Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 51
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Studime shqiptaro-ilirike

    E Marte, 24 Gusht 2004


    PROFESORI I MEKSIKES, STUDIM PER ILIRET

    Me gjithe marredheniet me popujt e tjere te qendres se Europes problemi i popujve danubiuan dhe ballkanike shtrohet ndryshe.

    Eshte menduar ne fillim se Koha e Bronzit e Hungarise gjate shtrirjes se saj me te madhe formonte nje grup te madh trak, te perhapur edhe mbi Ballkanin Lindor, ne marredhenie te ngushta me iliret e kultures sllave dinarike "Childe). Kosina, duke bere kulturen luzasiane, nje qyteterim ilir verior, te quajtur prej tij "karpo-dak" e vinte ne marredhenie me kulturen e popujve danubiane. Me kete etape te kerkimeve lidhen perpjekjet e gjuhesise, qe e quante ilire toponamostiken europiane qendrore, dhe ato te arkeoplogeve, qe i bashkonin ne nje qyteterim te vetem te madh "Urnenfelder" "popujt e kultures se urnave ne kuptimin e ngushte te fjales) dhe luzasianet.

    Lidhja farefisnore e kultures se Luzases me venetet, popujt e dalluar nga iliret, solli nje ndryshim ne shtrimin e problemit . Per Krahen, toponomastika europiane qendrore nuk eshte me nga fundi, posacerisht venete, por "alteuropaisch", dhe e kemi pare se ajo duket te jete ne baze te evoluimit gjuhesor te kelteve te kultures se urnave dhe pjeserisht te formacioneve etnike luzasiane perendimore, per te ardhur deri ne territorin gjermanik. Keshtu shtrohet nje problem i vecante per popujt e Luzases, nga fakti se kultura luzasiane, me gjithe orientimin e saj europian qendror dhe marredheniet me Danubin, shkeputet me vecanesi te forte nga teresia danubiane dhe fqinjet e saj ne kohen e Bronzit. Pas nje epoke peshtjellimi qe shtrihet ne disa shekuj shfaqen grupet historike te dakeve (Hungari, Trasilvani), te ilireve "perendimi i Danubit, rajoni sllavonik-dinarik, perendimi i Ballkanit dhe traket) (rajoni lindor i Trakes, Ballkani Lindor).

    Kristalizimi perfundimtar i ilireve dhe i dakeve eshte bere pas qetesimit te levizjeve te epokes kalimtare nga Bronzi te Hekuri, duke perfaqesuar grumbullimin e gjithe elementeve etnike te mbledhur ne trevat e tyre nga neoneoliti, ndersa ata me pak te rendesishmit ishin perthithur prej atyre qe bashkelidheshin apo sundonin; keshtu iliret do te perfaqesojne arritjen perfundimtare te popujve te kultures neoneolitike te zones sllavonike-dinarike, me nje element te forte, te huazuar nga popujt alpine, ndoshta te dalluar nga ata qe kane qene indoeuropianet me karakteristike, te indoevropianizuar nepermjet marredhenieve e depertimeve indoeuropiane te mirefillta, te cilat i perforcojne edhe me kontaktet e Bronzit "sllavonik" me ate te Hungarise, pasi asimiluan perfundimisht depertimet luzasiane qe nga koha e dyndjeve kalimtare.

    Traket do te perfaqesonin ardhjen ne Europe te kultures aziatike-trojane te indoeuropianizuar permes marredhenieve dhe depertimeve danubiane qe nga eneoliti, atehere ne gjendje paqendrueshmerie, dhe qe u kristalizuan kryesisht ne Kohen e Bronzit, gjate se ciles ne territorin e tyre zhvillohet kultura e qeramikes se zeze ne lidhje me artesit e kultures pontike perendimore, "cmerianet). Keshtu gjuha e tyre mundi te fitonte karakteristikat "satem", ose t'i perforconte ato, nese ishin sjelle qe me pare nga popujt e stepave. Keshtu kane qene edhe marredheniet me mbijetesat e kultures se Tripoljes qe, sic do ta shohim, do te mbeten anonime.

    Nje menyre e tille per konceptimin e formimit te trakeve eshte e lidhur me ate qe dime per gjuhen e tyre "satem", ashtu si per frigjishten dhe armenishten ne raport me te paren. Ne formimin e armeneve duket se ka pasur nje element te forte frigjian, qe perkon me substratin azianik-uraratin "Decev).

    Po keshtu kompleksiteti i formimit te ilireve shpjegon problemet e shtruara nga gjuha e tyre. Nuk ka nje mendim te njezeshem per ta lidhur ilirishten me gjuhet "satem", sic benin Jokli, Decevi, Majeri, por te tjere e lidhin me grupin "centum", ose me mire, "jo satem" ne lidhje me mesapishten e Italise "Ehatmough, Kretschmer, Krahe).
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Eshte e sigurte qe seminari nuk quhet "Studime Antishqiptare Sllavike"? Profesorit Meksikan pa emer i sugjeroni te rrise banane ne Siberi, ose te nxjerre nafte ne Akapulko.

    Sa per Shqiptaret, le te "studjojne" Rilindjen, meqe na qenkan punesuar Meksikane per kerkime mbi origjinen e lashte te Ilirise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiras : 24-08-2004 mė 10:19

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116



    Ndoshta ka dashur te komentoje kete Harte ai "profesori" nga Meksika.
    Ndersa sa per Venetet ai duhet te sqaroje se per cile Venete e ka fjalen. Se fis ilir ishin Venetet ne Italine e sotme te veriut dhe jo veneti ose ne gjermanisht wendet sllave qe dalin ne histori ne periudhen e vone romake.


    Ps: Meqe ky "profesori" meksikan pretendoka se ka lezuar Hans Krahe, ai duhet ta njihte problemin e identifikimit ose me mire te dallimit midis Venetet ilire dhe Wendet sllave. Kete dallim e ben pikerisht Hans Krahe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kastriot : 24-08-2004 mė 14:31

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė e hapa kėtė temė pėr tė sjellur shkrime qė kanė tė bėjnė me studime pėr lashtėsinė tonė ilirike. Ky shkrim dhe ky profesor jo doemos thotė ndonjė tė vėrtetė nė lidhje me kėtė ēėshtje, prandaj edhe reagimet janė tė mirėseardhura qė tė sqarohen gjėrat. Ky shkrim ishte botuar dje nė Koha Jonė.

    Kurse ne mendoj se duhet tė studiojmė edhe rilindjen tonė por edhe lashtėsinė tonė dhe gjithēka qė ka tė bėjė me historinė tonė.

    Nuk ka historian serioz qė lidh Ilirinė me sllavė dhe qė nuk lidh Ilirinė me shqiptar, kjo gjė dihet botėrisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 24-08-2004 mė 16:21
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    thone qe iliret, i pinin gjakun armikut me kafken e armikut pasi ta vrisnin ate, e vertet eshte kjo ?
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Unė e hapa kėtė temė pėr tė sjellur shkrime qė kanė tė bėjnė me studime pėr lashtėsinė tonė ilirike. ... Ky shkrim ishte botuar dje nė Koha Jonė.

    Kurse ne mendoj se duhet tė studiojmė edhe rilindjen tonė por edhe lashtėsinė tonė dhe gjithēka qė ka tė bėjė me historinė tonė.

    Nuk ka historian serioz qė lidh Ilirinė me sllavė dhe qė nuk lidh Ilirinė me shqiptar, kjo gjė dihet botėrisht.
    Tema e diskutimit, si edhe iniciativa per organizimin e seminarit jane te rendesishme. Sidoqofte, organizatoret duhet te ishin te kujdeshem ne seleksionimin e referuesve dhe referateve te mbajtur. Hipotezat historike qe prezantohen duhet te peshohen dhe te balancohen me referate oponente, nga autore qe dine pak me shume se alfabetin shqip. Llumi historik dhe argumentat monstruoze mbi historine shqiptare (per fabrikimin e te cilave kane punuar akademi dhe struktura te panumurta te shteteve qe i kane veshur vetvetes historine shqiptare) nuk mund te pastrohen nga pune shkel e shko e personave qe lexojne vetem titujt, apo kane kane agjende politike/personale.

    Neqoftese akademia qe e ka organizuar seminarin ne Prishtine s'ka punuar ne detaj, c'mund te thuhet per nje te perditshme "Koha Jone" se ciles i mungon kualifikimi profesional ne fushen perkatese (ne mos gazetaresk), dhe qe eshte me teper e orientuar nga "scoops" dhe intrigat politike.

    Rilindja eshte periudhe shume e rendesishme, por qe te vleresosh plotesisht Ri-lindjen, duhet te njohesh dicka mbi Lindjen.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Tiras
    Tema e diskutimit, si edhe iniciativa per organizimin e seminarit jane te rendesishme. Sidoqofte, organizatoret duhet te ishin te kujdeshem ne seleksionimin e referuesve dhe referateve te mbajtur. Hipotezat historike qe prezantohen duhet te peshohen dhe te balancohen me referate oponente, nga autore qe dine pak me shume se alfabetin shqip. Llumi historik dhe argumentat monstruoze mbi historine shqiptare (per fabrikimin e te cilave kane punuar akademi dhe struktura te panumurta te shteteve qe i kane veshur vetvetes historine shqiptare) nuk mund te pastrohen nga pune shkel e shko e personave qe lexojne vetem titujt, apo kane kane agjende politike/personale.

    Neqoftese akademia qe e ka organizuar seminarin ne Prishtine s'ka punuar ne detaj, c'mund te thuhet per nje te perditshme "Koha Jone" se ciles i mungon kualifikimi profesional ne fushen perkatese (ne mos gazetaresk), dhe qe eshte me teper e orientuar nga "scoops" dhe intrigat politike.

    Rilindja eshte periudhe shume e rendesishme, por qe te vleresosh plotesisht Ri-lindjen, duhet te njohesh dicka mbi Lindjen.

    Ky shkrim nuk ėshtė marrė nga seminari qė ėshtė duke u zhvilluar nė Prishtinė kėto ditė sepse po tė ishte nga ai seminar do ta kisha postuar nė temėn qė ėshtė hapur pėr kėtė seminar. Poashtu nuk besoj qė ky profesor tė ketė marrė pjesė nė atė seminar sepse po tė ishte ashtu ky do tė ishte mė serioz.

    Unė e lexova shkrimin para se ta postoja kėtu por nuk kisha kohė qė tė bėja reagimin tim. Dhe qėllimi pse e postova kėtu ėshtė vetėm ta hapja temėn kushtuar kėtyre studimeve edhe pse me njė studim joserioz sepse duke e korrigjuar autorin e kėtij shkrimi del nė pah edhe e vėrteta e kėsaj ēėshtje e qė ėshtė pjesė e atyre studimeve pėr tė cilėn edhe u hap tema.
    Me kėtė poashtu ndihmojmė edhe lexuesit e Koha Jonė qė tė mos bien pre e dezinformatave qė gjenden nė kėtė shkrim nė lidhje me lashtėsinė tonė.

    Pajtohem plotėsisht me juve se Koha Jonė nuk duhej ta kishte botuar fare kėtė shkrim, apo edhe nėse me tė vėrtetė donte ta botonte njė shkrim tė tillė, ai duhej tė pėrcillej me korrigjimet e duhura qė tė mos lejoj pėrhapjen e dezinformatave tek lexuesit e saj dhe tė mos humbas lexues dhe respektin tek lexuesit me studime tė tilla jo tė mirėfillta shkencore dhe amatoreske.

    Patjetėr qė ēdo periudhe e sė kaluarės sonė ėshtė shumė e rėndėsishme duke pėrfshirė edhe rilindjen, lindjen e tė gjitha periudhat.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    good devil,

    thone qe iliret, i pinin gjakun armikut me kafken e armikut pasi ta vrisnin ate, e vertet eshte kjo ?

    Eshte shume e vertete: prandaj kroatet, malazezet dhe serbet insistojne te jene ilire. Bile edhe Drakula thone qe ishte ilir nga Serbia.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    dodoni,

    Me kėtė poashtu ndihmojmė edhe lexuesit e Koha Jonė qė tė mos bien pre e dezinformatave qė gjenden nė kėtė shkrim nė lidhje me lashtėsinė tonė.

    Biblioteka e Aleksandrise u dogj per nje qellim te caktuar, dhe ky per mendimin tim ishte qe volumi i dezinformacionit te qe me i madh se ai i informacionit.

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Harmonies Iliret jan popull Shqiptar e jo Serb. Serbet kete gje e dine shume mire, prandaj i kan zhduk sistematikisht te gjith Albanologet Kroat e mbar ne bote, duke filluar me Shuflain. Sa per djegjen e Aleksandrise... aty eshte zhdukur historia e antikitetit, dhe shume pak volume kan shpetuar qe tani mund te jene ne arkivat e vatikanit e kush e di se ku tjeter.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Harmonies Iliret jan popull Shqiptar e jo Serb. Serbet kete gje e dine shume mire, . Sa per djegjen e Aleksandrise... aty eshte zhdukur historia e antikitetit, dhe shume pak volume kan shpetuar qe tani mund te jene ne arkivat e vatikanit e kush e di se ku tjeter.
    Pyetja me shume shtrohet historia e cilit antikitet eshte "zhdukur" dhe pse? Pergjigja cuditerisht koincidon me fjaline me lart "prandaj i kan zhduk sistematikisht te gjith Albanologet ... e mbar ne bote, duke filluar me ...".
    Grimcat historike qe kane mbetur nga antikiteti po perpunohen sistematikisht nga studjues meksikane, ruse, gereke, e rumune. Ndersa, nga qe pozicionit gjeografik(psh te Himares) nuk kane si ta c'bejne, perpiqen ta aneksojne. Keto perpjekje jane shoqeruar me shkaterrime shekullore (e manipulime gjeopolitike) te cdo artifakti arkeologjik nga Durresi ne Korfuz, duke zhveshur keshtu shqiptaret nga historia perkitazi e kombit me te lashte, dhe te famshem ne bote.

    E drejte Harmonies. Ai qe braktis ose e shikon me perpuzje dicka qe ka (pavaresisht se e ben nga injoranca, mendjemadhesia, apo i indoktrinimi), e meriton te zhvishet nga ajo, dhe pse jo, te shkelet me kembe nga ata qe ai vete ka pasuruar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiras : 25-08-2004 mė 08:11

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Unė e hapa kėtė temė pėr tė sjellur shkrime qė kanė tė bėjnė me studime pėr lashtėsinė tonė ilirike. Ky shkrim dhe ky profesor jo doemos thotė ndonjė tė vėrtetė nė lidhje me kėtė ēėshtje, prandaj edhe reagimet janė tė mirėseardhura qė tė sqarohen gjėrat. Ky shkrim ishte botuar dje nė Koha Jonė.
    ................

    Kush e din se nga u financua "Koha Jone" me 1997 dhe prej nga finanzohet ajo edhe sot, nuk ka pse te habitet per botimin e keto lloj shkrimeve(sulm serb i kamufluar) ne faqet e saj.

  13. #13
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga good devil
    thone qe iliret, i pinin gjakun armikut me kafken e armikut pasi ta vrisnin ate, e vertet eshte kjo ?

    nga i degjon keto gjera ????!!!! apo thjesht eshte zbavitje kur i lexon .. ??As serbet nuk kam degjuar ndonjehere ta thone kete gje..

    NE ASNJE MENYRE nuk eshte e vertete!!!!
    Prektora

  14. #14
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nėse jeni kundėr hapjes sė temės me njė shkrim tė tillė, atėherė i lusim moderatorėt ta fshijnė kėtė temė dhe presim shkrime/studime mė tė mira e objektive pėr ta hapur kėtė temė prapė.

    Dua medoemos ta hap njė temė tė tillė, sepse dua tė nxis njerėzit tė merren me historinė e lashtė tonė sepse mė duket sikur ka nevojė pėr shumė mė shumė historianė tė lashtėsisė sonė ilire.


    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Dodon ke ba shume mire qe e ke hape nje teme te tille. Une po postoj ketu nje shkrim marre nga gazetat kryesore shqiptare te dates 25 gusht, dhe jam i ahbitur se si askush nuk e ka vene re.
    Bile per nga rendesia e ngjarjes mira do te ishte te hapej teme ne vete se zbulime te tilla ndodhin 1 ne dhjetra vjet.
    Nejse, fjalen e kam per zbulimin e nje historie te Shqiperise, shkruar 150 vjet me pare nga nje prift katolik, misionar jezuit francez, i cili jetoi nje periudhe te gjate kohe ne Turqine europiane (Kostandinopoje e Manastir) dhe krahas veprimtarise fetare u mor edhe me veprimtari shkencore.
    Kopja origjinale e kesaj Historie (nder te parat te tilla) u gjet dhe u mundesua fale ndihmes nga biblioteka e misionit St.Lazarus ne France.

    Kjo ve ne pah edhe njehere kontributin e madh qe misionaret katolike kane dhene ne njohjen e identitetin e kombit shqiptar ne nje kohe kur as turqit e as ortodokset greko-sllave nuk pranonin se ka shqiptare por turq ose greke.
    Per me shume lexoni postin ne vijim:

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Mė shumė se 100 vjet mė parė, murgu francez Zhan Klod Faveirial ka shkruar historinė e Shqipėrisė. Nė librin e tij ndihen tone tė forta antigreke. Ai guxon tė thotė se qytetėrimi grek ėshtė ngritur mbi atė pellazg dhe gjuha shqipe ėshtė shumė mė e pasur se ajo greke

    Murgu francez, nė gjurmė tė Historisė sė Shqipėrisė
    Alma Mile

    Njė tjetėr histori pėr Shqipėrinė, e shkruar nga njė i huaj, por ndryshe nga historianėt e studiuesit modernė, autori i kėsaj vepre, ka jetuar mė shumė se 150 vjet mė parė. “Historia e Shqipėrisė” (Mė e vjetra), ėshtė titulli i botimit mė tė fundit tė Shtėpisė Botuese “Plejad”, shkruar nga murgu Zhan Klod Faveirial. Mjafton njė vėshtrim i shpejtė mbi kėtė libėr, pėr tė kuptuar se ka shumė dashuri brenda tij. Faverial, ishte francez, njė njeri i pėrkushtur Perėndisė, por qė fliste pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt si tė ishte atdheu i tij. Vetėm nė vitin 1999, kjo vepėr prej 483 faqesh, e shkruar rreth viteve 1884-1889, ka dalė nė dritė, gjatė kėrkimeve tė gjuhėtarit dhe pėrkthyesit Robert Elsie. Ajo gjendej nė arkivat e njė manastiri nė Paris, nė trajtė dorėshkrimi, ku pasqyrohej historia e Shqipėrisė, prej pellazgėve, deri nė kohėn e tij dhe vetėm tani, ajo vjen e plotė pėr publikun. Eshtė njė vepėr voluminoze, pėr hartimin e sė cilės, Faveirial ka shfrytėzuar njė bibliografi mjaft tė ngjeshur, duke filluar qė nga veprat e mendimtarėve dhe historianėve antikė grekė, tek historianėt e kronikanėt e kohės sė tij. Kėshtu mund tė pėrmendim vepra tė Aravantinit, Kanty, Dezobri, Farlati, Hekard, Lavale, por edhe Tuqiditi e Herodoti. Njė nga arsyet qė ky murg francez ndėrmori njė punė tė tillė, ishte tė hartonte historinė e shqiptarėve qė deri atėherė nuk e kish shkruar askush. “Shumė kohė mė parė se perėndia tė na hidhte nė kufijtė e Shqipėrisė, ne i kemi parė shqiptarėt dhe kemi thėnė : ja njerėz me tė vėrtetė tė mirė…. Dhe qė atėherė lindi ideja pėr tė studiuar, nėn dritėn e historisė, njė popull qė nxirrte para nesh njerėz kaq tė mirė, shfaqte kaq madhėshti dhe na ngjallte kaq nderim. Mjerisht, askush, tė paktėn aq sa ne njihnim, nuk e ka shkruar historinė e saj…”, - shkruan autori nė parathėnien e librit tė tij. Siē thotė edhe gjurmuesi i kėtij dorėshkrimi, tashmė libri, Robert Elsie, nė kėtė libėr vihet re njė frymė e theksuar antigreke, e cila padyshim rridhte prej faktit qė ai ishte njė klerik katolik, megjithatė ēdo vepėr tė tij, ai e ka mbėshtetur nė njė bibliotekė tė pasur, tė cilėn ai e ka grumbulluar gjatė viteve qė shėrbente nė Manastir dhe Kostandinopojė. Kėshtu, ai nxjerr nė pah politikat e helenizimit dhe vlerat e gjuhės dhe kulturės shqiptare. Madje ai guxon tė thotė qė shqipja ėshtė gjuhė shumė mė e pasur se ajo e Aristofanit. Nė librin e tij ai citon thėnie tė ish- Konsullit francez nė Janinė, Dozon, i cili shprehej : “Nė raportin fonetik gjuha shqipe ka njė begati dhe shumėllojshmėri qė e kalon mjaft gjuhėn e Aristofanit”. Ndėrkohė qė ai vetė mė tej do tė shprehej “Grekėt mburren se letėrsia e tyre ka nisur me Homerin. Po Homeri vetė, nga cila shkollė greke ka dalė? Nga cila shkollė ėshtė formuar? Pėrpara shkollave greke pra, ka pasur shkolla pellazgjike dhe nje literaturė tė madhe dhe tė pėrkryer, e cila ka qenė themeli i letėrsisė greke, ashtu si ndėrtimet ciklopike, kanė shėrbyer si themele pėr ngrehinat e pėrkohshme tė ngritura prej grekėve tė lashtė”(fq. 38). Edhe nė shumė faqe tė librit tė tij, ai e thekson njė fakt tė tillė, ndėrkohė qė nė shumė syresh mundohet tė vėrė nė pah pėrpjekjet e grekėve pėr tė helenizuar Shqipėrinė dhe gjithēka qė kisha romake kishte arritur nė rajonin ballkanik. Sipas botuesit tė librit, ndriēim Kulla, vepra e Faveirialit, nuk mund tė quhet absolute, por njė variant historik qė sjell mjaft fakte dhe tė reja pėr historinė e Shqipėrisė. “Kam lexuar disa variante historish ai ajo e Dom Ndoc Nikaj, Tajar Zavalani, Mehdi Frashėri, etj, por ajo qė mė bėn pėrshtypje nė kėtė libėr, nuk ėshtė qėndrimi emocional, apo simpatia e autorit pėr shqipėrinė, por thellėsia e ngjarjeve dhe sasia e fakteve”, - thotė Kulla, duke shtuar se nė gjithė kėtė libėr Faveirial vė nė dukje faktin qė Shqipėria i pėrket qytetėrimit perėndimor dhe ku gjenden mjaft elementė tė krishterė, tė mbetur pavarėsisht sundimit 500- vjeēar turk. Sipas Kullės, ky botim ėshtė njė ngjarje, e cila nuk duhet tė ishte iniciativė vetėm e njė botuesi, por edhe e akademikėve, pasi ai sjell fakte tė reja, tė pakonsumuara mė parė nga historiografia.
    Gjatė punės pėr botimin e kėsaj vepre, dolėn nė pah edhe vepra tė tjera tė klerikut. Zhan Klod Faveirial ka lėnė pas shumė libra e dorėshkrime, disa prej tė cilave janė botuar, ndėrkohė qė tė tjerė presin dritėn e botimeve. Disa prej librave tė tij, tashmė tė botuara mund tė pėrmenden “Manual i mirėsjelljes”, nė gjuhėn bullgare, “Dialogje frėngjisht- bullgarisht” dhe “Katekizėm i madh pėr pėrdorim tė bullgarėve unitė”, ndėrkohė qė mes dorėshkrimeve tė tij gjenden tituj tė tillė si “Historia e Shqipėrisė”, e sapo botuar, “Historia vllahe” “Histori e gadishullit tė Ilirisė”.

    Mbi jetėn e njė murgu
    Zhan Klod faveriali lindi mė 25 mars 1817, nė Usson en Forez, fshat malor nė Auvergne, nė lindje tė Sent Etienit. Ai i kreu studimet e larta nė seminaret e Lionit dhe erdhi nė Paris nė vitin 1843, nė moshėn 26-vjeēare, ku u pranua nė Kongregacionin e Misionit Lazarist, mė 11 mars. Nė 1 korrik 1844, ai u emėrua nėn-xhakon dhe 6 muaj mė vonė, mė 18 dhjetor u emėrua xhakon. Pasi bėri betimin e tij, mė 13 mars 1845, ai mori shenjtėrimin e Kongregacionit dhe u bė prift nė 17 maj tė po kėtij viti. Pak kohė mė pas, mė 1 qershor 1845, ai u dėrgua si misionar nė Santorin tė Greqisė si vendqėndrim tė parė, pavarėsisht se ai kish dėshirė tė shkonte nė Kinė.
    Nė korrik tė vitit 1847 e rigjejmė nė Kostandinopojė, ku Kongregacioni mori njė strehė, qė ishte e njė rėndėsie tė madhe pėr veprimtaritė e kishės katolike nė Perandorinė Otomane. Dhe kėshtu, nė strehėn Shėn-benua, autori kaloi vitet vendimtare tė jetė sė tij, ku tek ai zgjohet njė interes i veēantė pėr etnitė e ndryshme tė Turqisė europiane, domėthėnė tė Ballkanit Jugor. Nė vitin 1866 ai u dėrgua nė Selanik, e mė pas nė 1867 nė Manastir (Bitola), qytet qė sot gjendet jugperėndim tė republikės sė Maqedonisė. Nė atė kohė, Selaniku dhe Manastiri ishin qytete me njė popullsi tė pėrzier dhe qendra tė rėndėsishme tregtare tė Perandorisė Otomane. Turqia Evropiane ishte e populluar sigurisht, jo vetėm nga turqit dhe grekėt, por edhe prej bullgarėve, popull sllav, siē quhet sot nė kėtė pjesė tė gadishullit tė maqedonasve, prej vllehėve ose arumunėve, qė flasin njė gjuhė romane, tė ngjashme me rumanishten e rumanisė dhe mė nė fund nga shqiptarėt me gjuhėn e tyre tė veēantė, qė rrallė gjendej e shkruar nė atė kohė. Me pėrjashtim tė njė qėndrimi tė shkurtėr nė Albi, nė vitin 1878, Faveirial duket se ka kaluar pothuaj njė gjysmė shekulli nė Evropėn Juglindore, kryesisht nė Manastir dhe Kostandinopojė. Ndėr vitet 1850-1867, nė strehėn Shėn Benua, nė brigjet e Bosforit, ėshtė koha kur Faveirial filloi tė grumbullonte njė bibliotekė historike tė librave tė rrallė nė lidhje me shqiptarėt, bullgarėt dhe vllehėt. Ai e ka vizituar Shqipėrinė nė vitin 1884 dhe bashkė me Apostol Margaritin (1832-1902), inspektor i pėrgjithshėm i shkollave rumune tė Perandorisė Otomane, themeloi shkolla nė Berat, Korēė dhe Prizren. Prej vitit 1859-1861, ai, thuhet se ishte shpirti i lėvizjes bullgare. Ai vdiq nė Manastir nė 26 nėntor 1893.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Labeati : 27-08-2004 mė 19:02

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Edhe nje sqarim do te bej per postimin e mesiperm. Qe te mos paragjykojme kete veper te rendesishme historike-shkencore por edhe kombetare nga shkaku se autori eshte prift katolik, sic ndodh shpesh ne kete forum, do te ve ne dukje se ky prift jetoi nje zona ku komuniteti katolik shqiptar ishte shume i paket ne numer krahasuar me shqiptaret muslimane apo ortodokse.

    Kjo tregon se vepra ka karakter shkencor mbasi kur thote qe shqiptaret te imponojne nderim, kete opinion e ka krijuar nga gjithe shqiptaret pa dallim feje.

    Po keshtu ai nuk e shkroi kete veper per propagande sepse kjo veper nuk u botua e as nuk u njoh ne Shqiperi (u zbulua sot mbas 150 vjetsh ne Kuvendin e jezuiteve ne France). Pra perforcohet karakteri i pavarur dhe objektiv i autorit.

    Gjithashtu, kjo duhet te jete nxitje per historianet e atashete kulturore shqiptare neper ambasada qe te punojne me shume, sepse kushedi sa vepra mund te flejne ne bibliotekat e rkivat ne Europe.

    Fakti eshte qe histori te shqiptareve vetem ne Europen Perendimore (katolike kryesisht por edhe protestante) mund te gjesh se sa per turqit e greket ata kurren nuk kane shkruar por kane sabotuar historine e Shqiperise dhe gjuhen shqipe.

  18. #18
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ju rrefej librin e Zhan Klod Faveirialit
    E Enjte, 26 Gusht 2004
    Nga Robert Elsie*

    Per shkak te pozicionit te saj gjeografik, Shqiperia megjithese shpesh e izoluar, ka qene perhere ne udhekryqin e perandorive dhe qyteterimeve. Ne lashtesi, per shekuj me rradhe, ajo eshte gjendur ne kufirin politik, ushtarak dhe kulturor ndermjet Lindjes dhe Perendimit, ne fillim midis Perandorise Romake dhe qyteterimit grek, e me pas ne Mesjete, midis Italise katolike dhe Perandorise se Poshtme Ortodokse. Me tej, deri ne pushtimin e plote nga Turqit, ajo gjendej ne frontin midis Evropes Kristiane dhe Lindjes Islamike. Me ne fund, ne kohen e sotme, pas 30 vjet pavaresie si shtet, ajo ndermerr rolin e cuditshem te nje kendi te vogel stalinist, apo me mire te themi surrealist, ndermjet perandorise sovjetike dhe perendimit kapitalist e demokratik.

    Ne shekullin e tetembedhjete, historiani britanik Eduard Gibon (1737-1794) e permend Shqiperine si nje vend perballe Italise, por te njohur shume me pak se Amerika ne brendesi. Ata qe thone se pak ka ndryshim, pervecse atehere Amerika njihej pakez me mire, nuk do ta kishin aspak gabim. Shqiperia, toke dhe hapesire kulturore evropiane qysh prej lashtesise, mbetet perhere enigmatike dhe e kuptuar keq, si ajo ne gjendjen e shekullit te 18-te ne kohen e Gibonit, edhe ne shekullin e 19-te ne kohen e Zhan-Klod Faveiralit, dijetarit te pare, qe shkroi historine e saj.

    Mbi Librin "Historia e Shqiperise"

    Zhan-Klod Faveiral duket se ka shkruar mjaft, por la pak vepra te botuara. Mund te flitet per librat qe ai botoi, parasegjithash ne gjuhen bullgare, vepra tashme shume te rralla. Midis tyre gjenden: "Manuel de politesse" (Manual i Miresjelljes) ne gjuhen bullgare ne Kostadinopoje me 1858; "Dialogues francais-bulgaris" (Dialogje frengjisht-bullgarisht)-1859 dhe "Grand catechisme raisonne a l'usage des Bulgares Unis" (Katekizem i Madh per perdorim te Bullgareve Unite) ne gjuhen bullgare ne Kostadinopoje me 1862. Nga pena e tij njohim, po ashtu disa artikuj mbi gjendjen ne Manastir, mbi ceshtjen bullgare dhe liturgjine bullgare, dhe, me se fundi, nje korrespondence te begate.

    Per fat te keq, thelbesorja e vepres se tij te madhe nuk u publikua kurre. Midis doreshkrimeve te rendesishme te tij, gjenden edhe keto: "Histoire de l'Albanie" (Historia e Shqiperise); "Historie Valaque"; "Historie de la presqu'ile d'Illyrie" (Histori e Gadishullit te Ilirise); "Catechisme valaque a l'usage des pretres" (Katekizem Vlleh per perdorim nga prifterinjte)-1891.

    Ishte fillimi i viteve 1990, kur autori i ketyre rradheve kishte degjuar per here te pare zera mbi nje Histori te Shqiperise te konsiderueshme. Thuhej se doreshkrimi gjendej ne Stamboll. Kerkimet ne Sulejmani dhe ne arkiva te tjera te Metropolit turk, nuk nxorren gje ne drite, dhe ishte me teper fati qe na udhehoqi, ne pranveren e vitit 1998, drejt Kolegjit Shen-Benua ne Karakoj, pak hapa larg Corne d'Or (Bririt te Arte). Kolegji francez i Stambollit gjendet sot ne mjediset e strehes se Kongregacionit te Misionit Lazarist. Per doreshkrimin ne fjale nuk dihej asgje ne kolegj, e per me teper, qe dosja "Shqiperia", dhe pjesa me e madhe e arkivave te Kongregaconit, qene riatdhesuar ne Paris. Me ne fund, me 20 shtator 1999, At Iv Danzhu, pergjegjes per arkivat e Strehes-Ame te Bashkesise se Misionareve Lazariste ne Paris, na sinjalizoi rastesisht zbulimin e saj, te vepres me te rendesishme te Faveirialit.

    "L'Histoire de l'Albanie" (Historia e Shqiperise) e Zhan Klod Faveirialit ishte shkruar midis viteve 1884-1889. Doreshkrimi, qe permban 483 faqe, eshte veper e shume duarve. Mund te llogaritet se At Faveirial ia ka diktuar ndihmesve te tij ne Manastir. Ai permban, gjithashtu, korrigjime dhe shtesa nga dora e autorit. Megjithe keto ndryshesa, te krijohet pershtypja se autori nuk e ka perfunduar menjehere punen e tij te madhe, dhe se ai, perpara se te kishte rastin te botonte "Historine e Shqiperise", ka patur mundesi te bente edhe disa ndryshime, si edhe korrigjime te shumta. Ndoshta do te kete shtuar, po ashtu, edhe disa kapituj per te dhene nje pamje me te plote te historise se ketij rajoni.

    Sido qe te jete, "Historia e Shqiperise" e Zhan-Klod Faveirialit eshte veper e nje rendesie te madhe kulturore per popullin shqiptar. Ajo eshte vepra e pare qe gjurmon historine e plote te Shqiperise, nga lashtesia deri ne gjysmen e dyte te shekullit te nentembedhjete. Faveirial, duhet thene, nuk kishte nje koncept te qarte dhe te sakte per shqiptaret ne teresi si komb dhe si popull, sic njihen ne kohet e sotme. Historia e tij, eshte, me e sakte, ajo e nje treve juglindore evropiane, me popullsite e saj te ndryshme: Shqiptaret, sigurisht, por gjithashtu edhe Vllehet e Pindit, Greket, Turqit dhe Sllavet. Po ashtu, "Historia e Shqiperise", eshte per me teper historia e gjithe pjeses juglindore te Gadishullit Ballkanik, duke perfshire ketu, jo vetem Shqiprine e sotme, por edhe Epirin, Malin e Zi dhe gjithe Maqedonine. Lexuesi do te gjeje, gjithashtu, informacione te rendesishme mbi historine e kishes katolike ne Ballkan, duke perfshire ketu hollesite interesante mbi Historine e Patriarkatit te Ohrit (1394-1767).

    Vepra e Faveirialit pasqyron njohurite e Historise se Ballkanit per sa ishin ne ate kohe, dhe para se gjithash, menyren e te shkruarit. Autori duket se ka perdorur te gjitha burimet e rendesishme te historise ballkanike, te shfaqura deri ne ditet e sotme: Aravantini, Ami-Bue, Kanty, Dezobri dhe Bashele, Farlati, Hammer-Purgstall, Hekard, Lavale, Le Bo, Lekyje, Puarzo e Kais, dhe, mbi te gjitha, te madhin Pukevil. Ai ishte, gjithashtu, ne dijeni te veprave te letersise shqipe, per shembull, te autoreve klasike te shekullit te 17-te, si Budi, Bardhi (Bianchi) e Bogdani.

    Megjithese, kjo nuk perkon teresisht me kerkesat..."Historia e Shqiperise" se Faveirialit eshte nje veper plot me njoftime te reja dhe perfshin hollesi te shumta, qe nuk gjenden kund tjeter. Lexuesi do te vere re, qysh ne fillim, se autori e shkruan historine e tij me pasion dhe entuziasem, por qe nuk i shpeton dot vlerave dhe paragjykimeve fetare dhe kombetare te mjedisit dhe kohes se tij. Faveirial ishte nje prift katolik, qe punonte ne zemer te nje rajoni ortodoks te Perandorise Otomane.

    Armiqesite e dukshme, qe ai ushqente, per shembull kunder ortodoksise greke,-dhe, duhet theksuar, kunder Grekeve ne pergjithesi,-ndoshta e bejne lexuesin bashkekohes, qe te vere buzen ne gaz. Atij i falen keto teprime, te cilat sherbejne, ne te njejten kohe, per te pasqyruar frymen e kohes se tij.


    Nje monument i Historiografise ballkanike
    E Enjte, 26 Gusht 2004
    "Historia e Shqiperise" se Zhan-Klod Faveirial eshte nje veper me rendesi kulturore, pasi ajo perben librin e pare, qe i kushtohet teresisht historise se ketyre vendeve ballkanike. Nga pikepamja e konsolidimit te vonshem te Shqiptareve si popull ne teresi, e mbi te gjitha te Shqiperise si shtet, dhe ndoshta, po ashtu, per shkak te aneve enigmatike te historise shqiptare, veprat e tjera te shekullit te 19-te, si edhe vete te dhjetevjecareve te pare te shekullit 20-te, jane te rralla dhe per me teper te pjesshme.

    Per arsye krahasimi, duhen vene ne dukje edhe faktet e meposhtme. Pothuaj, ne te njejten kohe qe At Faveirial hartonte "Historine e Shqiperise", ne te njejten kohe, doli ne Itali "Le Istorie albenezi", Salerno-1886, veper ne kater vellime e Francesk Tajanit. Po ne shekullin e 19-te, ndeshet, gjithashtu, historia e pare e ketij vendi ne gjuhen shqipe. "T'nnollunat e Sccpniss prei gni Gheghet ci don venn e vet", Aleksandri-1898, te shqiptarit Stefe Curani (1865-1941). Ne fillim te shekullit te XX, del botimi i "Historia e Shcypniss ch'me fillese e deri me kohe ku ra ne dore te turkut", Bruksel 1902, veper me 416 faqe, e shkruar nga prozatori i pare i gjuhes shqipe, Ndoc Nikaj (1864-1951). Gjate Luftes se Pare Boterore, Shqiperia, shtet i pavarur qysh prej vitit 1912, por vend kufitar i perandorise Austriake, terheq per here te pare, vemendjen e historianeve serioze te botes gjermanofone. Nder veprat kryesore te asaj kohe gjenden: "Geschichte von Montenegro und Albanien"-Gotha-1914 e Spiridon Gopcevicit dhe "Geschichte Albaniens", Laipsig-1914 e Karl Roth.

    Pak kohe me pas doli ne frengjisht : "Breve histoirie de l'Albanie et du peuple albanais" (Histori e shkurter e Shqiperise dhe e popullit shqiptar)-Bukuresht-1919 e historianit te madh rumun Nikolla Jorga (1871-1940), liber modest prej 68 faqesh.

    Arkivat e Kongregacionit te Misionit Lazarist ne Paris permbajne, gjithashtu, dokumenta te tjera te rendesishme per historine e Shqiperise dhe per historine e kishes katolike tek Shqiptaret e fundit te shekullit te 19-te. Behet fjale, mes tjerash, per dokumenta dhe korrespondence te shkruar nga personalitete te asaj periudhe, disa te njohur, e te tjere te harruar tashme. Midis tyre mund te permenden emra si: Princ Prenk Bib Doda Pasha (vdekur me 1920), Davidika Bib Doda, Margjela Bib Doda, Imz.Dario Bucareli (1827-1878), Imz.Fulgenc Carev, Abat Doci (1846-1917), Gjon Pjeter Karadaku, Fransua-Ksavier Lobri, Andre Logoreci, Simon Lumezi, Andon Bytyci, Mikel Tarabulluzi dhe Gjergj Cako.

    Pjea me e madhe e dokumentave te ketyre arkivave, qe me pare gjendeshin ne kolegjin Shen-Benua ne Stamboll, u riatdhesuan tashme ne Paris, por, per fat te keq, nuk ka inventare te perpikte, ngaqe liceu ne Stamboll u pushtua nga ushtaret turq me 1914, dhe disa dokumenta u zhduken qe atehere. Persa i perket bibliotekes se madhe te librave, qe At Faveiriali kishte grumbulluar, duke perfshire ketu pa dyshim shume nga doreshkrimet e tij, duket se jane shkaterruar gjate renies se zjarrit ne qendren e Misionit ne Manastir, ne korrik te vitit 1909.

    Duke botuar kete liber, mese nje shekull me pas, me mbetet vetem te falenderoj Misionin Lazarist ne Paris, dhe ne vecanti, At Iv Danzhu dhe Paul Henzman, per ndihmen dhe bujarine e tyre, dhe te shpresoj se vepra e madhe e Zhan-Klod Faveirialit, e gjetur, me se fundi, pas nje shekulli zhdukjeje, do te lexohet e vleresohet nga lexuesi i shekullit te 21-te.

    *studjues i gjuhes dhe historise shqipe-Olzheim (Eifel), Allemagne 2001


    Biografia e priftit-historian
    E Enjte, 26 Gusht 2004
    Zhan-Klod Faveiral lindi me 25 mars 1817 ne Usson en Forez, fshat malor ne Auvergne ne lindje te Sent-Etienit. I jati i tij quhej Pjer Faveiral, kurse nena Zhane M.Bashelard. Autori kreu studimet e larta ne seminaret e Lionit dhe erdhi ne Paris ne vitin 1843 ne moshen 26 vjecare, ku u pranua ne Kongregacionin e Misionit Lazarist me 11 mars. Ne 1 korrik 1844, ai u emerua nen-xhakon dhe 6 muaj me vone, me 18 dhjetor u emerua xhakon. Pasi beri betimin e tij, me 13 mars 1845, ai mori shenjterimin e Kongregacionit dhe u be prift me 17 maj te po ketij viti. Pak kohe me pas, me 1 qershor te vitit 1845, ai u dergua si misionar ne Santorin e Greqise si vendqendrim te pare, pavaresisht se ai kish deshire te shkonte ne Kine.

    Ne korrik te vitit 1847, e rigjejme ne Kostadinopoje, ku Kongregacioni mori nje strehe, qe ishte e nje rendesie te madhe per veprimtarite e kishes katolike ne Perandorine Otomane. Dhe ketu, ne strehen Shen-Benua, autori kalon vitet vendimtare te jetes se tij, ku tek ai zgjohet nje interes i vecante per etnite e ndryshme te Turqise Evropiane, domethene te Ballkanit Jugor. Ne vitin 1866, ai u dergua ne Selanik, e me pas me 1867, ne Manastir (Bitolja), qytet qe sot gjendet ne juperendim te Republikes se Maqedonise. Ne ate kohe, Selaniku dhe Manastiri, ishin qytete me nje popullsi te perzier dhe qendra te rendesishme tregtare te Perandorise Otomane. Turqia Evropiane ishte e populluar sigurisht, jo vetem nga Turqit dhe Greket, por edhe-prej Bullgareve, popull Sllav, sic quhet sot ne kete pjese te gadishullit te Maqedonasve,-prej Vlleheve ose Arumuneve, qe flasin nje gjuhe romane ne pergjasim me rumanishten e Rumanise,-dhe, me ne fund, prej shqiptareve me gjuhen e tyre te vecante, qe rralle gjendej e shkruar ne ate kohe. Me perjashtim te nje qendrimi te shkurter ne Alibi, ne vitin 1878, Faveirial duket se ka kaluar pothuaj nje gjysme shekulli ne Evropen Juglindore, kryesisht ne Manastir dhe Kostadinopoje.

    Nder vitet 1850 dhe 1867 ne Strehen Shen-Benua, ne brigjet e Bosforit, eshte koha kur Faveirial filloi te grumbullonte nje biblioteke historike te librave te rralle, ne lidhje me Shqiptaret, Bullgaret dhe Vllehet. Ai ishte nje erudit kureshtar per historira, qe pyeste me kujdes udhetaret dhe bashkeudhetaret, dhe nuk reshtte se shkruari gjithshka qe ai kish degjuar te thuhej. Faveirial rremonte historine e popujve te pjeses jugore te Gadishullit Ballkanik dhe i ndihmonte te pergatisnin te ardhmen e tyre. Ai e vizitoi Shqiperine ne vitin 1884, dhe, bashke me Apostol Margaritin (1832-1902), inspektor i pergjithshem i shkollave rumune te Perandorise Otomane, themeloi shkolla ne Berat, Korce dhe Prizren.

    Prej vitit 1859 deri me 1861, Zhan-Klod Faveirial thuhet se ishte shpirti i levizjes Bullgare. Ai behet, gjithashtu, nje mik i madh i vlleheve dhe, nga fundi i jetes se tij, i shqiptareve. Prej 1867, e deri sa vdiq, ai sherbente ne Manastir, si profesor i Liceut vlleh, ku jepte kurse te gjuhes frenge dhe filozofise. Bashke me Margaritin, ai themeloi shkolla te tjera (1888-1893), dhe kane mbajtur lidhje gjate te gjithe kesaj kohe. Pas nje jete pune kembengulese, Zhan-Klod Faveirial vdiq ne Manastir me 26 nentor 1893. Ne Historia e Misionit Lazarist te Manastirit (1942), Artur Drule na ka dhene njoftimet e meposhtme mbi At Faveirialin:

    "Me 20 shtator 1886, Misioni u shtua me nje misionar, tashme te shquar per rolin qe ai luajti ne levizjen bullgare. Imz. Faveirial ishte nga krahina e Auvergne-s. Fshati ne te cilin ai u lind, me 1817, Usson ne Loire, kufizohej me Puy-de-Dome, por i perkiste dioqezes se Lionit. Ne seminaret e Lionit, ai kreu studimet e tij te larta dhe fetare. U pranua ne Kongregacion ne vitin 1843. Ai kish pasur deshire te behej jezuit. Kerkoi te shkonte ne Kine ose ne Amerike, por u dergua ne Lindje. Ai studjoi greqishten, te cilen nuk kish dashur ta mesonte ne Seminarin e Ulet. Gjithe jeten e tij, ai e kaloi si njeri njemend origjinal. Ne pamjen fizike, tiparet e tij ishin teper te theksuara, mjekra e crregullt, dhe zeri i tij i larte, me nje fryme kritike dhe shpesh agresive, qe nuk te terhiqnin aspak. Shendeti i tij i ligur e bente te heshtur dhe e mbyllte ate me ftohtesi ne dhomen e tij.

    Po kjo dhome e rremujshme zbulonte nje artist, ose me mire nje shkrimtar te pasionuar te historise. Ai studjonte gjuhet me te ndryshme, turqisht, italisht, bullgarisht dhe grumbullonte aty libra te vjeter dhe bashkekohore ne lidhje me popujt ballkanike. Ai pyeste te huajt qe kalonin, dhe pena e tij e palodhur nuk reshtete se shkruari gjithcka, qe degjonte te thuhej. Ne Shen-Benua, ai ishte asistent i Imz.Renjiese dhe, me shakate e tij, e vinte ne telash eprorin.

    Megjithate, Imz.Faveirial shkonte gjithnje perpara. Ai e trajtoi Ceshtjen e Lindjes nga pikepamja fetare. I dha doren e fundit Katekizit Vlleh, dhe siguroi nje histori te Shqiperise. Ai u dergonte raporte te shumta Vizitoreve, Imz.Bonetit dhe At T.H. Tashme, ishin shqiptaret subjekt i preokupimeve te tij.

    Pas levizjes bullgare dhe vllahe, doli ne skene nje ceshtje e ngjashme shqiptare. "Shqiptaret-shkruante ai-perbejne nje komb, nje race te forte e te guximshme, qe kerkojne pavaresine e tyre. Mirditoret jane per Francen si maronitet e Libanit. Bib Doda, prijesi i tyre, shpeshhere na ka perseritur keto fjale:'Une deshiroj qe Kongregacioni te interesohet per Shqiptaret, ashtu si per Vllehet dhe te mos na lere menjane'".

    Pse shkruajta per shqiptaret
    E Enjte, 26 Gusht 2004
    Nga At Zhan-Klod Faveirial

    Shume kohe me pare se Perendia te na hidhte ne kufijte e Shqiperise, ne i kemi pare shqiptaret, dhe kemi thene:"Ja, njerez me te vertete te mire. Mendimi i mire qe ishte ngjizur nder ne, u forcua me tej nga marredheniet qe patem me Bib Doden, Princin e Mirdites.

    Dhe, qe atehere, lindi ideja per te studiuar, nen driten e historise, nje popull qe nxirrte para nesh njerez kaq te mire, shfaqte kaq madheshti, dhe na ngjallte kaq nderim. Mjerisht, askush, te pakten aq sa ne te njihnim, nuk e ka shkruar historine e saj. Ndoshta, per kete arsye, na u desh te shenonim vete me durim, faktet ne lidhje me Shqiperine, te cilat i gjejme te shperndara nder historiane dhe dokumenta te huaj.

    Cfare doli si rrjedhoje nga kjo pune e gjate dhe e stermundimte? Seria e paperfunduar padyshim, por tekembramja, nje sere faktesh, nje pjese civile dhe te tjerat fetare, qe ne sot mund t'ia parashtrojme lexuesit.

    Ndoshta, ende keto fakte nuk do te kishin marre nje fare renditje kronologjike, pa nje udhetim qe ne beme ne Korce (Guruxhe per turqit), ne vitin 1884, dhe, kur u kthyem prej andej, ndjeme nevojen te perfitonim nga materiale te tjera, pervec atyre qe i kishim mbledhur me mundim. Ishte nje e vertete se, qysh nga pushtimi romak, Shqiperia nuk ka patur perkatesi politike. Qe prej atehere, per te hartuar historine e saj, nuk mund te mbeshteteshe ne zhvillimet politike te jetes se saj kombetare.

    Por, ne mungese te ngjarjeve politike, dukej se mund te gjeje mbeshtetje ne shfaqjet e jetes se saj fetare. Po ashtu, vendi ka kaluar ne krishterim qysh ne koherat e hershme dhe primati i Ilirise, pati kerkuar strehim nder malet shqiptare, pas shkaterrimit te Justinianes nga ana e Avareve...

    Jezuiti francez, qe shkroi historine e pare te shqiptareve moderne
    E Enjte, 26 Gusht 2004
    Ndersa "Plejad" ka sjelle nje botim te ri serioz dhe kete here "Historine e pare te shqiptareve", nje veper te shkruar nga kleriku Zhan Klod Faveirial, institucionet e ndryshme shqiptare heshtin. Ministria e Kultures vetem sodit, ndersa per ate te Arsimit tashme jemi mesuar me mefshtesine origjinale. Botuesit shqiptare ne shume raste duket se po i japin leksione institucioneve, qe vetem hartojne plane dhe strategjira per "ndricimin pa drite" te Shqiperise

    Ben Andoni

    Jemi mesuar qe botimin e nje vepre per Shqiperine ta presim si eveniment. Si ne kohen e Rilindjes, gjithshka qe iluminon, eshte e shumepritur nga nje pjese tashme jo e paket shqiptaresh. Ne kete rast, kete mision, e ben pa asnje medyshje edhe "Historia e pare e shqiptareve", e shkruajtur ne shekullin e XIX nga kleriku francez Zhan Klod Faveirial. Ajo jo vetem eshte teper atraktive, por per kohen kur eshte shkruar perben nje sfide. E botuar nga "Plejad", ajo vjen ne nje kohe, kur Shqiperia eshte duke jetuar nje bum botimesh, qe i atribuohen pavaresisht veshtiresive, shume prej botuesve shqiptare. "Plejad", pas botimit te mendimit filozofik shqiptar dhe te tjerave te kaluara shume cilesore, na ka sjelle nje veper, qe i mungonte, sistemit te letrave shqipe mbi historine. Kjo e fundit, e perfolur shumehere dhe shume me teper e demtuar nga rrebeshet e kohes dhe te dashakeqeve, eshte bere teper e adhuruar per shqiptaret. E ka marre kete rol, pasi ajo, ka qene element i forcimit te identitetit dhe i krenarise se shqiptareve. Duke shmangur me kete rast sharlatanet, qe kane luajtur me te dhe nje pjese profanesh qe sot prodhojne nje histori mediokre, ne pergjithesi duhet thene se Shqiperia eshte nje toke e etur per te kuptuar historine e saj. Ndricim Kulla eshte nje nga njerezit qe e ka kuptuar kete gje, teksa mundi qe te kape ne kohen e duhur nevojen dhe mundesine e botimit te kesaj vepre, qe flinte ne arkiva.

    Vepra dhe rendesia e saj

    Ajo eshte shkruar nga disa duar, referuar studjuesit te njohur Robert Elsie, qe e ka kerkuar vete ne Stamboll ate vite me pare. Vepra, referuar atij, ka marre jete kryesisht nga viti 1884 deri ne vitin 1889 dhe ajo ka ardhur fale gjetjes qe kane bere vete kleriket ne Paris. Por pa u zgjatur ne te, sepse autori i paratheies se saj, Elsie e ka shpjeguar me se miri, ne 483 faqet e botimit, Ati u ka diktuar ndihmesve te tij ne Manastir, nje veper qe i mungonte shqiptareve. Shtohet nderimi per jezuitin e cuditshem, sepse libri shkruhej kur ata ishin ende shume larg fundit te tunelit, qe do t'i jepte Pavaresine, shqiptareve. Ne fund, nga korrigjimet qe jane bere, po sipas Elsiese ne tekstin origjinal, ka mundesi, qe autori t'i jete rikthyer. Rendesia e vepres eshte se ky eshte nje nga kontributet fillestare per te mesuar historine e shqiptareve. Kuptohet se sot, qe jemi gati 150 vjet me vone, per Shqiperine nuk ishin konceptet e sotme. Kjo eshte arsyeja, qe libri i shkruajtur deri ne gjysmen e dyte te shekullit te XIX, tregon historine e Shqiperise, por me shume kuptohet ne rrafshin e nje treve te tere juglindore evropiane, ku perzihen normalisht Vllehet, Greket, Turqit dhe Sllavet. Nje element, qe shume pas tij, studiuesi i njohur medievalist Milan Shuflaj, e ka evidentuar me se miri ne shkrirjen e shume elementeve ballkanike me njeri-tjetrin.

    Ajo qe duhet te vleresojme tjeter te autori eshte se: ai na jep fale kultures se tij, ato qe diheshin per Ballkanin deri ne ate kohe, ku teper interesante eshte "Historia e Patriarkatit te Ohrit". Per kete ai ka shfrytezuar shume burime dhe ka shume referenca, ndersa njeh mire dhe autoret e vjeter shqiptare, qe jane Budi, Bardhi dhe Bogdani. Ajo qe duhet te na gezoje ne vepren e autorit eshte pa asnje dyshim, se autori jep njoftime teper te rendesishme te historise shqiptare ne kuadrin Ballkanik. Shtohet vleresimi per autorin, kur kujtohesh se veprat qe kane vijuar me pas, per nje kohe te gjate, jane te rralla dhe shume te pjeshme.

    Pse te shqeteson shurdheria e shqiptareve

    Pak kohe me pare, i ndjeri Prof. Pilika, paraqiti ne Muzeun Kombetar nje veper te shekujve te shkuar per historine tone, qe ai vete e kishte fotokopjuar me shpenzimet e tij ne Sorbone dhe qe ishte ne latinishten humaniste. Pavaresisht zhurmes, se madhe qe iu be vepres dhe perfoljes se saj, asgje nuk kemi deri me tani. Kujtojme per vemendjen e publikut, se doreshkrimi i Pilikes, qe tashme eshte ndare nga jeta dhe angazhimi i te ndjerit Gjon Shllakut, perkthyesi i nderuar, nuk mjaftoi. Sikur mos te kete ndodhur asgje, kjo veper nuk permendet me, ashtu si edhe zbulimi i Dr.Musa Ahmetit, per nje botim te hershem te gjuhes shqipe. A duhet qe te kete njerez, qe mund te mos i harrojne keto? Per fat, ne rastin e botimit te hershem te Ahmetit, pati nje oponence dashamirese te Dr.Klosit, ndersa per perkthimin e botimin e vepres qe gjeti Pilika, ka pasur vetem heshtje. Te vetem disa studjues, qe mundohen per vlera, duket se zeri u tretet ne ajrin e paane. Paradoksalisht, kjo ndodh ne nje vend, ku ne Shqiperi ka nje interes te madh per veprat historike. Gjithsesi edhe ketu, perjashtuar nje shtrese te zgjedhur lexuesish qe i perpin botimet historike dhe qe me leximin e tyre i gjen me kete rast dimensione te tjera vendit, te tjeret heshtin. Ky shembull, mbase eshte i shkeputur dhe nuk do te kishte peshe, po te mos kujtohesh se ka pak lexues, nga rradha e shtetareve shqiptare, qe mendojne per trashegimine historike dhe kulturore te shqiptareve, qe te reflektojme. Rastet e fundit te botuesve, (ne po theksojme ata qe merren me kete lloj botimi) si p.sh. Petrit Ymerin e "Diturise", qe vetem me dy veprat e fundit per Shqiperine, qe ka perkthyer te Mysese dhe Burkard ka treguar klas dhe nderimin per historine kombetare; apo Fatmir Tocin e "Toena", qe me botimet historike: si "Iliret" e Stipcevicit apo monografine me te madhe deri me tani te Skenderbut te profesor Kristo Frasherit, tregojne se ne Shqiperi ekzistojne kanale te mira. Kulla, nga ana tjeter, me shtepine e tij botuese "Plejad" vazhdon drejt nje rruge, e cila ka evidentuar emra te nderuar te se kaluares dhe te tashmes, dhe nga ana tjeter qe jane teper edukues per shqiptaret.

    Ne kete vazhde nuk ke si te mos kujtohesh per kete botim, apo per botime te tjera te ketij lloji, qe presin jete dhe qe duan mbeshtetje. Ka nje heshtje te frikshme, ndersa institucionet pergjegjese, qe mund t'i sponsorizojne dhe t'i kerkojne heshtin. Ne kete rast, do te duhej me shume nje angazhim dhe i Institutit te Historise, qe pavaresisht problemeve, mund dhe duhet te jete ne avangarde te ketyre botimeve. Por nje gje e tille nuk ndodh, ashtu si nuk ndodh, qe edhe Ministria e Kultures te jete me e vemendshme ndaj ketyre botimeve. Per sa i perket, asaj te Arsimit, tashme jemi mesuar me mefshtesine dhe pamundesine per te ndryshuar situatat. E keshtu, mbetet qe te konstatojme se ne nje Bote qe po ndryshon dhe ku shqiptaret duan te jene pjese perberese e saj, hallkat nuk funksionojne njesoj. Nje gje e tille ne Shqiperi, duket se eshte ende larg...kuptohet ca me shume per historine.


    marrė nga Korrieri

    Patjetėr, duket tė jetė libėr shumė interesant qė na sjell shumė tė vėrteta nė lidhje me lashtėsinė dhe gjithė historinė tonė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  19. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Tek firma ime do gjeni disa pasazhe qe jane ne kete liber. Sapo me erdhi dje dhe kam filluar te lexoj pjese te tij.

    Labeat ta kesh te sigurte se kushdo qe thote se ky ka shkruar nga inati se eshte Katolik apo dicka te tille e ka shume gabim dhe vetem sa tregon nje mendjemadhesi dhe injorance. Duke lexuar hyrjen e librit del qe ky njeri vetem ne fundin e jetes se tij e paska zbuluar oazin shqiptar te pasur, dhe ka shkruajtur dhe 2 libra, kete te shqiperise dhe dicka per gadishullin ilirik.

    Ky njeri paska qene kurdisesi i levizjes Bullgare, dhe del haptas qe ky liber as nuk ka te bej me fene e tij apo me fene e grekerve. Eshte nje volum rreth 600 faqe dhe 119 kapituj, ku fillon qysh nga shkolla pellazgjike e me tutje. Akoma skam lexuar shume se kam dhe mesime te tjera, por thjesht desha te thoja keto dy llafe rreth ndihmeses ndaj popullit bullgar dhe koheqendrimit te tij te gjate ne ballkan.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  20. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mesa po shoh une, nje autor qe argumenton me logjiken - " Grekėt mburren se letėrsia e tyre ka nisur me Homerin. Po Homeri vetė, nga cila shkollė greke ka dalė? Nga cila shkollė ėshtė formuar? Pėrpara shkollave greke pra, ka pasur shkolla pellazgjike dhe nje literaturė tė madhe dhe tė pėrkryer, e cila ka qenė themeli i letėrsisė greke, ashtu si ndėrtimet ciklopike, kanė shėrbyer si themele pėr ngrehinat e pėrkohshme tė ngritura prej grekėve tė lashtė” - nuk ka se si te mos jete ndonje shembull tipik, steriotip, i shekullit qe i parapriu fashizmit edhe nazizmit.

    Sipas kesaj logjike te pareferuar, i bie qe meqe termi shqiptar/shqiperi nuk ka dale me pare se shek.17, me te cilin neve mburremi, para atij shekulli te kemi qene te ndonje perberje tjeter. Pra autori nuk pranon ose nuk kupton se njohja e nje date te caktuar ne histori tregon, me shume se sa nje date, fillimin e nje sere procesesh e periudhash qe pasojne njera tjetren, por qe ne pamundesi te skaliten si te tilla, u vishen data te caktuara kryesore.

    Nje gje e tille ngjet psh edhe me Skizmen bizantini-latine, qe eshte datuar ne 1054, por qe asnje historian nuk do ta pranoje si date fikse.

    Jo me kot Tom Winnifrith eshte shprehur se pikerisht historiografia e shekullit 19 ka qene me ngjyrime fashiste, ku u formuan mitet ariane, apo te kombeve te tjera te perzgjedhur.


    Nje gje eshte e qarte shyqyr, "Xhan"-Klod Francezi yne na qenka anti-ortodoks...A mundet me pase nje njeri i tille, i shekullit te teorive famekeqe, parashtysa pozitive me qene nje shkenctar asnjanes?

    Une them qe jo.


    Megjithate juve vazhdoni me historiografine e shekullit 19, se edhe pse jeni jashte kohe, do ta gjeni se atje nuk gjendet e verteta.


    Po per kulturen romake, cfare ka thene Xhan-i.....? Nuk eshte ngrejtur mbi ate greke?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Doli nė treg revista kulturore-shkencore pėr Studime Orientale "URA"
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2009, 20:45
  2. Dorian Kiri ,-fiton tė drejtėn e ēekut 2 miljon dollarė pėr katėr vjet studime.
    Nga PORTI_05 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 04:59
  3. Raca ilirike
    Nga alibaba nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-02-2006, 08:43
  4. Me astronautin shqiptaro - amerikan, kolonel lejtnant William G. Gregoryn
    Nga PORTI_05 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2005, 23:11
  5. nje ndihme djemeve nga Kosova per studime ne Amerike .
    Nga florinlima nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •