Berisha kerkon shkeljen e Kushtetutes

Opozita i lejon Komisionit te Ligjeve te ushtroje kompetenca antiligjore. Permes nje deklarate jo fort ligjore, opozita kerkoi dje qe, Komisioni i Ligjeve te marre ne shqyrtim vendimin e Gjykates Kushtetuese, ku dihet mire se vendimi i ketij institucioni eshte i formes se prere dhe i pakundershtueshem. Konkretisht, selia blu kerkon qe te anullohet vendimi i Gjykates Kushtetuese per votimin njeheresh te kabinetit qeveritar dhe kryeministrit. Ne kete menyre ajo kerkon te realizoje votim vecas per kryeministrin. Ne baze te rregullores se Kuvendit, votimi nominal realizohet ne menyre te fshehte. Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi dje se, jo vetem opozita por edhe nje pjese e mire e socialisteve kerkojne qe votimi, per Nanon si kryeminister, te behet i fshehte. "Kerkova me insistim, qe kryeministri te votohet me votim te fshehte dhe qe kuvendi te shprehet kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese ne menyre qe te deshmoje se jo Republika e Mark Abdise por Republika Parlamentare e nje rendi kushtetues te respektuar eshte ajo qe funksionon. Ekziston nje vendim absurd i Gjykates Kushtetuese i cili urdheron votimin se bashku me programin e qeverise dhe natyrisht konstatoj se prirja e grupit parlamentar socialist eshte tmerri nga vota e fshehte. Propozimi im eshte qe edhe njehere ky vendim i Gjykates Kushtetuese nga komisioni i ligjeve dhe i mandateve te shqyrtohet sesa perputhet me frymen dhe germen e Kushtetutes", tha dje Berisha. Ne rast te kundert, opozita e ka deklaruar voten e saj kunder qeverise Nano. Megjithate deri me pani, ajo ka qendruar mese e heshtur per perberjen e ketij kabineti aq me teper per zgjedhjen e Nanos si kryeminister. Prej disa kohesh, selia blu harxhoi kohe duke kerkuar mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Majko ku dihej, qe mocioni nuk do te shqyrtohej per sa kohe, qe Komiteti i Pergjithshem Drejtues kishte mandatuar Nanon si kryeministri i ardhshem. Pas doreheqjes se Majkos si kryeminister, serish opozita vazhdon te kembengule per votim te fshehte ndaj Nanos duke lene menjane frymen kritike te perberjes se saj aq me teper te programit, qe kjo qeveri do te paraqese. Nje pjese e mire e platformes se qeverise se ardhshme u publikua ne mbledhjen e KPD socialiste. Nderkohe qe, gjasat per votim te fshehte jane te pakta per t'u realizuar. Kjo eshte kontestuar nga vete partite e opozit-_e cilat jane shprehur per votim te hapur. E vetmja parti, qe perkrah seline blu ne inisiativen e saj jane republikanet votat e se ciles jane vetem 5 ne kuvend.


Qe ka probleme te medha ne Shqiperi kete e dime te gjithe,qe po behen allishverishe me ngritjen e qeverise edhe kete e dime, qe kjo shkakton destabilizim dhe jo stabilizim te situates te gjithe jemi koshiente perveē atyre qe jane partiake dhe gjykojne me naivitet, por qe dhe figurat me mediatike dhe fatkeqsisht qe drejtojne politiken e vendit tone te injorojne haptazi ne mes te dites dhe te bejne kerkesa te jashte ligjeshme me duket si ofendim i intelektit te elektoratit te tyre si dhe te gjithe shtetasve shqiptare. Mjaft me me budallalliqe se po behemi qesharake.
Peshendetje