Po me Vason c'paten??
Djal i mrekullueshem qe as pulat nuk tremben prej tije.

GSH
----------

Inxhinieri elektrik Vasillaq Stefani denoncon nė Prokurori: Donin tė firmosja se nuk mė kishin goditur

Dhunė nė zyrat e komisariatit 3
"Policėt dhe inspektori mė rrahėn barbarisht"


--------------------------------------------------------------------------------

Trėndafile Visha

TIRANE

Dhunė nė zyrat e Komisariatit nr.3 tė policisė. Pėr tė disatėn herė qytetarė tė thjeshtė (intelektualė) demonstrojnė e denoncojnė drurin qė kanė ngrėnė nga oficerėt e policisė. Rasti i fundit ėshtė ai i shtetasit nga Durrėsi, Vasillaq Stefani. Falė njė zėnke tė vjetėr me njė ish-koleg tė tij, inxhinieri elektrik ėshtė rrahur barbarisht tė mėrkurėn nė drekė, nė zyrėn e inspektorit tė policisė, tė komisariatit nė fjalė, Vangjel Labi.

Dje viktima e dhunės policore i ka denoncuar nė Prokurorinė e rrethit tė Tiranės dy tė "fortėt" e bluve, pėr tė cilėt ai dyshon se janė efektiv i Komisariatit nr.2 tė policisė sė kryeqytetit. Pavarėsisht nga incidentet e radhės midis qytetarėve e bluve, qė kanė pasuar me kallėzim penal, nuk dihet se cili ėshtė fati i hetimeve tė nisura pėr kėta tė fundit nga organi hetimor.

Konflikti
Sherreve e pėrplasjeve tė rėndomta tė imponuara nga njė jetesė e vėshtirė e periudhės sė tranzicionit, nuk i shpėtojnė dot as shtresat e fisme. Kėsaj radhe zėnka u pėrket dy intelektualėve: inxhinierit elektrik Vasillaq Stefani dhe inxhinierit tė ndėrtimit, Petraq Koka. Sherri "pare" daton kėtu e tre vjet mė parė, kur tė dy shtetasit kanė marrė pėrsipėr instalimet e Kishės Ortodokse. Pa dashur tė hyjmė nė tė drejtat apo fajet e njėrit apo tė tjetrit, fakt ėshtė se puna ėshtė bėrė, ndėrsa "pazaret" mes dy inxhinierėve nuk janė zgjidhur edhe sot e kėsaj dite. Pikėrisht njė ballafaqim mes dy protagonistėve dy ditė mė parė ka pėrfunduar me njė incident tė rėndė nė njė prej zyrave tė Komisariatit nr.3 tė policisė sė kryeqytetit.

Dhuna
Disa ditė mė parė dy inxhinierėt, Stefani dhe Koka, kanė lėnė njė takim tė mėrkurėn nė zyrėn e kėtij tė fundit, pranė hotel "Kalifornisė" nė Tiranė. Tė martėn nė orėt e vona tė mbrėmjes, familja Stefani ėshtė befasuar nga vizita e dy policėve kryeqytetas, tė cilėt kanė kėrkuar qė kryefamiljari tė "mos i afrohet" inxhinierit Koka (sipas autorit tė denoncimit). Gjithsesi, tė nesėrmen nė drekė, Stefani ka ndalur hapin afėr zyrės sė "ortakut". Por dy "miqtė" e njė nate mė parė e kanė rrėmbyer me forcė dhe e kanė "plasur" nė zyrėn e inspektorit tė krimeve nė Komisariatin nr.3. Kėtu "trimat" kanė provuar forcėn mbi inxhinierin Stefani nė prani tė tė zotit tė zyrės. Pasi ėshtė mbytur nė gjak (mjegulltazi ka dėgjuar se tė "fortėt" ishin efektivė tė Komisariatit nr.2), viktimės i ėshtė kėrkuar tė nėnshkruajė se nuk ėshtė keqtrajtuar, duke i premtuar se do ta zbusnin denoncimin e bėrė nga gruaja e kolegut tė tij (kallėzimi, sipas viktimės, ėshtė bėrė pas rrahjes dhe marrjes nė pyetje). "I irituar nė kulm nga shtazėria e policėve, nuk e pranova propozimin e tyre. Ndėrsa ata mė mbajtėn peng nė komisariat nga ora 12.00 deri nė ora tetė tė darkės, qė tė mė iknin shenjat e dhunės.

Denoncimi
Pas "dushit" nė polici, inxhinieri Vasillaq Stefani ka pozuar plagėt e marra nė njė nga studiot nė Rrugėn e Durrėsit. I pėrskuqur nė fytyrė, i mavijosur nė krahė dhe me dėgjim gjysma-gjysma, dje ai ka trokitur nė Prokurorinė e Tiranės, ku ka denoncuar dy policėt anonimė tė kryeqytetit, pėr dhunėn e ushtruar mbi tė si edhe pėr "gjeografinė" e ēuditshme tė kompetencave tė tyre. Po dje kallėzimi ėshtė regjistruar nė prokurori.

--------------------

Kemi pas sha monizmin dhe dullen dikur me Vasillaq qyqarin.