Ne rast se Noli qe ishte peshkop dhe kryepeshkop nuk perfaqeson komunitetin dhe klerin ortodoks atehere kush e perfaqeson? Ne rast se peshkopi i Selanikut nuk perfaqeson kishen greke atehere ku e perfaqeson, ti apo une?Postuar mė parė nga Albo
Nejse nuk e di per Nolin po sa per Fishten te siguroj se perfaqeson 100% klerin dhe komunitetin katolik ne ate kohe.
Mos harro o trim se Fishta ishte me 1902 kryetar i Kongresit te Drejtshkrimit dhe me 1920 n/kryetar komisionit shqiptar ne konf paqes ne paris ku diplomacia e vatikanit ishte aktive.
Pra perfaqesonte jo vetem katoliket por gjithe Shqiperine jashte saj.
Duke punuar per kombin Fishta dhe te tjeret punuan njekohsisht edhe per komunitetin e vet se komuniteti katolik si dhe ai ortodoks jane pjese e kombit apo jo?Te dy keta kane qene "prifterinj renegade", qe punuan me shume per kombin dhe me pak per komunitetin e tyre.
Mos valle duhej te punonte thjesht per katoliket ne kurriz te te tjereve, si bie fjala dhespotet tuaj qe perpiqeshin te bashkonin fshatrat ortodokse me Greqine?
Dhe muslimanet i quanin turq e jo shqiptare?
Mos valle keto jane mesimet e Krishtit?
Por mos harro se ne Shqiperi keta ishin pjesa me e kulturuar dhe me me influence e vendit. Dhe diskutohej ekzistenca e kombit shqiptar.Revolucioni bolshevik i qershorit 1924 i gjeti te dy ne nje krah, te dy deputete, te dy njerez te ditur e te shkolluar. Po sa prifterinj katolike/orthodhokse njeh ti ne historine e njerezimit (jo ate shqiptare) qe merren me politike e behen nen-kryetare kuvendi e kryeministra te vendit?!
Une jam shume krenar qe Fishta dhe te tjeret ishin 100% katolike ne veprimtarine e tyre. Sepse si mundet nje meshtar katolik te heshte kur populli e besimtaret neperkemben, perdhosen, grabiten e copetohen tokat e vuajne nen sundime te huaja? Kur injorohen dhe trajtohen ashti sic nuk jane?Dallimi midis komunitetit orthodhoks dhe atij katolik karshi ketyre dy figurave eshte pikerisht se komuniteti orthodhoks ndjen keqardhje qe nje gjeni si Noli nuk iu perkushtua komunitetit te tij dhe jo politikes, kurse ti me lart ndihesh krenar si besimtar katolik qe Fishta ka perdorur ato thirrje revolucionare qe jane shume patriotike, por aspak katolike.
Cfare duhet te beje njeriu i Zotit pervecse te ngreje zerin per te verteten?
Dhe mos harro se Fishta e te tjeret thane te verteten per shqiptaret jo vetem katolike por edhe Kosove e Cameri.
Shko e lexo vjershen e Fishtes "Permbi varr te nje grekomani", ku satirizon pretendimet e megaliidhese dhe spiuneve te saj.
Fishta ishte besimtar i madh dhe askush nuk mund ta diskutoje besimin e tij si prift dhe si pedagog ne gjimnazin Illyricum ne Shkoder.Te dy jane shqiptare te medhenj por besimtare te vegjel dhe ne fund te dy paten nje fund tragjik, pa miq, pa shoke e te braktisur nga te gjithe. Ne rastin e Fishtes, ai "u hoq qafe" ne 1940, 1 vit pas pushtimit italian te Shqiperise. Vrasja e nje prifti katolik ne ato vite sherbente si sebep per Luften e II boterore, por si fashistet edhe Vatikani heshti kur Fishten e vrane.
Fishta more Albush, nuk vdiq aspak i braktisur. Dhe as nuk e vrau askush por vdiq ne spital ne moshen 70 vjecare nga bronkopneumonia.
Kur vdiq kishte vetem pak muaj qe ishte bere Antar i Akademise se Shkencave te Italise, kishte ne gjoks, 4 medalje per kontributet e tija te njohura nga qeverite e Turqise, Greqise, Austro-Hungarise dhe Italise. dhe nje veper prej mijera e mijera faqesh te botuar, si dhe ishte kandidat i pare shqiptar per cmimin NObel ne letersi.
3 dite rresht populli beri homazhe dhe autoritetet me te larta moren pjese ne varrimin e tij madheshtor, ne nje arkivol te mbuluar me flamurin kombetar dhe kryq persiper.
Ai u varros ne kishen e Fretenve si nder i vecante dhe varri i tij ishte ne vend te dukshem per publikun qe ndiqte meshen.
Por Fishta "u harrua" kur erdhi ne fuqi klika sllavo-komuniste dhe varrin ja prishen, eshtrat ja hodhen ne lume, e vepren ja ndaluan. Pra nese flet per 50 vitet komunizem, prape Fishta mbijetoi kudo ku ka shqiptare.
Nuk ka katolik qe i ve tritol Fishtes, por jane te tjere qe mundohen te ndezin urrejtjen fetare, deri tani pa sukses.Kurse sot ne Shkoder i vihet tritol bustit te Fishtes, qe Haxhi Qamili me lart e justifikon me urrejtjen e "katoliko-centrikeve" ndaj Fishtes.
Prania e tyre e shpetoi Shqiperine, kur Austro-Hungari (qe e krijoi) nuk kishte me, por kishte Vatikan dhe USA, per inat te grekeve, francezeve dhe italianeve, qe kishin bere marrveshje te fshehta.Ne vargjet e Fishtes me lart qe ti vete ke sjelle, ai nuk sulmon vetem serbet e malazezet, ai sulmon edh Evropen Perendimore katolike qe moralin dhe prirjen shpirterore e merr nga Vatikani. Fishta ishte ne krye te delegacioneve shqiptare ne Paris e Vjene kur diskutohej ndarja e kufijve ballkanike. Edhe prania e nje prifti katoli si perfaqesues i shqiptareve nuk e rrezoi dot steriotipin e Austro-Franko-Britanikeve per Shqiperine.
Komuniteti katolik ka luajtur rol ne gjysmen e pare te ketij shekulli sepse ishte me i kulturuari dhe nacionalist i palidhur as me fqinjet as me Turqine.komuniteti katolik eshte shume i vogel ne numer dhe shume i izoluar, por qe pretendon te kete nje ndikim dhe nje ze ne jeten politike, ekonomike, shoqerore me shume se sa i takon. Popullsia e besimit katolik ne Shqiperi vertitet rreth 10%, dy here me pak se komuniteti orthdhoks dhe shume here me pak se komuniteti musliman.
Gjate komunizmit rolin kryesor e moren jugu i Shqiperise, ku shquheshin bijte e ortodoksise shoket e birose Koci, Kristo, Pandi, Kico, Pilo, Rita, Pali, Simoni etj
si edhe nje skote greko-minoritare.
Por si popullsi katolike sot ne Shqiperi ke me shume se sa ortodokse-shqiptare, por me pak ne rast se ju perfshini edhe pakicat greke e sllave (i mbajtshi me shendet).
Si zona komunteti katolik shtrihet ne dyfishin e atij aortodoks duke qene shumice nga Vermoshi, Shkodra, Puka, Lezha, Kurbini, Mirdita.
Te tilla ishin kushtet e jeteses mbasi nuk pranuan kompromiset ortodokse me sulltranin per te quajtur veten greke dhe per te mohuar gjuhen e vet e fene e vet.Lexo rrefimet e Edhit Durrham mbi Malesine shqiptare dhe komunitetin katolik dhe ke per tu njohur me veshtiresite e Vatikanit per te qyteteruar malesoret shqiptare me boten e vlerave qe ndanin gjithe katoliket kudo ne bote. Malesoret shqiptare ndiqnin ligjin e Kanunit te Leke Dukagjinit me shume se sa mesimet fetare.
Komuniteti ortodoks nuk ka qene me i madhi as me i lashti dhe as me i arsimuari ne cdo epoke. Kujto pak se cfare kane qene ne shekuj Shkodra, Lezha, Durresi dhe a ka qytet ne Shqiperi qe barabitet me to ne lashtesi e deri sot.Komuniteti orthodhoks shqiptar eshte komuniteti me i madh i krishtere, me i lashte dhe i arsimuar ne Shqiperi. Ka qene, eshte dhe do te jete pasi ne nuk rritemi ne male, rritemi ne Epirin e lashte qe ka qene zemra dhe pjesa me e zhvilluar dhe qyteteruar e trojeve shqiptare ne cdo epoke.
Dhe Shqiperia ka qene e gjitha katolike deri ne kohen e skizmes kur Perandoret bizantine e shkeputen arbitrarisht varesine nga Roma, por prape shqiptaret fshehurazi e mbajten fene katolike nga lumi Mat e siper deri ne kohet e osmaneve.
Keshtu pra Albo mos u hidh shume perpjete se prap ne toke do te biesh...
Krijoni Kontakt