Kurse unë po lexoj një roman nga Marc Levi, Herën tjetër (La prochaine fois)
Intriga :
Jonathan Gardner është specialist arti, në veçanti specialist i piktorit të njohur rus të shekullit XIX-të, Vladimir Radskin, i cili, asokohe, kishte pikturuar vuajtjet e popullit rus nën sundimin e carit. Dhe cari e kishte marrë aq inat atë saqë jeta e tij rrezikohet seriozisht. Dhe nën këshillën e një miku të tij që i dinte synimet e carit për zhdukjen e piktorit, ai arratiset natën nga pallati ku ishte strehuar. Dhe në ikje e sipër ai sheh ushtarët e carit të pushkatojnë gruan e tij Clara. Pas kësaj ai nuk pikturoi kurrë në ngjyrë të kuqe. Dhe emigron në Angli, ku vdes në moshën 62 vjeç.
Një mbrëmje, pas një konference në lidhje me pikturën e fundit të Radskin, e cila ishte zhdukur akoma pa u shfaqur në publik, i lodhur, Jonathan, takon në një bar një grua me të cilën, ndër të tjera, ka këtë bisedë, të cilën po e përkthej shpejt e shpejt për ju (si oiseau që jam) :
- Zoti Gardner, vazhdoi gruaja, unë nuk besoj aspak në rastësinë.
- E ç’lidhje ka rastësia këtu ?
- Rëndësia e tepërt që ne i japim asaj është për të të shtirë frikën. Nga gjithçka që sapo ju thashe, mbani mend vetëm një gjë. Ndodh që dy shpirtëra të takohen për të formuar një të vetëm. Atëherë ato varen përgjithmonë nga njëri-tjetri. Ato janë të pandashëm dhe nuk do të pushojnë kurrë së gjeturi njëri-tjetrin, nga jeta në jetë. Nëse përgjatë njërës prej këtyre ekzistencave tokësore një gjysmë do të ndahej nga tjetra, ose do të thyente betimin që i lidh ato, të dy shpirtërat do të shuheshin përnjëherë. Ato nuk mund ta vazhdojnë udhëtimin veç e veç.(…)
- Zoti Gardner, në këtë çast, diçka brenda jush ju thotë që unë nuk jam një plakë e cila do të kishte humbur mendjen. Kini kujdes për atë çka do t’ju them tani : mos u dorëzoni ! Ajo është rikthyer, është aty. Diku mbi këtë tokë, ajo ju pret dhe ju kërkon. Tani e tutje koha është e numëruar për të dy. Nëse ju hiqni dorë nga njëri-tjetri, kjo do të ishte shumë më e keqe sesa ju të çonit dëm jetën tuaj, kjo do të ishte të humbisnit shpirtërat tuaj. Fundi i dy udhëtimeve tuaja do të ishte një humbje e pallogaritshme për ju që jeni kaq pranë qëllimit. Kur ju të jeni njohur, mos kaloni mënjanë njëri-tjetrit.(…)
Si thoni, di të tregoj apo jo ? Kushedi ç’do ngjasë aman, por di që ky autori, Marc Levi, ka shkruar dhe tre libra të tjerë, Po sikur të ishte e vërtetë (që Spielberg ia ka blerë të drejtat e autorit për ndonjë film të ardhshëm), Ku je ti ?, dhe Shtatë ditë për përjetësinë.
Krijoni Kontakt