Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Birra, më e mirë se aspirina

    Mjekët: Birra, më e mirë se aspirina. “Paradoksi francez” apo më mirë efektet pozitive të alkoolit të marrë në doza të vogla (që do të ishin shkatërruese në doza të mëdha) është mbështetur së fundmi edhe nga mjekësia, jo vetëm për verën por edhe për pijet e tjera alkoolike si birra. Përveç kësaj, sinteza e studimeve dhjetëvjeçare ka treguar se e pirë në mënyrë të rregullt e të moderuar, birra ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh koronare apo kardiovaskolare, në sajë të vitaminave të grupit B (B6, B12), në uljen e nivelit të kolesterolit, në sajë të fibrave të mureve të qelizave të elbit, etj. Një tjetër efekt pozitiv i birrës është pikërisht veprimi anti-oksidant i maltos dhe ai parandalues i osteoporozës. Pra, mbron më mirë se aspirina. Nëse e pirë në mënyrë të moderuar nënkupton deri në 2 gota në ditë nga 20cl secila, në mënyrë të rregullt nënkupton pirjen e birrës gjatë vakteve dhe aplikimin e kësaj doze çdo ditë, në asnjë mënyrë përqëndrimin e saj p.sh gjatë fundjavës. Gjithsesi mjekët kujtojnë edhe efektet “jopozitive” të birrës si p.sh gradacionin dhe kaloritë dhe nuk e këshillojnë atë për gratë shtatzëna a lehona apo për ata që janë në timon.

    Marre nga revista Reportazh

  2. #2
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    e po keto francezet, mire qe jane kampiona te veres dhe dobive te saj, e pasja e sa me pak semundjeve te zemres.

    Po dhe me birren po na nxjerrin te tjera dobi

    Po birra a nuk eshte nje nga ato pijet qe te fryn (shendosh), per shkak te kalorive te shumta qe permban ?

    I keni pare gjermanet barkaleca te medhenj, prej birres se shumte qe pijne.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •