Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44

Tema: Rovena Dilo

  1. #1
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116

    Rovena Dilo

    Rovena Dilo-- me pelqen shummmmm

    "Fjalėt e pėrjetshme"


    Jemi aq larg
    Sa duhet t'kaloj male e dete
    Tė vij tek ty, tė tė gjej
    Jemi aq larg
    Por nė ēdo ēast si mjergull e lehtė
    Ti qėndron mbi mua
    Ti det herė i qetė, herė i trazuar

    You are in my mind
    You're in my heart

    Nuk janė fjalėt e mia
    Janė fjalėt e pėrjetshme


    Fjalėt e thjeshta
    Qė njerėzit s'janė lodhur kurrė
    Sė thėni e sė dėgjuari
    S'janė mėrzitur sė kėnduari
    As vuajtjet as luftrat
    Si shterėn dot fjalėt e thjeshta
    Qė njerėzit s'janė lodhur kurrė
    Sė thėni e sė dėgjuari
    S'janė mėrzitur sė kėnduari

    Por ti se di
    Se sa lumturi mė sjell qėnia jote
    Dhe pa tė prekur
    Do tė tė pres, tani dhe gjithnjė

    You are in my mind
    You're in my heart
    Nuk janė fjalėt e mia
    Janė fjalėt e pėrjetshme
    o-le-le firma

  2. #2
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    Rovena Dilo

    Hape qiellin pėr mua


    Dashuri, kaq ditė qė po tė pres
    Bie shi, e di, dhe qielli derdh trishtim
    Si mund tė rroj pa pakėz diell
    Si mund tė rroj unė pa ty
    Jeta nuk ka kuptim

    Ti do vish, e di
    Ti do vish nuk kam dyshim
    Por unė dua qė ti tė mė vish nėpėr shi
    Nuk do ketė as ditė as natė
    As dimėr as verė
    As bota nuk do jetė
    Do jemi vetėm unė dhe ti
    Dhe zėri yt qė butė mė pėrkėdhel
    Dhe dora jote nė flokėt e mi

    Hape qiellin pėr mua
    Sillma dritėn e diellit
    Hape qiellin dhe retė do tė ikin
    Do tė shkrihen larg, diku larg pėrgjithnjė
    Po unė dua qė diellin tė ma sjellėsh veē ti
    Si mund tė jetoj pa pakėz qiell
    Si mund tė jetoj pa ty

    Ti do vish
    Dimri mė n'veri do shkojė
    Pritjet do tė shkrijnė si bora dalngadalė
    Nuk do ketė as ditė as natė
    As dimėr as verė
    As bota nuk do jetė
    Do jemi vetėm unė dhe ti
    Dhe zėri yt qė butė mė pėrkėdhel
    Dhe dora jote nė flokėt e mi


    Eja ti mos vono
    Eja ti po te pres
    Eja ti vetem ti
    Hapma qiellin


    o-le-le firma

  3. #3
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Pėr njė ēast mė ndali zemra - Rovena Dilo dhe Piro Cako

    Pėr njė ēast mė ndali zemra, s'ishe ti,
    Shpirtin sonte ma trazove pėrsėri
    Mė kujtohet sa shumė prisja
    Qė tė ndjeja erėn tėnde
    Kthehu dhe njė herė tė tė shihja

    Ėndrra gjumin ma kėputi e mė zgjoi
    Mbi nė mbres tė ndjeva frymėn, ku je ti
    Puthjet ende janė tė nxehta
    S'na i ftoh dot largėsia
    Eja mos u fshih vetėm nė ėndrra

    Unė dhe ti
    Lusim natėn qė edhe pak tė zgjaste
    Tė mos kish agim
    Edhe dielli fare tė mos lindte
    Vetėm unė dhe ti
    Lusim natėn qė pafund tė zgjaste
    Tė mos kish mbarim
    Edhe dielli atė ditė tė shuhej
    Ndarje tė mos kish
    Nėse mijėra kilometra sot na ndajnė


    Mos mė thuaj humbi dashuria
    Mė tė madhe e bėn largėsia
    Eja zemer netėt ti pėrcjellim si dikur

    Dashuria nis me ty ,me ty mbaron
    Je kuptimi qė merr dita sa fillon
    Puthjet ende janė tė nxehta
    S'na i ftoh dot largėsia
    Eja, mos u fshih vetėm nė ėndrra

    Mos mė thuaj humbi dashuria
    Mė tė madhe e bėn largėsia
    Eja zemer netėt ti pėrcjellim si dikur
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 19-09-2004 mė 02:08

  4. #4
    Ne Shkoder te vish

    Shkodra ka plot dashuri
    Gaz’ e brenga ne fshehti
    Por une te kam dashur ty
    Shiu mbi qiell piklon
    Vete e di cfare me mundon
    Djem e vajza kur festojne

    Ref.
    Dhe te them kujto
    Vjen ajo qe shkon
    Kush te deshi
    Prap te do
    Afer meje
    Ne Shkoder te vish
    Eja shpirti im

    A uj’ i mjer’
    Mbi liqen kur kthej
    Shih dimrit
    Qe aq fort te desha
    Ty ne vere
    Dhe mos harro
    Ne Shkoder te vish
    Si flaka mes zjarrit
    Gjithe jeten ti te rrish


    Albumin e Rovena Dilos mund ta degjoni KETU
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kenga e trete eshte fantastike,per mua ndoshta edhe nje nga kenget me te mira shqiptare.
    Me pelqen se tepermi.Emocione,emocione.Nejse,
    Pershendetje
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    mu vallaj mpelqe shum ajo konga Ante i tokes timee

    tekstin gjejeni vet lol

  7. #7
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    "Ante i tokės sime"


    Mjaft, se pashė mė pashė
    I rrashė botės qark
    Unė vetėm me veten
    Shtegtar i ngratė
    Bota mė josh si magji
    Por dua tė kthej nga vij

    Se shpesh e mė shpesh
    Ndjej qė malli mė mbyt
    Se dua pak ajėr
    Tė ngopem me frymė
    Ēdo natė nė gjumė shoh shtėpinė
    Nė pragun e saj
    Tė shlodh trupin tim


    Ante i tokės sime
    Atdhe, tė prek dhe jam perėndi
    Po kam veē njė zemėr
    Po deshe ti, do rilind pėr ty, Ante

    Ante i tokės time
    Atdhe, tė prek dhe jam perėndi
    Po tek ti kam zemrėn
    Rrėnjėt tek ti
    Kur tė shoh rilind, Ante


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 25-09-2004 mė 02:10
    o-le-le firma

  8. #8
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    "Jeta ėshtė e shenjtė"



    U kėputėn yjet dhe ranė nė tokė
    Gjethe s'ēelėn pemėt
    E kėngėn e lanė zogjtė
    Krejt papritur tė binte nisi shi
    Jo s'ishte shi, por ishin lotėt e mi

    I zgjata dorėn dhimbjes me dashuri
    I fshiva ėmbėl lotėt
    Ti jepja mė shumė shpresė
    Dhe me zėrin tim
    Gjej forcė e ulėrij
    I them kėsaj bote
    "E nesėrmja ėshtė tani"

    Po tė kishte dhimbja fjalė
    Do flisnin edhe malet
    Sytė e mi tė shkretė sa panė
    Si lajnė as oqeanet
    Jetėn jo askush nė botė
    Nuk mund ta presė nė mes
    Jeta jepet veē njė herė
    ...ėshtė e shenjtė

    U fikėn edhe diejt, i mbyllėn sytė
    Pas flakės sė shtėpive
    Nė valle rrotull djajtė
    Tė gjithė ėngjėjt morėn arratinė
    Me ta nė qiell liria rrugėn ndrin

    I zgjata dorėn dhimbjes me dashuri
    I fshiva ėmbėl lotėt
    Ti jepja mė shumė shpresė
    Dhe me zėrin tim
    Gjej forcė e ulėrij
    I them kėsaj bote
    "E nesėrmja ėshtė tani"

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 25-09-2004 mė 02:10
    o-le-le firma

  9. #9
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    "Kam njė brengė nė zemėr"



    Erdha dhe tė pashė, errėsirė ishte jashtė
    Gjumi ty akoma nuk tė paska zėnė
    Nė dritare rrije, si njė yll atje mė ndrije
    Zemra ime sa su ēmend nga dashuria

    Tė binin gėrshetat mbi parvazin tėnd tė vjetėr
    Kė mė pret ashtu menduar nuk e di
    Kam njė brengė nė zemėr s'di kujt ti ankohem
    Edhe malet mė largohen
    Kam njė brengė nė zemėr s'di kujt ti ankohem
    Edhe malet mė largohen

    Doja tė tė thėrrisja, tė tė merrja, tė tė shpija
    Nė ca vėnde lart, ku s'ka tjetėr njeri
    Ēupkė vetull ngjalė, pėr ty do tė sjell njė kalė
    Tė kėrcej mbi shalė tė tij dhe tė bėhem hi

    Por ti s'mė dėgjon, nė dritare rri mendon
    Ēfarė mendon thuamė mua qė ta di
    Kam njė brengė nė zemėr s'di kujt ti ankohem
    Edhe malet mė largohen
    Kam njė brengė nė zemėr s'di kujt ti ankohem
    Edhe malet mė largohen


    Doja tė tė thėrrisja, tė tė merrja, tė tė shpija
    Nė ca vėnde lart, ku s'ka tjetėr njeri
    Ēupkė vetull ngjalė, pėr ty do tė sjell njė kalė
    Tė kėrcej mbi shalė tė tij dhe tė bėhem hi

    Por ti s'mė dėgjon, nė dritare rri mendon
    Ēfarė mendon thuamė mua qė ta di
    Kam njė brengė nė zemėr s'di kujt ti ankohem
    Edhe malet mė largohen
    Kam njė brengė nė zemėr s'di kujt ti ankohem
    Edhe malet mė largohen



    o-le-le firma

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Keni harruar kėtu edhe kryeveprėn korēare Erdhi prilli, shkriu bora kėnduar pėr mrekulli nga Rovena. Gjithė albumi i saj i parė ishte shumė i bukur.

    Rovena, jemi duke pritur albumin e dytė e tjerėt me rradhė pastaj. Kėngėtarėt e mirė nuk mund tė kenė pushime kaq tė gjata.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #11
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Keni harruar kėtu edhe kryeveprėn korēare Erdhi prilli, shkriu bora kėnduar pėr mrekulli nga Rovena. Gjithė albumi i saj i parė ishte shumė i bukur.
    Eshte vertet kenge e bukur, edhe mua me pelqen

    Erdhi prilli shkriu bora majave

    Erdhi prilli shkriu bora majave
    Maleve bie kembora maleve
    Eshte nje vajze, vajze mali
    Eshte e bukur si nje yll
    Eshte brenga e nje djali
    Bore e bardhe, trendafil

    Erdhi prilli shkriu bora majave
    Maleve bie kembora maleve
    E pashe nje bilbil menjane
    Rrinte i struktur qan me vaj
    Pse s’kendon po rri vecan’
    Bilbili i mire qan me lot
    Zogjte dy nga dy jetojne
    Dhe kendojne ne fole
    Ēajne qiellin e kalter
    Edhe largohen si rrufe

    Erdhi prilli shkriu bora majave
    Maleve bie kembora maleve
    Gjithe natyra u ndriēua
    Edhe ndriēon pafundesine
    Qielli i prillit me nje puthje
    Do te zgjoje nga gjumi i larget
    Dashurine se kam harruar,
    se harroj
    Thelle ne shpirt e kam te shkruar,
    sa te rroje
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #12
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    ...............
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #13
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Bota e madhe eshte me ty

    Sa e vogel duket bota
    kur e sheh nga lartesite
    edhe njerezit kaq te vegjel ngjajne
    dhe shtepite humbin malet dhe qytetet
    kodrat, detet behen nje
    qe te gjithe femije, te rinj e pleq
    si dallon me asgje
    nga lart pa rendesi
    duken fjalet, xhelozite
    humb e keqja e kesaj bote
    por je ti.

    Refreni
    Se bota e madhe eshte me ty
    bota s'ka vlere pa dashuri
    bote ti je
    toke ti je
    fryme ti je, vetem ti

    Nga avioni bota ngjan
    si nje harte pa kufinj
    s'duken rracat dhe ngjyrat
    gjithe merite
    zhduken ndotjet edhe luftrat
    toka qiellit i perngjan
    gjithe merzite e kesaj bote
    ti leshosh ne oqean
    do shikosh si re te lehta
    duken fjalet, xhelozite
    ti i merr kaq seriozisht
    por a e di se....

    Refreni
    Bota e madhe etj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #14
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Dashuria

    Sa here te kam pritur
    tek vendi qe ne dime
    mes shiut rreke
    kur era fryn stuhi
    vete me mesove
    se dashuria
    ka diell dhe ne shi
    vete me mesove
    se dashuria
    gjithe qiellin ka cati

    Mes qershive mjalte
    qendruam ne te dy
    kokrrat qe nga lart
    pikonin leng ne sy
    e zgjatem duart
    perkulem deget
    por kokrra s'morem dot
    ty te mos kisha
    prane ne keto caste
    e etur do te ndjehesha sot

    Nje dite buze detit
    me pyete si femi
    valle dashuria
    a deti ka me thellesi
    Pastaj e dashur koken mbeshtete
    pergjigje prisje kot
    S'di ne c'thellesira
    Humba e tera
    por di se s'dilja dot

  15. #15
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    "Per nje cast me ndali zemra" me Pirro Cako esht nje nga kenget fanstastike klasike shqiptare dhe nje nga kenget time favorite nga Rovena Dilo simpatikja kengetare me zerin e bukur...

  16. #16
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    Rovena eshte je kengetare shume e mire,kenget e saj ne pergjithesi me pelqejne shume,por do te vecoja ne vecanti kengen e saj me te fundit ''DOREZOHEM'' qe eshte nje kenge e mrekullueshme

    Disa vargje nga kjo kenge:

    Ti nje dite do me kerkosh
    te jetoj vetem per ty
    e une do t'a bej
    ti nje dite do me ndalosh
    te largohem nga ketu
    me nje puthje me burgos
    e une do te rri.
    Ti po me mbylle syte nje dite
    do te ndjek un pas aty
    jam e bindur kur t'i hap
    me ty do jem prane.

    Ti me pushtove menjehere
    asnje lufte te me sfidoje
    kali i trojes nuk t'u desh
    brenda zemres te kaloje.
    Vetem ti,je sunduesi im i heshtur
    ke fituar dhe ke mbetur
    ti mendimi me i bukur
    si deshira me e cmendur qe une kam.

    Dorezohem para teje pa nje kusht
    per fjalet qe vec ti mi thua
    per gjerat qe ti ben per mua
    s'mund te jem
    e lire pa ty si mund te jem?
    lirine pa ty perse ta kem?

    etj,,,,,,,,,,,,,,,,,

  17. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    A eshte muzike kjo qe degjojme?!



    Bisedoi: Edison Kurani

    INTERVISTA / Kengetarja e mirenjohur Rovena Dilo, ne nje interviste ekskluzive per “Koha Jone”, rrefehet per jeten e saj profesionale dhe planet me te aferta. Ndalet ne ceshtjen e Kosoves dhe pse e perkrah aq shume mevetesine e saj. Pergjigjet edhe per festen e djeshme te Shen Valentinit dhe ate te sotmen, Shen Faustin. Kengetarja ben apel dhe per ate qe e konsideron si cedukim te qytetareve, duke shtuar pyetjen: “A eshte muzike kjo qe degjojme?!”

    Sapo kaluam dy dite te shenuara, pardje Dita e te Dashuruarve, Shen Valentini dhe dje, ajo e te vetmuarve, Shen Faustini. Ju kujt feste iu perkushtuat?

    Te dyja nga pak. Eshte me mire pak edhe sakte. (Qesh).

    Kete jave ka edhe evenimente te tjera, shume me te rendesishme. Kjo fundjave pritet qe ta gjeje Kosoven me ne fund te pavarur. Ju njiheni si nje nder perkraheset e para te kesaj ceshtjeje. Kujtoj ketu deklarimin tuaj te bujshem ne vitin 1998, kur publikisht ne sheshin para Pallatit te Kongreseve, gjate koncertit te Pranveres, guxuat te therrisni “Rrofte UCK”, “Rrofte Kosova e lire”. Dihet se atehere UCK ishte ne “listen e zeze” dhe pavaresia as qe mendohej te hidhej ne diskutim. Meqenese pati plot reagime pro dhe kunder, si i perballuat ju?

    Per mua reagimet ndaj thirrjes pro UCK-se dhe Kosoves s’kane pasur asnje rendesi. Une nuk e bera qe te merrja reagime. Une besoja atehere dhe besoj edhe tani, se kam bere gjene e duhur. U mundova te kontribuoja sadopak ne ato momente te veshtira, me prezencen time publike dhe qytetare. UCK-ne, e shihja si te vetmen zgjidhje. Kosoven e lire, si te vetmin fund te lumtur. Sa mire qe kjo po ndodh me te vertete.

    Kam mesuar se ju keni lidhje edhe me te forta me Kosoven. Lidhet kjo me origjinen tuaj, apo cfare?

    Kjo ka lidhje me traditen e shendoshe patriotike qe familja ime bart nga te dy krahet, nenes e babait, por sidomos fisi i Dilove, ka mbajtur qendrim ndaj ceshtjes se Kosoves. Duke nisur nga stergjyshi im, gjuhetari i shquar Ilia Dilo Sheperi, qe njihet dhe si “babai” i sintakses se gjuhes shqipe, per te kaluar te xhaxhai i tim eti, Jani Dilo, i cili eshte shquar per fjalimet e tij te zjarrta pro Kosoves, ne lobet e shqiptareve te Shteteve te Bashkuara, ne vitet ’45 te shekullit te kaluar dhe me vone. Dhe deri te babai im, Vangjeli, i cili me ka ushqyer me deshiren per ta pare Kosoven te lire dhe bashkangjitur Shqiperise.

    Dhjete vjet me pas, deklarata juaj behet edhe me guximshme. Mendoni se do te jeni po aq vizionare sa dhe heren e pare?

    Shqiperia e madhe nuk ka pse eshte nje tabu. Kosova eshte shqiptare. Kufiri nuk e ndan dot popullin e nje gjaku. Sot kufijte po sheshohen. Jemi te gjithe drejt nje rruge, asaj te bashkimit. Shume shpejt do te shkojme ne Prishtine, sikur shkojme ne Durres. E do ta harrojme kohen kur ishim te ndare. Le ta shohim kete bashkim, si nisjen e diteve te mbara per kombin tone te munduar.

    Kosova tani eshte ne vigjilje te mevetesise, ndaj organizimet kane nisur dhe minutat po numerohen mbrapsht. Ju po i bashkoheni festes?

    Une kam kohe qe festoj per Kosoven e lire dhe te pavarur.

    Ne c’menyre?

    Me shpirt dhe me pune. Se shpejti une realizoj videoklipin e kenges se fundit “Rrefimi”, qe eshte nje bashkepunim me kantautorin Armend Rexhepagiq dhe poeten Aida Baraku. Te dy unike dhe te mrekullueshem.

    Nuk mendoni se pati fat jo te mire ajo kenge ne Festivalin e RTSH?


    Kenges i duket “fati” kur ajo perballet me publikun. Videoklipi do te beje perballjen e vertete.

    Dua te ndalem ne argumentin e Festivalit te Kenges ne Radiotelevizionin Shteteror. Pati shume akuza se u duk qarte monopoli dhe manipulimi i tij, ju a bashkoheni me keto mendime?

    Kete vit, Festivali i RTSH-se u ndot vertet dhe mua nuk me takon dhe nuk dua te behem pjese e kesaj ndotjeje. Detyra ime kryesore nuk eshte te kontestoj nivelin e ndotjes, por te krijoj kenge te bukura dhe t’ia bej ato te ditura publikut. Kengen qe une bera per publikun dhe qe nuk m’u lejua t’ia tregoj, e ndjej per detyre te bej qe t’i degjohet zeri. Ndaj ne bashkepunim me shtepine e njohur diskografike “Supersonic Records”, jemi duke pergatitur klipin qe se shpejti do te shfaqet ne ekrane.

    Nje tjeter teme e mprehte eshte ajo e volumit dhe nivelit te veprimtarive muzikore ne kete periudhe, si e vleresoni ju, eshte e mjaftueshme apo...?

    Thuajse i vdekur. Kriza qe ka perfshire vendin, sigurisht qe ka perfshire dhe fushen e muzikes. Ndaj nuk eshte se arti ne Shqiperi po perjeton momente te gezuara. Gjithcka mbetet ne kuadrin e nismave personale, ose grupimeve private.

    Doni te thoni se shteti eshte pasiv ne kete drejtim?

    Shteti nuk ka ngritur asnje strategji per te qene perkrahes i artit. E njejta gje, mos me keq, per te qene prane muzikes se lehte. Aq sa ekrane te ndryshme televizive, transmetojne te gjitha llojet e pacavureve. Kujt i behet vone? Po cedukohet brezi i ri dhe kjo na tremb te gjithe. O Zot i madh, cfare shijesh po kultivojme. Valle, muzike eshte kjo qe degjojme?!!

    Shteti eshte indiferent ndaj menyres si ekziston muzika dhe me cfare cilesie ajo ekziston. Dhe indiferenca ndonjehere eshte padrejtesia me e madhe.

    Se fundi ka disa levizje nga shteti, per te respektuar te drejten e autorit. Dihet se krijimet artistike shiten dhe piratohen rendom ne vendin tone. A ndjeheni ju te demtuar nga kjo dukuri?

    Pa dyshim. Ne nuk perfitojme asnje vlere materiale nga te drejtat qe kemi mbi krijimet tona. Nderkohe, ato perdoren lirisht dhe nuk ka asnje sistem monitorimi apo kontrolli ndaj tyre. Per rrjedhoje, tregu eshte ne nje kaos total.

    Mendoni se ne kete pike, nje rrugedalje ekziston?


    Une mendoj se ka ardhur momenti te sistemohet tregu. Per kete, konstatoj se jane te interesuar te gjithe ata qe merren me prodhimin, shperndarjen dhe shitjen e materialeve muzikore. Shtepite serioze diskografike dhe vete artistet, do te behen nismetare dhe besoj se kjo gje ka filluar. Shteti nuk duhet te behet i gjalle vetem atehere kur vjen puna per te vjele taksa, por te mendoje se si te bashkepunoje qe kjo industri te mos demtohet, por te ndihmohet, ne radhe te pare.

    Si mendoni se do te jete pranvera qe po afron dhe vera e ketij viti, ne aspektin tuaj profesional?

    Parashikoj nje riorganizim te punes ne lokalin tim dhe pse jo, te kete baze muziken e gjalle te performuar atje.

    Do te jene protagoniste dhe kengetare te tjere te njohur?

    Jane pjese e riorganizimit.

    KOHA JONE
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Postime
    8
    me pelqen rovena kendon bukur dhe nuk perdor zhveshjen per te pasur sukse...

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2004
    Postime
    90
    o ta ha synin sa e mire je . shume me pelqej kjo intervista jote . edhte fakt qe jemi nje dhe veshtire qa na nfane dikush me.

  20. #20
    Més que un club Maska e zoomen15
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Gjithandej
    Postime
    133
    Nje kengetare e kompletuar ne te gjitha aspektet. E adhuroj
    Per nje cast - 1fare eshte kenga.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikės shqiptare!
    Nga Fiori nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 02-08-2023, 08:02
  2. Rovena Stefa
    Nga BlondiE_18 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 09:15
  3. Plaga e prostitucionit
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 03-12-2004, 15:09
  4. Skllavet E Seksit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 17:56
  5. Gruaja e Diteve tona
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •