Close
Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 92
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,769
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Fragmente interesante librash

    Te gjith kur lexojme nje liber marim lapsin dhe e shenojm paragrafin apo frazen qe na duken shume interesante dhe qe na terhoqi vemendjen.
    Ketu dua te shkruani taman ato fragmente. Po e pat te arsyshme te komentoni lart mbi ate qe shkruajtet, dhe mos haroni te shkruani emrin e librin nga i cili e keni mar.


    1) Fragment i mar nga libri Arvanitet dhe perardhja e grekve
    "Arvanitet krioven, beren histori, por nuk shkruajten histori! Ata mbanin tufekun kurse te tjeret* penen."

    Pa koment!


    2) Napoleoni
    "Ai qe ka kurajo duhet ta perbuzi te ardhmen. Dhe tamam per arsyen pse e perbuz, e ardhmja do ti sherbej, ashtu si dhe njerezit."

    Keshtu mendonte Napoleoni dhe eshte shume e vertet qe njerezit sa me shume mos tju japesh rendesi aq me shume te duan dhe jan gati per te ber cfar tju kerkosh.



    *"te tjeret" - behet fjal per Greket.



    ps. sorry nqs mund te kem bere ndo nje gabim ne shkrim, dhe qe nuk i kam perkthyer tamam me fjalet e sakta.

  2. #2
    Kurioz Maska e Saint-Simone
    Anėtarėsuar
    06-07-2004
    Postime
    181
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    eshte shume e vertet qe njerezit sa me shume mos tju japesh rendesi aq me shume te duan dhe jan gati per te ber cfar tju kerkosh.
    po te jesh nje person i rendesishem e vertete, por jo gjithmone...

    P.S. tema shume interesante...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,560
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    PAVIONI I KANCEROZEVE - Aleksander Sollzhenicin

    - Agronom jeni?
    - Jo, teknik tokash.
    - Mire, po... pse banoni atje?
    Kostogllotovi kroi hunden:
    - Klima e atjeshme eshte e mrekullueshme.
    - Po transport a ka?
    - Posi jo-o, makinat vene e vine rregullisht.
    - E c'dua une atje?
    Ajo e veshtroi me bisht te syrit. Ne bisede e siper, Kostogllotovit fytyra iu be edhe me e bute, edhe me simpatike.
    - Ju, - ai mrroli ballin, si te vriste mendjen se c'dolli te ngrinte. - Ju s'mund ta dini Zoja se ne c'pike te globit do te jeni e lumtur a fatzeze. E kush mund te thote se e di kete gje per veten e tij?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    853
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje pjese nga Remark teper humoristike i librit Tre Shoket.
    Shpresoj tju pelqeje!!!

    O Zot! I ktheva krahėt vitrinės. Atė ēast u pėrplasa me njė burrė tė shkurtėr e tė trashė. - E...-, iu shfryva gjithė inat.
    - Pse s'i hapni ato sy, por mė hidhni shqelma si cjap i hazdisur!- lehu trashaluci.
    Unė e vėshtrova i shastisur.
    -S'paskeni parė njerėz me sy ndonjėherė, ė ? - vazhdoi tė hungėronte ai.
    Unė atė prisja. - Njerėz kam parė,- i thashė,- por fuēi birre qė dalin shėtitje, s'mė ka zėnė syri gjer tani.
    Trashaluci s'priti asnjė sekondė. Erdh e u skuq e u fry si kaposh. - E dini ēfarė?- shfryu. -Mbushuni nė kopėshtin zoologjik! Xhirafa ėndėrrimtare s'kanė punė nėpėr rrugė.
    E pashė se kisha tė bėja me njė gjuhėbrisk tė kategorisė sė lartė. Por, megjithėse po humbisja pikat, nderi duhej ruajtur.
    -Shiko rrugėn, shtatanik trutharė,- i thashė dhe ngrita dorėn si pėr t'i dhėnė bekimin.
    Ai s'ma vari fare. - Hidhi ca beton atij trurit tėnd majmun surratpastiēe!- mė lehu nė fytyrė.
    Unė ja ktheva, duke e sharė xhuxhmaxhuxh dekadent. Ai mė quajti papagall pėndėrrjepur; unė atė- kufomalarės i papunė.
    Ai ma priti, kėtė radhė pak mė me respekt, se isha njė kokėlopė e krymbur nga kanceri; unė, pėr t'i dhėnė fund kėsaj meseleje, e quajta varrezė ambulante biftekėsh.
    Befas fytyra i ndėrroi ngjyrė.- Varrezė biftekėsh, shumė bukur!,- tha ai. - S'e kisha dėgjuar ndonjėherė. Do ta fus nė repertorin tim! Pra me Kaq-....
    Ai hoqi kapelen dhe ne u ndamė me respekt tė madh nga njėri tjetri.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  5. #5
    Kurioz Maska e Saint-Simone
    Anėtarėsuar
    06-07-2004
    Postime
    181
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ne nje liber qe po lexoja tregohej nje dialog interesant qe ka ngjare ne nje familje minatori ne Angli nga shekulli i kaluar:

    -Nene kam ftohte. A e ndez dot soben?
    -Jo mor bir, nuk kemi qymyr.
    -Pse?
    -Sepse babai mbeti pa pune.
    -Po pse mbeti pa pune?
    -Sepse ka qymyr me teprice...

    (ky eshte kapitalizmi pra...)
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    pjese nga libri shoqeria kozmike qe po lexoj keto dite

    (problemet e dites)

    cdo atom i universit eshte prone e perbashket e gjithe qenjeve jetesore, dhe ky parim duhet te vendoset si linje udheheqese , dhe mbas nje njohjeje te tille nuk mundet me te lindi idea se kjo eshte nacionale dhe kjo eshte e huaj................


    gjithe njerzit jane qe nga lindja e tyre qytetare te botes, cdo njeri ka te drejten te shkoje dhe te stabilizohet kudo, dhe te jetoje si nje qenje njerzore me dinjitet, nese ndonje grup personash ose ndonje vend nuk eshte i disponueshem te pranoje kete te drejte themelore te qenjeve jetesore, atehere duhet kuptuar qe fjalet e tyre te paqes jane vetem hile dhe mashtrime per tja hedhur te tjereve........................................



    njerzimi ka te drejten te jetoje jo vetem ne kete planet te vogel, por edhe ne cdo planet tjeter, satelit, meteorit, mjegullnaje, dhe ne cdo pjese te ketij krijimi te madh , nese dikush kerkon te privoje njerzimin nga kjo e drejte e lindur , atehere njerzit duhet ta vendosin nje gje te tille me force

    prabhat ranxhan sarcar

  7. #7
    Sweet .. Maska e bebushe
    Anėtarėsuar
    05-11-2003
    Mosha
    32
    Postime
    414
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    QELLIMI JUSTIFIKON MJETIN
    marre nga :
    Makiaveli
    !!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e *~Rexhina~*
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,143
    Faleminderit
    62
    61 falenderime nė 32 postime
    Zoti Gawain dhe Kalorsi i Gjelbert

    Gawain: "kjo eshte shenja e humbjes te lenduar qe un jam torturuar per paburrerin time/ Kjo eshte nje shenje e dalluar per besimin falso qe une tregova/ Dhe une duhet ta mbaj ne trupin time derisa te marr frymen e fundit/ Sepse nje mund te mbaj nje beme te erret pur smund te zhbej mekatin e tij"

    u mundova ta perktheja ne shqip por seshte perkthyer saktesisht, disa fjale i lash meqe ne shqip duket si pa sens....

    nejse teme shume interesante!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *~Rexhina~* : 15-09-2004 mė 23:53
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,395
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ketu pata postuar diēka por e fshine
    te pakten te japin arsyen...

  10. #10
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,068
    Faleminderit
    100
    119 falenderime nė 99 postime
    Citim Postuar mė parė nga sh.hasanaj
    ketu pata postuar diēka por e fshine
    te pakten te japin arsyen...
    Postimi juaj nuk eshte fshire, por duke qene se ishte ne gjuhe te huaj eshte levizur tek Forumi Krijime ne Gjuhe te Huaj. Temen mund ta gjeni ketu
    Pershendetje
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #11
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    sikur te isha djale - Haki Stermilli

    DORA QE PERKUND DJEPIN ESHTE AJO DORE QE RROTULOLON BOSHTIN E FATIT TE NJEREZIMIT, SEPSE AJO DHE VETEM AJO E DREJTON JETEN KAH HORIZONTET E NDRITURA OSE TE ERRETA.




    kete liber e kam lexuar shume kohe me pare, por gjithmone kjo thenje e tille me ka mbetur ne koke, dhe vendosa ta shenoj ketu.
    What goes around, comes around

  12. #12
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,068
    Faleminderit
    100
    119 falenderime nė 99 postime
    Marr nga Perėndim zemre – Stefan Cvajg

    Fati, goditjen e fundit zemrės sė njeriut nuk ia jep gjithmonė menjėherė. Ai vjen si rrjedhojė e bashkėrendimit tė shkaqeve tė parėndėsishme dhe nė kėtė bashkėrendim shfaqet vullneti i tij i papėrmbajtshėm. Prekjen e parė tė lehtė tė tij, ne nė gjuhėn tonė jo fort tė qartė, e quajmė shkak dhe tė habitur bėjmė krahasim ndėrmjet tij dhe forcės, me tė cilėn ai ka vepruar mė pas; por, ashtu si sėmundja, shumė kohė para se tė shfaqet, bėn fole nė organizmin tonė, edhe fati i njeriut nuk zė fill nė ēastin kur shfaqet dukshėm dhe ėshtė i padiskutueshėm. Edhe ai klloēit gjatė nė brendėsi tė qėnies sonė, qarkullon nė gjakun tonė para se tė shfaqet jashtė. Vetėnjohja tanimė ėshtė baraz me qėndresėn, qė thuajse kurdoherė ėshtė e kotė.

    perkthyer nga Jorgji Doksani
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,557
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    [I] E-Shkruar nga Shkrimtari- Jorgo Bllaci...kur ishte 19 vjeqar:
    Poezi;
    ~~~~~
    Kaq deshira ne po mbajm fshehur..
    Sa edhe vetes Trembemi ti ja themi.!
    Rrugeve te jetes si te dehur"
    Endemi dhe s'dim ku vehemi...?
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
    Se do ti Qepem Qiellit kesaj note
    Per flokesh ta kap hanen e mete
    Te sillem hapsires se pa mate!"
    E te mos zbres mbi tok kurr me"
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
    Gjith fushat humbi neper mjagull,
    E brengosur hena e plot ndrin.)
    Qpo me thua moj Fatlumja pjergull,
    Qe mbi gjoks te plepit shushurin.
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
    Por e shtrenjta ime e larg moj pjergull..."
    Bri ne tjetri brengen s'permban dot!.
    Tret veshtrimin e dhembshur neper mjegull
    Edhe mbase fshehtas qan me lot...?
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Vala_79
    Anėtarėsuar
    07-03-2003
    Vendndodhja
    BallKan
    Mosha
    35
    Postime
    122
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    " Njerezit duhen te shikohen nga lart.Njerezit kujdesen per dukjen e perparme te fytyres, nganjehere edhe per te mbrapmen, por te gjitha efektet e tyre jane te llogaritura per shikues nje meter e shtatedhjete centimetra.Njerezit nuk dijne te luftojne kunder armikut me te madh te njerezimit: perspektives se shikimit nga lart. "



    "Lavirja e denje per respekt"
    Zhan Pol Sartri
    If you can't be a good example, then you'll just have to be a horrible warning.

    Catherine Aird

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,395
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    E Thjeshte

    Me erdhi ne e-mail dhe nuk dija ku ta postoja. E perktheva shpejt e shpejt, kshu qe po pati ndonje gabim, Sorry!


    U zgjua me nje dhimbje qe e kishte nga nata me pare. Pasi hap syte me veshitresi, duke u ēuar nga shtrati i hedh nje sy dhomes perreth. Mbi komedine sheh nje gote uje dhe dy aspirina, buze krevatit rrobat e pastra, te lara dhe te hekurosura. Ndersa po pine aspirinat i terheq vemendjen nje shenim mbi komedine:
    “I dashur, miremengjes. Mengjesin e ke ne guzhine. Une po dal ne pazar. Nuk do vonohem.” Ēohet, vishet dhe shkon ne guzhine. Sheh qe I biri po hante dhe mengjesin e tij bashke me gazetat. Fillon te haje dhe nderkohe pyet te birin:
    -A di gje se ē’ndodhi mbreme?
    -Po, mbreme kur erdhe, ishte ora tre e mengjesit. Ne fillim rrezove nje nga karriget ne koridor, volle dhe kur perplase koken ne dere nxive njerin sy.
    U habit shume.
    -E athere si ka mundsi qe gjithēka eshte e paster dhe ne rregull dhe mengjesi gati?
    -Mami, pasi te terhoqi dhe te ēoi ne shtrat, kur po mundohet te hiqte panollonat ti i the: ”Zonje, ju lutem me lini rehat, une jam nje burre I martuar.”

  16. #16
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,068
    Faleminderit
    100
    119 falenderime nė 99 postime
    marr nga Zonjusha Perle

    E mbase ndonje mbremje, gjate pranveres se ardhshme te mallengjyer nga nje rreze e henes qe ndrin mbi bar, ne kembet e tyre, duke shkare ne deget e pemes do t'i shtrengojne doren njeri - tjetrit per kujtimin e tere kesaj dhimbjeje te heshtur e pa sherim; e mbase ky shtrengim i shpejte i duarve do te bej qe damaret e tyre t'i pershkoj pak ajo drithme qe s'do ta kishin provuar fare, dhe do t'ju jap ketyre te ringjallurve, per nje sekond, ndjesine e vetetimte dhe hyjnore te asaj dehjeje, te asaj marrosjeje qe, me nje te dredhur u fal dashnoreve me shume lumturi nga c'mund te kene njerezit e tjere tere jetes se tyre!

    e mora perseri ne duar sot "Tregime e novela" te Gi De Mopasanit
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  17. #17
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,594
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    "Me ler te vij me ty", ajo ju lut, poshte e me poshte prane tij pasi ai ishte duke u rrezuar perjetesisht. "Ashtu qofte", tha ai. Floket e tij, qe ishin zjarr, u drodhen nga era e rrezimit....

    Nga "s'te premtova kurre nje kopsht me trendafila" "i never promised you a rose garden" Joanne Greenberg.

    edhe isha betuar te mos lexoja me libra depresive
    Summertime, and the livin' is easy...

  18. #18
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,594
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    E pastaj c'fare? Pasi ajo e ndjeu se ai ende po e veshtronte, por veshtrimi i tij kish ndryshuar. Ai donte dicka - donte ate qe ajo gjithmone e kish pasur te veshtire t'ja jepte; donte qe ti thoshte se ajo e dashuronte. Dhe kete, jo!, ajo s'mund ta bente dot. Ai e kishte me te lehte te fliste. Ai mund te thoshte gjera - ajo kurre s'mundej....Nje grua e pashpirt,- ai e quante - ajo kurre nuk i kishte thene se e dashuronte. Por s'ish keshtu, s'ish keshtu. Ishte qe, ajo kurre s'mund ta thoshte ate qe ndjente....Duke u ngritur, ajo qendroi prane dritares pasi donte ti shmangej veshtrimit te tij, dhe pasi ju kujtua se sa i bukur eshte - deti naten! Por ajo e dinte se ai kish kthyer koken dhe po e veshtronte. Ajo e dinte se ai po mendonte Je me e bukur se kurre! dhe ajo e ndjeu veten shume te bukur. A do te me thuash, te pakten nje here te vetme, se me dashuron? Ai po mendonte kete...por ajo s'mund ta bente dot; ajo s'mund ta thoshte. Atehere, duke ditur qe ai po e shikonte, ne vend qe te thoshte dicka ajo u kthye nga ai...e veshtroi ne sy. E ndersa po e veshtronte filloi te buzeqeshe, dhe megjithese ajo s'kish thene asnje fjale, ai e dinte, sigurisht qe ai e dinte, se ajo e dashuronte. Ai s'mund ta mohonte dot. Duke buzeqeshur, ajo veshtroi pertej dritares dhe tha - (duke menduar me vete, asgje ne bote nuk mund ta zevendesonte kete lumturi) - "Po, kishe te drejte. Do te bjere shi neser. Ti s'mund te shkosh." dhe e veshtroi duke buzeqeshur, pasi ajo kish triumfuar perseri. Ajo nuk e kishte thene, e perseri ai e dinte.

    Virginia Woolf - To the Lighthouse
    Summertime, and the livin' is easy...

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Djali Blu

    Perkthimi nga Elton Skendaj

    Martin Auer

    Larg, shumė larg prapa yjeve, gjithēka ėshtė shumė ndryshe nga kėtu. Dhe mė larg fare atje, gjithēka ėshtė edhe mė ndryshe nga aty, ku gjithēka ėshmė mė ndryshe nga kėtu. Por po tė fluturosh shumė larg, shumė, shumė larg nė distancė, pėr te vendi ku gjithēka ėshtė krejtėsisht ndryshe nga kudo, ndoshta atje do tė jetė gati njėsoj si kėtu.

    Ndoshta, nė kėtė rajon tė largėt, do tė jetė njė planet i madh sa Toka jonė, dhe ndoshta njerėz do tė jetojnė nė kėtė planet, njerėz qė duken gati njėsoj si ne, pėrveē se ata kanė ngjyrėn blu dhe mund t’i palosin veshėt e tyre kur nuk duan tė dėgjojnė.

    E ndoshta njė luftė shpėrtheu nė kėtė planet tė largėt, dhe gjithata njerėz blu vdiqėn. Shumė jetimė ngelėn pas, dhe nė rrėnojat e njėrės nga shtėpitė e shkatėrruara nga bombat, ulej njė djalė i vogėl. Djali po qante se kishte humbur babanė dhe nėnėn e tij. I ulur, ai qau aty pėr njė kohė tė gjatė, por mė pas ndaloi se i ishin mbaruar gjithė lotėt qė kishte. Ngriti jakėn, vuri duart nė xhepa, e u largua. Kur shihte gurė, i shkelmonte, e kur shihte lule, i shkelte.

    Njė qen i vogėl iu afrua, po e shikonte, dhe filloi tė luante bishtin. Pastaj u kthye nga ana tjetėr e filloi tė ecte me djalin, sikur tė kishte vendosur t’i bėnte shoqėri.

    “Ik!” i tha djali qenit. “Duhet tė ikėsh. Po qėndrove me mua, do tė tė dua, dhe unė kurrė mė s’dua tė dua dikė nė jetėn time.”

    Qeni po e shikonte dhe po luante bishtin gjithė gėzim. Mė pas djali gjeti njė armė pranė kufomės sė njė ushtari. E mori armėn dhe e drejtoi nga qeni. “Kjo armė tė vret!” i tha me inat. Dhe qeni u largua me vrap.

    “Do tė tė marr me vete!” i tha djali armės. “Do tė jesh miku im mė i ngushtė.” Dhe me atė armė qėlloi njė pemė tė vdekur.

    Pastaj ai gjeti njė motorr fluturues tė hedhur nė njė fushė. I hipi motorrit dhe u pėrpoq ta niste. Motorri fluturues punonte mirė.

    “Tani u bėra me njė armė e motorr fluturues,” tha djali. “Kėta do tė jenė familja ime. Mund tė kisha dhe njė qen, por ai mund tė vritet, e do te vdisja nga tė qarėt.”

    Fluturoi rreth e rrotull me motorr deri sa pa njė shtėpi nga e cila po dilte tym. “Dikush po jeton aty,” tha djali. I ra pėrqark shtėpisė dhe pa nga dritarja. Brenda ishte vetėm njė grua plakė qė po gatuante.

    Djali e ndaloi motorrin fluturues pėrpara shtėpisė, mori armėn e u fut brenda. “Kam njė armė!” i tha gruas plakė. “Mė jep diēka pėr tė ngrėnė!”

    “Eja, do tė jepja diēka edhe pa armė,” tha plaka. “Rehatohu dhe ule armėn.”

    “S’dua tė jesh e mirė me mua!” hungėriti djali. “Arma ime tė vret!”

    Atėherė plaka i dha diēka pėr tė ngrėnė, dhe ai fluturoi tutje.

    Kėshtu po jetontė djali tani. Nė njė shtepi tė braktisur, gjeti njė vend ku tė fshihej. Kur e merrte uri, fluturonte diku ku kishte njerėz, dhe i detyronte me armė nė dorė t’i jepnin pėr tė ngrėnė.

    Herė tė tjera, djali fluturonte mbi fusha betejash tė shkreta dhe mblidhtė pjesė nga armėt, tanket dhe makinat qė kishin ngelur atjė. I merrte gjithė kėto pjesė tė vendi ku fshihej.

    “Do tė ndėrtoj njė robot gjigand tė koracuar!” tha me vete. “Do ta bėj tridhjetė metra tė gjatė, e do tė peshojė njėqind mijė ton, dhe lart nė kokė do ta drejtoj une nė dhomėn e kontrollit. Atėherė do tė kem aq fuqi sa askush s’mund tė mė prek.”

    Njė ditė, njė vajzė erdhi te vendi ku fshihej. Djali doli jashtė me armėn dhe i tha: “Ik, largohu! Arma ime tė vret.”

    “S’dua tė tė shqetėsoj,” i tha vajza. Thjesht po shoh nėse kėrpudhat po rriten pėrsėri.”

    “Ik, largohu!” tha djali. “S’dua njeri afėr meje!

    “Vetėm fare je ti?” pyeti vajza.

    “Jo,” tha djali. “Kam njė armė dhe njė motorr fluturues. Keta janė familja ime. Dhe njė ditė do tė kem njė robot gjigand tė koracuar!”

    “Po nuk ke askėnd pranė?”

    “Mund tė kisha patur njė qen. Por, po ta vrisnin atė, do tė vdisja nga tė qaret.”

    “As unė s’kam askėnd,” tha vajza. “Duhet tė rrimė bashkė.”

    “S’dua tė rri me askėnd qė mund tė vritet nga arma!”

    “Atėherė shiko e gjej dikė qė s’mund tė vritet nga arma!” tha vajza dhe u largua.

    Por djali ndėrtoi njė robot gjigand tė koracuar dhe u fut brenda. Pastaj u ul nė kabinėn e kontrollit nė majė tė kokės sė robotit. Atėherė vendosi dhe e ngau robotin nėpėr gjithė vendin. Njerėzit bėrtitėn kudo qė vajti kur e panė robotin qė po vinte, dhe donin tė iknin me vrap. Por nuk mund t’i shpėtonin robotit gjigand tė koracuar.

    Djali kishte njė mikrofon nė kabinė, dhe gjithēka qė thoshte te mikrofoni dilte si ulėrimė nga goja e robotit. “A ka njeri kėtu qė s’vritet dot nga arma?” bėrtiste roboti. Por kudo qė vajti, njerėzit largoheshin me vrap, kėshtu qė s’gjeti njeri qė s’vritej dot nga arma.

    Njė ditė, ama, djali pa nga kabina e tij qė dikush aty poshtė nuk po largohej me vrap, por po qėndronte dhe po i bėrtiste diēka. Por djali rrinte kaq lart nga toka sa nuk e kuptoi ēfarė po thoshte.

    “Ndoshta ėshtė dikush qė nuk vritet nga arma?” mendoi djali dhe zbriti poshtė. Por aty ishte plaka qė i kishte gatuar gjellėn ca kohė mė parė. “Mos doje tė mė thoje gjė?” e pyeti djali.

    “Po” tha plaka. “Dėgjova pėr dikė qė s’e vret arma. Thashė se doje ta dije.”

    “E kush na qėnka ky?” pyeti djali.

    “Ėshtė njė plak qė jeton atje lart nė hėnė.”

    “Atėherė do ta kėrkoj e ta gjej,” tha djali, “sepse nuk dua tė rri me dikė qė vritet nga arma.” Dhe ai lėvizi njė ēelės dhe roboti i tij gjigand i koracuar e shndrroi veten nė njė raketė gjigande tė koracuar dhe fluturoi pėr nė hėnė.

    Atje lart nė hėnė, djali kėrkoi pėr njė kohė tė gjatė. Mė sė fundi e gjeti plakun, qė po rrinte prapa njė teleskopi e po shikonte poshtė te planeti blu.

    “A je ti njeriu qė nuk e vret dot arma?” e pyeti djali plakun.

    “Kėshtu them,” tha plaku.

    “E ēfarė po shikon me atė teleskop?”

    “Po studioj njerėzit nė planetin aty poshtė.”

    “Si thua, a mund tė rri dot me ty?” e pyeti djali.

    “Ndoshta,” tha plaku. “A kam unė ndonjė gjė tė veēantė?”

    “Po, unė s’dua tė rri me dikė qė mund ta godasin pėr vdekje. Kur mė vdiqėn prindėrit, i qava gjithė lotėt qė kisha. Mund tė rrija me njė qen, po sikur ta kishin vrarė dhe atė, do tė vdisja nga tė qarėt. Mund tė rrija edhe me njė grua plakė, apo njė vajzė tė vogėl. Por as ata nuk ishin tė paprekshėm nga plumbat, dhe po tė ishin vrarė, do tė vdisja nga tė qarėt.”

    “Mirė,” tha plaku, “rri me mua atėherė. Asnjė nuk mė vret dot kėtu sepse nuk ka armė fare nė kėtė vend.”

    “Kjo ėshtė e vetmja arsye?” pyeti djali.

    “Po, kjo ėshtė,” u pėrgjigj plaku.

    “Po unė e solla armėn me vete.”

    “Sa keq,” tha plaku, “tani s’mund tė rrish me mua. Arma jote mund tė mė vrasė.”

    “Atėherė do tė kthehem,” tha djali.

    “Po,” tha plaku.

    “Sa keq,” tha djali.

    “Tė vjen keq?” pyeti plaku.

    “Po,” tha djali, “Do tė doja tė rrija kėtu.”

    “Ndoshta mund ta hedhėsh tutje armėn tėnde?” tha plaku.

    “Ndoshta,” tha djali.

    “Atėherė mund tė rrije me mua kėtu,” tha plaku.

    “Ndoshta,” tha djali. “E ēfarė do tė bėja atėherė?”

    “Mund tė shihje me teleskop. Atėherė ndoshta do ta kuptoje se pse ata njerėz aty poshtė janė vazhdimisht nė luftė.”
    “E pėrse janė nė luftė?”

    “Epo, as unė nuk e di. Mendoj qė ka tė bėjė me faktin qė nuk dinė shumė pėr njėri-tjetrin. Ka kaq shumė njerėz, e jetėt e tyre janė kaq tė komplikuara sa ata nuk e dinė se si veprimet e tyre ndikojnė te tė tjerėt. Ma merr mendja qė nuk e dinė se nga vjen mishi qė hanė apo ku shkon buka qė pjekin. Mendoj qė nuk e dinė nėse hekuri qė nxjerrin nga toka e bėjnė buldozierė apo topa lufte. Ndoshta nuk e dinė se kur hanė atė mish, ka mish edhe pėr tė tjerė. Po ta shihnin veten nga lart, ndoshta do t’i kuptonin gjėrat mė mirė.”

    “Atėherė dikush duhet t’ua thotė kėto gjėra?” tha djali.

    “Ndoshta,” tha plaku, “por unė jam shumė plak e i lodhur pėr kėtė gjė.”

    Vetėm atėherė djali e lėshoi armėn qė ra nėpėr hapėsirė, poshtė nė planetin Blu, dhe u bė copė-copė.

    Por djali qėndroi pėr njė kohė tė gjatė, shumė tė gjatė nė hėnė dhe pa me teleskop e i studioi njerėzit aty poshtė. Ndoshta njė ditė do tė kthehet aty poshtė dhe do t’u shpjegojė njerėzve gabimet e tyre.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,743
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    L'Alchimista

    Alchimista mori nje liber qe e kishte prure dikush nga karvani.Volumi ishte pa kopertine po ai e gjeti autorin:Oscar Wilde.Duke shfletuar librin gjeti nje histori mbi Narciso.
    Alchimista e dinte historine e Narciso,nje djale i bukur qe ēdo dite shkonte te shihte bukurine e vet ne nje liqen.Ishte kaq shume i humbur nga bukuria e vet qe nje dite rreshqiti dhe u mbyt.
    Ne piken ku vdiq lindi nje lule qe e quajten narciso.
    Po nuk ishte keshtu qe Wilde mbaronte historine.
    Ai tregonte qe kur u mbyt Narciso vrapuan Oreadi-ninfat e pyllit- dhe pane liqenin te trasformuar nga ne pus me uje te embel ne nje broke me lot te kripur.
    Perse qan? e pyeten ninfat
    Qaj per Narciso- u pergjigj liqeni
    Nuk habitemi qe qan per Narciso- thane ninfat-Ne fakt kur ne perhere e ndiqnin neper pyll,ti ishe i vetmi qe kishe mundesine te shikoje nga afer bukurine e tij.
    Po Narciso ishte i bukur?-pyeti liqeni
    Kush me mire se ty mund ta dije-u pergjigjen me sorprese ninfat.-Ishte ne brigjet e tua qe Narciso vinte perdite.
    Liqeni ngeli per pak ne heshtje.Pastaj tha:
    Une qaj per Narciso po nuk e kisha kuptuar qe ishte i bukur.Qaj per Narciso sepse ,sa here qe vinte dhe shtrihej ne brigjet e mija,mund te shikoja te reflektuar ne syte e tij bukurine time.

    Sa histori e bukur-tha Alchimista.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente interesante librash
    Nga [xeni] nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 29-04-2014, 18:54
  2. Shkėmbim Librash
    Nga Tulipani Zi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 17:46
  3. Botues Librash Apo Seksere Te Rendomte
    Nga Fenomeni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 10:16
  4. Ndihmë për tituj librash
    Nga _MALSORI_ nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 20:02
  5. Dy koleksione librash
    Nga benseven11 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2005, 00:18

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •