Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 153
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nana TEREZA

    QIK
    --------------------

    REKORD NĖ HISTORINĖ DYMIJĖVJEĒARE TĖ KISHĖS KATOLIKE - SHENJTĖRIMI ZYRTAR VETĖM PESĖ VJET PAS NDĖRRIMIT JETĖ:

    ME DĖSHIRĖN E VETĖ ATI I SHENJT - GJON PALI I DYTĖ - PAS SHQYRTIMIT TĖ MBI PESĖMIJĖ FAQE DĖSHMISHĖ, MĖ 13 TETOR 2002 BEATIFIKON NĖNĖN TEREZE


    --------------------------------------------------------------------------------

    Pėrmendorja e Nėnės Tereze nė Prishtinė

    Qytet i Vatikanit, 17 gusht 2002 (QIKSH Albeuropa - ENGJĖLL KOLIQI)

    Siē kanė bėrė tė ditur burimet zyrtare tė Selisė sė Shenjtė nė Vatikan, Ati i Shenjt Gjon Pali i Dytė, pas shqyrtimit tė mbi pesėmijė faqe dėshmishė mbi jetėn, veprėn dhe mrekullitė e Gonxhe Bojaxhiut - Nėnės Tereze, ka vendosur qė mė 13 tetor 2002, nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit ta shpall shenjtėreshė kėtė bijė shqiptare, tė cilėn mbarė bota e njohu dhe e quajti Nėnė.

    Murgesha e vogėl, me zemėr tė madhe - Nobeliste e Paqes dhe Simbol i Dashurisė pėr tė varfėrit, tė sėmurėt dhe tė lėnėt, me nderimet mė tė larta tė hierarkisė katolike nė Selinė e Shenjtė, vetėm pesė vjet pas vdekjes fizike do tė shpallet shenjtėreshė, thonė burimet e Vatikanit, duke e cituar vetė Atin e Shenjt - Gjon Pali i Dytė, me rastin e marrjes sė kėtij vendimi historik, qė shėnon rekord tė ri nė beatifikimin e tė lumturtuarve - shenjtėrimin e tė merituarve.

    Nė arsyetimin e kėtij vendimi historik pėr beatifikimin e Bijės Shqiptare - Gonxhe Bojaxhiu, e njohur nė mbarė botėn si Nėna Tereze e Dashurisė, pėrmenden edhe 122 mirėnjohje ndėrkombėtare, pėrveē Ēmimit Nobel pėr Paqe, mė 1979, si dhe disa mrekulli, tė cilat vėshtirė mund tė shpjegohen edhe shkencėrisht.

    Komisioni Kishtar pėr beatifikim, pasi ka shqyrtuar 80 volume me 113 dėshmi e 35.000 faqe tė shkruara me akte nga jeta dhe vepra e Shenjtėreshės Shqiptare, ka pėrgatitur materialin sintezė nga jeta, vepra dhe mrekullitė e Nėnės Tereze, nė ekstraktin 5000 faqesh tė shkruara dhe pas analizimit tė tij, Papa ka marrur vendimin pėr shenjtėrimin zyrtar tė Gonxhe Bojaxhiut.

    Populli Shqiptar ndjehet krenar pėr bijėn e tij, qė ishte gruaja mė e madhėrishme e botės e shekullit XX. Ėshtė pra njė nder dhe njė privilegj i madh pėr tė gjithė ne, shenjtėrimi i Nėnės Tereze, tė cilėn mbarė bota e quan nėnė. Le tė marrim pjesė edhe ne nė kėtė shenjtėrim - dikush fizikisht e tė gjithė shpirtėrisht. Le tė bėjmė secili nga ne diēka tė vlefshme pėr dashurinė njerėzore.
    Ta ndezim dashurinė e vėrtetė ndaj njėri-tjetrit e ndaj njerėzimit mbarė, sipas shembullit dhe mėsimeve tė Shenjtėreshės Sonė. GĖZUAR !!!

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Nene Tereza -shqiptarja qe u be nene e tere botes

    Nene Tereza(Gongje Bojagji) u be nena e tere botes.Qindra politikane ishin teper te lumtur kur takohishin me kete nene te madhe megjithese Shqiperia komuniste e diktatorit me antishqiptar te shekujve ia mbylli dyert e vendlindjes madje arriti deri atje qe ta quante eshe shtige,e tmerrshme por nje realitet i vertete komunisr.Por prapeseprape nena jone e madhe nuk i shau por iu lut zotit qe mortaja komuniste te shtrihej nė shtratin e vdekjes.Dhe ajo kur mori ēmimin e madh Nobel per paqen me krenari te madhe tha se ėshtė Shqiptare(megjithese enver satrapi ia kishte ndaluar hyrjen ne atdhe)


    ja ēfare tha Nene Tereza kur mori ēmimin Nobel:

    " Unė gjithmonė e kam nė zemėr popullin tem shqiptar dhe luti Zotin qė paqa dhe dashnija e tij tė jetė nė zemrat tona nė ēdo familje"*...
    _Nėna Tereze____________________
    * Me rastin e pranimit tė Shperblimit Nobel pėr Paqe nė Oslo, 10 dhjetor 1979.*POROSIA E NĖNĖSDuaj tė tjerėt, ashtu si Zoti
    tė donė Ty.
    Mbaje nė mend.
    Puna e dashurisė,
    ėshtė puna e paqės.
    Zoti u bekoftė!N. Tereze
    Dashuria fillonė nė familje.*



    Jeta ėshtė mundėsi, pėrfito nga ajo.
    Jeta ėshtė e bukur,adhuroje.
    Jeta ėshtė ėndėrr, jetoje.
    Jeta ėshtė sfide, perballu me te.
    Jeta ėshtė loje, luaje.
    Jeta ėshtė detyre, plotesoje.
    Jeta ėshtė e shtrenjte, vleresoje.
    Jeta ėshtė pasuri, ruaje.
    Jeta ėshtė dashuri, shijoje.
    Jeta ėshtė mister, zbuloje.
    Jeta ėshtė dhimbje, sfidoje.
    Jeta ėshtė kenge, kendoje.
    Jeta ėshtė tragjedi, shmangiu.
    Jeta ėshtė fat, perfito.
    Jeta ėshtė aventure, kujdes.
    Jeta ėshtė shume e ēmuar, duaje.
    Jeta ėshtė lufte, mesohu dhe me te.
    Jeta ėshtė jetė, lufto pėr tė..."
    ________
    Nėna Tereze


    Te shkruash per nene Terezen nuk ka mbarim por ajo eshte dhe ngelet nje nder figurat me te shdrishme te historise kombetare nena e dashtun e tere botes siē e quajti i madhi Bill Clinton.Ndaj desha te di nga ju(sepse une dhe bota e ka dhene vleresimin e saj) a duhet ta vleresoje me teper qeverite ne Tirane,Kosove dhe Shkup (sepse atje ka lindur) nenen tone te madhe?Apo te ndjeik me pak ndryshime rrugen e enver diktatorit.Sigurisht eshte ne nderin e kombit sepse se shpejti ajo do te shpallet ''SHENJTORE'' pra shenjtorja e pare shqiptare..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kallmeti pėr postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

  4. #3
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    nene Tereza papa e quajti shenjtoria e gjalle

    foto e nenes se madhe me papen
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #4
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Nenes Terez mund ti jepet titulli i shenjte.

    Papa Gjjon Pavli mendohet se shpejti ti japi Nenes Tereze titullin njeriu i shenjte per te cilin ka pasur shume polemika per dhenien e ketij titulli kur ajo ishte gjall.

    Nene Tereza e Kalkutes me origjin shqiptare nga Shkupi i Maqedonis lindur e rritur nga nje familje punetore mbaroi shkollen kishtare dhe me pas e kaloi kohen ne misionin e dhen ne kalkuta te indis lagjet me te varfra qe njeh njerezimi.

    Simotrat e Nene Terezes te veshura me veshjen tipike, vazhdojne edhe sot kete mision humanitar.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    [Nėnės ė Madhe-Hyjneshė

    Tė kam gjetur nė shume vende, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Kam dėgjuar rrahjet e zemrės tėnde, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Nė qetėsinė solemne tė festave, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Nė errėsirėn e katedraleve tė zbrazura, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Nė bashkimin e zemrės dhe tė mendjes, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Nė morinė e njėrėzve qė duam, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,

    Tė kam gjetur nė gėzime, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Ku tė kėrkoj, shpesh, tė gjej, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Por gjithmonė tė gjej nė vuajtje, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Vuajtja ėshtė si kėmbana, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Qė na thėrret t’i lutemi Zotit, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,

    Tė kam gjetur nė madhėshtinė e dashurisė, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Tė vuajtjeve tė tmerrshme tė tjerėve, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Tė kam parė nė gėzimin e paspjegueshėn, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Tė atyre, jeta e tė cilėve ėshtė kėputur nga vuajtjet, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Kam arritur tė gjej edhe nė shqetėsimete e mija, Nėnė,
    Nėnė e Madhe,
    Nė pakėnaqėsitė e mia tė ēastit, Nėnė,
    Nėnė Hyjneshė!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 06-09-2002 mė 03:13


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Presidenti Rugova: Gonxhe Bojaxhiu - Nėna Tereze nga njė femėr shqiptare u kthye nė njė nėnė tė rruzullit tokėsor




    Prishtinė, 6 shtator - Me njė akademi tė veēantė nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė pėrfundoi manifestimi pėrkujtimor "Ditėt e Nėnės Tereze", i cili u mbajt nėn patronazhin e Presidentit tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova. Nė kėtė akademi morėn pjesė krerėt e institucioneve tė Kosovės dhe pėrfaqėsues tė institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare. Akademinė e hapi Dom Lush Gjergji qė njihet si biograf i Nėnės Tereze. Ai tha sė Nėna Tereze ėshtė njė pėrfaqėsuese e denjė e popullit shqiptar. Ajo i fali dashurinė dhe humanitetin e saj tėrė njerėzimit.
    Ndėrkaq, Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, duke folur rreth figurės sė Gonxhe Bojaxhiut - Nėna Tereze, tha se ajo nga njė femėr shqiptare u kthye nė njė nėnė tė rruzullit tokėsor. Ai theksoi se Nėna Tereze ėshtė themeluese e filozofisė humanitare. Nė vijim presidenti Rugova tha se Nėna Tereze ėshtė nė zemrėn e tė gjithė kosovarėve tė cilėt krenohen qė ėshtė edhe nėnė e njerėzimit. "Nė kėtė pesėvjetor tė kalimit tė saj nė pėrjetėsi ne lutemi me besim tė plotė se do tė vazhdojmė veprėn e Nėnės Tereze dhe do tė mėsojmė nga filozofia e saj e dashurisė qė tė kemi gjithmonė liri, pavarėsi dhe dashuri mes vete dhe me popujve tė vendeve tė tjera", tha veē tjerash presidenti Rugova.
    Ndėrkaq, rreth orės 20.00 shumė qytetarė tė Prishtinė ndezėn qirinjė para Teatrit Kombėtar nė procesionin "Drita e paqes" qė bėhet nė prag tė shpalljes sė Nėnės Tereze shėnjtėreshė.

  8. #7
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Kryeministri: Falėnderim pėr shenjtėrimin e Nėnė Terezės.

    TIRANĖ-Kryeministri Fatos Nano takohet me Atin e Shenjtė, papa Gjon Pali i Dytė, nė rezidencėn e tij nė Vatikan, nė Kastel Kandolfo. Zyra e shtypit pranė kryeministrit, bėn tė ditur se, gjatė takimit konfidencial, Nano e ka njohur Atin e Shenjtė me zhvillimet e fundit nė Shqipėri, me klimėn e re politike qė ekziston nė vend si dhe kohezionin qė ka krijuar kjo klimė nė aspektin social e ekonomik dhe, nė veēanti, nė proceset integruese tė Shqipėrisė. Kryeministri, nė kėtė takim, e ka falėnderuar Atin e Shenjtė pėr vėmendjen e treguar dhe ndenjat e tija tė veēanta ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė periudhėn e tranzicionit, duke kujtuar vizitėn e tij historike nė Shqipėri. Gjithashtu, kryeministri ka theksuar vlerėsimin maksimal pėr procesin e shenjtėrimit tė Nėnė Terezės sė shqiptarėve nga Ati i Shenjtė, si njė ngjarje tė madhe dhe mjaft tė afėrt nė kohė. Kryeministri, gjithashtu, pėrcolli gatishmėrinė dhe shpresėn e Shqipėrisė pėr tė plotėsuar vendin vakant, pranė Vatikanit, tė krijuar nga humbja e kardinalit Imzot Koliqi nga Shkodra, me njė nga personalitetet e larta tė kishės katolike shqiptare, tė cilat janė aktive dhe tė njohura pėr veprimtarinė e tyre, pėr ndjenjėn, pėrkushtimin dhe sakrificėn nė tė gjithe rajonin e Ballkanit. Kryeministri e ka njohur Atin e Shenjtė dhe ka shprehur kėnaqėsinė pėr miratimin e marrėveshjes me Vatikanin, nė muajin mars tė kėtij viti, nga Parlamenti shqiptar si dhe ka theksuar gatishmėrinė e qeverisė pėr tė bashkėpunuar nė realizimin e detyrimeve qė rrjedhin nga kjo marrėveshje. Nano i ka shprehur Atit tė Shenjtė angazhimin e qeverise pėr identifikimin e personaliteteve tė persekutuara tė Kishės Katolike nga regjimi i egėr komunist nė Shqiperi, duke shpresuar dėshirėn pėr pėrfshirjen e tyre nė listėn e martirėve tė Kishės Katolike. Ati i Shenjtė papa Gjon Pali i Dytė ka vlerėsuar nė kėtė takim bashkėjetesėn fetare nė Shqipėri, si respektim tė vlerave dhe shprehje tė kulturės unitare. Gjate takimit me kryeministrin Nano, Ati i Shenjtė solli nė kujtesė tė gjitha ngjarjet dhe kujtimet e Tija nga vizita nė Shqipėri, si dhe shprehu vlerėsimin pėr progresin e pakthyeshėm tė bėrėė nga Shqipėria pėr lirinė e besimeve fetare nė vend. Kryeministri Nano gjeti gatishmėrinė e Atit tė Shenjtė pėr tė marrė bekimin pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt pėr tė ecur nė rrugėn e Zotit dhe tė progresit.
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Rinorja
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Postime
    28
    Ja nje histori e jetes dhe vepres se Gonxhe Bojaxhiut alias Nana Terez,por ne gjuihen angleze,kerkoje falje.


    MOTHER TERESA


    Mother Teresa was born as Gonxhe Agnes Bojaxhiu on August 27, 1910, in Shkup (Skopje), present day Macedonia, which at the time was the center of the Kosova vilayet (province) of the Ottoman Empire. Her parents, Nikollė and Dranafille Bojaxhiu had moved there from Shkodra, in present day Albania, before Gonxhe was born. According to some sources, Dranafille was from Novosellė, a village near Gjakova, and Nikollė from Prizren.

    Lorenc Antoni, a well-known composer from Prizren and a childhood friend of Gonxhe, said that in 1928, while returning from the Catholic Church of Letnica, in Vitia, Kosova, she told him that "I have decided before the Lady of Letnica to go in missions and to dedicate myself completely to God and to serving souls." Soon after, at age 18, she joined the Irish Catholic order of the Sisters of Loreto, which operated missions in Bengal. After spending some time in Ireland, she was sent to Calcutta, where she taught geography, history and catechism, at St. Mary's High School just outside of Calcutta. She later became principal of the school, and mastered Hindi and Bengali.

    In 1930 she was given the name Teresa, in honor of St. Teresa of Avila, a Spanish saint of the 16th century.

    On September 10th, 1946, while travelling on a train to be treated for tuberculosis, she received her "call within a call," as she called it, to help the poorest. She left St. Mary's High School and began working in the slums of Calcutta among the poor.

    In 1950 she founded her order, the Missionaries of Charity, whose work, as she defined it, was to provide "free service to the poor and the unwanted, irrespective of caste, creed, nationality or race." In 1952 she established a home for the dying destitute, and soon after she opened her first orphanage.

    In 1962 she received the Pandra Shri prize for "extraordinary services." Over the years she had used the money obtained from such awards to set up mobile health clinics, centers for the malnourished, rehabilitation hospices for lepers, homes for alcoholics and drug addicts, and shelters for the homeless. In 1979 she received the Nobel Peace Prize, "for work undertaken in the struggle to overcome poverty and distress, which also constitute a threat to peace." After being told of the honor, she replied, "I am unworthy." By this time her order had grown to 1,800 nuns and 120,000 lay workers, who operated nearly 200 centers and homes.

    She intervened between the warring factions in Beirut in 1982, and arranged a cease fire to rescue nearly 40 mentally ill children.

    Being prevented from visiting Albania by the communist regime, she visited several times during recent years. In 1988, she went to visit her mother's and sister's graves in Shkodra. Her last visit was in 1993, when on April 25th, she attended the inauguration ceremony of the Great Cathedral in Shkodra, alongside Pope John Paul II. She visited Kosova in 1980. Eight of her charity houses operate in Albania and two in Kosova. The largest charity organization in Kosova carries her name.

    She was hospitalized several times in 1996 with heart, lung, kidney and other problems, and suffered ill health in earlier years. She indicated her intention to resign as head of her order in 1990, due to failing health. Because of disagreements on her successor, she remained as head of the order until March, 1996, when she stepped down and was replaced by Sister Nermala. She died on September 5th, 1997, in Calcutta, India, after suffering cardiac arrest. She was 87.

    Her order currently has 4,000 nuns and novices, 400 priests and brothers and hundreds of thousands of volunteers, working at over 450 sites around the world.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    «TAKIMET E DOM MIKELIT 2002» - suksese, krenari dhe obligime tė reja pėr shkencėtarėt, historianėt, shkrimtarėt, artistėt...


    --------------------------------------------------------------------------------

    Stubėll (Viti), 24 shtator 2002 - TN

    Shkruan: ENGJĖLL KOLIQI)

    Manifestimi ka filluar tė premten, mė 20 shtator, me orėn letrare tė nxėnėsve tė Shkolės Fillore «Dom Mikel Tarabulluzi» dhe me njė program kulturo-artistik tė fėmijėve, nė bashkėpunim me Shoqėrinė Kulturore Artistike «ZĖRI I KARADAKUT». Juria, ēmimin e parė pėr poezi ia dha nxėnėses sė klasės sė III - Mariana Pera.


    Tė shtunėn e 21 shtatorit, qė nė orėt e hershme tė mėngjesit, tė gjitha rrugėt qė hynin nė Stubėll ishin pėrplot me shtegtarė, nga mbarė Kosova e edhe mė gjerė, qė ia kishin mėsyrė kėtij manifestimi. Oborri i Kishės sė Vjetėt (Muze i Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė) ishte i vogėl pėr t`i nxėnė tė gjithė pjesėmarrėsit, qė ishin disa mijėra - shkencėtarė, profesorė, shkrimtarė, artistė, studentė, punėtorė, nxėnės - burra e gra, pleq e tė rinj.

    Programi ka filluar nė ora 10, me Tribunėn shkencore, ku kumtesat e veta i lexuan shkencėtarė profilesh tė ndryshme. Prof. Dr. Shefki Sejdiu ka ligjėruar mbi zanafillėn, lashtėsinė, toponomastikėn dhe zhvillimin historik tė Stubllės; Dr. Izber Hoti ka ndritur shumė aspekte mga jeta dhe veprimtaria shumė e frytshme e patriotit tė kėtyre anėve e luftėtar i palodhshėm pėr Shqipėrinė Etnike - Hysen Tėrpeza; Dr Rexhep Munishi ka trajtuar lojėn e filxhanave nė Trevėn e Karadakut, kurse kumtesėn mbi jetėn dhe veprėn e terrorin komunisty mbi priftin stubllas Dom Dedė Ramaj, qė e kishte pėrgatitur i ndjeri Hysen Matoshi (ka ndėrruar jetė dhjetė ditė para manifestimit) e ka lexuar Prof. Dr. Engjėll Sedaj. Pastaj artisti i mirėnjohur - Lind Bobi ka ekzekutuar pika tė vlefshme muzikore, me kitarė.

    Nė ora 11 ka filluar kremtimi i Meshės shenmjte, pėr shpirtin e Dom Mikelit dhe tė tė gjithė pishtarėve tė arsimit kombėtar, udhėhequr nga ipeshkėvi i Kosovės Imzot Mark Sopi, i cili ia ka ftuar tė pranishmit dhe mbarė popullin tonė, qė tė jemi gjithmonė nė frontin e pėrbashkėt tė luftės e tė punės, pėr tė mirėn e kombit dhe tė njerėzimit pėrgjithėsisht. Leximet nė meshė i ka bėrė artisti i mirėnjohur Bislim Muēaj.

    Takimet i kanė pėrshėndetur pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Kosovės (Ministrisė sė Kulturės), pėrfaqėsues tė pushtetit rajonal tė Gjilanit dhe tė pushtetit komunal tė Vitisė. Kanė pėrshėndetur edhe: pėrfaqėsuesi i Republikės sė Shqipėrisė nė Kosovė - Z. Petraq Pojani, pėrfaqėsues tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės e bashkėluftėtarė tė heroit tonė Agim Ramadani dhe pėrfaqėsues tė Diasporės Shqiptare, nga Gjermania, SHBA-tė, Italia e nga Zvicra. Janė lexuar edhe pėrshėndetjet e dėrguara pėrmes postės elektronike: nga Lidhja Shqiptare nė Botė - dega nė Zvicėr, e nėshkruar nga kryetari Ali Nikoliqi e nga sekretari - Nazmi Jakurti, ajo nga Lidhja Shqiptare nė Botė - dega nė Itali, e nėnshkruar nga kryetari Xhafer Berisha, si dhe pėrshėndetjet e veprimtarėve tė denjė tė Mėrgatės Shqiptare: Vitore Stefa-Leka (Nėnė Tereza e Triestės), Mimoza Ahmeti, Ermira Hoxha, Anila Grori, si dhe pėrshėndetje tė shoqatave shqiptare e Arbėreshe, nga Roma, Kozenca, Firenca, Lecco, Milano e nga vise tė tjera tė Italisė, tė pėrcjellura nga veterani i Mėrgatės Shqiptare nė Itali - Z. Sejdi Jakupi (nga Mushtishti), i cili u falėnderua publikisht. Mirėpo pėrshėndetja qė shkaktoi emocione te tė gjithė tė pranishmit, ishte ajo e veteranit mbi 90 vjeēar tė arsimit tonė - Z. Mehmet Gjevori.

    Pastaj manifestimi, qė sivjet shėnoi edhe tre jubile: 90 Vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, 60 Vjetorin e Lindjes sė kryepoetit kosovar Ali Podrimja dhe 30 Vjetorin e botimit tė librit tė parė poetik (Gallatea) tė shkrimtarit stubllas - Isak Ahmeti, ka vazhduar me Orėn e Madhe Letrare, qė tashmė ėshtė tradicionale dhe mbahet nėn emrin e Heroit tonė - Agim Ramadani. Nė kėtė orė letrare, poezitė e tyre i kanė lexuar kėta poetė: Agim Gjakova, Ibreahim Kadriu, Sali Bashota, Haxhi Vokshi, Zejnullah Halili, Milaim Zariqi, Gjon Gjergjaj, Zanita Halimi, Miradije Ramiqi, Demir Behluli, Ramadan Mehmeti, Fatime Ahmeti, Sabit Rrustemi, Vilson Culaj, Veli Veliu, Aziz Mustafa, Xhevat Emėrllahu, Zana Pira, Fatos Rushiti, Frrok Kristaj, Hida Halimi, Rabie Hoxha, Jusuf Lushtaku, Naime Beqiraj, Marie Nikolla dhe Engjėll Koliqi.

    Meqė tė gjitha poezitė ishin tė mira, juria (Ali Podrimja, Sarė Gjergji e Pren Buzhala) e pati vėshtirė t`i shpallė mė tė mirat, mirėpo - megjithatė me meritė - Ēmimin AGIM RAMADANI ua dha poetėve Sali Bashota (300 Euro) e Agim Gjakova (200 Euro). Kėshilli Organizativ i Takimeve tė Dom Mikelit, me rastin e 60 Vjetorit tė lindjes, poetit Ali Podrimja ia ka dhėnė njė ēmim special, me vlerė - 500 Euro, ndėrkaq poezi nga kryepoeti ka recituar artisti Bislim Muēaj. Isak Ahmeti ka lexuar poezinė "Gallatae", nga libri me tė njėjtin titull, i botuar 30 vjet mė parė (1972).

    Programin kulruro-artistik e ka hapur SHKA "ZĖRI I KARADAKUT" nga Stublla, me njė kėngė kushtuar Shenjtėreshės Sonė - Gonxhe Bojaxhiu // Nėna Tereze dhe me njė potpuri kėngėsh popullore. Pastaj e Madhja Shkurte Fejza i ka emocionuar tė pranishmit me kėngėt pėr heronjt tanė legjendarė (Adem Jashari e Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu). Pastaj ka kėnduar kėngėtari i mirėnjohur Naim Abazi e nė fund - me dy kėngė janė pasraqitur anėtarėt e Ansamblit "GURRA" nga Gjilani, tė cilėt kanė vazhduar me njė seri vallesh popullore, duke i bėrė kėshtu qindėra tė pranishėm tė vallėzojnė sė bashku.

    Nė fund, pėr tė gjithė tė pranishmit ėshtė organizuar njė koktej freskues.

    Manifestimin tradicional "Takimet e Dom Mikelit 2002" e kanė pėrcjellur dhjetėra redaksi tė massmediave elektronike dhe tė shkruara. Radiotelevizioni i Kosovės "RTK", Radiotelevizioni 21 "RTV21" dhe Radiotelevizioni Iliria "RTI" nga Vitia kanė dhėnė emisione speciale kushtuar kėtyre takimeve, pėr tė cilat ka shkruar pothuajse i gjithė shtypi nė Kosovė e mė gjerė.

    Kėshilli Organizativ ka falėnderuar pėrzemėrsisht Shėrbimin Policor tė Kosovės, pėr ndihmėn e madhe nė zhvillimin normal tė manifestimit.


    -------nga shtypi------

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Nene Tereza bekohet

    Nesra NEne Tereza duhet te bekohet dhe te shpallet e shenjte!!! Ky akt do te nderoje kombin shqiptar!

    KALKUTA (19 Dhjetor) - Papa Gjon Pali do tė miratojė nesėr atributet e mrekullisė sė Nėnės Tereze, fituese e Ēmimit pėr Paqe, duke i hapur rrugėn kėshtu bekimit tė saj, qė ėshtė hap vendimtar drejt shenjtėrimit, njofton Rojter. "Ceromonia e nesėrme do tė qartėsojė rrugėn pėr beatifikimin e saj", ka deklaruar njė zyrtar i Rendit tė Misionarėve tė bamirėsisė, i cili deshi tė mbetet anonim. Dy herė nė vit, nė korrik dhe para Krishtlindjeve, Papa aprovon dekretet pėr virtytet heroike dhe atributet e mrekullisė sė atyre qė janė nė rrugė pėr shenjtėrim. Nė tetor, Kongregacioni pėr tė shenjtėt ka miratuar atributet e mrekullisė sė Nėnės Tereze dhe raporti iu ka paraqitur Papės. Me kėrkesėn e ithtarve tė saj, Papa e ka pėrshpejtuar shpalljen e shenjtėrimit tė Nėnės Tereze mė 1999, dy vjet pasi ajo ka vdekur dhe kėshtu Vatikani ka pėrshpetuar procesin e kanonizimit tė saj. Normalisht, rregullat e kishės kėrkojnė tė kalojnė pesė vjet pas vdekjes sė personit para se tė fillojė procesi i shenjtėrimit. anjo/mr (BalkanWeb)

  12. #11
    Krenari Kombetare
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Nėnė Tereza si Skėnderbeu

    FLET SHKRIMTARI QE TAKOI DY HERE SHENJTOREN

    Nėnė Tereza si Skėnderbeu
    Zhiti: Ja argumentet e origjinės shqiptare


    --------------------------------------------------------------------------------

    Migena Hoxhalli

    TIRANE

    Pėrgjithėsisht shqiptarėt nuk dinė shumė pėr Nėnė Terezėn", thotė shkrimtari Visar Zhiti, teksa e pyet pėr shėnjtoren me origjinė shqiptare, tė cilėn shteti maqedonas po tenton ta ketė pėr vete. "Natyrisht nuk ėshtė faji ynė. Eshtė njė e kaluar e tmerrshme ateiste e Shqipėrisė, kur mėshira konsiderohej si njė dukuri borgjeze. Vendi ynė udhėhiqej nga doktrina e luftės sė klasave, e konsideruar si motor i historisė", vazhdon ai. Sipas Zhitit, gjithkush ka tė drejtėn e botėkuptimit tė vet, por ne ishim tė indoktrinuar nga njė agresivitet ndaj alternativave tė tjera, tė cilat jo vetėm nuk i pranonim, por dhe i dėnonim. Me njė zanafillė tė tillė Nėnė Tereza ishte e vėshtirė tė kuptohej dhe tė besohej. Gjatė kėsaj kohe, pra, kur vendi ynė udhėhiqej nga kjo doktrinė, vepronte paralelisht edhe Nėnė Tereza, duke arritur tė bėhej gruaja mė e njohur e planetit. "Edhe duke qenė e tillė, dėshira e saj, e vėrtetuar kartecipėrisht, thekson shkrimtari, ishte tė prekte tokėn shqiptare. Shqipėria nė atė kohė ishte e mbyllur dhe Nėnė Terezės nuk i jepej vizė tė vinte nė shtėpinė e saj tė takonte nėnė dhe motrėn qė kishte kėtu. Pas '90-ės asaj iu lejua tė vinte lule mbi varret e tyre, tė cilat ndodhen nė varrezat e Kombinatit".

    Ku qėndron keqkuptimi?
    "Nėnė Tereza ka lindur nė Shkup. Babai i saj ka qenė nga Prizreni ndėrsa nėna nga Gjakova. Ajo ishte njė familje katolike e zbritur nė Shkup, ku dhe lindi Nėnė Tereza, i cili sot ėshtė kryeqyteti i shtetit artificial tė Maqedonisė", shpjegon Zhiti, i cili ka patur rastin ta takojė dy herė atė. Kėto qė po thuhen sot pėr Nėnė Terezėn ndodhin pasi "Maqedonia sot ėshtė njė shtet mė serioz se i yni, qė punon shumė mė tepėr se ne pėr kulturėn". Sipas Zhitit, Maqedonia njihet nė botė si shtet vetėm prej poezisė, pasi ēdo vit atje zhvillohet Festivali ndėrkombėtar i Poezisė nė Strugė, njė ndėr mė tė mėdhenjtė nė Europė, ku marrin pjesė emra tė njohur tė poezisė botėrore, deri dhe nobelistė. Nėnė Tereza lindi nė Shkup kur Maqedonia nuk ekzistonte. Atėherė kur Shkupi ishte pjesė e njėrit prej sanxhakėve tė Shqipėrisė nėn Perandorinė Turke. Ajo lindi nė njė qytet shqiptar, nga njė familje shqiptare. Maqedonia u themelua si shtet nga Titoja, pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė 1947.


    Ka ndodhur edhe kėshtu
    "Meqėnėse u bė e famshme, duke zgjedhur misionin pėr t'i shėrbyer mė tė varfėrve tė botės; pasi i jepet ēmimi Nobel mė 1979; pasi bėhet kėshtu e famshme, secili prej vendeve ballkanike kėrkoi ta kishte tė vetėn". Sipas Zhitit, e njėjta gjė ka ndodhur edhe me Skėnderbeun. "Madje, jo mė larg se para 6 apo 7 vjetėsh, nė njė enciklopedi angleze Skėnderbeu trajtohet si udhėheqės serb. Shtetet rreth nesh bėjnė ē'ėshtė e mundur t'i mbrojnė, pse jo dhe tė shtojnė figurat e shquara, ndėrsa ne harrojmė tė mbrojmė edhe ato qė kemi". "Nėnė Tereza ėshtė shqiptare, thekson me bindje Zhiti. Kėtė e ka pranuar vetė ajo dhe gjithė biografėt seriozė qė kanė shkruar pėr tė. Njė prej tyre ėshtė dhe biografia italiane Zambonini, e cila e ka njohur nga afėr Nėnė Terezėn. Nė bio-grafinė qė ajo ka shkruar pėr Nėnė Terezėn dhe jep dėshmira tė gjakut dhe tė tė folurit tė saj shqip".



    Ja pse eshte shqiptare NENE TEREZA

    - Nėnė Tereza nuk ka qenė asnjė ditė maqedonase. Ajo dispononte tre nėnshtetėsi: shqiptare, indiane dhe atė italiane (pasaportėn e Vatikanit). Gjithashtu ka qenė qytetare nderi nė shumė vende tė botės.
    - Kur ajo mori ēmimin Nobel nė dhjetor tė vitit 1979 nė Oslo, ajo bėri njė pėrshėndetje nė gjuhėn shqipe pėr tė gjithė shqiptarėt. Fjalėt e saj janė tė dokumentuara dhe bėhet fjalė pėr rreth 12 rreshta. Pėr shėndetja fillon me fjalinė: "Unė gjithmonė e kam nė zemėr popullin tem shqiptar…"
    - Gjatė njė takimi me njė argjipeshkv shqiptar ajo ėshtė shprehur: "Si shumė po vepron qoftėlargu nė viset tona".
    - Ndėrsa njė nip i saj, djali i tė vėllait, Lazarit, i cili pas Luftės mbeti nė Itali, tregon: "Halla (Nėnė Tereza) gjithė kohės fliste shqip me babain".
    - Emri i saj i vėrtetė ishte Gonxhe dhe mbiemri Bojaxhiu. Nėnė Tereza ishte pseudonim i saj, emėr pune, zgjedhur pėr nder tė shenjtores spanjolle tė Mesjetės.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-10-2003
    Vendndodhja
    Elbasan. Shqiperi.
    Postime
    6

    Nderim per Nene Terezen

    Ju pershendes te gjitheve ju qe doni te kontaktoni me mua.
    Do doja te dergoja disa fotografi te Nene Terezes gjate kohes qe ka qene ne Elbasan dhe me te cilen une kam kontaktuar. Tani qe ajo po lumturohet ndjehem dhe une i lumturuar qe kam patur rastin te takoj e bisedoj me nje njeri te tille.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    :T

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Mjeku i femijve pėr postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

  16. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta 55

    -------------


    KUMTI I NĖNĖ TEREZĖS:

    "NGA GJAKU DHE ORIGJINA JAM SHQIPTARE"

    Kur mori ēmimin NOBEL, Nėnė Tereza deklaroi

    se: " Nga gjaku dhe origjina, jam shqiptare". Ky ėshtė argumenti absolutisht i pakontestueshėm, qė ua mbyll gojėn tė gjithė horrave, tė shiturve dhe delirantėve tė madhėshtisė tė marrėzisė sė rreme.

    1.

    Duke pėrjetuar vargjet lapidare tė poetit tė kombit Naim Frashėri: " Ti Shqipėri mė jep nder/ Mė jep emrin shqipėtar" do tė thosha se figura e NĖNĖ TEREZĖS me inkandeshencė potente percjell kumtin e krenarisė pėr ēdo shqiptar, kur thotė se " Nga gjaku dhe origjina jam shqiptare "

    Ēdo shqiptar dhe shqiptare, kur nga goja e saj, dėgjon kėtė postulatė, e ndjejnė veten krenarė qė janė nipėr e stėrnipėr, mbesa e stėrmbesa tė Nėnė Terezės, kėsaj shqiptareje tė Madhe, me fame botrore.

    2.

    Shpallja e Nėnė Terezes SHENJTORE nga Vatikani, do ta supėrdimensionojė figurėn e saj si simbol i humanizmit, dashurisė, ngritjes shpirtėrore dhe sakrificės : gjithēka nė shėrbim tė njeriut, gjithēka pėr njeriun, gjithēka pėr tė varfėrit, tė sėmurėt, pėr t'u dhėnė forcė, besim dhe guxim pėr tė jetuar dhe pėr ta mundur tė keqen.

    Ky do tė ishte edhe njė mesazh i madh universal qė i drejtohet sė pari shqiptarit dhe gjithė botės e qytėtėrimit, qė gjithēka tė orientohet kah humanizmi, mirėkuptimi, harmonia, pėr njė jetė mė tė mirė, pėr njė shoqėri mė tė virtytshme, mė tė qytetėruar.

    3.

    Shqiptar ! Merr pak lavdi nga lavdia e saj, pak virtyte nga virtytet e saj, pak mirėsi nga mirėsitė e saj, pak humanizėm pėr tė mjerėt dhe tė varfėrit nga humanizmi i saj, pak sakrifica nga sakrificat e saj, pak guxim nga guximi i saj qė, tė bėhesh mė i mirė, mė njerėzor, mė i qytetėruar, mė i virtytshėm, duke u orientuar kah njerėzorja, dashuria dhe guximi pėr tė triumfuar mbi tė keqen.

    4.

    Zoti, nga gjiri i popullit shqiptar, pėrcaktoi kėtė bijė tė tij, tė gjitet lart nė qiejt e shėnjtėrisė universale, si simbol i pastėrtisė, pėrkushtimit total dhe dashurisw ndaj njerėzimit, modeli mė i pėrsosur human.

    Nga njė popull i vogėl doli njė shenjėtore e madhe e tėrė planetit.

    Dhe ne krenohemi qė jemi shqiptar!

    5.

    Po, ka ca horra, tė shitur e delirantė tė madhėshtisė sė marrėzisė sė rreme, qė prej disa vjetėsh, tė frymėzuar nga djalli, kanė lėnė udhėn e Zotit dhe, pėshtyjnė mbi figurat e ndritura tė kombit shqiptar qė nga Skėndėrbeu e Isamil Qemali e gjer te Nėnė Tereza.

    Kėta bastardė tė kombit shqiptar, nė njė marrėvshje tė heshtur e djallėzore, kanė krijuar njė rrymė antikombėtare nė " emėr tė kombėtarizimit ", duke pėshtyrė, hedhur baltė e blozė, ndaj figurave tė ndritura historike tė lavdisė e krenarisė kombėtare duke pėshtyrė e hedhur pilula tė helmatisura ndaj figurave historike qė janė krenaria e kombit tonė ndėr shekuj.

    * * *

    Pėrpjekjet mjerane tė tyre pėr tė ēmitizuar lavdinė dhe krenarinė kombėtare, i radhit ata nė njė front me akademikėt sllavo‑maqedonas, vllaho‑maqedonas, me shovinistė antishqiptarė primitivė qė u ka mbetur sahati nė fillimet e shekullit qė lamė pas. Por megjithėse pėshtyma, bloza dhe balta qė ata hedhin bie mbi kokat e tyre e, lavdia e figurave tė kombit nuk pėson asgjė, pėrsėri pėrbuzja dhe neveria e tė gjithė shqiptarėve do tė ishte shpėrblimi qė ata meritojnė dhe, duhet t'u jepet.

    6.

    Shqiptar ! Kudo ku tė shkosh nė botė, ec me kokėn lart, si nip e stėrnip, si mbesė e stėrmbesė e Nėnė Terezės dhe bota e qytetėruar do tė tė ndjejė dhe do tė tė nderojė.

    Po kur tė thuash se je nip e stėrnip, mbesė e stėrmbesė e Nėnė Terezės, duhet mė parė tė rrėfehesh pėrpara vetes dhe pėrpara Zotit e, tė bėsh pastrimin: djallin qė ke brenda ta nxjerrėsh dhe, jo t'i japėsh udhėt e arratisjes, por ta mbysėsh nė puset mė tė thella, nė ujrat e Ferrit.

    Ka shumė djaj brenda vetes shqitari i lig...

    Ėshtė njė kategori horrash e horrucėsh, aventurierėsh e maskarenjėsh, simbol tė amoralitetit, qė kanė futur djallin brenda dhe kanė nxjerrė virtytet jasht vetes, nė ankand...

    Kėta monstra, orvaten t'i ngrenė lavdi vetėvetes pa merita, duke pėrdhosur lavdinė e tė lavdishėmve, tė atyre qė kanė hyrė nė panteonin e krenarisė kombėtare.

    7.

    Do tė mjaftonte qoftė edhe vetėm episodi qė rrėfen kardinali Pio Laghi, njeriu qė mė shumė se kushdo, sipasPėllumb Xhufit, e ka njohur dhe i ka ndenjur pranė Nėnė Terezės, i cili thotė se : nė njė ditė maji tė vitit 1991, Nėnė Tereza vizitoi sanktuarin e Zonjės sė Kėshillit tė Mirė nė Genazzano, afėr Romės. Nė kėtė kishė tė shenjtė pėr shqiptarėt, ruhet ende akoma ikona e Shėn Mėrisė, qė dikur zbukuronte altarin e katedrales sė Shėn Stefanit nė Shodėr dhe qė pas pushtimit turk, mė 1478, tė ikurit shqiptarė e sollėn me vete nė tokėn italiane. Pio Laghi, sipas Xhufit, duke vazhduar rrėfimin thoė se Nėnė Tereza pasi pėrfundon lutjet para ikonės sė Madonės, iu drejtua asaj me njė zė tė rėndė, qė kardinalit i ishte dukur si njė urdhėr: " And noė come back to Albania" ( Dhe tani kthehu prapė nė Shqipėri ).

    Nuk thotė as ktheu nė Maqedoni, as nė Rumani, as ne Sėrbi apo gjetkė, por nė Shqipėri bijė e sė cilės ajo ėshtė.

    Ēdogjė tjetėr jasht kėsaj kuptimėsie ėshtė gėnjeshtėr, mashtrim, e pavėrtetė.

    8.

    Shqiptarė! Dita e bekuar po afron: shenjtėrimi i Nėnė Terzės, shqiptares sė Madhe.

    Le tė buēasė zėri ynė kudo nė glob: Jemi krenarė qė jemi shqiptarė, qė jemi bashkėkombas me Nėnė Terezėn me gjak tė kulluar ariani, e cila ėshtė edhe nėna e tė gjithė njerėzimit, SHENJĖTORJA e tėrė PLANETIT.

    Dita e kremtimit tė shenjtėrimit le tė jetė kryefestė e kryefestave, si dita mė e ndritur, ku krenaria kombėtare NĖNĖ TEREZA, ngjitet nė panteonin e lavdisė sė
    ---------
    gazeta 55


    ....

  17. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    Origjina e nene Terezes

    Me poshte do te sjell nje artikull te Aurel Plasarit, drejtor i Bibliotekes Kombetare, i cili mbeshtet mendimin se Nene Tereza kishte te emen katolike shqiptare, kurse te atin shqiptar-vllah nga familja vllahe e Bojaxhinjve.
    Me pas do sjell kundershtimet dhe reagimet e skandalizuara te disa gazetareve shqiptare.

    Bojaxhitė e nėnė Terezės


    nga dr. Aurel PLASARI


    “Travestķ elitash” e quante para do kohe nė shtyp njė kolegu ynė fushatėn kinse-nacionaliste pėr mbrojen me ēdo kusht tė “shqiptarėsisė” sė tė misionares sė madhe tė krishterė Nėnė Tereza. Pėrfytyroni tani se ē’mund tė ndodhė kur ta dojė rasti qė nė kėtė spektakėl e sipėr tė kesh pėr duarsh njė punim ende tė papėrfunduar pėr familjet e mėdha voskopojare dhe “voskopjarėt e mėdhenj”: Kavaliotėt, Sinat, Shagunat, Dumbat, Gondut, Bellot, Qopekat, Ballaurėt/Vallaurėt, Fundot etj.; ndėr to edhe familja Bojaxhi.
    Bojaxhitė qenė dhe janė njė familje nė zė aromane (angl. Aromanians), e pėrhapur nė disa vise tė Ballkanit, si dhe pėrtej tij, nė degė tė ndryshme. Pėrfaqėsuesi mė nė zė i Bojaxhive mbahet historikisht Mihail G. Bojaxhi (Boiagi), me tė cilin llogaritet tė fillojė historia moderne e aromanėve. Sė toku me tjetrin filolog aroman Gjorgje Kosta Roza, me tė cilin vepruan nė dy dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XIX, ai u bė bashkėthemelues i teorisė sė “latinitetit” tė aromanėve nė Ballkan. Qė tė dy punuan nė qytetet e Perandorisė sė Habsburgėve, por qenė me prejardhje voskopojare. Sa i pėrket vendlindjes sė Mihail G. Bojaxhiut, opinionet ndahen dysh: Max Peyfuss-i mendon qė ai tė ishte lindur nė Budė mė 1780 (Die Druckerei von Moschopolis, 26), ndėrsa Candroveanu e shėnon Bojaxhiun tė lindur nė Voskopojė mė 1770 (Antologie de proza aromana, 195).
    Duke vijuar traditėn e shkollės filologjike tė Voskopojės, pėruruar nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII, Mihail G. Bojaxhiu botoi tė parėn gramatikė tė aromanishtes (Gramatica romana sau macedo-romana, 1818) tė shoqėruar edhe me pėrkthimet greqishte dhe rumanishte. Ai hartoi edhe njė gramatikė tė bullgarishtes dhe njė tė serbishtes, si dhe njė libėr mėsimi tė greqishtes, duke dhėnė pjesėn e vet tė ndihmės nė standardizimin e kėtyre gjuhėve. Bindja e tij prej poligloti nė pluralitetin gjuhėsor e shtynte tė nėnvizonte: “Ēdo gjuhė ėshtė njė hipostazė e shpirtit njerėzor; sa mė shumė gjuhė tė nxėjė njė njeri, aq mė shumė gjėra ai di. Njeriu nuk mund t’i fitojė tė gjitha dijet vetėm nga njė gjuhė e vetme, edhe sikur ajo gjuhė tė jetė mė e pėrkryera nė botė. Tė kėmbėngulėsh mbi njė gjuhė tė vetme ėshtė njėherėsh kotėsi dhe marrėzi nga pikėpamja praktike” (Gramatica, X).
    Degė tė ndryshme tė familjes Bojaxhi u pėrhapėn jo vetėm nė qytetet e mėdha habsburgjike (Vjenė, Budė, Pest etj.), por edhe nė qytete tė Ballkanit, kėshtu edhe nė Shkup. Nė periudhėn e Perandorisė osmane Shkupi paraqitej si qytet etnikisht i pėrzier: bashkėjetonin aty shqiptarė, aromanė (vllehė), maqedonė dhe njė bashkėsi e vogėl familjesh hebreje. Kėtė situatė pėrzierjeje e pati ndeshur qysh nė shek. XIII rabini udhėtar nga Spanja Benjamin i Tudelės; po kėtė regjistronte nė shek. XIX Ami Bué-ja; dhe po kjo situatė, me ndryshimet e kuptueshme nė tė mirė tė bashkėsive maqedone e shqiptare, rezulton aty edhe sot e gjithė ditėn. Nė Shkup aromanėt jetonin nė njė lagje veēan, sikurse ishte traditė pėr qytetet orientale, qė quhej “Lagjja e vllehėve”: “Vlaškoj mahala”. Nė kėtė lagje jetonte edhe familja Bojaxhi nė tė cilėn u lind mė 27 gusht 1910 Gonxhe Bojaxhiu, e ardhshmja Nėnė Terezė. Nė ditėn e sotme lagjja nė fjalė ėshtė shpėrbėrė nė njė masė tė madhe: aty tek ishte shtėpia e Bojaxhive ėshtė tani njė autorrugė pranė njė qendre tregtare ngjitur me “Sheshin Maqedonia”. Nuk ka ndonjė dėshmi qė tė dėftojė se ku Gonxhe Bojaxhiu ėshtė pagėzuar, por ėshtė e besueshme qė ajo tė jetė pagėzuar nė kishėn e lagjes ku u lind: nė “kishėn e vllehėve”. Pėr mėsimet fillore ka ndjekur njė shkollė jokatolike: kėtė e tregon edhe vetė nė kujtimet e saj. Po t’i lexohen me vėmendje kujtimet dhe t’i ndiqen prononcimet, le tė vihet re: ishte shqipja apo maqedonishtja ndėr gjuhėt qė ajo njihte? Apo ishte “the aromanian”? Aromanishtja/vllahishtja nuk ėshtė ndonjė gjuhė qarkullimi tė gjerė, gjuhė kulture moderne, nga ato qė mėsohen nėpėr kolegjet e Anglisė apo universitetet e SHBA-sė. Tė diturit e aromanishtes/ vllahishtes nga njė njeri i rritur shpjegohet vetėm nėpėrmjet njė fakti: dhe dihet se cili ėshtė ai fakt.
    Nė moshėn dhjetėvjeēare Gonxhes i vdiq i ati, Nikollė Bojaxhiu dhe, me vdekjen e tij, ėshtė e kuptueshme tė vinte duke u zbehur edhe identiteti i tė parėve nga linja e gjakut. Nėn pėrkujdesjen e s’ėmės Drane, qė ishte katolike nga rrethinat e Gjakovės, Gonxhja nisi tė shpihej rregullisht tanimė nė kishėn katolike tė qytetit, tė kėndonte nė kor, derisa rreth tė dymbėdhjetave, sikurse ka treguar vetė, t’i lindte dėshira pėr t’u bėrė “motėr e shenjtė”.
    Pinjoj tė familjes sė Bojaxhive tė Maqedonisė ndeshen aty-kėtu, nėpėr regjistrat e shpėtuar rastėsisht tė shkollave aromane, qysh me themelimin e tyre nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX aty. Nė shkollėn aromane tė Gopeshit, pėr shembull, themeluar mė 1867, ndėr regjistrimet e vitit shkollor 1889-90 del Jani Bojaxhi, ndėrsa nė shkollėn aromane tė Krushovės, themeluar mė 1868, ndėr regjistrimet e vitit 1889-90 dalin Ana N. Bojaxhi, Taku Bojaxhi etj. Bojaxhi tė tjerė tė mbetur nė Maqedoni dhe tė lidhur mbas kishės ortodokse (pravosllave), me dhjetra emra nė kulturė, politikė, shkencė, sport (Aleksandėr Bojaxhi, Jani Bojaxhi, Dhimitri Bojaxhi) etj., mbahen tanimė tė “maqedonizuar”, ndryshe prej fatit tė Gonxhes qė u zhvendos nė mjedisin shqiptar katolik tė s’ėmės, nė Shqipėri.
    Pavarėsisht ndonjė mėtimi joserioz tė FYROM-it zyrtar, Kryetari i Unionit pėr Kulturėn tė Aromanėve nė Maqedoni Dimo Dimcev e ka pėrshkruar me korrektėsi prejardhjen e familjes sė Gonxhe Bojaxhiut nė njė intervistė pėr NIN-in. Si kujton se dikur “Jerusalemi” i aromanėve pati qenė Voskopoja dhe se, me prishjen e saj, shumė familje voskopojare u hapėrdanė nė qytete nė ndryshme tė Ballkanit, si dhe tė Perandorisė austro-hungare, ai pėrshkruan edhe kalimin e pjesėve tė ndryshme tė familjes Bojaxhi nė Shkup, Prizren etj. Ai ka vėrejtur se i ati i Gonxhes, Nikolla, ishte pėrfaqėsues i vllehėve (vlasi) nė kuvendin e qytetit tė Shkupit; pėr kėtė ekziston edhe dokumenti pėrkatės bėrė i njohur prej Stojan Tren?evskit (“Mutter Teresa, Gondje Boiagi, ist von ihrem Vater Nikola Boiagi her wlachischer Abstammung; wir berufen uns auf das von dem Autor Stojan Trencevski entdeckte Dokument, das belegt, dass Nikola Boiagi in den Fuhrungsorganen der wlachischen Gemeinschaft in Skopje tatig gewesen war”). Nga njė anė tjetėr, as akademiku maqedon Tome Serafimovski nuk e ka pasur tė vėshtirė ta pranojė kėtė prejardhje: “Askush nė Maqedoni nuk ka mėtuar ndonjėherė qė Nėnė Tereza tė ketė qenė maqedone, kurse nė Shkup dihet qė ati i saj Nikolla Bojaxhi ka qenė jo shqiptar, por vllah” (“Niko nikada u Makedoniji nije tvrdio da je Majka Tereza bila Makedonka, ali u Skoplju se zna da joj otac Nikola Bojadzi bio ne Albanac, vec Cincar”).
    Qė tė gjitha kėto orvatje pėr tė depėrtuar nė prejardhjen e njė figure si Nėnė Tereza, kėto tėrheqje litari me jo “ėshtė jona”, jo “nuk ėshtė juaja”, mund tė jenė nė thelb absurde: me kėtė jam njė mendjeje edhe unė. E Krishtera e Madhe e Kalkutės ėshtė njė figurė tanimė e shenjtė qė i pėrkiste/ i pėrket humanizmit tė krishterė mbarėkombėtar, madje jokombėtar ose mbikombėtar. E para qė do tė neveritej prej tėrheqjesh tė tilla litari do tė ishte ajo vetė, e cila refuzoi me ngul tė merrej ndonjėherė me pėrkatėsinė e saj etnike apo me prejardhjen e saj. Por atėherė pėrse kėta burra shteti ose minishteti, presidentė, kryebashkiakas etj., marrin pėrsipėr tė caktojnė a tė mbrojnė prejardhjen e njėrit apo tė tjetrit pa pasur haber as nga gjenealogjia, as nga filologjia, as nga historia? Madje, mė sė shumti, pa e ditur as ku bien me shtėpi kėto dije? Dhe ēfarė argumentesh shtien nė punė nė kėtė spektakėl kinse-nacionalist qė kolegu ynė me tė drejtė e quante “travestķ elitash”?
    Ja ndonjė prej argumenteve, qėmtuar nėpėr mediat shqiptare prej niveleve tė bulevardit deri tek ato tė profesionistėve tė ATSh-sė, madje nga ato qė u shėrbehen tė huajve nė anglishte tė Tiranės: “Her real name is Agnes Bojaxhi. “Bojaxhi” in the Albanian language means “painter”!” Ose: “Mother Teresa was Albanian - her real name was Agnes Gonxhe Bojaxhiu. In the Albanian language Gonxhe means “bud” and Bojaxhi means “painter”!” Me njė fjalė: njė logjikė infantile, simbas tė cilės Blend Gonxhja (mė doli pikėrisht ky pėrpara pėr shoqėrim idesh) do tė qitej anglez, sepse: “His real name is Blend Gonxhe and the English Blend means “pėrzierje”!” As u shkon mendja kėtyre farė filologėve gjenelogjistė tė shpjegojnė se fjalė si bojė (nė shqip ngjyrė) dhe bojaxhi janė huazime nga turqishtja dhe si tė tilla kanė hyrė nė mė shumė se njė gjuhė tė Ballkanit. Sepse: si vallė i thonė bojaxhiut nė aromanishte? Nė aromanishte bojaxhiut i thonė bojaxhi. (Tė ma falė lexuesi, por m’u desh tė merrem kėtu me njė kėso shpjegimi ordiner.)
    Pėrtej spektaklit tė “travestisė sė elitave” kthjellimi i kėtij tė sjelluri ka rėndėsi nė kulturėn shqiptare edhe pėr diē tjetėr: sepse me emėrtime si “aroman”, apo mė keq “vllah”, “kucovllah”, deri edhe “ēoban” ėshtė abuzuar tradicionalisht (ndonjėherė vijon tė abuzohet) pėr tė detraktuar personazhe nė zė tė kulturės shqiptare kur kanė qenė “tė padėshirueshėm” pėr dikė apo pėr diēka. Ky abuzim ka qenė (nė mos vijon tė jetė) njė mjet rėndomqar nė luftėn e ideve: atėherė kur njėra prej palėve “ndėrluftuese” nuk ka kundėr tjetrės kurrfarė argumenti tė fushės sė mendimit. Mandej? Mandej, si tė jenė marrė nė vitet ‘20-30 tridhjetė me qitjen e Konicės “kucovllah tė konvertuar”, si ta kenė zbuluar Fan. S. Nolin “aroman” dhe “joshqiptar” (mjerisht edhe ky vetė e kishte bėrė dikur tė atillė Konicėn), si ta kenė pėrgojuar Lasgushin pėr “vllah Pogradeci” etj., njė ditė prej ditėsh i shpallin ata “shqiptarė tė mėdhenj”. Po si kėshtu, me kėta shqiptaromėdhenj? Atėherė, nėse tė qėllon qė nė kėtė spektakėl e sipėr tė kesh pėr duarsh punimin pėr familjet e mėdha voskopojare dhe “voskopjarėt e mėdhenj”, nga njėri prej gjenalogjistėve bashkėkohorė nuk mund tė mos nėnvizosh kėtė vėrejtje: “Nė ekogjenetikėn e kohės sė sotme bihet njė mendjeje nga tė gjithė shkencėtarėt se problemi mė therės pėr botėn e gjallė ėshtė ai i erozionit tė gjeneve, qė nė gjenetikėn humane pėrkon me erozionin e gjeneve njerėzore. Erozioni gjenetik i njeriut nė skakierėn sociale kryhet edhe nga persekutimi i njeriut prej njeriut”. Vėrejtje qė tė bėn tė mendosh nė thellėsi: “nga persekutimi i njeriut prej njeriut”, ēfarė tė kujton mėnyrėn se si u sollėn pėr njė kohė tė gjatė nė Shqipėri me mėmėn e Gonxhe Bojaxhiut, me tė motrėn dhe me vetė Gonxhen tanimė Nėnė Terezė.




    Bota Shqiptare nr. 93, 2-16 tetor 2003
    Botuar njėkohėsisht edhe nė tė pėrditshmen shqiptare "Shekulli"
    Ignore List: Den Bossi

  18. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Albert Ramaj
    St. Gallen, Zvicėr


    NĖNA TEREZĖ – BOJAXHINJTĖ DHE PREJARDHJA E TYRE

    (Pėrgjigje ndaj shkrimit tė z. Aurel Plasari:
    “Bojaxhitė e Nėnė Terezės”)


    I nxitur nga kolegia ime I. A. dhe stafi i www.stublla.com u fillua qė tė punohet pėr reagimin ndaj shkrimit tė Aurel Plasarit, i cili pretendon qė Nėnė Terezėn ta paraqesė me preardhje vllahe. Me pėrkrahjen sidomos tė don Nikson Shabanit u arrit tė paraqitet njė studim i shkurtėr mbi historinė e familjes Bojaxhiu, ku duke u mbėshtetur nė burime arkivore, shihet shumė qartė se kjo familje ėshtė shqiptare.

    Ėshtė mirė qė nė mjetet tona tė informimit sensibilizohen herė pas here tema interesante; ėshtė mirė, pse kėshtu i ndihmohet hulumtimit mė me rrėnjė tė temave tė shtruara. Rasti i fundit, pėrkatėsisht teza e shtruar kohėve tė fundit, sipas sė cilės familja Bojaxhiu, pra familja e Nėnė Terezės, na qenka me prejardhje vllahe apo aromune, zgjoi interes tė madh tek shumė hulumtues, publicistė e mbase po aq edhe tek laikėt e shkencės e tė polemikave. Gjithandej po shtrohej pyetja se si na e “morėn Nėnėn tonė”. Kujtoj se pėrgjegjia qė duhet dhėnė tė gjithėve ėshtė kjo: Nėna Tereze ėshtė Nėnė e tėrė botės e jo vetėm e shqiptarėve, apo e atyre qė pretendojnė ta kenė nėnė: e aromunėve apo e maqedonėve. Shpresoj se do tė hulumtojmė ende mbi familjen Bojaxhiu, sepse ka ende shumė gjėra qė nuk janė cekė kėtu dhe kanė mbetur nė errėsirėn e arkivave tė ndryshėm.

    Vllehėt (aromunėt) nė Ballkan

    Pėr t’u kuptuar mė mirė ky shkrim, e shoh tė domosdoshme tė flitet diē mė shumė pėrkitazi me vllehėt nė Ballkan. Nė fillim tė kėsaj trajtese dua tė rikujtoj se edhe aromuni i njohur dhe i respektuar nė tėrė botėn, historiani vjenez prof. Max Demeter Peyfuss, i ka tėrhequr vėmendjen hulumtuesit austriak Karl-Markus Gauss qė nė hulumtimet e veta mbi aromunėt apo vllehėt tė ruhet nga mania, sipas sė cilės ēdo njeri nė Ballkan, qė ishte mė i mirė apo mė i zoti se tė tjerė, duhet deomos tė jetė me prejardhje aromune (vllahe). Kjo vlen nė mėnyrė tė veēantė sa u pėrket shifrave qė dėgjohen, mitologjive e legjendave qė kallėzohen nga njerėz pėr (para) historinė dhe tė tashmen e aromunėve. Fundja, dhe vetė Gauss e dėshmon se ashtu edhe i ndodhi, kur po zhvillonte hulumtimet e veta nė Maqedoni (khs. librin e tij Die sterbenden Europäer, 193-94). Atje, thotė Gauss, ēdo mitologji ishte ngritur nė nivel “dokumenti” dhe ēdo spekulim ishte shndėrruar nė “argument”.
    Vllehėt janė njėri ndėr popuj e vjetėr tė Ballkanit. Ata jetojnė edhe sot nė shumė shtete tė Ballkanit si nė Greqi, Maqedoni, Shqipėri, Rumani, Serbi, Bullgari e gjetiu. Pėrkundėr kėsaj, vllehėt nuk njihen gati nė asnjėrin nga shtetet qė u pėrmendėn si pakicė kombėtare. Edhe pse nuk ka shėnime tė besueshme statistikore, besohet se nė Ballkan duhet tė ketė, sipas supozimeve tė pėrgjithshėm, sė paku mė shumė se gjysmė milioni vllehė. Pranimi apo mohimi i ekzistencės sė vllehėve nė shtetet konkrete varet pothuajse kryesisht nga politika e ditės e shtetit gjegjės. Vllehėt ishin gjatė historisė tė njohur si tregtarė, jo vetėm nė Ballkan, por edhe deri nė Europė; ata ishin dhe janė tė njohur si barinjė nomadė - sidomos pėr djathin kualitativ tė tyre
    Nė shtete tė ndryshme tė Ballkanit i quajnė me emra tė ndryshėm, si aromunė, vllehė, remėr, ēobanė, kucovllehė, cincarė, karagunė etj. Vėshtruar nė rrafshin gjuhėsor, vllehėt flasin po aqė (shumė) dialekte sa edhe nėngrupet e tyre. Fati i tyre ishte tragjik pothuaj nė tė gjitha shtetet e Ballkanit, sepse asnjėra nga kėto nuk i njohu pėr pakicė kombėtare. Anasjelltas, nė shumicėn e rasteve ata pėrndiqeshin dhe keqtrajtoheshin deri nė vdekje, nėse deklaroheshin publikisht pėr vllehė. Kryet e vendit pėr keqtrajtimin e vllehėve e zėnė sidomos Rumania e Bullgaria. Tė drejtėn e deklarimit hapur tė pėrkatėsisė etnike tė tyre, vllehėt nuk e kishin deri vonė as nė Shqipėri, sado qė psh. dihet se qendra kulturore e politike e vllehėve ishte dikur Voskopoja e Jugut tė Shqipėrisė. I vetmi shtet nga ato qė dolėn pas shprishjes sė ish - Jugosllavisė, i cili ua njohu vllehėve statusin prej minoriteti, ėshtė ish - Republika Jugosllave e Maqedonisė. Ka shumė gjasė qė ky hap tė jetė marrė nga politika maqedonase pėr ta zbehur psh. satusin e shqiptarėve nė Maqedoni, por megjithatė ky hap duhet tė vlerėsohet pėr pozitiv, sepse vetė vllehėt kanė tani mundėsi qė pėr vete ta krijojnė njė lloj identiteti dhe publikisht tė shprehen pėr vllehė. Duket se elita politike e shtetit tė ri tė Maqedonisė ėshtė plotėsisht e vetėdijshme se nė Maqedoni ka shumė shqiptarė dhe se kėta do tė shtohen pėrherė; kjo elitė e di se Maqedonia kufizohet me dy vende tė shqiptarėve: me Shqipėrinė dhe me Kosovėn dhe druan se shtetit tė Maqedonisė rreziku i imagjinuar nga ata do t’i kanoset nė tė ardhmen pikėrisht nga kėto dy vende e jo mė nga Bullgaria dhe Greqia. Ndoshta Maqedonia zyrtare, kur i njohu minoritetet, sidomos minoritetin e aromunėve, do tė ketė shpresuar se nė Maqedoni do tė dalin mė pak shqiptarė, sepse do tė ketė njerėz qė do tė deklarohen pėr vllehė, pėrkatėsish aromunė. Qėllimi i tyre primar mund tė ketė qenė qė mundėsisht tė zvogėlohet numri i shqiptarėve, por edhe tė nxirren disa personalitete, prejardhja etnike aromune e tė cilėve do tė mund tė dėshmohej edhe “historikisht”. Kėshtu, ka gjasė qė jo pak njerėz qė kanė luajtur role kyēe nė historinė e nė shtetin e Maqedonisė tė cilėsohen pėr nga prejardhja jomaqedonė.
    K. M. Gauss e pėrmend rastin e njohur tė Lekės sė Madh, i cili, kur ndodhte tė fjalosej me t’ėmėn, gjeneralėt e tij nuk e kuptonin se nė ē’gjuhė flisnin mes veti, sepse gjuha qė e flisnin Leka dhe e ėma s’ishte ndonjė dialekt i greqishtes. Rreth kėsaj enigme janė deklaruar dijetarė tė huaj dhe sidomos dijetarė ballkanikė. Po t’i pyesėsh shqiptarėt, tė pėrgjigjen pa u menduar fare se ajo gjuhė ishte ilirishtja-shqipja, po t’i pyesish grekėt, edhe ata prapė thonė se ajo ishte njė dialekt i greqishtes, tė cilin s’e paska kuptuar askush; po t’i pyesish vllehėt, gjithsesi edhe kėta thonė se ajo gjuhė na paska qenė vllahishtja. Sado qė pėr zgjidhjen e kėsaj enigme nuk ka ndonjė “ēelės magjik”, shumica e dijetarėve (sidomos tė huaj) janė tė pajtimit se ajo gjuhė na paska qenė vllahishtja! Kėtė rast e pėrmenda qėllimisht, sepse dihet fort mirė qė popujt e vegjėl kanė komplekse dhe ilaēin kundėr tyre e gjejnė duke pėrvetėsuar personalitete tė mėdha botėrore apo sish rajonale. Ky kompleks dėshmohet shpesh edhe tek ne shqiptarėt dhe sidomos vėrehet tek ata publicistė qė dinė fare pak se ē’ėshtė gjenealogjia apo historiografia; publicistė a “shkencėtarė” qė janė formuar nėpėr oda tė “mėhallės”. Tė tillėt gjenerojnė vetėm emocione dhe mllef tė madh ndaj grupit tjetėr etnik pa kurrfarė nevoje. I njėjti vlerėsim vlen edhe pėr ata vllehė, tė cilėt veprojnė apo mendojnė kėshtu.
    Nuk mė duket punė qė do tė ketė ndonjė mbėshtetje, nėse nė ēėshtjen e gjuhės qė do tė ketė folur Leka i Madh me t’ėmėn ngatėrrohen edhe vllehėt. Pararendėsit e rumunėve, pėrkatėsisht tė vllehėve (edhe nė qofshin ata njė pėrzierje e thrakasve dhe e dardanėve tė romanizuar), atė kohė as qė ishin romanizuar. Procesi i romanizimit tė dakasve, thrakasve dhe i dardanėve nis mė vonė. Nėse nė dritėn e kėsaj rrethane pėr vllehėt thuhet se janė pjesė e trungut tė rumunėve, tė cilėt u shfaqėn nė jugun e Ballkanit nė shek. 10, do tė ishte budallėk tė flitet pėr njė gjuhė tė vllehėve nė kohėn e Lekės sė Madh.
    Studiuesi Thede Kahl pohon nė njė punim qė do ta trajtojmė mė poshtė, se edhe vetė ish - presidenti i Maqedonisė, Kiro Gligorov, ėshtė me prejardhje vllahe. Kėshtu ndodhi edhe me prejardhjen e Nėnės Terezė. Me kėtė rast ėshtė menduar se ndoshta do tė ngrihet edhe mė vetėdija nacionale e aromunėve dhe se do tė krijohet kėshtu njė grup i tretė etnik, i cili mė vonė ndoshta do ta drejtojė aparatin shtetėror bashkė me maqedonėt, e jo siē drejtohet tani, realishtvetėm nga maqedonėt e shqiptarėt. Ka mundėsi qė pėr mė vonė tė jetė paraparė qė nė Maqedoni tė ketė dy grupe etnike tė barabarta, pėrkatėsisht shqiptarė e aromunė, pėr tė cilėt do tė mund tė nxirren ligje pėrkitazi me tė drejtat e pakicave kombėtare. Sa pėr ilustrim po sjellim njė shembull: nėse shqiptarėt kėrkojnė mbishkrime shqipe nėpėr qytete nė Maqedoni, atėherė arėsyeja qė kjo e drejtė tė refuzohet do tė ishte se edhe vllehėt po e kėrkojnė tė njėjtėn gjė. Kėsisoji Maqedonia do tė bėhej e atij grupi maqedonėsh, i cili Maqedoninė e ndien pėr shtet tė vetin, ndėrsa minoritetet e tjera etnike do tė kenė tė drejtat e pakicave nacionale dhe do tė jenė qytetarė tė rendit tė dytė apo tė tretė. Ėshtė ndoshta edhe ndonjė ide e fshehtė e bashkėsisė ndėrkombėtare qė njėherė e pėrgjithmonė tė krijohet e tė konsolidohet grupi etnik i aromunėve pėrbrenda njė shteti siē ėshtė Maqedonia, ku ai do tė mund tė zhvillonte veprimtari tė lirė kulturore e politike. Kėsisoji nė Maqedoni do tė tuboheshin vllehėt nga tė gjitha anėt e Ballkanit dhe do ta ndienin atė si „gjysmėatdhe“ tė vetin – ashtu sikurse qė gjatė mesjetės njė hapėsirė e madhe territoriale e Greqisė njihej me termin Megalovllahia “Vllahia e Madhe”, apo qė Maqedonia tė jetė mė vonė njė Voskopojė e ardhshme. Kjo aq mė shumė pse ajo nuk ka ende themele tė forta prej shteti qė do tė mund tė mbijetonte. Mos vallė mendohet qė Maqedonia tė jetė njė Vllahi e mėvonshme? Sa kohė qė nėpėr mjete tė informimit - sidomos nė sosh europerėndimore e tė Europės Juglindore - thuhet se “Maqedonia u jep tė drejta tė plota edhe vllehėve, e lėre mė shqiptarėve”; sa kohė qė shqiptarėt nė Maqedoni trajtohen njėlloj si edhe njė grusht aromunėsh, duket se kjo nuk ėshtė larg mendėsh. Po e pėrsėris edhe njė herė se nuk kam asgjė kundėr ndonjė grupi etnik, e pra as kundėr vllehėve - kudo qė tė jetojnė: nė Maqedoni apo nė Shqipėri. Nuk duhet qė ēėshtja vllahe nė Ballkan tė anashkalohet edhe mė tej, por duhet qė vetė institucionet shtetėrore tė pėrkujdesen dhe t’i pėrkrahin, nė mėnyrė qė kėta tė mos e humbin identitetin e tyre. Duhet qė institucionet shkencore, jo individė, por ekipe punėtorėsh shkencorė tė bėjnė kėrkime tė mirėfillta pėr ēėshtjen vllahe apo aromune dhe tė qesin nė dritė kulturėn dhe historinė e tyre. Tė gjitha grupet etnike qė jetojnė nė Shqipėri e nė Kosovė duhet tė pėrkrahen dhe t’u jepen tė gjitha tė drejtat konform standardeve ndėrkombėtare dhe shtetet gjegjėse duhet tė financojnė ngritjen kulturore e arsimore tė tyre. Kjo duhet tė jetė nė nivel shtetėror, institucional e jo nga ndonjė shoqatė. Po kjo vlen edhe pėr Kosovėn, kur ėshtė fjala pėr romėt e ashkalinjtė. Sa mė tolerantė tė jemi, aq mė shumė do ta dėshmojmė pjekurinė tonė politike e shtetformuese. Shpirtngurtėsia apo jotoleranca tė bėn tė verbėr. Fundja, ne kosovarėt e kemi pėrjetuar shkeljen e tė gjitha tė drejtave tona nga njė grup tjetėr etnik. Nuk duhet qė ne tė jemi ata qė tjetėrkujt ia bėjmė ato padrejtėsi qė na i bėnė tė tjerėt neve.
    Nė kėtė mes nuk bėn tė lihen anash as hebrenjtė qė jetonin apo ende jetojnė nė trojet shqiptare, sado qė kėta e kanė shtetin e vet qė i mbron, ndėrsa vllehėt janė nė mėshirėn e shteteve tė ndryshme ballkanike dhe ėshtė parė mirė deri mė tani sa “demokrate” qenė shtetet ballkanike nė relacion me pakicat etnike. E njėjta gjė vlen edhe pėr individė apo grupe etnike qė haptazi deklarohen se nuk janė shqiptarė, siē ėshtė rasti me romėt, serbėt, malazeztė apo maqedonėt qė jetojnė nė Shqipėri e nė Kosovė. Nuk duhet tė lejojmė qė t’i shkelim tė drejtat e individit apo tė kolektivit - sidomos pėr shkaqe tė pėrkatėsisė etnike apo fetare.

    Problemi etnik i personaliteteve tona tė njohura

    Ėshtė tashmė e njohur se ka personalitete tė kulturės e tė politikės shqiptare, tė cilėve nuk mund t’u mohohet prejardhja vllahe. Kėshtu psh. Z. Mirdita, (khs. punimin e tij nė librin Krishtenizmi ndėr Shqiptarė, f. 351), thotė se Fan Stilian Noli ishte me prejardhje vllahe; tė tjerė kujtojnė se edhe Faik Konica na paska qenė me origjinė vllahe, ndėrsa pėr Aleksandėr Moisiun ėshtė thėnė se paska qėne me prejardhje hebreje. (khs. pėr kėtė: Albanien zwischen Kreuz und Halbmond, 19 98, f. 312). Kjo e thėnė e fundit ilustrohet me “argumentin” se nazistėt nuk e linin Moisiun tė qetė, kinse pėr shkak se dyshohej se ishte hebrej. Duket se pėr t’i ikur kėsaj pėrndjekjeje Moisiu e kėrkonte shtetėsinė shqiptare. Mirėpo, kushtet pėr shtetėsi qė ia parashtronte kėtij artisti botėror Ahmet Zogu nuk ishin edhe aq tė mira pėr tė. Artisti A. Moisiu vdiq mė 1935, nė kohėn kur naziztėt nuk kishin hyrė ende nė detaje tė dokumenteve pėr gjenealogjinė e tij. Ka pasur edhe tė tillė qė kanė thėnė se Aleksandėr Moisiu paska qenė vllah. Sipas tė gjitha gjasave, Moisiu ka qenė megjithatė me prejardhje hebreje. As pėrkatėsia etnike e Millosh Gjergj Nikollės – Migjenit nuk ėshtė ende e sqaruar nga historianėt e letėrsisė apo historianėt e mirėfilltė, sado qė mund tė thuhet se Migjeni ishte etnikisht malazez. Askush nuk guxon t’ia mohojė vlerėn letrare dhe artistike: as Migjenit, as Nolit, as Konicės apo Moisiut por, megjithatė, e vėrteta duhet tė dalė nė pah. Sipas studiuesit gjerman - njohės i mirė i ēėshtjes vllahe nė Ballkan, Thede Kahl (punimi i tij do tė botohet se shpejti nė gjuhėn gjermane nė Vjenė nė njė libėr tė pėrgatitur nga Izer Maksuti, Thede Kahl dhe Albert Ramaj pėr shqiptarėt nė Maqedoni me titull: Mazedonien und die Albaner. Fakten und Analysen) - edhe familja Frashėri e vėllezėrve Naim, Sami e Abdyl ishte me prejardhje vllahe. I kėtij mendimi ėshtė edhe studiuesi i njohur Karl Kaser, i cili (sh.veprėn e tij Hirten, Kämpfer, Stammeshelden, fq. 96, shėnimi nr. 42) thotė se fshati Frashėr, pėrkatėsisht frashėriotėt ishin vllehė. Me vllehėt ėshtė marrė shumė studiuesi gjerman Gustav Weigand, veprat e tė cilit janė si tė thuash njė abetare pėr ēėshtjen vllahe nė Ballkan.
    Sipas disa kėrkimeve (pyetjeve) qė i bėra privatisht, thuhet se edhe vetė Aurel Plasari ka deklaruar se ėshtė me prejardhje vllahe; supozohet po ashtu se edhe Aleks Buda, Emil Lafe, Fatos Nano, Abdi Baleta etj. kanė prejardhje vllahe. Nėse ėshtė pra Aleksandėr Moisiu me prejardhje hebreje, atėherė do tė dilte se edhe presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu ėshtė po ashtu me tė njėjtėn prejardhje, sepse ai ka pohuar radhazi se ėshtė i familjes sė Aleksandėr Moisiut; dihet po ashtu se heroi i popullit Sezai Surroi nga Prizreni deklarohej pėr turk dhe se prej kėsaj familjeje ėshtė edhe publicisti i njohur Veton Surroi. Pra, Veton Surroi ėshtė i sė njėjtės familje sikur Sezai Surroi e Vetoni e ndien veten shqiptar, kurse kushėriri i tij e ndiente veten turk. Pėr kėtė do tė flasim mė vonė mė gjėrėsisht. Pastaj dihet se shkrimtari Sterjo Spasse ėshtė maqedon – djali i tij quhet Ilinden. Nuk po radhis kėtu mė shumė emra, sepse druaj se dikush do tė shtronte pyetjen, a mbeti kund ndonjė personalitet me origjinė shqiptare, nėse gjithė kėta njerėz nuk na qenkan shqiptarė. Me kėtė qė u tha mė lart nuk desha e as nuk dua tė fyej apo pėrbuz identitetin e asnjėrit; pėrkundrazi, kjo duhet tė jetė njė pasuri etnike nė Shqipėri apo nė Kosovė e gjetiu. Ka disa personalitete qė jetojnė nė Shqipėri apo Maqedoni, Kosovė e gjetiu pėr tė cilėt ndoshta mendohet se janė shqiptarė, por nė fakt janė me prejardhje vllahe apo aromune, turke apo diēka tjetėr. Por dihet se kėta persona, qė mė lart i morėm shembull, e kanė ndier dhe e ndiejnė veten shqiptarė dhe ėshtė e drejta e tyre absolute qė tė ndihen tė tillė; kėtė kurrkush as nuk guxon t’ua mohojė. Pėr kėtė gjė kemi njė rast specifik dhe tejet interesant - Branisllav Nushiqi, qė mė heret quhej Alkibiad Nusha dhe e ndėrroi emrin nė Branisllav, ndėrsa mbiemrin nė Nushiq. I ati ishte shqiptar, ndėrsa e ėma vllahe. Qė tė dy ishin nga Maqedonia. Mirėpo, Nushiqi kurrė nuk e ka ndier veten as shqiptar e as vllah, bile e kundėrta; ai me veprat e veta ka vepruar kundėr shqiptarėve, sepse e ka ndier veten pėr serb tė vėrtetė. Nga ana tjetėr, secili qė mendon se vėllezėrit Frashėri, Migjeni,Noli e Konica nuk e kanė ndier veten shqiptarė, e ka shumė gabim. Po t’u thuhej pėr tė gjallė se nuk ishin shqiptarė pėrkah linja e gjakut, sigurisht qė ata do ta ndienin veten tė fyer. Ata kanė jetuar vepruar si shqiptarė. Kjo ndodh nė tėrė botėn, jo vetėm tek ne dhe ėshtė gati normale. A nuk ėshtė tejet e mirė dhe pozitive, kur njė njeri siē ishte Migjeni, u mishėrua nė popullin tonė, sado qė nuk ishte me prejardhje shqiptare. Ai e kuptoi shpirtin e popullit shqiptar mė mirė se shumė shqiptarė tė tjerė. Duhet t’i jemi mirėnjohės atij qė shpirtin e vet ia fali popullit shqiptar dhe qė ndihej shqiptar. Kjo mė gėzon pėrtej mase, kur njė joshqiptar e kuptonte atėherė popullin tim mė mirė se njė shqiptar, kurse nė tė njėtėn kohė kemi sish qė e thonė me mburrje se janė shqiptarė dhe e shkatėrrojnė shpirtin e popullit tė vet. Ēfarė ironie ėshtė kjo, aq sa nuk mund tė besohet. E njėjta gjė vlen edhe pėr vėllezėrit Frashėri, pėr Nolin dhe pėr tė gjithė ata pėr tė cilėt mendohet se, pėrkah linja e gjakut, rrjedhin nga grupe tė tjera etnike. Pėrfundimisht mund tė themi se rastet qė cekėm mė lart, edhe pse janė ndoshta me prejardhje vllahe apo hebreje, tė gjithė janė vllehė shqiptarė, sepse dihet se sa breza mė parė ishin vllehė, sidomos kur ėshtė fjala pėr vėllezėrit Frashėri, Nolin, Konicėn etj. (nėse ndonjėherė na paskan qenė vllehė).
    Mund tė thuhet se ēėshtja e historisė sė vllehėve nė Ballkan ėshtė nė pėrgjithėsi aqė e koklavitur, sa qė edhe sot ėshtė shumė e vėshtirė tė saktėsohet me argumente tė qėndrueshme shkencore. E njėjta gjė ngjan tė jetė edhe me mbiemrat familjarė nė Ballkan. Ėshtė e vėshtirė tė studiohet kjo fushė dhe ėshtė ēėshtje e ngatėrruar, nėse dikush mendon se nė Ballkan mund tė pėrcaktohet pėrkatėsia etnike e ndokujt pėrmes mbiemrit. Po u veprua kėshtu, do tė dilte se gjysma e shqiptarėve do tė ishin turq apo arabė, njė pjesė tjetėr do ishin grekė, italianė e edhe sllavė. Pra nuk bėn tė bazohemi vetėm nė aspektin gjuhėsore tė mbiemrave dhe nė bazė tė tyre tė gjykohet edhe pėrkatėsia etnike e bartėsve tė mbiemrave tė tillė – ashtu siē bėri Plasari pėrkitazi me prejardhjen etnike tė faljes sė Bojaxhinjėve. Por edhe Plasari e di se mbiemri Bojaxhiu nuk ėshtė gjuhėsisht emėr vllah.
    Kam pėrshtypjen se ata njerėz qė janė me prejardhje vllahe nganjėherė kanė dėshirė qė me apo pa qėllim tė ēojnė pluhur nė atė shtet ku jetojnė; kjo mund tė jetė edhe si reaksion ndaj shtetit gjegjės, i cili nuk ua pėrmbush tė drejtat nacionale qė do tė duhej tė kishin. Elementė tė tillė synojnė pastaj drejtpėrdrejt apo tėrthorazi tė jenė shkaktarė tė ndonjė “trazire” kulturore, historikeose politike. Nuk bėn tė harrohet se kemi nė mesin tonė sish qė ishin apo janė vllehė, por qė japin kontribut tė pazėvendėsueshėm pėr ngritjen e kulturės shqiptare. Nė kėtė mes bie patjetėr edhe Aurel Plasari (nėse ėshtė vllah), i cili me publikimet e veta ėshtė nė nivel shumė mė tė lartė se disa hulumtues shkencorė nė Shqipėri apo nė Kosovė. Le t’i pėrmendim nė kėtė mes shkrimet e tij “Vija e Teodosit rishfaqet” (teori qė e pėrfaqėsonte Konstandin Jirecek e madje edhe Milan Šuflay) apo “Kitsch Bogdanica”, “Orienti apo hija nga Oksidenti?”... shkrime qė i bėjnė nder kulturės shqiptare.
    Po ia lejoj vetes tė dal pak qėllimisht edhe prej kėsaj teme. Mė 1993 i nderuari dhe i respektuari ilirolog Dr. Aleksander Stipcevic deklaroi nė njė intervistė nė Zagreb se Imzot Pjetėr Bogdani dhe Atė Shtjefėn Gjeēovi qenkan me kombėsi kroate, por qė kėta e kanė ndier veten pėr shqiptarė. Ky shkrim befasoi shumė njerėz. Nė atė kohė, sa di unė, nuk reagoi askush, pėrveē meje. Kėtė e bėra pėrmes njė shkrimi, tė cilin e botova nė revistėn atėherė fare pak tė njohur fetare-kulturore “Urtia”, viti IV, 1/1993 fq. 22. Nė atė kohė pėr mua ishte tejet e vėshtirė tė reagoja ndaj profesorit Stipcevic. Megjithatė i thashė, se pėr kėtė problem do tė reagoj, edhe pėrkundėr miqėsisė qė na lidh. Gati pas 10 vitesh, nė njė bisedė tė lirė nė Zagreb, mė tha se kishte gabuar me deklaratėn e dhėnė pėrkitazi me Bogdanin e me Gjeēovin, sepse kėtė e kishte bėrė i nxitur nga njė shkencėtar kroat nga Kosova qė jetonte nė Gjermani (Lazar Dodic). Ai paska pas thėnė se gjoja paska dokumente pėr kėtė tezė. Duhet pasur parasysh se kėto gjėra ndodhin mė shumė pėr t’u instrumentalizuar apo politizuar diēka qė nuk ka tė bėjė me realitetin. Ishte njė prapavijė diplomatiko-politike; atė kohė ishte nė pyetje se kush do tė shkonte si ambasador i Kroacisė nė Shqipėri dhe gjithėsesi njohja e komunitetit shqiptar si pakicė nė Kroaci. Tė kemi parasysh se ēdo reagim nė njė kohė tė caktuar ka njė prapavijė politike qė mė vonė do tė dalė nė shesh dhe shkrimi i Aurel Plasarit ėshte i tillė, pikėrisht para lumturimit tė Nėnė Terezės.

    Nėnė Tereza dhe Bojaxhinjtė nė shėnjestėr tė shtrembėrimeve

    Me vėmendje e kam lexuar disa herė shkrimin e Aurel Plasarit “Bojaxhitė e Nėnė Terezės“ nė gazetėn "Shekulli", 29.09.2003 dhe “Bota Shqiptare“ nr. 90, gusht 2003.
    Mė erdhi mirė kur e pashė kėtė shkrim. Nuk desha tė reagoj shpejt e shpejt. Mendova shumė, shumė kohė dhe pastaj ia hyra punės pėr ta pėrgatitur kėtė shkrim. Shumė gjėra m’u desht t’i shfletoja edhe njė herė pėr tė analizuar rishtas shumė tema qė deri mė tani nuk mė kishin shkuar ndėrmend, p.sh se dikujt mund t’i shkojė mendja qė Gonxhe Bojaxhiu nuk na ishte shqiptare, por vllahe. Po has shpesh reagime pėr kėtė shkrim tė Plasarit, por asnjėri nuk po ma mbush mendjen, sepse aty nuk po gjej fakte, veēse ofendime me mllef tė pakulturuar ndaj Plasarit dhe atyre qė mendojnė si ai. Ky ėshtė gabim tejet i madh. Moikom Zeqo botoi njė shkrim me titull: “Shqipėria dhe Nėnė Tereza” (Shekulli 07/10/2003) qė ka tė bėjė drejtpėrdrejt me shkrimin e A. Plasarit. Ky ishte shkrim shumė nė nivel dhe ma mbushi mendjen e mė nxiti qė edhe unė t’i pėrvjeli llėrėt pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė nė njė prizėm krejt tjetėr, por qė do ta plotėsonte shkrimin e M. Zeqos.
    Po e theksoj edhe njė herė se ndaj Plasarit si shkencėtar kam respekt jashtėzakonisht tė madh dhe jo vetėm qė edhe mė tej do t’ia lexoj shkrimet, por i porosis edhe tė tjerėt qė edhe ata ta lexojnė pėrherė.

    Pagėzimi i Gonxhe Bojaxhiut si fėmijė – pagėzuesi don Zef Ramaj

    Dėshiroj tė mbėshtetem vetėm nė disa pasuse tė shkrimit tė tij mbi Bojaxhinjtė. Plasari thotė se: “Nuk ka ndonjė dėshmi qė tė dėftojė se ku Gonxhe Bojaxhiu ėshtė pagėzuar, por ėshtė e besueshme, qė ajo tė jetė pagėzuar nė kishėn e lagjes ku u lind: nė ‘kishėn e vllehėve” Sa i pėrket punės sė vllehėve dhe pėrkatėsisė fetare apo konfesionale tė tyre kėtu duhet theksuar njė gjė. Vllehėt si tė tillė, nė aspektin fetar, i pėrkasin konfesionit tė krishterė ortodoks, por ka edhe vllehė qė i pėrkasin besimit mysliman. Pra, qėllimi i Plasarit ėshtė qė tė dalė nė pah se Nėna Terezė nė krye tė herės na paska pas qenė pagėzuar si ortodokse e jo si katolike. Sipas kėtij shkrimi tė Plasarit, kjo punė shihet gjithsesi shumė qartė, sidomos kur ky thekson se Gonxhe Bojaxhiu duhet tė jetė pagėzuar nė “kishėn e vllehėve”. Pėr ata qė nuk e dinė, kėtu po sqaroj se nuk ka kishė vllehe qė tė jetė e ritit katolik. Pra, ka vetėm kishė vllehe tė ritit ortodoks. Sa kohė qė do ta kemi tė qartė kėtė rrethanė, do ta kuptonim krejt mirė problemin e shkrimit tė Plasarit. Po tė argumentohej se Nėna Terėzė na paska qenė e pagėzuar qysh si fėmijė nė “kishėn e vllehėve”, atėherė do tė dilte se ajo pėrnjėmend kishte diēka tė pėrbashkėt me vllehėt. Pra, qėllimi i Plasarit ishte qė ta anashkalonte kėtė tė vėrtetė dhe ta “dėshmonte” se Nėna Terezė qė nga lindja e saj nuk i paska takuar komunitetit katolik. Dhe, pikėrisht ky paravendim i gabuar i Plasarit, do t’i ndihmonte mė pastaj qė tė manipulojė me tė dhėnat “historike”. Pra, duke kujtuar se askush nuk po mundka tė argumentojė se Gonxhe Bojaxhiu ishte pagėzuar nė kishėn katolike, ai do tė ketė pritur qė tė krijohej njėfarė rrėmuje midis shkencėtarėve. Sipas mendimit tim, ai e dinte se nė kohėn e Luftės II Botėrore, pikėrisht me rastin e bombardimit tė Shkupit mė 6 prill 1941, njė bombė kishte rėnė mbi ndėrtesėn e Ipeshkėvisė dhe se me atė rast flaka e kishte marrė tėrė arkivin dhe bibliotekėn, sidomos materialet mė tė vlefshme pėr historinė e Kishės Katolike nė Maqedoni dhe nė Kosovė e veēmas ato tė famullisė sė Shkupit. Tragjedia e dytė qė i ndodhi Shkupit ishte tėrmeti i vitit 1963. Me kėtė rast humbėn jetėn shumė njerėz, u rrėnuan shumė objekte dhe tė gjitha objektet e Kishave katolike u rrafshuan pėrtokė. Ndoshta edhe mbi bazėn e kėsaj ndodhie Plasari do tė ketė menduar se nuk do tė ekzistonte mė ndonjė dokument i tillė, pėrmes tė cilit tė dėshmohej pagėzimi i Gonxhe Bojaxhiut nė kishėn katolike.
    Mirėpo e vėrteta qėndron ndryshe. Po fillojmė qė nga e para.
    Shpresoj se edhe z. Plasari e di se nė Kishėn katolike, pasi qė njė person tė jetė pagėzuar, shėnohet nė amzat e tė pagėzuarve. Nė kėto amza shėnohen emri, mbiemri, datėlindja, vendlindja, tė dhėnat pėr prindėrit, pagėzuesi dhe nuni apo kumbara, dhe nga kjo amzė lėshohet njė dokument, nė tė cilin shėnohen tė gjitha tė dhėnat mbi tė pagėzuarin dhe ai dokument quhet “Dėshmia e Pagėzimit“, ekstrakti apo dokumenti i pagėzimit. Pra, Plasari thotė se nuk ka dėshmi tė pagėzimit, nuk e di se nga? Pėr fat tė mirė ka njerėz qė kėtė dokument e kanė parė me sy tė tyre dhe e posedojnė privatisht; njėri nga ata ėshtė don Gjergj Gjergji-Gashi. Don Gjergj Gjergji-Gashi posedon njė kopje tė dėshmisė sė pagėzimit tė Nėnės Terezė qė ka bėrė nga amzat e tė pagėzuarėve. Po ashtu njė kopje gjendet nė kuvendin e Loretos dhe njė e tretė nė shtėpinė-qendėr tė motrave tė Nėnės Terezė nė Kalkutė, siē na dėshmoi don Gjergj Gashi. Siē dihet, ky ishte shumė i afėrt me Nėnėn Terezė dhe kjo e fundit u kėshillua me tė pėr shumė gjėra. Pagėzues i fėmijės Gonxhe Bojaxhiu ėshtė prifti katolik nga Stublla e Epėrme, don Zef Ramaj apo, siē e gjejmė nganjėherė nėpėr disa shkrime nė gjuhė tė huaja, don Giuseppe Ramaj ( i cili ėshtė kushėriri im). Nė kohėn e lindjes sė Gonxhe Bojaxhiut don Zef Ramaj ishte famullitar nė Shkup. Pėr don Zefin mund tė lexohet nė librin “Takimet e dom Mikelit II”, fq. 11-16. Material pėr tė mund tė gjendet edhe nė www.stublla.com, sidomos pėr kohėn e studimeve tė tij nė Innsbruck tė Austrisė dhe pėr veprimtarinė e tij nė famullinė e “Zemrės sė Krishtit” dhe si mėsues nė Shkup. Kam edhe dokumente (origjinalet e tė cilave ruhen nė Arkivin Shtetėror tė Austrisė HHSt Archiv nė Vjenė), qė dėshmojnė se don Zef Ramaj ishte aktiv me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
    Ka edhe shumė relacione qė ai ia dėrgonte Monarkisė Austro-Hungareze pėrkitazi me vrasjet dhe keqtrajtimet qė u bėheshin shqiptarėve nė Maqedoni e nė Kosovė nė fillim tė kėtij shekulli. Dėshmi tjetėr se Nėna Terezė ėshtė pagėzuar nga don Zef Ramaj janė edhe shkrimet dhe ligjėratat e don Lush Gjergjit MISIONARE PĖR DASHURI – NĖNA TEREZE /1910 – 1997 qė mund tė lexohen edhe nė www.stublla.com. Me rėndėsi ėshtė nė kėtė mes tė theksohet se don Zef Ramaj ishte mik shtėpie i familjes sė Bojaxhinjve, gjė qė e dėshmon edhe i vėllai i Nėnės Terezė (khs. L. Gjergji, Nėna jonė Tereze, fq. 13). Nė Arkivin Shtetėror tė Vjenės kam gjetur shumė dokumenta qė kanė tė bėjnė edhe me familjen Bojaxhiu. Kėshtu psh. e kam nė dorė manuskriptin e Arkivit Shtetėror tė Vjenės (“Schulaktion in Albanien, Referat II”) ku janė tė pėrmbledhura vetėm pak dokumente mbi shkollat shqipe nė Shqipėri (kėtu pėrfshihen edhe shkollat nė Shkup e nė Kosovė). Nė kėtė manuskript ėshtė edhe njė Relacion i don Zef Ramajt i datės 26 shkurt 1914 nr. 19/P. Kėtu shihet shumė qartė se don Zef Ramaj i rekomandonte Konsullatės austro-hungareze nė Shkup qė nė Janjevė pėr mėsues nė shkollėn e kishės katolike tė atjeshme tė dėrgonin mėsuesin Filip Bojaxhiu, sepse ekzistonte rreziku qė zyrtarėt serbė ta mbyllnin atė shkollė.
    Don Zefi “vdiq” nė rrethana tė jashtėzakonshmedhe mistike mė 1914. Sipas disa dėshmive, don Zef Ramaj nuk vdiq natyrshėm. Ai nuk lėngonte nga ndonjė sėmundje. Ishte me shėndet tė mirė. Por ai kishte njė konflikt tė vėshtirė me qeverinė e athershme serbe, e cila synonte shpartallimin e famullisė katolike nė Shkup. Kėtė mendonte ta arrinte me hapjen, mes pėr mes oborrit tė Kishės Katolike, tė njė rruge – synim ky qė kundėrshtohej kėmbėngultazi nga don Zefi. Qėllimi i qeverisė serbe nuk ishte qė ta ndėrtonte rrugėn pikėrisht pėrmjedis oborrit tė kishės, por qė tė shkatėrronte diēka qė ėshtė katolike nė Shkup. Prandaj, pasi don Zefi e refuzoi kategorikisht kėtė punė, pas njė kohe tė shkurtėr “vdes” edhe pse me shėndet ishte mirė.
    Rrethana qė don Zefi “vdiq” mė 1914 i shėrbeu z. Plasari si “mbėshtetje” pėr t sqaruar pyetjen, se si Gonxhe Bojaxhiu ishte pagėzuar pas “vdekjes” sė tė jatit, Kolė Bojaxhiut, i cili paska vdekur mė 1919. Gonxhe Bojaxhiu u lind mė 1910; don Zef Ramaj vdiq mė 1914, ndėrsa Kolė Bojaxhiu mė 1919. Plasari thotė se Gonxhja ėshtė pagėzuar pas vdekjes sė Kolės. Kush di tė ma shpjegojė se si ėshtė e mundur kjo punė. Sipas dokumenteve qė posedojmė, logjika e shėndoshė na thotė se Gonxhja ėshtė pagėzuar nė Kishėn Katolike tė Shkupit menjėherė pas lindjes, pra njė ditė pas lindjes; nuk e di se mbi ēfarė logjike i mbėshtet Plasari tė dhėnat e tij. Pagėzimit tė Gonxhes do t’i kthehemi edhe njė herė mė poshtė.
    Bojaxhinjtė e Prizrenit ishin katolikė me babė e babėgjysh, deri aty kemi arritur ta gjurmojmė kėtė punė. Por, nėse ka nevojė dhe nėse kėto nuk janė dėshmi tė mjaftueshme pėr Plasarin, pėr hir tė sė vėrtetės do tė vazhdojmė edhe mė tej. Gjyshin dhe babanė e Kolė Bojaxhiut i hasim nė Prizren nė kompanitė kishtare. Kėtu pra e kemi dėshminė e parė, se nėse gjyshi i Kolės dhe babai i tij ishin katolikė, atėherė mund tė pėrfundojmė se Kola, jo vetėm qė ishte katolik, por edhe i pagėzuar nė Prizren, i rritur e i formuar dhe i frymėzuar nga kultura e Kishės Katolike. Si i tillė, pra si katolik shqipta, ka mundur tė martohej me Dranen dhe nė njė familje tė tillė katolike shqiptare ėshtė lindur edhe Gonxhja me 26, e jo mė 27 gusht 1910. Ka datime tė ndryshme edhe pėrsa i pėrket vitit tė vdekjes sė tė jatittė Gonxhe Bojaxhiut, Kolės. Kolė Bojaxhiu ka vdekur mė 1919 e jo mė 1918, gjykuar mbi bazėn e mbishkrimit nė njė pllakė qė iu ngrit me rastin e vizitės qė Nėna Terezė i bėri varrit tė t’et nė varrezat e pėrbashkėta nė Butel tė Shkupit.
    Po i kthehem prapė pagėzimit tė Nėnės Terezė. Pėr ta kuptuar mė mirė kėtė, duhet tė sqarohen disa gjėra. Qysh prej fillimit tė shekullit XIX nė Kishėn Katolike fėmijėt pagėzohen menjėherė pas lindjes sė tyre, pėrkatėsisht nė interval kohe prej njė jave. Kjo mund tė shihet edhe nė amzat e tė gjitha famullive katolike tė Kosovės. Sė kėndejmi mund tė pohohet me plotė tė drejtė se Gonxhja ishte pagėzuar menjėherė pas lindjes. Para vetes i kam dy biografi tė autorizuara tė Nėnės Terezė: Kathryn Spink: Mutter Tereza: Ein Leben für die Barmherzigkeit dhe Navin Chawla: Mutter Teresa die Autorisierte Biographie. Nė tė dyjat shkruhet se Nėna Terezė ėshtė pagėzuar menjėherė, njė ditė pas lindjes sė saj. Nėna Terezė vetė e ka dėshmuar se ajo ėshtė pagėzuar me 27 gusht tė vitit 1910, kur i ati i saj ishte ende gjallė, shih Spink fq. 21, ashtu dhe Chawla fq. 30. Po ashtu edhe Eugen Vogt shkruan se pagėzimi i saj ishte mė 27 gusht, njė ditė pas lindjes sė saj (Eugen Vogt, Mutter Teresa. Lebensbild, geistliche Texte 1990, fq. 11). Kėtu ka mbase nevojė edhe pėr sqarimin se nė Kishėn Katolike ekziston kalendari kishtar dhe nė secilėn ditė e datė janė tė shėnuar emrat e gjithė shenjtoreve dhe shenjtorėve qė kremtohen. Pra, nė familjet katolike ishte traditė qė emri i fėmijės tė jetė nė kalendarin kishtar, nė mėnyrė qė fėmija ta ketė pajtorin e vet, pėrkatėsisht shenjtoren apo shenjtorin e vet. Ka edhe shumė katolikė qė pėrveē ditėlindjes e festojnė edhe ditėn e emrit, pra ditėn e shenjtores apo shenjtorit. Sipas enciklikave tė Selisė Shenjtė qė i dedikoheshin popullit shqiptar, si psh. enciklikat: “Inter Omnigenas“ e vitit 1744, apo „Quod Provinciale Concilium“ e vitit 1754 apo edhe dokumenti qė pėr studiues tanė nuk ėshtė shumė i njohur „Decretum que reprobantur nonnullae praxes christianorum occultorum muhamethanum sectam simultantium“ i vitit 1774 preferohet qė fėmijėve tė krishterė t’u vihen emra tė krishterė. Kjo gati mė sė shumti ka tė bėjė me territorin e sotėm tė Kosovės dhe tė Maqedonisė. Shtrohet pyetja: ēfarė ka tė bėjė kjo me Gonxhe Bojaxhiun e lindur mė 26 gusht 1910 dhe e pagėzuar mė 27 gusht tė atij viti nga famullitari i Shkupit don Zef Ramaj. Shpesh na bie ta lexojmė edheemrin e pagėzimit, Agnez apo Anjeze tė Nėnės Terezė. Kjo ka ndodhur duke qenė se nė kalendarin kishėtar nuk kishte atėherė ndonjė shenjtore me emrin Gonxhe. Dhe emri i pagėzimit i Gonxhes sipas datės kur u pagėzua ajo, pra njė ditė pas lindjes, ėshtė emri i Shėn Anjezės. Kjo tregon se familja e Gonxhe Anjeze Bojaxhiut e njihte dhe e respektonte prej kohėsh traditėn e Kishės Katolike.
    Nė libėrthin me tė gjitha fjalimet, lutjet, meshėt, kėngėt etj. qė janė mbajtur nė Vatikan me rastin e lumturimit tė Nėnės Terezė nė Romė me 19. 10. 2003 ėshtė njė biografi e shkurtėr, nė tė cilėn pėr Nėnėn Terezė ėshtė shėnuar se “... Lindi mė 26 gusht 1910 nė Shkup (...) U pagėzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori kungimin e parėnė moshėn pesė vjeē e gjysmė, ndėrsa u krezmua nė nėntor tė vitit 1916.” Nė Kishėn Katolike kungimi i parė dhe krezmimi nuk mund tė merret, nėse akėcili nuk ėshtė i pagėzuar. Edhe kjo rrethanė nga praktika e Kishės dėshmon se Gonxhja ishte e pagėzuar nė Kishėn Katolike para vdekjes sė t’et (pėr kungimin dhe krezmimin sh.: Beatificazione di Madre Teresa di Calcutta piazza San Pietro, 19 ottobre 2003, versioni shqip, fq., 28). Tani e pyes z. Plasari, jo pėr ditėn e pagėzimit, qė ishte ditėn e dytė pas lindjes, por ku ka element vllah nė familjen Bojaxhiu?

    Familja Bojaxhiu ende e pastudiuar rrėnjėsisht deri mė tani

    Po dalim tek lagjia nė Shkup ku ka jetuar Nėna Terezė. Unė vetė kam jetuar dhe kam vijuar shkollėn e mesme tė Kishės Katolike nė Shkup dhe i kam shėtitur shpesh ato vende ku ndodhej Katedralja Katolike, ku u lind dhe ku u rrit Gonxhe Bojaxhiu, pra edhe atė vend ku ishte shtėpia e Bojaxhinjve. Shtėpia e Kolė Bojaxhiut ishte shumė afėr Katedralės Katolike nė Shkup. Lagjia ku jetoi Gonxhe Bojaxhiu ishte nė afėrsi tė Kishės Katolike tė Shkupit e jo tė kishės “vllahe”, siē pretendon z. Plasari. Shumica e familjeve katolike tė asaj kohe ishin me banim jo larg kishės sė tyre (katolike). Edhe vetė i ndjeri Lorenc Antoni dėshmon pėr veten dhe pėr Gonxhe Bojaxhiun se “tė gjithė ne jemi rritur nė oborrin e kishės” (L. Gjergji, Nėna jonė Tereze, fq. 20). Dhe dihet me saktėsi se pėr cilėn kishė e ka fjalėn Lorenc Antoni, pra pėr Kishėn Katolike tė qytetit tė Shkupit. Unė e di vendin ku banonte familja Bojaxhiu. Shtėpia e tyre ka qenė afėr qendrės sė qytetit. Godina e Kishės Katolike, pėrkatėsisht e katedrales dioqeziane tė Shkupit, ishte nė rrugėn “Kralja Petra” afėr qendrės sė qytetit (shih. J. Gusic, majke odbacenih fq. 19). Si para tėrmetit tė vitit 1963, ashtu edhe sot Shkupi i ka dy kisha katolike, katedralja e vjetėr ėshtė rrėnuar nga termeti, ndėrsa katedralja e re ėshtė ndėrtuar nė njė vend tjetėr ku sot gjindet. Duket se Plasari i ka ngatėrruar disa detaje tė urbanizmit tė atėhershėm tė Shkupit, pėrkatėsisht nuk e di vendin e kryehershėm tė katedrales katolike nė Shkup, e cila fillimisht ka qenė afėr stacionit tė vjetėr hekurudhor. Lagjia ku ishte shtėpia e Bojaxhinjve afėr qendrės sė qytetit tė Shkupit ishte atėherė aq afėr Katedrales ku ėshtė pagėzuar Gonxhja e vogėl, saqė dy njerėz mund ta shohin kthjellėt shoqi-shoqin nga kėto dy vende. Unė nuk e di qė ndėrmjet shtėpisė sė Bojaxhinjve dhe Katedrales Katolike tė ketė pasur ndonjė kishė ortodokse, por po u mbėshtetėm nė tė dhėnėn, sipas sė cilės „... shtėpia e lindjes e Gonxhe Bojaxhiut, qė ishte vendosur disa metra afėr katedrales nė qendėr tė Shkupit...“ (Lush Gjergji: Nėna e dashurisė, fq. 45), del si e pabesuesme. Apo edhe ajo e dhėna interesante qė shkruan Eugen Vogt se, siē i kishte dėshmuar vėllai i Nėnė Terezės, Lazri, “ne kemi banuar pranė Kishės katolike shqiptare tė Shkupit” - Wir wohnten neben dem katholischen Gotteshaus der Albaner von Skopje (E. Vogt. Mutter Teresa, fq. 12).
    “Dėshmimi”i Plasarit i origjinės vllahe tė familjes Bojaxhiu mbi bazėn e rrethanės se lagjia ku jetonte kjo familje qenka quajtur “vlaška mahala” ėshtė sa naive aq edhe qėllimkeqe. Se sa e pakuptimtė ėshtė ta “pėrcaktosh” pėrkatėsinė etnike tė njė banori nė bazė tė emrit tė lagjes do tė shihej, midis tė tjerash, nėse e sjellim ndėrmend emrin “Vlaska ulica” tė rrugės mė tė gjatė tė qytetit tė Zagrebit. Shtrohet pyetja, se a ėshtė e mundur qė ēdonjėri qė ka banuar nė atė rrugė tė ketė qenė apo edhe tė jetė vllah? Sigurisht se jo. E njėjta pyetje duhet shtruar edhe pėr familjen Bojaxhiu. A thua vallė Bojaxhinjtė shqiptarė qenkan vllehė pse paskan banuar nė njė rrugė qė mbante emrin e vllehėve? Dihet shumė mirė se shumica e komunitetit katolik tė Shkupit jetonte rreth kishės sė tyre katolike e cila s’kishte gjė punė me vllehėt. Familja Bojaxhiu ishte familje tipike shqiptare katolike qė kishte ardhur nga Prizreni pėr tė jetuar nė Shkup; njė familje qė nė gjirin e saj kishte edhe kushėrinj qė ishin klerikė katolikė. Nga ana tjetėr, dihet shumė mirė se pjesėtarėt e komunitetit vllah apo aromun janė ortodoksė e edhe myslimanė. Nuk ėshtė e mundshme pra qė nė territorin e sotėm tė Kosovės e tė Maqedonisė tė ketė familje vllahe tė ritit katolik. E si ndodhi kjo pikėrisht me familjen Bojaxhiu dhe pikėrisht para lumturimit tė Nėnės Terezė? Kjo mund tė jetė shumė e qartė, nėse pranojmė se “shkenca” ka nė kėtė rast njė prapavijė politike.

    Tradita shqiptare e rrafshit tė Dukagjinit dhe Drania,
    nėna e Gonxhe Bojaxhiut

    Dėshiroj tė ndalem edhe tek traditat shqiptare nė rrethin e familjeve katolike nė Kosovė e nė Maqedoni. Sikundėr dihet, e ėma e Nėnės Terezė, Drane (Roza) Bernaj, ishte nga fshati Gramaēel i famullisė sė Novosellės afėr Gjakovės. Sipas hulumtimeve qė janė bėrė enkas pėr kėtė punė del se ky fshat ėshtė tipik shqiptar dhe i pėrmbahet edhe sot Kanunit tė Lek Dukagjinit. Banorėt e kėtij katundi janė shqiptarė tė ritit katolik. Po ta dinte familja Bernaj e Gramaēelit se Kolė Bojaxhiu, dhėndėri i tyre i ardhshėm ishte vllah, sigurisht se nuk da tė lejonin qė bija e tyre Drania (Roza) tė martohet pėr tė, sepse pėr njė familje qė vinte nga kjo pjesė e Kosovės ishte e natyrshme dhe normale qė bija e saj tė martohej pėr njė katolik shqiptar. Kjo nuk do tė mund tė ndodhte edhe pėr shkak tė traditės qė me rastin e fejesės sė vajzės pyetej hollė e hollė se prej ēfarė familjeje vinte dhėndėri i ardhshėm dhe sidomos i ēfarė pėrkatėsie fetare e nacionale ishte ai. Sė kėndejmi nuk mund tė vihet nė dyshim pėrkatėsia shqiptare katolike e Kolė Bojaxhiut.

    Diēka mbi vllehėt dhe “llatinėt”

    Kthjellimit tė ēėshtjes sė pėrkatėsisė etnike tė familjes Bjaxhiu do t’i ndihmonte, kujtoj unė, edhe sqarimi i historikut tė lindjes dhe kuptimit qė kishte atributi “llatin” sidomos nė Kosovė e nė Maqedoni. Kėshtu p.sh. besimtarėt myslimanė tė Malėsisė sė Karadakut tė Shkupit, na quanin neve tė besimit tė krishterė katolik “llatinė”. Ky atribut ka mbase lidhje me pėrdorimin nga katolikėt shqiptarė tė latinishtes pėr gjuhė tė liturgjisė. Shqiptarėt katolikė quhen latinė edhe nė shkrimet serbe qė nga shek. 12. Kjo shihet qartė nė shkrimet e Stefan Nemanjės dhe sidomos nė Kodin e Stefan Dushanit. Bile, edhe Brokardus (1332) i quan katolkėt e qyteteve bregdetare shqiptare: Tivar, Ulqin, Drisht, Shas, Shkodėr pėr latinė. Po ky atribut pėrdorej dhe pėrdoret edhe sot sidomos pėr familjet e vjetra shqiptare katolike nė Prizren dhe pėr ato tė Shkupit. Familje “llatine” ishte pra edhe familja Bojaxhiu. Qė ta kundėrargumentojmė se ky epitet nuk ka tė bėjė aspak me teorinė e “latinitetit” tė aromunėve nė Ballkan, po e pėrmend faktin se ky epitet u pėrdor nė trojet e sotme tė Kosovės dhe tė Maqedonisė pėrgjithėsisht pėr komunitetin katolik. “Latinė” quhen, sė kėndejmi, edhe banorėt e katundeve Letnicė, Shashar e Vėrnez tė Malėsisė sė Karadakut e tė cilėt janė me pėrkatėsi etnike kroate, pėrkatėsisht me prejardhje raguzase dhe janė tė besimit katolik. Kėtė e solla vetėm e vetėm pėr tė treguar se epiteti “llatin” pėr tė krishterėt katolikė shqiptarė nuk bėn tė ngatėrrohet me teorinė e “latinitetit” tė aromunėve nė Ballkan, qė e bashkėthemeloi Mihail G. Boiagi, i cili e shkroi edhe gramatikėn e parė aromune, tė botuar mė 1818 ose mė 1813 (Kjo gramatikė u ribotua dhe komentua mė 1988 nė Freiburg). Se epiteti “llatin” nuk ka tė bėjė aspak me “latinitetin” e aromunėve shihet edhe nė tekstin e kėngės: “Kanga e popullit” - nė nder tė Zojės Cernagore, apo edhe siē quhet kjo kėngė tash „N’Cėrnagore kem nji Nanė“, kushtuar Zonjės Cernagore tė Letnicės. Kėnga ėshtė kėnduar nga katolikėt shqiptarė qė shtegtonin nė Letnicė. Shtegtonin nga tė gjitha anėt e Kosovės e Maqedonisė. Kjo kėngė ėshtė nė tė vėrtetė Hymni i Zojės Cėrnagore, qė festohet mė 15 gusht dhe ėshtė shumė e vjetėr. Kėnga ka gjithsej 28 strofa. Njė strofė po e sjellim kėtu:

    Nner kaam t’saja Scc?ptarija
    Prei gi?? anvet hapscem nghasin,
    T’rrughes t’ghiatun nuk e masin
    Saa te ma? do t’vuin siklet.

    Ka dėshmi se pėr nė Letnicė shtegtonte edhe familja e Bojaxhinjve. Me kėtė po ashtu dėshiroj tė them se mėnyra e shtegtimit pėr Letnicė, siē na e prezantojnė tė gjithė autorėt e deritashėm mbi familjen Bojaxhiu, bėhej sė bashku me familjet e tjera katolike shqiptare dhe banimi bėhej me familje katolike apo nė qele tė famullisė, siē e dėshmon vet Lazri, vėllai i Nėnės Terezė, i cili kujton: „Nė Letnicė banonim tek njė shtėpi apo nė ēele tė famullisė. Aty ishte njė njeri, tė cilit babai im i kishte ndihmur pėr ta ndėrtuar shtėpinė, prandaj nė shenjė falenderimi, ai na jipte shtėpinė e vet pėr banim, pėr njė kohė... ishte njė pėrvojė tepėr e bukur, tė gjithė sė bashku, tėrė ditėn, nė lojė, shetitje, sidomos te ‚Vrella-burimi’...” (Shih. Lush Gjergji, Nėna jonė Tereze, fq. 15).
    Prejardhjen shqiptare tė Nėnės Terezė, sipas Moikom Zeqos, e tregon dhe “Kostumi kombėtar shqiptar i Prizrenit, qė Gonxhe Bojaxhiu e mban tė veshur nė njė fotografi nė moshėn 16 vjeēare, sė bashku me motrėn e saj Agen. Sipas prof. dr. Afėrdita Onuzi ėshtė kostum tipik i Prizrenit dhe njė i tillė ndodhet edhe nė fondin e Institutit tė Kulturės Popullore”. (Fotografia gjendet nė librin: L. Gjergji, Nėna e dashurisė, faqe. 62).

    Familja Bojaxhiu dhe Bernaj – hulumtime krejtėsisht tė reja

    Nė revistėn “Drita”, viti I. nr. 6. fq. 4, nė shkrimin “Nėna Terezė nė Prizren” lexojmė: “Ne nesre, s’bashkut me ilakan e vet, famulitarin e Prizrenit, u nis pėr Prizren, si qė ka dishrue dhe marė vesht Nėna Tereze”. Dy gjėra duhet pasur parasysh kėtu. Famullitar i Prizrenit ishte don Nikollė Mini dhe fjala qė pėrdoretkėtu “Ilakan e vet” ka tė bėjė me tė. Ky (don Nikollė Mini) ishte i afėrm i Nėnės Terezė nga ana e babės. E pra pyesim, se si ėshtė e mundur qė njė vllah tė jetė i afėrm familjarisht me njė prift katolik nga Prizreni, dhe pyetja tjetėr ka tė bėjė me aludimin e Plasarit se Nėna Terezė, pėrkatėsisht Kolė Bojaxhiu, nuk na paska qenė pagėzuar nė kishė katolike. Gonxhja, thotė Plasari, nuk qenka pagėzuar nė kishė katolike qysh si fėmijė, porse ndoshta e paska pagėzuar mė vonė nėna Drane (Roza).
    Kundėr kėtyre deklarime tė Plasarit dėshmojnė dokumentat e Famullisė sė Prizrenit, veēmas ato tė Kompanive, siē quheshin shoqatat kishtare tė asaj kohe e qė kanė tė bėjnė me familjet Bojaxhiu dhe Bernaj. Ndihmesėn mė tė madhe pėr kėtė ma dhanė don Nikson Shabani, prift katolik nė Prizren dhe Pjetėr Pėrgjoka nga Prizreni. Tė dhėnat qė po i sjellim mė poshtė janė marrė nga dokumenta origjinale pėr familjen Bojaxhiu qė gjenden tek Pjetėr Pėrgjoka. Kolė Bojaxhiu u lind mė 1875 nė Prizren. Moshėn rinore e kaloi nė Prizren. Lazer Bojaxhia, i biri i Mark Bojaxhis ishte gjyshi i Nėnės Terezė. Mark Bojaxhia (i gjyshi i Kolė Bojaxhiut) kishte dy djem: njėri quhej Nrek (ose Nrec), ndėrsa tjetri Lazėr. Lazri kishte njė djalė dhe ai ishte Kola (babai i Nėnės Terezė), ndėrsa Nreka kishte po ashtu njė djalė dhe ai quhej Tomė Bojaxhiu. Lazėr Bojaxhiu (gjyshi i nėnės Terezė) ishte i njohur nė Prizren si tregtar i fortė. Shquhej edhe pėr aktivitete politike, kulturore qė zhvilloheshin nė famullinė e Prizrenit. Dihet se nė atė kohė komuniteti shqiptar katolik zhvillonte aktivitete tė nduarnduarshme kulturore e arsimore dhe tė bamirėsisė duke vepruar nė formė tė organizuar nė Kompanitė e njohura kishtare tė asaj kohe. Kompanitė kishtare ishin themeluar nėpėr shumė famulli tė Ipeshkvisė. Kėshtu nė Prizen i gjejmė tė formuara po ashtu edhe disa kompani t# tjera kishtare. Nė regjistrin e Kompanisė sė „Shėn Kryqės“ nė vitin 1875 e gjejmė Lazri i Mark Bojaxhijes (numri rendor 17). Tė njėjtin vit ishte lindur Kolė Bojaxhiu, babai i Nėnės Terezė. Nė evidencat e kėsaj Kompanie Lazrin e gjejmė edhe nė vitin 1882, 1892 e pastaj nė evidencat e Kompanisė sė Shėn Jozefit e gjejmė edhe nė vitin 1900. Nrek Bojaxhiun, i cili ėshtė vėllau i Lazer Bojaxhiut, e gjejmė nė aktivitetet e Kompanisė sė Shėn Gjonit nė vitin 1900, 1901 pastaj edhe nė vitin 1906, ndėrsa nė vitin 1909 nė kėto evidenca lajmėrohet Tomė Bojaxhia, i cili ėshtė djali i Ndrekės. Pastaj nė vitin 1909 e gjejmė nė evidencat e kompanisė shėnimin e shoqia e Tomė Bojaxhis. Kolė Bojaxhiun e gjejmė nė Shkup nė vitin 1903, siē shihet nė fotografinė e bėrė nė atė vit. Me rastin e shugurimit tė kishės katedrale tė Zemrės sė Krishtit nė Shkup e shohim Kolė Bojaxhiun nė fotografi. Kolė Bojaxhiu atėherė ishte 28 vjeē. Kisha katedrale e Zemrės sė Krishtit ėshtė ndėrtuar nė kohėn e arqipeshkvit imzot Pashk Trokshi. Tė gjithė kėta emra qė janė shėnuar mė lart, janė tipikė pėr shqiptarėt katolikė.
    Nė fillim tė shekullit XX familja Bojaxhiu u shpėrngul nė Shkup, ku vazhdoi tė merret me tregti dhe me aktivitete kulturore. Duhet qė mos tė ngatėrrohet emri Lazėr , sepse Lazėr e kishte emrin gjyshi i Nėnės Terezė, pra babai i Kolė Bojaxhiut, dhe po ashtu tė njėjtin emėr e kishte edhe vėllai i Nėnės Terezė. Kola e kishte pagėzuar djalin e vetėm me emrin e babait tė vet. Kolė Bojaxhiu vdiq nė rrethana tė pasqaruara nė vitin 1919 e jo, siē ėshtė menduar deri tani, mė 1918. Autori zviceran Eugen Vogt nė librin “Mutter Teresa. Lebensbild - Geistliche Texte” (1990) jep disa tė dhėna qė pėr ne shqiptarėt janė ende tė panjohura. Eugen Vogt ka takuar Lazėr Bojaxhiun nė Palermo (vėllanė e Nėnės Terezė) dhe ka hulumtuar fort mira disa gjėra, siē vėrehet nė dy librat e tij mbi Nėnėn Terezė. Nė librin qė cekėm thekson se babai i Nėnės Terezė, Kolė Bojaxhiu, ka vdekur nė burg si i burgosur politik nė vitin 1919 (er starb als politischer Gefangener 1919, erst 41 järig, im Gefängnis), pra, jo nė vitin 1918 (khs. faqe 11). Po ashtu edhe K. Spink thotė se Kola ka “vdekur” mė 1919 (fq. 23). Kėtė na e dėshmon edhe mbishkrimi nė varrezėn e pėrbashkėt ku pushojnė eshtrat e Kolė Bojaxhiut. Si vit i vdekjes sė Kolė Bojaxhiut gjendet i shėnuar nė kėtė pllakė viti 1919. Duket se Plasari ka harruar se Kolė Bojaxhiu ėshtė varrosur nė varrin e pėrbashkėt nė varrezat katolike tė Shkupit, meqė ishte pra katolik shqiptar (shih. L. Gjergji, Nėna jonė Tereze fq. 254) e jo vllah. I kthehemi edhe njė herė autorit zviceran Eugen Vogt. Nė tė njėjtin vend E. Vogt dėshmon se Kola nuk kishte vetėm 3 fėmijė, por kishte gjithsej 5 fėmijė. Kjo ėshtė krejt diēka e re pėr studiuesit dhe lexuesit shqiptarė e besa edhe pėr tė huaj. E. Vogt dėshmon se ishin edhe 2 vajza tė kėsaj familjeje qė vdiqėn nė fėmijėrinė e hershme . Tė njėjtėn gjė e dėshmojnė edhe dokumentet zyrtare tė Vatikanit e kėshtu edhe libri qė cekėm mė parė (Beatificatione...). Aty thuhet po ashtu se ishin 5 fėmijė e jo 3, siė ėshtė thėnė deri mė tani. Ėshtė njė fenomen shumė interesant qė ende nuk kam hasur nė datėn e saktė tė „vdekjes“ sė Kolė Bojaxhiut, kemi hasur deri mė tani vetėm vite, pra 1917, 1818 dhe 1919. Ky i fundit duhet tė jetė i sakti, kurse datėn ende nuk e kam hasur nė ndonjė shėnim.
    Sa i pėrket familjes Bojaxhiu duhet tė hulumtohet ende shumė. Tė kalojmė e tė shohim edhe njė anė tjetėr tė historisė sė Kolė Bojaxhiut. Bazuar nė disa burime ai ishte gjithashtu edhe mėsues pranė shkollės sė Kishės -Katolike nė Shkup. Nė Arkivin Shtetėror tė Austrisė ka dokumente tė shumta mbi figurėn e Kolė Bojaxhiut. Kėtu po cekim njėrin nga dokumentat qė posedojmė: Mė 26 korrik 1911 konsullata e Austro-Hungarisė nė Shkup, konkretisht zėvendėskonsulli Lejhanec, i shkruan qeverisė sė tij, ku ndėr tė tjera thotė: “Siē njoftojnė njėzėri famullitari i kėtushėm, don Zef Ramaj, dhe jezuiti patėr Genovici, disa katolikė tė kėtushėm – nė krye me Luigj Naracin dhe Kolė Bojaxhiun qė janė tė njohur si miqė tė italianėve – kėto ditė iu kanė drejtuar me njė kėrkesė Konzulatit italian, ku e lusin qė tė ndėrtojnė njė shkollė tė veēantė italo-shqiptare. Si arsye ata theksojnė, se shkolla famullitare (pranė Kishės Katolike, vėr. ime) pėr shkak tė mungesės sė kuadrit mėsimdhėnės funksionon nė mėnyrė tė pamjaftueshme dhe nuk mund t`iu ofrojė nxėnėsve njė shkollim tė nevojshėm...” (“Wie mir der hiesige Pfarrer, Don Giuseppe Ramaj, und der Jesuitenpater Genovizzi übereinstimmend melden, haben einige hiesige Katholiken – an ihrer Spitze die bekannte Italienfreunde Luigi Neracci und Kol Bojadzija – dieser Tage an das italienische Konsulat eine Eingabe gerichtet, worin sie um die Errichtung einer eigenen italo-albanesischen Schule bitten. Als Grund geben sie an, dass die Pfarrschule infolge Lehrkräftenmangels ungenügend funktioniere und den Schülern die nötige Bildung nicht verschaffen könne...”, shiko dok. HHStA F27/K 135 – Missionen Üskub 1871-1911, Üskub I,1,1a, fq.140). Mė tutje nė kėtė dokument thuhet se, kėta tė dy (Luigji dhe Kola) do tė tubojnė nėnshkrime nga popullata vendore katolike. Duke u mbėshtetur nė burimin nė fjalė, pėrveē asaj se Kolė Bojaxhiu dėshironte tė ngrinte njė shkollė tė veēantė, njė shkollė qė do tė finacohej nga qeveria e athershme italiane, e jo nga ajo austro-hungareze, si ishte ajo pranė famullisė sė Shkupit, vėrtetohet se Kolė Bojaxhiu ishte katolik dhe njėkohėsisht i angazhuar shumė pėr shkollimin e popullatės shqiptare nė Shkup. Dhe kjo dėshmon tė kundėrtėn e asaj qė pretendon Aurel Plasari se Kolė Bojaxhiu nuk ishte shqiptar dhe katolik. Shkupi nė atė kohė nuk ishte vetėm njė qendėr tregtare mė e madhe se ajo e Prizrenit, por ishte edhe njė qendėr e kulturės shqiptare. Prandaj mund tė supozojmė se familja Bojaxhiu mund tė jetė shpėrngulur nga Prizreni nė Shkup pėr dy arsye, mundėsi mė tė mėdha pėr ta ushtruar Kola profesionin si mėsues dhe tregtia nė anėn tjetėr.
    Shkupi ishte edhe qendėr pėrmes sė cilės furnizoheshin me materiale shkollore edhe shkollat e tjera pranė famullive katolike nė Kosovė qė financoheshin nga Monarkia e Austro-Hungarisė. Po e cekim se edhe don Zef Ramaj, pagėzuesi i Nėnė Terezės, kishte punuar si mėsues pranė shkollės sė famullisė nė Shkup. Qė nga viti 1908 pėrmendet nė dokumenta si mėsuese edhe Dile Protegjena Bekaj (motra e gjyshes sime, tezja e babait tim) nga Stublla, e cila, megjithėse grua, qysh atėherė punonte si mėsuese nė Shkup pranė Kishės Katolike . (Arkivi Shtetėror i Austrisė nė Vjenė: HHStA F27/K 135 – Missionen Üskub 1871-1911, Üskub I,1,1a).
    Kolė Bojaxhiu gjithashtu, sipas don Gjergji Gjergjit-Gashit, ishte mėsues dhe ka vdekur nė Shtip tė Maqedonisė. Ai shkruan: „Nė njė raport drejtuar Selisė sė Shenjtė, Imzoti (Lazėr Mjeda, vėr. ime) shkruan se ‚megjithėse sipas ligjeve tė pushtuesve serbė mėsuesit janė tė liruar nga shėrbimi ushtarak dhe pjesmarrja nė luftė, nė Janjevo kanė marrė me dhunė mėsuesin Berisha dhe N. Bojaxhi, qė tė dy shumė tė bindur e tė dėvotshėm, i kanė dėrguar nė frontin e luftės dhe ende nuk dihet se si, nga sėmundja, uria,... apo nga keqtrajtimet kanė vdekur nė Ishtip (Shtip)‘...“ (Gjergj Gashi, Kosova altari i Arbėrisė 1910-1941 vėll II, faqe 10). Pra, del se edhe Kola ishte mėsues, pėrveē Filip Bojaxhiut tė kėsaj familjeje, por pėr kėtė nevojitet njė studim me tė vėrtetė i shumėfishtė i historisė sė familjes Bojaxhiu pėr ta shndritur kėtė punė ashtu siē e meritojnė. Po nėse nuk e bėjmė kėtė studim, pėrherė do tė dalė ndokush qė do tė „dėshmojė“ diēka krejt tjetėrdhe do tė na gjejė tė papėrgatitur. Pastaj don Gjergj Gashi vijon kėshtu: „Duke qenė se ishin Mėsues tė Shkollės sė Kishės nė Janjevo, tė mirėmbajtur nga Imzoti, tė cilėt serbėt e mbyllėn, Hirėsia e Tij Lazėr Mjeda kėrkon nga Selia e Shenjtė qė tė caktojė pension pėr zonjėn, vejushėn Bojaxhi. Kjo zonjė, e cila pushon nė varrezat e Tiranės, ėshtė ROZA NIKOLLA BOJAXHI, ‘Nėnė e Nėnė Terezės, nga Kalkuta, alias Agneze Gonxhe Bojaxhi...“ Kėtu ėshtė interesant se Don Gjergj Gashi nuk thotė Drane por ROZA. Po ashtu edhe nė pllakėn pėrkujtimore nė varrezat e Tiranės ku janė Drana (Roza) dhe Ageja, emri i nėnės sė Nėnės Terezė ėshtė shėnuar ROZA BOJAXHIU 1889-1972 e jo Drane apo Drandofille, siē e gjejmė nganjėherė nėpėr disa shkrime. Shtrohet prapė pyetja, se si e kishte emrin e vėrtetė nėna e Nėnės Terezė, Drane apo Roza. Nganjėherė e gjejmė tė shėnuar edhe Drandofile. Siē duket, emri i saj nė dokumentet zyrtare ishte ROZA, porse Drania ishte shqiptarizimi i emrit tė saj (dikund hasim edhe nė Drandofille, por shumicėn e rasteve e gjejmė Drane). Apo ėshtė edhe versioni i kundėrt, qė emri i saj u internacionalizua prej atij shqip, pra prej Drane apo Drandofile nė Roza? Rrethi i ngushtė familjar dhe ai i gjėrė e quanin Drane, dhe ky version depėrtoi nėpėr masmediat dhe librat e ndryshėm nėpėr tėrė botėn. Ka ende shumė gjėra qė me tė vertetė nuk janė tė hulumtuara, por vetėm nė mėnyrė sipėrfaqėsore janė tė shėnuara pa baza historike.
    Duhet patur edhe njė gjė parasysh. Emri i Nėnės Tereze ishte Gonxhe, kurse i motrės sė saj Age dhe i vėllaut Lazėr. Si ėshtė e mudnur qė babai i tyre t`i pagėzonte me emra tipik shqiptar fėmijėt e vet (sidomos Gonxhe dhe Age), nėse ishte vllah, siē pretendon Plasari. Poashtu mos tė harrojmė se vet emri i babait tė Nėnės Tereze ishte Kolė (e jo siē e shėnojnė disa Nikollė), kėshtu qė emrin Kolė e hasim vetėm te shqiptarėt katolikė, kurse Plasari i anashkalon plotėsishtė kėta emra tė familjes Bojaxhiu. Nė amzat e famullisė sė Kishės Katolike tė Shkpuit qė janė pėrshkruar nga origjinali, emri i babait tė Gonxhes shėnohet si Kolė e jo Nikollė.
    Degėve tė trungut tė Bojaxhinjve u duhet shtuar edhe gjyshja Ēile (L. Gjergji, Nėna jonė Tereze, fq. 10), e cila mbante pra njė emėr tipik shqiptar katolik, qė ėshtė refleks shqiptar i emrit Cecile apo Ēeēile , si dhe fratelin Gjon Pantelija prizrenas (1887-1946), i cili ishte kushėri i Nėnės Terezė (shih. Z. Mirdita, 314). Kushėri i nėnės Terezė ishte edhe Lorenc Antoni, pra gjyshja e Anton Logorecit ishte prej familjes Bojaxhiu (L. Gjergji, Nėna Jonė Tereze, fq. 16). Katarina Marku, Pina 90 vjeēare qė sot jeton nė Shkup, dėshmon kohėve tė fundit nėpėr masmedia (edhe BBC) se “gjyshja e Nėnės Terezė dhe gjyshi im ishin motėr e vėlla”. Dhe dėshmon se familja e saj ėshtė shqiptare.
    Tani edhe disa fjalė rreth Drane (Roza) Bojaxhiut, Bernaj, qė ishte nga katundi Gramaēel i famullisė sė Novosellės afėr Gjakovės. Familja Bernaj u shpėrngul dhe u vendos nė Prizren. Vėllėzėrit e Dranes ishin Gjoni, Marku dhe Zefi, kurse babai i saj quhej Nue, tė cilėt jetuan nė Prizren, ndėrsa emri nėnės sė Dranės ishte Pjetra. Si njėrin ndėr anėtarėt themelues tė Kompanisė sė Shėn Kryqės nė famullinė e Prizrenit Zefin (Zefi i Bernaj) e gjejmė tė shėnuar mė 1875. Emri i Zefit ėshtė regjistruar nėn numrin rendor 3, ndėrsa nėn numrin 13 gjejmė Lukė Bernaj. Nė regjistrin e kėsaj Kompanie, nė strukturat udhėheqėse tė saj, gjejmė mė vonė njė herė si Batush e Zefit Bernej e herėn tjetėr vetėm si Batush. Kėto tė dhėna hedhin dritė mbi rrethanėn se familjet Bojaxhiu dhe Bernaj njiheshin mirė njėra me tjetrėn edhe shumė kohė para se tė lindeshin Kola dhe Drania. Prandaj edhe njė herė e pyes z. Plasari, se a ka nevojė tė sillen ende dėshmi qė Gonxhe Bojaxhiu ishte pagėzuar qė ditėn e dytė tė lindjes sė saj e jo pas vdekjes sė t’et. A ka mė nevojė pėr tė dhėna qė dėshmojnė prejardhjen shqiptare katolike tė Gonxhe Bojaxhiut, si nga vija e nėnės ashtu edhe nga ajo e babait?
    Edhe diēka duhet kėtu tė shtojmė. Siē na e kumtoi vetė famullitari i Novosellės, dr. don Robert Kola, ka bėrė disa kėrkime mbi familjen Bernaj. Ai pohon se kjo familje ishte shumė herė nė lėvizje, pra shpėrngulje tė ndryshme. Kjo familje e ka prejardhjen prej Perlepit nė afėrsi tė Novosellės, katund qė mė parė ishte krejtėsisht katolik, kurse tash nuk ka asnjė katolik. Mė vonė u shpėrngul nė Gramaēel (po ashtu nė afėrsi tė Novosellės) dhe prej kėtu janė shpėrngulur prapė nė Novosellė e prej Novoselle nė Prizren. Zef Bernajn (i vėllai i Dranes) e gjejmė tė shėnuar nė Prizren mė 1875, para lindjes sė Dranes. Drania ėshtė lindur mė 1889 (kėshtu ėshtė shėnuar nė pllakėn e varrezave nė Tiranė, Ēka do tė thotė se Drania apo Roza ėshtė lindur nė Prizren e jo nė Novoselė, Gramaēel apo Perlep. Porse ata ishin tė lidhur me Gramaēelin shumė, siē vėrehet nga intervistat qė janė bėrė me Lazrin. Kemi pėr kėtė punė edhe njė dėshmi tjetėr. Shtėpinė e Bernajve nė Novosellė e ka blerė familja Doda qė jeton nė Prizren. Kėtė shtėpi familja Doda e ka blerė nga Lush Nika. Dhe pėr kėtė shtėpi edhe sot thuhet kėshtu: "Shtėpia e Drane Nue Bardhit", pra ėshtė fjala pėr Drane Bernaj. Pse thuhet Bardhi, duhen bėrė kėrkime mė vete pėr kėtė punė. Sipas meje, termi Bardhi nė kėtė rast duhet tė ketė tė bėjė me laxhen e jo me mbiemrin Bardhi.


    Kolė Bojaxhiu dhe shoqata vllahe nė Shkup

    Kolė Bojaxhiu ishte tregtar i suksesshėm nė Shkup. Si i tillė atij i ėshtė dashur tė kishte rreth tė gjerė njerėzish, sepse tregtia nuk do tė ecte pėrpara vetėm me shqiptarė apo vetėm me katolikė tė Shkupit. Pikėrisht kėtu duhet mbase tė kėrkohen arsyet, pėrse Kola ishte anėtar i njė shoqate vllahe nė Shkup. Dhe tė qenėt anėtar i njė shoqate vllehėsh nuk do tė thotė kurrsesi se duhet patjetėr qė edhe etnikisht tė jesh vllah. Fundja, Kola ishte anėtar nė mė shumė shoqata shqiptarėsh se sa nė sosh vllehe. Kjo mund tė shpjegohet shumė thjesht me faktin se Kola kishte shoqėri me aromunėt, me tė cilėt e lidhte tregtia. Kola ishte, siē tregon Lazri, i vėllai i Nėnės Terezė (L. Gjergji, Nėna jonė Tereze, fq. 13), i vetmi katolik ndėr kėshtilltarėt e qytetit tė Shkupit. A ka logjikė qė tė dy prindėrit katolikė ta pagėzojnė tė bijėn nė njė kishė ortodokse tė vllehėve? Nuk mundet qė me njė pamflet tė njė shoqate vllehe tė Shkupit tė dėshmosh se familja Bojaxhiu e Prizrenit ėshtė vllahe, ju lutem, ky ėshtė anashkalim i tė gjitha dokumentave historike origjinale qė ruhen sidomos nė Prizren. Lalush Lalevski (Lal Lala), lindur mė 13.10 1917, i cili jeton sot ne Opati tė Kroacisė, dėshmon se e ka njohur pėrsonalisht shumė mirė familjen e Nėnės Terezė Bojaxhiu, sidomos Dranen. Dhe tha se nuk ėshtė aspak e mundur qė kjo familje tė jetė vllahe. Po ashtu ai tregon se edhe “cincart” (vllehet) i njeh dhe dėshmon se pėrnjime kishte njė familje shumė tė pasur nga Shkupi qė e kishte mbiemrin Boiadjijev dhe qė i pėrfaqėsonte vllehėt nė qarqet qeveritare, por kjo familje nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me familjen e Kolė Bojaxhiut tė Nėnė Terezės. Mė duket se Plasari dhe shumė vllehė nga Maqedonia qėllimisht i kanė ngatėrruar kėto gjėra.
    Po ashtu duhet cekur kėtu se libri i dr. Serafim Nikoliqit “Prizren od srednoga veka do savremenog doba”, njė libėr i mbėshtjellur me nacionalizėm serb, nė tė cilin shqiptarėt gati nuk kanė vend, vė gjithashtu nė pah komponentin ortodoks dhe shėnon gjėra mbi vllehėt, porse Bojaxhinjtė e Prizrenit nuk i pėrmend. Si ėshtė e mundur tė mos pėrmenden, sepse ka shumė gjėra qė janė marrė nga dokumentat e kishės ortodokse vllahe tė Prizrenit, e ai ka mundur ta bėjė kėtėgjė. Si ėshtė e mundur qė tė mos ketė asgjė pėr familjen e Bojaxhinjve tė Nėnė Terezės. Po tė ishin kėta vllehė, sigurisht qė do tė gjenim ndonjė dokument nė kishėn e tyre tė Prizrenit, por tė gjitha dėshmitė i gjėjmė nė Kishėn Katolike tė Prizrenit, kur ėshtė fjala pėr familjen Bojaxhiu.
    Edhe njė detaj: askund nuk ėshtė dėshmuar se nė Shkup kishte njė orkestėr frymore tė vllehėve. Kurse nė datotekėn e fotografive tė Shkodrės, nė njėrėn ndėr fotografitė e shumta, kemi njė fotografi tė orkestrės frymore tė klubit shqiptar nė Shkup, nė tė cilėn shihet Kolė Bojaxhiu doravetė si anėtar i kėsaj orkestre. Dhe si shėnim pėr fotografinė kemi tekstin „Orkestra frymore e klubit shqiptar nė Shkup me 1912“ (Gjurmė tė historisė kombėtare nė fototekėn e Shkodrės, fq., 113.).
    Njė tendencė tė ngjashme si kjo puna e vllahizimit, pra pėr ta shtrembėruar e pėr ta “pėrvetėsuar” figurėn, tashmė tė lumturuar tė Nėnės Terezė, paraqitet qysh nė vitet pas Luftės sė Dytė Botėrore, sidomos nė vitet 60-tė, kur kroatėt tentonin ta “pėrvetėsonin” si tė tyren. Kėtė pretendim e pengoi puna e don Nikollė Miniti, imzot Nikė Prelės, dr. Don Gjergj Gjergjit-Gashit, dr. Don Gaspėr Gjinit e sidomos e dr. don Lush Gjergjit nėpėrmjet botimeve tė ndryshme qė bėri ai mbi jetėn dhe veprėn e Nėnės Terezė. Pėr kėtė arsye don Lush Gjergji ka bėrė njė punė tė shkėlqyeshme duke ndaluar ofensivėn kroate pėr “pėrvetėsimin” e Nėnė Terezės. Nė fillim ia ndėrruan edhe mbiemrin, duke shėnuar jo mė Bojaxhiu, por Bojaxhijeviq. Ėshtė interesante qė qeveria kroate pas vitit 1992 ia “dhuroi” Nėnės Terezė pasaportėn kroate, pra, ende kishte njerėz qė vepronin nė atė drejtim me njė prapavijė politike pėr ta pėrvetėsuar Nėnėn Terezė duke u bazuar nė atė se Nėna Terezė “dinte mė mirė kroatisht se shqip”. Mė vonė edhe serbėt tentuan qė ta qesin me prejardhje serbe Nėnėn Terezė, por nuk i hynė mė thellė, sepse nuk kishin kurrfarė baze. Pastaj iu rrekėn punės maqedonėt me prapavijėn e tyre politike pėr “pėrvetėsimin” e saj dhe tani sė fundi kėsaj pėrpjekjeje iu bashkangjitėn edhe vllehėt. Meqė maqedonėt nuk ia dolėn, u shpik njė metodė e re pėr ta kontestuar prejardhjen e saj vetėm pse ishte shqiptare, dhe natyrisht duke u munduar qė nėpėrmjet kėsaj figure kaq tė madhe tė pėrmirėsojnė edhe imazhin e tyre.


    Dėshmia e Nėnė Terezės dhe mjeranėt me veshė nė lesh

    By blood I am Albanian. My citizenship is Indian. I am a catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the heart of Jesus”. Pėrkthimi: “Me gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi, indiane. Pėrsa i pėrket besimit, jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i pėrkas botės. Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit”), ka deklaruar Nėna Terezė mė 1979 nė Oslo para gjithė gazetarėve. Ėshtė “guxim” tė hidhet poshtė ajo qė e thotė Nėna Terezė vetė. Mė duhet ta pranoj se shkrimi i A. Plasarit nuk mė befasoi aq sa mė befasuan dy shkrime tė tjera. Njėri i Abdi Baletės, nė tė cilin thoshte: „Po tė mos ishte njė agjente e zellshme dhe e vyer e veprimtarisė sė Vatikanit, Tereza do tė kishte mbetur njė person i panjohur nė kėtė botė, sikurse kanė mbetur me mijėra qė kanė bėrė sakrfica njerėzore ndoshta edhe mė tė mėdha. Tereza Bojaxhiun e bėri tė famshme me emrin ‘Nėnė Tereza e Kalkutės’ mė shumė propaganda e fuqishme e Vatikanit, sesa pėrkushtimi e sakrifica e saj. Kush nuk kupton kaq gjė, kot hyn tė bėjė analiza”. Dhe mė tej: „Tereza nė OKB nuk kishte vajtur si pėrfaqėsuese shqiptare, por si pėrfaqėsuese e Vatikanit, pra si agjente e Vatikanit. Enver Hoxha nuk ka gabuar kur e quante tė tillė.“ A ka kund injorancė mė tė madhe se kėto rreshta qė u shkruan nė qershor tė vitit 2001. Baleta e ndjen mbase pėr turp qė edhe ky, si e gjithė bota, ta quajė Nėnė Tereza. Baleta e di se Nėna Terezė ia ka falur kėtij tė gjitha tė padrejtat kundėr saj, e pra do t’ia falė edhe kėtė; ajo e fali edhe Enver Hoxhėn, kur bashkė me Nexhmijen shkoi te varri i tij me njė tufė lule nė dorė. Siē dihet, kur Nėna Terezė po mbante fjalim nė selinė e Kombeve tė Bashkuara, Abdi Baleta (kėshtu dėshmon ky vetė), doli nga salla, kurse mė 2001 shprehet se “Tereza” nuk e pėrfaqėsoi popullin shqiptar. Kush mė mirė se Nėna Terezė e pėrfaqėsoi popullin shqiptar nė kėtė botė? Enver Hoxha? Abdi Baleta?
    Shkrimi tjetėr qė mė befasoi ėshtė i Ardian Vehbiut. Ky shkruan ndėr tė tjera ”Pėrndryshe, lidhjet e mirėfillta tė veprimtarisė sė Nėnė Terezės me jetėn dhe kulturėn nė Shqipėri janė disi tė dobėta pėr tė pėrligjur tėrė kėtė bujė bombastike, pa pėrmendur indinjatėn histerike dhe logorrenė nacionaliste tė tė gjithė "nėnė-terezistėve" tė orėve tė fundit; as ka kuptim t'i jepet ndonjė farė ngjyrimi i spikatur etnik ose kombėtar njė figure si Gonxhe Bojaxhiu...“ (Bota Shqiptare nr. 90, gusht 2003). Pyes A. Vehbiun, a s’ ėshtė humanizmi kulturė?
    Dihet sa dhimbje shpirtėrore i ka shkaktuar vendi i vet Nėnės Terezė, pikėrisht kur nuk i lejohej tė vizitonte nėnėn e vet nė Tiranė. Pėrveē atyre epiteteve dhe ofendimeve publike qė disa ende nuk i kanė shmangur nga goja dhe tė cilėve as s’u ka shkuar mendja t’i kėrkojnė falje publike, shteti i Nėnės Terezė nuk po del ende me njė lloj ligji pėr ta mbrojtur “bijėn e vet”, por lejon qė ta shajnė e ta pėrbuzin pikėrisht ata qė as nuk deshėn ta dėgjonin kur ajo fliste nė OKB, sepse e etiketonin si spiune. Nėnėn Terezė nuk e pranuan pėr tė tyren as ata qė as nuk duan tė dėgjojnė dhe me ēdo kusht synojnė ta pengojnė ndėrtimin e Katedrales nė kryeqytetin e Kosovės, e cila do t’i kushtohet pikėrisht kėsaj Nėne. Nė kohėn kur tėrė bota e nderonte, Nėna Terezė e vizitonte edhe vendin e vet, pra Shkupin dhe Kosovėn, por asnjėherė nuk pati aq shumė njerėz qė ta prisnin nė aeroport apo nė rrugė, ndėrsa kudo ku shkonte nė botė ajo pėrjetonte pritje madhėshtore, por nė vendin e vet, pra nė Shkup e besa as nė Kosovė jo.
    Nė gazetėn Zėri ditor tė datės 18 tetor 2003, fq. 19, njė ditė para lumturimit, Arbėr Xhaferi shkruan pėr Nėnėn Terezė: „Shteti maqedonas ėshtė i angazhaur institucionalisht qė nė fillim ta relativizojė origjinėn e saj dhe mė pastaj ta pėrvetėsojė”. Xhaferi vazhdon tė tregojė se me kryetarin maqedonas udhėtuan pėr Romė me rastin e lumturimit tė Nėnės Terezė edhe ipeshkvi Joakim Herbut (i pėrkatėsisė etnike ukrainase), don Ante Cirimotiq nga Janjeva, dhe ipeshkvi maqedonas Kristo Stojanov. Duke qenė se nė Maqedoni nuk ka asnjė prift katolik shqiptar, nuk mund tė pritet qė interesat e shqiptarėve t’i mbrojnė as ipeshkvi Herbut e as don Cirimotiqi. Bile, unė kam frikė se kėta synojnė maqedonizimin e Ipeshkėvisė sė Shkupit dhe ndoshta edhe shtrembėrimin e identitetit tė Nėnės Terezė.


    Nė vend tė pėrfundimit

    Nuk kam dashur aspak tė polemizoj pėr kėtė punė, por e pashė tė arsyeshme tė kyēem nė polemika pėrkitazi me kėtė temė, nė rend tė parė pse posedoj shumė tė dhėna qė opinonit tonė lexues nuk i janė tė njohura. Shpresoj se ky shkrim nuk do tė nxisė ndonjė lloj urrejtjeje apo ndonjė lloj nacionalizmi, siē e predikojnė disa qė nuk kanė as haber se ēfarė ėshtė vepra e Nėnės Terezė.
    Unė nuk dua qė nė asnjė mėnyrė fytyra jonė mė e ndritur tė politizohet apo tė banalizohet, siē kanė vepruar disa nė reagimet e tyre ndaj shkrimit tė Plasarit. Sigurisht qė njė gjė tė tillė nuk do ta dėshironte as Nėna Terezė vetė.
    Nė vijim po sjellim porosinė e Nėnės Terezė drejtuar shqiptarėve, e cila vlen edhe sot si njė porosi pėr ne tė gjithė:

    Dėshiroj t’ju kujtoj lajmin e mirė qė na ka sjellė Jezu Krishti: Zoti na do, Zoti na kėshillon qė ne ta duam njėri-tjetrin, ashtu siē Ai do ēdonjėrin prej nesh.
    Dashuria nis nga shtėpia, nga familja. Kur njerėzit rrojnė nė paqe midis tyre, kur janė tė lidhur e kanė mirėkuptim, kur ushqejnė dashuri pėr njėri-tjetrin, edhe Zoti i do mė shumė dhe i mbron nga tė kėqijat.
    Njerėzit, brenda nė familje, prindėrit e fėmijėt, duhet tė ndihmojnė njėri-tjetrin, tė jenė sė bashku, ta shprehin gėzimin e dashurisė njerėzore, duke e ndarė atė me tė tjerėt. Kjo ka shumė rėndėsi. Nėse nė ēdo familje do tė ketė dashuri, ajo do tė pėrhapet patjetėr, do tė dalė jashtė tyre, pavarėsisht se mund tė ketė pengesa.
    Kam parė kaq e kaq tė rinj kėtu nė Shqipėri qė e duan fort njėri-tjetrin. Ata dinė ta tregojnė dashurinė e tyre. Tė duash do tė thotė tė lutesh me gjithė zemėr. Lutja vetė ėshtė fryti i njė ndjenje tė thellė dhe tė sinqertė. Dhe fryt i dashurisė ėshtė mendimi pėr tė bėrė mirė. Dhe fryt i bamirėsisė e humanizmit ėshtė kurdoherė paqja. Ja pėrse bota duhet t’i falet dashurisė.
    Njeriu duhet tė lutet pėr tė qenė njė qenie qė merr e jep dashuri, qė tė jetė bartės e pėrcjellės i dashurisė sė ėmbėl tė Zotit tek secili prej nesh, tek secili prej vėllezėrve dhe motrave tė veta. Kėshtu mund tė pėrhapen dashuria e mirėsia nė njė shumicė njerėzish.
    Eshtė njė gjė e mrekullueshme tė shohėsh brezin e ri dhe fėmijėt qė rriten duke pėrhapur dashuri dhe gėzim. Kam marrė kėto ditė njė letėr prekėse nga njė djalė i vogėl nga SHBA. Ai mė shkruan: “E dashur Nėnė Tereza, unė tė dua shumė. Unė po jua dėrgoj juve tė gjitha kursimet e mia“. Nė zarf ai kishte futur bashkė me letrėn tėrė pasurinė e vet prej fėmije: njė ēek me vlerė tre dollarė.
    Unė e ndiej se dashuria pėr njeriun dhe solidariteti me tė varfėrit po krijon njerėz shpirtmėdhenj, qė duan t’u dhurojnė tė tjerėve gėzim e paqe; qė duan t’i pasurojnė edhe ata nė shpirt e nė jetesė.
    Le tė falėnderojmė Zotin pėr fuqinė qė u fal shqiptarėve pėr tė dashur e ndihmuar njėri-tjetrin. Shqipėria bėhet duke punuar tė gjithė sė bashku. Zoti e bekoftė ēdonjėrin prej jush! Unė do tė lutem pėrherė qė shqiptarėt tė kenė bekimin e Zotit. Dua tė lutem pėr ne, pėr popullin e varfėr tė Shqipėrisė, pėr popullin e Kosovės qė vuan.
    Zoti ju bekoftė
    (Ky ishte mesazhi i Nėnė Terezės drejtuar bashkatdhetarėve tė saj mė 30 prill 1993)

    Le tė mė lejohet tė them se shumica e popullit tė vet Nėnėn Terezė nuk e ka pranuar ashtu siē ishte ajo; pikėrisht siē shkruhet nė Bibėl “erdhi ndėr tė vetėt e tė vetėt nuk e pranuan”, pra nuk e pranoi si bijė tė veten dhe ajo nuk mundi tė mishėrohej nė kėtė popull ashtu siē duhet. E megjithatė, ajo nuk ndalej sė shkruari:
    “Dear Mr. President of aur dear Country Albania. After many years of prayers and desire to visit my oen country after visiting so many through aut the Word, at last the good God gave this beatutiful gift to come and to see my poeple. My oen family lived here for many years and they also died here, so I eas able to visit their graves. I hope together we will do something beautiful for God and for aur people God blesst You, m. Teresa, MC” - pėrkthimi: I dashur zoti President i vendit tim tė dashur Shqipėri, pas shumė vjet lutjesh dhe dėshirė pėr tė vizituar vendin tim; pasi kisha vizituar aq shumė vende tė ndryshme jashtė nėpėr botė, i lumi Zot mė dha dhuratėn e bukur: tė vij e tė shoh popullin tim. Njerėzit e familjes sime kanė jetuar kėtu pėr shumė vite dhe kėtu vdiqėn dhe unė pata mundėsi tė vizitoj varret e tyre. Unė shpresoj se, sė bashku mund tė bėjmė diēka tė bukur pėr Zotin dhe pėr popullin tonė“ Zoti ju bekoftė, Nėna Terezė MC (Zėri i ditės 17 tetor 2003, fq. 14).
    Kur e pyetėm Don Shan Zefin nė Prizren se ēka mendon ai, pasi qė disa thonė se Nėna Terezė ėshtė me preardhje vllahe, u shpreh: „Do tė ishte mėkat tė shkrihet tėrė ajo energji pėr diēka qė botėrisht dihet, dmth se Nėna Terezė ėshtė SHQIPTARE, por do tė ishte e udhės dhe mėse e nevojshme qė shkrime tė tilla tė shkriheshin nė meditime etike-morale, dmth nė atė ēfarė njerėzimi ka nevojė e nė veēanti ne shqiptarėt “. Dhe nė fund mund tė shtrohet pyetja, pse vallė nuk u kontestua prejardhja shqiptare e Nėnė Terezės derisa ajo ishte gjallė?!
    Po i kthehem edhe njė herė Nėnės Drane (Nėnės sė Nėnės Terezė) dhe motrės Age. Ato kanė vdekur sa herė shpirtėrisht pėr Lazrin dhe Gonxhen. Sa dhimbje tė mėdha do tė kenė patur ato dy gra nė Tiranė qė nuk iu lejohej tė shiheshin me mė tė dashurit e tyre. Tė njėjtat dhimbje duhet ti ketė pasur edhe Nėna Terezė, sepse tė vetmen herė shihet duke qarė, pasi e merr vesh se nuk do tė mund tė shkonte nė varrimin e nėnės sė vet nė vendin e dashur Shqipėri, e njė vit mė vonė nuk mundi tė shkonte kur i vdiq motra Age. Pse pikėrisht kėtyre zemrave iu shkaktua gjithė kjo dhimbje dhe prej vetė njerėzve tė popullit tė vet.
    Kėsaj Nėne vendi i vet i shkaktoi dhimbje shumė tė mėdha, por kėsaj Nėne tė mbarė botės nuk i vinte kurrė turp e as qė kishte frikė tė thoshte para tėrė botės: "By blood i am Albanian”.
    Ignore List: Den Bossi

  19. #17
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    Po postoj nje shkrim nga Aleksander Cipa shkruar pak kohe perpara artikujve te mesiperme, keshtu qe nuk sjell ndonje fakt konkret per pyetjen e temes, por gjithesesi mendoj se ndihmon sadopak.

    SHENJTORJA ISHTE GONXHE

    Nga Aleksander Cipa

    Engjejt dhe shenjteret nuk pronesohen, ata adhurohen dhe shnderrohen ne mite. Mitin, te gjallet e krijojne nga pak dhe sipas ligjesise se rrallesise. Ne verbin e rralle shpirteror te Nene Terezes dy aspekte kane mbetur te kthjellta dhe vecse brenda saktesise: Origjina shqiptare dhe drita shenjteruese e saj. Fqinji yne i paket, Republika me emer ende te diskutueshem, ajo ish Jugosllave e Maqedonise, tinezisht ne castet kur Vatikani ka nisur procesin e shenjterimit te Shenjtores se madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhi, paraqet pretendimet per ta njohur gjenine, si te genit te tyre. Jo me kot fjaleurti Gete shprehej se "gjenite lakmohen si territoret". Historia e shqiptareve kohe pas kohe i ka shtyre fqinjet dhe historiberesit e tyre te mbeten fallsifikues dhe retushues biografish, vlerash dhe aktesh fondamentale. Sllavet gjithehere s'kane rreshtur te mbeten pretendues te autoresise eposale, malazeste ne librarite e tyre shtojne ende libra per origjinen nga nacioni i tyre te Migjenit apo disa emrave fondamentale te kultures dhe historise sone kombetare, greket ne jug pandreqshmerisht edhe me sekuestrues apo greqishtberes per shumecka shqiptare. As me pak e as me shume, pretendimi i tyre per Skenderbeun te ashtuquajtur prejt tyre si Jorgos, eshte rast i mjaftueshem i tendences dhe pervojes lakmuese. Por adresimi qeveritar maqedonas prane kryebashkiakut te Romes me bustin e "Nene Terezes", eshte nje akt i fundit atentatues ndaj shenjtores shqiptare. E mbrojtur ne perkatesine e saj qe nga emri e deri tek fisi genetik, qe nga pohimet e riperseritura dhe deri tek puthja pagane e tokes shqiptare, Nene Tereza, brenda drites se shpirtit, pati te plote driten e etnitetit te vet.

    Tinezia zyrtare maqedonase per fallsifikim te ketij fakti biografik te Nene Terezes, le te merret si nje naivitet qinjor. Ndersa projekti i kryetarit te bashkise se Romes, kurresesi nuk mund te kurorezohet e as te percillet me ceremoni te tilla, pasi ne gjuhen e besimit te perbotshem eshte unike sentenca: Me engjejt dhe shenjtoret mos luaj.

    Nene Tereza eshte imazhi real dhe bashkekohor i gjenialitetit shpirteror shqiptar. Ne kete mit te shumepare, shumendjere e te shumefalur natyrshem ne shqiptaret mbartim supremacine tone spirituale mbi bashkebotasit tane. Skaj me skaj te rruzullit Shenjtorja jone njihet me emrin Gonxhe. Semantikisht ky emer vetem me gjuhen shqipe e lidh perkatesine dhe sipas M.Heidegger: Gjuha eshte "qela e qenies".

    Fqinjit te paket ia kuptojme humorin, sikunder rasti i fundem i tyre na rikujton shprehjen e famshme te Librit te Nastradinit: "Vjedhja gjithmone ndodh ne kopshtin qe ka".

    Natyrisht fallsifikimi i perkatesise se bustit te Shenjtores nuk mund te pranohet ne Romen e lashte sepse ne kete rast nuk do ta kishte fjalen meria, por pesha e rende e mekatit qe behet me Shenjtoren. Ne Rome dominon dijenia per fjalen biblike: Me engjejt dhe shenjtet mos luaj! Dhe, Shenjtorja ishte Gonxhe.

  20. #18
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky Aurel Plasari pėr dezinformime me dėm kombėtar duhet t'i kėrkoj falje gjithė kombit dhe t'i vij turp pėr kėtė shkrim pėr sa tė ketė jetėn.
    Ja kėtu e keni intervistėn e vėllaut tė saj Lazėr Bojaxhiut dhėnė njė gazete italiane, ku shprehet fare mirė e qartė se familja e tyre ėshtė puro shqiptare. Shkrimi ėshtė pėrkthyer nga Pandeli Pasko Kuteli.
    http://www.forumishqiptar.com/showth...253#post509253
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  21. #19
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Nje leter e nene Terezes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Qafir Arnaut pėr postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

  23. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Nėnė Tereza- Gonxhe Bojaxhiu

    E Marte, 22 Qershor 2004


    BERLUSKONI: TE PERKULEM O NENE E MADHE E BOTES!

    Nga Shkupi Zenepe Luka

    Intelektuale nga Shqiperia, moren rrugen per tek shtatorja e Nene Terezes e vendosur ne nje nga lagjet e Shkupit. E derdhur ne bronz, ashtu e perkulur pergjysme, dukej sikur do te na ulte ne prehrin e saj te gjere sa vete ndjenja e humanizmit qe e karakterizoi gjithe jeten. Buqeta lulesh te fresketa, puthje mbi shtatoren dhe mall per shqiptaren e madhe, tek e cila shkuam te marrim bekimin. Gjuha e mbishkrimit, zemerimi i grave dhe sfida e nenkryetares se Parlamentit. Stopjan Tremcevski, gazetari i radios maqedonase, eshte njeriu qe sherben si ciceron prane statujes, dhe me tej ne dhomen e vogel ku shpalosen vlerat e medha te nobelistes shqiptare. Nje tjeter gazetare shqiptare po ne kete radio shpjegon se kolegu i saj maqedonas eshte njeriu i apasionuar dhe qe ka germuar per jeten e Nene Terezes, duke ndihmuar edhe Vatikanin. Ai shpjegon se eshte kuptimplote fakti qe shtatorja eshte vendosur prane kulles feudale te shek.XVIII dhe parku i gjelber qeteson shpirtin e saj dhe te vizitoreve qe vijne nga te gjitha anet e botes. Ai thote me tej se e ka takuar disa here Nene Terezen, ka bere intervista me te dhe se nuk resht se germuari e pasqyruari jeten e vepren e saj.



    Tek shtatorja e Nene Terezes. Perse te shkruhet majka...

    Njera nga intelektualet shpertheu teksa pa ne fund te shtatores te shkruhej ne gjuhen maqedonase "...majka Tereza...". Perse nuk eshte shkruar ne gjuhen shqipe Nene Tereza, ajo eshte shqiptare. Pikerisht ky moment u shfrytezua nga gazetarja e radios maqedonase per te pyetur nenkryetaren e parlamentit shqiptar Makbule Ceco, se cili do te ishte komenti i saj per mbishkrimin qe shqeteson shqiptaret.

    "Per mua dhe te gjithe ne, nuk eshte mbishkrimi qe ben vlerat, te rendesishme jane vlerat qe mbart ne vetvete nene Tereza shqiptare dhe mesazhet qe percjell nobelistja e botes", thote Ceco.

    Tek oda e vogel e shqiptares se madhe

    Eshte nje ode e vogel, por ne ate siperfaqe prej 20 metra katror, shpaloset nje thesar i vertete. Gjithcka i perket Nene Terezes, objekte qe ka perdorur e dorezuar vete, jeta e familjes se thjeshte, qe eshte edhe vatra e humanizmit ku celi Gonxhja.

    Ne faqet e murit te kesaj ode karakteristike shqiptare jane shpalosur edhe thenie filozofike te Nene Terezes, qe secila prej nesh i hodhi ne bllokun e saj.

    "Na ishte nje grua me emrin Drane, e njohur ne tere gjuhet e botes si Nena Loke, ashtu sic e therrisnin femijet e saj. I kishte tre femije: 1 djale e dy vajza, nder te cilat e vogla quhej Gonxhe. Gjersa e mbante e ema, askujt nuk i vete mendja se kjo foshnje shqiptare nga Shkupi, nje dite do te pagezohet Nena e Rruzullit tokesor. Gonxhja me kohe i verviti perdet mes njerezish te cdo botekuptimi race, religjoni, per t'iu perkushtuar e tera nje terreni te vetem te quajtur...

    Mjerim...

    Terren ky qe lindi nenen Tereze - Nene e Globit te perthekur nga ankthet e cmendise, simbolin e paqes, dashurise dhe meshires, simbolin e virgjerise shpirterore, ne trupin e vogel te se ciles, gjeti strehim shpirti me bamires i mijevjecarit te fundit, zemra me e madhe e globit te semure nga filozofia e egoizmit dhe gabzherrit te pangopshem.

    Nena Tereza qe engjelli i mbrame, hyjnesha e mbrame qe tronditi boten me sakrificen dhe vetemohimin e pashoq per te fituar e mira mbi te keqen, lumturia mbi mjerimin, pastertia mbi pisllekun, njerezorja mbi shtazaraken, hyjnorja mbi tokesoren, konkretja mbi verbalen... Nena Tereze qe shenjtorja e fundit qe jetoi mes njerezish dhe u mundua t'u mesoje atyre dhe te kultivoje tek ata shpirtin e madh, bujarine, miresine, bamiresine, dhemshurine, meshiren, altruizmin dhe virtytet me te larta me te cilat e pajisi Perendia. Ajo mbetet perjetesisht shenjtorja e vetme tokesore, qe do te vazhdoje te sfidoje edhe me tej mitet dhe Zeuset e rreme. Dhe, nese tregimi per parajsen eshte i sakte, Nene Terezes i takon aty vendi i nderit..



    Prinderit e Nene Terezes

    Babai ishte shume bujar, te gjitheve u ndante te holla dhe ushqim, por kurre nuk e permendte. Ai i kishte thene Gonxhes "Bija ime, kurre mos e shtie kafshate ne goje, pa e nda me te tjeret.

    Mua me ka thirrur zeri i Zotit, po me siguri Ai me ka thirre. Porosia e tij ka qene tejet e qarte. Duhet t'i ndihmosh te varferit duke jetuar bashke me ta".

    "Isha e vogel ne gjirin familjar kur kisha 12 vjet. Atehere se pari deshirova t'i perkushtohem plotesisht Zotit. 6 vjet kam menduar dhe jam lutur nje kohe pothuaj se nuk kisha me deshire te behesha moter.., por Zoti me zgjodhi. Zot, nese nuk mund t'u ndihmoj njerezve ne kete varferi, ne kete mjerim, ne keto varre, bej qe se paku te vdes se bashku me ta, afer tyre, per t'ju deshmuar dashurine tende- eshte thenia e nene Terezes. -Po ta gjeje nje shtepi, strehim per njerezit e mjere qe ta pushojne kryet, gjymtyret e derrmuara, se paku per nje dite.. per nje ore.. qe se paku te vdesin si njerez..."

    "Shume te varfer te Shkupit apo te rrethit, e dinin deren tone. Kurre nuk ka dale askush dorezbrazet, cdo dite vinin dhe hanin buke tek ne. Ne fillim e pyesja nenen Loke. Kush jane keta njerez? Ajo me pergjigjej:

    - Disa te aferm tane, disa daja. Pak me vone kur u rrita, e kuptova se keta ishin njerez te varfer, s'kishin asgje"- thote ajo.

    Nene Tereza jep mesazhin

    "Nder te semure duhet te jemi si rreze e miresise. Buzeqeshja jone duhet te jete gjithmone e gatshme, per cdo te semure qe e ndihmojme. Ne duhet t'u japim atyre zemern tone. Dhembja, s'ka skaj, por as dashuria. Semundja me e rende nuk eshte gerbula,

    por vetmia, harresa prej te gjitheve. Ka njerez qe nuk e dine cka eshte gezimi, cka eshte dashuria njerezore, kontakti njerezor. Mjerisht numri i njerezve te tille dita-dites po rritet..."



    Berluskoni shkruan: "Te perkulem o Nene e madhe e botes"

    Nga dita qe eshte celur kjo ode, ne librin e pershtypjeve kane

    shkruar mijera njerez, te ardhur nga te gjitha anet e botes. Njerez te varfer qe ajo u ka sherbyer, njerez te thjeshte qe e kane idhull per misionin qe kreu. Ciceroni na thote se i pari njeri qe ka celur kete bllok eshte ishte presidenti Kiro Ligorov. Ai shkruan: Nderim per gruan e shquar, nobelisten qe iu kushtua njerezimit te varfer te rruzullit. Ndersa shenimi i kryeministrit Berluskoni eshte prekes. Nen firmen e tij shkruhet: "Perkulem me nderim para teje, Nene e madhe e botes, humaniste e shquar, nobeliste e paqes".



    Makbule Ceco, nenkryetare e Parlamentit shqiptar



    "Rrallehere ngarkohesh me emocione te tilla sikurse ndodhi ne kete takim me perfaqesuesen e gruas shqiptare, te shenjten Nene Tereze, shembulli i miresise, figura me e madhe boterore, qe ka rrezatuar per te varferit. Ky takim do ta quaja, eshte i motivuar nga ndjenjat, nga dashuria qe ushqen cdo grua shqiptare per Nene Terezen dhe ne kemi marre bekimin e saj, qe ne emer te saj te ece gjithcka per paqen, prosperitet, zhvillim, perparim, integrim

    qe afrojne popujt".

    Publicisti Stefan Tremcevski.

    "E kam njohur nga afer dhe e kam per nder qe t'i perkushtohem

    me mish e shpirt figures dhe vepres humane te kesaj gruaje, qe tashme thirret me te drejte Nena e Botes. Vatikani, Papa, kane shfrytezuar materialet e grumbulluara prej meje dhe kemi vendosur nje bashkepunim te ngushte per te propaganduar e perjetesuar vepren e shenjtores. Askush nuk mund t'i mohoje origjinen, sidoqe

    kontributi i saj eshte ne te gjithe rruzullin tokesor. Nobelistja eshte me origjine shqiptare, por tashme i perket gjithe botes dhe me te krenohemi te gjithe".







    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  4. Nėnė Tereza e Kalkutės, bija e mohuar e Shqipėrisė
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •