Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Krejt ndryshe

    Nje rrefim mbi viziten time ne Kosove dhe Shqiperi, ku me la pershtypje interesante dhe per ate arsye e quaj ""Krejt Ndryshe"

    Krejt Ndryshe- E them keshtu sepse situata ne te cilen gjendete Kosova eshte si thon Francezet TRE DIFFICULTE ose me mire te them se si kishte ndryshuar populli atje ishte NO COMMENT

    Rruga drejt Kosoves.
    Ende pa u nisur ne Kosove, u mbusha perplot emocione dhe kisha nje gezim sa qe nuk dij si ta pershkruaj nga emocionet dhe rrenqethet e trupit qe sa vinin e shkonin. Te afermit dhe shoket vinin qdo dite qe te me vizitonin para se te shkoj ne Kosove per here te pare mbas nje kohe te gjate 5 vjecare.( Ndoshta dikush ka me shume kohe qe ska qen ne Kosove por per mua ka qen nje shekull kohe, sepse gurbetin nuk e kam lakmuar asnjeher, por valete e jetes te hedhin aty ku nuk e pret)
    Te gjithe me inkurajonin se do te kaloj shume bukur dhe qe mos te kthehem pa vizutuar qdo qytet te Kosoves.
    Erdhe dita e nisjes. Nena filloj te merzitje sic eshte e zakonshme tek nenat tona, po shkuam per gezim apo per hidhrim dikund ato i kan lot per faqe per bijet e tyre qe nuk do ti shofin per nje kohe dhe zakonshit i frigohen se keqes.
    Ne Kosove arrita ne mbremjen e 11 Korrikut rreth ores 11pm, Njerzit shtyheshin qe te dalin sa me shpejt nga aeroplani dhe ti takojn te afermit tyre, mu krijua nje bindje se te gjithe qenkan permalluar me shume se une per kete toke te shenjte dhe u ula deri sa u zbraz aeroplani.Sapo zbrita nga aeroplani frymarrja mu lehtsua Ishte nje ajer me i lehte por me nje ere te rend qe vinte nga termocentrala ku pernjeheresh mendimet me perplasen para 5 viteve.
    Ne aeroport e njejta gje ngjau, ishin te njejtin njerez dhe kur shihja nje kallabllak te till qe flisnin te gjithe shqip dhe fytyrat e tyre ishin te gezuara qe erdhen mire dhe shendosh keshtu qe deshironin qe te iknin sa me pare qe te mos humbin kohe. Tezja ishte e para qe e takova dhe qe kishte dalur te me priste me djalin e kunates se saj, ajo filloj te qaj por une u permbajta disi edhe pse ne mbrendi me ishte mbledh nje lemsh i madhe nga gezimi dhe pikllimi, qe nga penxherja e aeroplanit, kur mu shfaqen pamjet e Kosoves time me erdhi te bertas me te madhe dhe ti zgjat krahet e ta perqafoj fort cdo gje qe me shfaqej parasyve, Isha sikur i dehur nga rruga e gjate dhe e padurushme,,,,
    Ju afruam Fushe Kosoves, nje qytez me mbi 10mij banore, gjate rruges nuk mund te dalloj shume ndryshime, por mbasi hyme ne qytez dritat mbyten erresiren fillova ta shof qytezen time qe ishte meshefur nga erresira e asaj nate. Ishin bere shume shume ndertime te shtepive dyqavene sa qe nuk po u besoja syve dhe nuk e kisha marr me mend. Shoferi e kishte ndaluar veturen dyqaneve qe i kishte ndertuar babi mbas luftes dhe shtepin e djegur e kishin len mbrapa ku nuk mund te shifej fare. Tezja me pyeti se a jam duke e diture se ku jam, une ia ktheva" e di qe ketu jemi ne Fushe Kosove dhe kjo eshte rruga kryesore (qe dikur quhej Skenderbeu por tash e kishin emruar "Nena Terez) por saktesisht nuk e di se ku jam" ajo nga dhimbja per mua me lot ne sy me tha se "Tezes ketu e ke shtepin, ketu ke jetu 20 vjet dhe spo e njef, eh ski faj eshte bo tevdil ky vend , shpijat e mdhaja dyqane te mdhaja ski faj" kurr arrim ne dalje te Fushe Kosoves aty mu ne vendin qe kisha pare 3 trupa te vrar qe thuhet se ka qen trupi i te ndjerit avokatit Bajram Kelmendi dhe djemve te ti tash 5 vite ishite ndertuar nje dyqan shume i madhe dhe mbasi qe nderruam disa fjal me disa te njohur aty u nisem per ne Prishtine qe ishte vetem 4km me larg. Gjate gjithe rruges per ne Prishtine, filloj te me dhimbte qafa duke e sjellur koken here ne te djathte her ne te majt duke shiquar se si kishte ndryshuar ky vend, por nuk pash dicka esktreme por tezja me tha "prit deri sa te vjen e nesermja dhe ki me pa me shume gjate dites".
    Te nesermen nuk prita as agimi te vije U zgjova dhe fillova te shiqoj nga dritarja ardhjen e agimit dhe qytetin se si ishte zmadhuar pothuj edhe nje here me i madhe se sa e kam len. Rreth ores 9 e perfunduam mengjesin e dola tek dyqani i djalit te tezes, Njerzia vinin shkonin, me dukeshin shume indiferent karshi meje , nuk e di pse por ndoshta qe ishte dite e pare dhe nuk e bera te madhe kete pune... Ditve te tjera ky indiferentizem i njerzve, mu perfocua dhe me shume. Me te vertet njerezit kishin ndryshuar atje, Me shume ishin bere si te them lakmiqar, kishte humbur ajo atmosfera dhe harmonija qe ka qen para luftes, atje mu duke se ishte MIRE MENGJES INTERES,,,, Fillova ti vizitoj te afermit per 3 jave shkova pothuajse ne cdo skaj te Kosoves, duke filluar nga malet e Rugoves, e deri tek ana tjeter e maleve te Sharrit.
    Ku shkoja me pritnin me gezim dhe me nje lloj mallengjimi, sidmos te vjetrit, me lenin nje pershtypje me ndryshe, ata edhe kur me shihnin qanin edhe ku me percillnin qanin, ata me tregonin me shume per jeten te cilen kishin kaluar gjate kesaj perjudhe 5 vjeqare Disa ishin optimist disa edhe turproheshin se cpo ngjan ne rinin shqiptare, me djemt dhe vajzat e tyre. Kaluan 3 jave dhe ende nuk u munda qe te behem i fort qe ta vizitoj shtepin ku jam rritur, ku kam belbezuar fjalen e pare shqipe, ku u mesova qe te respektoj me te vjetrin qe te dua atdheun, ku gjyshi me tregonte prrallat e shumta qe me krijonin imagjinata si femij, arrita aty, u mbusha plot frym dhe me mbuloj nje djers e ftohte Para oborrit babi dhe axhallaret kishin ndertuar lokale, u futa ne oborr, ishte mbushur perplot bari, therra , shtepija e kalluar nda dora e zez e barbarve serb ishte mbetur shkret, ishte rrenuar me themel, aty mu rrenqeth trupi kur pash vendin e dhomes time ku mbaja plot libra dhe fotografi te jetes sime te kujtimeve te femijerise dhe rinise , me te vertet ishte bere nje germadhe. Te gjithe fqinjet ishin te tjer Nuk ishin ata te cilet kan qen .Serb Malazez, perveq fqiu qe ishte shqiptar ne krahun e majt te shtepis sime. Fillova ta marr ne kamer ashtu siq ishte shtepin e rrenuar dhe ne ate moment mu kujtuan para ardhsit e mij, Ne kanada cdo e 3 gjenerat ishte Muhagjer, apo refugjat ne nje vend te ri, ashtu edhe une, ku filluan nga Lushnja dhe deri ne diten e sotme ne nje kontinent tjeter qe quhet Amerik, me te vertet gurbeti i rend, i rend per ate qe e kupton sa i vlershem eshte Atdheu. Dola ashtu siq mujta nga ato therra qe mu ngjiteshin neper pantollona dhe morra rrugen per ne Prishtine.
    Te nesremen shkova ne Drenic, ne fshatin e babit qe quhet QIREZ. Rruges per Drenic, ne arat perrreth rruges kryesore kishte shume permendore te deshmorve por ashtu deshmoret ishin te shtrir sikur lule kuqe pergjat te gjitha rrugeve te Kosvoes. Mbas 2 ditesh shkova ta vizitoj Jasharajt ne Prekaz. Cka te them, aty ishte diqka e tmerrsheme, Te gjithe ata njerez te nje familje te vrar per lirin e popullit shqiptar, me te vertet realiteti eshte i hidhur, dhe sic e pashe populli kishte filluar qe te shkel ne gjakun e deshmorve, kishin filluar te harrojne se sa kemi vuajtur nen okupatorin serb, sidmos te rinjet nuk bisedojshin per dicka qe te kontribojn ne vend por vetem te dalin ne mergime se i duket se ketej eshte fushe me lule, Me dukej se ende jam ne vitet e 91-92-93 kur filloj vulgu i pare i shqiptarve qe te ikin ne Evropen perendimore.
    Erdhi java e 4 ne Kosove Ne kete jave me duhej te vendosi se ku te shkoj per ne pushime, Dikush me thoshte ne Ulqin dikush ne Shqiperi, Hhhhmmm mendoja, ne Ulqin kam qen 7-8 here kurse ne vendin ku kam enderruar, qe ne femijeri se kisha pare kurre, prandaj dhe e vendosa Ne SHQIPERI! E vetmja qe me deshpronte ishte rruga e gjate 12 oreshe ne autobus, po une vendosa qe java e fundit qe me mbeti ta kaloj aty. U nisem nga ora 6 ne mbremje me axhencin Turistike "BELI" nje agjenci qe e mban Shqiperin vij te rregullt dhe bjen ne te dy anet vizitor, Rreth ores 9 ne mbremje hym ne kufirin shqiptar, ishte nje moment shume emocione per mua, dhe si kaluam kufurin me erdhe nje ze pa vetdije duke then " SHQIPERIJAAAA" u gezova, me te vertet u gezova sa qe syte mu mbushen me lot, sepse kemi qen kaq afer dhe skam pasur mundesin qe te vizitoj token meme
    Ta them te drejten rruga ishte aq e gjat e merzitshme dhe e pa fund sa qe fillova te frigsohem neper ato rruge te ngushta me shume kthesa , sa tat posht sa tat pjet, gjumi sme zinte sepse nga kurrreshtja qe te shihja qdo gje nuk munda te flej edhe pse ishte nate, ashtu u mundoja te shihja dhe pse ishte e pa mundur.
    Arritem ne Durres, te lodhur te rraskapitur, ishim une tezja, djali tezes, me dy djemt e axhes se tij, njeri ishte i martuar dhe kishte 3 femij dhe nje shok i joni. Dy ditet e para shume isha i lodhur, mu dukej se kjo nuk eshte Shqiperia te cilen e kisha paramenduar, Njerzit me dukshein se me urrenin, nuk di pse m'u krijua kjo pershtypje..Ndoshta qe isha nga Kosova!?, plus kesaj ftohtesie nga njerzit disa nga shitesit ngritnin cmimet qdo ore, por me kalimin e kohes u adaptova.
    Naten e 4 dola ne qytetin e Durresit ne sheshin e bashkis, nje vend shume terheqes dhe i bukur, me la shume pershtypje rruga e ndertuar ne kalldrem , Vashat e Durresit ishin bukuri e rall, ato e zbukuronin edhe vete vendin dhe muzeu arkeologjik, por cka ishte me e mira, qe ne muze punonin dy bashkeshort dhe ishin njerzit me te mire qe i takova ne Durres, shume njerez te qete e te edukuar me te vertet ishin dy persona qe me lan pershtypje te shkoj perseri ne te ardhmen dhe ta vizitoj ate muze te bukur dhe modern.Te nesermen shkuam ne TIRANE dhe ne KRUJE, Ohh sa bukuri, Tirana ishte me te vertet nje qytet i bukur dhe i madhe, nuk mund te paramendoja se isha ne Sheshin e Tiranes, dhe pran permendores se legjendarit SKENDERBE, Deshem te hym ta vizitojm edhe Muzeun e Tiranes por na than se hapet ne ora 5, por neve nuk na premtoj koha, u nisem per ne Kruje. Nuk e di se si ta pershkruaj nje bukuri te nje qyteti te till antik, ishte magnificente, ishte e pa pritur per mua , Nje qytet i ter i ndertuar ne ate vend ne maje te lart shkembi, Beja shaka me djalin e tezes dhe shokun duke ju then se me te vertet Skenderbeu e ka pas fitoren ne duart e tij, ky vend shume strategjik dhe shume i lart, si mos te fitoj SKENDERBEU, te mjeret turk cfar i ka pritur qe kan qen te detyruar qe te ngjiten kaq lart. MUZEU-
    Muzeu ishte vend ku u paguajt vizita e Shqiperis, dhe mund te them qe, me cdo kend qe jam takuar mbas vizites se Shqiperis e kam porositur gjithsesi te shkoj ne Muze te Krujes qytetit bekuar . Me te hyre ne muze, ishte ciceroni qe na paralajmeroi te mos marrim fotografi, dhe une desha qe ti permbahem ligjeve te muzeut, por kur pash qe shume turista te tjer nxirrnin fotografi ku deshironin edhe une thash me vete Jam pjes e ketyre njerezve e ketij gjaku dhe i morra disa foto te bukura ne muze, Duke u kethyer nga muzeu ne rrugen e ndertuar me gur ku ne dy anet e saj ishin dyqanet e ndertuar ne ate stilin e vjeter ,qe eshte e shkruar ne shume romane te shkrimarve shqiptar, i bleva disa dhurata qe te mbesin kujtim nga kjo vizite e shkurter dhe e paharruar e Shqiperis nene
    U kthyem ne Durres(DYRAHU) isha lodhur po shume i kenaqur me rrugen dhe viziten e Tiranes dhe te Krujes Harrova diqka ta them ,Aty , kam pare shume Rome apo siq i quajm ne magjup sidomos ne Durres, Nuk e di se nga kishin ardhur, por mu duken shume, gjthashtu rruges per ne Tirane ashtu ne ate zhurmen e furgonit ndegjova nje plak dhe nje plake duke folur serbisht edhe aty u hamenda, hhhmmm edhe ketu ka kesi qe mi urren zemra....
    Te nesermen u nisem per ne Prishtine, Uh sa shpejt iknin oret ne diten e fundit, Pronari i shtepis Bujari apo siq e thirrnim "JARI" erdhi dhe u pershendet me ne, Ishte me te vertet nje njeri i urt dhe shume gazetor, Me pelqente kur fliste, Shume bukur dhe embel i dilshin fjalet e shqipes nga goja, Me pelqeu shume dhe u afeksionova me dialektin qe e flisnin Durrsaket dhe Tironsit, ishte shume i rrjedhshem dhe i kuptueshem, por per fat te keq qe nje pjes e gjenerates se vjeter Kosovare hasnin ne moskuptime me kete dialekt.
    U nisem per ne Kosove, Me mbeti koka mbrapa duke e shiquar Durresin, dhe Shqiperin, por mendjen e kisha tek rruga e gjate e larget dhe shume e merzitshme, qe me hynte frika nga ato kthesa te medha dhe te rrezikshme, por per fat te mire shoferi i autobusit qe ishte edhe vete pronar i agjencis "BELI" me ftoj afer tij ne rreshtin e pare dhe filloj te me tregoj se nuk eshte rrezik aq sa mendon, tha se ne e bejm kete rruge qdo dite per afro 10 vite dhe skemi probleme, gjate gjithe kohes qendrova pran shoferit te autobusit dhe me tregonte se si ka qene rruga perpara, se si kalojn kete rruge gjate dimrave te gjate, ku bora vjen deri ne gjunje etj etj.
    Java e fundit ne Kosove, ishte nje jave qe pothuajse nuk flija me shume se 4 ore gjate 24 oreve, deshiroja qe gjithe kohen ta shfrytzoj ne maksimum neper sheti dhe vizita te te afermit e mij,
    Ate dite ku morra rrugen qe te kthehem ne Kanada, mu ka duk sikur gjithe bota rra mbi mua dhe smund te levizja dote, mu pren kembet, kisha deshire te rrija ende por koha ishte e caktuar dhe ishte dita e fundit, Ngadal u zgjova morra valxhet dhe nisa teposht shkalleve, fillova te mbushem fryme dhe emocione, tezja filloj te qaj ashtu edhe burri i tezes dhe kunati i saj Ishte nje moment shume preks dhe emocionant , Zemra me qante por nuk me dilnin lot per hir te tezes sepse ajo merzitej me se shumti. Qe nga femirija une rrija ne shtepin e saj dhe isha bere pothuajse antar i asaj familje, por ja valet e jetes nuk dihet se ku te perplasin,,,,, lash Prishtinen time te bukur dhe arritem ne aeroport, ne aeroport plot shqiptar mergimtar qe jetonin ne cdo skaj te botes, Secilit i shifej merzija ne fytyre dhe ne syte e perlotur qe e lente Kosoven dhe merrte rrugen e mergates andej nga e kish hedhur halli dhe nevoja .....
    Arrita ne Aeroportin e Canadas, Aty me priste nena me babin vllaun dhe motren e vogel, oh sa isha permalluar per te gjithe por me shume per nene, qe ishte hera e pare qe isha larg saj per 40dite,,,, Gjate rruges nga aeroporti per ne shtepi gjithqka me dukej e that dhe e zymte, si nje pjese e botes se vdekur, dhe pse me rrethonin gradacele te medhaja, lluks dhe njemije reklama ,nuk ishte asgje sikur ne Kosoven dhe Prishtinen time, edhe pse ne varferi ishte jete joshese.
    Sot eshte 2 jave qe jam kthyer, dhe ende jetoje si ne enderr ato dite te jetes ne Kosove e Shqiperi e syte me perloten. te them te drejten, me dhimbsej populli se ku i lash nen cfar okupimi internacional, jo qe jam racist apo pregjidist, por UNMIKU kishte sjell njerez nga vendet ma te varfera qe ta udhehqin administraten e Kosoves, me te vertet ishte mekat se ne qfar situate gjendej Kosova e mjer e cila dha djem e vasha me shekuj e shekuj dhe ende nuk ka te drejt ta jetoj lirin e plot, Ende komuniteti Evropian kerkon kushte nga nje popull i cili ishte i shkelur me shekuj. Ato pak shtepi te serbeve qe ishin djegur gjat Marsit qe kaloj kerkoheshin qe ti ndertoj qeveria Shqiptare me nje kohe te caktuar, po ku mbeten Shqiptaret e gjor qe u djegen e u vran, kush do ti nderton shtepit tona, siq kam ndegjuar ende ka njerez qe jetojne neper tenda, nuk e di sa eshte e vertet por ashtu kam ndegjuar, nuk mund te perballoja aso skena kur femije shqiptar te gjakut tim 9-10-11 vjecar, ishin lyps apo ishin dal ne treg qe te punon dhe ti sjellin familjes nje kafshat buke, ku ishte Komunieti nderkombtar per keta trupa te njom qe nuk dinin se cka i pret e ardhmja pa arsimim dhe edukim, kur i shifsha keta femij me vinte te qaj dhe te ngopem duke qare. Me te vertet eshte mekat se si na trajton evropa dinake ne Shqiptarve,,,,,
    Cte them ky pushime ishte nje eksperience qe nuk di si ta pershkruaj , e vetmja me mbeti te them per jeten atje posht eshte NO COMMENT
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Andej Atlantikut

    Andej Atlantikut


    Andej Atlantikut
    eshte nje vend
    qe ATEDHE emrin ia them

    Eshte ai vend qe me rriti
    dhe sot mall
    per te shume baje

    Vend i lasht dhe i shenjet
    KOSOVE-Kosove e dashur dhe e shtrejt

    Qendron pran nenes Shqiperi
    e ndare nga motrat ILIRID, MALSI dhe QAMERI
    E lasht sa bjeshket e RUGOVES
    e fort si graniti

    Vend i beses dhe i shpreses shqiptare
    vend qe jetone ne shpirtin e mergimtarve.

    Andej Atlantikut
    Ne Kosoven -Dardane
    jetoni populli im
    me shpres per bashkim te trojeve shqiptare.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

Tema tė Ngjashme

  1. Femrat dhe meshkujt komunikojnė ndryshe
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  2. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Historia ndryshe Pjesa 2
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 20:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •