Kryefjala e listes se monumenteve te rrezikuara cdo vit eshte Gjirokastra, Durresi apo Voskopoja, duke harruar me mijra monumente te tjera, qe nga dita ne dite po humbin vlerat e tyre. Fondet e paketa, faktoret natyrore, indiferenca, mos nderhyrja ne kohe dhe mos zbatimi i ligjit ka ndezur alarmin SOS per shume nga keto pasuri kulturore te krijuara ne shekuj
Renkimi i monumenteve te kultures degjohet vetem kur ato japin frymen e fundit. Kur guret shkrembohet, derrasat kalben dhe bashke me to edhe nje pjese e rendesishme e historise se Shqiperise. Sa here qe ne vemendje kthehen monumentet, diskutohen po te njejtat gjera; Gjirokastra, Amfitetari i Durresit dhe Voskopoja. Por ne fakt gjeografia e monumenteve te vendit tone eshte shume me shume se kaq. Vemendja e Unesco-s apo e shoqatave te tjera ka bere qe shume nga fondet te shkojne pikerisht ne keto zona, duke lene ne harrese pjesen tjeter, e cila duhet te shembet teresisht, qe dikush te ktheje syte tek ajo. Lista e monumenteve te rrezikuara, e cila duhet te perpilohet cdo vit nga Instituti i Monumenteve, behet vetem atehere kur ajo kerkohet nga Ministria e Kultures. Gjendja e shume syresh eshte mjerane dhe cdo dite e me teper ato rrezikojne te zhduken teresisht. "Gjirokastra dhe Voskopoja jane per momentin prioritetet tona. Prej pak kohesh qeveria ka akorduar dhe nje fond shtese prej 60 milion per restaurimin e kalase se Gjirokastres. Po keshtu do te nderhyhet me restaurime ne shtepine e Abdyl Babaramos, per te cilin jane akorduar nga Instituti i Monumenteve 30 milion leke dhe ajo Iljaz Babametos me nje fond prej 50 milion lekesh. Nderkohe qe per Voskopojen do te duhen edhe dy vjet qe ajo da dale nga sinjali i rrezikshmerise", ka pohuar drejtori i Institutit te Monumenteve ne Tirane, z Gjerak Karaiskaj. Ne projektet e Institutit te Monumenteve per kete vit eshte restaurimi i vetem 32 monumenteve, nje pjese e mire e te cilave jane ne zonen e Voskopojes. Monumentet e tjera duhet te presin vitin vjeter dhe te luten qe ne Gjirokaster te mos shembet ndonje shtepi tjeter, per tu rikthyer vemendja drejt tyre.
Megjithese eshte nje nga vendet me te vogla te Europes, Shqiperia ka nje histori kulturore shume te pasur, me nje tradite shume te gjalle. Ne territorin e Shqiperise jane te mbrojtura me ligj 2.400 monumente kulturore, keshtjella te periudhes se Mesjetes, fortifikime te ndryshme, ndertime te ngritura nga vete njerezit, monumente kulturore, pune te artit ikonografik, afreske te periudhes pas Bizantine, etj. Pasuria kombetare e vendit tone, e cila ndahet ne dy linja te medha (pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme), prej me shume se nje dekade po perballet me probleme te shkaktuara nga faktoret natyrore, nga indiferenca, nga mos nderhyrja ne kohe e institucioneve te specializuara dhe nga mos zbatimi i ligjit, i cili i merr ne mbrojtje keto vlera te pasurise kulturore te krijuara ne shekuj. Nje pasuri, e cila mesa duket identifikohet vetem me tre emra: ate te Gjirokastres, Durresit e Voskopojes.
Monumente kultore ne total jane 174, nga te cilat:
109 - kisha
33 - rrenoja kishash
12 - manastire
11- xhami
3 - tyrbe
5 - teqe
1- Kompleks islamik
Monumente Antike dhe te Mesjetes ne total 591, nga te cilat:
483 - keshtjella, rrenoja, site, ura, ujesjellesa
108 - ndertime banesash
Ndertimet e folkut ndahen ne:
373 - ne kategorine e pare
1151 - ne kategorine e dyte
Vendndodhjet dhe numrat e tyre sipas qyteteve:
428 - Berat
378 - Gjirokaster
20 - Elbasan
150 - Korce
80 - Shkoder
25 - Vlore
Krijoni Kontakt