Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Monumentet e Shqiperise te cilat jane ne rrezik!!

    Kryefjala e listes se monumenteve te rrezikuara cdo vit eshte Gjirokastra, Durresi apo Voskopoja, duke harruar me mijra monumente te tjera, qe nga dita ne dite po humbin vlerat e tyre. Fondet e paketa, faktoret natyrore, indiferenca, mos nderhyrja ne kohe dhe mos zbatimi i ligjit ka ndezur alarmin SOS per shume nga keto pasuri kulturore te krijuara ne shekuj


    Renkimi i monumenteve te kultures degjohet vetem kur ato japin frymen e fundit. Kur guret shkrembohet, derrasat kalben dhe bashke me to edhe nje pjese e rendesishme e historise se Shqiperise. Sa here qe ne vemendje kthehen monumentet, diskutohen po te njejtat gjera; Gjirokastra, Amfitetari i Durresit dhe Voskopoja. Por ne fakt gjeografia e monumenteve te vendit tone eshte shume me shume se kaq. Vemendja e Unesco-s apo e shoqatave te tjera ka bere qe shume nga fondet te shkojne pikerisht ne keto zona, duke lene ne harrese pjesen tjeter, e cila duhet te shembet teresisht, qe dikush te ktheje syte tek ajo. Lista e monumenteve te rrezikuara, e cila duhet te perpilohet cdo vit nga Instituti i Monumenteve, behet vetem atehere kur ajo kerkohet nga Ministria e Kultures. Gjendja e shume syresh eshte mjerane dhe cdo dite e me teper ato rrezikojne te zhduken teresisht. "Gjirokastra dhe Voskopoja jane per momentin prioritetet tona. Prej pak kohesh qeveria ka akorduar dhe nje fond shtese prej 60 milion per restaurimin e kalase se Gjirokastres. Po keshtu do te nderhyhet me restaurime ne shtepine e Abdyl Babaramos, per te cilin jane akorduar nga Instituti i Monumenteve 30 milion leke dhe ajo Iljaz Babametos me nje fond prej 50 milion lekesh. Nderkohe qe per Voskopojen do te duhen edhe dy vjet qe ajo da dale nga sinjali i rrezikshmerise", ka pohuar drejtori i Institutit te Monumenteve ne Tirane, z Gjerak Karaiskaj. Ne projektet e Institutit te Monumenteve per kete vit eshte restaurimi i vetem 32 monumenteve, nje pjese e mire e te cilave jane ne zonen e Voskopojes. Monumentet e tjera duhet te presin vitin vjeter dhe te luten qe ne Gjirokaster te mos shembet ndonje shtepi tjeter, per tu rikthyer vemendja drejt tyre.

    Megjithese eshte nje nga vendet me te vogla te Europes, Shqiperia ka nje histori kulturore shume te pasur, me nje tradite shume te gjalle. Ne territorin e Shqiperise jane te mbrojtura me ligj 2.400 monumente kulturore, keshtjella te periudhes se Mesjetes, fortifikime te ndryshme, ndertime te ngritura nga vete njerezit, monumente kulturore, pune te artit ikonografik, afreske te periudhes pas Bizantine, etj. Pasuria kombetare e vendit tone, e cila ndahet ne dy linja te medha (pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme), prej me shume se nje dekade po perballet me probleme te shkaktuara nga faktoret natyrore, nga indiferenca, nga mos nderhyrja ne kohe e institucioneve te specializuara dhe nga mos zbatimi i ligjit, i cili i merr ne mbrojtje keto vlera te pasurise kulturore te krijuara ne shekuj. Nje pasuri, e cila mesa duket identifikohet vetem me tre emra: ate te Gjirokastres, Durresit e Voskopojes.

    Monumente kultore ne total jane 174, nga te cilat:

    109 - kisha

    33 - rrenoja kishash

    12 - manastire

    11- xhami

    3 - tyrbe

    5 - teqe

    1- Kompleks islamik

    Monumente Antike dhe te Mesjetes ne total 591, nga te cilat:

    483 - keshtjella, rrenoja, site, ura, ujesjellesa

    108 - ndertime banesash



    Ndertimet e folkut ndahen ne:

    373 - ne kategorine e pare

    1151 - ne kategorine e dyte



    Vendndodhjet dhe numrat e tyre sipas qyteteve:

    428 - Berat

    378 - Gjirokaster

    20 - Elbasan

    150 - Korce

    80 - Shkoder

    25 - Vlore

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Voskopojė pa kufi” pėr afresket apokaliptike

    Nis sot zbatimi i projektit pėr restaurimin e kishės sė Shėn Thanasit nė Voskopojė. Po sot nis edhe shkolla e verės

    “Voskopojė pa kufi” pėr afresket apokaliptike


    Alma Mile


    Misioni “Voskopoja pa kufi” do tė vijojė sot operacionin nė kishėn e Shėn Thanasit. Me njė fond prej 175 mijė eurosh, ėshtė parashikuar njė ndėrhyrje kolosale nė kėtė monument. Pak ditė mė parė, Kėshilli Kombėtar i Restaurimit tė Monumenteve ka miratuar projektin e pėrbashkėt shqiptaro-francez, i cili parashikon njė sėrė ndėrhyrjesh, si nė murin rrethues, rivendosjen e dyerve dhe dritareve, por, mbi tė gjitha, nė restaurimin e afreskeve, tė dėmtuara pėr shkak tė agjentėve atmosferikė.
    Operacioni qė do tė nisė sot ėshtė njė bashkėpunim mes shoqatės franceze "Trashėgimi pa kufi", e cila ka nisur misionin e saj nė Voskopojė, prej disa vitesh, me Institutin Kombėtar tė Pasurive nė Francė, Atelienė e Restaurimit tė Monumenteve nė Limburg dhe padyshim Institutin e Monumenteve tė Kulturės. Pas shpalljes sė Voskopojės, si njė ndėr 100 pasuritė mė tė rrezikuara nė Botė, ky qytet, njė nga mė tė rėndėsishmit pėr Shqipėrinė e shek. XVIII-XIX, ka parė disa ndėrhyrje gjatė viteve tė fundit. Por sot do tė nisė njė tjetėr projekt ambicioz, i cili synon restaurimin e pikturave murale tė kishės sė Shėn Athanasit, tė cilat kanė njė vlerė tė jashtėzakonshme jo vetėm historike, por edhe kulturore. Mėsohet se pikturat e galerisė janė punuar mė 1745 nga dy artistė shqiptarė, Kostandini dhe Athanasi. Sipas drejtoreshės sė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Edlira Ēaushi, nė aspektin teknik ėshtė menduar qė tė fillojė njė pastrim i imtė i pikturave, qė konsiston nė heqjen e kriprave dhe papastėrtive tė depozituara nė sipėrfaqe tė pikturave, pėr shkak tė ndikimit tė agjentėve atmosferikė dhe klimatikė, forcimin e shtresės sė pluhurizuar, rifiksimin e shtresės sė pikturuar, konsolidimin e llaēit, rivėnien e shtresave tė rėna, etj. Ky projekt, i cili ėshtė miratuar disa ditė mė parė nga kėshilli Kombėtar i Restaurimeve, ėshtė hartuar gjatė misioneve tė bėra nė vitet 2002-2004 nė bashkėpunim me IMK, Institutin Kombėtar tė Pasurive, “Trashėgimi pa kufi” dhe ekspertėve shkencorė francezė tė arkitekturės dhe restaurimit. Sipas Ēaushit, rilevimet fotogrametrike tė realizuara nga Ateliea e artit grafik dhe pasurive, gjatė verės sė vitit 2003, ndihmuan nė pėrcaktimin e dokumentimin grafik tė ndėrhyrjeve qė synohet tė kryhen, si konstatimin e gjendjes sė saktė tė pikturave para ndėrhyrjes dhe fazave pasardhėse tė restaurimit. Pikturat e Shėn Athanasit janė shumė tė mangėta, gjė qė kėrkon njė punė tė gjatė dhe shumė tė imtė. Shumė skena tė Apokalipsit janė pikturuar pėrgjatė 6 pjesėve tė hajatit. “Do tė jenė 6 ekipe restauratorėsh, tė cilėt do tė punojnė nė gjashtė “fronte”. Kjo ndarje ėshtė bėrė nė mėnyrė tė tillė qė puna tė jetė mė e lehtė dhe tė ecet paralelisht. Ndėrsa kupolat janė ndarė nė tetė zona pune tė quajtura pjesėt A deri nė H, pėr kryerjen e alternimeve dhe tė ndėrhyrjeve”, - shpjegon Edlira Ēaushi. Por sipas drejtoreshės sė IMK-sė, restaurimi i afreskeve, ėshtė vetėm njė pjesė e projektit, pasi janė parashikuar edhe ndėrhyrje tė tjera, si vendosja e dyrve dhe dritareve tė reja, si dhe restaurimi i murit rrethues. Por Voskopoja nuk do tė jetė vetėm njė kantier pune, por edhe shkollė. Po sot do tė nisė shkolla e verės, ku do tė marrin pjesė restauratorė nga Shqipėria, Franca, Italia, etj. Sipas drejtoreshės sė Institutit tė Monumenteve, kėtė herė numri i shqiptarėve pjesėmarrės nė kėtė shkollė ėshtė mė i madh. Ndryshe nga njė vit mė parė, kur ky numėr ishte 6, kėtė vit ai shkon nė 11 dhe janė kryesisht restauratorė nga drejtoritė rajonale tė Beratit e Korēės.

    Afresket, nga Apokalipsi, tek njerėzorėt

    Fundi i botės, qingji me librin me shtatė vula, kalorės, Krishti, Gjon Pagėzori… kėto janė disa nga elementet qė zbukurojnė muret e kishės sė Shėn Athanasit.
    Rajoni i Voskopojės bėnte pjesė nė pjesėn veriore tė Epirit, kryeqyteti i tė cilit ishte Janina (tani nė Greqi). Shenjti Athanas ishte shumė i adhurueshėm nė kėtė zonė dhe kisha kryesore iu dedikua atij. Kisha u ndėrtua nė 1724 nga Adhronisi, Mihali, Pavli, Mantho dhe Kosta nga fshati Krimi, pranė Kosturit. Njė mbishkrim mbi njė nga muret e galerisė sė jashtme jep emrin e kėtyre arkitektėve. Ka pak informacion pėrsa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, sepse nuk ekziston deri mė sot asnjė burim tjetėr i shkruar. Kisha ėshtė njė bazilikė me shumė kupola (integruese) qė nuk shihen jashtė. Kjo veēori mund tė shpjegohet me faktin qė krahina ishte nėn sundimin Otoman tė epokės, tė cilėt autorizonin kultin kristian dhe ndėrtimin e kishave, me kusht qė ato tė mos dukeshin, tė fshehura (trualli i nefit ndodhej kėshtu mė poshtė se niveli i tokės dhe ndėrtesa tė mos dukej sheshit, ashtu si dhe kėmbanarja). Ky tip arkitekture ishte mė i pėrhapur drejt fundit tė shek.XVII (si nė Vithkuq) dhe pati njė pasqyrim nė gjithė rajonin, madje, edhe nė veri-perėndim tė Greqisė nė shek.XVIII dhe XIX. Te kisha e Shėn Athanasit, si nė tė gjitha kishat e tjera tė Voskopojės, hyrja gjendet nė skajin e fundit perėndimor tė murit jugor. Si traditė, kishat ndėrtoheshin me njė galeri tė jashtme, ku besimtarėt mund tė takoheshin dhe tė flisnin para dhe pas ceremonive, si ato mortore etj. Dekori i hajatit, galerisė sė jashtme, ndjek njė program ikonografik tė pasur. Aty janė paraqitur Apokalipsi, Gjykimi i fundit dhe shenjtėt njerėzorė si, profetėt, murgjit dhe martirėt. Skenat e paraqitura janė kapitujt e parė tė Apokalipsit, ku paraqiten figurat e Jezu Krishtit, Johan Pagėzorit, si dhe Shėn Mėrisė, duke u lutur pėr shpėtimin e njerėzimit. Por, gjithashtu nė bashkėsinė ikonografike, nė njė nga pjesėt e hajatit, pasqyrohet momenti, ku katėr kalorės janė ēliruar nga Qingji me librin me shtatė vula. Kalorėsit me kuaj tė bardhė dhe tė kuq janė zhdukur. Sipas traditės bizantine, kėto skena janė vendosur nė hyrje tė kishės pėr t’iu kujtuar besimtarėve se duhet tė jenė tė pėrulur pėrpara se tė shkojnė nė njė shėrbesė fetare. Ikonografia e brendshme e kishės tregon skenat e kopjuara nga testamenti i vjetėr dhe i ri, tekstet liturgjike dhe hagiografike, ndėrsa nė pjesėn perėndimore paraqitet "Fjetja e Shėn Marisė".

    Italianėt

    Pėr tė zbuluar amfiteatrin e varrosur

    Ende ka shumė pėr tė zbuluar, madje pjesa mė e madhe e ajzbergut. Pėr kėtė ėshtė i bindur ekipi italian, i cili po kryen njė sėrė studimesh nė Durrės. Prej ditėsh, kanė nisur gėrmimet nė amfiteatrin e Durrėsit prej misionit arkeologjik italian tė Universiteteit tė Parmės, tė drejtuara nga prof. Sara Santoro, nė bashkėpunim me prof. Afrim Hotin, drejtorin e drejtorisė rajonale tė Arkeologjisė, nė Durrės. Nė kėto gėrmime, tė cilat do tė mbyllen nė datėm 31 korrik marrin pjesė katėr ekipe. Krahas ekipit tė arkeologjisė, kėto ditė ka mbėrritur nė Durrės, njė tjetėr ekip nga Universiteti i Romės, “La Sapienza”, tė cilėt kanė bėrė kėrkime mikrogravimetrike, ndėrkohė qė arkitektėt e Universitetit tė Parmės kanė kryer matje topografike dhe arkitektonike. Kėrkime arkeometrike janė bėrė edhe mbi mozaikė, afreske tė kishave bizantine, tė amfiteatrit, etj. Tė gjitha kėto studime bėhen me qėllimin e vetėm, pėr tė mėsuar pėrmasat e varrosura nėn tokė tė objektit gjigant tė ndėrtuar nga romakėt rreth 100 vjet para Krishtit e me njė kapacitet prej 25 mijė spektatorėsh. Por qėllimi pėrfundimtar ėshtė nxjerrja nė dritė, restaurimi dhe rifunksionalizimi i amfiteatrit tė Durrėsit. Krahas grupit italian qė po kryen kėtė studim, nė Durrės po kryen gėrmime njė tjetėr ekip, i pėrbėrė nga 14 arkeologė, e punonjės tė tjerė shqiptarė.


    18/07/2005
    KATEGORIA: Kulture SHEKULLI.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Jetė e dytė pėr afreskėt e Voskopojės

    Shkolla-kantier ka nisur dje pėr. vitin radhazi nė kishėn e Shėn Thanasit

    Jetė e dytė pėr afreskėt e Voskopojės

    Th.Nika



    Voskopojė-Kantieri-shkollė ndėrkombėtare e restaurimit pėr tė dytin vit ka hapur dyert ditėn e djeshme nė Voskopojėn e akademisė, tė bibliotekės sė dėgjuar dhe 24 kishave me emėr. Me skela tė ngritura gati pėr t’iu kthyer punės pėr restaurimin e afreskave tė kishės sė Shėn Thanasit, kjo kishė-kantier ka pritur dje shumė vizitorė vendas dhe tė huaj. Mes restauratorėve, piktorėve dhe nxėnėsve liceistė tė pikturės nga kryeqyteti dhe Korēa, mes pėrfaqėsuesve tė qeverisjes vendore dhe Mitropolisė sė Korēės, ishte e pranishme dhe pėrshėndeti edhe zonja Francoise Bouroleau, ambasadore e Francės nė Shqipėri, si dhe Beatrice de Durfort, kryetare e shoqatės franceze “Trashėgimi pa kufi”. Ambasadorja ka nėnvizuar obligimin pėr tė ndriēuar trashėgiminė kulturore shqiptare dhe pėr ta bėrė atė tė njohur nė Europė. Ajo ka shprehur konsiderata pėr klimėn miqėsore qė i ka rrethuar bashkėkombasit e saj restauratorė e piktorė tė afreskeve veēanėrisht nė Voskopojė e nė gjithė Korēėn, si dhe mirėkuptimin e mbėshtetjen e qeverisjes vendore pėr tė kurorėzuar projektin e nisur kėtu prej dy vjetėsh mė parė. Nga ana tjetėr, drejtorja e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Edlira Ēaushi, vlerėsoi mbėshtetjen e donatorėve dhe ekspertėve francezė pėr nxjerrjen nė dritė tė vlerave tė kulturės sonė kombėtare.
    Tė pranishmit vizituan kantierin-shkollė tė restaurimit tė pikturave murale tė kishės sė Shėn Thanasit, dhe mė pas u vizitua kantieri i gėrmimeve arkeologjike nė sitin pranė kishės sė Shėn Kollit ku u ndoq mė pas njė koncert koral. Gjithashtu tė pranishmit patėn rastin tė njihen me pasurinė e objekteve tė kultit dhe me afreskat e tyre pėrmes njė ekspozite fotografike e vendosur nė qendėr tė komunės sė Voskopojės.
    Misioni “Voskopoja pa kufi” pėrfaqėson njė operacion kryesisht nė kishėn e Shėn Thanasit, pėr tė cilėn ėshtė derdhur fondi 175 mijė euro. Projekti shqiptaro-francez u miratua pak ditė para hapjes sė kantierit nga Kėshilli Kombėtar i Restaurimit tė Monumenteve. Parashikohen ndėrhyrje nė murin rrethues, rivendosjen e dyerve dhe dritareve, por, mbi tė gjitha, nė restaurimin e afreskeve.
    Ky ėshtė bashkėpunim mes shoqatės franceze “Trashėgimi pa kufi”, e cila ka nisur misionin e saj nė Voskopojė, prej disa vitesh, me Institutin Kombėtar tė Pasurive nė Francė, Atelienė e Restaurimit tė Monumenteve nė Limburg dhe Institutin e Monumenteve tė Kulturės. Pas shpalljes sė Voskopojės, si njė ndėr 100 pasuritė mė tė rrezikuara nė Botė, ky qytet, njė nga mė tė rėndėsishmit pėr Shqipėrinė e shek. XVIII-XIX, ka parė disa ndėrhyrje gjatė viteve tė fundit.
    Pėr restaurimin e pikturave murale realizuar mė 1745 nga dy artistė shqiptarė, Kostandini dhe Athanasi, do tė punojnė 6 ekipe restauratorėsh nga Shqipėria, Franca, Italia dhe 11 restauratorė shqiptarė. Kisha nė fjalė u ndėrtua nė 1724 nga Adhronisi, Mihali, Pavli, Mantho dhe Kosta nga fshati Krimi, pranė Kosturit.

    23/07/2005
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gjirokastra nė listėn e Trashėgimisė Botėrore: po tani?!

    Gjirokastra nė listėn e Trashėgimisė Botėrore: po tani?!

    * Luan RAMA


    Njė muaj ka kaluar qė nga dita kur Komiteti i Trashėgimisė Botėrore tė Unesco-s midis 24 sitesh e monumentesh tė ndryshme kulturore e natyrore nga e gjithė bota regjistroi dhe Gjirokastrėn nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore, qė mbrohet nga Unesco.

    Pak histori

    Qė nė propozimet e para, qė qeveria shqiptare i dėrgonte Unesco-s, nė vitin 1991 pėr regjistrimin e siteve dhe monumenteve tė kulturės, bashkė me Butrintin, qytetin-muze tė Beratit, varret ilire tė Selcės, amfiteatrin e Durrėsit, etj, ishte dhe dosja e qytetit-muze tė Gjirokastrės. Ishte e natyrshme qė bashkėpunimi i Unesco-s me Shqipėrinė nė fushėn e siteve dhe monumenteve tė kulturės tė fillonte me sitin mė interesant nga pikėpamja e vlerave arkeologjike, siē ishte Butrinti. Gati dhjetė vjet mė vonė, ideja pėr tė propozuar Gjirokastrėn do tė zgjohej sėrish, pasi Gjirokastra ruante dhe ruan vlera unikale arkitektonike dhe muzeale pėr kulturėn tonė kombėtare e ballkanike. Shtėpia e Zekatėve, e Angonatėve, Qafa e Pazarit dhe hamami, lagjet dhe shtėpitė nė gur tė Manalatit, Palortosė, Dunavatit etj., qė i gjejmė tė pėrshkruara aq bukur dhe nė veprėn letrare "Kronikė nė gur" tė Kadaresė, janė, padyshim, mjedise qė fare mirė mund tė kthehen nė vende muzeale tė prezantimit tė kulturės tradicionale, historisė, etnografisė, etj., siē ėshtė bėrė traditė dhe nė shumė vende tė tjera pėr zhvillimin e njė turizmi kulturor. Njė grup ekspertėsh, me profesor Emin Rizėn nė krye, nisėn pėrpunimin e njė dosjeje sipas kėrkesave tė Qendrės sė Trashėgimisė Botėrore, kulturore e natyrore, dhe rekomandimeve tė Konventės sė Trashėgimisė Kulturore e Natyrore. Madje gjatė vizitės sė tij nė Tiranė, mė 2001, Drejtori i Pėrgjithshėm, Matsuura, do ta vizitonte qytetin-muze, duke parė si urgjente ndihmėn qė duhej tė jepte Unesco pėr qendrėn historike tė kėtij qyteti, e cila kishte filluar tė dėmtohej nga agjentėt atmosferikė, si dhe moskujdesi njerėzor, si pasojė e njė zhvendosjeje tė rėndėsishme tė popullsisė. Dosja e pėrgatitur nga ekspertėt e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, nė bashkėpunim dhe me bashkinė e qytetit, u mbėshtet dhe nė ndihmėn e veēantė tė Fondacionit "Pacard", ku arkitektė e menaxherė tė kulturės materiale dhanė njė ndihmesė tė madhe, veēanėrisht nė restaurimin e disa banesave tė rėndėsishme, si ajo e Zekatėve, Qafėn e Pazarit, apo "shtatė krojet" prej guri; pėrgatitjen e njė modeli plani-menaxhues, sipas studimit tė "Prince Research Consultatfs John Robin's Architects", skanimin e planeve dhe hartave tė qytetit etj. Ata mbėshtetėn hapjen e Zyrės sė Konservimit tė Vlerave tė Gjirokastrės, e cila do t'i kushtohej restaurimit tė qytetit-muze. E rėndėsishme ishte, padyshim, hartimi i njė strategjie menaxhuese, ku tė kombinohej angazhimi i shtetit, i institucioneve dhe i vetė qytetarėve, pa harruar dhe angazhimin e drejtpėrdrejtė tė biznesmenėve dhe partnerėve financues. Po kėshtu, njė rol tė veēantė, veē ndėrhyrjeve nė nivelin mė tė lartė politik tė kreut tė shtetit dhe tė kryeministrit, do tė luante edhe Forumi i Mbrojtjes sė Vlerave tė Gjirokastrės, i krijuar pėr kėtė qėllim, me president nderi Ismail Kadarenė. Megjithatė, ishte e nevojshme dhe ardhja e ekspertėve tė tjerė tė Qendrės sė Trashėgimisė Botėrore pėr tė pėrcaktuar mė mirė "zonat e mbrojtura" dhe "zonėn-muze", "zonėn tampon", etj., si dhe pėr tė konkretizuar Planin e Menaxhimit. Nė fillim tė vitit 2004, dosja e Gjirokastrės, e plotėsuar, mė sė fundi u dorėzua nė Qendrėn e Trashėgimisė Botėrore pėr t'u shqyrtuar mė pas nga eksperti i ICOMOS-it, Andras Roman, i cili e vizitoi Gjirokastrėn nė shtator tė vitit 2004. Njė muaj mė vonė, mė 7 tetor, duke folur pėr pasurinė e trashėgimisė kulturore e materiale nė Shqipėri, presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, deklaroi se: "Krahas qytezės arkeologjike tė Butrintit, tė regjistruar nė vitin 1991 nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore tė Unesco-s, ne synojmė qė sė shpejti tė regjistrohet dhe qyteti- muze dhe historik i Gjirokastrės, ēka do tė bėjė tė mundur angazhimin e burimeve tona tė brendshme, por dhe ndihmės sė institucioneve tė specializuara ndėrkombėtare, pėr ta rigjeneruar jetėn e kėtij qyteti dhe vlerat e tij, nė mėnyrė qė historikja tė integrohet dhe gjejė vetveten nė modernen, qė jetojmė sot. Veē kėsaj, njė punė tė madhe duhet tė bėjnė institucionet tona dhe shoqėria civile nė drejtim tė trashėgimisė orale e materiale, pėr promovimin e vlerave shpirtėrore dhe artistike, tė cilat pėrbėjnė njėherėsh si vlera identifikuese, ashtu dhe elemente tė komunikimit me kulturat e popujve tė tjerė."

    Monumentet Kulturore

    Nė listėn e monumenteve tė Trashėgimisė Kulturore Botėrore, ku pėrfshihen dhe Butrinti e Gjirokastra, deri mė sot janė regjistruar 812 monumente kulturore e site natyrore, nga tė cilat 628 janė monumente kulturore, 160 janė site natyrore dhe 24 prej tyre janė tė pėrziera, trashėgimi kėto qė u pėrkasin 137 vendeve anėtare tė Unesco-s. Nė regjistrimet e bėra sė fundi nė Durban, mes tė tjerave ishte qyteti i Mostarit, nekropoli i Sirakuzės me varret mjaft tė vjetra nė Itali, siti i vjetėr arkeologjik i Bahreinit, qyteti historik i Makaos sė Kinės, hekurudha e vjetėr e Indisė, njė shtypshkronjė dhe njė shtėpi botuese belge e kohės sė Rilindjes evropiane, arkitektura e qytetit francez tė Havrit, vepra arkitekturore e spanjollit Antoni Gaudio, etj.
    Nėse i hedhim njė sy listės sė monumenteve tė kulturės sė Trashėgimisė Kulturore Botėrore, do tė shohim se Italia, njė ndėr fqinjėt tanė mė tė afėrt, si dhe tė rajonit tė Ballkanit, mban vendin rekord tė regjistrimit tė monumenteve tė kulturės kombėtare, me 35 tė tilla tė regjistruara deri nė vitin 2004, e ndjekur nga Greqia me 16 (Akropoli, Mali Athos, Meteorėt, etj.). Qė nė vitin 1979, Italia regjistroi nė Listėn e Unesco-s Shkėmbinjtė nė Valcamonica, duke vazhduar me Venecian, Sheshin Duomo tė Pizės, Qendrėn historike tė Napolit dhe Firences, etj., e deri nė regjistrimin e fundit tė Maleve tė Shenjta tė Piemontit, nė Lombardi, nė vitin 2003. Greqia, e njohur po ashtu si Italia pėr pasurinė e saj kulturore e monumentale, regjistroi nė vitin 1986 Tempullin e Apolonit (Epicurius), tė shekullit tė V, duke vazhduar mė pas me Sitin e Delfit, sitin arkeologjik tė Olimpit, Delos e gjer tek Shpella e Apokalipsit, nė Patmos, duke e ēuar nė 16 numrin e monumenteve tė saj tė regjistruara nė listėn e Unesco-s. Ndėr to mund tė pėrmendim Akropolin e Athinės, Qytetin mesjetar tė Rodit, Meteorėt, Malin Athos, Sitin arkeologjik tė Epidorit, Monumentet paleokristiane e bizantine tė Selanikut, Mystras, Manastirin e Dafnit, Hossios Lukas dhe Nea Moni nė Qio, Gjurmėt e qytetėrimit pitagoras dhe heraion nė Samos, Sitin arkeologjik tė Vergina-s, Qendrėn historike Kora nė manastirin e Shėn Janit, Sitin arkeologjik tė Mikenės dhe tė Tirintit.
    Po kėshtu Bullgaria ka regjistruar 9 monumente tė kulturės, Turqia 9, Rumania 7, Kroacia ka regjistruar deri tani 6 site e monumente, Hungaria po 6, Serbia e Mali i Zi 4. Sigurisht, dhe Shqipėria i ka kushtet pėr tė propozuar monumente e site tė reja. Nėse nė Bullgari ėshtė regjistruar njė varr trak i shek tė III p.e.s dhe mė vonė njė tjetėr varr i shekullit IV p.e.s, nuk ka pse Shqipėria tė mos kėrkojė dhe regjistrimin e varreve tė Selcės; nėse Maqedonia ka regjistruar liqenin e Ohrit, kjo duhet tė jetė dhe pėr Shqipėrinė, pasi liqeni nuk mund tė ndahet mė dysh, qė njėra pjesė ka vlerė dhe tjetra s'ka. Specialistėt shqiptarė tė kulturės, arkeologė e historianė, prej shumė vitesh kishin pėrcaktuar njė sėrė sitesh e monumentesh kulture si kandidatura tė vlefshme pėr t'u regjistruar nė fondin e trashėgimisė materiale botėrore. Tė ngjashėm me Butrintin ishin amfiteatri i Durrėsit apo lagjja "Kala" e Beratit, qendra historike e Gjirokastrės, Apolonia, kisha e Mesopotamit, apo vende tė tjera tė kultit tė hershėm shqiptar. Mungesa e njė bashkėpunimi tė vėrtetė me Unesco-n, me Qendrėn e Trashėgimisė Botėrore dhe ICOMOS, dhe po kėshtu ngjarjet e rėnda tė vitit 1997, me shkatėrrimin e disa vlerave kulturore, krijuan njė stepje nė angazhimin e institucioneve tė kulturės e tė trashėgimisė kulturore nė kėtė drejtim.
    Duke folur pėr progreset rreth "Planit tė Aksionit" me Shqipėrinė, nė drejtim tė rigjenerimit tė institucioneve kulturore dhe restaurimin e trashėgimisė kulturore e arkitekturale tė shkatėrruar nga ngjarjet e vitit 1997, nė sesionin e 154 tė Kėshillit Ekzekutiv, Drejtori i Pėrgjithshėm, Matsuura, theksoi se: "Institucionet kulturore shqiptare duhen ndihmuar dhe se Unesco duhet tė kontribuojė nė drejtim tė forcimit tė kėtyre institucioneve, tė legjislacionit dhe politikave qė duhen ndjekur, dhe sė pari, - pėrmes aktualizimit tė legjislacionit dhe statutit tė trashėgimisė kulturore, - rivlerėsimit tė sistemit tė muzeve kombėtare, - forcimit tė turizmit kulturor nė politikėn dhe legjislacionin kombėtar, - nė parandalimin e trafikut ilegal tė vlerave kulturore; - rigjallėrimin e artizanatit tradicional, - futjen e institucioneve shqiptare nė rrjetin e institucioneve analoge evropiane, - forcimit tė kapaciteteve, duke ju ofruar atyre qė administrojnė kulturėn njė trajnim e pėrgatitje nė institucionet e specializuara jashtė vendit."
    Vetėm Evropa pėrmbledh njė numėr tė madh dhe mjaft tė larmishėm, veēanėrisht nė fushėn e monumenteve tė kulturės materiale, shprehje tė qytetėrimeve tė vjetra greko-romake, bizantine, ilirike, sllave, orientale, etj. Ka disa vite qė Unesco dhe Greqia atribuojnė ēmimin ndėrkombėtar "Melina Mėrkuri", qė mban emrin e aktores sė famshme greke, si dhe ish-ministres sė Kulturės sė Greqisė, e cila pėr vite me radhė i ishte pėrkushtuar trashėgimisė kulturore dhe promovimit tė monumenteve tė kulturės botėrore. Ky ēmim, qė jepet ēdo dy vjet, akordohet nė kuadrin e peizazheve kulturore, tė njohura si tė tilla nga Komiteti i Trashėgimisė Botėrore nė sesionin e tij tė 16-tė nė Santa Fe tė SHBA-sė, nocion ky qė do tė plotėsonte nocionin klasik qė lidhej vetėm me "monumentet" apo "sitet", duke e parė kėshtu peizazhin kulturor si njė tėrėsi vlerash. Peizazhet kulturore ndahen nė tri kategori kryesore si: - peizazhet kulturore tė krijuara nga dora e njeriut (kopshtet, parqet dhe mjediset fetare, etj); - peizazhet qė kanė evoluar nė formėn dhe kompozimin e tyre si peizazhe "relike" dhe peizazhe "tė gjalla" dhe qė kanė sot njė rol social; - peizazhet kulturore asociative, nė lidhje me fenomenet fetare, artistike apo kulturore.

    Trashėgimia nė rrezik

    Nė sesionin e fundit tė Komitetit tė Trashėgimisė Botėrore u diskutua dhe rreth disa prej siteve kulturore e natyrore tė regjistruara nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore "nė rrezik", tė cilat kishte ardhur koha tė hiqeshin nga "rubrika" e kėsaj liste. Midis tre siteve kulturore ishte dhe ai i Butrintit, ku u evidentua puna e bėrė deri tani nga institucionet shqiptare dhe pėrparimet e arritura nė drejtim tė tij, ēka tregojnė se siti nuk ėshtė mė nė rrezik. Sigurisht, ky fakt ndikoi pozitivisht edhe nė regjistrimin e Gjirokastrės, duke treguar interesimin e qeverisė, institucioneve kulturore qendrore e komunale nė drejtim tė mirėmbajtjes, konservimit dhe promovimit tė vlerave tė tyre. Nė motivacionin e heqjes sė Butrintit nga kjo liste shkruhej: "Butrinti ėshtė regjistruar nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore nė vitin 1992 dhe nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore nė Rrezik nė vitin 1997, pėr shkak tė bastisjeve, dhe mungesės sė mbrojtjes, menaxhimit dhe konservimit tė zbulimeve arkeologjike tė periudhave greke, romake, bizantine dhe veneciane. Komiteti vlerėson se ky regjistrim nė kėtė listė nuk ka arsye tė qėndrojė mė."
    Trashėgimia, qoftė materiale apo natyrore, ėshtė gjithnjė nėn kėrcėnimin e faktorėve atmosferikė, tė ndryshimit klimatik, tė katastrofave natyrore, zhvillimeve urbane dhe veprimit tė papėrgjegjshėm tė grupeve tė caktuara. Qė tė mbijetojė njė trashėgimi, qė njė monument apo park natyror tė jetė sa mė jetėgjatė, duhet jo vetėm konservuar dhe mirėmbajtur, por dhe promovuar dhe investuar pėr ruajtjen e vlerave tė tij. Njė monument ka nevojė qė tė ruhet nga agjentėt atmosferikė, ashtu siē kanė nevojė tė ruhen edhe parqet natyrore nga dėmtuesit njerėzorė, apo siē ka nevojė tė ruhet Amazona nga shpyllėzimet e mėdha, qė kanė ndodhur kėto 30 vitet e fundit. Veprime tė tilla, tė papėrgjegjshme, rreth njė siti arkeologjik, apo parku natyror, lėnia e trashėgimisė kulturore nė mėshirėn e fatit, nė njė vend qė nuk i ka mundėsitė e investimit apo tė ruajtjes sė tyre, kėrkojnė, padyshim, njė angazhim ndėrkombėtar. Ja pse Unesco, nė mėnyrė periodike, pėrmes ekspertėve tė saj, qė shpėrndahen nė tė gjithė botėn, pėrcaktojnė monumentet apo sitet nė rrezik, nė mėnyrė qė tė ketė njė angazhim tė komunitetit ndėrkombėtar nė drejtim tė mbrojtjes sė kėsaj trashėgimie, apo zone tė rrallė pėr faunėn dhe florėn e botės.
    Nė Shqipėri, njė sėrė sitesh apo monumentesh tė kulturės shqiptare konsiderohen nė rrezik, edhe pse nuk janė regjistruar nė Listėn e Unesco-s. Njė nga to ėshtė dhe ansambli i pesė bazilikave ortodokse dhe i manastirit tė Voskopojės, tė ndėrtuara nė vitet 1700. Nė vitin 2002, ky ansambėl i rrallė, i cili po ndihmohet drejtpėrdrejt nga Patrimoine sans Frontičres dhe Instituti "National des Monuments" tė Francės, u konsiderua si njė nga 100 monumentet mė nė rrezik tė botės, nga World Monuments Watch. Ėshtė fjala pėr arkitekturėn dhe afresket e bazilikave Shėn Athanas, Shėn Nikola, Shėn Ilia (Elias), Archanges dhe manastirit Shėn Gjin (Saint Jean), mes tė cilave gjenden dhe kryevepra tė piktorit tė madh David Selenica.

    Po tani ?...

    Ėshtė e natyrshme qė regjistrimi i Gjirokastrės shkaktoi njė entuziazėm mbarėkombėtar. Njė ditė e re festive u caktua nė kalendarin e qytetit dhe njė pllakė e re pėrkujtimore do tė inaugurohet zyrtarisht nė shtator tė kėtij viti. Ky ishte vetėm prologu, hapi i parė i njė pune afatgjatė. Dhe, pikėrisht, tani duhet filluar puna, duke pasur parasysh Planin e Aksionit, qė ėshtė skicuar nė vija tė pėrgjithshme, qė mė parė, e tani duhet mishėruar nė aksione konkrete. Tė mos harrojmė se ishte angazhimi i fuqishėm politik e intelektual ai qė bėri qė Gjirokastra tė regjistrohej nė kėtė listė, ndėrkohė qė hartimi i Planit tė Aksionit krijoi jo pak probleme. Ja ku del dhe rėndėsia e bashkėpunimitt tė tė gjitha forcave intelektuale, shkencore, ekonomike, institucionale, administrative, njerėzore, etj, nė mėnyrė qė Plani i Aksionit dhe strategjia e tij tė gjejnė njė mishėrim modern. Shembulli i Butrintit duhet tė jetė, padyshim, njė referencė e fuqishme. Fondet shtetėrore tashmė dihen. Pa harruar aksionin bashkiak, angazhimi i njė fondacioni tė fuqishėm tė huaj, pėrmes njė bashkėpunimi tė ngushtė tė partnerėve shqiptarė e tė huaj, siē ėshtė dhe modeli i "Fondation Butrint", ėshtė i nevojshėm. Kjo mund tė arrihet me angazhimin e drejtpėrdrejt tė aksionit qeveritar nė bashkėpunim dhe me Unesco-n, si organizatė e interesuar drejtpėrdrejt pėr vlerėn botėrore tashmė. Nuk ėshtė fjala vetėm pėr sigurimin e njė fondi paraprak, por pėr njė angazhim afatgjatė, pėr njė organizėm tė specializuar, qė do tė marrė nė dorė fatet e konservimit dhe promovimit bashkėkohor turistik e ekonomik tė vlerave tė kėtij qyteti muze. E, padyshim, si fillim, pėr njė shtytje shpresėdhėnėse, angazhimi qeveritar duhet tė jetė edhe mė i madh. Gjirokastritėt e dinė tashmė se asgjė nuk vjen nga qielli dhe se gjithēka duhet ndėrtuar me forcėn e shpirtit, tė mendjes, tė mundit dhe tė bashkimit…

    Berati 2400-vjeēar
    Me regjistrimin e Gjirokastrės duket se hapet njė faqe e re dhe e ndritur e Shqipėrisė nė drejtim tė monumenteve dhe promovimit tė vlerave tė tyre. Dhe kjo ėshtė legjitime po tė kemi parasysh jo vetėm pasurinė reale tė kėsaj trashėgimie materiale, por dhe perspektivat e mėdha qė kanė marrė monumentet nė kuadrin e zhvillimit tė njė turizmi kulturor. Sė pari me Beratin, qytetin e "njė mbi njė dritareve" qė, gabimisht, quhet nganjėherė nė shtyp si qyteti "i njėmijė dritareve". Historia e tij, pasuria e madhe, kishat dhe trashėgimia e artit tė krishterė, arkitektura dhe gjendja mjaft e mirė e Lagjes-Kala e bėjnė atė njė dosje mė tė lehtė pėr t'u regjistruar nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore, qė mbrohet nga Unesco. Por mos tė mendojmė se gjithēka ėshtė gati dhe "fushė me lule", pasi pėr ekspertėt e Unesco-s njė nga kushtet mė tė rėndėsishme ėshtė ajo e pėrgatitjes sė njė Plani Menaxhues pėr vlerat e qytetit, ku tė pėrfshihen tė gjithė elementėt e mundshėm, qė nga Ministria e Kulturės dhe e Turizmit, bashkia, institucionet komunale, Instituti i Monumenteve tė Kulturės, por edhe fondacionet, shoqėritė e biznesit, trashėgimia shpirtėrore, qė ėshtė aq e pasur nė trevat e Beratit, etj. Gjithēka ėshtė premtuese dhe, padyshim, eksperienca e fituar nė pėrpunimin e dosjes sė Gjirokastrės, bashkėpunimi me ICOMOS-in shqiptar dhe atė ndėrkombėtar, aq i nevojshėm dhe i domosdoshėm, do tė vlejė pėr pėrgatitjen e njė dosje solide dhe shpresėdhėnėse. Ėshtė fat qė Shqipėria ka qytete-muze tė tilla si Gjirokastra, Berati, etj., por ėshtė dhimbje tek i sheh ende me banesa tė rrėnuara. Ja pse regjistrimi nė Listėn e Unesco-s ėshtė hapi i parė qė kėto qytete tė marrin njė frymėmarrje tė re. Pėrvoja e regjistrimit tė Butrintit dhe angazhimi i Fondacionit Butrinti e i bujarisė sė lordit Rotschild do tė ketė pasuesit e tij.

    * Pranė Misionit shqiptar nė Unesco

    Tirana-Observer.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Pse vertet ka me monumente ne shqiperi? Po kemi lene gje pa prishur ne eeee, sa te ligj jemi o zot, piken e nacionalizmit skemi. Prishem kombinatet e hoxhes se ishin ndertuar nga ai dhe sot rrime trotuareve me syte nga dielli. I vume dinamitin shtyllave te tensionit se keshtu thoshte saliu dhe nano, hapem varret e te pareve tane dhe vodhem c'mundem per dy kacidhe, Grabitem muze, kisha, xhami, dhe i shitem per dy kacidhe perseri. Ne asnje vend s,ka ndodhur si tek ne qe ndienja nacionaliste te bjere ne nivele te tilla poshteruese.
    Mjafton ti thuash dy shqiptareve kjo eshte shtepia e filan heroi, nese eshte demokrat thote: Komunisti i qelbur nese do ja ve tritolin. I thua tjetrit kjo eshte shtepia e filan te burgosuri politik dhe te thote: keta na moren ne qafe neser tritolin.

    Shyqyr zotit thuaj qe kemi malet dhe bukurine natyrore te ketij vendi magjepes se monumentet i ka marre lumi me kohe.

    Dito.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Onufri” pasuri qė i mungon botės

    Nga frika e vjedhjes, tek ēertifikimi i ikonave. Ikonostasi gjigant, nė gjendje kritike. 15 vjet pa u vėnė dorė

    “Onufri” pasuri qė i mungon botės


    S.Gozhina

    BERAT- Muzeu “Onufri” ėshtė njė nga pasuritė mė tė mėdha kulturore, jo vetėm kombėtare tė trashėgimisė sonė. Ky muze qė mban emrin e piktorit ikonograf shqiptar Onufrit tė madh, ėshtė i vendosur nė Kalanė Mesjetare tė qytetit tė Beratit. I konceptuar e i organizuar nė mjediset e Katedrales sė Shėn Mėrisė, i ndėrtuar nė vitin 1797, pra mbi themelet e njė kishe mė tė vjetėr, por me tė njėjtin emėr. Kompleksi muzeal pėrbėhet nga salla qėndrore e kishės, altari dhe njė sėrė mjedisesh ndihmėse. Nė anėn jugore tė befason njė portik i hapur me sistem harqesh dhe kolona tė gurta. Hapėsirat me pamje nga qielli kanė pėr ombrellė dy kupola tė mėdha. “Mbreti” i ikonave, i cili qėndron me pėrmasa gjigante nė pjesėn ballore, ėshtė Ikonostasi qė daton mė 1806. Mrekullia e mrekullive mbeten 170 ikona, shumica tė shkollės sė Onufrit, Shpatarakut dhe piktorėve tė tjerė.

    Vlerat

    Vlerat qėndrojnė jo vetėm nė konstruksionin e godinės, vlerėsuar si njė variant i rėndėsishėm i arkitekturės sė kultit nė fazėn e kalimit nga shek. XVIII nė atė tė shek. XIX, por mbi tė gjitha, ato pasuri ikonografike qė ruhen dhe ekspozohen brenda muzeut. Sipas drejtorit tė kėtij muzeu, Kastriot Dervishi, brenda kėsaj godine ndodhen 170 ikona nga tė cilat 106 i pėrkasin shkollės sė Onufrit. Dervishi thotė se vendosja e muzeut mbi njė kishė tė vjetėr ėshtė njė rast unikal nė historinė ikonografike. Vetėm kjo ndėrlidhje vlerash ua qindfishon vlerat ikonave. “Ikonat janė nė shtėpinė e tyre”, thotė drejtori Dervishi. Tjetėr vlerė qė duhet llogaritur, ėshtė edhe fakti qė ky muze ndodhet nė “metropolin” e muzeve, siē ėshtė Kalaja Mesjetare e Beratit. Nuk ka vizitor vendas apo i huaj qė tė vijė nė Berat e tė mos ngjitet nė Kala, qoftė edhe pėr tė bėrė njė fotografi. Kaq mjafton qė nė hyrje tė Portės sė Kalasė tė pėrballesh me Muzeun “Onufri”, ku numri i vizitorėve tė huaj ende ėshtė minimal, rreth 200 tė tillė nė muaj. Vlerat e kėsaj pasurie, gjithmonė sipas drejtorit Kastriot Dervishi duhet tė shfrytėzohen dhe tė bėhen burim financimi. Edhe pse dy vitet e fundit numri vizitorėve tė huaj dhe tė ardhurat janė dyfishuar, pėrsėri duhet mė shumė menaxhim e informacion. “Kohėt e fundit ėshtė hapur edhe njė faqe nė internet. Tani po bėhen pėrpjekje pėr vendosjen e lidhjeve me Angjenci Turistike, brenda dhe jashtė vendit. Gjithsesi i rėndėsishėm mbetet krijimi i mjedisit informativ brenda muzeut”,- shton Dervishi

    Pėrvoja

    Meraku i drejtuesit dhe punonjėsve tė muzeut vazhdon tė jetė ruajtja e vlerave ikonografike, nė kuptimin qė ato tė trajtohen e restaurohen. Pėrvoja kombėtare e hidhur gjatė vitit ‘97, tashmė nuk ka asnjė gjurmė. Nėse atėherė shtrohej problemi pėr tė ruajtur ikonat nga grabitėsit, sot ēdo ikonė ka kartelėn dhe ēertifikatėn e saj, me foto dhe tė dhėna. Puna nisi me rikonstruksionin e plotė tė godinės, me qėllim evitimin e lagėshtisė e cila konsiderohet armiku kryesor i kėtyre vlerave. Mė pas u bėnė restaurime nė mjediset e brendshme dhe sot muzeu merr frymė lirisht, pasi ka arritur parametrat bashkėkohorė. “Shumica e ikonave,- thotė Dervishi,- pas viteve 2000 ishin tė dėmtuara. Kjo situatė i detyroi drejtuesit aktualė qė tė gjenin burime financimi pėr ndėrhyrjet restauruese. Konkretisht, brenda njė periudhe 3-vjeēare u zbatua projekti i restaurimit tė 50 ikonave dhe pjesėve tė veēanta tė ndėrtesės. Financimi u bė nga Regjioni i Lombardisė dhe ikonat e restauruara janė pjesė e ekspozitės sė Muzeut “Onufri”.

    Ikonostasi

    Drejtori i Muzeut “Onufri” shpjegon se jo tė gjitha problemet janė zgjidhur. Kanė mbetur pa u restauruar 30 ikona. Por mė problematiku ėshtė ikonostasi me pėrmasa 11.6 m X 5 m. Ėshtė i vitit 1806. Kjo pasuri e krijuar nga druri i arrės dhe e larė nė ar, ka 15 vjet qė nuk njeh asnjė ndėrhyrje apo trajtim, ēka do tė thotė se ēdo ditė qė kalon ndikon negativisht nė vlerat e kėsaj vepre mahnitėse, njė nga bukuritė mė tė rralla tė muzeut. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė nuk mund tė zgjidhet vetėm nga drejtoria e muzeut. Dervishi thotė se nė mirėkuptim me Insitutin e Monumenteve ėshtė gati njė projekt, madje preventivat kanė pėrfunduar, dhe pritet qė tė restaurohet Ikonostasi dhe 30 ikonat. Njė problem tjetėr, qė sipas drejtorit Dervishi mbetet pėr t’u diskutuar janė njė mori ikonash tė cilat me njė vendim ministror nė epokėn e para viteve ’90 i kanė kaluar Muzeut Mesjetar tė Artit nė Korēė, duke i pasqyruar si tė tijat.

    09/11/2005
    KATEGORIA: Kulture. Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e DonAlda
    Anėtarėsuar
    23-03-2003
    Postime
    104
    Ka ndonje organizate lokale ne Berat ose ne Shqiperi qe mbron dhe restauron monumentet dhe lagjet e Kalase, Mangalemit dhe Gorices?

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Citim Postuar mė parė nga DonAlda
    Ka ndonje organizate lokale ne Berat ose ne Shqiperi qe mbron dhe restauron monumentet dhe lagjet e Kalase, Mangalemit dhe Gorices?
    Bashkia e Beratit nė bashkėpunim me Muzeun Arkeologjik (qė varet nga Institucioni i Monumenteve tė Kulturės) tė Beratit janė tė vetmit institucione qė mbrojnė ato monumente tė ēmuara qė janė shtėpitė karakteristike beratase, rrugėt me kalldrėm, dhe kalaja. Fondet pėr restaurimet varen mė tepėr nga qeveria qėndrore, pasi fondet e bashkisė vetė janė shumė tė limituara.

    CO-Plan nė bashkėpunim me studentėt e arkitekturės dhe tė urbanistikės sė Fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit nė Tiranė (njėri prej tyre edhe unė) kanė ndihmuar nė hartimin e njė plani rregullues tė pėrgjithshėm pėr qytetin e Beratit.

    Por plani vetė po nuk u vu nė zbatim, zėre se s'ekziston. Ndėrsa restaurimet nė vetvete janė shėrbime qė kanė shpenzim, pra duhen fonde pėr to. Fatkeqėsisht, mesa di unė, fonden nė dispozicion tė bashkisė janė tė pakta pėr t'ia kaluar kohės dhe njerėzve qė i dėmtojnė godinat dhe rrethinat monumentale.

    Shpresoj vetėm qė tė rrotullohen pozicionet, politikanėt tė punojnė mė shumė e tė mbyllin gojėn, ndėrsa ne si qytetar ta ngremė zėrin mė tepėr e mos tė rrimė kot nėpėr lokale gjithė kohėn... fatkeqėsisht realiteti ėshtė e anasjellta e kėsaj...

    Alda, kam qyteti e Beratit nė autocad, ėshtė vetėm 3,2MB, nėse e do, mė bėj njė MP dhe mė jep adresėn e emailt tė ta nis.


    Pėrshėndetje.
    Drini.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e DonAlda
    Anėtarėsuar
    23-03-2003
    Postime
    104
    Drini,

    Adresa ime e emailit eshte aldagapi@hotmail.com dhe ajo e punes (deri ne Korrik) agblack@hedev.com. Ma dergo planimetrine ne cad ne qoftese ke mundesi.

    Pyes per organizatat lokale sepse do te deshiroja qe te krijoja nje, ose te bashkpunoja me ndonje organizate per restaurimin e lagjeve muse ne Berat. Ne shtator do te filloj masterin tek Harvard GSD dhe me kohe, dua te krijoj lidhje atje (dhe kudo) qe mund te me perkrahin edhe nga ana financiare me kete ceshtje. Gjithashtu kam edhe disa idera te tjera qe ne castin e duhur dua ti zbatoj. Berati eshte qytet muze shume i vecante dhe kjo pasuri Shqiptare ka shume nevoje qe te restaurohet dhe mbrojtur.

    Faleminderit per informacionin!

    p.s. jam kalareshe Berati. kam lindur dhe lozur nga tabja e kalase kur ishja e vogel :)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Kisha e Shėn Gjergjit, ēmim pėr restaurimin mė tė mirė.

    Kulture e Martė, Prill 12th, 2011

    Kisha e Shėn Gjergjit nė fshatin Shipckė tė Korēės, e cila fitoi ēmimin pėr konservimin mė tė mirė nga “Europa Nostra”

    Kisha e shenjtorit luftarak Shėn Gjergj nuk ėshtė mė e panjohur. Organizata Europa Nostra, njė organizatė ombrellė pėr mbi 250 shoqata joqeveritare, 150 shoqatave tė asociuara si dhe 1500 individėve nė mė shumė se 50 vende, ka shpallur mes 12 ēmimeve tė saj vjetore pėr vitin 2011, si njė nga restaurimet mė tė mira nė Europė, projektin pėr restaurimin dhe rehabilitimin e Kishės sė Shėn Gjergjit nė Shipckė tė Korēės, nė kategorinė “konservim”.

    Shqipėria ėshtė pėrfaqėsuar si njė shtet jo anėtar i Bashkimit Europian dhe ka fituar ēmim pėr njė nga restaurimet mė tė mira nė Europė. Qėllimi i kėtij projekti ishte restaurimi i kishės nė fshatin Shipckė tė Korēės.Bėhet fjalė pėr njė ndėrtesė tė gjysmės sė shekullit XVII, e cila ishte nė rrezik shkatėrrimi.

    Projekti i restaurimit nisi nė vitin 2004 nga njė grup ekspertėsh nėn drejtimin e Fondacionit “Egnatia Epirus”. Projekti parashikonte rikonstruksionin e pjesės mė tė madhe tė ndėrtesės sė kishės ose naosit, hyrjen ose narteksin, ēatinė dhe kullėn e kėmbanės, si dhe konsolidimin e kolonave, pastrimin e pikturave murale dhe restaurimin e orendive.

    Ky projekt ėshtė pjesė e njė iniciative tė kėtij fondacioni pėr mbėshtetjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashėgimisė kulturore tė rajonit. Ky program ka ēuar nė njė rritje tė ndjeshme tė turizmit kulturor.

    Ēmimet “European Union Prize for Cultural Heritage/Europa Nostra Awards” kanė filluar tė jepen prej vitit 2002 nė bashkėpunim mes Komisionit Europian dhe Europa Nostra dhe konsiderohen si “Oscar”-ėt e fushės sė Trashėgimisė Kulturore Europiane.

    Kjo ėshtė njė ngjarje e madhe jo vetėm pėr drejtuesit e projektit dhe skuadrėn e zbatimit, por pėr tė gjithė kolegėt, studiuesit dhe punonjėsit e fushės se trashėgimisė nė Shqipėri.


    http://www.panorama.com.al/kulture/k...min-me-te-mire
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  3. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Projekti i zhdukjes sė shqiptarėve - Ivo Andriq
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •