Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Kur studentët detyrohen të blejnë libra nga profesorët e tyre

    Biznes me libra universitar - fajin e ka shteti apo profesorët?!
    -Studentët e fakulteteve të ndryshme thonë: “Ka profesorë që na detyrojnë në mënyrë direkte që t’i blejmë librat e tyre ose të tjerë që këtë e bëjnë në mënyrë indirekte. Librat e tyre janë me çmime tepër të larta”. -Dekani i fakultetit pedagogjik, Murat Murati thotë: “Numri i profesorëve nuk është i madh, por ka disa që bëjnë veprimtari individuale, duke i botuar vetë librat dhe çmimet i vënë vetë. Kjo situatë duhet rregulluar edhe nga ana e shtetit, edhe nga ana e kolegëve.”

    Vitet e fundit shitja e librave të profesorëve me hir apo pa hir studentëve të fakulteteve të ndryshme në universitetet e vendit është bërë normale. Studentë të fakulteteve të ndryshme ankohen se disa profesorë i detyrojnë që t'i blejnë patjetër librat e tyre.

    Në Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit”, studentët thonë se disa profesorë i detyrojnë që t’i blejnë librat e tyre, madje një student thotë se profesori e kishte rrëzuar nga provimi vetëm se nuk ia kishte blerë librin. “Kisha mësuar nga ai libër, por nuk e kisha blerë atë nga profesori, ia kisha marrë kolegeve të mi dhe profesori më rrëzoi nga provimi. Sezonin tjetër e bleva librin, profesori për këtë mbante shënime, dhe mora 8-të në provim. Herën e dytë, as që e përsërita materialin”, thotë studenti i cili dëshiron të mbetet anonim.

    Studentët regjistrohen në librin e blerësve
    Një rast të ngjashëm me këtë tregojnë dhe studentët e fakultetit të fiskulturës në Universitetin e Tetovës. Profesori i atletikës mban shënime për studentët që e blejnë librin. Një student i këtij fakulteti thotë: ”Jo se na detyron në mënyrë direkte, por lë të kuptohet se libri i tij duhet blerë”.

    Gjithashtu dhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, ka profesorë që i detyrojnë studentët që t'ua blejnë librat e tyre. Këta profesorë sillen në mënyrë brutale me studentët që nuk i blejnë librat.

    Ndërsa një student tjetër në UT, gazetës sonë i tha: “Nuk kemi pyetur për çmimet e librave, e rëndësishme është që kemi gjetur libra për të mësuar”.

    Në UEJL, studentët nuk ankohen për ndonjë rast detyrimi të profesorëve të tyre për të blerë librat e tyre. “Ne shërbehemi me materiale të fotokopjuara ose me libra të profesorëve tanë, të cilët i blejmë prej tyre. Gjer më tani nuk na ka detyruar ndonjë profesorë në mënyrë direkte ose indirekte”, thonë disa studentë të UEJL-së.

    Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, studentët thonë se tashmë kjo është bërë diçka normale. Ka profesorë që i shesin më shtrenjtë librat dhe të tjerë me çmime të arsyeshme. “Ne i dimë profesorët që mbajnë shënime, prandaj për t’u ikur “ekceseve”, i blejmë menjëherë librat, pa u menduar fare për çmimin e tyre.”, na tha një apsolvent i këtij Fakulteti.

    Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, studentët nuk ankohen për raste të tilla. Nuk ka detyrime nga ana e profesorëve, por dhe librat që i blejmë, qofshin ato, të praktikës, për ushtrime ose libra me materiale për provim, janë me çmime të arsyeshme. Edhe nëse e fotokopjonë atë material, ai nuk kushton më lirë sesa libri.

    Çmimet e këtyre librave që profesorët i detyrojnë studentët që t'i blejnë, varësisht prej profesorit dhe lëndës, lëvizin nga pesëmbëdhjetë deri në njëzetë euro. Nuk e di në janë shumë apo pak këto para, por e di që për të siguruar kaq para, një njëri me rrogë mesatare, duhet të punojë tri ditë.

    Ndoshta për studentët e UEJL-së këto para janë shumë pak, nëse krahasohen më një mijë e pesëqind eurot që i paguajnë për një vit, ose ndoshta prindërit e tyre kanë rroga më të larta!?

    Ç’thonë profesorët për rastin në fjalë?
    Dekani i fakultetit pedagogjik Murat Murati, në lidhje me shitjen e librave studentëve nga ana e profesorëve tha: “Ka ndonjë profesor që i detyron studentët për të blerë libat e tij dhe ka të tjerë që nuk i detyrojnë. Në fakultetin tonë ka rregullore për aktivitetet botuese të profesorëve. Në librat që i boton fakulteti ka dhe honorare për profesorët. Çmimin e librave e caktojmë ne në fakultet dhe ky është ekonomik”.

    Dekani Murati e pranon që në fakultetin e tij bëhen abuzime me studentët. “Numri i profesorëve nuk është i madh, por ka disa që dalin nga kjo skemë dhe bëjnë veprimtari individuale, duke i botuar vetë librat dhe çmimet i vënë vetë”. Ai në fund shtoi se kjo situatë duhet rregulluar edhe nga ana e shtetit, edhe nga ana e kolegëve.

    Ndërsa, me Rektorin e Universitetit të Tetovës, Nexhbedin Beadinin dhe me profesorë të tjerë të UT-së nuk arritëm dot të kontaktonim, sepse celularët e tyre ishin të fikur.

    A. DISHA
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    qe duhen blere librat, duhen!! Por qe te detyroje profesori qe te blesh librat e tij/saj kete se kam degjuar ndonjeher.....ketu ku studioj une libri eshte baze themeluese per te mesuar dhe pedagogu te indikon librin perkates per cdo lende, pastaj eshte detyra jote ose opsioni jot n.q.s do apo jo....gje qe e cila rezulton ne "performancen" tende gjate vitit akademik edhe ne provimet perfundimtare dhe nje gje, ne shqiperi ndodhin keto gjera se duam s'duam ne ka korrupsion.Edhe ne shitjen e detyrueshme te teksteve nga ana e pedagogeve eshte marrezi dhe shume budallek...mbase eshte dhe kjo ane ata detyrohen edhe nga paga mujore mbase e pamjaftueshme por megjithate ky s'eshte justifikim....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Eve : 05-10-2004 më 07:23
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Profesoret me komplekse inferioriteti japin urdhra te tilla. S'ma do mendja se e bejne per pare...

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ka edhe te tille qe e bejne per para,sidomos ketu tek ne.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Greva e urise - 1991 - Shembja e komunizmit
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 21:10
  3. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  4. Përurohet Universiteti Europian i Tiranës
    Nga Albo në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2008, 17:19
  5. Ramiz Alia: Rrëfej gabimet e komunizmit
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 19:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •