Arsimi jashtė tregut,
tregu pa tė arsimuarit

Adri Nurellari
(marre nga gazeta Metropol)

Eshtė njė luks madh ajo qė ndodh nė Shqipėri nė paralelen treg – arsim. Nga njėra anė tregu i punės, nė ndryshim dhe ristrukturim tė shpejtė ka nevojė pėr njerėz tė kualifikuar, nga ana tjetėr arsimi shqiptar ka nevojė pėr rifunksionalizuar sipas kėrkesave tė “tregut tė ri” pėr siguruar interes publik dhe financim prej tregut. Asnjėra prej tė dyjave nuk ndodh aktualisht.

Arsimimi luan njė rol tė padiskutueshėm nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Tashmė ėshtė mė se e qartė qė burimet natyrore kanė kaluar ne dorė tė dytė dhe burimet njerėzore, jo ne askpektin sasior por cilėsor, kanė zėnė rolin vendimtar nė ēdo ekonomi.Rusia mund tė konsiderohet si shteti mė i pasur me burime natyrore ndėrkohė qė njė vend shumė herė mė I vogėl qoftė pėr nga popullsia ashtu edhe pėr nga sipėrfaqja, si Belgjika, eksporton mė shumė se Rusia si dhe ka tė ardhurat pėr frymė disa herė mė tė larta. Ekonomia e dytė e botės ėshtė Japonia, tmerrėsisht e varfėr nė minerale dhe toka bujqėsore dhe me karakteristika gjeografike shumė tė pafavorshme.E njėjta gjė vlen po tė shihet qė Izraeli i ndodhur ne mes tė shkretėtirės I rrethuar nga vende armiq ka mirėqėnie ekonomike mė tė lartė se vende tė tjera tė rajonit qė kanė marrė si dhurata nga Perėndia rezervva tė pamata nafte.

Nė Evropėn Perėndimore vihet re njė plakje e popullsisė dhe njė rėnie e rritjes natyrale. Baby-boom i disa dekadave mė parė ėshtė zėvendėsuar nga njė situatė ku gati pėr dy persona jo-aktivė nė Evropėn Perėndimore, ka vetėm njė person nė punė. Ndėrkohė e njėjta situatė vlen, bile ėshtė mė e theksuar, nė vendet e Evropės Qėndrore dhe Lindore qe sapo janė futur nė Bashkimin Evropian. E kundėrta e kėsaj prirje gjendet tek kombi shqiptari i cili ėshtė mė i riu nė Evropė. Pėr rininė e popullsisė vendin e parė ėshtė Kosova, tė dytin Shqipėria dhe mė pas ndiqemi nga irlandezėt. Prandaj duhet qė ta konsiderojmė popullsinė e re shqiptare si njė avantazh tė rėndėsishėm tė krahasuar i cili mund tė shfrytėzohet me sukses pėr tė mirėn e zhvillimit tė vendit. Rėndėsia e kėtij avantazhi tė Shqipėrisė ėshtė akoma mė e madhe kur marrim nė konsideratė faktin qė rrethohemi nga dy shtete, Italia dhe Greqia , qė respektivisht janė kombet mė tė plakura tė Evropės. Njė situatė tillė ėshtė shfrytėzuar nė mėnyrė jashtėzakonisht efikase nga Irlanda e cila duke aplikuar politika tė duhura fiskale dhe arsimore gjatė viteve nėntėdhjetė ka kaluar njė mrekulli tė mirėfilltė ekonomike duke u bėrė njė ndėr destinacionet e preferuara botėrore pėr investime tė drejtpėrdrejta tė huaja. Eshtė e qartė qė nė rastin e Shqipėrisė kėto investime nėse do tė vijnė nuk kanė pėr tė ardhur pėr krahė pune masive tė pakualifikuar. Kuptohet pra dobia qė do tė kishte pėr Shqipėrinė arsimimi.

Por ajo qė vlen tė diskutohet ėshtė se nė ē’mėnyrė do tė josheshin investitorėt e huaj nga krahu i lirė i punės nė Shqipėri. Ka tė ngjarė qė investimet nė bazė tė konceptit “Porter’s cluster” do tė ishin mė tėrheqėset pėr tė huajt. Koncepti “Porter’s cluster” ose “competitive cluster” ėshtė nxjerrė nga Michael E. Porter, profesor i shkollės sė biznesit tė Harvardit, dhe shėrben pėr tė pėrshkruar njė vendodhje gjeografike qė ka njė avantazh tė qėndrueshėm konkurues me vende tė tjera, ku burime apo kompetenca tė caktuara janė akumuluar nė mėnyrė tė konsiderueshme duke i dhėnė kėtij vendi njė pozicion ēelės pėr njė degė apo aktivitet tė caktuar tė ekonomisė. Nė rastin e burimeve njerėzore qė mund tė shfrytėzohet nga Shqipėria, bėhet fjalė pėr transferimin e atyre pjesėve tė industrive tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me procese tė linjės sė prodhimit qė kėrkojnė numėr tė madh punonjėsish dhe kualifikim jo shumė tė lartė.

Kostoja e krahut tė punės nė vende si Gjermani e Franca ėshtė jashtėzakonisht e lartė si pasoje e rrogave tė larta , taksave tė larta dhe nivelit tė lartė tė sigurimeve shoqėrore qė duhet tė paguajnė punėdhėnėsit. Kėtu duhet shtuar njė tjetėr problem dėrmues pėr bizneset e perėndimit qė ėshtė mungesa e fleksibilitetit qė vjen pėr faj tė legjislacionit dhe levizjes sindikaliste qė e bėjnė tė pamundur pėrshtatjen me tregun.

Rroga dysheme qė paralizon kerkes-ofertėn nė tregun e punės si dhe vėshtirėsitė pėr tė pushuar puntorė nė rastet e rėnies sė shitjeve apo situata tė tjera qe diktojnė nevojėn per uljen e prodhimit dhe shkurtimin e punonjėsve, mund ta cojnė njė kompani drejt falimentimit. Po tė njėjtin rezultat kanė edhe lėvizjet e konsoliduara sindikaliste tė perėndimit tė cilat imponojnė kėrkesa qė shpesh nuk mund te pėrballohen nga punėdhėnėsit. Pėr rrjedhojė kompanitė industriale tė Evropės perėndimore ose investojnė nė kėrkimin dhe aplikimin e teknikave dhe teknologjive tė reja qė risin shkallėn e automatizimit dhe pakėsojnė nevojėn pėr punonėtor, ose trasferojnė ato linja prodhimi qė nevojisin shumė punėtorė nė ato vende ku ka krah pune tė lirė e tė kualifikuar me bollėk dhe ku punėtorėt nuk kanė shumė pretendime. Kėtė situatė e ka shfrytėzuar shumė mirė Rumania e cila ėshtė bėrė njė ndėr vendet cluster pėr krah tė lirė e tė kualifikuar pune.

Superioritetin e cilėsisė ndaj sasisė nė ēėshtjet e arsimimit me sa duket nuk e ka kuptuar ende ministria e arsimit dhe shkencės, siē edhe dėshmohet nga vendimi i kohėve tė fundit tė qeverisė pėr rritjen e numrit tė pranimit tė studentėve tė rinj nė universitetet shqiptare. Arsimi ynė i lartė lė shumė pėr tė dėshiruar pėr faj tė disa arsyeve kryesore. Sė pari ėshtė mungesa e burimeve materiale (pėr te mos folur pastaj pėr cilėsinė e burimeve egzistuese) siē janė ambientet e mėsimit, bibliotekat, mjetet e laboratoret si dhe konviktet pėr studentėt. Sė dyti ėshtė mungesa e pedagogėve dhe cilėsia e ulėt e shumė prej tyre, gjė qė sa vjen e shtohet si pasojė e emigrimit tė truri. Sė treti metodika e mėsimdhėnies mbetet e vjetėruar dhe ruan tiparet e sė kaluarės pasi synon vetėm zotėrimin e njohurive dhe riprodhimin e thatė tė tyre duke penguar krijimtarinė dhe pėrparimin.

Arsimimi bashkėkohor i mėshon analizės dhe mendimit kritik nė pėrpunimin e diturive si dhe nevojėn e arritjes sė pavarsisė intelektuale qė ėshtė njė ndėr premisat qė nxisin progresin. Pėr rrjedhojė studentėt tanė dalin nga njė pjesė e mirė e universiteteve shqiptare tė keq-arsimuar dhe rritja e numrit tė studenteve pa u marrė paraprakisht me cilėsinė e shkollave vetėm rrit pėrmasat e dėmit qė I shkaktojmė burimeve njerėzore shqiptare.

Pėrpos cilėsisė sė dobėt tė shkollės sė lartė qė ka tė bėjė me njė menaxhim tė dobėt tė resurseve egzistuese vihet re nje mospėrputhje e politikave zyrtare arsimore me kėrkesėn e tregut tė punės. Tek universitetet kjo gjė vihet re nė shpėrndarjen e kuotave tė pranimit mes fakulteteve tė ndryshme. Vazhdohet tė mbahen hapur dhe me shumė studentė degė tė ndryshme qė nuk kanė fare prespektivė nė Shqipėri ose ku ka njė mbi popullim studentėsh. Tė tilla janė inxhinieritė industriale ndėrkohė qė industria shqiptare ėshtė zhdukur si dhe disa degė tė shkencave shoqėrore ku ėshtė dyndyr shumica e maturantėve. Ndėrkohė degė tė tjera, pėr tė cilat ka nevojė vendi, si agronomia dhe inxhinieria e ndėrtimit, vazhdojnė tė kenė njė numėr relativisht tė kufizuar.

Ne duhet qė pėr hir tė realitetit dhe nevojės sė mbajtjes tė njė standarti minimal cilėsie, tė pranojmė qė mundėsia e qeverisė pėr tė ofruar arsimim tė lartė ėshtė shumė e kufizuar. Pėrmbushjen e kėrkesės sė madhe duhet tja lėmė nė dorė arsimimit jashtė Shqipėrise si dhe universiteteve private. Prania e kėtyre tė fundit duhet inkurajuar pasi ka pėr tė lehtėsuar ndjeshėm sektorin publik si dhe ka pėr tė rritur cilėsinė e arsimimit nė pėrgjithėsi nėpėrmjet konkurencės, tėrheqjes sė kapitalit privat si dhe aplikimit tė metodave menaxhuese efikase.

Megjithatė papėrshtatshmėria e politikave arsimore me tregun aktual tė punės dhe mosmarrja parasysh e prirjeve dhe potencialeve tė kėtij tregu duket edhe tek vėmendja pakėt qė i kushtohet arsimit pėr tė rritur. Ajo qė vihet re ėshtė fakti qė pjesa mė e madhe e njerėzve qė braktisin shkollėn janė banorėt e zonės rurale si dhe ata qė shkojnė emigrant. Pėr momentin bujqėsia e prapambetur shqiptare nė tė shumtėn e rasteve ėshtė njė aktivitet i mbyllur i ēorganizuar. Bujqėsia jonė angazhon gjithė familjen dhe fėmijėt sapo rriten paksa shtyhen nga prindėrit qė tė ndihmojnė nė blegtori ose punė e tjera bujqėsore duke braktisur shkollat. Mirėpo ėshtė e sigurtė qė kjo bujqėsi primitive ka pėr tu zhdukur si pasojė e konkurencės nė njė kohė tė afėrt. Pėrjashto disi blegtorinė dhe hortikulturėn, degėt e tjera e tjera tė bujqėsiė zorr se kanė njė tė ardhme nė kushtet e Shqipėrisė Gjithashtu rritja e pėrdorimit tė teknikave moderne dhe mekanikės bujqėsore ka pėr ta ulur ndjeshėm nevojėn pėr krahė pune nė bujqėsi. Po kėshtu ritmet e emigracionit janė duke rėnė dhe emigrantėt qe kthehen kanė punuar kryesisht nė ndėrtim dhe bujqėsi dhe janė shpesh tė pakualifikuar ose pa zanat. Edhe nėse sektori i ndėrtimit shqiptar mund tė thithi njė pjesė tė mirė tė tyre, nuk mund tė pritet qė ndėrtimet nė Shqipėri tė ecin pa fund. Me njė fjalė nė njė tė ardhme tė afėrt mund tė pritet qė Shqipėria tė ballafaqohet me njė miriadė njerėzish tė pakualifikuar dhe tė papunė sepse nuk do te jenė aspak konkurent ne tregun gjithnjė e mė nderkombėtar tė punės. Kėta njerėz nuk do tė mund tė inkuadrohen dot nė sistemin formal tė arsimimit ku edhe pėrqėndrohet vėmendja e shtetit tonė por do tė nevojisin atė qė jashtė quhet “vocational training” qė i referohet arsimit tė specializuar pėr tė rritur.