QIK
--------------------
REKORD NĖ HISTORINĖ DYMIJĖVJEĒARE TĖ KISHĖS KATOLIKE - SHENJTĖRIMI ZYRTAR VETĖM PESĖ VJET PAS NDĖRRIMIT JETĖ:
ME DĖSHIRĖN E VETĖ ATI I SHENJT - GJON PALI I DYTĖ - PAS SHQYRTIMIT TĖ MBI PESĖMIJĖ FAQE DĖSHMISHĖ, MĖ 13 TETOR 2002 BEATIFIKON NĖNĖN TEREZE
--------------------------------------------------------------------------------
Pėrmendorja e Nėnės Tereze nė Prishtinė
Qytet i Vatikanit, 17 gusht 2002 (QIKSH Albeuropa - ENGJĖLL KOLIQI)
Siē kanė bėrė tė ditur burimet zyrtare tė Selisė sė Shenjtė nė Vatikan, Ati i Shenjt Gjon Pali i Dytė, pas shqyrtimit tė mbi pesėmijė faqe dėshmishė mbi jetėn, veprėn dhe mrekullitė e Gonxhe Bojaxhiut - Nėnės Tereze, ka vendosur qė mė 13 tetor 2002, nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit ta shpall shenjtėreshė kėtė bijė shqiptare, tė cilėn mbarė bota e njohu dhe e quajti Nėnė.
Murgesha e vogėl, me zemėr tė madhe - Nobeliste e Paqes dhe Simbol i Dashurisė pėr tė varfėrit, tė sėmurėt dhe tė lėnėt, me nderimet mė tė larta tė hierarkisė katolike nė Selinė e Shenjtė, vetėm pesė vjet pas vdekjes fizike do tė shpallet shenjtėreshė, thonė burimet e Vatikanit, duke e cituar vetė Atin e Shenjt - Gjon Pali i Dytė, me rastin e marrjes sė kėtij vendimi historik, qė shėnon rekord tė ri nė beatifikimin e tė lumturtuarve - shenjtėrimin e tė merituarve.
Nė arsyetimin e kėtij vendimi historik pėr beatifikimin e Bijės Shqiptare - Gonxhe Bojaxhiu, e njohur nė mbarė botėn si Nėna Tereze e Dashurisė, pėrmenden edhe 122 mirėnjohje ndėrkombėtare, pėrveē Ēmimit Nobel pėr Paqe, mė 1979, si dhe disa mrekulli, tė cilat vėshtirė mund tė shpjegohen edhe shkencėrisht.
Komisioni Kishtar pėr beatifikim, pasi ka shqyrtuar 80 volume me 113 dėshmi e 35.000 faqe tė shkruara me akte nga jeta dhe vepra e Shenjtėreshės Shqiptare, ka pėrgatitur materialin sintezė nga jeta, vepra dhe mrekullitė e Nėnės Tereze, nė ekstraktin 5000 faqesh tė shkruara dhe pas analizimit tė tij, Papa ka marrur vendimin pėr shenjtėrimin zyrtar tė Gonxhe Bojaxhiut.
Populli Shqiptar ndjehet krenar pėr bijėn e tij, qė ishte gruaja mė e madhėrishme e botės e shekullit XX. Ėshtė pra njė nder dhe njė privilegj i madh pėr tė gjithė ne, shenjtėrimi i Nėnės Tereze, tė cilėn mbarė bota e quan nėnė. Le tė marrim pjesė edhe ne nė kėtė shenjtėrim - dikush fizikisht e tė gjithė shpirtėrisht. Le tė bėjmė secili nga ne diēka tė vlefshme pėr dashurinė njerėzore.
Ta ndezim dashurinė e vėrtetė ndaj njėri-tjetrit e ndaj njerėzimit mbarė, sipas shembullit dhe mėsimeve tė Shenjtėreshės Sonė. GĖZUAR !!!
Krijoni Kontakt