Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 75 prej 75
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    01-08-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Labeati, po do te njihesh me Noli patriotin, lexo poemat e tij dhe Historine e Skenderbeut. Po do te njihesh me Fishta patriotin, lexo Lahuta e Malesise dhe veprat e tjera te tij. Por Noli dhe Fishta nuk perfaqesojne aspak komunitetin orthodhoks apo katolik si ne Shqiperi edhe jashte saj.
    Ne rast se Noli qe ishte peshkop dhe kryepeshkop nuk perfaqeson komunitetin dhe klerin ortodoks atehere kush e perfaqeson? Ne rast se peshkopi i Selanikut nuk perfaqeson kishen greke atehere ku e perfaqeson, ti apo une?

    Nejse nuk e di per Nolin po sa per Fishten te siguroj se perfaqeson 100% klerin dhe komunitetin katolik ne ate kohe.
    Mos harro o trim se Fishta ishte me 1902 kryetar i Kongresit te Drejtshkrimit dhe me 1920 n/kryetar komisionit shqiptar ne konf paqes ne paris ku diplomacia e vatikanit ishte aktive.
    Pra perfaqesonte jo vetem katoliket por gjithe Shqiperine jashte saj.


    Te dy keta kane qene "prifterinj renegade", qe punuan me shume per kombin dhe me pak per komunitetin e tyre.
    Duke punuar per kombin Fishta dhe te tjeret punuan njekohsisht edhe per komunitetin e vet se komuniteti katolik si dhe ai ortodoks jane pjese e kombit apo jo?
    Mos valle duhej te punonte thjesht per katoliket ne kurriz te te tjereve, si bie fjala dhespotet tuaj qe perpiqeshin te bashkonin fshatrat ortodokse me Greqine?
    Dhe muslimanet i quanin turq e jo shqiptare?
    Mos valle keto jane mesimet e Krishtit?


    Revolucioni bolshevik i qershorit 1924 i gjeti te dy ne nje krah, te dy deputete, te dy njerez te ditur e te shkolluar. Po sa prifterinj katolike/orthodhokse njeh ti ne historine e njerezimit (jo ate shqiptare) qe merren me politike e behen nen-kryetare kuvendi e kryeministra te vendit?!
    Por mos harro se ne Shqiperi keta ishin pjesa me e kulturuar dhe me me influence e vendit. Dhe diskutohej ekzistenca e kombit shqiptar.


    Dallimi midis komunitetit orthodhoks dhe atij katolik karshi ketyre dy figurave eshte pikerisht se komuniteti orthodhoks ndjen keqardhje qe nje gjeni si Noli nuk iu perkushtua komunitetit te tij dhe jo politikes, kurse ti me lart ndihesh krenar si besimtar katolik qe Fishta ka perdorur ato thirrje revolucionare qe jane shume patriotike, por aspak katolike.
    Une jam shume krenar qe Fishta dhe te tjeret ishin 100% katolike ne veprimtarine e tyre. Sepse si mundet nje meshtar katolik te heshte kur populli e besimtaret neperkemben, perdhosen, grabiten e copetohen tokat e vuajne nen sundime te huaja? Kur injorohen dhe trajtohen ashti sic nuk jane?
    Cfare duhet te beje njeriu i Zotit pervecse te ngreje zerin per te verteten?
    Dhe mos harro se Fishta e te tjeret thane te verteten per shqiptaret jo vetem katolike por edhe Kosove e Cameri.

    Shko e lexo vjershen e Fishtes "Permbi varr te nje grekomani", ku satirizon pretendimet e megaliidhese dhe spiuneve te saj.


    Te dy jane shqiptare te medhenj por besimtare te vegjel dhe ne fund te dy paten nje fund tragjik, pa miq, pa shoke e te braktisur nga te gjithe. Ne rastin e Fishtes, ai "u hoq qafe" ne 1940, 1 vit pas pushtimit italian te Shqiperise. Vrasja e nje prifti katolik ne ato vite sherbente si sebep per Luften e II boterore, por si fashistet edhe Vatikani heshti kur Fishten e vrane.
    Fishta ishte besimtar i madh dhe askush nuk mund ta diskutoje besimin e tij si prift dhe si pedagog ne gjimnazin Illyricum ne Shkoder.
    Fishta more Albush, nuk vdiq aspak i braktisur. Dhe as nuk e vrau askush por vdiq ne spital ne moshen 70 vjecare nga bronkopneumonia.
    Kur vdiq kishte vetem pak muaj qe ishte bere Antar i Akademise se Shkencave te Italise, kishte ne gjoks, 4 medalje per kontributet e tija te njohura nga qeverite e Turqise, Greqise, Austro-Hungarise dhe Italise. dhe nje veper prej mijera e mijera faqesh te botuar, si dhe ishte kandidat i pare shqiptar per cmimin NObel ne letersi.
    3 dite rresht populli beri homazhe dhe autoritetet me te larta moren pjese ne varrimin e tij madheshtor, ne nje arkivol te mbuluar me flamurin kombetar dhe kryq persiper.
    Ai u varros ne kishen e Fretenve si nder i vecante dhe varri i tij ishte ne vend te dukshem per publikun qe ndiqte meshen.

    Por Fishta "u harrua" kur erdhi ne fuqi klika sllavo-komuniste dhe varrin ja prishen, eshtrat ja hodhen ne lume, e vepren ja ndaluan. Pra nese flet per 50 vitet komunizem, prape Fishta mbijetoi kudo ku ka shqiptare.


    Kurse sot ne Shkoder i vihet tritol bustit te Fishtes, qe Haxhi Qamili me lart e justifikon me urrejtjen e "katoliko-centrikeve" ndaj Fishtes.
    Nuk ka katolik qe i ve tritol Fishtes, por jane te tjere qe mundohen te ndezin urrejtjen fetare, deri tani pa sukses.


    Ne vargjet e Fishtes me lart qe ti vete ke sjelle, ai nuk sulmon vetem serbet e malazezet, ai sulmon edh Evropen Perendimore katolike qe moralin dhe prirjen shpirterore e merr nga Vatikani. Fishta ishte ne krye te delegacioneve shqiptare ne Paris e Vjene kur diskutohej ndarja e kufijve ballkanike. Edhe prania e nje prifti katoli si perfaqesues i shqiptareve nuk e rrezoi dot steriotipin e Austro-Franko-Britanikeve per Shqiperine.
    Prania e tyre e shpetoi Shqiperine, kur Austro-Hungari (qe e krijoi) nuk kishte me, por kishte Vatikan dhe USA, per inat te grekeve, francezeve dhe italianeve, qe kishin bere marrveshje te fshehta.


    komuniteti katolik eshte shume i vogel ne numer dhe shume i izoluar, por qe pretendon te kete nje ndikim dhe nje ze ne jeten politike, ekonomike, shoqerore me shume se sa i takon. Popullsia e besimit katolik ne Shqiperi vertitet rreth 10%, dy here me pak se komuniteti orthdhoks dhe shume here me pak se komuniteti musliman.
    Komuniteti katolik ka luajtur rol ne gjysmen e pare te ketij shekulli sepse ishte me i kulturuari dhe nacionalist i palidhur as me fqinjet as me Turqine.
    Gjate komunizmit rolin kryesor e moren jugu i Shqiperise, ku shquheshin bijte e ortodoksise shoket e birose Koci, Kristo, Pandi, Kico, Pilo, Rita, Pali, Simoni etj
    si edhe nje skote greko-minoritare.
    Por si popullsi katolike sot ne Shqiperi ke me shume se sa ortodokse-shqiptare, por me pak ne rast se ju perfshini edhe pakicat greke e sllave (i mbajtshi me shendet).
    Si zona komunteti katolik shtrihet ne dyfishin e atij aortodoks duke qene shumice nga Vermoshi, Shkodra, Puka, Lezha, Kurbini, Mirdita.


    Lexo rrefimet e Edhit Durrham mbi Malesine shqiptare dhe komunitetin katolik dhe ke per tu njohur me veshtiresite e Vatikanit per te qyteteruar malesoret shqiptare me boten e vlerave qe ndanin gjithe katoliket kudo ne bote. Malesoret shqiptare ndiqnin ligjin e Kanunit te Leke Dukagjinit me shume se sa mesimet fetare.
    Te tilla ishin kushtet e jeteses mbasi nuk pranuan kompromiset ortodokse me sulltranin per te quajtur veten greke dhe per te mohuar gjuhen e vet e fene e vet.


    Komuniteti orthodhoks shqiptar eshte komuniteti me i madh i krishtere, me i lashte dhe i arsimuar ne Shqiperi. Ka qene, eshte dhe do te jete pasi ne nuk rritemi ne male, rritemi ne Epirin e lashte qe ka qene zemra dhe pjesa me e zhvilluar dhe qyteteruar e trojeve shqiptare ne cdo epoke.
    Komuniteti ortodoks nuk ka qene me i madhi as me i lashti dhe as me i arsimuari ne cdo epoke. Kujto pak se cfare kane qene ne shekuj Shkodra, Lezha, Durresi dhe a ka qytet ne Shqiperi qe barabitet me to ne lashtesi e deri sot.

    Dhe Shqiperia ka qene e gjitha katolike deri ne kohen e skizmes kur Perandoret bizantine e shkeputen arbitrarisht varesine nga Roma, por prape shqiptaret fshehurazi e mbajten fene katolike nga lumi Mat e siper deri ne kohet e osmaneve.

    Keshtu pra Albo mos u hidh shume perpjete se prap ne toke do te biesh...

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,602
    Faleminderit
    28
    322 falenderime nė 246 postime
    Labeati, ti nuk arrin te kuptosh thelbin e asaj qe une te kam bere te qarte ne shume shkrime te miat:

    A do te ngaterronin sot shqiptaret e besimeve orthodhokse/katolike fene me kombin, nese Noli apo Fishta nuk do te ishin kthyer ne revolucionare por ne rilindesa? Shtetin shqiptar nuk e ngriti as Noli dhe as Fishta por Mbreti Zog, kundershtari i ketyre te dyve.

    Kete duhet te kuptosh dhe perzierja e politikes me fene nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk do te jete ndonjehere nje ogur i bardhe per ceshtjen tone kombetare. Si Noli dhe Fishta deshtuan ne perpjekjet e tyre revolucionaro-politike dhe pasojat e ketij deshtimi i gjen edhe ne kete teme qe ti po diskuton.

    Feja eshte esence kombetare e cdo populli qe ndan te njejten fe, por jo per popullin shqiptar qe feja nuk i bashkon por i ndan.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,602
    Faleminderit
    28
    322 falenderime nė 246 postime
    Dhe ironia e jetes se Nolit apo Fishtes buron nga fakti se kur Noli ka mbyllur syte ne SHBA, ne Shqiperi komunizmi nxorri jashte ligjit fene dhe filloi persekutimin e klerit dhe mbylljen e kishave. Kur Gjergj Fishta mbylli syte, Atdheu i tij i dashur ishte i pushtuar nga Italia fashiste dhe bota ishte ne prag te Luftes se II Boterore. Pa harruar qe te dy kaluan nje pjese te mire te jetes se tyre ne Perendim, larg Shqiperise fale hasmerive politike qe me dashje apo padashje ata vete krijuan.

    Mesimi qe duhet te nxirrni nga jeta e tyre eshte pikerisht qe te mos perzieni fene apo punet e Zotit me politiken.

    Albo

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    01-08-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    A do te ngaterronin sot shqiptaret e besimeve orthodhokse/katolike fene me kombin, nese Noli apo Fishta nuk do te ishin kthyer ne revolucionare por ne rilindesa? Shtetin shqiptar nuk e ngriti as Noli dhe as Fishta por Mbreti Zog, kundershtari i ketyre te dyve.
    Fishta nuk ka qene revolucionar si Noli, Albush as nuk ka vizituar ndonjehere Bashkimin Sovjetik, as ka marre pjese ne Qeverine e Nolit.
    As ka ngritur shtet shqiptar Fishta por ka krijuar nje pjese te mire te vetdijes dhe idealit kombetar (jo shteteror mos u ngaterro).


    Kete duhet te kuptosh dhe perzierja e politikes me fene nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk do te jete ndonjehere nje ogur i bardhe per ceshtjen tone kombetare.
    Kur "politike" ti quan ndarjen e tokave shqiptare apo identitetin kombetar, Fishta ishte ne kembe me fjale e me pene se arma nuk i lejohej.
    Kur sllavo-greket donin te copetonin atdheun Fishta ishte aty duke bertitur ne kupe te qiellit se nuk mund ti jepte Cezarit ate qe NUK i takonte Cezarit freko-sllav, pavarsisht se ketu qendron urrejtja sllavo-greke ndaj kesaj figure.


    Si Noli dhe Fishta deshtuan ne perpjekjet e tyre revolucionaro-politike dhe pasojat e ketij deshtimi i gjen edhe ne kete teme qe ti po diskuton.
    Noli deshtoi kur u be kryeminister por Fishta nuk ka deshtuar ai vazhdin te respektohet nga mbare popullsia shqiptare gege si poeti KOMBETAR.


    Feja eshte esence kombetare e cdo populli qe ndan te njejten fe, por jo per popullin shqiptar qe feja nuk i bashkon por i ndan.
    Prandaj Fishta i kendon njesoj si shqiptareve katolike edhe atyre muslimane (Oso Kuka, Ali Pash Gucija etj).

    Po ti as e ke lexuar Fishten dhe as plejaden e shquar te klerikeve katolike, themel i kombit.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Dhe ironia e jetes se Nolit apo Fishtes buron nga fakti se kur Noli ka mbyllur syte ne SHBA, ne Shqiperi komunizmi nxorri jashte ligjit fene dhe filloi persekutimin e klerit dhe mbylljen e kishave. Kur Gjergj Fishta mbylli syte, Atdheu i tij i dashur ishte i pushtuar nga Italia fashiste dhe bota ishte ne prag te Luftes se II Boterore.
    Mesimi qe duhet te nxirrni nga jeta e tyre eshte pikerisht qe te mos perzieni fene apo punet e Zotit me politiken.
    Eshte ky sqarim i "brendshem"se perse u rrezua avioni I Petros VII, patriarkut #2 te Greqise, rruges per ne Athos? Apo media juaj telepatike kufizohet vetem me kombin shqiptar.

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,602
    Faleminderit
    28
    322 falenderime nė 246 postime
    Labeati, nuk po diskuton njeri per Fishta poetin kombetar, ate as e diskuton njeri, ashtu sic nuk ka shqiptar me mendje te shendoshe te hedhe poshte biblioteken qe Noli shqiperoi per letersine dhe kulturen shqiptare. Nuk dua te zgjatem duke te perseritur te njejtat gjera pasi nuk e kam zakon te replikoj. Une po te them ta vendosesh Fishte deputetin e Shkodres dhe nen-kryetarin e kuvendit se bashku me Fan Nolin, kryeministrin e Shqiperise, njeri murg e tjetri prift, ne nje kontekst me te gjere.

    As nuk eshte pare dhe as nuk eshte degjuar ne historine e botes se qyteteruar dhe Shqiperia eshte mbaste nje rast unikal ne bote, qe njerez te Zotit te merren me politike. Dhe Fishta eshte marre me politike me shume se sa ti ke deshire ta pranosh. Ne nje vend si shqiperia qe ka nje larmi fesh (dhe jo vetem Shqiperia), feja gjithmone duhet te jete e ndare nga shteti dhe nga politika. Prifterinjte japin keshilla dhe udherefim shpirteror mbi probleme qe shqetesojne komunitetin, por nuk hidhen ne politike e as nuk futen ne kuvend e ne kryeministri per aq kohe sa veshin roben e murgut dhe priftit.


    Ab katolikocentrismus libera nos Domine

    Deri tani, siē u tha, zakonisht, por jo gjithnjė, katolikocentrizmi mė shumė se me urrejtje ėshtė parė me neveri. Pėrgjitėsisht ka mbizotėruar mendimi se nuk ėshtė mirė, nuk ėshė e dobishme qė feja tė politizohet dhe pėr kėtė njė numėr i madh argumentesh janė pėrpunuar edhe nė Evropė gjatė iluminizmit dhe kalimit nga mesjeta nė modernen. Vlera e vetme e pranuar gjėrėsisht nė botė si karaktersitike shqiptare, toleranca fetare, synohet tė shkatėrrohet nga katolikocentrikėt duke e politizuar fenė. Argumentet e zhvilluara gjatė kalimit nga mesjeta nė modernen dhe praktikat e ndarjes sė fesė nga politika, e lėnejs sė besimtarėve nė vullnetin e vet tė lirė pėr tė zgjedhė fenė., e kufizimit tė instituciineve fetare nė afrimin e shėrbimeve besimtarėve dhe nė shoejgimin e epėrsive tė fesė qė u kėshillohet janė treguar racionale, tė dobishme praktikisht, zbutėse tė konfliketeve, shamngėse tė tragjedive e masakrave etj.

    Megjithatė nė qoftė se katolikocentrikėt e politizojnė fenė duke iu drejtuar kombit, duke iu drejtuar shqiptarėve qė tė katolicizohen, atėherė kombi bėn thirrje pėr shqiptarizimin e katolicizmit. Myslimanėt shqiptar nuk kanė qendėr tė huaj qė i drejton. Ortodoksėt shqiptar me sakrifica tė mėdha e kanė krijuar kishėn e pavarur shqiptare. Vetėm katolikėt nuk janė pavarėsuar dhe vazhdojnė t'u mbeten besnik tė huajve. Pra, katolikocentrizmi, kjo qenie e pėshtirė me kaq mllef e vner tė grumbulluar nė shekuj, qė bren veten nga mllefet e grumbulluara nė trupin e vet tė dobėt deri tani kryesisht ėshtė parė nga kombi me pėshtirosje dhe njėfarė mėshire pėr te, por mund tė shihet edhe si rrezik Parulla e katolikocentrizmit (bashkė me serbėt e grekėt) ka qenė lutja e Mazrrekut: 'Ab albanensibus libera nos Domine' ('Nga shqiptarėt na shpėto o Zot'). Por parulla dhe lutja e shqiptarėve mund tė bėhet: 'Ab katolikocentrismus libera nos Domine' ('Nga katolikocentristėt na shpėto o Zot')
    Partia e pare politike me karakter te pastert fetar eshte ngritur nga komuniteti katolik. Para disa muajsh, po ne qytetin e Shkodres nje besimtar musliman shpalli "Partine Islamike". Keto parti edhe perse mund te jene te ligjshme, jane anti-kombetare nga vete karakteri dhe apeli fetar qe ato krijojne ne popull. Pa harruar qe nje besimtar qe i var shpresat tek Zoti, nuk ka se si ti vari shpresat tek politika.

    Albo


    P.S Tiras, nese nuk ke gje per te shkruajtur mbi temen, lexo ne heshtje pasi nuk kemi nevoje per nje komentator sportiv ne forum.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    As nuk eshte pare dhe as nuk eshte degjuar ne historine e botes se qyteteruar dhe Shqiperia eshte mbaste nje rast unikal ne bote, qe njerez te Zotit te merren me politike.
    P.S Tiras, nese nuk ke gje per te shkruajtur mbi temen, lexo ne heshtje pasi nuk kemi nevoje per nje komentator sportiv ne forum.
    Sigurisht, Shqiperia eshte rast unikal ku disa njerez te Zotit jane marre me politike. Ne Serbi e Greqi te gjithe njerezit e zotit dhe "besimtaret" pa dallim profesioni, merren dhe perfitojne nga politike.

    Neqoftese postet tuaja permbakan te "verteta" sportive, ne kete forum me shume se kudo ka nevoje per komentatore.

  8. #68
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    917
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 07-10-2005 mė 12:30
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  9. #69
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,520
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Teme e konsumuar me qindra here.Katoliket kurre nuk kane pasur ambicie politike dhe asimiluese.
    Dihet tashme qe katoliket shqiptare kane kontribuar me shume se te gjithe ne zhvillimin kulturor shqiptar.Nuk eshte nevoja te permendim me emra te gjithe.Mjafton Fishta,Mjeda,Marlaskaj,etj.Nuk jane ne gjendje as Orthodokset as muslimanet dhe as autori i carcafeve te Gerit qe ta mohojne kete te vertete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 07-10-2005 mė 12:56
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #70
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,674
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Une nuk jame fetar fare, por do thosha qe nga gjith komunitetet fetare ne vend kam me shume respekt dhe admirim per ate katolik, sepse me duket me i kulturuari dhe me toleranti. sikur gjithe shqiperia te ishte katolike tani do ishim ne BE e kaluar. keep up the good job!

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    PRAPAVIJA DHE QËLLIMI I NJË PROPAGANDE

    KUSH PO I FYEN NDJENJAT FETARE TË SHQIPTARËVE TË BESIMIT ISLAM?


    Rexhep Elezaj


    Se bëhet fjalë për “xhihadin” katolik anti-islam në Kosovë dhe më gjerë, në këtë fakt nuk dyshon më askush. Sepse që kur u rrëzua komunizmi, ose që kur në trevat shqiptare u vendos sistemi pluralist më 1990 e deri më sot, çdo ditë, muaj dhe vit egocentriket katolikë shqiptarë demonstrojnë hapur sjellje dhe veprime anti-islame kudo në hapësirat shqiptare, posaçërisht në Kosovë. Me luftën dhe propagandën kundër besimit islam tek shqiptarët i kanë mobilizuar të gjitha mjetet dhe forcat në drejtimin që t’i rikrishterizojnë me zor ose me hatër shqiptarët me mbi 85% të përkatësisë fetare islame. Se nga dreqi u gufon i gjithë ky shovinizëm fetar, se nga buron e gjithë kjo urrejtje patologjike kundër Islamit dhe gjithë asaj që ka të bëjë me këtë fe të cilën shqiptarët e përqafuan me vetë dëshirë, etj., është vështirë të jepet ndonjë mendim i prerë. Sepse një diskurs kaq agresiv që po manifestojnë kundër Islamit të habit shumë kur dihet se libri i shenjët katolik Bibla-Ungjilli ka përmbajtje të natyrës paqësore, të tolerancës dhe dashurisë midis njerëzve, pa marrë parasysh përkatësitë etnike dhe fetare të njerëzimit. Prandaj, kur kihet parasysh misioni fisnik dhe human i Krishterimit, si i religjioneve tjera monoteiste, fushatat dhe urrejtjet kaq të pacipë anti-islame që po manifestojnë sot në mënyrë shumë të vrazhdë antiislamistët katoliko-egocentrikë dhe të tjerë, për ata të cilët i njohin mirë predikimet e këtij religjioni, del i qartë konstatimi se individë dhe grupe të caktuara “misionarësh” katolikë, kuptohet me paga të majme mujore, kështu siç po veprojnë viteve të fundit, kjo aspak nuk i shkon në favor fesë katolike, përkundrazi del se nuk e kanë të qartë se janë futur në vallen e djallit për ta shkatërruar tolerancën fetare tek shqiptarët. Dhe kjo tendencë e rrezikshme drejtpërsëdrejti iu shkon përshtati skenarëve serbo-greke për dobësim e faktorit shqiptar, pikërisht përmes pikës më të ndjeshme siç është toleranca ndër fetare midis shqiptarëve, gjë që më prishjen e saj si rrjedhojë do të vinte deri te konflikti fetar për të përfunduar në luftë vëllavrasëse siç ishte rasti në Liban, Sudan, etj. Pastaj, se kemi të bëjmë me disa injorantë politikë-fetarë të cilët egocentrizmin katolik e mbështesin mbi interesa të ngushta politike, duke u thirrur kinse në mbrojtje të vlerave të krishterimit etj, në bazë të sjelljeve dhe deklaratave që japin, merret vesh se s’kanë asgjë të përbashkët me Krishterimin dhe predikimet e tij humane për të mirën e njerëzimit. Ngase, as krahu katolik i Krishterimit nuk e predikon urrejtjen dhe luftën e “shenjët” kundër feve tjera, pra as kundër Islamit siç po vepron në Kosovë dhe më gjerë një grup ekstrem i “intelektualëve” katolikë shqiptarë. Sepse të qenit besimtar i fesë së krishterë nuk do të thotë të jesh apriori kundër Fesë islame, e cila siç dihet qysh në kohën kur ishte profet Isa a.s. (Jezusi) përmes Ungjillit njerëzimi ishte paralajmëruar për ardhjen e profetit të fundit në këtë botë, pra të Muhamedit a.s., pra një fe më e re se Krishterimi e cila nuk është kundërshtuar asnjëherë nga besimtarët e krishterë ashtu dhe në atë masë siç po përpiqen t’i paraqesin kvazi-misionarët katolik raportet midis këtyre dy religjioneve si tepër të ashpërsuara, duke i harruar qëllimisht faktet historike se katër fetë monoteiste lindjen dhe “selinë” e tyre e kanë të përbashkët, pra në Lindjen e Mesme, përkatësisht në territoret e sotme arabe-izraelite në Jerusalem, Kudës, Betlehem (arabisht: Bejt Lahm), Sina, etj. Nga këtu, pra fillon toleranca dhe mirëkuptimi midis këtyre dy religjioneve, ndër më të mëdhatë sot në botë. Pra, kurrsesi nuk qëndron pohimi i disa kvazihistorianëve se Krishterimi dhe Islami kanë qenë në luftë dhe armiqësi permanente, siç po propagandojnë egocentristët katolikë shqiptarë, të cilët në dekadën e fundit nuk kanë lënë gurë dhe dru pa lëvizur nga vendi që Islamin në Kosovë ta paraqesin si armikun kryesor të shqiptarizmit, gjë e cila nuk përkon fare me realitetin.

    Ajo që duan ta arrijnë përmes fushatës anti-islame edhe disa politikanë që po e luajnë në mënyrë shumë të keqe rolin e “misionarëve katolik”, duke i sjellë dëme vetë katolicizmit shqiptar, është pa dyshim qëllimi për t’u radhitur kinse në bllokun e koalicionit kundër “terrorizmit islam”. Ndaj, marrë në këtë kontekst fushatën dhe propagandën e tyre anti-islame të ndërmarrë gjatë viteve të fundit, rezulton shumë qartë se këtë janë duke e bërë për qëllime politike, ngase po të kishin vërtetë qëllime të natyrës fetare, qofshin ato të shfaqura edhe si egocentrizma fetar ose si misione të katolicizmit për ta forcuar dhe përhapur sa më shumë fenë e tyre në rajonin ku jetojnë shqiptarët, ata (anti-islamistët) nuk do t’i sulmonin në mënyrë kaq të vrazhdë vlerat e kulturës dhe Fesë islame, të njohura dhe të pranuara nga e gjithë bota e krishterë. Sepse dihet historikisht se këto dy religjione qe 14 shekuj kanë bashkëvepruar në tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjellë kulturor dhe politik. Prandaj, ata të cilët vite me radhë po punojnë për prishjen e tolerancës midis katolikëve dhe myslimanëve shqiptarë, jo vetëm në Kosovë, janë pa dyshim armiqtë më të mëdhenj të kombit shqiptar, por njëkohësisht edhe dorë e zgjatur e Beogradit dhe Athinës. Mbase kur është fjala për fushatën anti-islame që po bëhët sot në Kosovë, s’ka dyshim se fjala është për skenar me prapavijë të errët anti-shqiptare që ka për qëllim destabilizimin e botës shqiptare, gjoja në emër të mbrojtjes së civilizimit të krishterë nga siç e quajnë ata “fundamentalizmi islam”, “terrorizmi islam”, etj.

    Në kuadër të kësaj fushate ka vite që edhe Kosovën e ka përfshirë vala e fushatës anti-islame e cila është manifestuar dhe vazhdon të zbatohet përmes formave dhe mjeteve më të ndryshme propagandistike, duke filluar nga çështjet më të thjeshta siç është bartja e shamisë tek gratë myslimane dhe deri tek ndërtimi i katedrales politike në Prishtinë.

    Rasti më i fundit në vazhdën e kësaj propagande, pranë qindra provokimeve tjera antiislame me të cilat janë fyer rëndë ndjenjat e besimtarëve islamë shqiptarë në Kosovë siç ishte shpërndarja e një Trakti të pistë para dy viteve përmes të cilit u bëhej thirrje shqiptarëve të besimit islam që të kthehen në katolicizëm etj, është padyshim edhe vënia e gurë themelit të një kishe katolike në fshatin Kuqishtë të Rugovës në praninë e kryetarit të komunës së Pejës z. Ali Lajçi dhe z. Isa Nikçit (simpatizantë të flakët të krishterimit dhe nuk e kuptoj se çka presin që nuk e shprehin publikisht konvertimin e tyre nga feja islame në fenë katolike), pa bekimin e të cilëve sigurisht se nuk do të kishte qenë e mundur të merrej një iniciativë e tillë, kur dihet fakti se në trembëdhjetë fshatrat e trevës së Rugovës nuk ka asnjë besimtarë të fesë katolike. Shih gazetën “Bota Sot” të datës 24.06.2005, f. 9 me titull: “Kisha katolike në Rugovë dëshmi e lashtësisë shqiptare autoktone”. Por para se të shkojmë më tutje dëshiroj të nënvizoj faktin se në asnjë mënyrë nuk jami kundër ndërtimit të kishave katolike në Kosovë, kur këtë gjë e kërkojnë vëllezërit tanë katolikë, veçse thënë pa ekuivoke ndërtimi i kishave në vendbanimet ku nuk ka asnjë besimtarë katolikë është padyshim provokim i llojit të veçantë, me të cilin nuk do të pajtohen, jo vetëm besimtarët islam shqiptarë, por asnjë njeri që logjikon drejt fetarisht dhe politikisht. Nisma për ngritjen e kishës katolike në fshatin Kuqishtë të Rugovës më ngjason pikë për pikë me politikën e kryepeshkopit ortodoks në Shqipëri Janullatosit me urdhrin e të cilit janë ndërtuar shumë kisha ortodokse mu në mes të fshatrave shqiptare në Jug të vendit ku shumica dërmuese i takojnë besimit dhe Fesë islame. Dhe dihet mirëfilli se çka fshihet pas këtyre akteve dhe cilat janë qëllimet e kishës ortodokse greke ndaj tokave të Verio-Epirit shqiptar!? Por, pasi që artikulli i lartë përmendur nuk është temë e këtij shkrimi, por me shumë teza të te cilit nuk mund të pajtohemi fare, ngase nuk përkasin me realitetin as fetar e as historik, po sjellim këtu dy vlerësime të thëna me rastin e vënies së gurë themelit të kësaj kishe nga ana e z. dom Lorenc Sopit, famullitar i kishës katolike “Shën Katerina” në Pejë, i cili ndër të tjera ka thënë: “Kjo kishë do të jetë në shërbim të besimtarëve të cilët duan t’i vizitojnë këto treva, por edhe ata do të binden për lashtësinë tonë në këto treva përmes këtij tempulli fetar. Edhe pse që të trembëdhjetë fshatrat e Rugovës janë të banuara vetëm me besimtarë të besimit islam, dua të them se nuk ka vend për ndonjë keqinterpretim nga kushdo qoftë. Këtu, nuk ka vend dhe nuk mund të ketë ndonjë formë të imponimit të ndonjë besimi tjetër për banorët e atyre trevave”. Ndërsa në pyetjen e gazetarit se kush është donator për ndërtimin e kësaj kishe Dom L. Sopi ka pohuar: “se nuk ka të dhëna të shumta për këtë, por tani për tani jam në dijeni se banorët e këtyre trevave kanë marrë përsipër që me mjete të tyre ta ndërtojnë këtë tempull fetar, përkatësisht se ata janë zotuar se do t’i sigurojnë mjetet financiare, e nga, unë personalisht nuk jam në dijeni të plotë”, ka pohuar ai(!?).

    Pas konstatimeve të lartpërmendura të z. Dom L. Sopit kuptojmë qartë se cila është prapavija e vënies së gurë themelit të kishës katolike në një fshat apo trevë siç është Rugova ku qind për qind (100%) banorët e saj i përkasin besimit fetar islam. Pra, na del i qartë pretendimi ose dëshira e kamufluar që në Kosovë të ndërtohen sa më shumë kisha katolike, edhe aty ku nuk ka asnjë besimtarë të këtij religjioni, me qëllim për t’i joshur sa më shumë shqiptarët mysliman që të konvertohen në fenë katolike, dhe ky është thelbi i propagandës antiislame që bëhët sot e gjithë ditën në Kosovë, duke u thirrur gjoja në lashtësinë dhe autoktoninë e fesë katolike tek shqiptarët para se ata të kalonin në fenë islame. Mirëpo ky argument është i paqëndrueshëm nga disa aspekte;

    1) sepse lashtësia e një feje, cila do qoftë prej tyre, nuk nënkupton në asnjë mënyrë lashtësinë ose autoktoninë etnike të një populli, siç i ngatërrojnë qëllimisht egocentrikët katolik termin fe dhe komb,

    2) sepse për cilin do religjion në botë të jetë fjala, ai nuk shpreh identitetin kombëtar të asnjë populli në mënyrë të veçantë, sepse fetë janë vlera shpirtërore universale të njerëzimit, dhe si të tilla ato nuk mund ta zëvendësojnë identitetin kombëtar të asnjë populli,

    3) sepse shumica e kombeve dhe popujve të sotëm në botë kanë ekzistuar si shoqëri dhe shtete të organizuara edhe para Krishterimit dhe Islamit, prandaj shprehja e Dom L. Sopit se kishat dëshmojnë për lashtësinë tonë kombëtare në këto treva (fjalën e ka për trevën e Rugovës, v.j.) është inkompatibile me faktet etno-gjeografike të cilat dëshmojnë mbi lashtësinë dhe autoktoninë e një populli e që paraqesin argumentet kryesore në këtë aspekt. Pra, faktet arkeologjike, antropologjike, historike, gjuhësore, kulturore, etj, janë dëshmia më e fort që flasin për lashtësinë dhe autoktoninë e një populli dhe jo objektet fetare. Objektet e kultit shpirtëror para së gjithash janë dëshmia që identifikojnë faktin se një popull i takon një besimi të caktuar në Zot dhe profetë, dhe kurrsesi nuk paraqesin argumentet më kryesore që përcaktojnë lashtësinë dhe autoktoninë mbi trojet tona shekullore,

    4) sepse shqiptarët si popull dhe si komb me lashtësinë dhe autoktoninë e tyre në Ballkan datojnë me mijëra vjet para Krishtit dhe Muhamedit a.s., gjë që në mënyrë të prerë e rrëzon tezën së kishat ose xhamitë paraqesin faktin kryesor mbi autoktoninë ose lashtësinë e popullit shqiptar në rajonin e Evropës juglindore, dhe kështu me radhë.

    5) pra, identiteti fetar nuk shpreh identitetin kombëtar, ngase feja dhe besimi në Zot janë vlera universale të cilat u takojnë në mënyrë të barabartë të gjithë atyre popujve të cilët këto vlera i kanë përqafuar me vetë dëshirë, ndaj si të tilla fetë nuk përcaktojnë identitetin nacional të asnjë populli në botë. Dhe mu këtu qëndron gabimi më i madh tek ata të cilët e ngatërrojnë fenë me çështjen e kombit, kuptohet në aspektin e identitetit kombëtar e jo në kuptimin historik të feve dhe rolit të tyre në ruajtjen e kombit nga asimilimet dhe asgjësimet fizike.

    Pastaj, deklarimi i z. dom L. Sopi se banorët e trevës së Rugovës vetë kanë kërkuar ndërtimin e kishës katolike në fshatin Kuqishtë, është krejtësisht i pa saktë dhe i pa bazë, sepse simpatitë e disa shkollarëve të kësaj ane që ushqejnë ndaj fesë katolike (e drejtë e tyre e pa kontestuar) në krye me presidentin I. Rugova (edhe ky vije nga kjo trevë, v.j.), në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohet si dëshirë e tërë popullatës që të ngrihet kjo kishë në Rugovë. Idenë për këtë objekt fetar në Rugovë z. dom L. Sopi është dashur që opinionit t’ia shpjegojë pak më qartë, ngase ne që vijmë nga kjo trevë e dimë se rajoni i Rugovës që moti gjendet në agjendën e aktiviteteve të misionit fetar katolik në Kosovë, si hapësirë e rëndësishme në të cilën duhet depërtuar me aktivitete fetare (katolike) në mënyrë që banorëve të kësaj ane sa më shumë t’iu imponohet ideja për rikonvertim në katolicizëm. Pra, kjo është e vërteta që qëndron pas ngjarjes së fundit në Kuqishtë, e jo ashtu siç pohon z. Sopi kur thotë: “se këtu nuk ka vend dhe nuk mund të ketë ndonjë formë të imponimit të ndonjë besimi tjetër për banorët e atyre trevave”(?!). Përkundrazi, është në pyetje pikërisht kjo tendencë, pra që me ideologjinë fetare katolike të bëhen depërtime sa më të thella edhe në ato pjesë ku nuk ka asnjë besimtarë katolik siç është treva e Rugovës. Në këtë vazhdë aktivitetesh të kishës katolike, nëse nuk gabohem tani më dalin revista të ndryshme fetare, ose janë në dalje e sipër të cilat do shpërndahen në trevat e malësisë që përfshijnë rajonin e Rugovës, Plavë e Gucisë dhe deri në Ulqin e Shkodër. Qëllimi dihet; joshja dhe kthimi i shqiptarëve të besimit islam në “Fenë e të parëve, tek Hyji dhe e Verteta, tek Ati i Birit të shenjët, Jezus-Krishti”, sepse siç thonë ata mbetja e shqiptarëve në fenë Islame është gabimi më i pafalshëm, sipas tyre për shqiptarët myslimanë, të cilët, prapë sipas tyre, si pjesëtarë të një religjioni primitiv siç është feja islame, nuk kanë se çka të kërkojnë në familjen evropiane..!? Dhe, këtu pra zënë fillin edhe mendimi sarkaz se pa u kthyer të gjithë shqiptarët myslimanë në fenë katolike Evropa nuk do t’i pranojë ata në ngjirin e saj, teori kjo fund e krye e veshur me petkun fetar katolik në mënyrë që shqiptarët myslimanë të kthehen masovikisht në fenë katolike. Pra, siç po shihet edhe disa aktivitete fetare të një pjese të klerit katolik shqiptar në Kosovë kanë emërues të përbashkët me sjelljet e egocentrikëve katolikë, e ajo është propaganda sistematike anti-islame për t’i realizuar detyrat misionare katolike për rritjen sa më të madhe të numrit të ithtarëve dhe besimtarëve katolik në Kosovë e më gjerë. Themi se i gjithë ky angazhim fetar i egocentrikëve katolikë shqiptarë, për çdo njeri të ndershëm do të ishte një veprim i rëndomtë, posikur aktiviteti i tyre të zhvillohej mbi baza thjeshtë fetare, pa cenuar dhe ofenduar ndjenjat e besimtarëve islamë shqiptarë, kur dihet se çështja e besimit në Zot si dhe zgjedhja e fesë janë të drejta ekskluzive të njeriut si dhe çështje personale të tij, të cilat askush nuk ka të drejtë që t’ia imponojë me dhunë. Më në fund na duket se propaganda dhe fushata kundër besimit dhe ndjenjave fetare të mbi 85% të shqiptarëve të përkatësisë fetare islame, tani më i ka kaluar kufijtë normal, prandaj, është koha e fundit që kreu katolik shqiptar në Kosovë të ndërmarrë hapa konkret në parandalimin e fushatës anti-islame, mbase për prishjen e tolerancës fetare brenda shqiptare në Kosovë dhe më gjerë përgjegjësinë do ta mbajë, askush tjetër veçse udhëheqja më e lartë e kishës katolike shqiptare. Sepse nga provokimet e njëpasnjëshme që po bëhen ndaj besimtarëve islamë shqiptarë, durimit të tyre një ditë mund t’i vije fundi..!

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,219
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    E Marte, 18 Prill 2006

    Rrymat politike katolike bejne zhurme

    KRYEMINISTRI DHUNOI TEMPULLIN E KATOLIKEVE

    Ne kisha dhe xhami nuk lejohet qe te behet propagande politike. Fyhen ndjenjat e besimtareve .Veprimi i pardjeshem nuk ka ndodhur asnjehere ne keto 15 vite ku nje politikan te perdore gjuhen e persekutimit ndaj drejtuesve te organeve kryesore te shtetit.



    Pardje, ne diten e Pashkeve katolike, ne Katedralen Katolike te Tiranes, ngjitur me Arqipeshkvine e Durres Tiranes, monsinjor Rrok Mirdites e nje morie besimtaresh katolike, kryeministri Berisha sulmoi me gjuhen me te eger dhe fyese per tempullin fetar kryeprokurorin e Republikes.



    Problemi nuk eshte ketu qe te mbrojme zotin Sollaku, pasi di dhe duhet te mbrohet vete. Edhe kryeministri mund ta sulmonte me ate fjalor apo edhe me te eger ne ndonje vend tjeter, por kurrsesi ne vendet e shenjta, sic jane kishat dhe xhamite. Pavaresisht urrejtjes se zotit Berisha kundrejt zotit Sollaku nuk duhej te fliste ne ate menyre ne katedralen katolike.



    As ne xhami nuk duhej te shperdorohej vendi i shenjte per te sulmuar dike tjeter, sado inat ta kesh. Aq me teper ne nje dite te tille si ringjallja e Krishtit, ku vetem falet dhe flitet mire per paqe sociale e progres per popullin.



    Pritem dje se mos ndoshta selia e Arqipeshkvise Katolike ne Tirane apo nga zyra e shtypit te kryeministrit te vendit te dilte ne njefare sqarimi ne forme kerkese pendese per kete shperdorim te vendit te shenjte dhe dites se shenjte ku u ringjall Jezu Krishti, por asgje nuk doli.



    Te gjitha fete ne Shqiperi jane ne harmoni perfekte me njera tjetren dhe nuk jane perdorur asnjehere nga politika per te akuzuar tjetrin. Natyrisht qe monsinjor Rrok Mirdita nuk kishte se cfare t'i thoshte kryeministrit ish komunist 62 vjecar qe mu ne zemren e katedrales, para besimtareve dhe medias, nxirrte duf e urrejtje kundrejt kryeprokurorit. Monsinjor Rrok Mirdites nuk i mbetet gje tjeter pervecse te lutet per zotin Berisha qe Zoti t'i sjelle mendjen ne vend dhe te respektoje vendin e shenjte.



    Edhe nese e provokuan gazetaret ne lidhje me ceshtjen "Sollaku", perseri nuk mund e nuk duhej qe kryeministri te binte ne kurthin e tyre. Prandaj eshte politikan me karriere, ish President Republike dhe tani kryeminister. Te ndodhur shume besimtare katolike ne katedrale apo dhe mijera e mijera qe e degjuan jane zemeruar per keqperdorimin e Katedrales Katolike per te nxjerre urrejtje.



    Natyrisht qe nje pjese e besimtareve, duke qene ndoshta edhe demokrate si anetaresi, edhe jane kenaqur me sulmin ndaj Sollakut, por jo ne tempullin e besimit te tyre. Nuk mundet te ndodhe nje gje e tille ne nje vend normal e nga nje njeri qe quhet kryeministri i vendit. Nuk ka ndodhur ne Shqiperi qekur jane rihapur kishat e xhamite. Ka pasur pyetje provokuese perhere kundrejt politikaneve qe kane vizituar keta tempuj ne ditet e shenjta te tyre, por perhere ka patur rreshqitje nga sulmi apo fyerja.



    Perkundrazi me shume finese ka kaluar tek "jemi ne feste sot. Gezuar dhe mbaresi per te gjithe". Nje nga analistet e shumepaguar te shtypit shqiptar tha dje se Berisha duke e nenvleftesuar komunitetin katolik e ka bere me paramendim nje gje te tille ne tempullin katolik.



    Dhe si per te vazhduar, ai insistonte se zoti Berisha eshte ne thelb nje antikatolik. Pervec Jozefina Topallit, se ciles nuk ka se cfare t'i beje, pasi ka force ne PD e ne komunitetin nderkombetar, te tjeret politikane apo intelektuale katolike i ka persekutuar gjate ketyre viteve, sikur kur ishte ne pushtet, ne opozite dhe tani perseri ne pushtet.



    Ose edhe kur ka zgjedhur perfaqesues prej komunitetit katolik ka marre per t'i bere persona publike pikerisht disa emra jo potenciale ose me mangesi kulturore e njerezore ne menyre te djallezuar per t'i thene indirekt opinionit se "nuk kane emra VIP katoliket". Nje perversitet jashtezakonisht i rrezikshem.



    Po te marresh edhe emerimet qe nga shtatori 2005. Shume shume pak intelektuale katolike te emeruar prej Berishes. Edhe partine qe perfaqeson filozofine qe mbreteron ne Europe, e cila quhet Partia Demokristiane, zoti kryeminister e ka lene pa zyra te selise qendrore. Nderkohe qe me ligj e ka te detyruar qe cdo partie e cila ka kaluar pragun 2.5 per qind, qeveria i jep zyra.



    Demokristianeve, me nje qellim diabolik, nuk iu jep zyra, nderkohe qe jane parti 15 vjecare ne demokraci. Asnje emer katolik te propozuar nga demokristianet zoti kryeminister nuk e emeron. I permendem keto fakte per te treguar se busulla e tij orientuese nuk eshte Europa kristiane, por nje pjese e Azise se fondamentalizmit.

    Ajo cka ndodhi pardje ne Katedralen Katolike nuk duhet lejuar me te perseritet nga asnje politikan.



    Duhet qe ne kisha e xhami te respektohen ritet e tyre fetare dhe asnjanesia e tyre nga shteti dhe politika.

    Zoti fal, por edhe ndeshkon! Kete duhet ta dije kryeministri yne qe e futi Shqiperine edhe ne Konferencen e Vendeve Islamike ne vitin 1993.

    http://kohajone.com/lexo.php?id=1374

  13. #73
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Mosha
    32
    Postime
    741
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ky Nikolla qeka politikan i keq.Sipas shprehjes "politika eshte kurve".
    Sa budalla eshte "Odisea"

  14. #74
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,421
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Rryma Politike Katolike Shqiptare

    Fondamentalizmi katolikocentrist po bėhet secilėn herė mė iracional ndėr shqiptarėt ose thėnė mė popullorēe, katolikocentrizmin po e lėnė mendtė. E kanė lėnė mendtė jo pse bėn thirrje qė njėrzit me pėrkatėsi tė tjera fetare tė kthehen nė katolikė, sepse pėrfaqėsuesit e ēdo besimi i ftojnė tė tjerėt tė pėrqafojnė besimin e vet. Por e kanė lėnė mendė, sė pari, sepse tregohet mė agresiv se e ka fuqinė e kjo i kthehet si bumerang nė dėm tė vet dhe, sė dyti, sepse kėtė thirrje pėrpiqen ta arsyetojnė mė njė ‘reason d’nation’, mė arsye kombėtare.

    Prandaj, nė kėtė shkrim do tė tregohet nė vija mjaft tė pėrgjithshme se si brenda katolicizmit nė shkeuj ka ekzistuar njė rrymė politiko-fetare qė u ka sjellė dėme tė mėdha shqiptarėve; se veprimtaria e sotme katolikocentriste ėshtė vazhdim i kėsaj rryme; se si pėrpjekja pėr tė legjitimuar veprimtarinė e vetė me ‘arsyen kombėtare’ ėshtė krejt iracionale etj. Por para se tė shqyrtohen kėto ēėshtje me rėndėsi tė madhe pėr jetėn e shqiptarėve, nga konceptimi dhe qėndrimi ndaj tė cilave varet shumė nėse shqiptarėt do tė bėjnė njė jetė mė tė mirė apo edhe mė tė keqe le tė fillohet si hyrje me njė dukuri tė ēuditshme tė ditėve mė tė fundit.



    Ēuditja me tė ēuditurit
    Pėr median, analistėt, ‘intelektualėt’ dhe forcat ‘politike’ nė Shqipėri u duk si njė ēudi, si njė rrufe nė tė kthjellėt shpėrndarja e njė trakti antimysliman nė Shkodėr dhe njė shpėrthim pranė bustit tė Gjergj Fishtės. Por, pėr t’u ēuditur ėshtė vetėm me kėtė ēuditje tė ‘politikanėve’, ‘analistėve’, ‘intelektualėve’ dhe medias shqiptare. Nė Shqipėri ka dhjetė vjet qė shpėrndahen ‘trakte’ si ky qė u shpėrnda nė Shkodėr, shpėrndahen legalisht nė dhjetramijė kopje, nė gjithė vendin, nė gazetat mė tė mėdha tė vendit, nė gazetat e forcave kryesore ‘politike’ dhe nė gazetat ‘e pavarura’, shkruhen e shpėrndahen libra qindra faqesh e mijėra kopjesh, transmetohen emisione televizive e rediofonike. Veē disa intelektualėve dhe veprimtarėve tė rrethuar rreth ‘Rimėkėmbjes’, dhe veēanėrisht kryetari i saj, Abdi Baleta, ndaj kėsaj fushate antimyslimane nuk ka kundėrvepruar gati askush. Ndėrsa tani ‘analistėt’, ‘intelektualėt’, media, ‘politikanėt’ ēuditen e bėjnė zhurmė pėr njė trakt tė shpėrndarė ilegalisht, vetėm nė njė qytet dhe vetėm nė disa qindra, ndoshta mijėra kopje.

    Nė trakt nuk ka asnjė ide dhe as intensitet urrejtjeje e konfliktualiteti mė tė madh se nė artikujt e gazetave, librat, emisionet e medias elektronike qė tė ngjallnin reagim mė tė madh se keto. Trakti bėn thirrje pėr kthimin masiv tė shqiptarėve nė katolik ‘pėr arsye kombėtare’; nxitė urrejtje ndaj islamit si besim; e lidh besimin islam dhe institucinet e tij (xhamitė etj.) me terrorizmin ‘fondamentalist islamik’; glorifikon disa figura katolike; bėn thirrje tė largohen nga figurat qėndrore tė nacionalizmit shqiptar e tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenti si Ymer Prizereni, Sami Frashėri etj.

    Por tė gjitha kėto ide e thirrje dhe, me po kaq intensitet urrejtės janė shfaqė legalisht, publikisht nė gazeta, libra, media elektronike etj., qė dhjetė vjetė nė Shqipėri. Trakte si ky dhe ide si kėto janė shkruar nga shkrimtarė, studiues, politikanė, gazetarė tė njohur e tė panjohur. Kėshtu, thirrjen pėr kthimin masiv tė shqiptarėve nė katolik, ashtu si nė trakt, ka mbi dhjetė vjetė qė e ka bėrė Ismail Kadare. Ai ėshtė pasuar nga njė varg paseusish tė njohur e tė panjohur. Ashtu si trakti, edhe Kadare dhe pasuesit e tij janė pėrpjekė tė legjitimojnė thirrjen prozelitike me ‘arsyen kombėtare’: se Evropa nuk na mbėshtetė pa u kthyer nė katolik. Trakti, siē u tha, e lidhė besimin islam dhe institucionet e tij me terrorizmin ‘forndamentalist islamik’. Por kėtė e ka bėrė gati qė dhjetė vjet mė parė Neshat Tozaj nė gazetėn “Zėri i Popullit” (10.1.1995) nė artikullin “Shqipėria njė depo municioni islamik?” dhe para e mbas tij kjo ka qenė propagandė e pėrditshme e shtypit nė Shqipėri.

    E gjithė kjo propagandė antimyslimane ėshtė pėrmbledhė e shpėrnda nė Shqipėri nė njė libėr prej 330 faqesh tė shkruar nga Kastriot Myftaraj: “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj”, dhe ėshtė vėnė nė qarkullim njėkohėsisht me hedhjen nė qarkullim tė traktit nė Kosovė. Ngjashėmria ndėrmjet traktit dhe librit ėshtė fantastike. Ashtu si trakti, edhe libri e lidhė besimin islam me terrorizmin.

    Ashtu si trakti edhe Myftaraj bėn thirrje pėr konvertim masiv tė shqiptarėve (gegė) nė katolik duke e bazuar nė ‘arsyen kombėtare’, sepse Evropa nuk i pėrkrah shqiptarėt pa kėtė konvertim. Shqiptarėt ndodhen para alternativės: ‘ose islamin, ose shtetin e bashkum nacional shqiptar’ (ff. 91). Ashtu, dhe mė vrazhdė se trakti, libri fallsifikon dhe sulmon pėrmbajtjen e islamit. Sipas traktit ‘feja islame ėshtė fe e dhunės, krimit, drogės, prostitucionit dhe prapambeturisė’. Sipas Myftarajt feja islame ėshtė fe e poshtnimit njerėzor: “Qė islami ėshtė fe e poshtnimit njerėzor, kjo kuptohet dhe nga fakti qė ajo ka adoptu pėr ritin e faljes, ranien pėrmbys” (f.102). Po ashtu sipas Myftarajt feja islame ėshtė totalitariste dhe fashiste: “islami nė thelbin e vet asht njė fe totalitariste” (f.110 etj.) dhe fashiste (ff.111-112). Ashtu si trakti edhe libri sulmon disa figura qėndrore kombėtare tė shqiptarėve. Trakti u bėn thirrje shqiptarėve: “mos shkoni pas mashtrimeve tė dijetarėve tė rrejshėm tė asaj kohe, tė homoseksualėve siē ishin Sami Frashėri, Ymer Prizereni etj.”. Edhe Myftaraj nė librin e vet sulmon pėrfaqėsuesit e nacionalizmit shqiptar, veēanėrisht Hasan Prishtinėn (ff.277; 301 etj.) qė vijoi programin e Pashko Vasės, Sami Frashėrit e Ymer Prizerenit. Trakti ashtu si libri i Myfatrajt glorifikon figurat politike sipas kriterit fetar katolik. Sipas traktit: “edhe njė herė ju ftojmė tė ktheheni tek burimorja – tek feja e tė parėve e tė mos tradhtoni Gjergj Kastriotin, nėnė Terezėn, Pjetėr Bogdanin”. Ashtu edhe Myftaraj glorifikon Skėnderbeun, Pjetėr Bogdanin dhe, natyrisht, nėnė Terezėn, tė cilės, i ka kushtuar njė libėr tjetėr tė plotė.

    Megjithėse mė i vrazhdė, me mė shumė shpifje dhe urrejtje ndėrfetare dhe nė mė shumė kopje e faqe se trakti, ndaj librit tė Myftarajt dhe njerėzve qė kanė filluar ta shpėrndajnė ‘fshehurazi’ si trakt nuk kanė reaguar negativisht as media, as politikanėt, as intelektualėt veē disa njerėzve tė rrethuar rreth ‘Rimėkėmbjes’.

    Teza si tė traktit e tė librit tė Myftarajt kanė hedhė vetė politikanėt mė me ndikim nė jetėn fatkeqe tė shqiptarėve: Fatos Nano dhe Sali Berisha. Para se Myftaraj tė shkruante librin ku pėrpiqet tė fshij historinė mbi 500 vjeēare shqiptare duke e thjeshtuar nė histori vetėm tė katolikėve, Fatos Nano, pat bėrė thirrjen “tė fshihen 555 vjet histori tė shqiptarėve”. Nė pėrgjigje tė kėsaj thirrjeje dhe si zelltar i devotshėm i Nanos, Kastriot Myftaraj, i ėshtė vėnė punės menjėherė tė fshij 555 vjet tė historisė shqiptare, punė tė cilėn e ka pėrfunduar nė librin “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj” disa muaj mbas thirrjes sė Nanos.

    Edhe Sali Berisha nė ballafaqimin televiziv me Nanon u pajtua me tezėn e Nanos pėr fshirjen e 555 vjetėve histori dhe jetė shqiptare. Berisha tha se flamuri shqiptar ėshtė flamur i krishterimit duke e tjetėrsuar kėshtu falmurin kombėtar tė shqiptarėve nga kombi dhe duke e njohur si flamur fetar. Kėshtu, sipas tij, del se Shqipėria pėrfaqėsohet nė OKB etj., me flamur fetar. Ashtu si Nano dhe Myftaraj, pėrkatėsinė evropiane tė shqiptarėve Berisha u pėrpoq ta mbėshtesė nė njė element tė vetėm kulturor, nė fenė katolike. Sipas Berishės prova se shqiptarėt janė evropian ėshtė qenia e tyre i vetmi popull katolik nė Pernadorinė Bizantine. Ashtu, si Nano, si Berisha, qė tė dy, mendojnė se pėr tė dėshmuar pėrkatėsinė evropianė tė shqiptarėve duhen fshi 555 vjet histori dhe, mbi tė gjitha, jetė e shqiptarėve, pėr t’u rilidhė me periudhėn e Perandorisė Bizantine.

    Nuk ėshtė aq e rėndėsishme se tezat e Berishės nuk janė tė sakta: a) se nė kohėn e vet flamuri i sotėm shqiptar ka qenė flamur i vetėm njė princi shqiptar (Skėnderbeut), meqenėse principatat e tjera kishin flamujt e vet dhe, b) as nė kohėn e Skėnderbeut, dhe aq mė pak sot, flamuri nuk kishte asnjė simbol fetar sepse pėrbėhej nga shqiponja (simbol totem, jo kristian) dhe ylli i Davidit (simbol jokristian). Po ashtu shqiptarėt nuk kanė qenė nė shumicė katolike, dhe as tė vetmit, as nė periudhėn e Perandorisė Bizantine. Shqetėsimi i Berishės nuk ėshtė saktėsia e pohimeve, por programi politik qė bartin e mbėshtesin. Prandaj pėr ‘eruditin’ Berisha, nuk ėshtė kryesore padituria e tij. E rėndėsishme ėshtė se nga pohimet e Berishės provohet: a) se Berisha ose i ėshtė nėnshtruar presionit katolikocentrist, ose i ka pėrbrendėsuar vetė ndjenjat dhe qėndrimet katolikocentriste. b) E rėndėsishme ėshtė se edhe Berisha i bashkohet thirrjes sė Nanos pėr tė fshi 555 vjet histori e jetė shqiptare qė tė kthehen tek Perandoria Bizantine. c) E rėndėsishme ėshtė se me ndikimin qė ka Berisha nė Partinė Demokratike e ka kaluar kėtė parti nė programin politik dhe synimet e katolikocentrizmit shqiptar. d) Katolikocentrizmi i PD bashkohet me ortodoksinė e Nanos sipas modelit tė bashkimit tė Aurel Plasarit (ortodoks) me Zef Pėllumbin (katolik), e krsitianizmit (katolicizėm + ortodoksizėm) kundėr myslimanizmit, ēka shpejgon edhe dashurinė e veēantė tė PD e Berishės pėr Plasarin.

    Mbas gjithė kėsaj veprimtarie antimyslimane dhjetvejēare, publike, masive, agresive, politike dhe publicistike ėshtė ēudi tė ēuditesh pėr njė trakt qė, nė krahasim me to, ėshtė i parėndėsishėm. Dhe ēudia me tė ēuditurit vėrtetė ka bazė, sepse tė ēuditurit vetė kanė shkruar e shpėrndarė ‘trakte’ d.m.th. libra, gazeta, emisione nė median elektronike dhe nė programet politike partiake e jopartiake njėlloj si trakti i fotokopjuar. Ēudia bėhet edhe mė e madhe sepse gazeta ‘Rimėkėmbja’ (15.1.2001) e kishte botuar traktin mbas shpėrndarjes nė Kosovė dhe kishte paralajmėruar pėr rrezikun e tij duke treguar edhe njėherė se ėshtė shumq para gjithė tė tjerėve nė konstatimin e vprimtarive antishqiptare dhe nė luftėn kundėr tyre.


    Kundėrshtim dhe vijim i traktit
    Media dhe politikanėt u treguan tė ndjeshėm ndaj njė trakti tė hedhur ilegalisht, nė pak kopje dhe jo mė konfliktuoz a antimysliman se shkrimet e vetė medias dhe mendimet e politikanve kryesor. Por nė reagimet kundėrshtuese konstatohej edhe njafėr vazhdimi i propagandės sė traktit. Kėtu nuk ėshtė vendi tė analizohen tė gjitha ‘kundėrshtimet’ dhe vazhdimet e traktit nga media shqiptare, por vetėm do tė paraqiten vetėm disa tė tilla sa pėr tė tėrheqė vėmendjen e tė interesuarve dhe veēanėrisht shqiptarėve.

    Kėshtu, tė ngarkuarit nga shteti pėr tė luftuar veprimtaritė antishqiptare, policia dhe organe tė tjera, u duken krejt tė befasuara nga shpėrndarja e traktit. Shpėrndarjen e traktit fillimisht e morėn si diēka joserioze dhe si lojė adoleshentėsh: “autoritetet policore fillimisht deshėn ta kalojnė ngjarjen pa bujė. ‘Ka shumė mundėsi qė tė ketė qenė njė lojė adoleshentėsh’ – u shpreh tė dielėn pasdite njė nga krerėt e Rendit” (“Ballkan”, 12.02.2002, f.9). Ka dy mundėsi: Ose krerėt e rendit ishin vėrtetė tė befuasuar, nuk e kishin pritė kėtė veprimtari, dhe atėherė mbajnė pėrgjegjėsi (edhe ligjore) pse nuk kanė informacion pėr veprimtaritė antishqiptare me karakter politiko-fetar. Kjo pėrgjegjėsi nuk mund tė anashkalohet sepse janė organe tė ngarkuara, sepcializuara e tė paguara pėr tė zbuluar kėto veprimtari edhe kur askush tjetėr mund tė mos di gjė pėr to. Sepse, siē u tha mė lartė, kjo ėshtė njė veprimtari e dendur dhe legale nė Shqipėri qė dhjetė vjet e se, pėr mė tepėr, gazeta ‘Rimėkėmbja’ pa qenė organ i specializuar dhe me mundėsitė e organeve shtetėrore pėr zublimin e kėso lloj veprimtarishė edhe e kishte botuar traktin, edhe kishte paralajmėruar pėr rrezikun e tij. Ose, mundėsia e dytė, dhe mė e besushme mbetet mundėsia qė organet shtetėrore tė kenė pasė dijeni pėr kėto veprimtari, por janė pėrpjekė ta fshehin atė, ta quajnė ‘lojė adoleshentėsh’ pėr ta mbrojtė duke dėshmuar kėshtu se janė bashkėpunėtor me shpėrndarėsit e trakteve dhe tė antimyslimanizmit.

    Edhe media, ndonėse nė dukje e kundėrshtoj zhurmėshėm, gjeti mėnyra ta vazhdoj politikėn e traktit. Kėshtu ndryshe nga rastet qė kur shprehen kundėr myslimanizmit ‘gazetarėt’, ‘politikanėt’ e ‘intelektualėt’ pėrdorin gjithnjė emėrtimi ‘fondamentalizėm islamik’, pėr traktin katolik qė shfaqej aq vrazhdė e dhunshėm kundėr myslimanizmit thuhej vetėm ‘trakt fondamentalist’ pa cilėsorin katolik. Nė editorialin e gazetės “Ballkan” 12.02.2002) shkruhej: “Fondamentalizmi i pafshehur, me stil tė hapur dhe arrogant u shfaq tė dielėn, kur njė trakt...”. Editorialisti nuk dėshiron (ndoshta nuk guxon) tė thotė ‘fandamentalizmi katolik’ por e le pa cilėsor, thjesht fondamentalizėm, sikur tė ishte fondamentalizėm ekologjistėsh, a budistėsh, a alienėsh etj. Editorialisti ka frikė nga pėrdorimi ose se mos futet nė perdorim termi i saktė qė i pėrgjigjet veprimtarisė katolikocentriste shqiptare: fondamentalizėm katolik.

    Gazeta qė gati me zor dhe kundėr vullnetit e shprehi kundėrshtimin ndaj traktit dhe politikės sė tij fondamentaliste katolikocentriste ishte gazeta e Partisė Demokratike, ‘Rilindja Demokratike’. Kėshtu, derisa gati gjithė gazetat i kishin kushtuar nga dy faqe ‘kundėrshtimi’ rrezikut qė paraqet politika e traktit, RD i kishte dhėnė vetėm gjysėm faqeje dhe atė vetėm me deklarat tė thata e formale tė drejtuesve lokal tė PD-ės. Ky qėndrim i gazetės ėshtė shprehje e politikės sė Berishės pėr tė parė falmurin shqiptar si falmur tė katolicizmit.

    “Analistėt’ e gazetės ‘Korrieri” si pėrherė edhe tė paaftė edhe keqdashės ndaj shqiptarėve e shpjegojnė shpėrndarjen e traktit me krizėn qeveritare: “Kėtė herė kjo mund tė shpjegohet me krizėn qeveritare apo me masat shtėrnguese tė policisė pėr kriminalitetin nė kėtė zonė” (12.02. 2002, f.11). “Korrieri” kėshtu pėrpiqet tė fsheh propagandėn antimyslimane dhjetėvjeēare nė tė cilėn vetė kjo gazetė pėrpiqet tė ze vend tė parė. Propaganda dhjetėvjeēare nuk mund tė shpjegohet me krizėn qeveritare tė kohėve tė fundit. As thirrjet e Nanos pėr tė fshi historinė 555 vjeēare tė shqiptarėve, as tjetėrsimi i flamurit nga Berisha, as thirrjet pėr konvertim nė katolik dhe presioni arrogant ndaj myslimanėve nga ana e Kadaresė, Tozajt, Blushit, Mirditės, Sedajt etj., etj., filluar para dhjetė vjetėsh e pėrsėritė gati ēdo ditė nga gazetat dhe media elektronike nuk mund tė shpjegohen me krizėn e fundit qeveritare. Por analistėt e “Korrierit” dihet se janė edhe keqdashės, edhe tė paaftė.

    ‘Korrieri” ashtu si trakti bėn vetė propagandė fetare kur poetin kombėtar Gjergj Fishtėn e quan pėrfaqėsues tė fesė kristiane: ‘u hodh njė granatė pranė njė monumenti tė njė pėrfaqėsuesi tė fesė kristiane’ (“Korrieri, 12.02.2002). Gjergj Fishta pėr shqiptarėt nuk ėshtė pėrfaqėsues i fesė kristiane, por ėshtė pėrjetuar si pėrfaqėsue i nacionalizmit shqiptar dhe ėshtė mbėshtetė nga myslimanėt po aq sa nga katolikėt me prirje nacionaliste.

    Pse sulmohet Fishta nga katolikėt?
    Si organet shtetėrore, si komentatorėt e ndryshėm traktit dhe shpėrthimit afėr bustit tė Fishtės bashkohėshin nė konstatimin se tė dy veprimet janė kryer nga e njėjta qendėr. Kjo ėshtė njė qėndrim i drejtė i tyre, nė ndryshim nga qėndrimet e tjera si vijimi i traktit duke ‘e kundėrshtuar’ apo pėrpjekje pėr mbrojtjen e tij (tyre) qė u pėrmenden mė lartė. Ēka mbetet pėr t’u shpjeguar, megjithkėtė, ėshtė pyetja se pse rryma fondamentaliste katolikocentriste e sulmon Fishtėn. Pėrgjigja nė kėtė pyetje kėrkon njėfarė njohurie tė pėrgjithshme tė rrymave politike brenda vetė katolicizmit shqiptar.

  15. #75
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Mosha
    43
    Postime
    707
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po keta kete pune kane.Si serbi,vete vendoste eksplozive dhe na linte neve fajin.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 19:25
  3. Pėrcaktimi Pėr ēlirimin Me ēdo Mjet
    Nga Llapi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 13:32
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 07:29
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •