Shoqėria civile dhe politika
Adri Nurellari
(marre nga gazeta metropol)
Ēdo vend ka nevojė pėr njė qeveri efikase dhe pėr njė sektor tė konsoliduar privat qe do tė mund te mobilizojė forcat prodhuese tė tregut tė lire dhe tė sigurojė njė begati pėr ekonominė e vendit. Mirėpo kėto dy sektorė nuk janė mjaftueshėm dhe mangesitė e tyre i ploteson sektori i trete i quajtur ndryshe shoqeria civile. Shoqėria civile sipas Qėndres pėr Shoqėrinė Civile e Shkolles Londineze tė Ekonomisė dhe Shkencave Politike (LSE), i referohet asaj bashkėsie institucionesh, organizatash dhe sjelljesh qė ndodhet midis shtetit, botės sė biznesit dhe familjes. Nė fakt shoqėria civile ende nuk ka fituar njė perkufizim tė standartizuar ose thėnė ndryshe, pėr tė ka shumė perkufizime qė nė pėrgjithėsi pėrpiqen tė pėrshkruajnė aktivitetin e organiztave jo-qeveritare, grupeve qytetare, sindikatave, shoqatave tė biznesit, think-tank-eve, akademisė, organizatave fetare dhe medias.
Shoqėria civile kryen aktivitete tė ndryshme qė ndahen nė disa kategori kryesore qė nuk janė tė diferencuara plotėsisht nga njera tjetra dhe qė shpesh mbivendosen. Ka grupe qė ofrojnė shėrbime duke besuar se individė tė ndryshėm duke punuar sė bashku me bazė punėn vullnetare mund tė zgjidhin shumė probleme sociale. Kategoria tjetėr ėshtė filantropia ose bamirėsia ku njerėz tė ndryshėm dhurojnė para ose tė mira tė tjera me synim ndihmesėn e tė varfėrve, tė pastrehėve etj. Njė grup tjetėr shoqatash verprojnė si grupe avokacie ose grupe presioni qė pėrpiqėn tė pėrmbushin objektiva tė caktuar siē janė shoqatat pėr tė drejtat e njeriut, ose ajo pėr tė pėrndjekurit politik. Pastaj media ėshtė njė ndėr pėrfaqėsuesit kryesor tė shoqėrisė civile dhe po kėshtu ka kategori tė tjera sic janė edhe institucionet fetare dhe ato arsimore.
Shoqėria civile ėshtė njė aktor shumė i rėndėsishėm dhe i fuqishėm nė jetėn e pėrditshme dhe ajo qė vlen pėr tu shqyrtuar ėshtė roli qė luan nė jetėn politike. Nė fakt shoqėria civile nuk ėshtė gjė tjetėr veē ushtrimi i demokracise pjesmarrėse ndėrkohė qė demokracia pėrfaqėsuese ėshtė territori ku vepron qeveria dhe politika. Njerėzit kanė tė drejtė pėr tė folur pra tė drejtė pėr ti dhėnė zė njė opinioni gjė qė nuk kėrkon doemosdoshmėrisht qė ky zė tė jetė pėrfaqėsuese e njė komuniteti. Dhe ky ėshtė thelbi I demokracisė pėrfaqėsuese.
Nga ana tjetėr pėrgjegjesia ndaj njė komuniteti ėshtė thelbi i demokracisė pėrfaqėsuese e cila kėrkon procedura formale si zgjedhjet pėr tė siguruar qė vendimet qė janė arritur tė jenė tė drejta e legjitime. Qė tė dy kėto formave tė demokracisė duhet tė jenė tė pranishme nė politikė nė mėnyrė qė politika tė veprojė nė shėrbim tė publikut. Pa presion publik tė qėndrueshėm qeveritė nuk i pėrmbushin premtimet e bėra para zgjedhjeve dhe pa zgjedhje nuk mund tė pajtohen dhe vihen nė jetė interesat dhe kėrkesat qė egzistojnė nė shoqėrinė civile. Pra kanė njė rol plotesues tė ndėrsjelltė qė nuk ka se si tė mohoet. Mirėpo kohėt e fundit njė grup organizatash jo-fitimprurėse (OJF) ka pėrhapur idenė se shoqėria civile duhet parė si krejteėsisht e ndarė nga sektori i parė bile edhe si opozitė , dhe kjo ide ka zene goxha rrėnjė nė mendėsinė shqiptare.
Njė ndėr pyetjet qe tė shkon menjėhere nė mendjen tonė tek i shikojmė OJF-tė ėshtė legjitimiteti i veprimtarisė sė tyre. Me legjitimitet zakonisht kuptohet e drejta pėr tė qėnė dhe pėr tė bėerė diēka nė shoqėri, dhe nė rastin tonė ideja se sa i justifikuar, i pranueshėm dhe i ligjshėm ėshtė njė veprim i njė organizate. Nė rastin e sektorit tė parė dhe tė dytė legjitimiteti si dhe procesi i llogaridhėnies janė goxha mė tė qarta, janė kontraktuale dhe tė konsoliduara. Nė rastin e politikės a legjitimitetin dhe marrjen e llogarisė e bėn vota dhe nė rastin e biznesit atė e realizon tregu ndėrsa pėr njė OJF ėshtė e vėshtirė qė kjo gjė tė realizohet.
Megjithatė mendohet se ka disa veēori qė i japin kredibilitet veprimtarisė sė njė shoqate duke i pajisur mė njė farė legjitimiteti. Sė pari vetė anėtarėsia ėshtė njė formė pėrfaqėsie, dhe nėse kjo anėtarėsi ėshtė e gjerė dhe kryesia e organizatės zgjidhet nė mėyrė demokratike nga anėtarėt atėhere organizata ėshtė mė pėrfaqėsuese dhe disi mė tė besueshme. Kjo pasi shoqata pėrfaqėson shumė njerėz dhe drejtuesit japin llogari para anėtarėve. Nėse ato e pretendojnė kredibilitetin duke u bazuar tek anėtarėsia, atėhere ato duhet tė jenė tė afta tė tregojnė kė pėrfaqėsojnė ato dhe si. Njė tjetėr formė kredibiliteti ėshtė ekspertiza dhe kompetenca qė njė OJF mund tė ofroj. Me njė fjalė nėse organizmat e tjerė legjitim vlerėsojnė se ato sjellin aftėsi, njohuri e pėrvojė tė cmuar dhe e pranojnė ose njohin rolin e tyre konsultativ. Nėse ato pretendojnė nėpėrmjet ekspertizės atėhere duhet tė dėshmojnė qė kjo ekspertizė ėshtė rigoroze. Ligji gjithashtu mund t’ju japi atyre kredibilitet nėse njė shoqatė respekton legjislacionin dhe rregullat qė janė tė vlefshme pėr sektorin e tretė. Sė fundmi OJF-tė fitojnė njė farė besueshmėrie nėse ata promovojnė disa interesa specifike tė publikut siē ėshtė rasti i shoqatave pėr mbrojtjen e ambjentit. Shoqatat e ndryshme e evokojnė kredibilitetin kryesisht duke i kombinuar faktorėt e mėsipėrm.
Kohėve tė fundit ėshtė vėnė re qė disa shoqatave tė ndryshme shqiptare janė bėrė goxha tė famshme nė opinionin publik duke filluar tė kritikojnė vrullshėm atė qė ata e quajnė “klasė politike” Kėto grupe njerėzish pretendojnė se flasin “nė emėr tė popullit” dhe shtiren si alternativė ndaj politikanėve dhe partive politike. Kėto pretendime jo vetėm qė janė gėnjeshtra dhe manipuluese por rrėzojnė kredibilitetin dhe seriozitetin e shoqėrisė civile nė pėrgjithėsi pasi kėtė njerėz shtiren si pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile. Kėto grupe njerezish deklarojnė sė politikanėt nuk veprojnė pėr tė mirėn e publikut, por qė ata tė gjithė sė bashku janė moralisht shumė mė ulėt se aktivistėt qytetarė. Edhe pse ne e dimė qė njė pjesė e mirė e politikanėve tanė nuk janė aq tė ndershėm por kjo nuk do tė thotė qė politika si e tėrė duhet braktisur e dėnuar dhe aq mė pak qė kėto grupo qė nxjerrin kėto deklarata kanė mė shumė legjitmitet e ndershmėri se politika.
Fillimisht del pyetja nese kjo e shumė deklaruara elitė e “shoqėrisė civile” ėshtė apo jo pjesė e saj dhe sa legjitimitet ka nė deklaratat e veta. Kuptohet qe nuk mė takon mua qė tė vendos po apo jo, pasi unė , sipas kritereve qė pėrshkrova, thjesht parashtroj njė kėndvėshtrim nėpėrmjet shtypit pra marr pjesė nė demokraci e nuk pėrfaqėsoj. Megjithatė kjo nuk mė pengon qė tė shtroj disa pyetje dhe ta lė nė dorė tė publikut tė vendosė. Sa vullnetariat kanė kėto shoqata, kur dihet qe rrogat nė sektorin e tretė janė mė joshėset nė tregun shqiptar tė punės? Sa larg kėsaj politike tė fėlliqur janė kėto shoqata jo qeveritare kur dendur nė to gjenden ish politikanė ose njerez qė dikur ose ende I shėrbejnė politikės? Kush ėshtė mandati i kėtyre shoqatave dhe sa e pėrfaqėsojnė ato publikun shqiptar kur llogarinė ato e japin vetėm para donatorit dhe kur shumicėn e parave marrin nga jashtė? Kush ėshtė elektorati qė i jep legjitimitetin kėtyre shoqatave dhe ku ėshtė tregu qė i bėn tė pėrgjegjshme kėto shoqata? Pėr mė tepėr nė Shqipėri ndodh dendur qe njė shoqatė apo think tank tė organizoj pas njė projekti pėr mbrojtjen e ambjentit, njė tjetėr pėr tė drejtat e njeriut dhe ndėrkohė tė aplikoj tek donatorėt e ndryshėm pėr njė projekt pėr decentralizimin. Sa kompetencė kanė kėto shoqata kur dihet se ato zorr se janė tė specializuara e pėr rrjedhojė eksperte pėr njė lėm tė caktuar? Po edhe sikur ta zotėrojnė kėtė ekspertizė duke ditur se sa para shtien nė dorė, kuptohet qė ato shndėrohen mė shumė nė kompani konsulence qė pėrfitojnė abuzivisht nga ligji i OJF-ve se sa OJF qė ofrojnė konsulencė.
Nė parim kėto shoqata ngatėrojnė pjesmarrjen me pėrfaqėsinė duke propozuar struktura paralele tė errėta dhe duke minuar institucionet e demokracisė pėrfaqėsuese. Zgjedhjet e lira, parlamentet e pėrgjegjshme, forca e ligjit dhe qeveritė efikase nuk kanė se si tė zėvendėsohen nga aktivizmi civil. Propogandimi i iluzionit qė politika konvecionale mund tė zėvendėsohet me daljen nė shesh, botimet e fletė palosjeve, tryezat e rrumbullakta, aleancat e koalicionet etj etj, ka njė dėm tė jashtėzakonshėm pėr publikun pasi dekurajon angazhimin politik dhe I ēarmatos ata nga mjetet qė kanė ata nė dorė pėr tė realizuar tė drejtat e tyre. Kėto organizata po thellojnė njė hendek mes publikut dhe qeverisjes duke eleminuar mundėsinė qė publiku ta kontrollojė dhe influencojė qeverisjen. Nė fakt sikur politikanėt e mirė tė kishin shteruar atėhere e kundėrta duhej tė ishte kėshilluar, qe do tė thotė qė publiku duhej tė inkurajohej tė pėrfshihej nė politikė. Dhe kjo do tė thotė jo vetėm votim por edhe pėrfshirja nė parti dhe organe tė tjera politike si dhe kandidim i njerėzve tė rinj. Njerėzit nuk duhet ti largohen politikės duke e lėnė pushtetin nė duart e mė pak njerėzve por duhet tė futen nė tregun politik e ti zėvendėsojnė me garė politikanėt egzistues. Si mund tė pėrfshihen njerėzit e mirė nė politikė kur kėta pėrfaqėsuesit e ndershėm tė shoqėrisė civile e stigmatizojnė politikėn dhe shajnė apriori politikėn per se dhe ēdo politikan tė tanishėm ose potencial. Politikanėt e mirė nuk kanė pėr tė ardhur nga qielli por vijnė nėpėrmjet pėrfshirjes aktive tė popullit nė politikė dhe ata qė dekurajojnė kėtė pėrfshirje janė mbėshtetės tė status quo-sė. Dhe duke influencuar nė kėtė mėnyrė janė edhe ata pjesė e interesave qė vėrtitėn rreth politikės.
Me pak fjalė ne kemi nevojė pėr shoqėrinė civile jo sepse ata “pėrfaqėsojnė popullin”por sepse me ata mund ti bėjmė gjėrat mė mire duke marrė parasysh vlefshmėrinė e presionit tė tyre, vlerat qė ata promovojnė, debatet qė ata nxisin, propozimet qė ata japin por kurrėsesi kapacitetin e tyre pėr tė pėrfaqėsuar popullin . Ėshtė shumė e rėndėsishme tė kuptojmė se shoqėria civile ėshtė kompletuese e jo rivale e demokracise pėrfaqėsuese dhe se demokracia pėrfaqėsuese nuk ėshtė perfekte por ėshtė gjėja mė e mirė qė mund tė kemi pėr tu qeverisur.