Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anėtarėsuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285

    Flet i vetmi minister ibrendshem i papushkatuar i periudhes komuniste

    "Enveri me beri minister pas pushkatimit te Fecor Shehut"
    Hekuran Isai eshte nje nga emrat shume te njohur si drejtues i nomenklatures se larte te shtetit komunist dhe nje nga drejtuesit kryesore te ish Partise se Punes.
    Evecanta e Hekuran Isait ka te beje me ate qe eshte i vetmi minister iBrendshem i perberjes se vjeter qe jeton sot,ose mund te themi qe ka mbetur i pa puskatuar ,kur pikerisht ate detyre e mori pas pushkatimit te peraardhesve te tij ne ate dikaster,Kadri Hazbiu dhe Fecor Shehut,ne vitin 1981.Por Hekuran Isai eshte gjithashtu ministri qe ka drejtuar dikasterin blu ne periudhen me vendimtare te periudhes komuniste komuniste,qe korespondon me rezimin e mitit te diktatures,pra monumentit te Enver Hoxhes,dhe me pas me permbysjen e gjithe sistemitpolitik qe ishte ngritur po nga ata per 50 vjet.
    Cila eshte e kaluara e larget e Hekuran Isait?
    am lindur ne Peqin me 7 maj te vitit 1933.Arsimin fillor e kam kryer ne vendlindje.Pastaj kam kryer arsimin e mesem te pergjithshem ne Cerrik.Mund te them se kam kaluar nje femijeri te vuajturmes skiamjes dhe fukarallekut ,por gjithmone nen presionin e edukimit prinderor.Gjithmon ne familjen time flitej per ndershmerine si gjene me te shejte qe duhet te shoqeroje njeriun patriot dhe te vlefshem per veten dhe te tjeret.
    Ne vitet 1964-1967 kam kryer Shkollen e larte te Partise ne Tirane.Ndersa ne vitet 1952-1954,pata shkuar jashte shtetit per arsimim profesional ne fushen e naftes.
    Ku jeni specializuar?
    Ne Grozni te Cecenise,pas atij specializimi u ketheva ne Cerrik.
    Kaq ishte arsimi juaj atehere?
    Jo,nderpreva ketu vijimin e arsimit,sepse ne ate kohe u ketheva ne Cerrik,me moren ushtar,por gjithsesi u detyruan te me lirojne para kohe 1966,per vete faktinse ate vit kishte filluar ndertimi i impiantit te rafinimit te naftes dhe ne qe kishim studiuar jashte shtetit, ishim nga te vetmit kuadro qe mund te kontribonim ne kete drejtim.
    vazhdon....................

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anėtarėsuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285

    vazhdon....

    Z.Hekuran-apo deshiron te te thrras "shoku"-ku filloi kariera juaj politike dhe a e kishit menduar ndonjehere se ju do te beheshitnje nga njerezit me te afert dhe bashkepuntoret me te ngushte te Enver Hoxhes?
    Ne radhe te pare,per ate qe thte se si duhet te me therrisni,po ju them se preferoj vetem"shok',dhe itille do te mbetem tere jeten,se ai eshte morali im me i larte.Qe te te saktesoj pak ne lidhje me sa thuhet dhe me sa ndegjohet,po te them se une qe kam qe nje jete anetar i Byrose Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror te Partise,si dhe 10 vjet minister i Puneve te Brendeshme,dola kur u lirova nga detyra pa asnje qindarke te kursyerdhe pa shtepi.Shyqyr me mblodhendikush pak dhe dikush shume,duke filluar qe nga niper e mbesa ,dhe une u sistemova ne nje hyrje te vogel ne lagjen "ali Demi",ku jetoj me gruan time,me nje pension pe rte dy 170 mije leke te vjetra.
    Madje,40 mije i paguajme qe ne fillim te muajit per energjine elektrike.Se ne vertet kishim rroga te mira ,do te thuash ti,por cdo gje e kishim me fature dhe paguhej ekstra me cmime te shtrejta.Po do ti biesh lapsit,merr jo me shume,por disa shembuj,qirane e shtepise qe e kam paguar plot 2500 leke te vjetra ne muaj ,pastaj cdo kafe qe pije qofte edhe ne shtepine e pritjes te cilitdo rrethi,do te vinte fatura ne financedhe fundi i muajit dilte zero.Une kam pasur 8 veta ne shtepi dhe gruaja eshte futur me mbrapa ne pune.Madje ,po ta them me humor ,meqe bie fjala,se bisede te thjeshte jemi duke bere ,per shume kohe shtepine e kishim plot me njerez.Vinin nga Peqini apo nga te duash ti,kudo qe ishin,dhe mbushej shtepia plot.Cdo ditenuk kishte vend ku te rrije.Mirepo ishte problem.Nje dite,sa kthehem nga puna,i them gruas:
    "Bukri,me sill pak faturat e ketij muaji,qe te shikojme ku jemi me shpenzimet".Ajo i solli dhe une pashe qe fondin mujor te rroges e kisha perfunduar qe nje jave se te mbaronteaji.Mirepo ata qe kishin ardhur,ngelen te befasuar,se nuk e dinin fare qe ne,nomenklatura e larte ,paguanim,dhe me thone:"Po pse,paguani ju"?!.
    "Po cfare kujtuat,-u them,-ku ka pa leke!Cdo gje qe hame,mbahet nga rroga dhe jo me cmimet e tregut,por cmime speciale".(Qesh me te madhe).Keshtu,qe ti veme fillinbisedes , i nderuar gazetar,se e kishim fjalen qe si kisha deshire te me therrisnit,dheune ju thashe me plot gojen "shok".Se ata qe jane zoterinj,e dini vete ju se cfare kane.Une nuk te them shume,por vetem te pyes nje gje di ti se cfare ben nje minister sot te rrije qofte edhe nje vit ne pune.
    Ju kuptova.Le te kalojme serish te pyetja e pare.A e kishit menduar ndonjehere karieren qe do te benit ne hierarkine e shtetit.
    Kurre.Qellimi yne ishte te punojme me ndergjegje dhe me perkushtim,pastaj te tjerat kane ardhur natyrshem.
    vazhdon...........

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anėtarėsuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285

    : Flet i vetmi minister ibrendshem i papushkatuar i periudhes komuniste

    Ku filloi kariera juaj politike?
    Sa u ketheva ne vitin 1967 nga shkolla e partise,me caktuan sekretar ne Komitetin e Partise ne Elbasan,ku mbuloja ideologjine.Tre vjet me pas,pikerisht ne vitin 1970,u emerova sekretar i pare i Komitetit te Partise ne Librazhd.Serish pas tre vjetesh,ne vitin'73 emerohem nga Byroja politikesekretar i pare i Dibres.
    Kur arritetne Byrone Politike?
    Ne vitin 1975 po acaroheshin se tepermi mardheniet me Kinen dhe ky ishte nje shqetesim jo i vogel per te gjithe Partine dhe shtetin tone.Ne ato vite beheshin te gjitha perpjekjet per te zbutur sadopak situaten.Ne kete prizem,nga Komiteti qendror u vendos qe te bente nje vizite ne Kine nje delegacion i Partise sone,i cili do te kishte atributet me shume te nje delegacioni miqesie sesa zyrtar per probleme konkrete,pra per te zbutur situaten.Ne krye te ketij delegacioni u mendua te shkonte vete kryeministri Mehmet Shehu.Mirepo,ai nuk u pranua apsolutisht nga pala Kineze.Pas kesaj,u vendos qe te shkoja une ne krye te atij delegacioni.
    Kush eshte bere shkas per t'ju caktuar juve?
    Duhet te kete qene Hysni Kapo.Ai ka qene dhe personi qe na perzgjodhi ne detyrat e larta te sekretarit te pare dhe po ai ka qene qe na ka propozuar per me lart.Se Hysni Kapo, qe ta dish t,eshte marre gjithnje me problemet e kuadrit te larte.

    Kur u zgjodhet minister i Puneve te Brendeshme?

    Ishte viti 1982 kur,pas shkarkimit dhe arrestimit te Kadri Hazbiut,Fecorr Shehut e te tjereve ,u vendos qe te isha pikerisht une ai qe do te merrja kete post.
    Si e pritet ate emerim?
    Krejt te befasishem dhe te pa preitur.Tashme une isha mesuar me detyra te lartadhe nuk vija ne dyshim se isha ne konsiderate te strukturave te shtetit te atehershem per detyra qe mund te me ngarkonin,por qe te emerohesha minister i Puneve te Brendeshme ,kete nuk e kisha menduar kurre.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anėtarėsuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285

    vazhdon....

    Per paranteze ketu do tu pyesja dicka qe eshte pak a shume humoristike.Qarkullon nje gojedhene se kur keni qene minister ,ju ka ndalur nje polic qe nuk ju njihte.Ju e moret ne makine dhe ai ju shikonte barkun....etj.Si eshte e verteta?
    (Qesh me te madhe).Po,ka qene e vertete.Une isha nisur per ne durres dhe nuk kisha makina shoqerimi,madje dhe vete kisha hipur ne nje "Aro".Ne lagjen e Kombinatitna con doren si me autoritet dhe si me arrogance nje polic.Me sa me kujtohet,emrin e ka pasur Mevlan,mbiemri nuk me kujtohet.Une u them shoferit dhe shoqeruesit qe ta merrnin,por te mos flisnin fare se kush isha.Keshtune pak caste polici ugjend ne krahun tim ne makine.Une e shikoja me bisht te syrit,qe ti lija te kuptonte se isha inferior.Ai,si ndenji disa caste me kapadaillek,ktheu koken nga une dhe ma beri me shenjeper nga oficeri i shoqerimitqe rrinte ne vendin para.Nuk e kishte fare idene e rregullave se si vendoseshin VIP-atne makine.Kujtonta se uleshin ne vend te pare,prandaj ma beri me shenjese kush ishte ai qe rrinte para.Une ibera me dore qe ishte koke e madhe.Prape nuk foli disa caste.Makina vazhdonte te ecte drejt Durresit.Mirepo polici nuk rrinte dot pa folur.Here pas here shikonte barkun tim dhe serish kethente koken.Ne nje cast nuk ju durua dhe tha:"Ti patjeter je ndonje kryetar kooperative qe u ke q... nenat
    kushedi sa qingjave,ndaj te eshte rritur barku".
    Kur e mesoi se fliste me ministrin?
    Ne kufi me Durresin kishin dale forcat e policise rrugore per te me shoqeruar sipas njoftimit te marre.Aty,sa ndali makina,shefi i tyre erdhi te paraqitej duke raportuar.Ne ate moment Mevlanziu,m"u kthye mua:"pse, ti je ministri....!?"(Qesh).
    Pse Enver Hoxha ju zgjodhi pikerisht ju ne krye te dikasterit te rendit pas pushkatimit te Fecorr Shehut!Keni arritur ta kuptoni?
    Te them te drejten,nuk e di se cfare kane pasur parasysh,por di qe me kane vlersuarper te me cuar aty ku ata kishin shqetesimin me te madh.Gjithsesi,une gjithmone kam menduar se me kane cuar per te zbutur frymen ekstremiste qe kishte karakterizuar ate dikaster deri ne ato momente.
    Ne c'kuuptim?
    Ne ate periudhe eshte fakt qe eshte acaruar shume lufta e klasave dhe kishin filluar arrestime ne mase.Nxiteshin organet perkatese per te bere arrestime te shumta.Keni degjuar qe eshte folur shume per arrestimet me plan dhe me norma?Keshtu,eshte fakt qe ne raste festashbeheshin fushata arrestimesh dhe pikerisht puna e bere per forcimin e vigjilences dhe gatishmerise vlersohej me numrin e arrestimeve.Kete menyre funksionimi,te them te drejten,qe ne fillim me mendjen time e kam konsideruar te gabuar.Prandaj,sa shkova ne krye te asaj ministrie,vendosa te hiqja ato lloj procedurashqe merrnin ne qafe njerez te pa fajshem.Megjithate,gjithmone kam menduar ne ato vite se ai ka qene dhe mendimi i Partise,prandajdhe me kane cuar mua ne ate post.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga TOMY_X
    Ne ate periudhe eshte fakt qe eshte acaruar shume lufta e klasave dhe kishin filluar arrestime ne mase.Nxiteshin organet perkatese per te bere arrestime te shumta.Keni degjuar qe eshte folur shume per arrestimet me plan dhe me norma?...Prandaj,sa shkova ne krye te asaj ministrie,vendosa te hiqja ato lloj procedurashqe merrnin ne qafe njerez te pa fajshem.Megjithate,gjithmone kam menduar ne ato vite se ai ka qene dhe mendimi i Partise,prandajdhe me kane cuar mua ne ate post.
    Jane te padurueshme keto intervista.
    Flitet gjate e gjate per policin e barkun e fryme prej qingjave, por kalohet tangent mbi genocidin e shqiptareve.

    acaruar shume lufta e klasave ...kush e acaroi?

    nxiteshin organet perkatese per te bere arrestime ...prej kuj? Kush nepte urdhna?

    arrestimet me plan dhe me norma ...kush e bante planin?

    ato lloj procedurashqe merrnin ne qafe njerez te pa fajshem ...Njerez te pafajshem qi arrestoheshin, torturoheshin e pushkatoheshin...e familjet e tyne...
    Kush asht pergjegjes per keto? Planin e perpilon dikush, arrestimin, torturimin e pushkatimin i urdhnon e i zbaton dikush! Kush? Per kete te flasin ishministri i mbrendshem e jo pallavra me qingja.
    Per ma teper ky paska qene dhe mendimi i Partise. Kush pra i bani krimet?!

  6. #6
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga shkodra13
    Jane te padurueshme keto intervista.
    Flitet gjate e gjate per policin e barkun e fryme prej qingjave, por kalohet tangent mbi genocidin e shqiptareve.

    acaruar shume lufta e klasave ...kush e acaroi?

    nxiteshin organet perkatese per te bere arrestime ...prej kuj? Kush nepte urdhna?

    arrestimet me plan dhe me norma ...kush e bante planin?

    ato lloj procedurashqe merrnin ne qafe njerez te pa fajshem ...Njerez te pafajshem qi arrestoheshin, torturoheshin e pushkatoheshin...e familjet e tyne...
    Kush asht pergjegjes per keto? Planin e perpilon dikush, arrestimin, torturimin e pushkatimin i urdhnon e i zbaton dikush! Kush? Per kete te flasin ishministri i mbrendshem e jo pallavra me qingja.
    Per ma teper ky paska qene dhe mendimi i Partise. Kush pra i bani krimet?!
    Kush i beri ??
    u bene vete mer ti !!

    Po keshtu eshte kur akoma pyetet: A duhet te hapen dosjet !!??
    si duhet te hapen???!!!! Duhet te shqyhen dhe gjithsecili te laje "mekatet" ketu ne toke !!! .. nqs nuk behet, ish-ministrat do shkojne e vijne neper gazeta, se u duket vetja si ne pasarele mode.
    Prektora

Tema tė Ngjashme

  1. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  2. Ministrat e financave tė Shqipėrisė
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 23:31
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •