Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 234

Tema: Eja...

  1. #1
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    Eja...

    eja me aromen e trendafilave
    te pranveres,
    eja me diellin
    me lulet,
    me eren...

    Mos vono
    eja....
    Ti eja...

    Nese nuk vjen
    drite e diellit
    te verbofte.

    Po nuk erdhe
    dashuria te mallkofte.!
    What goes around, comes around

  2. #2
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    kur te vish
    te gjitha yjet e qiellit
    do te jene ne pellembet e tua,
    hena le te renkoje
    po deshi
    aq me ben.

    eja me diellin
    eja....
    qiellin do te ta fale.

    Ku je, ku je
    o enderr e merguar dhe
    bota le te shembet
    ashtu UNE DUA!
    What goes around, comes around

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Nje tjeter poezi nga poeti Faik Qyqja

    Ti eja.
    Le te shembet muri kinez i lodhur prej pritjes time
    si une per shekuj qendron ne kembe
    e tani nga mosardhja jote po i merren mend

    Ti eja.
    gjate mungeses tende une do te thur nje ikje
    qe te ta dhuroj kur te me shikosh ne sy
    une perjetesisht i dashuruari me pritjen

    Ti eja.
    Pastaj ne flasim me gurgullima perrenjsh
    me feshferimat e gjetheve qe blerojne ne kete pyll enderrash
    qe bien te zverdhura mbi token e mallit tim.

    Ti eja.
    Eja si enderr, e paprekshme si mendimi
    si perplasja e supeve te fateve tona kalimtare
    notojme ne lumej te ndryshem, edhe pse derdhemi ne te njetin det

    Ti eja.
    dhe qendro vec nje sekonde prane meje
    Do te te mahnis me koleksionin e ikjeve te mia
    qe siglojne shojet e kepuceve mall-ngrena

  4. #4
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    ...

    Sot qielli le te ndezet i teri
    ne flake... hiri me mbulofte,
    detet le te trazohen po deshen
    tallazi i valeve te cmendura
    te rendofte,... te lendofte
    ndergjegje e perplasur e humbur
    si nje i burgosur
    ndenjur pas grilave.
    Ndjehem e lumtur sot
    lumturi te perjetshme sot kerkoj
    sa keq...
    nuk ka lumturi te perjetshme ne kete bote!
    lumturia vjen si era dhe si vala shkon
    te ngre ne qiell shume larte dhe
    nga atje te leshon
    Me shpirte dhe
    eshtrat e thyer
    plage te hapura
    renkojne
    se lumturine e kerkova
    dhe se gjeta kurre ne kete bote!
    What goes around, comes around

  5. #5
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    me ardhjen tende
    mengjeset jane te hirta...,
    vesa e mengjesit
    trendafilat mbulon,
    agimet me diell
    e netet me yje plote.

    Erdhe ne diten e hirte
    me kurrizin e thyer,
    rruga ishte e gjate
    e deti i rrembyer.
    What goes around, comes around

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Citim Postuar mė parė nga mbreta
    Sot qielli le te ndezet i teri
    ne flake... hiri me mbulofte,
    detet le te trazohen po deshen
    tallazi i valeve te cmendura
    te rendofte,... te lendofte
    Bukur,shume bukur Mbreta,urime per vargjet!
    Mel

  7. #7
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    sonte, eci rrugeve
    e vetme
    me mendimet
    e kujtimet
    te futura ne thes...,
    shetis bulevardet,rrugicat
    lulishtet
    gjithandej...,
    sonte...
    - per ēudi ndjehem e lumtur!
    kjo eshte e vertete
    nuk po genjej.
    What goes around, comes around

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    MBRETA!
    JE NJĖ KRIJUESE TEJET INTERESANTE SEPSE SHKRUAN KAQ BUKUR DHE PLOT ME FIGURA LETRARE. TĖ LUMTĖ XHAN I VOGĖL. PASTAJ DUKE TĖ LEXUAR MĖ BĖNĖ PĖRSHTYPJE VARGJET: ...sonte...- pėr ēudi ndjehem e lumtur, kjo ėshtė e vėrtetė nuk po gėnjej.
    Mė krijove njė gjėndje shumė optimiste. Po ta shpėrblej kėnaqėsinė me disa vargje tė mija qė po ia nis tani t'i shkruaj:

    Eja!
    Se kam shekuj pa tė parė...
    Eja!
    Mjaft mungove shpirti im!
    Sapo ktheve krahėt ndjeva mallė!
    Eja!
    Mjaft qėndrove nė udhėkryq!

    Eja!
    Mos mė lėr pa dashuri!
    Eja!
    Se nuk kam mė poezi...
    Eja!
    Se po shqyhet gjoksi im
    Eja!
    Mos rri larg si psherėtimė...

    Eja!
    A dėgjon ti zėrin tim
    Eja!
    Se dhe dimri po afron!
    Eja!
    ngrohma pak ti shpirtin tim!
    Eja!
    Se ke shekuj qė mungon...

    ..................................
    Erdhe!
    dhe mė puthe si e marrė.
    Erdhe!
    pėr ēudi kockė e lėkurė.
    Erdhe!
    dhe mė gjete nėn nji varrė
    Erdhe!
    qė tė mos t'ikje kurrė...

    .......................
    Pra!
    kėshtu u tret njė dashuri.
    Pra!
    As unė nuk e kuptova
    Pra!
    skelet unė edhe ti...
    Pra!
    nga ėndrra seē u zgjova!

    ......................................
    Ja!
    kaq shumė atė e dua!
    Ja!
    kaq shumė ajo mė don!
    Dhe
    nė endėrr vjen tek mua!
    Dhe
    nė vdekje nuk mungon!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    si me ja ba dhe une te shkruaj ca fjale te bukura si juve ketu ? jam teper dembel , ia dola mbane ti bej 300 poezi , mbase postoj nponje dhe une . mbreta i lexova vargjet e tua . mire , meriton [ te lumte dora dhe 1 yll ] .

  10. #10
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    faliminderit NIT, MEL, MARATONOMAK dhe juve Z. i nderuar Agim Doci. Prane vargjeve te tua Z. Agim ndjehem e vogel me beso. Une ju pershendes te gjitheve.



    erdha...,
    me mijera trendafila te kuq nder duar
    me to te thur kurore per vete, per ju,
    erdha...,
    dhe do vij perhere tek ju
    mengjeseve blu
    erdha...,
    me mijera yje nder duar
    dua ti le tek ju.
    erdha...,
    detin e trazuar ta ve ne gjume,
    me besoni
    jam e lumtur
    e lumtur shume.
    What goes around, comes around

  11. #11
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Meshire mos kerko,
    kot je veshur me te bardha
    ece neper shkretetire
    si i marre,
    me kembet e zbathura...
    terhiqesh zvarre,
    vjen dhe me lutesh
    kerkon falje hiq pa turp,
    dhe,
    serish kthehesh tek une.

    TI e vrave dashurine,
    mekatar pa ndjenja
    ndjenjat tua pa vlere
    det i zi...
    me lote te rreme ne sy,
    dashuria e humb kuptimin
    kur hyne ndjenjat n' llogari.
    What goes around, comes around

  12. #12
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Sonte,
    yjet pikturojne,
    ne nje cep te qiellit
    emrin tend,
    me ngjyrat e ylberit.

    Nata eshte veshur
    me aromen tende,
    me trego,
    ku te te gjej.......
    What goes around, comes around

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mbreta, tė lexova dhe ja po tė pėrgjigjem me pak vargje nga ato tė mijat. Sepse ti me poezinė tėnde, mė fut nė mendime tė qelqta, tė brishta dhe nėse do ta dish tė endėrrta...

    Sonte
    nuk durova dot lark teje
    Sonte
    unė dėgjova zėrin tėnd
    Sonte
    dritė e zbehtė larg meje
    Sonte
    nuk e di pse mė trėmb...
    ..............................
    Thonė
    se ra njė meteor diku nė pyll
    Thonė
    se lart nga qielli ra njė yll.

  14. #14
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Flas me ty
    me heshtjen time,
    udhetoj me ty
    krahe thyer.
    Ashtu heshturazi
    te shof ne sy,
    Ti me flet,
    por,...
    zeri yt ka tjeter ngjyre!
    What goes around, comes around

  15. #15
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Po i mbledhe te gjitha endrrat
    qe thura per Ty,
    le te humbin
    ne thellesite e detit,
    te gjitha buzeqeshjet
    po i vras me kristalet e thyera.
    Te gjitha plaget
    po i sheroj
    me aromen e luleve
    qe m'i dhurove TI.
    What goes around, comes around

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    bukur. Me pelqyen poezite.

  17. #17
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    yeap edhe mua shume fare.
    jeni me te vertet fantastik.

  18. #18
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Shume te bukura!

    Suksese Mreta.


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mos e vėr gishtin mbi plagė
    Se pastaj tė dhemb!
    Zėrin tim qė vjen nga larg
    Vetėm ti e tremb!

    Mos i mbyll syt tė gjith ditėn
    se gjumi tė merr.
    Nė gjergjefin tėnd tė shpirtit
    tė ēoj njė ylber!

    Merrji ngjyrat e ylberit
    dhe bėj njė kurorė.
    Prush i mallit e ngroh terrin
    dhe dimrin me borė...

    Nga petalet qė ke mbledhur
    Vetėm njerin mbaj...
    Nepėr ditė endrrat ke hedhur
    ndaj mė vjen tė qaj!

    Pra vrapo ti kėmbėzbathur
    nepėr jetė kėrko!
    Dashurija kur ka ardhur
    thotė: - mos mė lesho...

  20. #20
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Eja, me vesen e trendafilave
    mengjeseve te pritura,
    Eja, plaget e lidhura
    te t'i sheroj.
    Eja, te gjitha rruget
    te sjellin tek une,
    hena, yjet
    i tere qielli
    te flasin per mua,
    e di....
    une jam aty...
    ku je ti...?
    What goes around, comes around

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •