait tė tij i cili shpėtoi nga vdekja e sigurt vetėm nga ndėrhyra e Mehmet Shehut, i cili kaloi rastėsisht aty ku po ekzekutohej ai.

    Arratisja e Haki Fejzollarit nė '49
    Pasi shpėtoi nga thonjtė e vdekjes, Haki Fejzollari nė fillim nuk u tregoi njerėzve tė familjes duke u justifikuar pėr plagėt se ishte aksidentuar me makinė, por mė pas ai i tregoi nėnės sė tij gjithshka. Lidhur me kėtė, Et'hem Fejzollari dėshmon: "Pas asaj ngjarje babait iu bė jeta e padurueshme sepse Nuēi Tira e provokonte vazhdimisht deri sa e detyroi qė ai tė arratisej, nė mėnmyrė qė tė humbnin gjurmėt e atij krimi qė ata kishin bėrė me tė. Kėshtu mė 16 gusht tė vitit 1949 babai u arratis nė Jugosllavi, ku fillimisht e mbajtėn 13 muaj nė burg duke e akuzuar se ai kishte shkuar aty me mision nga Tirana. Pas arratisejes sė babait ne na hoqėn nga Pogradeci dhe na internuan familjarisht nė Fushė-Krujė. Aty nga korriku i vitit 1952 babai sė bashku me gjashtė shokė tė tjerė shqiptarė tė arratisur nė Jugosllavi, hyri ilegalisht nė Shqipėri dhe erdhi deri nė Kampin e Kamzės ku vuanim ne internimin. Ai e takoi nėnėn kur ajo ishte duke mbushur ujė jashtė kampit dhe i tha: "Shko merr fėmijėt dhe hajde tė ikim". Pasi nėna i shpjegoi se ajo gjė ishte e pamundur nga qė ne paraqiteshim nė apel, babait iu mbush mėndja dhe u largua me gjithė shokėt e tij pėr nė drejtim tė Pogradecit. Kur mbėrriti atje, nė ora dy tė natės babai shkoi dhe trokiti nė shtėpinė e Kryetarit tė Degės, Nuēi Tirės, ndėrsa shokėt e tij qėndronin nė gatishmėri me armė nė dorė. Ndėrsa gruaja e Nuēit hapi derėn pasėi babai i tha se ishte njė shok i Nuēit dhe vinte nga Tirana, ai u fut brenda me revole nė dorė dhe iu drejtua Nuēit duke i thėnė: "Nė rast se pėr 60-ditė nuk ma liron familjen nga internimi dhe nuk ma sjell kėtu nė Pogradec, do tė t'i vras me dorėn time dhe kėtė fėmijėt e djepit. Sot mos ki frikė se tė kam ardhur si mik dhe nuk tė bėj gjė". Pas atyre fjalėve babai u largua me gjithė shokėt e tij dhe kaloi kufirin e doli nė Jugosllavi, ndėrsa Nuēi Tira qė tė nesėrmen erdhi nė Tiranė dhe i tregoi gjithshka Mehmet Shehut, duke insistuar qė ose ta transferonin nga Pogradeci, ose nė tė kundėrt tė lironin familjen e Haki Fejzollarit nga internimi, sepse Hakiu ishte nga ata burra qė e mbante fjalėn. Nuēi ia mbushi mėndjen Mehmet Shehut qė ta lironin familjen tonė e tė na ēonin nė Pogradec, me qėllim qė kur tė vinte babai pėr tė na marrė, ata ta arrestonin. Mehmeti e pranoi sugjerimin e Nuēi Tirės dhe ne na kthyen nė shtėpinė tonė nė Pogradec, ku na futėn dy policė brenda si qiraxhij ku dhe gratė e tyre i paisėn me automatikė. Hjatė asaj kohe shtėpia jonė ruhej nė distancė me civilė tė armatosur qė prisnin se mos vinte babai pėr tė na marrė", kujton Et'hem Fejzollari peripecitė e familjes sė tij e cila u lirua nga internimi pas kėcėnimit qė i bėri i jati i tij Nuēi Tirės.

    Plani i arratisjes nė 1975
    Qė nga viti 1952 kur familja e Haki Fejzollarit u kthye pranė shtėpisė sė tyre nė qytetin e Pogradecit, ajo ishte vazhdimisht nėn survejimin e Sigurimit tė cilėt prisnin tė vinte Hakiu nga Jugosllavia pėr t'i marrė. Po kjo gjė nuk ndodhi sepse pas kthimit tė familjes nė Pogradec, Hakiu u largua nga Jugosllavia e doli nė Greqi ku nė vitin 1953 emigroi pėr nė Australi pas njė garancie qė i bėri xhaxhai i gruas sė tij qė ishte vendosur atje prej vitesh. Qė nga ajo kohė e mė pas familja e Haki Fejzollarit nė qytetin e Pogradecit shikohej me sy tė keq nga regjimi komunist dhe iu nėnshtrua persekucionit si familje reaksionare duke u privuar nga shumė tė drejta nga mė elementaret. Lidhur me kėtė, Et'hem Fejzollari dėshmon: "Sikur tė mos mjaftonte ajo qė po hiqnim ne si familje, disa vjet pas arratisjes sė babait na arrestuan vėllanė e madh Feridonin, i cili u lirua nga burgu nė vitin 1973 pasi vuajti pėr 13-vjet si i burgosur politik. Edhe pas lirimit tė tij ne na u bė jeta e padurueshme sepse jo vetėm na lanė tė gjithėve pa punė, por Sigurimi na survejonte vazhdimisht dhe ne ishim nėn njė terror psiqik tė paparė. Nisur nga kjo situatė ku ndodheshim, unė bashkė me dy vėllezėrit e tjerė vendosėm qė tė arratiseshim pėr nė Jugoslllavi, por ai plan na dėshtoi pasi nėna jonė na gjeti njė komardare zetori nė bodrumin e shtėpisė, tė cilėn e kishim rregulluar me disa dėrrasa si varkė. Pas kėsaj aty nga data 25 qershor 1975 nėna na thirri tė tre vėllezėrit dhe na tha: "Kjo nuk ėshtė zgjidhje, mirė mua, po ku do t'i lini gratė dhe fėmijėt qė do kalben tė gjithė burgjeve dhe internimeve pa asnjė pėrkrahje dhe nė mėshirėn e fatit. O tė ikim tė gjithė, ose tė vdesim tė gjithė, rrugėzgjidhje tjetėr nuk ka". Pas fjalėve tė nėnės ne vendosėm qė tė arratiseshim tė gjithė dhe pėr kėtė unė mora pėrsipėr qė tė rregulloja njė varkė (meqė kisha punuar marangoz) me tė cilėn do tė iknim nėpėrmjet Liqenit tė Pogradecit. Pėr shtatė ditė me rradhė unė punova nė bodrumin e shtėpisė duke bėrė skeletin e varkės tė cilėn e kisha llogaritur pėr tė mbajtur peshėn e 16-pjestarėve tė familjes tonė qė do lundronim me tė. Pasi mbarova skeletin e varkės, pėr ta provuar e montova atė duke i vėnė dhe njė mushama nga ato tė tavolonave tė gjata qė mbanin mencat e puntorėve tė cilėn e kishim qepur me makinė. Duke u gdhirė data tre korrik, ne transportuam dėrrasat e varkės pjesė pjesė nga shtėpia deri nė vėndin e quajtur Fortesa e Dytė (bunkeri) tek Kalaja i cili ndodhej jo mė shumė se 100 metra nga bregu i liqenit dhe aty lamė vėllanė tonė tė voglin dhe njė nga nipat tanė qė ta ruanin", kujton Et'hem Fejzollari pėrgatitjet qė ata bėnė nė verėn e vitit 1975 pėr t'u arratisur nga Shqipėria.

    Peripecitė para nisjes me varkė
    Pas ndėrtimit tė varkės dhe transportimit qė ata i bėnė duke e ēuar nga shtėpia e tyre tek vėndi i quajtur Fortesa e Dytė e Kalasė, vėllezėrit Fejzollari bėnė pėrgatitjet e fundit pėr t'u larguar nga Shqipėria nėpėrmjet Liqenit tė Pogradecit ku deri nė atė kohė nuk ishte dėgjuar ndonjė aventurė e tillė? Lidhur me kėtė, Et'hemi kujton: "Arsyeja qė ne kishim paracaktuar datėn tre korrik pėr t'u arratisur, ishte sepse ato ditė nuk Komanda e Kufirit nuk e ndizete prozhektorin e madh tė kufirit qė kontrollonte liqenin, gjė e cila bėhej pėr tė kursyer energjinė elektrike. Sipas planit qė kishim bėrė mė parė, natėn e tre korrikut ne dogjėm tė gjitha dokumentat e fotografitė e familjes dhe para se tė dilnim nga shtėpia lamė njė letėr ku kishim shkruar tė gjitha arsyet qė na kishin detyruar pėr t'u arratisur nga Shqipėria, gjė e cila kishte tė bėnte me qėndrimin shtypės qė ishte mbajtur ndaj familjes sonė. Pasi lamė letrėn mbi tavolinė, morėm me vete njė pushkė, dy granata dhe tre kg. dinamit me fitila e kapsolla dhe aty rreth orės nėntė tė mbrėmjes dolėm tė gjithė nga shtėpia duke u ndarė nė katėr grupe dhe me drejtime tė ndryshme. Ne kishim vendosur qė po tė diktoheshim nga rojet e kufirit, do tė hidhnim veten nė erė me dinamit, pėr tė mos rėnė tė gjallė nė duart e tyre. Nė orėn dhjetė tė mbrėmjes u mblodhėm tė gjithė tek bunkeri ku kishim fshehur varkėn dhe menjėherė e bėmė gati atė pėr ta zbritur nė buzėn e liqenit. Por na u desh tė prisnim rreth dy orė sepse nė atė kohė nė rrugėn nacionale po kalonte njė kolonė e madhe me rezervistė tė cilėt vinin nga njė stėrvitje ushtarake. Aty nga ora 12.00 e natės pasi u siguruam se nuk kishte mė lėvizje rezervistėsh, unė me vėllanė e vogėl morėm varkėn qė nuk peshonte mė shumė se 60 kg dhe u nisėm ta zbrisnim poshtė. Por ndėrsa u afruam pranė rrugės nacionale, ne ulėm varkėn menjėherė nė tokė pasi pamė dy persona me biēikletė qė kishin ndaluar dhe po pėrgjonin fare pranė bunkerit ku qėndronin tė fshehur njerzit e familjes sonė. Ata kishin ndaluar pasi dėgjuan tė qarat e njėrit prej fėmijėve tanė disa muajsh dhe ishin bėrė kurioz duke dyshuar se ē'donte ai fėmi nė orėn 12 tė natės nė breg tė liqenit. Vėllai i madh Feridoni qė e kishim lėnė roje nė rrugė u afrua tek ata dhe i kėrcėnoi. Nė atė moment duke dėgjuar debatin e tyre, unė u afrova pėr tė parė se ē'po ndodhte aty dhe pashė se ata ishin dy fshatarė nga Starova qė punonin nė Minierėn e Gurit tė Kuq. Pėr tė hequr dyshmin e tyre unė iu drejtova vėllait Feridonit duke i thėnė: Shoku brigadier, i njoh unė kėta dhe nuk janė nga ata qė vjedhin qershitė e Fermės. Ndėrsa unė flisja Feridoni e kuptoi lojėn time dhe tha: "Pėr ideal do tė shkoj tek Drejtori i Minierės Zvetan Mazniku e ta bėj rezil qė ka lėshuar puntorėt tė vjedhin qershitė e Fermės, por me qė i njihke ti, le tė kalojnė. Ndėrsa mbaroi fjalėn Feridoni, unė iu thashė atyre se kishim kapur njė familje jevgjish tė cilėt jo vetėm qė kishin vjedhur qershitė e Fermės, por i kishin prerė me spatė ato. Ndėrsa filsja me ta, iu drejtova pėrsėri Feridonit duke i thėnė: Shoku brigadier unė nuk mund tė rri mė roje se mė mbaroi orari i punės, prandaj po largohem me kėtė dy tė njohurit e mi. Pas kėsaj u thashė atyre tė vinin pas meje dhe ndėrsa largohesha u thashė se kishin shpėtuar kot pa ngrėnė ndonjė spatė nga brigadieri im. Nga gėzimi qė i kisha shpėtuar, ata deshėn tė mė mirrnin nė biēikletė prapa, por unė u thashė tė iknin se do vija ngadalė nė kėmbė. Ndėrsa u sigurova se ata ikėn dhe nuk dyshuan pėr asgjė, u ktheva tek vėllai i vogėl qė po mė priste dhe menjėherė e morėm varkėn dhe e hodhėm nė ujė", kujton Et'hemi minutat fatale para se tė niseshin nė aventurėn e tyre drejt liqenit ku ata shpėtuan pa u diktuar nga dy punėtorė tė minierės tė cilėt kaluan rastėsisht andej.

    Arratisja me varkė
    Aty rreth orės 12 e dhjetė minuta tė mesnatės sė katėr korrikut tė vitit 1975, tė 16- pjestarėt e familjes Fejzollari hipėn nė varkė dhe nisėm tė lundronim nė thellėsi tė liqenit me drejtim pėr nė bregun tjetėr. Lidhur me ato ēaste ankthi, Et'hem Fejzollari, protagonisti i ngjarjes sė famėshme tė padėgjuar deri nė atė kohė nė Pogradec, dėshmon: "Ndėrsa ne lundronim nėpėr terrin e natės nėpėr liqen, kishim frikė se mos na ēahej mushamaja dhe do tė fundoseshim tė gjithė. Ndėrsa vozisnim varkėn, disa herė u rrezikuam tė pėrmbyseshim tė gjithė nga disa dallgė tė mėdha qė krijoheshin herė pas here. Aty nga ora dy e natės si pėr ters doli hėna mbi Malin e Thatė, gjė e cila na e shtoi akoma e mė shumė ankthin, pasi i gjithė liqeni u ndriēua e dukej si pasqyrė nga qyteti i Pogradecit. Pas pak pėr fatin tonė hėna u mbulua nga retė dhe nuk doli mė prej andej deri sa u zbardh. Rreth orės katėr e gjysėm tė mėngjezit kur ne menduam se i kishim kaluar ujrat tona territoriale, pamė shenjat qė tregonin se ishim akoma nuk kishim arritur aty. Nė atė kohė i shpejtuam lopatat nė mėnyrė qė tė kalonim nė ujrat maqedonase pa u diktuar nga rojet tona tė kufirit, qė pėr fatin tonė atė ditė e kishin pėrqėndruar vėmėndjen nė grumbullin e njerzve qė shkonin nė festėn e Shėn-Naumit. Aty nga ora tetė e mėngjezit ne mbėrritėm nė bregun tjetėr tė liqenit pa na diktuar asnjeri. Aty takuam njė shqiptar i cili na ofroi ndihmė pėr tė na ēuar me furgonin e tij pėr nė drejtim tė kufirit me Greqinė, pasi na tha se shpesh herė maqedonasit i kthenin shqiptarėt qė arratiseshin. Ne nuk pranuam duke i thėmė se aty nė Strugė kishim babanė dhe ndėrsa bisedonim me tė, erdhi policia e cila na mori me tre makina dhe na ēoi nė burgun e Ohrit. Aty pasi na morėn nė pyetje, na mbajtėn vetėm ne tre vėllezėrit, ndėrsa gratė e fėmijėt i lanė tė lirė. Pas shtatė ditėsh na nxorrėn nė gjyq dhe na dėnuan me tre javė burg pėr shkelje tė paligjshme kufiri. Ndėrsa ishim brenda tė izoluar, sipas njoftimit qė kishim bėrė na erdhi babai nga Australia, me tė cilin u takuam pas 26 vjetėsh. Ai na bėri garancitė e nevojshme dhe pas shatatė javėsh ne mbėrritėm tė gjithė nė Melburn tė Australisė ku babai jetonte qė nga viti 1953", dėshmon Et'hem Fejzollari aventurėn e famshme tė arratisjes sė familjes sė tij nga Shqipėria nė korrikun e 1975-ės.

    Represioni dhe dėnimet nė Pogradec
    Por ē'ndodhi mė pas nė qytetin e Pogradecit dhe ēfarė "shije" la aty arratisja e familjes Fejzollari? Lidhur me kėtė, Et'hemi dėshmon: "Qė tė nesėrmen e arratisjes sonė, nė Pogradec u bė bujė e madhe dhe menjėherė nisėn arrestimet e internimet e shumė familjeve tė rrethit tonė farefisnor e tė krushqive tona. Djali i tezes sime Agron Hadėri dhe njė shok i ngushti i imi i quajtur Muharrem Xhydollari, u dėnuan me nga dhjetė vjet burg pėr mungesė vigjėlence. Vjehrri i vėllait tė vogėl, Hazis Latollari, nuk e duroi dot presionin qė iu bė dhe u mbyt nė pus. Po kėshtu pėrveē kėtyre dėnimeve, me urdhėr nga lart u shkarkuan gjithsej 17 funksionarė tė lartė tė Pogradecit (njė mė shumė seē ishim arratisur ne) duke filluar nga Sekretari i Parė, Kryetari i Degės sė Brendshme, oficerė tė Sigurimit etj. Pasi qėndruam nė Australi pėr vite me rradhė, mė 11 maj tė vitit 1992, ne u kthyem pėr herė tė parė nė Shqipėri, ku nė shtėpinė tonė gjetėm disa familje rome qė i kishte futur regjimi komunist pėr tė na injoruar qė pas arratisjes sonė", e pėrfundon rrėfimin e tij Deputeti i Parlamentit shqiptar Et'hem Fejzollari, mbi aventurėn e famshme tė arratisjes sė familjes sė nga Liqeni i Pogradecit nė 1975-ėn, me anė tė njė varke tė vogėl tė ndėrtuar prej tij e cila sot ndodhet nė muzeun e Shkupit.

    ---------------------------------

    Kjo histori meriton te behet nji film.
    Ata Kujtim capaculat e kinostudios kane bere filma mbi baza genjeshtrash sa i besojn dhe vet tani ato pralla me baza detare e njesite aguridhe te luftes..
    kjo eshte heroizem.
    i lumte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-07-2002 mė 10:14

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    SPIUNAZHI

    MBASI FOLI BANUSHI TASH FLET TOMA I NJU JORKUT:


    gazeta shqiptare.
    -----------------------------
    DOSSIER I

    Dėshmia ekskluzive e emigrantit shqiptar Tom Mėrnaēaj nga SHBA, lidhur me intervistėn e Avdul Banushit tė dhėnė nė shtatė numra rradhazi tė "Gazetės"

    Tom Mėrnaēaj: "Ja pse e godita Avdul Banushin tek kloni"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Pasi mua dhe Avdul Banushit na kishte dėshtuar njė tentativė pėr tė hyrė ilegalisht nė Shqipėri nė nėntorin e vitit 1974, "shokėt atje lart" tė organizatės vendosėn qė ne tė shkonim pėrsėri nė Shqipėri nė prillin e vitit 1975 dhe unė e pranova njė gjė tė tillė duke menduar se ia kisha njė borxh pėr t'ia shlyer atij. Pasi u nisėm me avion nga SHBA, mbėrritėm nė Greqi ku dhe u furnizuam me armė nga zoti Lefter Guveli qė ishte mik i ngushtė i Avdul Banushit. Nga Igumenica ku banonte Lefter Guveli shkuam nė Athinė ku morėm trenin dhe shkuam nė Jugosllavi, nga ku mė pas udhėtuam pėr nė Podgoricė ku banonte familja ime, babai, nėna dhe vėllai im.

    Nė mbrėmjen e gjashtė-shtatė prillit tė vitit 1975 pasi fjetėm njė natė nė shtėpinė time, tė nesėrmen nė mbrėmje vonė kaluam Tuzin e jemi nisur pėr nė drejtim tė kufirit shqiptar reth dy-tre km afėr tij. Aty unė i thashė babait tim Gjekės qė tė kthehej nė shtėpi, pasi unė pak a shumė e njihja vėndin me qė aty ishim afėr fshatit tė dajave tė mij ku unė kisha kaluar fėmijrinė. Pasi u kthye babai, unė sė bashku me Avdul Banushin kemi kaluar kufirin dhe nėn zhurmėn e telave tė tensionit tė lartė jemi ulur poshtė nė drejtim tė Hanit tė Hotit. Pasi ecėm reth dy-tre km. mbėrritėm tek kloni. Kur pashė klonin katėr metra tė lartė, harrova krenarinė pėr tė cilėn isha nisur dhe mua mė hyri frika nė palcė. Kuptohet se nė atė kohė unė isha njėzet vjeē dhe pėrveē urrejtjes pėr komunizmin tė trashėguar nga familja, unė nuk kisha asnjė arsye tjetėr tė futesha nė Shqipėri. Aty i thashė Avdulit qė tė ktheheshim siē ishim kthyer njė vit mė parė dhe ta mabnim sekret "hyrjen" dhe "daljen" tonė nga Shqipėria, se sa tė na kapnin dhe tė na vrisnin. Nė atė moment, Avdulit i kapėrceu damari dhe mė drejtoi grykėn e revoles. Unė kur pashė grykėn e revoles tė drejtuar nga unė, pėr njė moment shtanga por e mblodha veten dhe reagova duke i rėnė me automatik revoles sė tij dhe aty filloi pėrleshja ne mes nesh…" Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 50-vjeēari Tom Mėrnaēaj me banim nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, i cili rrėfen tė gjithė historinė e familjes dhe aventurės sė tij tė vitit 1975, kur ai u nis bashkė me Avdul Banushin nga SHBA-ja pėr tė kaluar kufirin dhe pėr tė hyrė ilegalisht nė Shqipėri, pas detyrės qė kishin marrė nė Komitetin "Fronti i Rezistencės". Po kush ėshtė Tom Mėrnaēi, cila ėshtė e kaluara e familjes sė tij dhe pėrse babai e xhaxhai i tij u arratisėn nga Shqipėria nė vitin 1948 dhe u vendosėn nė Tuz tė Malit tė Zi? Cilat ishin arsyet e ikjes sė tij nga Jugosllavia pėr nė SHBA dhe si u njoh ai me Avdul Banushin? Pėrse pranoi Toma qė tė bashkėpunonte me Banushin dhe cila ėshtė historia e udhėtimeve qė ata bėnė nga SHBA-ja pėr nė Greqi, Itali dhe Jugosllavi? Si ėshtė e vėrteta e udhėtimit tė tyre tė fundit nė prillin e vitit 1975 kur ata u nisėn nga SHBA-ja pėr tė hyrė ilegalisht me mision nė Shqipėri. Cili ishte itinerari qė pėrshkuan ata gjatė atij udhėtimi, cilėt ishin njerzit qė takuan nė Greqi dhe ku u furnizuan me armatimet qė do t'iu duheshin me vete kur tė hynin nė Shqipėri? Si hynė ata brenda kufirit shqiptar natėn e shtatė prillit tė vitit 1975 dhe cilat ishin arsyet qė ata u pėrleshėn me njėri-tjetrin nė klon dhe si u kapėn nga forcat e kufirit? Ēfarė ndodhi me Banushin dhe Tomėn mė pas, ku i ēuan dhe ēfarė iu kėrkonin gjatė hetuesisė qė iu bė nė Tiranė? Sa vjet u dėnua Tom Mėrnaēi dhe cilat ishin akuzat qė iu bėnė? Ku e vuajti ai dėnimin dhe si mundi qė tė ikte pėrsėri nga Shqipėria pėr nė SHBA-ės ku kishte familjen e tij. Cilat ishin mardhėniet e Tomės me "Frontin e Rezistencės" pas mbėrritjes nė SHBA dhe cili ėshtė mendimi i tij pėr atė organizatė?

    Cili ėshtė vlersimi i Tom Mėrnaēit pėr Avdul Banushin dhe pėrse ai vendosi qė tė pronocohej publikisht me kėtė intervistė pranė "Gazetės Shqiptare"?
    Zoti Tom, lexuesi shqiptar ju njeh vetėm nė saj tė njė pėrshkrimi qė ju ka bėrė Zoti Avdul Banushi nė intervistėn e tij tė gjatė qė ka dhėnė pėr gazetėn tonė kėto ditėt e fundit, a mund tė na thoni diēka mė tepėr pėr jetėn tuaj?

    "Unė quhem Tom Mėrnaēaj dhe kam lindur nė vitin 1953 nė Tuz tė Malit tė Zi. Familja ime ėshtė me origjinė nga Selca e Vermoshit tė rrethit tė Shkodrės".

    Ju nuk keni lindur nė Shqipėri ashtu siē thuhet nė intervistėn e zotit Avdul Banushi?
    "Jo, jo, unė kam lindur nė Tuz tė Malit tė Zi?

    Qė kur ėshtė vendosur familja juaj nė Tuz tė Malit tė Zi?
    "Babai im Gjek Mėrnaēaj sė bashku me vėllanė e tij dhe njėkohėsisht xhaxhanė tim Kol Mėrnaēajn, nė vitin 1948 u arratisėn nga Shqipėria dhe dolėn nė Jugosllavi".

    Cilat ishin arsyet qė i detyruan ata tė arratiseshin nga Shqipėria?
    "Arsyeja kryesore e arratisjes sė tyre ishte pėrndjekja nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, i cili familjen tonė e kishte shpallur familje reaksionare dhe e kishte luftuar nė mėnyrėn mė tė ashpėr si familje antikomuniste. Nisur nga ky fakt babai me xhaxhanė vendosėn tė arratiseshin nga Shqipėria sepse po tė vazhdonin tė qėndronin akoma nė vėndlindje, atyre u rrezikohej jeta seriozisht".

    Ku ka banuar familja juaj gjatė periudhės qė keni jetuar nė Jugosllavi?
    "Familja e babait tim dhe unė bashkė me ta gjatė periudhės qė kemi jetuar nė Jugosllavi, kemi banuar nė Tuz, Podgoricė dhe nė Ulqin?

    Gjatė asaj kohe me ēfarė jeni marrė?
    "Gjatė periudhės qė ne kemi banuar nė Tuz, unė kam qenė nė moshėn e fėmijrisė dhe nė atė kohė kam mėsuar nė mėnyrė autodidakte tė shkruaj dhe tė lexoj nė gjuhėn shqipe. Mė pas munda tė regjistrohesha nė shkollėn e mesme tė Ndėrtimit nė Ulqin, tė cilėn e pėrfundova nė vitin 1972".

    Ju keni qėnė i martuar qė gjatė kohės qė jetonit nė Jugosllavi ashtu siē thotė zoti Avdul Banushi?
    "Po, pas mbarimit tė shkollės sė mesme, nė tetorin e vitit 1972 unė jam martuar nė Tuz me bashkėshorten time qė kam edhe sot dhe nė marsin e vitit 1973 sė bashku me tė kemi ikur nė Itali, ku na ka lindur dhe djali nė Romė. Mė pas nė dhjetorin e vitit 1973 ne kemi ardhur si refugjatė nė SHBA"

    Cilat ishin arsyet qė u detyruan tė iknit nga Jugosllavia?
    "Ashtu si shumė shqiptarė tė tjerė tė Jugosllavisė nga krahina e Trieshit, edhe ne emigruam pėr nė SHBA pėr njė jetė mė tė mirė".

    A kishit lidhje me Kadri Hazbiun apo Sigurimin e Shtetit shqiptar dhe a ju kanė ndihmuar ata pėr tu larguar nga Jugosllavia pėr nė Itali dhe SHBA?
    "Nė mėnyrė apsolute jo, sepse unė nuk kam jetuar asnjėherė nė Shqipėri".

    Kur dhe si u njohėt me Avdul Banushin nė SHBA dhe kush iu prezantoi me tė?
    "Nė verėn e vitit 1974 nėpėrmjet disa shokėve tė mij nė SHBA, jam njohur me zotin Avdul Banushi".

    Si quhen ata shokė qė tė njohėn me Banushin?
    "Mendoj se nuk kanė ndonjė rėndėsi emrat e atyre shokėve tė mij qė mė prezantuan me Avdul Banushin, pasi edhe po t'ua them nuk pėrbėn ndonjė gjė tė re sepse ata nuk janė njerėz publik".

    Si ua prezantuan ata Avdul Banushin dhe ēfarė iu thanė pėr tė?
    "Qė nė takimin e parė shokėt e mij ma prezantuan Banushin si njė antikomunist tė flaktė dhe luftėtar kundėr regjimit tė Enver Hoxhės. Nė takimet e tjera mesova dhe pėr bėmat e tij, si pėr shembull bombat qė ai i kishte vėnė nė ambasadat shqiptare nė Paris dhe nė Romė".

    Perveē atyre qė u thanė shokėt pėr Avdul Banushin, a mund tė na thoni pėrshtypjet tuaja si e keni njohur atė dhe ē'dini rreth personit tė tij?
    "Zoti Avdul Banushi ishte njė njeri shumė inteligjent, trim dhe dukej si patriot i flaktė. Pėr sa i pėrket tė kaluarės sė tij, asokohe unė nuk dija ndonjė gjė mė shumė dhe nuk kisha informacione, pasi ai ishte shumė i rezervuar nė hollėsirat e jetės sė tij".

    Asgjė nuk dije pėr Banushin?
    "Unė dija qė Avduli kishte bėrė burg politik nė Shqipėri dhe se ishte arratisur nė Greqi, prej ku kishte ardhur nė SHBA. Kėto dija unė pėr Banushin, pastaj kur u njoha me tė mėsova prej tij se ai ia kishte kushtuar jetėn luftės kundėr regjimit stalinist tė Tiranės dhe ishte njė nga personat qė kishin krijuar organizatėn antikomuniste "Fronti i Rezistencės"

    (vijon nesėr)

    ----------
    Ribotohet pjesė nga intervista e Avdul Banushit

    Banushi: "Ja si e njoha Tomė Mėrnaēin dhe si bashkėpunova me tė nė SHBA"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Pėrveē Ndoc K dhe Loro Shporit a kishte agjentė tė tjerė tė Sigurimit tė Shtetit qė ishin vėnė pėr tė gjurmuar grupin tuaj?
    "Nė atė kohė qė ne kishim kryer aksionet e para nėn drejtimin e "Frontit tė Rezistencės, Sigurimi i Shtetit ndėrmori njė ofensivė tė madhe pėr tė rėnė nė gjurmėt tona dhe kjo dukej nga agjentėt e shumtė qė rekrutoi dhe nisi nė SHBA. Pėrveē Loro Shporit dhe Ndoc K. nė atė kohė erdhi nė SHBA dhe njė djalė i ri 26-vjeēar, i quajtur Tom Mėrnaēaj. Toma ishte nga Selca e Vermoshit tė Shkodrės dhe rridhte nga njė familje shumė e perekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Gjyshi i tij ishte pushkatuar mė duket aty nga viti 1947 nė qytetin e Korēės, ndėrsa xhaxhai i tij vazhdonte tė ishte nė burg si i dėnuar politik. Po kėshtu Toma kishte dhe njerėz tė tjerė nga fisi i tij tė pushkatuar dhe nėpėr burgje. Nė atė kohė Toma ishte i internuar nė ishullin e Lezhės, ku shkonte shpesh pėr gjueti Kadri Hazbiu. Tom Mėrnaēin e thirri Kadri Hazbiu dhe e pėrpunoi me qėllim qė ta sillte nė SHBA, pėr tė ndjekur grupet tona tė "Frontit tė Rezistencės".

    A erdhi Tom Mėrnaēi nė SHBA?
    "Po, menjėherė pas pėrpėrpunimit nga Kadri Hazbiu, Toma u pėrcoll nga Sigurimi i Shtetit pėr nė Itali, ku nėpėrmjet ambasadės sonė dhe Sofie K. ai erdhi nė SHBA. Nė atė kohė qė Sigurimi pėrcolli Tomėn pėr nė Itali, gjithashtu pėrcolli pėr nė Mal tė Zi edhe vėllanė e tij Dedėn, i cili gjithashtu ishte rekrutuar prej Sigurimit. Pėr tė humbur gjurmėt e lojės tė Sigurimit tė Shtetit me Tomėn e Dedėn, ata hapėn fjalė se dy vėllezėrit Mėrnaēi ishin arratisur pėr nė Itali me anė tė njė varke nga fshatai Tale i Lezhės". Toma mbėrriti nė SHBA me gjithė gruan e tij dhe djalin e vogėl tė quajtur Luigj, ndėrsa i vėllai Deda u la nė zonėn kufitare tė Malit tė Zi me Shqipėrinė pėr tė hetuar bazat e grupeve tona qė ishin krijuar nga Dr. Hamdi Uruēi. Menjėherė pas ardhjes nė SHBA, ku Tomės i lindi dhe njė vajzė, ai shkoi nė Misionin shqiptar pranė OKB-sė dhe mori takim me Sokrat Ēomon. Sokrati e lidhi Tomėn me Ndoc K. dhe Toma pėr afro tetė muaj qė qėndroi nė SHBA, nuk punoi fare dhe pretendonte se merrte asistencė".

    Si ratė nė kontakt ju me Tom Mėrnaēin?
    "Pas tetė muajve, sipas udhėzimeve qė kishte marrė nga Kadri Hazbiu, Toma u paraqit nė zyrat e Komitetit "Shqipėria e Lirė" dhe kėrkoi takim me krerėt kryesor tė tij. Ata e pritėn Tomėn i cili iu tha atyre se kishte dėshirė qė tė dilte vullnetar pėr tė shkuar nė Shqipėri e pėr tė luftuar kundėr komunizmit, sepse komunistėt i kishin vrarė babėn dhe i kishin persekutuar gjithė farefisin".

    Cila ishte pėrgjigjia qė Toma mori nga krerėt e Komitetit "Shqipėria e Lirė"?
    "Antari i kryesisė sė Komitetit. Dr. Hamdi Uruēi, e pyeti Tomėn se si e vėrtetonte ai se komunistėt i kishin vrarė babėn dhe Toma iu pėrgjigj se aty nė New York kishte plot bashkfshatarė tė tij tė cilėt mund tė pyeteshin rreth atyre ēka kishte thėnė ai".

    A i interesua kryesia e Komitetit pėr Tomėn?
    "Po, pėr atė gjė u pyetėn shumė njerėz dhe rezultoi se ishte ashtu siē thoshte Toma".

    Ēfarė ndodhi mė pas me Tomėn?
    "Pasi u vėrtetuan fjalėt e Tomės lidhur me biografinė e tij, ai doli vullnetar qė tė vinte me mua me mision nė Shqipėri, duke thėnė se donte tė merrte hak ndaj komunistėve. Unė pranova se nuk mė shkonte kurrė nė mėndje se ai djalė i ri tė ishte pėrpunuar nga Sigurimi Shtetit. Pasi kėsaj ne morėm detyrat rreth misionit qė do tė kryenim nė Shqipėri dhe mė 26 prill tė vitit 1975 unė me Tomėn i hipėm avionit nė New York dhe mbėrritėm nė Athinė".

    Vetėm me Tomėn erdhėt nė Athinė?
    "Po vetėm me Tomėn dhe pas tre ditėsh nė Athinė erdhi pėr tė na takuar Nikolla Plesati, i cili ishte nga Korēa dhe banonte nė Igumenicė".

    (vijon nesėr)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TOMA
    ---------------
    DOSSIER II

    Dėshmia ekskluzive pėr "Gazetėn" e 50-vjeēarit Tom Mėrnaēaj nga SHBA, mbi misionet sekrete me Banushin nė vitin 1974-75 nė shtetet e ndryshme tė Europės

    Mėrnaēi: "Ja misionet e mia nė 1974-75 me Banushin rreth Shqipėrisė"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me intervistėn e zotit Tom Mėrnaēaj, i cili banon nė SHBA qė nga viti 1973. Nė dėshminė e tij zoti Mėrnaēaj na njohu me tė kaluarėn e familjes sė tij, ku i jati Gjeka sė bashku me tė vėllanė Kolėn u arratisėn nga Shqipėria nė vitin 1948 dhe u vendosėn nė Tuz tė Malit tė Zi, ku ka lindur dhe Toma nė vitin 1953. Ndryshe nga rrėfimi i Banushit, Toma dėshmon se ai nuk ka pasur asnjė lidhje me Kadri Hazbiun apo Sigurimin shqiptar dhe se nuk ka shkuar nė SHBA me ndihmėn e tyre, por si emigrant. Gjithashtu ai na njeh dhe se si u njoh me Avdul Banushin nė SHBA tė cilin ia prezantuan si antikomunist tė flaktė qė kishte hedhur bombat nė ambasadat shqiptare tė Romės e Parisit.

    (vijon nga numri i kaluar)

    "Sipas Avdul Banushit Organizata "Fronti i Rezistencės" shtrihej jo vetėm nė mesin e emigrantėve politikė shqiptarė nė Botė, por edhe nė Shqipėri. Ishte njė gjė shumė e mahnitshme nė atė kohė kur dėgjonim ato qė na thoshte Avduli, sepse lėvizja antikomuniste asokohe pothuaj ishte vyshkur fare dhe lajmet qė vinin nga Shqipėria ishin shumė tė rralla. Zoti Banushi na fliste me hollėsira pėr udhėtimet e tij sekrete nė Shqipėri dhe unė me shokėt e tjerė e dėgjonim me kureshtje e admirim dhe e besonim pėr ato qė na thoshte".

    Si vendosėt ju qė tė vinit me Banushin me mision nė Shqipėri?
    "Nė atė kohė unė isha 21 vjeē dhe pas gjithė atyre qė na tregonte ai, shumė nga emigrantėt e rrethit tonė insistuan qė unė tė vija me tė nė Shqipėri. Jo vetėm nga insistimi i shokėve, por edhe nga lutjet e Banushit, unė pranova qė tė vija me tė nė Shqipėri. Pra ishte propozimi kėmbėngulės i Banushit dhe siguria qė jepte ai, qė mė bėnė mua tė futesha nė atė aventurė".

    Ēfarė sigurie jepte Banushi?
    "Ai fliste shumė dhe nė mėnyrė autoritare pėr rrethin dhe njohjet e tij nė organet amerikane dhe pėr bazat e tyre ushtarake nėpėr botė. Po kėshtu ai thoshte se kishte lidhje dhe me baza antikomuniste nė Shqipėri, ku mes tyre kishte dhe njerėz tė Sigurimit shqiptar qė ishin tė gatshėm tė minonin nga brenda regjimin e Enver Hoxhės. Kėto gjėra ma mbushėn mėndjen tė nisja aventurėn me Banushin".

    Sa udhėtime ke bėrė me Banushin dhe nė ēfarė itineraresh?
    "Unė kam bėrė dy udhėtime me Banushin, njė nė nėntorin e vitit 1974 dhe tjetri nė prillin e vitit 1975, ku u kapėm tė dy nė kufirin shqiptar".

    Ē'mund tė na thuash pėr udhėtimin e parė tė nėntorit 1974?
    "Pasi kishim bėrė pėrgatitjet e duhura nė nėtorin e vitit 1974, unė dhe Avdul Banushi u nisėm me avion nga SHBA-ja pėr nė Shqipėri".

    Nė ēfarė itinerari udhėtuat?
    "Ne udhėtuam nga New Yorku pėr nė Romė dhe pastaj nga Roma nė bari dhe nga bari nė Dubrovnik. Ne e bėmė kėtė devijim pėr arsye se unė kisha familjen nė Jugosllavi dhe kisha rast qė unė t'i takoja. Nė portin e Dubrovnikut ne patėm njė incident mjaft serioz".

    Ēfarė incidenti?
    "Kur zbritėm unė kalova pėrpara, ndėrsa Avduli qė ishte prapa u kap nga policėt e shėrbimit. Kjo gjė erdhi sepse ai kishte nė dorė ēantėn me fletushkat e FRASH-it (Fronti i Rezistencės Antistaliniste Shqiptare) tė cilėn oficeri jugosllav ia kontrolloi dhe i pa fletushkat ku shihej qartė shqiponja shqiptare. Oficeri jugosllav duke menduar se ato ishin fletushka propagandistike pėr Kosovėn, e mėnjanoi Avdulin dhe i mori dokumentet bashkė me ēantėn dhe e futi nė njė dhomė, prej nga ku Avduli u iku dhe u bashkua pėrsėri me mua".

    Po mė pas ēfarė bėtė?
    "Pasi u takuam me Avdulin morėm njė taksi dhe shkuam nė Podgoricė ku qėndruam njė natė apo dy nė shtėpinė time dhe pastaj kemi shkuar nė maqedoni nė kufirin maqedono-grek tė cilin e kemi kaluar ilegalisht meqėnse Avduli nuk kishte pashaportė, sepse ia mori polici nė Dubrovnik. Pasi kaluam kufirin hymė nė Greqi dhe shkuam tek njė mik i Avdulit nė Igumenicė. Ai quhej Nikolla Plesati dhe Avduli ma prezantoi si antar tė "Frontit tė Rezistencės Antikomuniste Shqiptare". Nikolla ishte rreth 50-vjeē dhe ishte me origjinė nga Korēa. Ai ishte arratisur pėr nė Greqi diku nė vitet 1948-50 dhe punonte si shifer taksie nė Igumenicė ku kishte dhe njė shtėpi tė bukur.Ai ishte njė burrė shumė i respektuar dhe kishte familje tė mrekullueshme".

    Sa kohė qėndruat tek Nikolla Plesati?
    "Aty tek familja e Plesatit kemi qėndruar rreth dy-tre javė, sepse na duhej tė prisnim qė t'i vinte Avdulit pashaporta tjetėr nga SHBA-ja. Pėrndryshe Avduli nuk mund tė kthehej mė nė Amerikė".

    Cilat ishin lidhjet e Avdulit me Nikolla Plesatin dhe a kishte ardhur herė tė tjera Avduli tek ajo familje nė Greqi?
    "Avduli kishte ardhur dhe herė tė tjera pranė familjes sė Nikolla Plesatit nė Igumenicė, sepse atė e njihnin mirė jo vetėm e gjithė familja e Nikollės, por dhe komshijtė e tij. Dukej qė ata tė dy kishin lidhje qė mė parė sepse Nikolla Plesati ishte njė familjar i rregullt dhe nė familjen e tij Avdul Banushi gėzonte vetėm mikpritjen bujare dhe mundėsinė pėr tė qarkulluar me makinė, meqėnse Nikolla ishte taksist".

    Gjatė asaj kohe qė qėndruat tek familja Plesati, a u takuat me ndonjė njeri tjetėr tė njohur tė Avdulit?
    "Po gjatė asaj kohe qė qėndrum tek ajo familje, personi tjetėr qė Avduli mė dha mundėsinė qė ta takoj ishte zoti Lefter Guveli".

    Ē'farė ishte ky person dhe ku njihej me Avdulin?
    "Me sa mbaj mėnd unė, Lefter Guveli ishte me origjinė nga Dropulli apo nga ndonjė fshat aty afėr. Ai ishte me origjinė greke dhe ishte arratisur nga Shqipėria, ndėrsa familjen e tij e kishte tė internuar nė Shkodėr. Nga bisedat qė bėnim me zotin Guveli nė atė kohė, krijova bindjen e plotė se ai ishte njeri komplet i grekėve dhe kishte lidhje tė ngushta si me zbulimin grek ashtu dhe me kishėn orthodhokse greke tė atij fraksioni Vorio-epiriot qė kishin synime territoriale ndaj Shqipėrisė".

    Kėto dyshime apo pėrshtypje qė t'u krijuan pėr Lefter Guvelin, a ia the Avdulit?
    "Unė nuk ia thashė Banushit ato sepse ishin vetėm dyshime tė miat, pėr tė cilat mė vonė krijova bindje tė plota".

    Ku banonte Lefter Guveli?
    "Zoti lefter Guveli banonte nė Janinė dhe kishte njė shtėpi shumė tė mirė e cila ishte e rrethuar dhe ruhej edhe me qen roje. Me sa mbaj mėnd nė shtėpi kishte vetėm njė shėrbėtore. Njė nga dhomat e asaj shtėpie Lefteri e kishte kthyer nė xhepehane (aneks) ku mbante disa armė si revole, automatikė, granata, municione etj".

    "Pėr ēfarė i duheshin ato armė Lefterit?
    "Unė nuk mund tė them se pėr ēfarė i duheshin ato armė Lefterit, por di tė them se i gjithė ai arsenal armatimi ishte nė dispozicion tė Avdul Banushit".

    (vijon nesėr)

    -----------
    Banushi
    -------
    Pjesė nga intervista e Banushit ku ai flet pėr grackėn qė i ngriti Toma

    Banushi: "Si erdha me Tomėn deri nė kufi"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė ēfarė itinerari u nisėt pėr tė hyrė nė Shqipėri me Tom Mėrnaēin?
    "Nga Athina me avion u larguam pėr nė Francė ku pėr disa ditė qėndruam nė hotelin tonė tė pėerhershėm "Viktor Hygo" ku patėm disa biseda e debate me Sadik Premten e Seit Kryeziun. Mė pas lėvizėm pėr nė Belgjikė e Gjermani ku takuam edhe shqiptarė tė tjerė tė mėrgatės antikomuniste dhe mė pas u kthyem nė kryeqytetin italian Romė".

    Pėrse i bėnit tė gjitha kėto lėvizje?
    "Kėto lėvizje ishin pjesė e taktikės sonė pėrpara se tė hynim me mison pėr nė Shqipėri. Efekti i kėtyre lėvizjeve ishte humbja e gjurmėve nga ndjekjet e Zbulimit Shqiptar qė kishte bashkėpuntorėt e tij pothuaj nė tė gjitha shtetet ku kishte shqiptarė".

    Nga Roma ku shkuat mė pas?
    "Nga Roma unė me Tom Mėrnaēin u nisėm me tren pėr nė qytetin e Barit dhe me vete kishim dhjetė kg materiale propagandistike pa pėrfshirė kėtu armatimet pėr katėr persona qė do t' i shpėrndanim nė Shqipėri. Nga porti i Barit u nisėm me tragetin "Iliria" pėr nė portin e Dubrovnikut tė Jugosllavisė. Pėr kalimin e materialeve dhe armatimeve qė kishim me vete, rreziqet mė tė mėdha i kishim nė kontrollet qė bėheshin nėpėr porte apo pikat e kalimit kufitar, tė cilat nė shtetet ballkanike ishin mė tė rrepta".

    " A patėt probleme kur hytė nė portin e Dubrovnikut?
    Duke e ditur se Toma ishte i ri dhe pa pėrvojė, unė e lashė tė shkonte pėrpara dhe materialeve qė kishim u dola vetė pėr zot. Policit qė filloi tė mė kontrollonte i dhashė 100 USD nė dorė dhe mbasi mė pa pashaportėn amerikane ai mė lejoi tė kaloja pa mė kontrolluar mė. Mė pas dolėm nga porti dhe morėm njė taksi e cila na ēoi deri nė qytetin e Titogradit qė ishte 700 km larg qė andej. Nė atė qytet mbėrritėm nė orėn dhjetė tė mbrėmjes sė 2 prillit tė vitit 1975 dhe sapo zbritėm nga taksia e ndjemė veten krejt tė sigurtė nga peripecitė e mėdha qė kishim kaluar sepse aty banonte familja e Tom Mėrnaēit e cila konsiderohej si njė nga bazat tona mė tė sigurta".

    A shkuat nė atė bazė?
    "Patjetėr, sapo zbritėm ne shkuam menjėherė tek shtėpia e Tomės ku unė u takova me tė gjithė njerzit e familjes. Desha tė them se pritja qė m' u bė aty ishte disi e ftohtė. Kur u ulėm pėr tė ngrėnė vura re shumė lėvizje tė njerzve qė hynin e dilin. Sidomos vėllai i Tomės, Deda hynte dhe dilte e nė njė rast tė gjithė njerzit e familjes dolėn jashtė duke mė lėnė mua vetėm".

    A u ngjallėn dyshime prtija e ftohtė qė ju bėnė dhe ato lėvizje qė thoni?
    "Tė them tė drejtėn njė farė habie mė shkaktoi, por qė tė dyshoja se isha para ndonjė gracke, nuk e mendova kurrė. Megjithatė unė i pyeta pėr shqetėsimin e tyre se ē' hall kishin dhe ata mė thanė se kishte ndodhur njė ngatėrresė pėr martesėn e Dedės. Mė pas ne ramė dhe fjetėm. Unė fjeta bashkė me Tomėn nė njė dhomė e gjatė natės pashė njė ėndėrr tė tmershme sikur njė qen kufiri mė sulmoi t' ė mė kafshonte e menjėherė u ngrita ndenjur. Toma ndjeu lėvizjen time dhe mė pyeti se ē' kisha e unė i tregova ėndrrėn".

    Kur u nisėt pėr tė hyrė nė kufirin shqiptar?
    "Mė datėn shtatė prill nė orėn dhjetė tė natės na erdhi e na mori njė taksi dhe u nisėm pėr nė drejtim tė kufirit jugosllavo-shqiptar".

    Kush ju shoqėroi pėr aty?
    "Bashkė me mua dhe Tomėn, erdhėn pėr tė na shoqėruar edhe vėllai i tij Deda, e babai tyre Gjeta, tė cilėt ishin nė pėrbėrje tė grupit tonė qė do hynim nė Shqipėri. Gjatė rrugės pėr nė kufi taksia mori njė rrugė tė verbėr malore dhe ata mė thanė se nuk dilej ndryshe pėr atje ku do shkonim ne. Taksixhiut i treguam njė shtėpi nė buzė tė kufirit qė tė krijonim alibinė dhe pasi e paguam ai iku. Sapo zbritėm filluam tė bisedonim se si mund tė kalonim pėr tė hyrė nė Shkodėr".

    Ju a kishit qenė ndonjėherė nė ato anė, dua tė them a kishit kaluar ndonjėherė nė atė zonė kufitare pėr tė hyrė nė Shqipėri?
    "Jo pėr mua ishte hera e parė qė shkelja nė ato anė, por vendimi qė ne do tė hynim aty ishte marrė qė mė pėrpara nė New York, pėr arsye se ishte Toma nga ato anė dhe ai e njihte vėndin me pėllėmbė, ndėrsa si kryetar i grupit isha unė".

    "Nga vendosėt tė kalonit pėr tė hyrė brenda territorit shqiptar?
    "Ne vazhduam rrugėn duke zbritur kodrėn qė tė nxjerr nė afėrsi tė rrugės nacionale nė afėrsi tė Hanit tė Hotit. Ndėrsa ishim duke zbritur aty unė u thashė Tomės, Dedės e Gjetės qė tė kontrollonin armėt, sepse ato ishin armė automatike tė markės gjermane "Shnajzer" dhe nuk i kishim pėrdorur mė parė. Unė u thashė atyre tė m` i jepnin t` i kontrolloja dhe pasi mi dhanė, unė ua bllokova me anė tė njė ingranazhi duke vendosur tre numrat nė njė vijė. Pas kėsaj ua dhashė duke iu thėnė se i kishin nė rregull".

    Pse ua bllokuat armėt?
    "Atė gjė e bėra sepse ndėrsa ishim duke zbritur kodrėn, Toma seē foli me Dedėn, fshehurazi meje, gjė e cila mė futi nė dyshime".

    Ē' ndodhi mė pas me ju?
    "Ndėrsa ishim duke udhėtuar nė drejtim tė kufirit tė Shqipėrisė dhe ishim futur rreth 800 metra nė brendėsi tė tokės shqiptare, vumė re ndėrtetsat e postės sė Hanit tė Hotit, brenda telave tė klonit. Aty Gjeta u ul pėr tė pirė njė cigare dhe pushuar duke thėnė se ishte lodhur. Unė desha ta kundėrshtoja por nė atė ēast u ulėn edhe Deda me Tomėn, duke mė futur mua nė mes tyre. Unė nxorra paketėn e cigares dhe ndėrsa po ulja zinxhirin e bluzės pėr tė nxjerrė ēakmakun, ndejva se Toma mė erdhi nga prapa pėr tė ndezur cigaren e tij. Kur unė u mundova t' ja ndizja cigaren, ndjeva njė goditje tė fortė nė fytyrė dhe nė kokė. Nė ēast rashė pėrdhe i trullosur dhe si nė mjegull dallova edhe Dedėn e Gjetėn qė m' u afruan e mė godisnin nė qafė me qytat e automatikėve. Edhe nė ato kushte kur akoma nuk mė kishin lėnė ndjenjat plotėsisht, arrita nė nxjerr nga brezi pistoletėn dhe qėllova disa herė kuturu pa i parė ku ishin ata. Pas pak nga baraka e kufirit qė ishte aty pranė erdhėn menjėherė ushtarėt tė cilėt zunė tė mė qėllonin me shkelma e grushta kudo nė trup, deri sa humba ndjenjat".

    "Kur u pėrmėndėt, ku ndodheshit?
    "Unė u pėrmėnda vetėm nė Degėn e Punėve tė Brendshme tė Shkodrės kur po mė mjekonin".

    Po me Tomėn, Dedėn e Gjetėn ē' u bė?
    "Ndėrsa ishin duke mė mjekuar nė Degėn e Brendshme tė Shkodrės, unė vura re se aty ndodheshin po tė lidhur edhe Deda me Tomėn, madje ata ishin tė lidhur pas karrikeve. Gjeta nuk ishte aty, ai ishte kthyer mbrapsht qė nė Han tė Hotit".

    Si e shpjegoni kėtė?
    "Loja qė kishte bėrė Sigurimi me mua duhej vazhduar deri nė fund. Ata i kishin arrestuar me qėllim qė tė mos i dekonspironin si agjentė tė tyre dhe pėr tė mė dhėnė mua tė kuptoja, se nuk isha goditur prej tyre, por prej ushtarėve tė kufirit dhe se ata gjoja ishin arrestuar njėlloj si unė. Ndėrsa Gjeta u kthye sepse ai bėnte lojė tė trefishtė, me Sigurimin shqiptar, me amerikanėt dhe me jugosllavėt".

    Po sipas jush a ishte realizuar me sukses gracka qė iu kishin ngritur njerzit e Sigurimit?
    "Jo, sepse nga sa kam mundur tė mėsoj vite mė vonė, ata tė tre nuk kishin urdhėr pėr tė mė qėlluar mua. Detyra qė kishin marrė ata nga Sigurimi ishte vetėm survejimi im dhe tė njoftonin pėr lėvizjet qė bėja nė shtete tė ndryshme tė Europės, ndėrsa kur tė hyja nė Shqipėri, arrestimi im do tė bėhej vetėm nga njerzit e Ministrisė sė Brendshme. Pra agjentėt qė kishte rekrutuar Sigurimi i Shtetit, mė qėlluan mua pa autorizimin e eprorėve tė tyre".

    Pėr ēfarė iu pyesnin gjatė hetuesisė?
    "Pėr gjithshka, qė nga mbledhja e madridit me Leka Zogun, e gjithė aktivitetin tim. Tė cilin ata e dinin, por e kėrkonin t'ua dėshmoja unė me gojėn time. Gjatė hetuesisė mė ballafaquan edhe me Tom mėrnaēin e gruan e tij paulinėn qė e kishin sjellė nga SHBA-ja, tė cilėt dėshmuan rreth aktivitetit tim".

    (vijon nesėr)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Toma
    ---------
    DOSSIER III

    Dėshmia e 50-vjeēarit Tom Mėrnaēaj lidhur me fundin e misionit tė tij me Banushin nė Shqipėri. Si u kapėn nga rojet e kufirit, dėnimi i Tomės dhe kthimi i tij nė SHBA

    Mėrnaēi: "Ja si mė ndodhi incidenti me Banushin"
    "Nė atė ēaste Avdulit i kapėrceu damari dhe menjėherė mė drejtoi revolen tek koka. Unė shtanga nė fillim por mė pas e mblodha vetėn dhe reagova duke e goditur me automatik nė revolen e tij dhe aty filloi pėrleshja nė mes nesh duke u zėnė fizikisht me njėri-tjetrin. Nga zhurma qė u bė erdhėn rojet e kufirit dhe na arrestuan tė dyve, pasi Avduli tentoj t'ju ikte"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e dytė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet rrėfimit tė 50-vjeēarit Tom Mėrnaēaj u njohėm me misionin qė ai ndėrrmori me Avdul Banushin nė prillin e vitit 1975 nga SHBA-ja pėr nė Greqi, ku synonin tė futeshin ilegalisht nė Shqipėri. Zoti Mėrnaēaj dėshmoi rreth itinerarit qė ata pėrshkuan nga SHBA-ja dhe qėndrimin e tyre nė bazat e Avdul Banushit nė Greqi, ku ata u strehuan nė shtėpitė e Nikolla Plesatit dhe Lufter Guvelit. Sipas Mėrnaēajt, Avdul Banushi kishte lidhje tė vjetra me ata tė dy dhe kishte qenė edhe herė tė tjera nė shtėitė e tyre, sepse atė e njihnin dhe e respektonin jo vetėm njerzit e atyre dy familjeve ku ata u strehuan, por edhe komshijtė e tyre. Mėrnaēaj dėshmoi se Lufter Guveli nė vilėn e tij kishte njė arsenal tė tėrė armėsh tė cilėn e kishte vėnė nė dispozicion tė Avdul Banushit.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Ju thatė mė lart se Lefter Guveli ishte filogrek dhe ishte i lidhur me qarqe antishqiptare? Atėhere si e mendonit lidhjet e tij me Avdul Banushin dhe cili ishte mendimi jua pėr Avdulin ?
    "Pyetjes suaj po i pėrgjigjem nga fundi duke shprehur mendimin tim pėr Avdul Banushin tė cilin nuk e kam ndėrruar akoma dhe sot. Avdul Banushi jo vetėm qė ishte njė antikomunist i flakėt, por ai ishte dhe njė shqiptar nacionalist i kulluar, i cili nuk tė falte asnjė pėllėmbė tokė tė Shqipėrisė. Ndėrsa e kundėrta ishte me Lefter Guvelin i cili si filo-grek dhe ėndėrronte pėr njė Vorio-Epir".

    Atėhere si e shpjegoni ju lidhjen qė ishte midis tyre?
    "Dua tė them se nė bisedat qė ata bėnin mė shumė flisnin nė gjuhėn greke se ashtu i pėlqente Guvelit dhe unė nuk kuptoja asgjė. Sa pėr lidhjen e tyre, mendoj se ishte vetėm antikomunizmi qė i lidhte tė dy, se ata nuk kishin ndonjė simpati pėr njeri-tjetrin".

    Si vazhdoi mė tej udhėtimi juaj dhe cili ishte misioni qė do kryenit nė Shqipėri?
    "Pasi u furnizuam me armė, automatikė, revole dhe disa granata tek shtėpia e Guvelit, ne u nisėm pėr nė Igumenicė ku takuam Nikolla Plesatin dhe njė tregtar (vlleh) djathi nga njė fshat kufitar me tė cilėt vajtėm deri nė kufirin shqiptar. Atė natė tė 28-29 nėntorit 1974 qė ne deshėm tė hynim nė Shqipėri, u afruam deri nė afėrsi tė kufirit por nuk e kaluam dot, pėr arsye se ishte mot i keq dhe ajo gjė u konsiderua shumė e rrezikėshme. Pra misioni ynė pėr tu futėr nė Shqipėri u anallua dhe ne vendosėm qė tė iknim nga Greqia dhe tė ktheheshim nė SHBA"

    Po ēfarė misioni do kryenit nė Shqipėri?
    "Avduli i dinte ato se ai ishte si tė thuash shefi im dhe unė nuk i dija tė gjitha. Por thuhej se do tė hidhnim nė erė monumentin e Stalinit e ambasadėn kineze nė Tiranė, do vinim bomba nė Komitetin Qėndror dhe do bėhej atentat ndaj Enver Hoxhės, e do shpėrndahej material propagandistik etj. Kėto gjėra flitej se do kryheshin nga ne".

    A keni qenė ju me Banushin nė bazat ushtarake amerikane nė Greqi dhe a jeni furnizuar atje me armė?
    "Unė nuk kam qenė asnjėherė me Banushin nė ato baza dhe nuk kam dijeni pėr ata ushtarakė amerikanė qė ka takuar ai. Sa pėr armatimet ne i morėm nė shtėpinė e Lefter Guvelit dhe ato ishin armė tė vjetra sa automaikėve mezi u futej karikatori. Sa pėr lidhjet qė Avduli pretendon qė ka pasur me amerikanėt, ėshtė punė e tij. Nė tė vetmen bazė qė kam qenė unė me Banushin, ishte shtėpia e zotit Plesati, ku na pritėn me njė bujari fisnike qė nuk e harroj, si dhe shtėpia e Lefter Guveli, njeriut qė ishte i lidhur me qarqet antishqiptare. Po kėshtu desha tė shtoj se kemi qenė edhe te shtėpia e bariut vlleh tė quajtur Gaqi, ku bashkė me Banushin kemi ngrėnė djath tė freskėt dhe komposto frutash".

    Ku shkuat pas dėshtimit tė misionit tuaj?
    "Pasi nuk mundėm tė hymė dot nė Shqipėri, ne shkuam nė Shkup ku morėm vizat dhe gjatė udhėtimit me tren, policia jugosllave e trenit na zbuloi ēantėm me gjithė llokumet e dinamitit qė kishim me vete. Pas kėsaj treni u ndalua nė Shkup dhe u rrethua i gjithi nga policia e cila filloi kontrollin e gjithė pasagjervė imtėsisht. Nė atė kohė kishin filluar trazirat e Qipros dhe grekofonėt ishin mė tė dyshimtėt nė tren. Ne duke qenė me pashaporta amerikane mundėm tė shpėtonim dhe e kaluam pa problem udhėtimin tonė deri nė Trieste. Kuptohet pa ēantat me dinamit qė na i bllokoi policia. Mė pas nga Triestia shkluam nė Romė dhe prej aty me avion pėr nė Neė York."

    Ēfarė ju thanė kur mbėrritėt atje?
    "Kur u kthyem nė Neė York, ne folėm pėr takimet tona dhe bazat ku ishim strehuar si nė Greqi ashtu dhe nė Shqipėri. Po kėshtu shkuam dhe nė Komitetin "Shqipėria e Lirė" ku folėm pėr "suksesin" e misionit tonė duke u dhėnė kurajo njerėzve se Shqipėria nuk ishte dhe aq e padepėrtueshme sa thuhej. Natyrisht unė isha i porositur qė tė mos dėshmoja gjė tjetėr se do tė haja plumbin ballit".

    Tė vėrtetėn rreth atij misioni a e biseduat me ndonjė shok tuajin?
    "Nė mėnyrė apsolute qė nga ajo kohė unė jo vetėm qė nuk e kam biseduar atė gjė me as njeri, por e kam mbajtur gojėn tė kyēur fort. Atė gjė ėshtė hera e parė qė po e pėrmėnd pėr gazetėn tuaj, i detyruar pas intervistės tė zotit Banushi"

    Po pse u nise pėrsėri nė prillin e vitit 1975 tė vinit nė Shqipėri me Avdul Banushin?
    "Pas dėshtimit tė misionit tė parė, unė si tė thuash ja kisha njė borxh pėr t'i a shlyer Avdul Banushit dhe vendosa qė tė vija me tė pėrsėri nė Shqipėri?

    "Vetėm kjo ishte arsyeja qė vendosėt tė ndėrrmernit pėrsėri aventurėn pėr tė hyrė nė Shqipėri?
    "Jo vetėm kjo, por atė gjė e bėra dhe pas porosisė qė ishte "nga shokėt atje lart" tė organizatės "Fronti i Rezistencės".

    "Nė ēfarė itinerari udhėtuat pėr nė Shqipėri udhėtimin e dytė me Avdul Banushin?
    "Rreth fundit tė muajit mars 1975 ne udhėtuam nga SHBA pėr nė Greqi pothuaj me tė njėtin itinerar. Po kėshtu shkuam tek Plesati nė Igumenicė ku na u bė e njėjta pritje. Por herėn e dytė diēka kishte ndodhur nė mes tij dhe Avdul Banushit sepse disa herė e bėmė rrugėn Igumenicė-Janinė"

    Ēfarė kishte ndodhur nė mes tyre?
    "Atė gjė nuk e kuptova mirė por njė sherr kishte plasur nė mes tyre. Atė gjė unė e kam mėsuar vetėn nė vitin 1980-tė kur kam shkuar pėr krishtlindjet tek shtėpia e Nikolla Plesatit ku u takova dhe me Gaqin, bariun vlleh. Ndėrsa Lefterin nuk e kam takuar dot mė qė nė atė kohė".

    Ēfarė kishte ndodhur nė mes Banushit dhe Guvelit?
    "Arsyeja e prishjes sė tyre ishte ajo e dėshtimit tė misionit tonė nė nėntorin e vitit 1974. Nė atė kohė Guveli e kishte pezulluar hyrjen tonė nė Shqipėri nga ajo krahinė, ndoshta sepse nė atė kohė Greqia po i normalizonte mardhėniet me Shqipėrinė dhe ata (grekėt) nuk donin qė tė kishte shkelje kufiri nga ana e tyre. Por ta lėmė kėtė dhe le tė kthehemi tek misioni ynė i prillit tė vitit 1975 pėr tė cilin mė pyetėt".

    Po mirė, si vazhdoi ai mision?
    "Nga Igumenica ne shkuam nė Athinė ku morėm trenin pėr nė Jugosllavi dhe mė nė fund mbėrritėm nė Podgoricė ku kisha familjen time. Aty ishte vetėm babai im, ndėrsa nėna me vėllanė kishin shkuar tek dajat meqėnse ishin Pashkėt. Pasi fjetėm atė natė aty, tė nesėrmen mbrėma sė bashku me Avdulin jemi nisur pėr nė drejtim tė kufirit. Aty i thashė babait qė tė ndalohet dhe tė kthehej mbrapsht nė shtėpi, pasi pak a shumė unė e njihja vėndin sepse ishim fare pranė fshatit tė dajave tė mij ku unė kisha kaluar fėmijrinė. Babi u kthye ndėrsa unė e Avduli pasi kaluam kufirin nėn zhurmėn e telave tė tensionit tė lartė, jemi ulur poshtė nė drejtim tė Hanit tė Hotit dhe pas dy-tre km. arritėm tek kloni. Ne nuk e prisnim qė aty tė kishte klon, por edhe po tė kishte, zoti Banushi mė tha se ajo gjė nuk pėrbėnte problem pėr tė. Kur e pashė atė klon impozant katėr metra tė lartė, harrova krenarinė qė isha nisur nga SHBA-ja dhe mė hyri frika nė palcė. Kuptohet frika ime se nė atė kohė unė isha 22 vjeē dhe pėrveē urrejtjes tė trashėguar qė kisha pėr komunizmin, nuk kisha asnjė arsye tjetėr tė hyja nė Shqipėri".

    Po ēfarė bėtė pas frikės qė iu zuri?
    "Pas asaj i thashė Avdul Banushit qė tė ktheheshim mbrapsht ashtu siē kishim bėrė njė vit mė parė dhe ta mbanim sekret "hyrjen" dhe "daljen" tonė nga Shqipėria, sesa tė na kapnin dhe tė na vrisnin"

    Ēfarė tė tha Avduli pas sugjerimit qė i bėtė?
    "Nė atė ēaste Avdulit i kapėrceu damari dhe menjėherė mė drejtoi revolen tek koka. Unė shtanga nė fillim por mė pas e mblodha vetėn dhe reagova duke e goditur me automatik nė revolen e tij dhe aty filloi pėrleshja nė mes nesh duke u zėnė fizikisht me njėri-tjetrin. Nga zhurma qė u bė erdhėn rojet e kufirit dhe na arrestuan tė dyve, pasi Avduli tentoj t'ju ikte".

    "Si e shpjegoni kapjen tuaj nė kufi?
    "Pėr mua edhe sot e kėsaj dite mbetet enigmė kapja jonė, por ashtu siē nuk ka tė drejtė zoti Avdul Banushi tė drejtojė gishtin nga unė, ashtu as unė nuk kam tė drejtė tė akuzoj atė se mė tradhėtoi e mė shiti nė klon si kujtova atėhere. Ndoshta vetė grindja jonė u bė shkak i kapjes, ose sekreti i udhėtimit tonė nuk ishte mbajtur top sekret".

    Ju thoni se ishit vetėm me Avdulin nė kufi?
    "Po kėshtu ėshtė e vėrteta dhe babai im nuk ka qenė fare aty me mua nė klon. Kjo ėshtė dhe arsyja qė unė u pronocova pėr tė dhėnė kėtė intervistė nė mėnyrė qė tė vė nė vėnd nderin e babait dhe familjes sime malsore tė respektuar me besė, e me histori patriotike. Kėtė e dinė tė gjithė ata shqiptarė qė na njohin kėtu nė Amerikė. Nuk e kam problem ēfarė thotė Avdul Banushi pėr mua personalist dhe nuk do tė isha pronocuar po tė mos mė kishte pėrmėndur me pa tė drejtė emrin e babait dhe vėllait tim qė mbetėn antikomunistė. Por unė pranova tė flas se nuk lejoj tė mė preket nderi i familjes".

    "Po mė pas sa ju dėnuan ju dhe si mundėt tė iknit pėrsėri nga Shqipėria?
    "Pasi na kapėn na ēuan nė Shkodėr e mė pas nė Tiranė, ku pasi mė mbajtėn pėr 13 muaj ne hetuesi, mua mė dėnuan me tre vjet me kondicionel. Ky dėnim erdhi sepse unė nuk kisha qenė asnjėherė nė Shqipėri dhe pėrveē shkeljes sė kufirit ata nuk kishin asnjė akuzė kundėr meje. Pas tre vjetėsh dalja ime nga Shqipėria ka qenė njė hap shumė i rrezikshėm, si pėr mua dhe pėr njeriun qė mė ndihmoi. Prandaj shpėtimi im nuk ka asnjė rėndėsi pėr asnjeri, sepse ajo ėshtė ēėshtje qė mė pėrket vetėm mua".

    Ēfarė bėtė kur u kthyet nė SHBA?
    "Kur kam ikur nga Shqipėria e kam parė se sa shumė ia kisha parė sherrin tė famėshmit "Frontit tė Rezistencės", ku jo vetėm qė nuk kishte njeri pėr tė mė ndihmuar, por as qė nuk na pyeti njeri se ēkishte ndodhur me ne. Atje pashė se nė rast se organizata "Fronti i Rezistencės" nuk kishte ekzistuar kurrė, tė paktėn kishte vdekur. Unė ngela nė mėshirėn e fatit pėr disa vjet duke kėrkuar vėnd qėndrimi nėpėr Europė deri sa arrita pėrfundimisht nė SHBA ku pėr disa kohė kam mbajtur njė radio-program lokal. Nė fund tė kėsaj interviste desha tė them se pėrse Zoti Banushi nuk i ka thėnė mė parė kėto, por tė mburresh sot me terrorizmin ėshtė njė sinkron i dėshtuar. Ėshtė ēmėnduri".

Tema tė Ngjashme

  1. Krimet komuniste nė Shqiperi
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •