Ish-shefi i shtatmadhorisė sė shtrisė kosovare Spiro Butka tregon pėr ditėt kur drejtoi operacionet e pėrgjakshme mbi serbėt. Si shkoi nga Tirana pėr tė luftuar nė Kosovė

Unė oficeri nga Tirana qė stėrvita UĒK-nė


--------------------------------------------------------------------------------

Fatos Veliu


Lufta ēlirimtare e Kosovės, e cila u zhvillua pas operacionit shfarosės qė ndėrmorėn mbi tė forcat serbe nėpėrmjet operacionit tė famshėm "Patkoi", hyri nė histori si lufta mė e organizuar qė ėshtė zhvilluar ndonjėherė nga kosovarėt kundėr armikut tė tyre tradicional. Ajo bėri qė pėr herė tė parė tė tėrhiqej aq shumė vėmendja dhe angazhimi i diplomacisė botėrore pėr vetė faktin e rezultateve dhe tė profesionalizmit tė zhvillimit tė saj. Por cilat janė detajet e zhvillimit tė kėsaj lufte? Si u organizua Ushtria Ēlirimtare dhe stėrvitja e profesionalizuar e saj? Pjesėmarrja e shqiptarėve nga territori ynė, sidomos i ushtarakėve tė pėrgatitur nė atė luftė, qė mori pėrmasa tė mėdha? Kėtyre dhe shumė pyetjeve tepėr interesante qė lidhen me atė situatė, u pėrgjigjet sot nė intervistėn e mėposhtme dhėnė pėr gazetėn tonė, njėri prej ushtarakėve tanė tepėr tė pėrgatitur, i quajtur Spiro Butka, i cili ka qenė njė nga kuadrot kryesorė tė asaj ushtrie. Ai konkretisht ka qenė ndėr drejtuesit mė kryesorė tė operacionit mė tė madh disamujor tė ndėrmarrė nė shkallė vendi nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, i quajtur "Shigjeta" . Mė pas kolonel Butka arriti deri nė krye tė ushtrisė sė Kosovės, duke drejtuar pėr njė kohė tė gjatė dhe shtabin e pėrgjithshėm tė saj.


Zoti Spiro? Kur ju lindi ideja pėr tė shkuar nė luftėn e Kosovės?
Ishte vjeshta e vitit 1998 , kur si rezultat i operacionit famėkeq "Patkoi", tė filluar nga ushtria serbe ndaj popullit tė Kosovės, kėta tė fundit erdhėn masivisht nė Shqipėri. Nė atė periudhė si tė gjithė edhe unė pata takim me shumė kosovarė qė kishin arritur deri nė Tiranė pėr t'u strehuar. Aty m'u forcua dėshira e lindur prej kohėsh pėr tė luftuar ndaj atyre qė po digjnin tė gjallė gra dhe fėmijė tė pambrojtur.

Si arritėt tė lidheni me autoritetet e luftės?
I kėrkova njė mikut tim kosovar tė quajtur Emin Kelmendi qė tė mė lidhte medoemos me komandantin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Azem Sulėn.

Po pse tė lindi pikėrisht atėherė ideja pėr tė ndihmuar kosovarėt?
Mendova se ai ishte momenti mė i volitshėm qė ne me tė vėrtetė tė mendonim pėr bashkimin kombėtar.

E takuat Azem Sulėn?
Patjetėr qė e takova. Qėllimi im personal ishte se nė qenien time kishin lindur mė shumė se kurrė ndjenjat patriotike. Nė njė kohė qė unė isha nga njerėzit qė kisha njė arsim tė plotė ushtarak, pėrfshi dhe shkollėn e mesme apo akademinė e shtabit tė pėrgjithshėm, nuk mund tė rrija ashtu duarkryq kur kishte ardhur momenti pėr tė treguar aftėsitė e mia ushtarake nė interes tė bashkėkombėsve tė mi. Edhe para se ta takoja Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė unė kisha filluar qė tė ndihmoja konkretisht. Deri nė muajin dhjetor, flasim pėr vitin 1998, merresha me sensibilizimin e situatės sidomos mes kolegėve tė mi ushtarakė nė Tiranė. U apasionova kaq shumė pas kėtij problemi, saqė kjo u bė ēėshtja ime e ditės.

A dha rezultat kjo lloj ndihme?
Dha shumė. Atė periudhė kanė shkuar pėr tė luftuar nė Kosovė vetėm nga Tirana me dhjetėra e dhjetėra veta, midis tė cilėve dhe shumė oficerė, madje dhe tė mirėpėrgatitur nė akademitė tona mė tė larta.

Kur e takuat komandantin e UĒK-sė?
Pėr herė tė parė me komandantin e UĒK-sė Azem Sula u takova nė nėntorin e vitit 1998. Atje mora udhėzime tė tjera nė drejtim tė sensibilizimit pėr tė dėrguar sa mė shumė njerėz nė luftė dhe i raportova ndėrkohė pėr punėn e kryer deri nė ato momente. Mė udhėzoi veēanėrisht se duheshin tė radhiteshin pranė UĒK-sė njerėz tė pėrgatitur ushtarakisht pėr tė drejtuar strategjitė e luftimit. Pas atij takimi erdhi takimi i dytė i bėrė mė datėn 20 janar 1999. Pikėrisht nė atė takim unė u vura nė dijeni pėr operacionin mė tė madh qė do tė niste nė shkallė tė gjerė nga forcat ēlirimtare tė Kosovės, i cili ishte emėruar "Shigjeta". Atje komandant Sula mė kėrkoi qė unė tė shkoja fizikisht nė Kosovė pėr tė marrė pjesė nė drejtimin kryesor tė atij operacioni, qė mė pas do tė mbushte me lavdi Kosovėn. Kur mė kėrkoi pėrgjigjen pėr atė ēka mė kishte propozuar, unė pa e bėrė tė gjatė i thashė se isha shumė dakord me propozimin e bėrė. Madje i shtova se kėtė ia kisha kėrkuar unė qė nė takimin e parė.

Pas atij momenti?
Ishte pikėrisht koha kur unė u nisa pėr nė Kosovė.

Nga kaluat dhe si?
Ishte fundi i marsit. Unė u nisa menjėherė pėr nė Tropojė. Ka qenė periudha pas fillimit tė bombardimeve nga forcat e NATO-s mbi zonat serbe. Fillimisht u mblodhėm nė Krumė tė Kukėsit. Kur arritėm atje, gjetėm edhe Azem Sulėn, i cili kishte ardhur bashkė me njė pėrfaqėsues tė UĒK-sė, i cili quhej Xheladin Gashi, dhe qė mė mbrapa mėsova se e kishte pseudonimin " Plaku". Qė tė nesėrmen e asaj dite, aty erdhi edhe shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Byslim Zyrapi, me tė cilin, ashtu si dhe me komandantin e UĒK-sė, pata takim tepėr vėllazėror.

Ēfarė bėtė pasi shkuat aty?
Sa u takova me udhėheqjen mė kryesore tė Ushtrisė Ēlirimtare, u njoha hollėsisht me planin e operacionit qė pritej tė zhvillohej sė shpejti mbi ushtrinė serbe, i titulluar "Shigjeta".

Sa ndenjėt nė Krumė?
Ndenja rreth njė javė. Atje kam zbėrthyer dhe kam llogaritur nė detaje tė gjithė planizimin e luftimit tė atij operacioni, qė do tė hynte nė historinė e Kosovės si njė nga operacionet mė tė organizuara qė ėshtė zhvilluar nė trevat e saj nė atė periudhė. Ēdo gjė u llogarit dhe u dokumentua nė mėnyrėn mė shkencore.

Erdhėn shumė njerėz nė Krumė ato ditė?
Brenda asaj jave erdhėn aq shumė njerėz nga Shqipėria, midis tyre jo pak oficerė, saqė nuk na i kishte marrė mendja. Pas gjithė kėsaj dyndjeje, nuk na ngelej gjė tjetėr veēse tė emocionoheshim pėr kėtė solidaritet midis bashkėkombėsve.

Keni emra oficerėsh qė arritėn ato ditė nga Shqipėria?
Ishin shumė. Nga sa mė kujtohen, kanė qenė p.sh. Maliq Doēi, Arqile Mandro, Dritan Dervishi, Ermir Bega, Agim Sallaku etj.

Ku shkuan kėta?
Kėta u pėrqendruan menjėherė nė qendrėn stėrvitore nė Heshtan tė Krumės. Sepse aty u bė njė qendėr e madhe stėrvitore me njerėzit qė vinin nga Shqipėria. Ne shkuam pas njė jave.

Pse u bė grumbullimi i njerėzve nė Heshtan?
Nuk mund t'i ēonim nė luftė pa organizuar procesin e pėrshpejtuar stėrvitor tė gjithė atij masiviteti njerėzish qė shtoheshin pėrditė.

Pėrgjithėsisht, nga ishin njerėzit qė vinin nė Heshtan?
Kryesisht ishin nga rrethet e Veriut. Tė gjitha ato forca tė shumta qė po zgjeroheshin dita-ditės nė Heshtan do tė merrnin pjesė pikėrisht nė operacionin "Shigjeta", i cili do tė fillonte sa tė merrnim urdhrin, ndėrkohė qė gjithė planizimin, siē ju thashė, e kishim bėrė duke studiuar ēdo element tė luftimit mbi baza tė thella shkencore.

Zoti Butka, sa arriti numri i forcave nė atė qendėr stėrvitore?
Nė atė qendėr u arrit tė grumbullohen mbi 6000 ushtarė. Veē njerėzve qė po vinin nga Shqipėria, kishte edhe kosovarė qė arrinin nga Perėndimi, ku kishin shkuar nė emigrim. Ky numėr u rrit aq shumė, saqė nuk mund tė mbaheshin mė nė njė qendėr stėrvitore, kėshtu qė u vendos tė krijohej njė qendėr e tillė e re.

Ku e vendosėt kėtė qendėr?
U hap jo njė, por tre qendra stėrvitore, konkretisht nė Burrel, nė Feken tė Tiranės dhe njė qendėr nė Kolsh tė Kukėsit. Nė secilėn prej tyre kishte jo mė pak se njė mijė persona qė stėrviteshin intensivisht.

Nė sa faza u planifikua operacioni "Shigjeta"?
Ai operacion u planifikua nė dy faza, tė cilat u quajtėn "Shigjeta 1" dhe "Shigjeta 2".

Ēfarė u caktuat ju nė atė operacion?
Unė u caktova zėvendėskomandant, ndėrsa komandant u caktua Byslim Zyrati nga Kosova.

Dhe kur filloi saktėsisht operacioni?
Ishte saktėsisht ora 03.30 minuta duke u gdhirė 9 prilli i 1999-s, kur erdhi urdhri urgjent pėr tė filluar faza e parė e operacionit "Shigjeta". Nė atė fazė do tė pėrdoreshin vetėm forcat e qendrės stėrvitore tė Heshtanit, tė cilat ishin tė reshtuara nė formacion luftimi qė nė vijėn e kufirit pėrballė zonės sė Kosharės. Unė konkretisht kam qenė nė vendkomandėn e drejtimit. Sa morėm urdhrin luftarak, u nisėm menjėherė pėr tė kaluar matanė kufirit. Kuptohet qė lėvizja bėhej nė mėnyrėn mė tė organizuar, pasi tashmė ishim orientuar dhe kishim krijuar qė nė qendrėn stėrvitore strukturat.

Sa forca ishin?
Ishin 1500-2000 forca, apo tre brigada kėmbėsorie, tė cilat ishin organizuar dhe vendosur nė mėnyrė tė tillė pėr tė dhėnė goditje nė tre drejtime taktike.

Sa zgjati kjo fazė?
Kjo fazė ka zgjatur nga 9 prilli, kur na ka ardhur saktėsisht urdhri i luftimit, dhe vazhdoi deri nė 20 maj tė 1999-s. Gjatė asaj periudhe kemi pasur luftime tė pėrditshme dhe tepėr tė pėrgjakshme.

Si ishit me humbjet nė fushėn e luftės?
Nė krahasim me ushtrinė serbe, ne kemi pasur humbje tė pakta. Madje, po doni tė dini saktėsisht, mund t'ju them se raporti i humbjeve ka qenė njė me dhjetė (1:10) nė favorin tonė.

Cilėn keni konsideruar ditėn mė tė pėrgjakshme?
Ka qenė njė ditė qė unė nuk e kujtoj saktėsisht si datė, por mendoj se ka rėndėsi fakti qė janė vrarė 22 serbė, ndėrsa nga ana jonė kemi pasur 1 ose 2 tė vrarė nė javė.

Cili ka qenė rasti mė i dhimbshėm?
Ka qenė njė rast kur na goditėn forcat e NATO-s. Ata gjoja ngatėrruan objektivin dhe goditėn nė Koshare. Predha ra tamam brenda pėrqendrimit tė forcave tona. U vranė 5 persona menjėherė. Ndėrsa rast tjetėr ishte nė fazėn e dytė tė operacionit, ku u vranė 6 veta dhe u plagosėn rėndė 7 tė tjerė. Tė plagosurit i trasportuam me helikopter pėr nė Tiranė dhe Kukės, sipas shkallės sė dėmtimit qė kishin.

Mund tė ma shpjegoni situatėn kur u vranė 22 serbė?
Ishte njė situatė e krijuar nė Koshare, siē dhe tė tregova. Pėrballė nesh ishte njė brigadė serbe me 1500-1800 forca, qė quhej "Brigada elitė". Ata ishin tė vendosur nė formacion luftimi tė shtrirė gjatė gjithė vijės sė kufirit. Ne ishim pėrballė tyre po nė formacion luftimi me brigadėn e 138 tė kėmbėsorisė, e cila kishte rreth 1800-2000 forca. Ne, qė nė momentin e zbardhjes sė ditės sė re, kemi dhėnė njė goditje taktike nė mėnyrėn mė tė befasishme dhe me njė intensitet tė paparė. Qė nė momentin e parė, pėrballė entuziazmit tė jashtėzakonshėm tė forcave tona, serbėt u tėrhoqėn nė panik.

Sa larg u zmbrapsėn serbėt nga sulmi juaj?
Ata u zmbrapsėn mbi 1.5 km, ku lanė dhe 22 tė vrarėt. Ndėrsa siē ju thashė, ne lamė dy tė vrarė.

Zoti Spiro, si i identifikonin objektet forcat ajrore tė NATO-S kur bėnin bombardimet?
Ata kishin njė shtab operacional tė vendosur pranė forcave tona, tė cilėt mė mbrapa u zhvendosėn nė Kukės. Ndėrkohė, bashkėpunonin me ne pėr llojin e objekteve dhe i konstatonin dhe vetė nė terren. Pėr tė qenė informacioni i garantuar, e dėrgonin atė nė dy drejtime. E dėrgonin njė herė nė komandėn e NATO-s, e cila kishte filluar operacionin ajror, si dhe e dėrgonin gjithashtu dhe nė Uashington. Ishte data 25 maj kur, sa mbaruan bombardimet, ne u hodhėm nė njė sulm nė mėnyrėn mė tė befasishme, me tė gjitha forcat qė ishin pėrgatitur nė tė gjitha qendrat stėrvitore nė Shqipėri. Drejtimi i tij u organizua mbi zonėn e Pashtrikut. Nė kėtė moment kishte filluar tė zbatohej faza e dytė e operacionit.

Sa zgjati kjo fazė?
Kjo fazė zgjati deri nė 9 qershor, se pas kėsaj u nėnshkrua "Traktati i Kumanovės", ku forcat serbe pranuan tė tėrhiqen totalisht nga Kosova, pėr t'ua lėnė vendin forcave tė NATO-s.

Cili ishte bilanci i tė rėnėve nė atė luftė?
Serbėt lanė nė atė luftė mbi 180 veta, ndėrsa ne lamė 22 persona, tė cilėt menjėherė u shpallėn dėshmorė.

Pas pėrfundimit tė luftimeve, ēfarė bėnė forcat e operacionit "Shigjeta"?
Ndoqėn serbin kėmba-kėmbės deri nė kufi me Serbinė. Gjatė asaj ndjekjeje kemi pasur edhe dy tė vrarėt e fundit, qė ishin vėllezėrit Bytyēi, tė cilėt kishin ardhur qė nga Amerika pėr tė luftuar.

Me ēfarė personalitetesh keni pasur rastin tė takoheni gjatė kohės sė qėndrimit tuaj nė Kosovė?
Gjatė luftės kam pasur kontakte me Hashim Thaēin, Azem Sulėn, Byslym Zyratin, Fatmir Limėn etj.

Si vijoi aktiviteti juaj pas pėrfundimit tė asaj lufte?
Pas luftės kam qenė nė Ministrinė e Mbrojtjes tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė drejtuar nga HashimThaēi, ndėrkohė qė ministėr i Mbrojtjes ishte Azem Syla.

Ēfarė detyre kishit?
Isha nė Drejtorinė e Politikės sė Mbrojtjes. Pastaj, nė fund tė dhjetorit tė vitit 1999, kur u shpėrbė Qeveria e Pėrkohshme e Kosovės, kalova nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Trupave Mbrojtėse tė saj, ku ndenja deri nė korrik tė vitit 2002. Aty, deri nė vitin 2001, drejtova Departamentin Operativ, dhe nga viti 2001 deri nė korrikun e 2002-shit u komandova nė detyrėn e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Kosovės, ku zėvendėsova Agim Ēekun, i cili u emėrua Komandant i Trupave Mbrojtėse.

Kur erdhėt nė Shqipėri?
Nė korrik tė 2002-shit, me vendim tė KFOR-it, unė u shkarkova dhe kėshtu erdha nė Shqipėri, ku rri tashmė pa punė.

Gazeta Shqiptare 7/9/04