Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,382
    Faleminderit
    40
    30 falenderime nė 21 postime

    Shqiperia dhe Traktati i Varshaves

    gazeta panorama

    ---



    dossier

    Ana Lalaj, drejtoresha e Institutit tė Historisė tregon pėr gazetėn “Panorama” njė nga momentet mė kyēe tė historisė sė Shqipėrisė nė vitet ‘50

    “Pėrse pranoi Enver Hoxha tė nėnshkruante Traktatin e Varshavės”


    Ana Lalaj

    Njė dekadė kishte kaluar nga Lufta e Dytė Botėrore dhe Shqipėria ishte ende e brishtė nga tė gjitha drejtimet, si nė pikėpamjen ekonomike, ashtu edhe nė atė strategjike. Njohja e saj nga shtetet e bllokut komunist, ishte njė domosdoshmėri pėr elitėn drejtuese tė shtetit tė asaj periudhe. Rasti erdhi. Liderėt e vendeve tė Lindjes, menduan tė bėnin njė pakt qė u quajt “Traktati i Miqėsisė i Bashkėpunimit dhe tė Ndihmės Reciproke”. Shqipėria ishte njė nga tetė vendet tė bllokut komunist qė nėnshkroi kėtė marrėveshje e qė u quajt Traktati i Varshavės. Tashmė vendi ynė nuk ndjehej edhe aq inferior karshi vendeve tė tjera, pasi ishte nėnshkruesja e kėsaj marrėveshjeje ndėrmjet shteteve komuniste. Realisht, vendi ynė kishte probleme tė theksuara nė lidhje me marrėdhėniet me vendet fqinje. “Miqėsia” me Jugosllavinė e Titon kishte marrė njė thyerje tė madhe. Ndėrsa guerilasit grekė shfaqeshin rrezikshėm nė kufirin me Shqipėrinė, duke provokuar shpesh incidente. Kėshtu, vendi ynė ishte edhe nė “zjarrin” e pashpėrthyer tė fqinjėve tė saj. Nė kėtė mėnyrė, pjesmarrja nė njė koalicion tė tillė, si Traktati i Varshavės e bėnte Shqipėrinė qė tė ishte mė e mbrojtur. Ndėrsa nga ana tjetėr, ėndėrra e drejtuesve tė shtetit shqiptar pėr tė pasur njė kontakt mė tė drejtpėrdrejtė me Bashkimin Sovjetik, si superfuqia komuniste e kėsaj periudhe ishte mė e mundshme. Por kjo ishte vetėm disa nga anėt pozitive tė pranimit dhe mė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Traktatit tė Varshavės. Ndėrsa pjesa tjetėr e padukshme, mbetej nė faktin qė nė ēfarė “syri” shihej vendi ynė si nga fqinjėt, ashtu edhe nga vendet e Evropė Perėndimore, duke marrė parasysh se Shqipėria kishte njė pozitė tė fortė gjeografike dhe mė pas edhe strategjike. Rrjedha e ngjarjeve tregoi se vendi ynė kaloi edhe peripeci dhe probleme tė paparashikuara.



    Ashtu siē pritej, paslufta e dytė botėrore rezultoi jo vetėm nė fitimtarė dhe humbės, por edhe nė njė ndarje tė thellė midis vetė fitimtarėve. Aleatėt u tėrhoqėn nė llogoret e veta, tashmė jo si aleatė, po si kundėrshtarė. Dy blloqe politike dhe ushtarake u vunė pėrballė nė njė luftė tė re, e cila, nė terma historike dhe politike ėshtė quajtur “Lufta e Ftohtė”, emėrtim ky i pėrdorur pėr herė tė parė nga gazetari amerikan Valter Lipman.

    Pėr tė dyja blloqet, nė kohė tė ndryshme, nga kėndvėshtrimet politike dhe ideologjike tė sistemeve pėrkatėse, janė ndarė dhe opinionet. Si nė gjithė Lindjen, ashtu edhe nė Shqipėri dhe jo vetėm pėr kėtė ēėshtje, po pėr gjithė historinė komuniste, ka pasur njė opinion zyrtar qė u ėshtė imponuar gjithė opinioneve tė tjera. Pjesė e angazhimeve serioze pėr tė ndėrtuar njė tablo sa mė korrekte tė kėsaj historie dhe pėr tė krijuar njė opinion tė saktė dhe shkencor, janė edhe trajtimet pėr Luftėn e Ftohtė nė tėrėsi dhe pėr ngjarje te veēanta tė saj. Njė ngjarje e tillė ėshtė dhe Traktati i Varshavės. Nuk do tė hyj nė parimet e shkruara e tė pashkruara mbi tė cilat u ngrit ky traktat, nė institucionet e tij, nė marrėdhėniet midis strukturave dhe anėtarėve tė tij, por do tė fokusohem vetėm nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me Traktatin e Varshavės. Shqipėria ishte njė nga tetė vendet themeluese, qė mė 14 maj, bashkė me Bullgarinė, Ēekosllovakinė, Hungarinė, Poloninė, Gjermaninė Lindore, Rumaninė dhe Bashkimin Sovjetik, tė cilat nėnshkruan nė Varshavė “Traktatin e Miqėsisė, Bashkėpunimit dhe tė Ndihmės Reciproke”. Ky ishte akti zyrtar i mbledhjes themeluese me nivelet mė tė larta qeveritare tė pėrfaqėsimit.

    Pse ishte e interesuar Shqipėria pėr Traktatin
    Ishte e interesuar para sė gjithash nė pikėpamje ekonomike dhe politike. Ky vend, me njė sipėrfaqe rreth 28 mijė km2, vazhdonte tė ishte vendi mė i varfėr i Evropės. Si i tillė kishte nevojė pėr ndihma dhe ishte i orientuar nga importet pėr mallra jetike. Kuptohet pra se zhvillimi i mėtejshėm i marrėdhėnieve me BS-nė dhe vendet e tjera tė kampit socialist ishte shumė i rėndėsishėm. Njė marrėveshje e kėtyre dimensioneve e ndihmonte kėtė vend pėr mbijetesė dhe i siguronte regjimit jetėgjatėsi. Nga pikėpamja politike, regjimit tė Hoxhės pėrfshirja nė Traktat i sillte mė shumė siguri dhe prestigj. Komunistėt nga lufta antifashiste vėrtet kishin dalė me pozita mė tė forta, por gjatė dhjetė vjetėve ishin krijuar mjaft situata delikate. Kujtojmė dėshtimin e pėrpjekjeve pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė OKB, strehimin e guerilasve grekė, incidentin e Korfuzit. Gjithashtu, brenda vendit procesi i komunistizimit ishte mjaft intensiv dhe jo pėr rezistencė. Qė mė 1946, nė Plenumin V tė KQ tė PPSH-sė, Enver Hoxha u deklarua hapur pėr marrėdhėnie tė afėrta me BS-nė dhe nuk linte rast pa manifestuar simpatinė pėr kėtė vend dhe pėr Stalinin. Megjithatė, edhe marrėdhėniet brenda familjes sė “demokracive popullore” nuk ishin aq tė shkėlqyera. Shqipėria ishte i vetmi shtet qė pėrveēse me Bullgarinė nuk kishte asnjė traktat miqėsie dhe bashkėpunimi me BS-nė dhe vendet e tjera komuniste. Me Jugosllavinė, Traktati i Miqėsisė, Bashkėpunimit dhe Ndihmės Reciproke, ishte denoncuar nga Jugosllavia qysh mė 12 shtator 1949. Kurse marrėdhėniet diplomatike, tė prishura mė 1950 dhe tė rivendosura mė 1953, mbetėn mjaft problematike dhe me tensione. Me Perėndimin marrėdhėniet erdhėn duke u ashpėrsuar, madje me shumė se ē’e justifikonin pėrmasat e vendit. Me SHBA-nė dhe Britaninė e Madhe ende mungonin marrėdhėniet diplomatike. E njėjta gjė edhe me fqinjin grek. Nga vendet e Perėndimit tė vetmet qė kishin pėrfaqėsi nė Tiranė ishin Franca e mė pas Italia. Nė tė vėrtetė, tė tre fqinjėt, nė vėshtrimet e veta ishin deklaruar hapur nė synimet e tyre ndaj Shqipėrisė. Italianėt historikisht Shqipėrinė kanė dashur ta mbajnė si zonė tė tyre tė interesit dhe gjithmonė kanė artikuluar dėshirėn pėr tė qenė tė pranishėm nė politikėn shqiptare. Grekėt nuk u janė larguar pretendimeve pėr territore shqiptare nė jug tė vendit, ndonėse jo nė rrugė tė armatosur. Jugosllavėt kėrkonin njė Shqipėri tė pavarur, por me ndryshime nė lidership. Vetė Titoja del tė ishte mjaft i angazhuar nė pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri, madje kishte krijuar dhe njė organizatė me tė arratisurit politikė shqiptarė. Dhe nėse ai nuk ndėrmori ndonjė hap konkret pėr pėrmbysjen e regjimit, kjo vjen thjesht se i frikej ndėrhyrjes sė Bashkimit Sovjetik. Kjo pra ishte situata nė Shqipėri dhe kėto ishin valėt e Luftės sė Ftohtė mbi lidershipin politik tė kėtij vendi. Ndėrsa Traktati i Varshavės ishte rasti i parė dhe shans qė regjimi politik i Hoxhės tė merrte pjesė nė njė aleancė kolektive ndėrkombėtare, duke i ardhur nė ndihmė pikėrisht atėherė kur ai kishte aq shumė nevojė. Nė sytė e shqiptarėve fuqizimi i brendshėm dhe pėrfaqėsimi nė njė aleancė tė kėtyre pėrmasave i dha krahė propagandės sė E. Hoxhės pėr ta paraqitur Shqipėrinė si faktor nė balancėn ndėrkombėtare tė pushteteve, pa qenė asnjėherė e tillė.

    Shqipėria nė raport me Bashkimin Sovjetik
    Menjėherė pas luftės nė vėshtrimin e BS-sė Shqipėria ishte thjesht njė vend i vogėl, me ekonomi krejt tė prapambetur, pa kurrėfarė infrastrukture dhe, si i tillė, aspak joshės. BS-ja ishte i interesuar pėr Shqipėrinė, vetėm nė kontekstin e interesave strategjike pėr ta pasur Shqipėrinė nė sferėn e vet tė influencės. Pėrkrahja sovjetike nė OKB pėr problemet shqiptare kishte pikėrisht kėtė synim. Deri mė 1948, pavarėsisht nga vendosja e marrėdhėnieve diplomatike Shqipėri - BS, lidhjet e Moskės me Tiranėn realizoheshin vetėm nėpėrmjet Beogradit. Ky ishte njė nga faktorėt qė intensifikuan rritjen e ndikimit jugosllav nė Shqipėri. Deri mė 1948 ajo u la nėn influencėn jugosllave. Shqipėria hyri nė perimentrin e interesave sovjetike vetėm pas thyerjes sovjeto-jugosllave. Kundėr Jugosllavisė Tirana ndėrmori njė propagandė bubullitėse dhe nuk mungoi qė edhe nga Shqipėria tė organizoheshin grupe agjentėsh qė hidheshin nė Jugosllavi pėr tė pėrmbysur regjimin e Titos, ashtu sikundėr kufiri shqiptar ishte i hapur pėr guerilasit grekė. Por sovjetikėve edhe jugosllavėt u dolėn nga duart edhe PKG-ja dėshtoi me luftėn e saj guerile. Pikėrisht nė kėtė moment rėndėsia strategjike e Shqipėrisė nė njėfarė mėnyre u rivlerėsua. Pėr BS-nė, ruajtja e komunizmit nė Shqipėri u kthye mė e pakta nė ēėshtje prestigji. Pozita e saj nė kanalin e Otrantos dhe fqinjėsia me Greqinė dhe Jugosllavinė e nxiti BS-nė ta mbante Shqipėrinė si kartė presioni ndaj fqinjėve tė vet, duke i premtuar asaj siguri e mbėshtetje. Vetė Hrushovi mė 1956 do tė shprehej nė punimet e Konferencės sė Kėshillit Ekonomik nė Moskė se “Ne na preokupon ēėshtja e Shqipėrisė,... se me anėn e vendit tuaj ne duam t’u tėrheqim vėmendjen Turqisė, Greqisė dhe Italisė, domethėnė qė edhe ato tė marrin shembull nga ju“.

    SHBA-ja interesohej pėr Shqipėrinė
    Enver Hoxha politikėn amerikane e ka akuzuar si tė angazhuar nė zhdukjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė dokumentet amerikane ka njė numėr tė madh rekordesh qė dėshmojnė pėr tė kundėrtėn. Qeveria amerikane tradicionalisht dhe nė mėnyrė konstante e ka afishuar veten nė pėrkrahje tė pavarėsisė dhe integritetit territorial tė kėtij vendi. Ėshtė tjetėr gjė qė Amerika ka projekte pėr pėrmbysjen nga brenda tė regjimit komunist tė E. Hoxhės, si vend anėtar i bllokut komunist dhe ku mungonin liritė demokratike. Vetė Shqipėria pėr Amerikėn nuk kishte ndonjė rėndėsi strategjike, por mbetej me rėndėsi nė kontekst tė interesave mė madhore tė saj ndaj Italisė, Greqisė dhe Jugosllavisė. Sipas SHBA-sė kėto shtete kishin konflikte interesash nė Shqipėri, ndaj ishin tė vėmendshme qė ato tė mos agravoheshin duke prishur statukuonė politike nė Ballkan, gjė qė do tė ēonte nė njė konflikt mė tė gjerė dhe tė pakontrolluar. Qėllimi i SHBA-sė duket se ka qenė ta izolonte sa tė mundte kėtė konflikt dhe Shqipėrinė ta shkėpuste nga blloku komunist pa komplikacione ndėrkombėtare.

    Ratifikimi i Traktatit tė Varshavės nė strukturat politike shqiptare dhe ecuria e ngjarjeve
    Megjithėse pėrpjekjet e BS-sė pėr tė krijuar kėtė aleancė kishin filluar para vitit 1955, nė Shqipėri njoftimi i parė nga KQ i PKBS ka mbėrritur mė 4 shkurt 1955. Pėrgjigja e Enver Hoxhės nė emėr tė KQ tė PPSH-sė ishte e menjėhershme dhe konfirmuese se Traktati do tė ishte “...njė ndihmė jashtėzakonisht e madhe pėr partinė dhe popullin shqiptar nga kėrcėnimet e ēdo armiku tė jashtėm“. E. Hoxha kishte kohė qė e priste kėtė ēast. Njė dėshirė tė tillė ai ua kishte shfaqur edhe Bulganinit, Molotovit, Berias dhe Mikojanit nė njė takim nė Moskė, qysh nė vitin 1953 qė “...tė shihej mundėsia pėr nėnshkrimin e njė traktati miqėsie, bashkėpunimi dhe ndihme reciproke tė Shqipėrisė me BS-nė dhe me vendet e demokracive popullore”. Kėrkesa ishte mirėpritur, por pėrgjigjja nuk kishte qenė pėrfundimtare, madje Beria atė kohė e kishte shfaqur njė dyshim se duhej pasur kujdes se mos njė hap i tillė “u vinte fqinjėve si provokacion“. Njė muaj pas njoftimit tė shkurtit 1955, nė mars, E. Hoxha shkoi nė Moskė nė njė mbledhje tė sekretarėve tė parė tė partive komuniste tė kėtyre vendeve pėr tė konkluduar rreth marrėveshjes sė ardhshme. Kėtė lajm E. Hoxha ia komunikoi Plenumit tė KQ tė PPSH-sė mė 27 prill 1955 me porosinė qė ai “duhej tė mbahej tepėr sekret derisa tė shpallet zyrtarisht”. Delegacioni shqiptar nė Konferencėn e Varshavės u kryesua nga kryeministri Mehmet Shehu, i cili mė 11 maj mbajti edhe njė fjalim standard ku, ndėr tė tjera, vuri nė dukje se BS-ja “e ēliroi popullin shqiptar nga skllavėria, i dha atij lirinė dhe jetėn. Sot ai e ndien veten shumė tė fortė, se ka gjithė kėta miq besnikė e tė fuqishėm” dhe premtoi se Republika e Shqipėrisė do tė qėndrojė kurdoherė besnike e kampit tė socializmit dhe “shkėmb graniti kundėr armiqve nė brigjet e Adriatikut...”. Me 11 maj, kur u hap konferenca, gazetarėt kishin qenė tė pranishėm vetėm pesė minutat e para. Kjo fshehtėsi nė procedurat e miratimit tė dokumenteve dhe gjithēkaje tjetėr nė qendėr u pėrcoll si ligjėsi edhe nė praktikat e organeve tė larta partiake dhe shtetėrore tė vendeve anėtare. Pas kthimit, M. Shehu raportoi verbalisht nė Byronė Politike pėr punimet e Konferencės dhe vendimet e saj. Nė mbledhjen e Kuvendit Popullor, mė 28 mars 1955, E. Hoxha mbajti njė fjalim me tone solemne dhe u bėri thirrje deputetėve tė ratifikonin Traktatin. Votimi ishte 100 pėr qind dhe me duartrokitje tė zgjatura. Nė atė mbledhje Protokolli i Traktatit tė Varshavės nuk iu bė i njohur deputetėve, sepse, sipas anėtarėve tė Byrosė Politike tė KQ tė PKSH-sė, pėrmbante shifra sekrete! Nė kėtė mėnyrė u ratifikua nė Kuvendin Popullor tė Shqipėrisė Traktati i Varshavės, deri atėherė traktati mė i rėndėsishėm i shtetit komunist shqiptar. Sipas vendimit tė Byrosė Politike, M. Shehu, kryeministėr i vendit, u caktua pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Kėshillin Politik Konsultativ, ndėrsa ministri i ynė i Mbrojtjes u emėrua zėvendėskomandant i Komandės sė Bashkuar tė Forcave tė Armatosura. Komandanti i Pėrgjithshėm ishte sovjetik, Sergei Konjev, njė nga mareshallėt e Luftės sė Dytė Botėrore. Sovjetik ishte edhe kryetari i Kėshillit Politik Konsultativ, po ashtu edhe drejtuesit e strukturave tė tjera tė Traktatit qė u krijuan mė vonė, pėrgjithėsisht ishin sovjetikė. Dukuri kjo e zbatimit tė hierarkisė rigoroze tė bllokut komunist.

    Prezantimi i Shqipėrisė nė Traktatin e Varshavės dhe pėrplasjet e para
    Nė dallim nga vendet e tjera anėtare, Shqipėria kishte njė popullsi josllave tė besimit mysliman nė mbi 70 pėr qind tė saj dhe kishte organizuar luftėn e qe ēliruar nga fashizmi pa ndihmėn e ushtarėve tė huaj sovjetikė. Edhe pas luftės nė Shqipėri nuk u instalua ndonjė repart i ushtrisė sovjetike. Pra, aleanca e shqiptarėve me sovjetikėt ndryshonte nga ato tė vendeve tė tjera anėtare, tė cilat ishin tė trefishta, tradicionale pansllaviste, fetare dhe politike. Aq e dukshme ishte kjo pėrthyerje, sa edhe vetė Molotovi do ta pyeste me ēudi ambasadorin shqiptar nė Moskė: “Si ėshtė e mundur qė njė popull si ai i Shqipėrisė, i cili nuk ėshtė sllav, tė ketė dashuri kaq tė madhe pėr BS-nė...?”. Megjithatė E. Hoxha kėto diferenca i la mėnjanė, vetėm pėr hir tė orientimit politik qė ai kishte zgjedhur….



    Nesėr do tė lexoni

    Prezantimi i Shqipėrisė nė Paktin e Varshavės dhe pėrplasjet e para.
    Pėrse mbeti Shqipėria nė dilemėn e qėndrimit ose tė largimit nga Traktati i Varshavės
    Kush ishin rrethanat qė kushtėzuan vendin tonė tė tregohej skeptikė



    ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,382
    Faleminderit
    40
    30 falenderime nė 21 postime
    dossier II

    Prof. Dr Ana Lalaj, drejtoresha e Institutit tė Historisė, shpjegon ngjarjet e Traktatit tė Varshavės dhe reagimin e Hoxhės pas incidentit nė ambasadėn e BS-sė

    "Enveri - Molotovit: Ekzekutuam 18 vetė, por s'e dimė kush e vuri bombėn"


    Ana Lalaj

    Traktati i Varshavės ishte jo vetėm njė bashkim “vullnetar“ i vendeve tė ish-kampit socialist nė njė aleancė ushtarake, por edhe njė grusht ndaj struktarave ushtarake tė perėndimorėve, siē ishte NATO-ja. Edhe pse pati njė lloj euforizmi nga tė gjitha vendet e nėnshkruese tė kėtij pakti, pėrsėri koha tregoi se kjo lidhje do tė kishte edhe tė ēarat e saj. Vendi ynė nėpėrmjet nėnshkrimit tė kėtij pakti, pati mundėsinė tė kishte kontakte mė tė drejtėpėrdrejta mė Bashkimin Sovjetik. Shqipėria nė vitin 1948, kishte filluar t‘i dobėsonte marrėdhėniet ekonomike dhe diplomatike me jashtė. Tashmė shkėputja nga Tito pėr Enver Hoxhėn do tė thoshte tė mbetej “jetim“, ndaj edhe i ktheu sytė nga Bashkimi Sovjetik dhe, nė fakt, mundi tė pėrfitonte dhe tė gjente momentin e pėrshtatshėm. Me shpėrthimin e konfliktit sovjeto-jugosllav, ai bėri njė kthesė tė rrufeshme drejt Stalinit dhe pėr t’iu shpėtuar konseguencave tė miqėsisė sė deriatėhershme dhe marrėveshjeve komprometuese, Enver Hoxha ndėrmori spastrime, deri nė rrethin mė tė afėrt tė bashkėpunėtorėve tė vet, duke hapur terrenin pėr miqtė e rinj sovjetikė. Pėr t‘i treguar Stalinit se ishte njė “besnik i vėrtetė“, sakrifikoi edhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrt, tė cilėt i akuzoi pėr aleanca tė fshehta me jugosllavėt. “Me BS-nė tė jemi tė kujdesshėm dhe tė mos kemi fėrkime ... te BS-ja ne do tė mbėshtesim kurdoherė kokėn dhe pa BS-nė nuk mund tė ndėrtohet as socializmi dhe nuk mund tė ruhet liria e vendit”. Edhe pse ishte njė idealist i rrugės sė ndjekur nga Stalini, pėrsėri Enver Hoxha pėr njė periudhė tė caktuar kohore, pati kontakte me Hrushovin. Madje miqėsia ndėrmjet dy vendeve arriti deri nė atė pikė, saqė Enver Hoxha pranoi t’u jepte sovjetikėve bazėn e Vlorės, qė nė tė vėrtetė ishte njė pikė shumė e rėndėsishme strategjike, jo vetėm nė Ballkan, por edhe mė gjerė. Megjithatė, pati edhe momente kur udhėheqja shqiptare u gjet nė njė udhėkryq, nė lidhje me qėndrimin ose jo nė Traktatin e Varshavės.



    vijon nga numri i kaluar

    Sovjetikėt ishin tė interesuar tė zgjeronin orbitat e tė vinin nėn kontroll sa mė shumė vende e popuj, praktikė qė i kishte fillesat tek Internacionalja Komuniste, Informbyroja, e tani sė fundi edhe te Pakti i Varshavės. Nė kujtimet e veta Molotovi shprehet: “Detyra ime si ministėr i Punėve tė Jashtme ishte tė zgjeronim kufijtė e atdheut.

    Dhe, me sa duket, Stalini dhe unė e menaxhuam shumė mirė kėtė detyrė”. Kur nisi jetėn Traktati i Varshavės, pavarėsisht nga pėrbetimet pėr miqėsinė e pėrjetshme e tė ēeliktė me BS-nė, nė udhėheqjen shqiptare kishin lindur pakėnaqėsitė dhe lėkundjet e para ndaj udhėheqjes sovjetike. Nė krye tė listės sė pakėnaqėsive ishte qėndrimi tolerues e liberal i Nikita Hrushovit ndaj Titos e LKJ-sė dhe pastaj me radhė ēėshtja polake, hungareze, kineze dhe sė fundi Baza e Vlorės.

    Marrėdheniet me jugosllavėt
    Enver Hoxha kishte qenė dakord plotėsisht me Titon dhe udhėheqjen jugosllave deri nė fillim tė vitit 1948, pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė Federatėn Jugosllave e mė pas nė Federatėn Ballkanike. Me shpėrthimin e konfliktit sovjeto-jugosllav, ai bėri njė kthesė tė rrufeshme drejt Stalinit dhe pėr t’iu shpėtuar konseguencave tė miqėsisė sė deriatėhershme dhe marrėveshjeve komprometuese, Enver Hoxha ndėrmori spastrime deri nė rrethin mė tė afėrt tė bashkėpunėtorėve tė vet, duke hapur terrenin pėr miqtė e rinj sovjetikė. U pushkatua ministri i Brendshėm, u dėnuan me burgime tė gjata disa anėtarė tė Byrosė Politike, u shkarkuan mjaft funksionarė tė lartė me akuzėn pėr veprimtari projugosllave. Rasti me flagrant ishte kur nė oborrin e ambasadės sovjetike nė Tiranė shpėrtheu njė bombė dhe pėr kėtė u arrestuan 150 vetė dhe u ekzekutuan pa gjyq 18 tė pafajshėm, kryesisht intelektualė. Mė pas, vetė Enver Hoxha do t’i pohonte Molotovit se ata “as tani nuk e dinin se kush e kishte vėnė bombėn”. Ky zell antijugosllav dhe flijimesh terroriste ia forcoi mė tej pozitat Enver Hoxhės. Dyshimet e Stalinit pėr qėndrueshmėrinė e lidhjeve tė fuqishme Hoxha - Tito u davaritėn. Kthesa e fuqishme e Hoxhės kishte lėnė pa gojė edhe udhėheqėsit e partive tė republikave tė tjera socialiste. Qėndrimi i udhėheqjes politike shqiptare nė vijėn e parė tė luftės kundėr PKJ-sė siguroi mbėshtetjen e plotė tė Stalinit pėr pushtetin e Hoxhės. Lidhjet e Shqipėrisė me BS-nė nuk bėheshin mė pėrmes Jugosllavisė, por drejtpėrdrejt, duke u kthyer ajo nė njė bazė tė vetme nė Adriatik dhe Ballkan. Kėtė status preferencial Shqipėria e pati nga 1948 deri mė 1954, kur marrėdheniet sovjeto-jugosllave u ringjallėn. Politika e Hrushovit ishte e ndryshme nga ajo e Stalinit. Atij nuk i interesonte njė Jugosllavi kundėrshtare dhe as Tito si i tillė. Kėrkesa e Hrushovit pėr anulimin e zhvlerėsimin e rezolucionit tė Informbyrosė, si dhe pėr rehabilitimin e tė dėnuarve projugosllavė nė vendet e Lindjes, ishin goditje pėr politikėn e brendshme tė Enver Hoxhės. Ai kishte qenė mė i zjarrti nė spastrime e dėnime kapitale dhe lista e tė dėnuarve ishte shumė e gjatė. Nė njėrėn nga mbledhjet e Byrosė Politike ai qe shprehur me dhimbje se, nėse do tė binin rezolucionet e Informbyrosė, bie dhe ēėshtja jonė e Koēi Xoxes. Nė kėto rrethana E. Hoxha, nė emėr tė Byrosė Politike, i shkroi njė letėr KQ tė PKBS-sė, nė tė cilėn kundėrshtohej kursi i ri i Hrushovit ndaj Jugosllavisė dhe ia dorėzoi atė ambasadorit sovjetik nė Tiranė. Por njė ditė mė vonė Byroja Politike u mblodh pėrsėri dhe tė gjithė anėtarėt u shfaqėn tė alarmuar: Ēfarė do tė bėhet me partinė tonė! Madje, njėri prej tyre tha se do tė ishte mė mirė tė mbyteshin nė det, vetėm tė mos viheshin nė opozicion me PK tė BS-sė. Nė kėto oshilacione E. Hoxha e pa tė udhės t’i shkruante Hrushovit njė letėr tė dytė autokritike dhe t’i bėnte vetėm disa retushe kozmetike marrėdhėnieve me Jugosllavinė, duke dhėnė me kėtė rast porositė pėrkatėse. P.sh., Ministrisė sė Jashtme: Tė evitohej ēdo fėrkim me funksionarėt e legatės jugosllave nė Tiranė; Ministrisė sė Brendshme: tė evitohej ēdo incident nė kufi; Drejtorisė sė Propagandės: Tė ndiqeshin artikujt e “Pravdės” dhe pastaj tė veprohej se te jugosllavėt nuk kishin besim, por edhe nuk do t’u thoshin se ata ishin armiq tė lidhur me imperializmin; dhe shokėve qė organizonin spiunazhin nė Jugosllavi tė pezullonin hėpėrhė aktivitetin. Nė pritje tė udhėzimeve tė reja nga Moska, ai njėherėsh ishte i kapur pas politikės staliniste dhe vetėm njė muaj pas krijimit tė Traktatit tė Varshavės ai dėnoi dy nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt, Tuk Jakovėn dhe Bedri Spahiun, pėr arėsyen e thjeshtė se me gjysmė zėri kishin kėrkuar tė revizionohej qėndrimi ndaj Jugosllavisė.

    Qėndrimi i Shqipėrisė lidhur me ēėshtjen polake dhe hungareze
    Nė pamje tė parė duket se ajo nuk pėrbėn ndonjė interes tė drejtpėrdrejtė pėr udhėheqjen komuniste shqiptare. Por nuk ėshtė aspak kėshtu. Rebelimet nė Poloni (qershor) dhe nė Hungari (tetor 1956) pėr Enver Hoxhėn ishin kundėrrevolucionare dhe kundėrrevolucioni, sipas tij, ishte i nxitur nga jugosllavėt. Kėto ngjarje e shqetėsonin E. Hoxhėn, prandaj nė njėrėn nga mbledhjet e Byrosė Politike ai bėri objekt forcimin e Sigurimit tė Shtetit, gjendjen nė ushtri dhe masat pėr gatishmėrinė luftarake, si dhe gjendjen nė sistemin gjyqėsor. Madje, sipas informacioneve qė kishte marrė CIA amerikane, ishin hartuar dhe listat e njerėzve tė dyshimtė qė do tė arrestoheshin, nė njė rast rebelimi antikomunist nė Shqipėri. Ndėrsa pėrmes “Zėrit tė Popullit” pėrshėndeti menjėherė hyrjen e trupave sovjetike nė Budapest mė 4 nėntor. Lidhur me kėto ngjarje, qėndrimi i PK tė BS-sė ndaj udhėheqjes shqiptare nuk ka qenė transparent. Ndonėse ajo disa herė kishte kėmbėngulur tė informohej pėr ngjarjet, nuk kishte marrė asnjė pėrgjigje nga sovjetikėt. Dhe pėrsėri E. Hoxha, duke e kuptuar mirė situatėn delikate, porosiste se “me BS-nė tė jemi tė kujdesshėm dhe tė mos kemi fėrkime ... te BS-ja ne do tė mbėshtesim kurdoherė kokėn dhe pa BS-nė nuk mund tė ndėrtohet as socializmi dhe nuk mund tė ruhet liria e vendit” etj.

    Baza e Vlorės
    Ndonėse nė ankth pėr ēka ndodhte brenda kampit, udhėheqja e PPSH-sė e mbajti nė konspiracion tė plotė ēdo lėkundje nė marrėdhėniet shqiptaro-sovjetike. Ndėrkohė E. Hoxha u ftua pėr vizitė nė Moskė nė prill 1957, ku u nėnshkrua njė marrėveshje e re ekonomike dhe iu falėn kreditė e pashlyera deri nė vitin 1955. Kjo u trumbetua si fitore e madhe morale dhe E. Hoxha iu pėrgjigj me njė lėvizje energjike, duke e afishuar veten si lideri mė besnik ndaj BS-sė dhe bllokut komunist. Ai i ofroi BS-sė ishullin e Sazanit pėr ta pėrdorur atė si bazė ushtarake, njė ishull i vogėl, 5,5 km katrorė, por njė pikė e favorshme nė hyrje tė kanalit tė Otrantos, 5 km nga bregdeti shqiptar dhe pika mė e afėrt me Italinė, 65 km. Ky akt ndodhi nė tetor, kur nė Shqipėri erdhi pėr vizitė ministri i Mbrojtjes, Zhukovi. Nė Byronė Politike E. Hoxha shpjegoi se nė Moskė Hrushovi i kishte thėnė atij se Shqipėria ishte bazė me rėndėsi tė madhe strategjike pėr mbrojtjen e kampit dhe se Zhukovi njė ditė mė parė ia kishte shprehur se pėr Flotėn e Detit tė Zi njė pengesė e madhe ishin Dardanelet, Bosfori dhe ishujt e shumtė tė Greqisė. Enver Hoxha i kėrkoi Byrosė Politike t’i dilnin punės pėrpara, tė merrnin iniciativėn, duke formuluar se nga BS-ja nuk kėrkonin aq e kaq armatime, por mbrojtja e Shqipėrisė tė konsiderohej si mbrojtje e ēdo pike tė BS-sė dhe se nėse Sevastopoli ėshtė i rėndėsishėm, Vlora tė bėhej kėshtjellė para Sevastopolit. Nga kjo, konkludonte E. Hoxha, ne nuk kemi humbje dhe BS-sė do t’i vijė shumė mirė nga njė kėrkesė e tillė. Nė tė vėrtetė, kjo kėrkesė nuk ishte e re. Edhe Stalinit i ishte ofruar Sazani pėr t’u kthyer nė bazė ushtarake ndėrkombėtare pėr kampin socialist, por ai nuk kishte pranuar. Kėmbėngulės siē ishte, Hoxha ia kėrkoi kėtė gjė Hrushovit, i cili e dha pėlqimin, nė kundėrshtim me Molotovin. Ky i fundit, madje, ka qenė i mendimit qė Shqipėria bashkė me Gjermaninė Lindore tė mos jenė as nė Traktatin e Varshavės, pasi “po tė preket Shqipėria, ne na duhet tė luftojmė”. Duket pra se gjiri i Vlorės, bashkė me Sazanin, nė pikėpamje ushtarake ishte njė nyje delikate nė ekuilibrin e brishtė politik dhe ushtarak tė rajonit tė Ballkanit. Megjithatė, Hrushovi qe joshur prej tij, ndėrsa Enver Hoxha ia kishte arritur qėllimit, duke kapėrcyer pasigurinė e pushtetit tė tij pas ngjarjeve tė fundit qė po ndodhnin nė Lindje. “Armatimi i raketave, i nėndetėseve, kryqėzoreve etj. nė Vlorė dhe gjatė bregdetit tonė do tė tregojė pėrpara botės se BS-ja do ta mbrojė Shqipėrinė”, shprehej ai nė Byronė Politike. Sipas njė protokolli ushtarak midis Shqipėrisė dhe BS-sė, mė 12 shtator 1957, nė Shqipėri do tė vinin disa nėndetėse, katėr qė nė vitin 1958. Njė muaj mė pas Zhukovi premtoi pėr tetė nėndetėse tė tjera. Por shqiptarėt nuk ishin ende tė pėrgatitur, personeli, logjistika etj. Kėshtu, do tė vinin specialistė sovjetikė, ndonėse ata do tė mbanin uniformat e ushtrisė shqiptare dhe mjetet detare do tė kishin flamurin shqiptar. Pikėrisht kėtė moment e shfrytėzoi E. Hoxha pėr tė propozuar qė Baza e Vlorės tė ishte e nivelit tė lartė dhe tė bėhej bazė e Traktatit tė Varshavės. Kėshtu u bė dhe mė 3 prill 1959 u nėnshkrua protokolli pėrkatės pėr kėtė qėllim. Tė gjitha kėto rekorde tė dokumenteve tė kohės tanimė tė publikuara nė vėllime dokumentesh dhe botime tė shumta tė studiuesve perėndimorė dhe lindorė, nuk vijnė nė pajtim me kujtimet e 20 vjetėve mė vonė tė Enver Hoxhės, sipas tė cilit ishte Hrushovi qė e aspironte njė bazė ushtarake nė gjirin e Vlorės, me qėllim qė tė kishte nė dorė krejt Mesdheun deri nė Gjibraltar, gjė qė, gjithnjė sipas Hoxhės, Hrushovi e kishte shprehur nė vizitėn e tij nė Shqipėri, mė 1959, gjatė kohės qė e shoqėronte nė kėtė vizitė nė Sarandė e Vlorė. Nuk ka dyshim se Hrushovit i ka pėlqyer Vlora, nuk pėrjashtohet dhe ekzaltimi pėr tė cilin flet Enver Hoxha. Por ėshtė pikėrisht ky i fundit qė mė shumė se kushdo, pėr arsye jo thjesht e vetėm pėr siguri ushtarake, por, sidomos pėr siguri prestigji e pushteti, ka kėmbėngulur dhe ka realizuar ngritjen e kėsaj baze ushtarake nė kuadrin e marrėveshjeve pėrkatėse me Traktatin e Varshavės. Mendoj se shumė retushe qė gjejmė nė kujtimet e Enver Hoxhės, jo vetėm pėr kėtė ēėshtje, por edhe pėr mjaft tė tjera, vijnė si rezultat i nevojės qė ai ka ndjerė pėr t’i thėnė gjėrat shpesh herė ndryshe nga ē’kanė ngjarė e pėr t’i bėrė fjalėt e tij mė tė besueshme. Nga ana tjetėr, nė vitet ’80 kur ėshtė shkruar libri “Hrushovianėt”, kishte njė kushtetutė tė re, e cila nuk i lejonte bazat e huaja ushtarake. Ėshtė koha kur Shqipėria nuk kishte mė aleatė dhe shpalli parullėn e mbėshtetjes tėrėsisht nė forcat e veta. Nė kėto kushte, asaj i duhej tė shpallte edhe se, sidomos fqinjėve, asnjėherė dhe pėr ēfarėdo arsyeje nuk do t’u vinte asnjė rrezik nga territoret shqiptare.

    Shqipėria as brenda e as jashtė Traktatit tė Varshavės (1961 -1968)
    As marrėveshjet e 1957-ės dhe 1959-ės dhe as vizita e Hrushovit nė Shqipėri nuk e konsoliduan prestigjin dhe statusin e Shqipėrisė si shteti mė i devotshėm ndaj BS-sė dhe Paktit tė Varshavės. Madje, nė analizat qė CIA amerikane i bėnte vizitės sė Hrushovit nė Shqipėri, vihej nė dukje se Hrushovi ishte larguar nga Shqipėria dy ditė pėrpara kohės sė planifikuar…



    Nesėr do tė lexoni

    Pėrse filloi acarimi i marrėdhėnieve ndėrmjet Enver Hoxhės dhe Nikita Hrushovit
    Kush ishte synimi i drejtuesit tė shtetit komunist nė vendin tonė, pas prishjes me BS-nė
    Si i akuzoi Enver Hoxha fqinjėt dhe Amerikėn pėr njė sulm qė kishin pėrgatitur ndaj Shqipėrisė


    ------

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,382
    Faleminderit
    40
    30 falenderime nė 21 postime
    dossier III

    Drejtoresha e Institutit tė Historisė, Prof. Dr. Ana Lalaj, tregon momentin e shkėputjes sė Shqipėrisė nga Traktati i Varshavės dhe akuzat e Enver Hoxhės

    “Fqinjėt dhe Flota VI e SHBA do na sulmojnė”

    Hrushovi: Udhėheqėsit shqiptarė nuk janė bindės nė argumentet e tyre


    Prof. Dr. Ana Lalaj

    Kėnaqėsia qė vendi ynė ishte pėrfshirė nė Traktatin e Varshavės, kishte filluar tė vaket. Rrethanat e kohės treguan se pėr njė arsye, apo pėr njė tjetėr, qėndrimi i Shqipėrisė nė kėtė pakt, sa vinte e bėhej mė i lėkundshėm. Enver Hoxha, si njė flamurtar i zjarrtė i ideologjive staliniste, e kishte tė vėshtirė qė tė ndiqte rrugėn liberale qė u parashtrua nė Kongresin e XX tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik. Megjithatė, vendi ynė nė vitet e para pas nėshkrimit tė Traktatit tė Varshavės, pranoi qė tė lėshonte bazėn e Vlorės pėr interesa tė pėrbashkėta tė shteteve nėnshkruese tė kėtij pakti. Por kur nė skenė doli fuqishėm Kina, Enver Hoxha, ndryshoi “kursin 90 gradė”. Krijimi i marrėdhėnieve me shtetin e largėt komunist ishin mėse tė mundėshme, duke parė se Kina kishte pėrplasje tė dukshme me Bashkimin Sovjetik. Enver Hoxha e shfrytėzoi kėtė situatė. Nė kėtė mėnyrė, ai dhe shteti komunist shqiptar, i shkėputin marrėdhėniet me BS-nė, madje kishin edhe ku tė mbėshteteshin. Nė kėtė kuadėr, Enver Hoxha foli ashpėr pėr njė sulm tė mundshėm tė Jugosllavisė, Greqisė dhe tė Flotės sė VI Amerikane, kundėr Shqipėrisė, por qė sipas tij mbeti i parealizuar pėr shkak tė “vigjilencės” sė partisė. Kjo shkaktoi edhe njė lloj dyshimi tek liderėt e vendeve tė bllokut komunist. Por, ēarja direkte ndėrmjet Shqipėrisė dhe BS-sė, nisi pas disa incidenteve tė ndodhur nė bazėn e Vlorės, ndėrmjet ushtarakėve shqiptarė dhe atyre sovjetikė. Pas mbledhjeve tė shumta dhe kritikave tė ashpra, udhėheqja shqiptare e gjeti momentin e pėrshtatshėm tė shkėputjes nga Pakti i Varshavės, pas konfliktit tė Ēekosllovakisė.



    vijon nga numri i kaluar

    Erėrat liberale qė kishin filluar tė frynin pas Kongresit XX tė PK tė BS-sė po reviziononin qėndrimet e shumė liderėve komunistė, duke i detyruar ata tė rehabilitonin njė numėr tė konsiderueshėm tė dėnuarish gjatė spastrimeve staliniste tė pasluftės. Gjithashtu, zhvendosje tė ndjeshme kishin ndodhur nė lidershipin e vjetėr stalinist tė shumė partive komuniste nė Evropėn Lindore.

    Impakti i kėtyre ndryshimeve qė po kthehej nė njė ligjėsi, e vuri Enver Hoxhėn pėrballė Liri Belishovės, mbi tė cilėn ranė dyshimet se po pėrgatitej nga Hrushovi pėr ta vėnė nė krye tė PPSH-sė. Dy alternativat qė shtroheshin atėherė pėrpara E. Hoxhės ishin: ose tė largohej nga skena politike dhe t’i linte rrugė tė lirė ndryshimeve, ose tė vazhdonte tė qėndronte nė pushtet, duke zbatuar politikėn e tij staliniste dhe tė kėrkonte miq tė rinj komunistė, antijugosllavė e antiperėndimorė, qė do ta mbėshtesnin. Ai zgjodhi tė dytėn. Zhvendosi pa vėshtirėsi rivalen e re Liri Belishovėn (ajo asnjėherė nuk e ka pranuar kėtė synim), nėn akuzėn propagandistike se kishte thyer disiplinėn partiake, pasi ishte takuar dhe kishte informuar kėshilltarin e ambasadės sovjetike nė Pekin pėr bisedat e fshehta me kinezėt, pa qenė e autorizuar nga KQ i PPSH-sė. Njėkohėsisht u afrua me Kinėn duke u shmangur me kujdes nga ombrella e mikut tė madh tė dikurshėm PK e BS-sė. Kina, e cila e konsideronte Shqipėrinė njė pikė mbėshtetėse pėr tė depėrtuar mė tutje nė Evropė, i ofroi Shqipėrisė njė ndihmė tė madhe ekonomike, duke i siguruar drithin pėr bukėn pėr pesė vjet, rezerva tė mėdha ushqimore dhe njė numėr tė madh fabrikash (25).

    Enveri, i kujdesshėm me ēėshtjen kineze
    I ngrohur nga kjo miqėsi e re, E. Hoxha nuk e pranoi kėrkesėn e KQ tė PKBS-sė nė mbledhjen e Bukureshtit, qershor 1960, pėr t’iu kundėrvėnė Kinės pėr njė varg pikėpamjesh mbi zhvillimet ndėrkombėtare dhe 4 muaj mė vonė, nė nėntor tė 1960, nė Mbledhjen e 81 Partive Komuniste dhe Punėtore nė Moskė, ai e sulmoi ashpėr Hrushovin, duke e akuzuar pėr qėndrim antikomunist e antishqiptar. Gjatė periudhės korrik - nėntor 1960, ka njė varg letrash ndėrmjet KQ tė PKBS-sė dhe KQ PPSH-sė qė bėjnė fjalė pėr “shkėndijėn e keqkuptimit” qė u ndez nė Bukuresht midis dy partive. Pala sovjetike kėrkoi edhe njė takim tė pėrfaqėsuesve tė tė dy partive, niveli i tė cilėve dhe vendi i takimit i lihej nė dorė palės shqiptare ta pėrcaktonte. Por E. Hoxha nė njė letėr dėrguar KQ tė PK tė BS-sė nuk e pranoi takimin, me pretekstin se nė atė takim duhej tė ishte prezente edhe PK e Kinės dhe deklaroi se PPSH-ja do ta thoshte mendimin e vet nė mbledhjen e ardhshme tė partive komuniste dhe punėtore. Gjithashtu, ka edhe takime nė muajin korrik tė ambasadorit sovjetik dhe tė funksionarėve tė tjerė tė ambasadės sovjetike nė Tiranė me Koēo Tashkon, president i Komisionit tė Revizionimit tė PPSH-sė, takime qė konsoliduan tek ai bindjen se Hrushovi nuk kishte gabuar dhe se thelbi i konfliktit midis Kinės dhe BS-sė nuk qėndronte te ndryshimet ideologjike, por te kėrkesa e Mao Ce Dunit qė Hrushovi t’ia jepte formulėn e bombės atomike edhe Kinės. Por nė kėtė pikė Hrushovi ishte kategorik pėr tė mos biseduar. Ndėrsa gjatė qėndrimit nė Moskė, delegacionin shqiptar tė kryesuar nga Enver Hoxha, e kanė takuar udhėheqės tė lartė sovjetikė, tė cilėt i bėnin presion pėr tė ndryshuar qėndrim ndaj PK tė BS-sė. Bisedimet ishin tė tendosura se edhe udhėheqėsit komunistė shqiptarė ishin refraktare dhe tė pakthyeshėm nė qėndrimin e tyre.

    Baza e Vlorės “molla e sherrit” Shqipėri - Bashkimi Sovjetik
    Nė diskutimet e mbingarkuara me akuza tė ndėrsjellta, problemi mė djegės ishte ai i Bazės sė Vlorės. Rezultati i bisedimeve ishte njė dėshtim i plotė pėr tė dyja palėt. Megjithatė, pėr tė dyja palėt ishte e pritshme qė problemi do tė shtrohej nė organizmat e larta tė Paktit tė Varshavės. Ndėrkohė, nė Bazėn e Vlorės kishin filluar incidentet midis ushtarakėve shqiptarė dhe sovjetikė, qė megjithėse tė vogla nė pamje tė parė, paralajmėronin pėr zhvillime shumė tė rrezikshme, pasi ushtarakėt e tė dyja palėve ishin tė armatosur. Nė kėtė situatė tė tensionuar, nė shkurt 1961, u mbajt nė Tiranė Kongresi IV i PPSH-sė, por nė tė nuk pati deklarata tė hapura kundėr udhėheqjes sovjetike. Qėndrimi kundėr, u nėnkuptua si nė kritikėn ndaj tezave tė revizionizmit modern ndėrkombėtar, nė radhėn e diskutimit tė pėrfaqėsuesit tė KQ tė PK tė BS, Pospellov, jo si diskutim i parė ndėr tė ftuarit (gjė qė ndodhte pėrherė nė raste tė tilla), ashtu dhe nė ftohtėsinė e delegatėve tė kongresit nė sallė ndaj fjalės sė tij. Pati edhe njė incident, kur E. Hoxha u shpreh pėr njė sulm kundėr Shqipėrisė, tė pėrgatitur muaj mė parė nga jugosllavėt, grekėt dhe Flota VI amerikane nė bashkėpunim me disa tradhtarė shqiptarė, por qė kishte dėshtuar, se komplotistėt shqiptarė ishin zbuluar dhe shpejt do t’i kalonin gjyqit. Delegacioni sovjetik i kėrkoi udhėheqjes shqiptare tė shpjegohej se pse nuk kishte njoftuar pėr kėtė “sulm” strukturat drejtuese tė Paktit tė Varshavės. Ata kėrkonin nė emėr tė Paktit tė Varshavės evidenca tė plota pėr kėtė “sulm”, qė tanimė ishte bėrė publik nga E. Hoxha, sepse, sipas tyre, njė sulm kundėr Shqipėrisė do tė thoshte sulm kundėr gjithė kampit socialist. Mehmet Shehu mohoi qė Enver Hoxha kishte folur pėr sulm tė kryer kundėr Shqipėrisė, por vetėm pėr njė sulm tė parealizuar, qė kishte dėshtuar nė sajė tė vigjilencės sė partisė e tė qeverisė shqiptare.

    Enveri dhe Mehmeti refuzojnė mbledhjen me Hrushovin
    Nė 28 - 29 mars 1961 u mblodh nė Moskė Komiteti Politik Konsultativ (KPK) i Paktit tė Varshavės. Kjo mbledhje ishte thirrur nė nivelin mė tė lartė tė sekretarėve tė parė tė komiteteve qendrore dhe kryetarėve tė kėshillave tė ministrave, ministrave tė punėve tė jashtme, ministrave tė mbrojtjes, pėrfaqėsuesve tė komisioneve tė planeve shtetėrore dhe komandantit tė pėrgjithshėm tė Forcave Ushtarake tė Bashkuara. Njoftimin pėr mbledhjen e bėnte vetė Hrushovi. Nė pėrgjigjen e KQ tė PPSH-sė, pasi miratohej vendi dhe data e propozuar, shprehej keqardhja se nė mbledhjen e mėsipėrme “pėr arsye shėndetėsore”, nuk mund tė mirrte pjesė as Enver Hoxha, por as edhe Mehmet Shehu. Sigurisht, siē shprehet vetė E. Hoxha vite me vonė nė kujtimet e tij, ajo ishte njė “sėmundje diplomatike”. Pas kritikave tė ashpra nė Moskė nga krerėt kryesorė tė partive komuniste e punėtore, Enver Hoxha nuk preferonte tė vihej edhe pėrballė kritikave tė homologėve tė Paktit tė Varshavės. Delegacionin shqiptar nė Moskė do ta kryesonte ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku. Ashtu siē parashikohej, mbledhja ishte e ashpėr. Qysh mė 22 mars 1961, nė KPK tė Paktit tė Varshavės, ishin depozituar njė material shqiptar (24 faqe) dhe njė sovjetik (6 faqe) pėr incidentet nė bazėn e Vlorės. Pėrfundimisht, komandanti i Komandės sė Bashkuar, Greēko, i kėrkoi qeverisė shqiptare qė “nė qoftė se ėshtė e interesuar pėr qėndrimin e mėtejshėm nė Bazėn e Vlorės tė nėndetėsve sovjetike dhe tė anijeve tė tjera luftarake, do tė duhej qė ato tė plotėsoheshin vetėm me ekuipazhe sovjetike. …Nė tė kundėrtėn ju duhet t’i raportoni pėr kėtė ēeshtje KPK-sė dhe tė shtroni para qeverisė sovjetike ēėshtjen mbi tėrheqjen nga Shqipėria tė tė gjitha anijeve sovjetike tė luftės, tė ushtarakėve e tė specialistėve.” Beqir Balluku, nė fjalėn e tij theksoi se “likuidimi i bazės sė Vlorės jo vetėm qė ėshtė dukshėm nė kundėrshtim me marrėveshjet ekzistuese, por do tė ishte njė atentat i palejueshėm ndaj sovranitetit tė Republikės sė Shqipėrisė, shkelje e drejtpėrdrejtė e parimeve marksiste-leniniste tė marrėdhėnieve ndėrmjet shteteve tė kampit socialist dhe Paktit tė Varshavės”.

    Sulm imagjinar mbi Shqipėrinė
    Pjesėmarrėsit e tjerė, si Hrushovi, Kadari, Ulbrihti, Gomulka dhe Dezhi shprehėn shqetėsimin se udhėheqėsit shqiptarė me deklaratėn e tyre pėr “sulmin kundėr Shqipėrisė tė pėrgatitur nga jugosllavėt, grekėt dhe Flota VI amerikane nė bashkėpunim me disa tradhtarė shqiptarė, shkaktuan njė panik tė kotė. Zhivkovi, Sekretari i Parė i Partisė Punėtore Bullgare, e konsideroi qėndrimin e qeverisė shqiptare si qėndrim “aventurier”, dhe vuri nė dukje se “shokėt shqiptarė, nė vend qė tė “na mėsojnė” marksizėm-leninizmin, le tė shohin udhėheqjen e partisė e tė shtetit tė tyre, le tė zbulojnė dorėn qė i katandisi nė kėtė derexhe, le tė zbulojnė Berian shqiptar”. Nė mbledhje u mor dhe njė vendim ku theksohej se “Luftanijet e flotės qė ndodhen nė gjirin e Vlorės tė shėrbehen vetėm nga ekuipazhet sovjetike dhe drejtimi i tyre tė kryhet nga njė komandė unike sovjetike, e cila tė varet nga komandanti i pėrgjithshėm i forcave tė armatosura tė bashkuara tė vendeve pjesėtare tė Paktit tė Varshavės” dhe, nė rast se qeveria shqiptare nuk e pranon kėtė masė, atėherė “pjesėtarėt e Paktit tė Varshavės… do tė detyrohen tė bien dakord me propozimin pėr tėrheqjen e forcave ushtarako-detare tė lartpėrmendura nga Shqipėria”. Gjithashtu, i kėrkohej qeverisė shqiptare, qė nė bazė tė nenit 3 dhe 5 tė Traktatit tė Varshavės, tė jepte informacion tė plotė shpjegues pėr deklaratėn e E. Hoxhės nė Kongresin IV tė PPSH-sė pėr tė ashtuquajturin sulm ndaj Shqipėrisė. Ky dokument i KPK-sė sė Paktit tė Varshavės, duket me tepėr si pretekst detyrues, pėr tė penguar sa tė ishte e mundur e jo pėr tė ndihmuar pjesėmarrjen e ardhme tė Shqipėrisė nė Pakt.

    Qeveria shqiptare nė disa letra radhazi dėrguar qeverive tė vendeve anėtare tė Paktit tė Varshavės, deklaroi se nuk pranonte kurrsesi qė t’ua dorėzonte bazėn ushtarake-detare tė Vlorės ekuipazheve sovjetike dhe se, nėqoftėse qeveria sovjetike vendoste t’i largonte forcat e veta ushtarake nga baza, qeveria shqiptare nuk do tė nxirrte pengesa. Sipas E. Hoxhės, nė kushtet aktuale baza s’kishte mė asnjė rėndėsi. Pėrkundrazi, atė mund ta pėrdorte Hrushovi si pretekst pėr tė futur divizione ushtarake nė Shqipėri. Ndėrkohė E. Hoxha mori masa serioze pėr t’u kėrkuar miqve tė rinj kinezė, armė, municione e veshmbathje pėr ushtrinė shqiptare. Ndėrsa Byronė Politike e porosiste qė “T’i bėhet e qartė popullit se nė rast se do tė vinin ditė tė kėqija, deri nė luftė, ai duhej tė shtėrngojė rripin dhe tė hajė bukė tė racionuar”. njė muaj mė vonė, nė nėntor tė vitit 1961, E. Hoxha do t’i drejtohej drejtpėrsėdrejti popullit shqiptar me njė fjalim patetik, ku midis tė tjerash do tė deklaronte se: “Ne i themi Hrushovit se populli shqiptar dhe Partia e tij e Punės do tė hamė edhe bar dhe parimet e marksizėm-leninizmit nuk do t’i shkelim”. Udhėheqja komuniste po e ēonte kėshtu Shqipėrinė drejt izolimit, militarizimit dhe varfėrisė sė skajshme.

    Shkėputja e Shqipėrisė nga Traktati i Varshavės
    Mė 26 maj 1961, tetė nėndetėse dhe njė anije lundruese, tė drejtuara nga ekuipazh sovjetik, ushtarė dhe oficerė qė shkatėrruan dhe rrėmbyen ēdo gjė qė mundėn, u larguan nga Baza e Vlorės. Nė mbledhjen e KPK-sė sė Paktit tė Varshavės tė mbajtur mė 3 - 4 gusht 1961, Ramiz Alia, sekretar i KQ tė PPSH-sė, qė kryesonte delegacionin shqiptar, nuk u lejua tė merrte pjesė, me pretekstin se mbledhja ishte e nivelit mė tė lartė, me sekretarėt e parė. Nė tetor 1961, u mbajt Kongresi XXII i PK tė BS, nga tribuna e tė cilit, Hrushovi bėri thirrje tė hapur pėr pėrmbysjen e udhėheqjes politike shqiptare. Njė ditė mė pas, qeveria shqiptare mori vendim pėr ndalimin e tė gjitha transmetimeve sovjetike nė Shqipėri. Pas kėsaj, aq tė rėnda dhe tė shpeshta ishin akuzat e ndėrsjellta, sa ishte e vėshtirė tė besoje se dikur midis Shqipėrisė dhe BS-sė kishte ekzistuar ndonjė miqėsi. Mė 3 dhjetor 1961, pėr tė tretėn herė qeveria sovjetike i komunikoi qeverisė shqiptare njė notė verbale pėr largimin e personelit tė ambasadės shqiptare nga Moska. Nė fillim tė 1962 u larguan dhe pėrfaqėsuesit e Traktatit tė Varshavės nė Tiranė. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit shqiptarė nė KPK dhe nė Komandėn e Bashkuar nuk u thirrėn mė nė mbledhjet e radhės sė Paktit tė Varshavės. Hrushovi dhe udhėheqėsit e tjerė sovjetikė akuzuan udhėheqėsit shqiptarė se ata vetė e kishin lėnė veten jashtė Paktit tė Varshavės. Pati njė ftesė nga qeveria polake, pėr njė mbledhje tė KPK-sė sė Paktit nė Varshavė, mė 19 janar 1965, por udhėheqja shqiptare e refuzoi publikisht. Kurse njė vit mė vonė, nė njė letėr drejtuar KPK-sė sė Paktit tė Varshavės, qeveria shqiptare ankohej se pėrse nuk ishte thirrur nė mbledhjen e kėtij Komiteti tė mbajtur nė Bukuresht, me 4 - 6 qershor 1966. Kjo situatė de jure nė Paktin e Varshavės dhe de facto jashtė tij, vazhdoi deri mė shtator tė 1968, kur me rastin e pushtimit tė Ēekosllovakisė nga trupat e Paktit tė Varshavės, qeveria shqiptare e denoncoi atė publikisht. Nė 5 shtator 1968, nė Plenumin V tė KQ tė PPSH-sė, Enver Hoxha do tė tėrhiqte kėtė konkluzion pėr qenien apo mosqenien e Shqipėrisė nė Paktin e Varshavės: “Ekzistenca e Traktatit tė Varshavės nuk luante asnjė rol pozitiv pėr mbrojtjen e vendit tonė, pėrkundrazi ishte njė rrezik qė vazhdon tė mbetet edhe pasi ta revokojmė kėtė Traktat… Kur ne revokojmė Traktatin e Varshavės, vendet e NATO-s nuk mund tė vėnė pėrpara arsyetimin se ”e sulmojmė Shqipėrinė pse ėshtė anėtare e Traktatit tė Varshavės”, por do tė sulmojnė njė vend qė nuk ėshtė anėtar i Traktatit tė Varshavės, kėshtu e heqim atė argument nga dora e tyre”. Traktati i Varshavės, si strukturė politike dhe ushtarake pati rolin e vet, si pėrballė aleancės atlantike, ashtu edhe nė detyrat e angazhimet qė mori brenda shteteve pjesėmarrėse. Nė veshtrimin e sotėm pėrgjithėsisht ky ka qenė njė rol regresiv dhe ėshtė pėrdorur mė shumė si instrument ndėrhyrės sa herė qė qeveritė nuk kanė qenė tė kolauduara me udhėheqjen politike sovjetike.


    ----gaz panorama---

Tema tė Ngjashme

  1. Traktati i Shėn Stefanit (3 mars 1878)
    Nga iliria e para nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 14:39
  2. Veteranët e LANÇ-it: Mos na përzieni me ballistët në Muzeun Historik
    Nga karaburuni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 03:47
  3. Marrėdhėniet e Shqipėrisė komuniste me organizatat perėndimore
    Nga ~Miracles~ nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2005, 06:54
  4. Kornologjia e BE-sė
    Nga StterollA nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 02:42

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •